Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kërkesat për azil, Britania ndryshon rregullat: Apelimet do shqyrtohet më shpejt

Qeveria britanike ka njoftuar një reformë të madhe në sistemin e apelimeve për azil, në përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve që strehohen ndërsa presin vendimin përfundimtar. Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, deklaroi se po ndërmerren hapa praktikë për të eliminuar vonesat e papranueshme. Një organ i ri, i përbërë nga gjykatës të pavarur, […]

The post Kërkesat për azil, Britania ndryshon rregullat: Apelimet do shqyrtohet më shpejt appeared first on BoldNews.al.

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash – rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi nga Podgorica përvojën e tij me akomodimin në Zhablak – një qytet i vogël në veri të Malit të Zi. Por, në fakt, disa familje me të cilat bisedoi Radio Evropa […]

The post Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër appeared first on BoldNews.al.

Arsyeja/ Asllani duhet të presë që të veshë fanellën e Torinos, do të mungojë ndaj Interit

Kristjan Asllani do të duhet të presë për të veshur fanellën e Torinos, pasi Interi nuk do të plotësojë në kohë dokumentacionin që mesfushori të luajë kundër zikaltërve në javën e parë të Serisë A.ASLLANIKonfirmimi ka ardhur edhe nga vetë trajneri i Torinos, Marko Baroni, i cili duke folur para mediave për ndeshjen që luan […]

The post Arsyeja/ Asllani duhet të presë që të veshë fanellën e Torinos, do të mungojë ndaj Interit appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Himarë/ Betonizohet shpella mitike e Odisesë, kthehet në lavazh

Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike të bregdetit jugor të Shqipërisë po zhduket barbarisht. Për këtë barbari të turpshme ka reaguar dhe historiani Auron Tare. Duke publikuar pamjet e postuara nga një qytetar i Himarës, ai thotë se ky është një monumet më rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë e zonës, por edhe […]

The post Skandal në Himarë/ Betonizohet shpella mitike e Odisesë, kthehet në lavazh appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Aksident në Unzën e Re në Tiranë, përplasen dy makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele tek Unaza e Re e Tiranës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. U raportua se aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut, pranë mbikalimit të Shkozës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të menaxhuar trafikun dhe për […]

The post FOTO/ Aksident në Unzën e Re në Tiranë, përplasen dy makina appeared first on BoldNews.al.

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian (BE). “Në fakt, dëshira është të hiqet Vuçiçi dhe të vendoset një nga ‘liderët’, i cili do të ishte i njëjtë ose i ngjashëm me ata që janë […]

The post Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët appeared first on BoldNews.al.

Vdekja si zile zgjimi

Nga Lutfi Dervishi Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë që merr njeriu sapo lind! Ardhja dhe largimi nga kjo botë nuk janë në dorën e askujt. I moçmi uron “Inshallah me radhë”, sikur të ekzistonte vërtet një […]

The post Vdekja si zile zgjimi appeared first on BoldNews.al.

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar heshtjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqëtarëve. Në një prononcim, Ferhati tha se KLGJ vepron me standarde të dyfishta, pasi reagon për deklaratat e Berishës dhe Metës dhe hesht për Ramën. Po ashtu Ferhati theksoi se KLGJ mund të ketë frikë. “Kam parë […]

The post “Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë appeared first on BoldNews.al.

“1 në 3 shqiptar nuk ka akses në ushqim të sigurt”/ Dasho: Kr*minale dhe e pafalshme

Mjeku dhe eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka deklaruar se gjendja e sigurisë ushqimore në Shqipëri, është jashtëzakonisht alarmante. Referuar raportit të fundit lidhur me cilësinë e të ushqyerit nga ku Shqipëria ishte renditur si një nga vendet më keq të ushqyer, Dasho u shpreh se kur 1 në 3 qytetarë nuk kanë akses […]

The post “1 në 3 shqiptar nuk ka akses në ushqim të sigurt”/ Dasho: Kr*minale dhe e pafalshme appeared first on BoldNews.al.

Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

Nga Ardit Rada

Fundi i gushtit pritet të sjellë edhe emrat e ministrave të rinj të mazhorancës socialiste, një ngjarje kjo jo pa interes kur në Shqipëri çdo afrim apo largim në qeveri pasohet me komente të gjata nga kafenetë tek panelet telvizive. Por me fitoren e mandatit të katërt, Edi Ramës duket se i ka lindur ‘detyra’ që qeverisjen e ardhshme  të mos e ndertojë më mbi themelet e nostalgjisë partiake me “të fortët” e bazës. Shqipëria është në prag të një kapitulli historik: udhëtimit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Kjo sfidë, më e madhe se çdo tjetër në tri dekadat e fundit, kërkon një kabinet ndryshe nga ç’jemi mësuar – një qeveri teknokrate. Kjo edhe për faktin se anëtarësimi në BE është kryefjala e këtij mandati të Ramës dhe PS-së.

Arsyeja kryesore e nevojës së një qeverie të tillë është vetë natyra e procesit të integrimit. Negociatat me BE-në nuk janë betejë politike, por ushtrim i thellë teknik. Çdo kapitull kërkon ekspertizë: nga standardet mjedisore, tek konkurrenca e tregut, nga sundimi i ligjit, tek bujqësia dhe siguria ushqimore. Për të përballuar këtë sfidë nuk mjafton retorika politike apo loja e pushtetit; nevojiten njerëz që e njohin dosjen, që kanë punuar me Brukselin dhe që kanë aftësinë t’i përkthejnë direktivat europiane në politika kombëtare konkrete.

Një qeveri e mbushur me teknokratë – pra me profesionistë që kanë kontribuar ndër vite në procesin e negociatave, që kanë qenë pjesë e skuadrave të punës pranë Komisionit Europian, apo që kanë ekspertizë akademike dhe praktike në fushat ku Shqipëria duhet të përafrohet me standardet europiane. Kjo do të ishte garancia se mandati i katërt nuk do të mbetet peng i ciklit të brendshëm politik.

Nga ana tjetër, emërimi i “socialistëve të vjetër” në kabinet, qoftë edhe për të shpërblyer besnikëri apo për të ruajtur ekuilibra partiakë, do ta kthente qeverinë në një administratë rutinë. Kjo do të ishte fatale në një periudhë ku çdo vit është vendimtar për kapitujt e negociatave pasi integrimi nuk njeh tolerancë për vonesa apo dështime teknike. Çdo hap i gabuar përkthehet në vite të humbura dhe këtë na e kanë mësuar qeverisjes e tri dekadave të fundit.

Po ashtu, sfida e integrimit mund të diktojë krijimin e ministrive të reja apo riformulimin e atyre ekzistuese. Shqipëria mund të ketë nevojë për një Ministri të Integrimit Europian me fuqi të plota koordinuese, një Ministri për Klimën dhe Energjisë sipas modelit të vendeve të BE-së, apo një strukturë të veçantë për Dixhitalizimin dhe Inovacionin, që lidhen drejtpërdrejt me kapituj të negociatave. Vetëm një qeveri teknokrate do ta kishte fleksibilitetin dhe vizionin për të rindërtuar “arkitekturën” e shtetit, pa u kufizuar nga interesat elektorale.

Në këtë kuptim, mandati i katërt i Edi Ramës nuk është një mandat për pushtet, por një mandat për histori. Ai duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: ose të mbajë të njëjtën skemë partiake, duke e kthyer integrimin në një premtim të pafund, ose të ndërtojë një kabinet të ri, të çliruar nga lidhjet e vjetra, të drejtuar nga teknokratë që do ta çojnë vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Në fund të fundit pyetja është e thjeshtë: A duam një qeveri që ruan pushtetin e brendshëm të Partisë Socialiste, apo një qeveri që siguron të ardhmen europiane të vendit? Nëse përgjigjja është e dyta, atëherë mandati i katërt duhet të jetë mandati i teknokratëve.

 

The post Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën first appeared on JavaNews.al.

Shkrumbohet një automjet në Gjirokastër

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë u nis grupi i shërbimit zjarrfikës dhe, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se automjeti, veturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët”, njoftoi policia lokale. Drejtuesi i […]

The post Shkrumbohet një automjet në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe mënyra e lehtë e jetës luksoze, që është bërë më e vështirë që të gjendet në vende të tjera. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe veçmas Dubai prej kohësh kanë mirëpritur njerëz […]

The post Pse milionerët dynden drejt Dubait? appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët gomisteria në Durrës, rrezikohen disa ndërtesa

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një gomisteri në zonën e Shkozetit, ditën e sotme në në Durrës, duke rrezikuar edhe disa banesa përreth vatrës. U raportua se për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Ndërsa një pjesë e […]

The post Përfshihet nga flakët gomisteria në Durrës, rrezikohen disa ndërtesa appeared first on BoldNews.al.

Modeli i republikës tonë

Nga Ilir Kalemaj Shkrimi i fundit i Ben Blushit e quante modelin e Shqipërisë një republikë tregtare, në një përpjekje për t’i dhënë një formë të pranueshme modelit shqiptar që në shumëçka më tepër të ngjason me një republikë bananesh të tipit të Amerikës së Jugut në vitet 60-të 70-të të shekullit të kaluar se […]

The post Modeli i republikës tonë appeared first on BoldNews.al.

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Kreu i PD-së Sali Berisha këtë të dielë ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video nga një deklaratë e mëhershme e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano, ku ky i fundit shprehet me tone kritike për lidhjet e Edi Ramës me elementë me precedentë penalë. Në video, e cila është shkëputur nga një emision […]

The post “I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para

Janë publikuar pamjet e para nga aksioni i përplasjeve me armë mes dy grabitësve dhe policisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Si pasojë e përplasjes, Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Lorenc Çali pasi bëri rezistencë për disa minuta, ra në prangat e policisë. Në pamje duken disa efektivë policie, […]

The post VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para appeared first on BoldNews.al.

Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas, të mbështetur nga Irani, gjuajtën municione thërrmuese drejt Izraelit. Televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga rebelët Huthi, raportoi për sulmet. Këto janë sulmet e para në Sana, që kontrollohet nga rebelët, […]

The post Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen appeared first on BoldNews.al.

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e kinematografisë, teksa aktori dhe regjisori i njohur Jerry Adler, ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeç. Lajmi i vdekjes u konfirmua nga familja dhe miku i tij Frank J. Reilly, i cili e përshkroi Adlerin si “aktorin e madh” dhe kujtoi se ai filloi të aktronte […]

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit

Teksa na ndajnë pak ditë nga ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, sinjale pozitive për formën e futbollistëve kanë ardhur nga Turqia për teknikun Sylvinho. Dyshja e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti, shënuan në fitoren 3-1 që Bodrumspori regjistroi kundër Sakaryasporit në javën e tretë të Kategorisë së Parë në Turqi. Qendërmbrojtësi shënoi golin e […]

The post VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit appeared first on BoldNews.al.

Zelensky: Ukraina nuk do ta humbasë luftën kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë të Ukrainës tha se shteti i tij “nuk do të humbë” luftën kundër Moskës, teksa forcat ruse po bëjnë përparime në fushëbetejë dhe në kohën kur po bëhen përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë. “Ukraina ende […]

The post Zelensky: Ukraina nuk do ta humbasë luftën kundër Rusisë appeared first on BoldNews.al.

❌