Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Specialja refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndërsa, Hashim Thaçi nuk kishte parashtruar një kërkesë të tillë.

Kështu ka njoftuar sot Gjykata Speciale përmes një njoftimi të publikuar në web-faqen e tyre zyrtare, transmeton Telegrafi.

“Sikurse ju kemi informuar më parë, pas refuzimit nga Trupi Gjykues të kërkesave të tyre për lirim të përkohshëm, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi i paraqitën apele Panelit të Gjykatës së Apelit. Më 13 gusht 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit i rrëzoi të tre apelet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Telegrafi/

The post Specialja refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin appeared first on Telegrafi.

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Ata mbeten të fortë, drejtësia po afrohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët prej afër pesë vitesh po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krasniqi tha se takimi ishte i ngrohtë dhe emocionues, duke theksuar se “në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet.”

Ai theksoi se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbajnë moral të lartë, përkundër sfidave të një procesi që ai e cilëson si të tejzgjatur dhe të padrejtë.

“Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush,” shkroi Krasniqi.

Sipas Krasniqit, dy liderët historikë janë të lidhur përditë me zhvillimet në Kosovë, gëzohen për lajmet e mira dhe ndajnë dhimbjen me popullin në momente të vështira.

“Por, mbi të gjitha, besojnë fuqimisht në një të ardhme më të ndritur për vendin tonë, një të ardhme që ndërtohet me punë, me vizion dhe me vullnet të pathyeshëm,” shtoi ai.

Krasniqi përmbylli postimin me fjalët e Hashim Thaçit:“Dielli do të lind përsëri!”. /Telegrafi/

The post Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Ata mbeten të fortë, drejtësia po afrohet appeared first on Telegrafi.

Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë private në Jezerc të Ferizajt

Një burrë 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në garazhin e një vile private në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas informacioneve zyrtare, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 11:00 pranë veturës së tij, ndërsa autoritetet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 12:30.

“Policia është njoftuar se në një vilë private ndodhej një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, ka bërë të ditur Veseli.

Prokurori i shtetit është vënë në dijeni për rastin dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Ndërkohë, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Telegrafi/

The post Një 63-vjeçar gjendet pa shenja jete në një vilë private në Jezerc të Ferizajt appeared first on Telegrafi.

“Procesi në Hagë, farsë e ndyrë juridike,” avokati Beqiri: Krerët e UÇK-së po gjykohen mbi bazën e shpifjes

TIRANË- Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha ngjarjet që sipas mbrojtjes nuk kane ndodhur gjate periudhës së konfliktit të armatosur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se heqja e periudhës para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999 do ta fragmentonte rastin.

12 qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor, edhe pse diçka e tillë nuk ndodhi.

Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka motive të pastra politike dhe se nuk ka asnjë provë që i bën ata përgjegjës për krime lufte.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po gjykohen mbi shpifje dhe intriga, që janë fabrikuar nga shërbimi sekret serb.

“Është një gjyq për motive politike. Ata bënë një luftë të drejtë dhe luftuan për çlirimin e Kosovës dhe ia arritën. Ata që ndihmuan shumë dhe ishin fakte nga më të rëndësishmet, sepse ishin pushkët e UÇK, që e çuan NATO të futej në Kosovë dhe ta çlironte atë.

Futja e NATO ishte rrjedhojë e UÇK-së. Vendimi i sotëm jo vetëm është një farsë, por është një farsë e ndyrë juridike. Kanë dalë prova dhe fakte që kanë rrëzuar akuzat. Ata po gjykohen mbi shpifjen dhe intrigat e shërbimit serb. Ata [serbët] duan të shfajësohen duke pretenduar se ato janë viktimat dhe jo agresorët”, theksoi ai.

Avokati u shpreh se qëndrimin i kryeministrit Albin Kurti ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i dyshimtë.

Sipas tij, kjo qeveri duhet të bënte gjithçka për të liruar njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nuk ka asnjë provë që i bën ata fajtorë për krime lufte.

“Qeveria Kurti, sa i përket qëndrimit që po mban me krerët e UÇK dhe luftën, po mban qëndrim të dyshimtë dhe nuk i ka hije”, tha ai. /abcnews.al

Gjykata Speciale e Kosovës hedh poshtë mocionin e Thaçit për heqjen e disa akuzave

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë hodhën poshtë të mërkurën një mocion të përbashkët të mbrojtjes për krerët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerë, që po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mocioni kundërshtonte përfshirjen e ngjarjeve që ndodhën para majit 1998 dhe […]

The post Gjykata Speciale e Kosovës hedh poshtë mocionin e Thaçit për heqjen e disa akuzave appeared first on Reporter.al.

Spekulime për një romancë të re me Eduart Kuqin, reagon ashpër Anisa

Eduart Kuqi dhe Anisa Veseli, ish-banorë të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dyshimet për një lidhje mes tyre nisën pas disa postimeve në rrjetet sociale, ku të dy u panë në vende të njëjta, duke ndezur menjëherë diskutime dhe komente të shumta nga fansat.

Lajmi u përhap me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale, duke shkaktuar një sërë reagimesh dhe spekulimesh për një romancë të mundshme mes tyre. Por Anisa Veseli ka vendosur t’i japë fund këtyre thashethemeve. Përmes një postimi të qartë dhe pa dorashka, ajo ka mohuar kategorikisht çdo aludim, duke theksuar se nuk ka nevojë për vëmendje mediatike.

“Nuk kam nevojë për vëmendjen tuaj, as tani dhe as pas 100 vjetësh. Po jetoj jetën time dhe po e shijoj çdo moment. Juve flaka ju daltë”, shkroi Anisa në rrjetet sociale.

The post Spekulime për një romancë të re me Eduart Kuqin, reagon ashpër Anisa appeared first on iconstyle.al.

Djali i Kadri Veselit reagon ndaj deklaratës së Kurtit

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njërit prej liderëve historikë të UÇK-së, Kadri Veselit, Klestori Veseli, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti në një emision televiziv tha se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) “ka disa kryetarë dhe disa prej tyre marrin instruksione nga Haga”.

Klestori e cilësoi këtë deklaratë si të pavend dhe aspak dinjitoze, duke thënë se ajo rëndon gjendjen emocionale të familjes së tij dhe të bashkëluftëtarëve të babait të tij, të cilët tash e disa vite po përballen me sfida të mëdha.

“Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë”, shkroi ai në Instagram.

Ai shtoi se kryetari i PDK-së është Memli Krasniqi dhe se Kurti e çdo aktor tjetër politik nuk duhet të shmangin debatin politik konstruktiv.

“Kurti e kushdo tjetër në skenën politike, nuk kanë pse t’i frikësohen debateve konstruktive politike”, u shpreh ai.

Ndaj deklaratës së Kurtit, gjatë ditës së enjte ka pasur reagime./Telegrafi/

The post Djali i Kadri Veselit reagon ndaj deklaratës së Kurtit appeared first on Telegrafi.

Lela Seferi festoi 25-vjetorin në një ambient të mahnitshëm, të pranishëm edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka festuar 25-vjetorin e lindjes me një mbrëmje të organizuar me shumë stil dhe elegancë.

Festa u mbajt ditën e mërkurë në një ambient luksoz në qytetin e Ferizajt, ku gjithçka ishte e kuruar deri në detaj për të reflektuar personalitetin e saj vibrant dhe pozitiv.

Në këtë ditë të veçantë, përkrah Lelës nuk munguan as disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, me të cilët ajo ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe pas daljes nga formati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

Përveç Leonardo Gashit, Xheneta Fetahu, Anisa Veseli, Diana Tahiri dhe Drenusha Latifi ishin ndër të pranishmit që i shtuan më shumë jetë atmosferës festive.

Të gjithë u panë duke u argëtuar së bashku nën ritmet e muzikës, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente të ngrohta, që u dokumentuan edhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Pamjet treguan një festë plot energji, ku shfaqeshin miqësi të sinqerta dhe një atmosferë e çiltër gëzimi.

Lela u shfaq me një pamje mahnitëse, duke e bërë edhe më të veçantë këtë përvjetor të rëndësishëm për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SELLMA KASUMOVIQ (@sellmakasumoviq)

Festa e saj për këtë 25 vjetor ishte pa dyshim një nga eventet më të bukura dhe të përfolura të momentit në rrethin e personazheve të njohur. /Telegrafi/

The post Lela Seferi festoi 25-vjetorin në një ambient të mahnitshëm, të pranishëm edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Telegrafi.

Anisa Veseli pas Big Brother-it: Brenda presion, jashtë mosbesim

Pas muajsh në qendër të vëmendjes si një nga figurat më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli është rikthyer në jetën jashtë katër mureve të shtëpisë… por jo pa sfida.

Në një intervistë për “Onima”, këngëtarja ka reflektuar me sinqeritet për rrugëtimin e saj, duke e cilësuar eksperiencën si një aventurë që i testoi çdo kufi.

“Kam dëshirë me e sfidu veten. Brenda ka qenë shumë presion, por tani që kam dalë e mendoj: ka qenë diçka shumë interesante. I shikoj edhe videot ndonjëherë,” rrëfen Anisa, me atë buzëqeshjen karakteristike që e shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi.

Por jeta jashtë ekranit nuk është aq e thjeshtë. Përballë fansave, ndjekësve dhe një publiku që shpesh gjykon më shpejt sesa kupton, ajo thotë se ka ndjerë edhe një ndjesi të ftohtë: mosbesimin.

The post Anisa Veseli pas Big Brother-it: Brenda presion, jashtë mosbesim appeared first on iconstyle.al.

Anisa Veseli pas Big Brother-it: Brenda presion, jashtë mosbesim

Pas muajsh në qendër të vëmendjes si një nga figurat më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli është rikthyer në jetën jashtë katër mureve të shtëpisë… por jo pa sfida.

Në një intervistë për “Onima”, këngëtarja ka reflektuar me sinqeritet për rrugëtimin e saj, duke e cilësuar eksperiencën si një aventurë që i testoi çdo kufi.

“Kam dëshirë me e sfidu veten. Brenda ka qenë shumë presion, por tani që kam dalë e mendoj: ka qenë diçka shumë interesante. I shikoj edhe videot ndonjëherë,” rrëfen Anisa, me atë buzëqeshjen karakteristike që e shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi.

Por jeta jashtë ekranit nuk është aq e thjeshtë. Përballë fansave, ndjekësve dhe një publiku që shpesh gjykon më shpejt sesa kupton, ajo thotë se ka ndjerë edhe një ndjesi të ftohtë: mosbesimin.

The post Anisa Veseli pas Big Brother-it: Brenda presion, jashtë mosbesim appeared first on Albeu.com.

A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’?

Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer me aludime për një lidhje të mundshme mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Edi dhe Anisa. Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas një detaji të fundit që ka ngjallur reagime te fansat. Gjatë një interviste të fundit, Anisa u pyet për statusin e saj në jetën private. Ajo nuk dha një përgjigje të prerë, duke lënë gjithçka në ajër:

“As po them jo, as po them po. Ndoshta.”

Deklarata e saj u ripostua menjëherë nga Edi në InstaStory, veprim që shumë e kanë parë si një sinjal të qartë se mes tyre po lind diçka më shumë se miqësi.

The post A po lind një romancë e re mes dy ish-banorëve të ‘BBVK’? appeared first on iconstyle.al.

Lëndohen tre persona në një aksident mes dy veturave në Kaçanik

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:39 në fshatin Soponic të Kaçanikut.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

The post Lëndohen tre persona në një aksident mes dy veturave në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, familjarët në kërkim të Avni Agushit nga Ferizaj

Avni Agushi, 72-vjeçar raportohet se është zhdukur në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Telegrafin, se 72-vjeçari ka dal nga shtëpia ditën e enjte, dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 12.06.2025, rreth orës 11:30, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankuese, e cila ka raportuar se më 11.06.2025, rreth orës 11:00, bashkëshorti i saj, A. A, 72 vjeç, kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më. Në momentin kur është larguar nga shtëpia, kishte të veshura pantallona të shkurtra, mbante syze dhe kapelë. Ai është i gjatë rreth 170 cm, është tullac dhe ka mjekër të bardhë”, tha ai.

Veseli tha lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar një shënim zyrtar dhe polici i ka nisur kërkimet. /Telegrafi/

 

 

The post Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, familjarët në kërkim të Avni Agushit nga Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Fshihet pa paralajmërim kënga “Vetmia”, reagimi i Anisa Veselit

Anisa Veseli është habitur dhe tronditur njëkohësisht nga një gjë që i ka ndodhur. Projekti i saj i titulluar “Vetmia”, i konsideruar nga vetë artistja si një ndër këngët më intime dhe të rëndësishme në repertorin e saj, është zhdukur pa paralajmërim nga platforma YouTube. Përmes një reagimi  në rrjetet sociale, Anisa shprehu trishtimin e saj të thellë për këtë zhvillim, duke theksuar lidhjen emocionale që kishte me këtë krijim muzikor.

“Sot jam shumë e prekur dhe e trishtuar… Kënga ime ‘Vetmia’ është fshirë nga YouTube dhe nuk e di ende arsyen pse ka ndodhur kjo. Ka qenë një nga këngët më të dashura për mua, sepse kam punuar me shpirt dhe mund për ta sjellë atë tek ju”, shkruan ajo në një postim në Instagram.

Aktualisht nuk ka një sqarim zyrtar për arsyen e heqjes së këngës.

The post Fshihet pa paralajmërim kënga “Vetmia”, reagimi i Anisa Veselit appeared first on iconstyle.al.

Specialja vendos afat të ri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj mocionit të mbrojtjes

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, trupi gjykues ka marrë vendim të ri për afatin kohor për përgjigjen e Prokurorisë në mocionin e mbrojtjes.

Trupi gjykues më 5 qershor 2025 ka lëshuar një urdhër lidhur me caktimin e hapave të ardhshëm në këtë proces gjyqësor.

Dhomat e Specializuara kanë vendosur që lidhur me pranimin e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, data 12 qershor të jetë dita kur ekipet e mbrojtjes mund të dorëzojnë mocionin e përbashkët në përputhje me Rregullën 130.

Në anën tjetër, ZPS-ja fillimisht urdhërohej të dorëzojë përgjigjen në mocionin e mbrojtjes deri më 14 korrik. Por, që me vendimin e fundit ky afat shkurtohet në 7 korrik.

Sipas DhSK-së, trupi gjykues synon të nxjerrë vendimin lidhur me mocionin e mbrojtjes sipas Rregullës 130, në javën e dytë të korrikut (nga e hëna e 14 korrikut).

Në rast se refuzohet mocioni i mbrojtjes tërësisht ose pjesërisht, mbrojtësi i viktimave urdhërohet të përgatitet për të thirrur dëshmitarët e tyre më 16 korrik, ndërsa ekipet e mbrojtjes duhet të njoftojnë nëse synojnë të dorëzojnë provat e tyre deri më 16 korrik, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Konferenca përgatitore pritet të mbahet më 21 korrik.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

The post Specialja vendos afat të ri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj mocionit të mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si çnjerëzor dhe poshtërues.

Në një reagim publik, OVL UÇK thekson se refuzimi nga ana e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të pranuar vizitën e Avokatit të Popullit është një shprehje e qartë e zhgënjimit të thellë që ata kanë ndaj një institucioni që, sipas tyre, ka zgjedhur të heshtë përballë padrejtësive në vend që të mbrojë të drejtat e tyre.

“Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet. Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor”, thotë OVL e UÇK., transmeton Telegrafi.

Tutje OVL e UÇK thotë se “siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes”.

“Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”.

Në këtë kontekst, OVL UÇK ka drejtuar një apel publik për ndaljen e menjëhershme të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të të paraburgosurve; sigurimin e aksesit të plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore; reagim të qartë dhe publik nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara ndaj shkeljeve të evidentuara; rishikim të menjëhershëm të kushteve të paraburgimit dhe shqyrtim serioz të mundësisë për lirim të përkohshëm.

Në reagim thuhet se “luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë”.
“Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK. /Telegrafi/

The post Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë appeared first on Telegrafi.

​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

Angazhimi i Kosovës si nikoqire dhe pjesëmarrëse në ushtrim më të madh ushtarak amerikan “Defender Europe 2025” do të përshpejtojë rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO, duke forcuar pozitën e saj ndërkombëtare dhe rritur besueshmërinë si partner i besueshëm në sigurinë euroatlantike, vlerësojnë ish-ushtarakë të FSK-së.

Nga e hëna, edhe në vendin tonë ka filluar ushtrimi ushtarak “Defender Europe 2025”, ku Kosova përveç si mikpritëse, do të marrë pjesë edhe me afërsisht 1 mijë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ish-atasheu ushtarak në Shtetet e Bashkuara, Xhavit Gashi thotë për KosovaPress se përfshirja e Kosovës në këtë ushtrim të madh ushtarak shumëkombësh e përshpejton rrugëtimin e shtetit në aleancën veri-atlantike.

Gashi thekson se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-ve, dhe pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Defender Europe 2025” e përforcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Me këtë ushtrim dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë NATO-s, e përforcojnë shumë pozitën ndërkombëtare të Kosovës, që tregon seriozitetin që trajtohet integriteti territorial i Kosovës. Por, edhe gaditshmëria e Kosovës me forca ushtarake, se me përfundim të këtij ushtrimi, me validimin e regjimentit të tretë, ne kalojmë në fazën e fundit pra të procesit 10 vjeçar të ushtrisë së Kosovës, pra të tranzicionit të ushtrisë së Kosovës. Pjesa tjetër më shumë është diplomatike që nuk varet nga Ministria e Mbrojtjes apo ushtria, ato çka varen nga aspekti ushtarak, si në aspektin operacional apo të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo tregon se ne jemi të gatshëm. Kjo përshpejton atë rrugëtim të integrimit tonë në NATO”, thekson Gashi.

Ish-atasheu ushtarak i Kosovë në SHBA beson se “Defender Europe 2025” krahas rritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, jep mesazh të qartë për partneritet të ngushtë në mes të vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ky ushtrim përfaqëson jo vetëm një mundësi për rritje profesionale për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por gjithashtu është një mesazh i qartë i partneritet tonë më të ngushtë me aleatët, NATO-n dhe partnerët tjerë dhe demonstron përkushtimin e Kosovës ndaj paqes në rajon. Me këtë ushtrim bëhet validimi i regjimentit të tretë që është një arritje madhore që na ofron edhe më shumë drejtë integrimit të plotë në struktura atlantike.  Ana tjetër për sigurinë kombëtare, edhe mesazhi për rajonin është që pjesëmarrja e Kosovës në këtë ushtrim aq të madh dhe me rolin aq të rëndësishëm që iu ka dhënë Kosovës në këtë ushtrim ka rëndësi të madhe edhe për sigurinë kombëtare. Angazhimi aktiv i FSK-së përkrah trupave të NATO-së, të aleatëve dhe gjithë partnerëve… nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së, por gjithashtu dërgon mesazh të qartë për stabilitetin dhe gatishmërinë tonë pra në rajon”, thotë Gashi.

Se pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Defender Europe 2025” e shkurton rrugëtimin e Kosovë drejtë NATO-së e thotë edhe koloneli në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli.

“Ka rëndësi shumë të madhe se në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh kapacitet e Forcës që janë duke u zhvilluar me një ritëm jashtëzakonisht të mirë, me një politikë të mençur, do ta shkurtonte rrugën për anëtarësim në NATO. Thjesht, Amerika dhe ushtria amerikane na i ka hapur dyert edhe me këtë rast me pranimin e FSK-së në këtë ushtrim dhe përzgjedhjen e territorit të Kosovës për mbajtje të ushtrimit në Gjakovë është dislokuar komanda e divizionit 28 amerikan dhe kjo do të na ndihmonte shumë që rruga për anëtarësim në NATO të jetë edhe më e shkurt, ashtu siç ne dëshirojmë“, thotë ai.

Ai shton se me përfshirjen në këtë ushtrim të madh ushtarak amerikan ushtarët kosovarë do të fuqizohen edhe në aspektin profesional.

“Është e rëndësisë së veçantë përfshirja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e madh ‘Defender 2025’ edhe më shumë se kjo është përzgjedhja dhe vendosja që ky ushtrim të mbahet edhe në Kosovë. Pra, është një nder dhe privilegj që i është dhënë republikës dhe ushtrisë sonë… Padyshim që edhe në aspektin profesional të zhvillimit të Forcës ky ushtrim do të ndikojë shumë sepse gjatë këtij ushtrimi do të shohin përvoja dhe do të marrin përvoja nga ushtria amerikane dhe ushtritë e tjera të NATO-s që janë pjesëmarrëse. Po ashtu, sistemet e armëve të reja me të cilat është furnizuar Kosova së fundmi ndër vite, do të kenë mundësi t’i aplikojnë dhe t’i përdorin”, thekson kolonel Veseli.

“Defender Europe 2025” do të jetë në Kosovë deri më 9 qershor.

Kjo është hera e tretë që Kosova është nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.

Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, pritet të marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-së.

Në Aeroportin e Gjakovës është vendosur komanda taktike e divizionit të tetë të këmbësorisë, nga e cila komandë do të drejtohen të gjitha brigadat që do të zhvillojnë ushtrime në regjionin e Ballkanit.

Të enjten në një reagim nga Ambasada Amerikan në Kosovë thanë se angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Defender Europe 2025” mbështet planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, duke çuar përpara evolucionin e saj në një forcë mbrojtëse territoriale shumë-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n. /kp/

The post ​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO? appeared first on Telegrafi.

Emri/ I dënuar me 6 vjet burgim për vjedhje në grup, arrestohet ‘skifteri’ laçjan

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçarin Everest Aliu alias Everest Veseli, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane, pasi rezulton i dënuar me mbi 6 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të […]

The post Emri/ I dënuar me 6 vjet burgim për vjedhje në grup, arrestohet ‘skifteri’ laçjan appeared first on BoldNews.al.

Një muaj pas operimit, Anisa Veseli shfaq gjendjen aktuale të shpinës së saj

Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në shtyllën kurrizore, Anisa Veseli ka vendosur të ndajë me ndjekësit një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një video në Instagram, ku tregoi nga afër procesin e rikuperimit dhe gjendjen aktuale të shpinës së saj.

Në pamjet e publikuara, vëreheshin ende shenjat e qepjeve pas operimit – një dëshmi e sfidës që ajo ka kaluar dhe forcës me të cilën po e përballon këtë periudhë rikuperimi.

Më 4 prill, këngëtarja njoftoi opinionin e gjerë se kishte kryer operimin për skolioz, një problem me të cilën është ballafaquar për një kohë të gjatë.

Foto: Anisa Veseli / Instagram

Përvojën e operimit ajo e kishte përshkruar si një nga sfidat më të mëdha në jetën e saj.

“Sot dua të ndaj me ju një nga sfidat më të mëdha që kam kaluar në jetën time—ndërhyrjen për skoliozën. Ishte një rrugë e gjatë, e mbushur me pritje, sfida dhe prova, por mbi të gjitha, me forcën dhe besimin se do t’ia dilja”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A N I S A V E S E L I 🐉 (@an11saa)

“Nuk ishte e lehtë të përballesha me dhimbjet, me pasiguritë dhe me pritjen derisa të realizoja këtë ndërhyrje. Por nuk u dorëzova. Me durim, me besim dhe me mbështetjen e atyre që më duan, gjeta fuqinë për të bërë gjithçka që ishte e nevojshme për ta bërë realitet këtë hap kaq të rëndësishëm për shëndetin dhe jetën time”, pati shkruar Anisa në një postim në Instagram. /Telegrafi/

The post Një muaj pas operimit, Anisa Veseli shfaq gjendjen aktuale të shpinës së saj appeared first on Telegrafi.

Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kërkoi arritjen e një marrëveshjeje politike për emërimin e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia e tij nuk e sheh të arsyeshme që në këtë seancë të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, meqë partitë e tjera parlamentare kanë refuzuar ta mbështesin kandidaturën e saj.

“Pa një marrëveshje politike, rrezikojmë që të përsërisim të njëjtin skenar të dështimit,” tha Konjufca, duke kërkuar kohë shtesë për dialog ndërpartiak.

Ironikisht, në vitin 2017, Vetëvendosje kishte kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Në atë kohë, lideri i LVV-së, Albin Kurti, kishte deklaruar se partia e tij nuk do ta votonte Veselin, duke theksuar se Vetëvendosje do të përfaqësonte ndryshimin demokratik.

“U posa e bëra regjistrimin si deputet në Kuvendin e Republikës dhe unë do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike, ndryshime për drejtësi e zhvillim, për mirëqenie e punësim, për liri e demokraci,” kishte thënë Kurti.

Ndërkaq, Kurti kishte qenë i prerë se të gjithë 32 deputetët e Vetëvendosjes do të marrin pjesë në seancë por nuk do ta votojnë një figurë kontraverse.

“Të enjten, Kuvendi duhet ta zgjedhë një figurë politike që duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse,” kishte deklaruar Kurti.

Por, Veseli kishte marrë 62 vota nga 114 deputetë sa ishin prezent në sallë.

Kundër Veselit, votuan 52 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, Vetëvendosje së bashku me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishin bojkotuar fjalimin e parë të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendi të Kosovës./Telegrafi/

The post Në 2017-ën, Vetëvendosje nuk e kishte votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

❌