❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjermani, shumica e qytetarëve e mbështet ndalimin e eksporteve të armëve drejt Izraelit

Pothuajse dy të tretat e gjermanëve mbështesin vendimin e kancelarit Friedrich Merz për të pezulluar pjesërisht eksportet e armëve drejt Izraelit, sipas një sondazhi të YouGov.

Sondazhi zbuloi se 65% e të anketuarve mbështetën masën e njoftuar nga qeveria në Berlin në fillim të këtij muaji, ndërsa 19% e kundërshtuan atë dhe 16% ishin të pavendosur.

Sondazhi me 2 175 persona u krye në mesin e gushtit. Merz tha se eksportet e armëve drejt Izraelit, që mund të përdoren në Rripin e Gazës do të pezullohen, duke përmendur vendimin e qeverisë izraelite për të zgjeruar operacionet ushtarake në territorin palestinez.

Kancelari tha se Berlini do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por nuk mund të ofrojë armë për një konflikt që mund të kushtojë qindra mijëra jetë civile.

“Thjesht doja tĂ« jetoja”: Gazetari i REL-it flet pĂ«r torturat nĂ« burgun rus

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, ka treguar për herë të parë rreth torturave që i ka përjetuar pasi është arrestuar në Krimenë e pushtuar nga Rusia më 2021.

Duke folur për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, në intervistën e tij të parë prej kur është liruar nga burgu rus në qershor, Yesypenko ka treguar se si rrahjet dhe elektroshoku janë përdorur për ta detyruar që të bëjë një deklaratë para gjykatës, të cilën më vonë e ka tërhequr.

“Fillimisht tĂ« rrahin, pastaj e pĂ«rdorin elektroshokun, mĂ« vonĂ« tĂ« rrahin prapĂ«, dhe sĂ«rish e pĂ«rdorin elektroshokun. Dhe pĂ«rderisa vazhdon kjo situatĂ«, ata tĂ« bĂ«jnĂ« pyetje”, ka thĂ«nĂ« ai.

“U kam thĂ«nĂ«, djem ndaluni dhe do tĂ« nĂ«nshkruaj çfarĂ« tĂ« ketĂ« nevojĂ«. NĂ«se mĂ« thoni qĂ« e kam vrarĂ« [ish-presidentin amerikan] Kennedy, mirĂ«, do tĂ« them se e kam vrarĂ«. Por, ju lutem ndaleni torturĂ«n”.

Fushata në mbështetje të Yesypenkos, e mbajtur në korrik të vitit 2021 në Kiev.
Fushata në mbështetje të Yesypenkos, e mbajtur në korrik të vitit 2021 në Kiev.

Yesypenko ka shtetësi ruse dhe ukrainase, dhe ka punuar si kontribuues në një program të Radios Evropa e Lirë për Krimenë. Ai është liruar nga burgu pas më shumë se katër vjetësh prej kur ishte ndaluar nën dyshimet për mbledhje të informacioneve për inteligjencën ukrainase, akuzë të cilën e ka mohuar.

Përgjatë intervistës, Yesypenko e ka kujtuar momentin e arrestimit të tij më 10 mars 2021. Ai ka thënë se është ndaluar nga një polic trafiku sa ka qenë duke vozitur me një mik në Krime. Mirëpo, thuajse menjëherë, agjentët e Shërbimit rus të Sigurisë, janë shfaqur afër dhe e kanë rrëzuar në tokë.

Shërbimi rus i Sigurisë (FSB) e ka publikuar një video të një granate afër ulëses së shoferit në makinën e Yesypenkos. Ai thotë se ata ia kanë montuar granatën aty dhe që ajo është përdorur si prova kryesore kundër tij në gjykatë.

Disa muaj mĂ« vonĂ«, Yesypenko Ă«shtĂ« akuzuar pĂ«r “posedim apo transportim tĂ« lĂ«ndĂ«ve shpĂ«rthyese”, ndonĂ«se prokurorĂ«t mĂ« vonĂ« e kanĂ« pranuar se granata e “gjetur’ nĂ« makinĂ«n e tij nuk i ka pasur shenjat e tij tĂ« gishtĂ«rinjve.

Yesypenko ka thënë se pas arrestimit atij i janë mbyllur sytë, i janë lidhur duart dhe është dërguar në një bodrum. Aty ka nisur tortura kundër tij.

“E kam kuptuar qĂ« nuk isha hero nĂ« atĂ« pikĂ«. Thjesht doja tĂ« jetoja. Doja qĂ« ajo tĂ« pĂ«rfundonte sa mĂ« shpejt qĂ« ishte e mundur. Kaq”, ka thĂ«nĂ« ai.

“NĂ« atĂ« moment nuk kishte rĂ«ndĂ«si çfarĂ« nĂ«nshkruaja. E kuptova qĂ« nĂ« atĂ« moment mĂ« duhej tĂ« mbijetoja”.

“Ata tĂ« kĂ«rkojnĂ« nĂ« çdo vend”

NjĂ« apo dy ditĂ« mĂ« vonĂ«, Yesypenkon e ka vizituar njĂ« avokate e angazhuar nga Rusia, Violetta Sinyeglazova, e cila Ă«shtĂ« siguruar qĂ« ai do t’i nĂ«nshkruajĂ« deklaratat e rreme qĂ« i ishin pĂ«rgatitur.

“Ajo mĂ« ka thĂ«nĂ« qĂ« nĂ«se i nĂ«nshkruaj dokumentet, gjykata do ta shohĂ« veprimin si rrethanĂ« lehtĂ«suese kur tĂ« marrĂ« vendimin”, kujton ai.

Shtatë ditë më vonë, ai e parë që në dhomën e gjyqit nuk i janë afruar shumë zyrtarë të FSB-së dhe ka arritur të flasë me një avokate që ka qenë aty për të ndalurit tjerë.

“Ajo mĂ« ka thĂ«nĂ« ‘pra, ju jeni Yesypenko. Ata po tĂ« kĂ«rkojnĂ« nĂ« çdo vend – gruaja dhe avokatĂ«t. ShumĂ« mirĂ« qĂ« jeni shfaqur’”.

Ditën pasuese, një avokat i pavarur ka arritur dhe Yesypenko e ka nënshkruar një deklaratë duke thënë se braktisë avokaten Sinyeglazova për shkak të ekipit të ri ligjor.

Vladyslav Yesypenko me gruan e tij, Katerynan, para arrestimit.
Vladyslav Yesypenko me gruan e tij, Katerynan, para arrestimit.

MĂ« 18 mars, tetĂ« ditĂ« pas arrestimit tĂ« tij, Yesypenko e ka dhĂ«nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r televizionin shtetĂ«ror Crimea-24. Ai ka thĂ«nĂ« se ajo ka qenĂ« njĂ«ra prej kushteve pĂ«r t’u rrĂ«fyer publikisht sa ka qenĂ« nĂ«n presion.

Shërbimi rus i Sigurisë ia ka dhënë një letër për ta lexuar, të cilën ai e ka përsëritur përgjatë intervistës. Në letër është thënë kinse ai e ka pasur granatën në makinë.

“Ata kanĂ« dashur ta komprometojnĂ« Radion Evropa e LirĂ«. Ata kanĂ« dashur t’i tregojnĂ« botĂ«s se njerĂ«zit qĂ« punojnĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« janĂ« edhe spiunĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

KĂ«rcimi “pĂ«rtej humnerĂ«s”

Gjyqi ishte planifikuar të niste më 6 prill. Mirëpo, Yesypenko ka thënë se disa ditë më parë i ka ardhur në vizitë një zyrtar i FSB-së, i quajtur Korovin, i cili i ka ofruar cigare dhe ka tentuar të mësojë më shumë nëse Yesypenko do të vepronte sipas skriptës.

Korovin ka thënë se gruaja e Yesypenkos dhe avokatë tjerë do të ishin në dhomën e gjyqit, por që ai duhet të punonte vetëm me Sinyeglazova. Yesypenko është pajtuar, mirëpo ai ka gënjyer.

“Aty e kuptova qĂ« jam duke bĂ«rĂ« kĂ«rcim pĂ«rtej humnerĂ«s. KurrĂ« nuk i dihet a keni sukses apo jo” ka thĂ«nĂ« ai.

“SecilĂ«n herĂ« qĂ« i bĂ«ja ato deklarata ndihesha keq. Ndihesha se po tradhtoj gjithçka qĂ« mĂ« pĂ«rket mua”.

Mirëpo, në gjykatë ka vendosur të rrezikojë. Duke hequr dorë nga fjalimi i skriptës, ai ka treguar se është torturuar, se që gjithçka që i ka ndodhur ka qenë ilegale dhe që do të kalojë në ekip të pavarur të mbrojtjes.

“Ka qenĂ« diçka tronditĂ«se pĂ«r gjyqtarĂ«t dhe ka qenĂ« tronditĂ«se pĂ«r prokurorĂ«t, sepse gjyqi ishte planifikuar tĂ« shkonte ndryshe”, ka thĂ«nĂ« ai.

Disa ditë më vonë, Departamenti amerikan i Shtetit ka kërkuar lirimin e Yesypenkos dhe u është bashkuar shqetësimeve të ngritura nga grupet për të drejta të njeriut lidhur me trajtimin e tij.

Mirëpo, ai nuk është liruar. Për shumë muaj të tjerë, seancat gjyqësore kanë vazhduar dhe Yesypenko ka thënë se i është bërë presion për të bashkëpunuar, dhe është kërcënuar me torturë shtesë.

Në shkurt të vitit 2022, një gjykatë në Krime, e administruar nga Rusia, e ka dënuar atë me gjashtë vjet burgim nën akuzat për spiunim, të cilat ai, punëdhënësi i tij dhe grupet për të drejta të njeriut i kanë cilësuar si të fabrikuara.

Gjykata Supreme në Krime, e kontrolluar nga Moska, ia ka zvogëluar më vonë dënimin në pesë vjet.

Vladyslav Yesypenko në Kiev më 1 gusht 2025.
Vladyslav Yesypenko në Kiev më 1 gusht 2025.

Pak pas lirimit të tij më 20 qershor, ai është nisur me aeroplan për në Jerevan të Armenisë.

“Ka qenĂ« moment shumĂ« emocional. E kam kuptuar se jam i lirĂ« dhe gjithçka ka pĂ«rfunduar. Ka qenĂ« sikur tĂ« lindja sĂ«rish”, ka thĂ«nĂ« ai.

Prej Armenisë, ai ka udhëtuar në Pragë, ku është takuar me familjen dhe më pas është kthyer në Ukrainë.

“Kur kemi hyrĂ« nĂ« stacionin hekurudhor nĂ« Kiev, e kam parĂ« qytetin, zhurmĂ«n dhe rrĂ«mujĂ«n. Aty e kam kuptuar se jam kthyer nĂ« shtĂ«pi”./ REL

Real niset me fitore/ Mbappe me 11 metërsh, madrilenët mundën 1-0 Osasuna

NjĂ« Real i ri nĂ« pamje dhe pĂ«rmbajtje debutoi me fitore nĂ« sezonin e ri tĂ« La Liga. MadrilenĂ«t mundĂ«n 1-0 Osasuna nĂ« tempullin e tyre “Santiago Bernabeu”, ndĂ«rsa Xabi Alonso zbuloi se si do tĂ« jetĂ« skuadra e tij, shumĂ« ndryshe nga ajo e viteve tĂ« fundit.

Shumë lojtarë të rinj në fushë, shumë kontroll topi dhe sulme graduale.

Po ashtu pesë lojtarë bënë debutimin e tyre në La Liga: Hujisen, Alexander Arnold, Carreras si titullarë dhe Manstantuono e Gonzalo Garcia si zëvendësues. Por sfida dhe suksesi i Real u vendos nga ylli më I madh i skuadrës, Kilian Mbappe.

Pas pjesës së parë të mbyllur me dominin e vendasve, sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të. Me numrin e rëndë 10 në shpinë për këtë sezon, Mbappe ktheu në gol 11 metërshin e fituar po vetë.

Edhe pas epërsisë, të besuarit e Xabi Alonso mbajtën kontrollin e lojës, por dështuan në të gjitha tentativat e tyre për të vrarë garën.

Goli i Mbappe qëndroi në fuqi deri në fundin e ndeshjes, duke i dhuruar Real Madrid fitoren në premierën e tij në edicionin e ri të La Liga, ku pritet një tjetër kapitull i sfidës së përjetëshme me Barcelonën për titullin kampion.

 

Surpriza nĂ« Champions/ Fitore nĂ« transfertĂ« nĂ« tre sfidat e para tĂ« “Play Off”

Shumë gola dhe fitore në transfertë në tre sfidat e para të play off në Champions League.

Club Brugge, Qarabag dhe Pafos kanë hedhur një hap të sigurt drejt fazës fianle të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube, duke kaluar me sukses sfidat e vajtjes.

Skuadra belge fitoi me lehtësi 3-1 në fushën e Glasgoë Rangers, me vendasit që u dorëzuan që në pjesën e parë. Vermant, Spilers dhe Mechele shënuan tre gola në vetëm 20 minutat e para për Clubb Brugge, që vrau garën përpara pushimit të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë, skocezët vetëm sa zbutën humbjen me realizimin e Danilo Perrera. Këtë disfatë të Rangers, Nedim Bajrami e ndoqi nga tribuna, pasi nuk ishte I grumbulluar.

Me të njëjtin rezultat Qarabag kaloi Ferenncvaros me një përmbysje të madhe në transfertën hungareze. Vendasit mbyllën pjesën e parë në epërsi me realizimin e Varga në minutën e 29-të.

Pas pushimit, skuadra azere reagoi fort duke kthyer fatin e ndeshjes. Jankovic, Medina dhe Kuarbanli shënuan tre herë për fitoren e madhe të formacionit që në raundin e tretë kualifikues eliminoi Shkëndijën e Tetovës.

Mbrëmja e surprizave të mëdha në play off e Champions League u plotësua nga Pafos. Kampionët e Qipros mundën në transfertë 2-1 Crvena Zvezda.

Miqtë shënuan që në minutën e parë golin e epërsisë, ndërsa në fraksionin e dytë dyfishuan shifrat me 11 metërshin e ekzektutuar saktë nga Pepe.

Skuadra serbe u kthye në lojë me Bruno Duarte, që nuk nuk evitoi humbjen në shtëpi, por mban të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit/abcnews.al

 

 

Zhegrova i thotĂ« “po” Juventus/ Sulmuesi i KosovĂ«s pritet tĂ« transferohet te “Zonja e VjetĂ«r”

TIRANË- Edon Zhegrova Ă«shtĂ« shumĂ« pranĂ« transferimit te Juventus, ndĂ«rsa kalimi i tij nĂ« SerinĂ« A pritĂ«t brenda kĂ«saj jave.

Sulmuesi i KosovĂ«s ka pranuar ofertĂ«n e “ZonjĂ«s sĂ« VjetĂ«r”, qĂ« do tĂ« paguajĂ« rreth 20 milion euro pĂ«r kartonin e tij.

Edon Zhegrova thotĂ« “PO” dhe Ă«shtĂ« gati tĂ« martohet me “ZonjĂ«n e VjetĂ«r” tĂ« futbollit italian.

Juventus ka avancuar në tratativat për të transferuar sulmuesin e kombëtares së Kosovës, ndërsa operacioni në merkato pritet të finalizohet shumë shpejt.

Sipas mediave pĂ«rtej Adriatikut, sidomos tĂ« pĂ«rditshmes torineze “Tuttosport”, gjithmonĂ« e mirĂ«informuar pĂ«r çështjet nĂ« klubin juventin, ky i fundit ka bindur ZhegrovĂ«n pĂ«r t’iu bashkuar nĂ« SerinĂ« A.

Gazeta ka zbuluar edhe detajet e transferimit të pritshëm, ndoshta brenda kësaj jave. Në marrëveshjen personale me Juventus, futbollisti 26 vjeçar ka siguruar një kontratë deri në qershor të vitit 2030, nga e cila do të fitojë 2.5 milion euro në sezon, plus bonuset për arritjet sportive të lojtarit dhe skuadrës.

Tani “Zonja e VjetĂ«r” duhet tĂ« gjejĂ« gjuhĂ«n e parbashkĂ«t me Lille qĂ« ka nĂ« pronĂ«si kartonin e Edon ZhegrovĂ«s.

Klubi francez pretendon 25 milion euro për të lënë të lirë sulmuesin e Kosovës, por nuk është aspak komod në tavolinën e bisedimeve. Kjo pasi kontrata e futbollistit skadon verën e vitit 2026 dhe atëherë mund ta humbasë atë me parametra zero.

Këtë situatë do ta shfrytëzojnë te Juventus, që kërkon të mbyllë marrëveshjen për një shumë që varion nga 18 deri në 20 milionë euro.

KĂ«shtu, transferimi i Edon ZhegrovĂ«s te gjigandĂ«t e futbollit Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje kohe, ndĂ«rsa ai do t’i bashkohej kolonisĂ« sĂ« madhe tĂ« futbollistĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« SerinĂ« A.

Po ashtu, te Juventus, sulmuesi do të bashkohej me Jonathan David me të cilin formoi një dyshe të shkëlqyer në edicionin e fundit në Francë dhe Kupat e Europës/abcnews.al

 

Kosovë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

KOSOVË- Tentim i ri, por rezultati ishte i vjetĂ«r. Ky ishte epilogu i seancĂ«s konstituive tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, i cili nuk ka arritur tĂ« konstituohet as kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«.

Kjo ishte seanca e parë e Kuvendit, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për bllokadën parlamentare, e cila përcaktoi një afat 30 ditor për konstituimin e këtij institucioni.

Kandidatja Albulena Haxhiu ishte propozimi i parë i Vetëvendosjes, e cila nuk mori votat e mjaftueshme që të zgjidhej kryeparlamentare, pas votimit të hapur të mbajtur në seancën konstituive. Pro saj të votuan 57 deputetë, 56 ishin kundër dhe 3 abstenuan.

Po ashtu as emri i dytĂ« i propozuar nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje nuk mori votat e nevojshme pĂ«r t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r Donika GĂ«rvallĂ«n, e cila mori 57 vota pro, 56 kundĂ«r, tri abstenime.

Kështu, pas dështimit të dy tentativave, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari njoftoi për përfundimin e seancës së sotme. Seanca e radhës është caktuar më 22 gusht, në orën 11:00./abcnews.al

 

Bullgari, vonesat në dorëzimin e avionëve F-16 të blerë nga SHBA shihet me shqetësim

Vonesa në dorëzimin e flotës së re të avionëve luftarakë F-16 Block 70 që Bullgaria bleu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po shkakton shqetësim në vend.

SHBA-ja deri më tani i ka dorëzuar vetëm dy avionë Bullgarisë, e cila bleu një flotë prej 16 avionësh në total.

Forcat Ajrore të Bullgarisë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit, një vend që ndan kufi me Rusinë në Detin e Zi, ende përdorin avionë luftarakë MiG-29 të prodhimit rus, jetëgjatësia teknologjike e të cilëve po i afrohet fundit.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve mbi këtë çështje, ministri i Mbrojtjes, Atanas Zapryanov, shpjegoi se dorëzimi ishte vonuar vërtet dhe se ende nuk është e qartë se kur do të mbërrijnë gjashtë avionët, të cilët pritet të mbërrijnë deri në fund të vitit.

Zapryanov shpjegoi se mbërritja e aeroplanëve, të cilët Bullgaria po i pret me padurim, varet nga orari i punës së avionëve të furnizimit me karburant ajër-ajër të SHBA-së dhe kujtoi se numri i aeroplanëve të furnizimit me karburant që u mundësojnë avionëve të tjerë luftarakë të bëjnë fluturime të gjata mbi Oqeanin Atlantik është i kufizuar.

– Probleme nĂ« policimin ajror

Bullgaria, një anëtare e NATO-s, planifikoi të merrte tetë avionët e parë F-16 deri në fund të vitit, duke zëvendësuar MiG-29-at e vjetër dhe duke shërbyer në policimin ajror. Megjithatë, Forcat Ajrore Bullgare po përballen me sfida të konsiderueshme mirëmbajtjeje me numrin e kufizuar të MiG-29-ave të aftë për fluturim.

Bullgaria, e cila mbajti anĂ«n e UkrainĂ«s nĂ« fillim tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, u shpall “vend armik” nga Rusia. Si rezultat, mirĂ«mbajtja e MiG-29 u bĂ« e pamundur nĂ« Rusi, prodhuesin e avionĂ«ve.

Bullgaria fillimisht bleu tetë avionë F-16 në vitin 2019 me një pagesë fillestare prej 1,1 miliard dollarësh. Këta avionë pritej të mbërrinin në vitin 2023. Dorëzimi u vonua për shkak të pandemisë COVID-19, e cila ndikoi negativisht në prodhim. Parlamenti miratoi blerjen e tetë avionëve të tjerë në vitin 2022, duke ndarë një buxhet prej 1,3 miliard dollarësh. Pjesa e dytë e flotës, e cila i nënshtrohet një pagese të shtyrë 10-vjeçare, pritet të mbërrijë në vitin 2027.

Ndërkohë, Forcat Ajrore Bullgare kanë vazhduar të marrin mbështetje nga partnerët e tyre të NATO-s për policimin ajror që nga fillimi i luftës në Ukrainë për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të MiG-29-ve të saj.

Horror në Meksikë, gjenden gjashtë koka të prera në rrugë

Gjashtë koka të prera janë gjetur në një rrugë në Meksikën qendrore, në një zonë që normalisht nuk shoqërohet me dhunën e karteleve. Autoritetet lokale e bënë zbulimin herët të martën në mëngjes në një rrugë që lidh shtetet gjerësisht paqësore të Puebla dhe Tlaxcala, shkruajnë mediat e huaja.

Policia nuk ka dhĂ«nĂ« njĂ« motiv pĂ«r vrasjet dhe as nuk ka thĂ«nĂ« se cili nga grupet kriminale qĂ« veprojnĂ« nĂ« MeksikĂ« mund t’i ketĂ« kryer ato.

Media lokale ka raportuar se nĂ« vendngjarje Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« njĂ« batanije me njĂ« mesazh qĂ« paralajmĂ«ron bandat rivale dhe me sa duket Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar nga njĂ« grup i quajtur “La Barredora”, qĂ« do tĂ« thotĂ« “pastruesi”.

ËshtĂ« i njĂ«jti emĂ«r me njĂ« grup kriminal pak tĂ« njohur qĂ« vepron nĂ« shtetin perĂ«ndimor tĂ« Guerrero, por nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ«se ata ishin pas sulmit apo pse.

Zyra e prokurorit lokal tha se kokat e gjetura në Tlaxcala ishin ato të burrave dhe ka nisur një hetim për vrasjet.

PĂ«rveç trafikut tĂ« drogĂ«s, nĂ« rajon ekziston njĂ« problem me kontrabandĂ«n e karburantit, i njohur si “huachicolea”, i cili gjeneron miliarda dollarĂ« nĂ« vit pĂ«r grupet qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pas aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m.

Deri më tani, autoritetet federale nuk kanë komentuar për vrasjet.

Ato vijnë mes një goditjeje të madhe nga administrata e Presidentes Claudia Sheinbaum kundër trafikimit të fentanilit.

Puebla dhe Tlaxcala nuk janë të prirura për llojin e dhunës ekstreme të karteleve që është e zakonshme në pjesë të tjera të vendit.

Megjithatë, dhuna midis karteleve është rritur në vitet e fundit, me qindra mijëra njerëz të vrarë dhe dhjetëra mijëra të zhdukur që kur qeveria filloi të përdorte ushtrinë meksikane kundër bandave në vitin 2006.

Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta digjte, pranga 42-vjeçarit në Tiranë

TIRANË- Arrestohet njĂ« 42-vjeçar nĂ« TiranĂ« pĂ«r dhunĂ« nĂ« familje.

Policia thotë se 42-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre.

Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Autori i dyshuar është marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë./abcnews.al

Presidenti Trump: UnĂ« dhe Netanyahu jemi “heronj lufte”

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi tĂ« martĂ«n se ai Ă«shtĂ« njĂ« hero lufte, duke i thĂ«nĂ« prezantuesit konservator tĂ« emisionit radiofonik Mark Levin se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu Ă«shtĂ« njĂ« i tillĂ« dhe duke shtuar, “Mendoj se edhe unĂ« jam”.

Komenti i presidentit mund të prekë një temë të ndjeshme me një elektorat të rëndësishëm për të gjithë politikanët amerikanë: veteranët ushtarakë.

Administrata Trump po bĂ«n shkurtime nĂ« Departamentin e Çështjeve tĂ« VeteranĂ«ve, i cili njoftoi nĂ« korrik se do tĂ« zvogĂ«lojĂ« stafin e tij me gati 30,000 punonjĂ«s deri nĂ« fund tĂ« vitit fiskal 2025.

Organizatat e veteranëve, udhëheqësit e sindikatave dhe disa anëtarë të Kongresit kanë shprehur shqetësim për atë që shkurtimet mund të ndikojnë në kujdesin dhe mbështetjen shëndetësore të veteranëve.

Në qershor, veteranët mbajtën protesta kundër paradës së Trump që festonte 250-vjetorin e ushtrisë amerikane.

Trump e quajti veten hero lufte ndërsa fliste me Levin, një avokat i vendosur i Izraelit, gjatë emisionit të prezantuesit me të njëjtin emër, Mark Levin Show, ndërsa presidenti diskutoi bashkëpunimin me Netanyahun për të liruar pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Trump e quajti Netanyahun “njĂ« njeri tĂ« mirĂ«â€, duke shtuar se “ai Ă«shtĂ« atje duke luftuar”.

Presidenti vazhdoi duke thĂ«nĂ« se megjithĂ«se disa duan qĂ« Netanyahu tĂ« ndiqet penalisht pĂ«r akuzat pĂ«r krime lufte, “ai Ă«shtĂ« njĂ« hero lufte”.

“Ai Ă«shtĂ« njĂ« hero lufte sepse kemi punuar sĂ« bashku”, i tha Trump Levin.

“Ai Ă«shtĂ« njĂ« hero lufte. Mendoj se edhe unĂ« jam. Por edhe unĂ« jam. Dua tĂ« them, unĂ« i dĂ«rgova ata aeroplanĂ«â€, shtoi presidenti amerikan.

Trump nuk Ă«shtĂ« vendosur kurrĂ« ose nuk ka luftuar nĂ« njĂ« luftĂ«. Kur i tha Levin tĂ« martĂ«n se “i dĂ«rgoi ata aeroplanĂ«â€, ai po i referohej urdhĂ«rimit tĂ« sulmeve ajrore nĂ« fund tĂ« qershorit qĂ« synonin tre objekte kritike tĂ« pasurimit tĂ« uraniumit nĂ« Iran.

Rama ndan fotot: Kompleksit Muzeal tĂ« Forcave tĂ« Armatosura nĂ« BĂ«rzhitĂ« do t’i shtohen mjedise tĂ« reja

SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarĂ« pamje se si do tĂ« duket kompleksi Muzeal i Forcave tĂ« Armatosura nĂ« zonĂ«n e BĂ«rzhitĂ«s.

Kompleksit shton Rama do t’i shtohen hapĂ«sira e mjedise tĂ« reja, qĂ« sipas tij do tĂ« lidhin historinĂ« mĂ« komunitetin dhe po ashtu do shĂ«rbejĂ« si njĂ« pikĂ« takimi mes tĂ« shkuarĂ«s dhe tĂ« ardhmes.

“Kompleksit Muzeal tĂ« Forcave tĂ« Armatosura nĂ« BĂ«rzhitĂ«, do t’i shtohen hapĂ«sira e mjedise tĂ« reja qĂ« lidhin historinĂ« me komunitetin, realitetin me teknologjitĂ« e reja, tĂ« shkuarĂ«n me tĂ« ardhmen.Ky kompleks fuqizohet si njĂ« rrĂ«fim arkitektonik dhe ofron jo vetĂ«m njĂ« muze nĂ« mes tĂ« natyrĂ«s, por edhe njĂ« infrastrukturĂ« tĂ« re pĂ«r inovacionin dhe industrinĂ« e mbrojtjes”, shkruan Rama.

EMRI/ Plagosi me thikë një 50-vjeçar në Laç, pranga agresorit

KURBIN- Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi plagosi me thikë, një 50-vjeçar, për motive të dobëta.

Policia thotë se i arrestuari është Eraldo Dibra alias Eraldo Basha.

Ai dyshohet se mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë në krah, 50-vjeçarin, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjermani/ Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova, 30 të lënduar

Tridhjetë persona janë lënduar pasi një autobus nga Kosova që po transportonte udhëtarë drejt Mynihut është aksidentuar me një kamion në Gjermani.

Siç raportojnë mediat gjermane, aksidenti ka ndodhur gjatë natës, ndërsa në autobus ishin 50 pasagjerë. Dy prej të lënduarve raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Media gjermanie”Rosenheim 24″ raporton se autostrada u mbyll plotĂ«sisht nĂ« drejtim tĂ« Mynihut pĂ«r rreth dy orĂ«.

Kamioni, i drejtuar nga një polak 46-vjeçar, që po transportonte perime po udhëtonte drejt Mynihut gjithashtu.

“Autobusi, qĂ« transportonte pasagjerĂ« nga Kosova, u pĂ«rplas me pjesĂ«n e pasme tĂ« rimorkios pavarĂ«sisht manovrave tĂ« shmangies. Pjesa e pĂ«rparme e autobusit u ngjit nĂ« kamion dhe pĂ«soi dĂ«me tĂ« mĂ«dha. Rimorkioja u dĂ«mtua gjithashtu rĂ«ndĂ«â€, raporton media gjermane.

Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër të tjerë u transferuan në klinika për vlerësim të mëtejshëm.

Krimi në Divjakë/ Kush është 32-vjeçari që u vra me thikë, konflikti për një kanal vaditës

DIVJAKË- NjĂ« 32-vjeçar Ă«shtĂ« vrarĂ« me thikĂ« nĂ« ambientet e njĂ« lokali nĂ« fshatin Kryekuq nĂ« DivjakĂ«.

Viktima është Besmir Kumria, ndërsa autori i dyshuar i krimit, i cili u vu në pranga të Policisë është Xhesion Toromeni.

Nga hetimet paraprake dyshohet se familja e autorit dhe viktimës kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Autori i dyshuar i krimit goditi me thikë 32-vjeçarin, i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij në një lokal të zonës.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbledhur provat në vendin e krimit dhe aktualisht  po punojnë për zbardhjen e plotët të dinamikës së krimit/ abcnews.al

 

Konflikt për një kanal vaditës/ Vritet me thikë një 32-vjeçar në Divjakë, arrestohet autori i dyshuar

DIVJAKË- NjĂ« 32-vjeçar Ă«shtĂ« vrarĂ« me thikĂ« nĂ« DivjakĂ«.

Sipas Policisë, ngjarja kriminale u regjistrua në fshatin Kryekuq.

Autori i dyshuar i krimit goditi me mjet prerës 32-vjeçarin, i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij në një lokal të zonës.

Autori i dyshuar është një 25 vjeçar, banues në Kryekuq. Ai u largua nga vendi i krimit, por disa orë më vonë u arrestua nga Policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se familja e autorit dhe viktimës kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat./abcnews.al

 

“Shmangen burokracitĂ«â€, Rama: Certifikata e AftĂ«simit Profesional do tĂ« pĂ«rfshihet automatikisht nĂ« lejen e drejtimit

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar njĂ« tjetĂ«r hap tĂ« suksesshĂ«m drejt modernizimit tĂ« shĂ«rbimeve publike nĂ« vend.

Shefi i qeverisë me një shkrim në rrjetet sociale shkruan se Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) tashmë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kështu nevojën për një karton të veçantë.

Kjo qasje e re shton Rama shmang burokracitë, e bën më të lehtë procesin e marrjes së dokumentit si dhe ul ndjeshëm shpenzimet për qytetarët.

“Me kĂ«tĂ« risi shmangen burokracitĂ«, ulen shpenzimet pĂ«r qytetarĂ«t dhe thjeshtohet procesi i marrjes sĂ« kĂ«tij dokumenti”, shkruan Rama.

Ky vendim do të lehtësojë punonjësit e transportit dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët deri tani do duhej të mbanin një dokument shtesë për të vërtetuar kualifikimin e tyre profesional/abcnews.al

Studimi: Tymi mund të ndikojë te njerëzit shumë më tepër sesa vetë zjarret

Tymi i dendur që përhapet nga zjarret në pyje është shumë më i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sesa është besuar deri më tani, ka zbuluar një studim i ri. Kërkimi tregon se numri i vdekjeve të shkaktuara nga ekspozimi afatshkurtër ndaj grimcave të imëta të tymit është nënvlerësuar prej 93 për qind.

Studiuesit kanë llogaritur se në Evropë, gjatë periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2022, mesatarisht 535 persona në vit kanë vdekur për shkak të thithjes së grimcave toksike PM2.5 të lëshuara gjatë zjarreve.

Për krahasim, metodat standarde, të cilat supozonin se grimcat nga zjarret ishin po aq të dëmshme sa ato nga burime të tjera si trafiku, parashikonin vetëm 38 vdekje në vit.

Ky studim vjen në një kohë kur zjarret po përfshijnë Evropën Jugore. Të dhënat më të fundit të sistemit të monitorimit të zjarreve të BE-së tregojnë se deri më tani, në vitin 2025, janë djegur një rekord prej 895 mijë hektarësh.

Si rezultat, në atmosferë është lëshuar më shumë se dyfishi i sasisë së grimcave PM2.5 krahasuar me mesataren për këtë periudhë të vitit gjatë dy dekadave të fundit.

“MĂ« parĂ«, njerĂ«zit supozonin tĂ« njĂ«jtĂ«n toksicitet pĂ«r grimcat nga zjarret pyjore dhe pĂ«r tĂ« gjitha grimcat e tjera”, shpjegoi profesoresha Cathryn Tonne, epidemiologe mjedisore nĂ« Institutin e ShĂ«ndetit Global nĂ« BarcelonĂ« (ISGlobal) dhe bashkautore e studimit.

“Studimi ynĂ« tregon prova qĂ«, edhe pse ndodh mĂ« rrallĂ«, ndikimi nĂ« shĂ«ndet pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n sasi grimcash Ă«shtĂ« mĂ« i fortĂ« nĂ« rastin e grimcave nga zjarret pyjore”, shtoi ajo.

Ajri i ndotur përbën një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut, dhe zjarret në pyje kontribuojnë ndjeshëm në këtë problem. Një studim i mëparshëm ka vlerësuar se deri në 1.53 milionë vdekje në vit në mbarë botën lidhen me ekspozimin afatshkurtër dhe afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit nga zjarret pyjore.

Rrezik i shtuar për vdekje

Studiuesit nga ISGlobal janĂ« fokusuar nĂ« efektet afatshkurtra tĂ« ekspozimit ndaj tymit, duke analizuar tĂ« dhĂ«na ditore mbi vdekshmĂ«rinĂ« nĂ« 32 vende evropiane dhe duke i krahasuar ato me nivelet e ndotjes nga grimcat PM2.5 pĂ«r periudhĂ«n 2004–2022.

Duke përdorur modele që marrin parasysh vonesën e pritur të rasteve të vdekjes, ata zbuluan se ekspozimi ndaj tymit të zjarreve në pyje rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes gjatë javës në vijim.

Për çdo mikrogram shtesë të grimcave PM2.5 për metër kub ajër, vdekshmëria totale është rritur me 0.7 për qind, vdekshmëria nga sëmundjet respiratore me 1 për qind dhe ajo nga sëmundjet kardiovaskulare me 0.9 për qind.

“Rezultatet janĂ« shqetĂ«suese, duke pasur parasysh se zjarret nĂ« pyje dhe ngjarjet e tjera ekstreme po shtohen nĂ« mĂ«nyrĂ« eksponenciale pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve klimatike”, komentoi profesori, Antonio Gasparrini, epidemiolog mjedisor nga Shkolla e HigjienĂ«s dhe MjekĂ«sisĂ« Tropikale nĂ« LondĂ«r, i cili nuk ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« studim.

Rreziku që përhapet përtej flakëve

Në javët e fundit, zjarret shkatërruese të nxitura nga valët e të nxehtit kanë shkaktuar disa viktima në të gjithë Evropën Jugore dhe Ballkan. Megjithatë, vdekjet e shkaktuara nga tymi toksik ka gjasa të kalojnë pa u vënë re.

“Tymi mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« popullata qĂ« ndodhen larg zjarreve. KĂ«shtu, shumĂ« mĂ« tepĂ«r njerĂ«z do tĂ« ekspozohen ndaj tymit sesa ndaj kĂ«rcĂ«nimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nga flakĂ«t”, tha ai.

Një studim i mëparshëm tregoi se ndotja toksike nga zjarret pyjore hyn në shtëpitë e mbi një miliard njerëzve çdo vit.

U arrit në përfundimin se pastruesit e ajrit janë një zgjidhje efektive, por e kushtueshme, për ndotjen e ajrit në ambientet e mbyllura.

Problem evropian, jo vetëm mesdhetar

Rreziku nga zjarret rritet ndërsa emetimet e gazeve serrë ngrohin planetin dhe thajnë vegjetacionin. Këtë vit është prekur veçanërisht gadishulli Iberik, ku Spanja dhe Portugalia raportojnë sipërfaqet më të mëdha të djegura në Evropë.
Profesori Victor Resco de Dios, inxhinier pyjor nga Universiteti i Lleidas, paralajmëron se brezi i zjarreve do të zhvendoset drejt veriut në vitet dhe dekadat në vijim.

“Ajo qĂ« po shohim tani do tĂ« ndodhĂ«, herĂ«t a vonĂ«, edhe nĂ« EvropĂ«n Qendrore dhe Veriore, ku gjithashtu kemi parĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« problemit me zjarret”, tha ai.

“Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« problem mesdhetar, por evropian”, pĂ«rfundoi Dios.

Dhunë, kaos dhe kërcënime në Serbi

Pas nëntë muaj protestash relativisht paqësore, rrugët e Serbisë nuk janë më të mbushura me marshime paqësore, por me skena që i ngjajnë një gjendjeje lufte. Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë, shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi, fishekzjarrë dhe zyra të shkatërruara të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet përsëriten natë për natë në të gjithë vendin.

Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit.

“Ne u gjetĂ«m para bajonetave, pa e kuptuar fare”, thotĂ« Vrebac pĂ«r DW.

“UnĂ« personalisht, por edhe qytetarĂ« tĂ« tjerĂ« qĂ« marrin pjesĂ« rregullisht nĂ« protesta, ndihemi shumĂ« tĂ« shqetĂ«suar, tĂ« pasigurt dhe kjo Ă«shtĂ« pasojĂ« e faktit se jetojmĂ« nĂ« fashizĂ«m, me tĂ« gjitha manifestimet e tij”, shton Vrebac.

Protestuesit në rrugë shpesh nuk e dinë nëse po përplasen me policinë apo me parapolicët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiçit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë grupe të rinjsh me shkopinj dhe gjëra të tjera që sulmojnë protestuesit.

Në media thuhet se midis mbështetësve të SNS-së dhe Vuçiqit ka dhe njerëz që më parë janë dënuar për tentativë vrasjeje, sjellje të dhunshme, madje edhe një ish-udhëheqës tifozësh, i cili u dënua për vrasjen e tifozit francez Brice Taton në vitin 2009.

“Qeveria, me ndihmĂ«n e kriminelĂ«ve tĂ« partisĂ«, shpalli luftĂ« nĂ« rrugĂ« kundĂ«r qytetarĂ«ve. Por nuk ka mĂ« tĂ«rheqje, jemi djegur deri nĂ« palcĂ«, thonĂ« qytetarĂ«t. Ata e kanĂ« kuptuar se me mafian dhe paramilitarĂ«t nuk ka demokraci, se nuk ka mĂ« biseda me mafian pĂ«rveçse pĂ«r dorĂ«zimin e pushtetit”, tha pĂ«r DW Radivoje Jovoviç nga LĂ«vizja e QytetarĂ«ve tĂ« LirĂ«.

Ai beson se dhuna në rrugë është rezultat i nervozizmit të qeverisë, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë krizën.

“ËshtĂ« qeveria qĂ« refuzoi tĂ« pranonte kĂ«rkesat e drejta tĂ« protestĂ«s, ajo qĂ« filloi tĂ« shkelte mbi trĂ«ndafila. Por kĂ«ta trĂ«ndafila i dolĂ«n me gjemba. SNS nuk na besoi kur thamĂ« ‘kini kujdes nga zemĂ«rimi i njĂ« njeriu tĂ« duruar’ dhe tani ata kanĂ« kryer krime qĂ« kanĂ« pĂ«rshpejtuar fundin e tyre”, shton Jovoviç.

Përgjigja e shtetit

NdĂ«rkohĂ« edhe policia ka filluar tĂ« pĂ«rdorĂ« dhunĂ«. QytetarĂ«t dhe media kanĂ« regjistruar njĂ« sĂ«rĂ« shembujsh tĂ« brutalitetit policor nĂ« kamera. NjĂ« studente nga Beogradi, Nikolina Singjeliq, dĂ«shmoi se komandanti i njĂ« njĂ«sie pĂ«r sigurimin e objekteve, Marko Kriçak, “e qĂ«lloi me shuplakĂ« dhe ia pĂ«rplasi kokĂ«n nĂ« mur”, duke e quajtur “kurvĂ«â€.

“Ai kĂ«rcĂ«noi se do tĂ« mĂ« zhvishte dhe do tĂ« mĂ« pĂ«rdhunonte para tĂ« gjithĂ«ve, qĂ« tĂ« gjithĂ« ta shikonin. Isha tepĂ«r e frikĂ«suar”, tha ajo pĂ«r televizionin N1.

Së shpejti pasuan edhe arrestimet masive. Disa media të regjimit publikuan pamje që tregonin të rinj të gjunjëzuar pas një muri me duart pas shpine, me nga një oficer policie që qëndronte pas secilit prej tyre.

Pamjet të kujtojnë imazhe nga kampet e luftës, dhe Neda Vrebac. Të patkën tre prej personave të arrestuar dhe gjunjëzuar me kokë drejt murit nuk kanë qenë fare në protesta. Njëri prej tyre është Vukashin Kuriliç, familjen e të cilit ajo e njeh personalisht.

“E arrestuan ndĂ«rsa po kthehej nga dyqani pĂ«r nĂ« shtĂ«pi. Ai mbante disa çanta nĂ« dorĂ«. Si njĂ« fĂ«mijĂ« i vogĂ«l, ai tha se nuk ka bĂ«rĂ« asgjĂ«. E kontrolluan, gjetĂ«n njĂ« inhalator astme me vete dhe menduan se ishte sprej me piper dhe e futĂ«n nĂ« njĂ« furgon policie. Ai nuk ka pasur shkelje ligjroe kurrĂ«â€, thotĂ« Neda Vrebac pĂ«r DW.

Vuçiç kĂ«rcĂ«non me “pĂ«rgjigje tĂ« ashpĂ«r”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç premton njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« ashpĂ«r nga shteti brenda pak ditĂ«sh, por mohoi se do tĂ« vendoset një gjendje e jashtĂ«zakonshme. “NĂ« njĂ« moment tĂ« caktuar, do tĂ« shihni vendosmĂ«rinĂ« e plotĂ« tĂ« shtetit tĂ« SerbisĂ«. Ne do tĂ« pĂ«rdorim gjithçka qĂ« kemi nĂ« dispozicion pĂ«r tĂ« rivendosur rendin dhe paqen nĂ« vendin tonĂ«. Ne do ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«. Ne do t’i kundĂ«rvihemi tĂ« gjitha presioneve tĂ« jashtme, tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« na kĂ«rcĂ«nojnĂ«, qĂ« na paralajmĂ«rojnĂ« dhe thonĂ« se çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« nĂ« vendin tonĂ«. Ata kanĂ« arritur tĂ« sjellin kaos nĂ« vendin tonĂ« por ne do tĂ« fitojmĂ«â€, tha Vuçiç.

NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp, ai akuzoi studentĂ«t dhe qytetarĂ«t qĂ« po protestojnĂ« pĂ«r pĂ«rmbysjen e shtetit, duke i krahasuar ata me fashistĂ«t dhe nazistĂ«t. ËshtĂ« vetĂ«m çështje ditĂ«sh para se tĂ« vrasin dikĂ«, tha ai.

Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm

“Kam frikĂ« pĂ«r jetĂ«t njerĂ«zore. JetĂ«n tonĂ«, jetĂ«n e qytetarĂ«ve tĂ« pafajshĂ«m, fĂ«mijĂ«ve, aktivistĂ«ve”, thotĂ« Neda Vrebac. Por ajo ka frikĂ« se regjimi mund edhe tĂ« vrasĂ« dikĂ« nga radhĂ«t e tij nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rshkallĂ«zojĂ« edhe mĂ« tej dhunĂ«n.

“Mendoj se ai Ă«shtĂ« i gatshĂ«m pĂ«r çdo gjĂ«, sepse ka sasi tĂ« mĂ«dha parash dhe mafie pĂ«rreth tij. E ju e dini se si funksionon mafia”, thotĂ« Neda Vrebac.

Gjendja e pafuqisë mbetet

Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike, Zoran Stojilkoviç, e quan këtë gjendje një ekuilibër të pafuqisë në të cilën asnjëra palë nuk ka epërsinë vendimtare dhe nuk ka ndonjë strategji të qartë.

“Mendoj se vetĂ« Vuçiç nuk dĂ«shiron njĂ« gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme, sepse ai nuk ka kapacitet ta mbajĂ« atĂ« kur njerĂ«zit nuk janĂ« tĂ« gatshĂ«m ta respektojnĂ«. ËshtĂ« e qartĂ« qĂ« qytetarĂ«t nuk janĂ« tĂ« gatshĂ«m ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e dĂ«shirueshme Ă«shtĂ« sigurisht qĂ« tĂ« ndodhĂ« njĂ« lloj dialogu, tĂ« ketĂ« kushte relativisht tĂ« drejta zgjedhore dhe zgjedhje brenda pak muajsh deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij ose fillim tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m”, vlerĂ«son Stojilkoviç.

Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si thelbĂ«sore, qĂ« studentĂ«t qĂ« ende besojnĂ« tĂ« mobilizojnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r njĂ« arritje politike. “Duhet t’u tregosh qartĂ« njerĂ«zve se çfarĂ« do tĂ« marrin kur tĂ« fitojnĂ« dhe çfarĂ« duhet bĂ«rĂ« qĂ« gjĂ«rat e kĂ«tilla tĂ« mos pĂ«rsĂ«riten kurrĂ«â€, shton Stojilkoviç.

Ndryshe, në Serbi mund të ketë skenarë të tjerë që mund të çojnë në protesta dhe greva masive, me dhunë dhe pasiguri konstante./ DW

Revista italiane e udhëtimeve: Njihuni me tetë plazhet më të mira në Shqipëri

Zbuloni plazhet mĂ« tĂ« mira tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ku ju presin peizazhe mahnitĂ«se bregdetare, sipas njĂ« artikulli tĂ« botuar nĂ« revistĂ«n italiane tĂ« udhĂ«timeve “Skyscanner”.

Shqipëria po përjeton një bum turistik. Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe marramendëse për një përvojë luksoze të përballueshme.

Zbuloni parajsën bregdetare në plazhet më të bukura të Shqipërisë, vetëm pak orë larg Italisë.

Pse të zgjidhni Shqipërinë për pushimet tuaja të ardhshme në plazh? Bukuri e virgjër dhe aventura në Adriatik.

Vizitoni kĂ«tĂ« perlĂ« nĂ« brigjet e Adriatikut dhe Jonit – me plazhe mahnitĂ«se, histori tĂ« pasur dhe kuzhinĂ« tĂ« shijshme.

Eksploroni rrënojat e lashta, qytetet e gjalla dhe peizazhet spektakolare malore përpara se të relaksoheni në një nga plazhet e virgjëra.

Më poshtë do të gjeni disa nga plazhet më të mira të Shqipërisë, për pushime në bregdet:

Tetë plazhet më të mira në Shqipëri

Qoftë në Rivierën Shqiptare apo në veri të vendit, bregdeti i Shqipërisë ofron një shumëllojshmëri plazhesh për të gjitha shijet.

Do tĂ« gjeni bare plazhi tĂ« gjalla dhe muzikĂ« tĂ« fuqishme nĂ« SarandĂ« dhe ShĂ«ngjin, qetĂ«si dhe vende tĂ« izoluara – tĂ« rrethuara nga natyra nĂ« Gjipe, ose ujĂ«ra miqĂ«sore pĂ«r familjet nĂ« VelipojĂ«.

Zbuloni perlat e fshehura, eksploroni shkĂ«mbinjtĂ« spektakolarĂ« dhe shijoni diellin mesdhetar nĂ« kĂ«to plazhe mahnitĂ«se shqiptare – nĂ« disa nga vendpushimet mĂ« tĂ« mira bregdetare tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

1. Saranda
Vendpushimi më i mirë i plazhit në Shqipëri

Qyteti bregdetar i Sarandës konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare dhe një nga vendpushimet më të mira të Shqipërisë.

Ekziston një përzgjedhje e gjerë plazhesh, më i famshmi prej të cilëve është plazhi kryesor i qytetit.

Do të gjeni një shëtitore të gjallë që ofron një ndërthurje të relaksit dhe argëtimit.

Këto ujëra të kristalta janë njësoj si ato që keni parë në mediet sociale.

Gjithashtu mund të shijoni sporte ujore ose të relaksoheni në një nga baret e njohura të plazhit.

2. Ksamili
Perla e detit Jon

Ky plazh mahnitës dhe piktoresk është një nga destinacionet më të mira të plazhit në Shqipëri.

Ejani pĂ«r vendndodhjen mahnitĂ«se – njĂ« gji me tre ishuj tĂ« vegjĂ«l tĂ« arritshĂ«m me varkĂ« ose me not, nĂ«se jeni mjaftueshĂ«m nĂ« formĂ« – dhe qĂ«ndroni pĂ«r tĂ« shijuar diellin dhe pĂ«r t’u zhytur nĂ« ujĂ«rat mahnitĂ«se bruz. Mos harroni, gushti Ă«shtĂ« muaji mĂ« i ngarkuar.

3. Spille
Një shtrirje rëre prej 8 kilometrash

Qershor deri në shtator
Në jug të qytetit portual të Durrësit, do të gjeni shumë hapësirë në këtë shtrirje rëre prej 8 kilometrash.

Në pjesën e plazhit më të afërt me qendrën e fshatit Spille, mund të merrni me qira shezlongje dhe çadra.

Nëse vendosni të endeni më larg, turmat pakësohen, por prapë do të gjeni shumë restorante dhe bare gjatë rrugës.

4. Velipoja
E përshtatshme për familjet

Plazhi më verior i Shqipërisë, pranë kufirit me Malin e Zi, Velipoja ofron rërë të artë, qasje të lehtë në ujë dhe lehtësira të shumta.

Shezlongjet dhe çadrat janë në dispozicion me qira, por zona mund të mbushet me pushues në pikun e sezonit.

NĂ«se jeni duke kĂ«rkuar qetĂ«si, njĂ« shĂ«titje pesĂ« minutĂ«she do t’ju largojĂ« nga zhurma e argĂ«timit.

5. Shëngjin
Plot argëtim

Ky plazh i mrekullueshëm ndodhet në bregdetin e famshëm verior të Shqipërisë.

Shtrirja prej 3 kilometrash e plazhit është e mbushur me hotele në njërën anë dhe ujëra të kaltra në anën tjetër.

Rëra e hollë e artë zbret butësisht në detin e cekët dhe të trazuar, duke e bërë atë një destinacion ideal për familjet.

Për më tepër, të gjitha lehtësitë që ju nevojiten për një ditë në plazh janë në dispozicion, nga sportet ujore te shezlongjet dhe një atmosferë festash.

Periudha midis fundit të majit dhe fillimit të qershorit është perfekte për të shmangur turmat.

6. Gjipe
Bukuri natyrore

E mbrojtur nga malet, Gjipeja është një vend paqeje dhe qetësie.

Nëse jeni duke kërkuar një natyrë më të egër përgjatë bregdetit shqiptar, ky është vendi ideal për ju.

Për të arritur në plazh nga rruga, bëni një ecje 30-minutëshe përmes një peizazhi natyror mahnitës.

Gjatë ecjes në këmbë, do të shijoni pamjet magjepsëse të plazhit, përpara se të arrini në breg.

7. Dhërmiu
Vendi ideal i verës

Dërmiu, pranë Drimadhes, është një nga plazhet më të famshme të Shqipërisë.

Dhe gjithçka ka të bëjë me bukurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore.

Ecni mbi hapësirën e guralecëve të zbehtë, shijoni ujërat bruz dhe mjedisin përreth.

Bëni një shëtitje të shkurtër përgjatë plazhit dhe do të gjeni një copëz parajse, edhe në muajt e verës.

8. Borshi
Plazh i qetë

Plazhi mĂ« i madh i ShqipĂ«risĂ« shtrihet pĂ«rgjatĂ« njĂ« sipĂ«rfaqeje prej 7 kilometrash – me guralecĂ« tĂ« bardhĂ« tĂ« pastĂ«r nĂ« RivierĂ«n Shqiptare.

Pavarësisht bukurisë së tij, Borshi është një nga plazhet më pak të mbushura me pushues në zonë.

Vendet kryesore që ia vlen të vizitohen larg bregdetit përfshijnë Kështjellën e Borshit dhe Ujëvarat e Borshit aty pranë.

Zjarret djegin më shumë se 130 hektarë sipërfaqe pyjore në juglindje të Francës

Më shumë se 130 hektarë sipërfaqe pyjore janë shkatërruar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në rajonin Var në juglindje të Francës.

Guvernatori i Var-it njoftoi në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X se zjarri, i cili shpërtheu dje pasdite, është shuar.

Në deklaratë thuhet se në përpjekjet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 340 zjarrfikës ndërsa shtatë avionë dhe pesë helikopterë kanë ofruar mbështetje ajrore.

Bëhet e ditur se nga flakët u përfshinë më shumë se 130 hektarë pyje, ekuivalent me afërsisht 180 fusha futbolli. Që nga fillimi i verës, zjarre të shumta kanë shpërthyer në rajone të ndryshme në jug të Francës.

NjĂ« zjarr qĂ« shpĂ«rtheu nĂ« rajonin Aude nĂ« fillim tĂ« muajit dĂ«mtoi rreth 17 mijĂ« hektarĂ« dhe u regjistrua si “zjarri mĂ« i madh i verĂ«s”.

 

❌