Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

By: Ela
15 July 2025 at 14:14

Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar i cili dyshohet se organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit brenda lokalit që administronte. Po ashtu, është proceduar penalisht edhe një 30-vjeçar që u kap duke luajtur baste në të njëjtin ambient. Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan një armë të ftohtë, një shumë parash të dyshuar si të përfituar […]

The post Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Industria e lojërave të fatit, Artan Hoxha tregon si funksionon skema që financoi fushatën zgjedhore: Janë 360 mln euro

2 July 2025 at 12:36

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se një nga financuesit kryesorë të fushatës kanë qenë paratë e pista që vijnë nga lojërat e fatit pasi kur u mbyllën me ligj kjo industri kaloi në dorën e krimit. Hoxha tregoi skemën si funksionon kjo industri dhe shtoi se buxhetit i shtetit ka humbur shumë dhe vazhdon të humbasë para duke mos e çuar deri në fund legalizimin e lojërave të fatit.

“16 mijë njerëz që ishin të siguruar në atë sistem ngelën të papunë. Një numër i madh pikash që paguanin, qira drita ujë dolën nga skema. Në atë kohë lojërat e fatit paguanin mesatarisht 60 milionë euro në vit taksa. Kanë kaluar 6 vjet, herë 6, i thonë 360 milionë euro që shteti shqiptar i ka humbur,. Mund të bëheshin shkollë, rrugë spitale, tunele. I ka humbur dhe i ka lënë në dorë të krimit. Industria e lojërave të aftit nuk ndalon. Vesi i kumarit është provuar gjithandej për ta ndaluar, nuk ka dhënë rezultat. E vetmja gjë është të vendosësh rregulla që kjo industri të shkaktojë sa më pak pasoja, ta bësh më të padukshëm për moshat e reja dhe të përfitosh sa më shumë. Shqipëria lejoi vetëm një kazino.
Kemi një elitë të pasurish që nuk duan të duken në Tiranë shkojnë në fundjavë në Selanik, Budva. Janë para që dalin nga Shqipëria, shkojnë atje.

🔊
Në këto 6 vjet ne minimalisht i hoqëm taksave të buxhetit 360 milionë euro. Gjatë kovidit pati rritje dhe xhiro në total është rritur me 2.5 herë. Që do të thotë shteti mund të merrte më tepër taksa, mund të ishin deklaruar shumë më tepër njerëz.
Që të funksionojë një pikë lojërash fati, apo sallon gjëja e parë që duhet të kesh është që të bashkëpunosh me policinë. Kjo industri është e para që korrupton agjencitë e zbatimit të ligjit, policinë, prokurorinë, agjencinë e shërbimit informativ. E kam ngritur zërin para zgjedhjeve, që me këto paratë do të ndikohet në zgjedhje. E dha efektin e saj, shumica e njerëzve që kanë qenë jashtë Shqipërisë dhe kanë pasur nevojë për para kesh janë mbuluar me këtë industri.
Kjo industri si funksionon?

Ka një kompani të rregullt të ligjshme, e cila ka qenë aktive para se të mbylleshin lojërat e fatit dhe ka mbrapa një grup kriminal i cili e ndihmon kompaninë e para që të mos preket nga rivalët dhe e dyta të mbledhë borxhet.

🔊
Masa që mori kryeministri, jo vetëm nuk e ndihmoi por krijoi një problematikë ia çoi këto të ardhur a botës së krimi. Industrinë e lojërave të fatit e ka bota e krimit. E kemi kriminalizuar dhe atë që ishte te lagjja, ai që merrte rrogën.
Kjo histori u bllokua menjëherë pas ngjarjes me Vis Martinajn dhe u rihap menjëherë pasi u zhduk Martinaj në 9 gusht të 2022. Menjëherë ka dalë kryeministri dhe ka folur për hapjen e kësaj industrie. Është kaluar ligji dhe nuk janë bërë aktet nënligjore. Dëgjoja ca deputetë të mazhorancës, e ngrenë zërin që do bënte namin. Duke mos u miratuar aktet nënligjore do të thotë që çdo ditë që nuk legalizohet paratë i shkojnë krimit. Humb buxheti, qytetarët.
Kemi një kompani legale, e cila pret të legalizohet dhe të marrë licencën. Ka një organizatë kriminale, nga ana tjetër policia që të mbulojë të vijnë lojtarët. Kjo është skema. Kur ishte fushata kanë financuar aktivitetet politike. Merr dhe ndonjë thërrime dhe opozita.

Në fushatë, një nga financuesit kryesorë kanë qenë paratë që vijnë nga industria e lojërave të fatit.”, tha Hoxha

The post Industria e lojërave të fatit, Artan Hoxha tregon si funksionon skema që financoi fushatën zgjedhore: Janë 360 mln euro appeared first on Sot News | Lajme.

Dikur Barcelona e shikoi si pasuesin e Messit, Ansu Fati firmos në Francë

By: armand
1 July 2025 at 16:34

Pas Paul Pogba, Monaco ka prezantuar afrimin më të ri. Klubi nga Principata ka gjetur marrëveshjen për të firmosur me Ansu Fatin. Sa i takon detajeve, bëhet fjalë për huazim për një sezon, me të drejtë blerje në fund të edicionit, për 11 milionë euro. “Mirësevjen Ansu Fati”– shkruan klubi. Ansu Fati do debutojë me […]

The post Dikur Barcelona e shikoi si pasuesin e Messit, Ansu Fati firmos në Francë appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës

By: S SH
1 July 2025 at 15:54

Ansu Fati është larguar nga Barcelona për t’u huazuar në kampionatin francez. Djaloshi i dalë nga akademia La Masia, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Monacos në Ligue 1.

Lajmi është bërë i ditur vetë nga klubi francez përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Ansu Fati do të jetë pjesë e Monacos sezonin e ardhshëm si i huazuar, ku në kontratë ekziston dhe opsioni i blerjes.

Në rast se sulmuesi 22-vjeçar bind me paraqitjet e tij në Francë, Monaco mund të aktivizojë opsionin e blerjes prej 11 milionë eurosh. Ansu Fati do të veshë fanellën me numrin 31 në Francë.

The post ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të transferohet tek Monaco

27 June 2025 at 23:31

Marc-Andre Ter Stegen mund të jetë emri i radhës i madh që i bashkohet Monacos këtë verë, pas Ansu Fati dhe Paul Pogba, mes pasigurive rreth të ardhmes së tij te Barcelona. 

Sipas raporteve, Ter Stegen është në bisedime me Monacon për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere. 

Si L’Equipe, ashtu edhe Mundo Deportivo, raportojnë se klubi nga Ligue 1 ka vendosur kontakte me portierin e Barcelonës, i cili mund të largohet nga ‘Camp Nou’ pas gati një dekade në radhët e kampionëve të La Ligës. 

Barcelona ka siguruar tashmë zëvendësuesin e Ter Stegen, duke nënshkruar me Joan Garcia nga rivalët e qytetit Espanyol për një shumë prej 25 milionë euro. 

Garcia pritet të jetë zgjedhja e parë nën drejtimin e Hansi Flick, ndërsa ish-portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, po konsiderohet si opsion rezervë. 

Shitja e portierit gjerman, i cili ka një pagë të lartë, do t’i ndihmonte Barcelonës të balancojë financat përpara sezonit të ri. 

Ndërkohë, Monaco është pranë nënshkrimit edhe me Ansu Fati, një tjetër lojtar i padëshiruar nga Barça, si dhe me Paul Pogba, teksa klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për titull, që mund të rivalizojë Paris Saint-Germain në garën për kampionatin francez. 

Nën drejtimin e trajnerit Adi Hütter, Monaco po përgatit një sulm agresiv drejt kreut të Ligue 1, dhe e sheh Ter Stegen si një përforcim madhor në projektin e tyre./Telegrafi/

The post Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të transferohet tek Monaco appeared first on Telegrafi.

Fanella me numrin 10 e Messit, dhurata speciale e Barcelonës për 18-vjetorin e Yamal

By: Besnik
27 June 2025 at 16:33

Lamine Yamal do të marrë fanellën legjendare të Barcelonës me numrin 10 si dhuratë e veçantë për ditëlindjen e tij të 18-të.

Yamal gjithmonë ka treguar respekt për mikun e tij të ngushtë, Ansu Fati, dhe nuk ka kërkuar ndonjëherë të tërheqë vëmendjen apo të ushtrojë presion për të veshur numrin 10, i cili ka një simbolikë të fortë në botën e futbollit dhe sidomos në historinë e Barcelonës.

Por tani situata ka ndryshuar: me largimin e afërt të Ansu Fati, i cili pritet të huazohet te Monaco, talenti i ri do të lërë numrin 19 dhe do të bëhet pronari i ri i fanellës legjendare me numrin 10.

Ndryshe nga sezoni 2023-2024, kur Barça preferoi të mos ia jepte numrin 10 Ansu Fatit gjatë huazimit të tij te Brighton, këtë herë klubi ka vendosur t’i besojë plotësisht Laminës.

“Mundo Deportivo” thekson se kjo zgjedhje do të ketë edhe ndikim ekonomik, me një rritje të pritshme në shitjet e fanellave të reja që do të dalin në shitje më 2 korrik.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në ditëlindjen e Lamine Yamal, më 13 korrik, një datë që përkon me fillimin e sezonit të ri.

Atë ditë, ai do të pozojë për herë të parë me fanellën me numrin 10, përpara familjes së tij.

Pas Maradonës, Ronaldinhos dhe Messit, tani është radha e Lamine Yamal të shkruajë historinë e tij me këtë fanellë të shenjtë.

Pas largimit të Lionel Messit, askush nuk dukej i përshtatshëm për të mbajtur këtë numër, por tashmë është gjetur futbollisti i duhur.

Lamine Yamal do të mbajë veshur fanellën me një peshë të madhe, pasi më parë e ka mbajtur legjenda argjentinase, i cili fitoi gjithçka me blaugranët.

Në anën tjetër, pritet largimi i Ansu Fatit drejt Monakos në ditët në vijim. Drejtuesit e klubit besojnë se fanella me emrin e Yamal dhe numrin 10 do të thyejë rekorde shitjesh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fanella me numrin 10 e Messit, dhurata speciale e Barcelonës për 18-vjetorin e Yamal appeared first on Euronews Albania.

E kryer, Ansu Fati vazhdon kontratën me Barcelonën, por bashkohet me Monacon

By: S SH
24 June 2025 at 22:44

Ansu Fati do t’i bashkohet AS Monacos, pasi marrëveshja është nënshkruar dhe zyrtarizuar, njofton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Marokeni po vjen nga një periudhë me pak minuta, ndërsa as huazimi te Brighton në vitin e shkuar nuk shkoi siç e mendoi.

“Ansu Fati te AS Monaco, e kryer! Është arritur marrëveshje që anësori i Barcelonës të kalojë te klubi francez me formë huazimi, me opsion blerjeje,” shkruan Romano.

Ai shton se plani për vizitat mjekësore është konfirmuar dhe Ansu do të udhëtojë nesër drejt Monacos, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve shëndetësore gjatë kësaj jave.

“Ansu ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën dhe më pas largohet në huazim”, përfundon gazetari.

Sipas raporteve, opsioni i blerjes është vendosur në rreth 11 milionë euro, me klauzola shtesë që mund të rritin shumën.

Ky lëvizje shënon fundin e kohës së Ansut te Barcelona, që do të zëvendësohet në skuadër nga Nico Williams.

🚨🇲🇨 Ansu Fati to AS Monaco, here we go! Deal in place for Barcelona winger to join the club on loan with buy option.

Plan for medical this week confirmed: Ansu will travel tomorrow and undergo medical later this week.

💙❤️ Ansu signs new deal at Barça and then leave on loan. pic.twitter.com/IC8GKa2IhO

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 24, 2025

The post E kryer, Ansu Fati vazhdon kontratën me Barcelonën, por bashkohet me Monacon appeared first on Albeu.com.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

22 June 2025 at 07:00

Dashi

Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë që të bëni një gabim. Nuk e keni për zakon të veproni në mënyrë racionale, pasi jeni shumë spontan për t’iu qëndruar rregullave të jetës. Mirëpo gjatë kësaj të diele duhet të sforcoheni disi. Nga ana tjetër kjo ditë do të jetë mjaft interesante sa i takon ndjenjave.

Demi

Asgjë nuk do të shkojë kundër vullnetit tuaj, por në këtë moment jeni shumë të tensionuar, pasi gjithçka është duke ndryshuar, si për sa i takon jetës private edhe asaj profesionale. Shumë gjëra mund t’iu dalin nga kontrolli. Kjo situatë do ju acarojë dhe do të ndjeni nevojën për konfirmime. Mos dyshoni për aftësitë tuaja, pasi nuk do i’u tradhtojnë kurrë.

Binjakët

Pritet që në punën tuaj të ketë një ndryshim. Duket sikur nuk ndiheni më rehat në të njëjtat kushte pune dhe kjo gjë ju shqetëson. Jeni një prej atyre shenjave që përshtateni kollaj me zhvillimet e reja. Por duket se “shumë është shumë” dhe doni të shkoni diku tjetër. Mirëpo këshillohet që të tregoheni disi të duruar, pasi momentalisht nuk do e keni të lehtë. Ka situata për të cilat nuk ju leverdis të vendosni për ndryshim.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive. Ky është një moment i mirë dhe i mbushur me shumë mundësi të cilat do ju lejojnë që të realizoni atë që dëshironi. Nëse dini të vlerësoni personat për vlerën e tyre të vërtetë, atëherë mund të krijoni lidhje të veçanta. Mund të prisni më shumë dhe të kërkoni më shumë nga jeta. Gëzime të vogla mund të sjellin zhvillime të mëdha.

Luani

Horoskopi i kësaj dite ju fton që të ruani qetësinë. Ndonjëherë është më mirë që të zbrisni poshtë, për tu ngjitur sa më lartë. Problemi është se krenaria juaj po lufton për të pranuar momentet kur duhet të ulni krye. Jenui një luan, ndaj është normale që të jeni kundër gjërave që iu imponohen. Por ka momente si këto, ku të lindurit e kësaj shenje do të jenë krenarë dhe të vendosur, ndaj pritni çdo mundësi. Ndërkohë mos u tregoni të paduruar, por mësoni të respektoni edhe kohën për të tjerët.

Virgjëresha

Deri më tani reflektorët kanë qenë të drejtuar për nga ju. Mërkuri dhe Neptuni, janë gjithnjë më aktiv, por këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që thuhet dhe shkruhet. Mos lejoni të kushtëzoheni nga gjykimet e të tjerëve. Merrni pak kohë për të reflektuar, pasi ka zgjedhje të cilat nuk iu bindin.

Peshorja

Horoskopi i kësaj të diele parashikon një shqetësim i cili do të reflektohet edhe në ditët në vijim. Ky shqetësim ka të bëjë me financat tuaja, të cilat do ju kushtëzojnë lidhur me një blerje. Bëni atë që dini të bëni më mirë, por mbajini parasysh situatat përreth. Megjithatë kjo nuk është dita e duhur për të bërë zgjedhje impulsive, për shkak se jeni konfuz.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ku më në fund do të jeni në qendër të vëmendjes. Edhe kalimi tranzit i Neptunit, do të rrisë kreativitetin tuaj dhe do ju japë ide të mira se si të përmirësoni bashkëpunimin në dashuri. Do të jeni më aktiv dhe dinamikë gjatë kësaj të diele dhe për këtë arsye, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Shigjetari

Edhe pse nuk janë ditë të lehta, mund të ndjeni nevojën për tu mbështetur tek dikush. Mund të bëhet fjalë për një koleg, një mik apo edhe një familjarë. Ekziston mundësia që të merrni leksione e vlerë. Nga një gabim apo eksperiencë, mund të nxirrni një mësim të rëndësishëm.

Bricjapi

Do të nisë rikuperimi për ju dhe një sukses është fare i afërt. Mund të keni qenë së fundmi në shoqërinë e një personi interesant dhe tashmë keni dëshirë që ti shijoni ndjenjat më lirshëm. Në punë është momenti kur prisni një përgjigje. Shumë prej jush e kanë nisur nga zero, ndaj duhet të bëjnë durim.

Ujori

Zhvillimet e ditëve të fundit, kanë sjellë një zhvillim revolucionar. Keni rinovuar disa anë të jetës suaj, por duhet të përshtateni me rrethanat, shkruan noa.al. Gjatë javëve në vijim mund të kushtëzoheni prej punës, gjë që do ju detyrojë që të rishihni disa sjelljet tuaja.

Peshqit

Keni disa planete që ju janë vënë kundër, por nga ana tjetër disa yje i keni në krahë. Shijoni momentet e këndshme të kësaj fundjave, pa u vënë në kërkim të arsyeve se pse disa gjëra nuk ecin siç duhet. Nëse jeni nervoz për shkak të gjërave që mund të ndodhin në orët në vijim, mundohuni që të merrni m shumë kohë për të rigjetur qetësinë dhe për tu përqendruar në takimet pozitive të cilat nuk do të mungojnë.

Vetëm një detaj ka mbetur për t’u zgjidhur para se Fati të largohet nga Barcelona

By: S SH
15 June 2025 at 23:42

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë përpara se të nënshkruajë me një sulmues të ri nga krahu i majtë këtë verë, dhe Ansu Fati është një nga kandidatët për t’u larguar.

I rritur në akademinë La Masia, Fati duket i destinuar të largohet nga kampionët e La Ligas pasi nuk është në planet e skuadrës, dhe në këtë fazë, një transferim në Francë duket si destinacioni më i mundshëm për të.

Në javët e fundit, Barcelona ka zhvilluar bisedime me Monacon për një marrëveshje që përfshin Fatin.

22-vjeçari pritet t’i bashkohet klubit të Ligue 1 në formë huazimi njëvjeçar me të drejtë blerjeje, një klauzolë që, nëse aktivohet, do t’i siguronte Barcelonës edhe një përqindje të konsiderueshme nga shitja e ardhshme e lojtarit.

Të gjitha palët shpresojnë që marrëveshja të mbyllet brenda fundit të muajit, por ende nuk ka siguri të plotë që kjo do të ndodhë.

Marrëveshja është thuajse e përfunduar, por sipas Mundo Deportivo, një detaj i rëndësishëm ende nuk është finalizuar.

Ky detaj lidhet me përqindjen e pagës së Ansu Fatit që Monaco do të mbulojë gjatë periudhës së huazimit.

Barcelona kërkon që 80 për qind e pagës të mbulohet nga klubi francez, ndërsa Monaco është e gatshme të marrë përsipër vetëm 40 për qind.

Edhe pse ky është një dallim i ndjeshëm, besohet se palët po punojnë për të gjetur një kompromis.

Largimi i Fatit do të ketë një ndikim të madh për Barcelonën, pasi ai aktualisht ka një pagë shumë të lartë.

Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse ka një fokus kaq të madh mbi pjesën që Monaco do të mbulojë gjatë huazimit.

The post Vetëm një detaj ka mbetur për t’u zgjidhur para se Fati të largohet nga Barcelona appeared first on Albeu.com.

Rifillojnë bisedimet, java e ardhshme vendimtare për Ansu Fati

By: S SH
15 June 2025 at 13:40

Ansu Fati është një nga futbollistët që mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje. Monaco është skuadra që ka interesim për spanjollin.

Klubet kanë rifilluar bisedimet mes tyre, me drejtuesit që shpresojnë të gjëjnë një marrëveshje mes tyre për shërbimet e talentit spanjoll.

Për shkak të kushteve financiare, bisedimet u ndalën, teksa tashmë gjithçka do të ridiksutohem mes palëve.

Nga oferta e parë, Monaco tashmë ka rritur ofertën dhe Barça me shumë gjasa do të pranojë një propozim të tillë.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të vendosur për të ardhmen e Ansu Fati.

Fillimisht mes tyre po diksutohet për një huazim 1 vjeçar me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit.

Gjithashtu në kontratë pritet të përfshihet edhe një klauzolë blerjeje prej 15 milionë eurosh.

The post Rifillojnë bisedimet, java e ardhshme vendimtare për Ansu Fati appeared first on Albeu.com.

Organizonin lojëra fati në lokal në Divjakë, në pranga pronari dhe punonjësi

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Policia e Divjakës zbuloi një lokal në fshatin Karavasta e Re, i cili ishte përshtatur me pajisje për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Chat” u arrestuan shtetasit A. Ç., 51 vjeç dhe E. Ç., 34 vjeç.

“Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njësi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. /j.p/

The post Organizonin lojëra fati në lokal në Divjakë, në pranga pronari dhe punonjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në pranga për lojëra fati: Arrestohen pronari dhe punonjësi i një lokali (Emrat)

14 June 2025 at 09:55

Në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, u godit një aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Gjatë një operacioni të koduar “Chat”, Policia arrestoi dy shtetas: Altin Çoku, 51 vjeç, pronar i lokalit, dhe Edmir Çela, 34 vjeç, i punësuar si kamerier.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të paregjistruar, u sekuestruan 7 kompjuterë dhe 3 celularë që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit online. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

The post Në pranga për lojëra fati: Arrestohen pronari dhe punonjësi i një lokali (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Barcelona refuzon ofertën e klubit të njohur evropian për transferimin e Ansu Fati

By: S SH
13 June 2025 at 18:17

Përpjekjet e klubit francez Monaco për të nënshkruar me Ansu Fatin kanë dështuar, pasi Barcelona po mban një qëndrim të palëkundur sa i përket kërkesave për pagën e tij.

Transferimi i Fatit tek Monaco ka kolapsuar pasi gjiganti katalanas ka refuzuar ofertën hapëse të klubit francez, ka raportuar Marca.

Oferta e Monacos ishte një marrëveshje huazimi pa e mbuluar pagën e plotë të sulmuesit spanjoll, paga aktuale e të cilit mbetet e lartë bazuar nga rinovimi i fundit i kontratës.

Barcelona e ka refuzuar këtë ofertë pasi klubi nuk është i gatshëm ta paguajë pagën e një lojtari teksa ai është në huazim diku tjetër.

Fati u rikthye tek Barcelona verën e kaluar pas një periudhe huazimi tek Brightoni, atje ku dështoi që të ketë ndonjë ndikim.

Për Barcelonën, ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/2025, duke përfshirë gjashtë paraqitje në La Liga dhe duke mos kontribuar në ndonjë gol të shënuar.

Me trajnerin Hansi Flick që e ka lënë atë jashtë për disa ndeshje me radhë, e ardhmja e Fatit në Kataloni mbetet e pasigurt.

The post Barcelona refuzon ofertën e klubit të njohur evropian për transferimin e Ansu Fati appeared first on Albeu.com.

Organizonin lojëra fati me makineta, arrestohen dy persona në Korçë

By: user 11
13 June 2025 at 09:23

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Korçë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme me anë të makinetave elektronike.

Gjatë ndërhyrjes, autoritetet sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë që shërbenin për këtë veprimtari. Lokali ku zhvillohej aktiviteti ishte dhënë me qira dhe përdorej si ambient për vendosjen e pajisjeve të lojërave të ndaluara me ligj.

Në pranga ranë Th. S., 53 vjeç, për vënien në dispozicion të lokalit dhe organizimin e aktivitetit të paligjshëm, si dhe M. Sh., 34 vjeç, i punësuar në këtë ambient. Ndërkohë, është shpallur në kërkim D. M., 50 vjeç, i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

The post Organizonin lojëra fati me makineta, arrestohen dy persona në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Durrës/ Organizonin lojëra fati në disa lokale, 3 të arrestuar, procedohen 7 persona

9 June 2025 at 14:07

Policia e Durrësit ka realizuar kontrolle të vazhdueshme në ambientë të ndryshme, teksa kanë zbuluar 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati, baste sportive.

Si rezultat, janë arrestuar tre persona, shtetasit A. N., 28 vjeç, E. K., 31 vjeç, E. K., 31 vjeç, të tre banues në Durrës.

Nga ana tjetër, janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona: A. T., 22 vjeç, G. K., 22 vjeç, L. R., 65 vjeç, B. S., 57 vjeç, K. L., 44 vjeç, O. B., 18 vjeç dhe E. K., 56 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Të gjithë të përfshirët u kapën në flagrancë në këto lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës/ Organizonin lojëra fati në disa lokale, 3 të arrestuar, procedohen 7 persona appeared first on Euronews Albania.

Lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë, arrestohet administratori i lokalit dhe dy klientët

By: Ardit
9 June 2025 at 12:24

Një ambient ku luheshin lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë është zbuluar nga Policia e Tiranës orët e fundit dhe goditur aktiviteti i paligjshëm në rrugën “Petro Nini Luarasi”. Operacioni “Rezultati” çoi në pranga 3 persona, administratori i lokalit dhe 2 klientë. Sekuestrohen 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë. “Si rezultat i […]

The post Lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë, arrestohet administratori i lokalit dhe dy klientët appeared first on BoldNews.al.

Lojëra fati të paligjshme, tre persona në pranga në Tiranë

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi” duke e kthyer në ambient ku luheshin lojëra fati me makineta dhe me celularë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, është finalizuar në Tiranë operacioni policor i koduar “Rezultati”, ndërsa janë arrestuar tre shtetas, administratori i lokalit dhe dy klientë.

Në njoftim thuhet se janë sekuestruar edhe 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë.

Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek inteligjenca policore, me objektiv goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. D., 21 vjeç, A. Z., 24 vjeç dhe Xh. Gj., 21 vjeç.

“Nga kontrollet në lokalin që administronte shtetasi M. D., u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive. Në lokal u kapën në flagrancë, duke luajtur, 2 të arrestuarit e tjerë”, cilësohet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

The post Lojëra fati të paligjshme, tre persona në pranga në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot është Dita e Arafatit, një nga ditët më të rëndësishme për pelegrinët e Haxhit

5 June 2025 at 10:36

Miliona myslimanë në mbarë botën të enjten po festojnë Ditën e Arafatit, një nga datat më të shenjta në kalendarin islamik.

Dita ka një rëndësi të madhe për pelegrinët në Haxh dhe besimtarët në mbarë botën.

Dita e Arafatit, e festuar në ditën e nëntë të Dhu al-Hixhxhes – muaji i fundit i kalendarit hënor islamik – konsiderohet kulmi i pelegrinazhit të Haxhit, përcjell Telegrafi.

Në këtë ditë, pelegrinët mblidhen në Rrafshnaltën e Arafatit pranë Mekës në Arabinë Saudite për t’u lutur, për të kërkuar falje dhe për të reflektuar mbi besimin e tyre.

Qëndrimi në Arafat, i njohur si Wuquf, është riti qendror i Haxhit.

Nga mesi i ditës deri në perëndim të diellit, pelegrinët mblidhen në Arafat, ku besohet se Profeti Muhamed ka mbajtur predikimin e tij të fundit.

Myslimanët që nuk janë në pelegrinazh gjithashtu festojnë Ditën e Arafatit me një rëndësi të veçantë.

Shumë zgjedhin të agjërojnë pasi Profeti Muhamed i inkurajoi jo-pelegrinët ta bëjnë këtë në këtë ditë.

Dita e Arafatit gjithashtu i paraprin Kurban Bajramit, i cili do të fillojë të nesërmen, të premten, më 6 qershor.

Myslimanët në mbarë botën e festojnë këtë rast me lutje të veçanta dhe sakrificën rituale të bagëtive, duke simbolizuar gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar të birin në bindje ndaj Zotit. /Telegrafi/

The post Sot është Dita e Arafatit, një nga ditët më të rëndësishme për pelegrinët e Haxhit appeared first on Telegrafi.

Pse rënia e Ansu Fatit duhet të jetë një mësim për Barcelonën dhe Lamine Yamalin

4 June 2025 at 20:52

Nëse thashethemet e fundit dalin të sakta, ylli i Barcelonës, Ansu Fati, mund të kalojë së shpejti në Monaco me huazim njëvjeçar.

Ka qenë e qartë prej kohësh se, pavarësisht dëshirës së Ansus për të siguruar një vend titullari te Barcelona, ai nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick.

Trajneri gjerman, gjatë sezonit të kaluar, i dha 22-vjeçarit mundësinë për t’u dëshmuar, por mesa duket, Ansu nuk e bindi, pasi gjatë sezonit 2024/25 u aktivizua shumë pak dhe pa ndikim.

Duke parë gjithçka që i ka ndodhur atij në karrierë, është e pabesueshme që Ansu është ende vetëm 22 vjeç dhe, teorikisht, katër deri në pesë vjet larg “pikut” të tij si futbollist.

 

🚨🔴⚪ AS Monaco and Barcelona are back in advanced talks for Ansu Fati after issues over the weekend.

Exclusive details: loan move, €12m buy option and huge sell-on clause included.

Final steps then deal to be sealed. pic.twitter.com/lJfFDSmdtx

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 3, 2025

Një yll adoleshent që magjepsi botën e futbollit

Në vitin 2019, Ansu u bë një sensacion i menjëhershëm. Me rekorde që thyenin njëri-tjetrin, ai u bë yll adoleshent pothuajse brenda natës.

Kur Messi u largua, tifozët e Barcelonës e panë Ansun si pasuesin e tij, por në retrospektivë, t’i jepej numri 10 kur ishte vetëm 18 vjeç ka rezultuar një “mallkim” më shumë sesa një nder.

Numri 10 legjendar ka qenë i veshur nga emra si Ronaldinho, Diego Maradona, Romario, Rivaldo dhe të tjerë. Të vendosësh të gjitha shpresat te një lojtar kaq i ri ishte një “autogol” nga ana e Barcelonës.

 

🚨 OFFICIAL: Ansu Fati has been given the number 10 shirt at Barcelona, replacing Leo Messi.

The legacy continues 🔵🔴 pic.twitter.com/tKuTDc8D3Z

— Rio Ferdinand Presents (@FIVEUK) September 1, 2021

Lëndimet dhe humbja e formës

Lëndimi i meniskut në nëntor 2020 e mbajti Ansun jashtë për nëntë muaj. Kur u rikthye, iu dorëzua numri 10 – por një trup që nuk mund t’i përballonte ngarkesat e futbollit elitar dhe presioni i madh bënë që Ansu të mbetej vazhdimisht i prirur ndaj dëmtimeve dhe larg formës së tij më të mirë.

As huazimi i tij te Brighton, ku shënoi 6 gola dhe dha 2 asistime në 33 ndeshje, nuk mund të quhej i suksesshëm. Loja e tij dukej e sforcuar dhe e ndryshme nga stili i tij natyral para dëmtimeve.

Tani, një lëvizje drejt Monacos po shihet si një mundësi për të rifituar besimin dhe formën.

Numri 10, nga Ansu te Yamal

Nëse ky huazim ndodh, është e mundur që Barcelona t’ia japë fanellën me numrin 10 Lamine Yamal-it, adoleshentit tjetër të klubit. Në moshën 17-vjeçare, ai është edhe më i ri sesa ishte Ansu kur mori përgjegjësinë e madhe.

Deri tani, Lamine i ka thyer të gjitha rekordet e Ansu, duke vendosur të rinj në kompeticionet evropiane dhe me Spanjën. Ai ka realizuar 18 gola dhe ka dhënë 25 asistime gjatë sezonit 2024/25.

Tani, Lamine shihet si lojtari kryesor i skuadrës, megjithëse kjo nuk është as çështja më e madhe për të.

 

🎖 Lamine Yamal’s LaLiga Records:

• Youngest Barça debutant in LaLiga: 15 years, 290 days (vs. Betis, 4-0)

• Youngest starter in LaLiga in the 21st century: 16 years, 38 days (vs. Cádiz, 2-0)

• Youngest assist provider in LaLiga: 16 years, 45 days (assist to Gavi vs.… pic.twitter.com/tGukbpMQAe

— Lamine Yamal Xtra (@Yamal_Xtra) May 27, 2025

Krahasimet me Messin dhe rreziku i tyre

Problemi real është krahasimi i vazhdueshëm me Lionel Messin. Vetëm sepse të dy janë majtakë, të dy mund të driblojnë lehtë dhe të dy janë të aftë si për të shënuar ashtu edhe për të asistuar, nuk do të thotë që Lamine është “Messi i ri”.

Legjenda e Messit u ndërtua pas vitesh me paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa në të njëjtën moshë, Messi kishte shënuar vetëm një gol dhe kishte luajtur nëntë ndeshje.

Lamine, ndërkohë, ka kaluar 100 ndeshje me ekipin e parë. Kjo është e jashtëzakonshme, por edhe shumë e rrezikshme.

 

‘Lamine Yamal can make history like Messi’ 🤩

Barcelona’s sporting director Deco has high hopes for the 17-year-old ✨ pic.twitter.com/Zhj11B4URG

— Match of the Day (@BBCMOTD) June 3, 2025

Rreziku i përsëritjes së gabimeve të së kaluarës

Shumë shpejt, te Barcelona mund të përsëriten të njëjtat gabime që u panë me Ansun dhe Pedrin, ku pritshmëritë u rritën tepër shpejt dhe shëndeti e qëndrueshmëria e lojtarëve u vunë në rrezik.

Përpara epokës Messi-Guardiola, edhe pse gjithmonë ka pasur ambicie për sukses, urgjenca e menjëhershme për rezultate nuk ishte kaq e madhe.

Tani, me këtë mentalitet, rrezikohet që klubet të nxitojnë shumë me të rinjtë dhe të vendosin precedentë të rrezikshëm.

Për momentin, Lamine Yamal është në një periudhë të artë, por mbetet për t’u parë si do ta përballojë presionin dhe si do të reagojë Barcelona kur kjo valë e formës së tij të fillojë të thyhet. /Telegrafi/ 

The post Pse rënia e Ansu Fatit duhet të jetë një mësim për Barcelonën dhe Lamine Yamalin appeared first on Telegrafi.

“Le ta provojnë fatin pastaj me fondet”/ Kryetari i LDK, Abdixhiku: Duhet të ngremë SPAK në Kosovë

30 May 2025 at 21:47

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku theksoi se shpërndarja e burimeve publike në Kosovë po ndikohet nga lidhjet familjare dhe klienteliste të zyrtarëve të pushtetit aktual. “Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët, por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve. Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas. Do ta bëjmë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur sërish alarmin për nivelin e korrupsionit në vend, duke propozuar krijimin e një institucioni të specializuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të ngjashëm me SPAK-un në Shqipëri.

Sipas Abdixhikut, një strukturë e tillë do të ishte mekanizmi i duhur për të adresuar abuzimin me fondet publike dhe për të garantuar llogaridhënie për të gjithë.

Propozimi i Abdixhikut u prit me ironi nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet. Deputetja Fitore Pacolli e quajti idenë të pavend, duke e krahasuar me propozime të mëhershme të LDK-së.

“Pas termocentralit me gaz, LDK tani po na ‘befason’ me SPAK-un. Pikërisht ata që tentuan të bllokojnë Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë, tani po flasin për drejtësi”, shkroi ajo. Megjithatë, është fakt se LDK-ja e kishte përkrahur themelimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë në votimin e parë parlamentar.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri u themelua në vitin 2019 si pjesë e reformës në drejtësi, me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në pak vite, SPAK ka ndërmarrë hetime ndaj figurave të larta politike, përfshirë ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

The post “Le ta provojnë fatin pastaj me fondet”/ Kryetari i LDK, Abdixhiku: Duhet të ngremë SPAK në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌