Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aktakuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

By: Ela
13 June 2025 at 20:15

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike. Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona. Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të […]

The post Aktakuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan appeared first on BoldNews.al.

Zjarri vdedekjeprurës në Koçan, 34 persona nën akuzë

By: user 5
13 June 2025 at 20:09

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.

Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona.

Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë.

Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.

Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan.

Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz.

Një ekip prokurorësh e ka hetuar të gjithë veprimtarinë e klubit që nga hapja e tij më 2012, tha Koçevski.

Sipas aktakuzës, pothuajse të gjitha rregullat për funksionimin e një klubi nate ishin shkelur.

Parregullsitë përfshinin shkeljen e rregullave kundër zjarrit, planeve të sigurisë, përfshirë mungesën e numrit të duhur të fikseve të zjarrit dhe daljeve emergjente, si dhe leje të falsifikuara, përfshirë lejet për ndërtim dhe rindërtim.

“Të gjithë ata [të akuzuarit] kishin pushtet dhe kompetenca ligjore për të parandaluar ose për të zvogëluar mundësinë e humbjes së jetës, por askush nuk e bëri një gjë të tillë”, tha prokurori publik.

“Mosrespektimi i qëllimshëm i procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuoi në pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe në pamundësinë për të parandaluar tragjedinë dhe për të shpëtuar jetën e 62 të rinjve”.

Ndërkaq, në një hetim të ndarë të udhëhequr nga prokurorët për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të enjten u arrestuan 13 policë dhe zyrtarë të tjerë.

Protestat e mbajtura çdo javë nga prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri kanë marr hov javët e fundit. Ata po kërkojnë përgjigje nga autoritetet se pse nuk i kanë përfshirë në hetime policët dhe zyrtarët aktualë./REL

The post Zjarri vdedekjeprurës në Koçan, 34 persona nën akuzë appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia me 62 viktima në Koçan/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 34 personave, mes tyre edhe ish-ministra dhe zyrtarë

13 June 2025 at 20:35

Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.

Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona. Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë. Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.

Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan. Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz.

 

Një ekip prokurorësh e ka hetuar të gjithë veprimtarinë e klubit që nga hapja e tij më 2012, tha Koçevski. Sipas aktakuzës, pothuajse të gjitha rregullat për funksionimin e një klubi nate ishin shkelur. Parregullsitë përfshinin shkeljen e rregullave kundër zjarrit, planeve të sigurisë, përfshirë mungesën e numrit të duhur të fikseve të zjarrit dhe daljeve emergjente, si dhe leje të falsifikuara, përfshirë lejet për ndërtim dhe rindërtim.

“Të gjithë ata [të akuzuarit] kishin pushtet dhe kompetenca ligjore për të parandaluar ose për të zvogëluar mundësinë e humbjes së jetës, por askush nuk e bëri një gjë të tillë”, tha prokurori publik.

“Mosrespektimi i qëllimshëm i procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuoi në pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe në pamundësinë për të parandaluar tragjedinë dhe për të shpëtuar jetën e 62 të rinjve”.

Ndërkaq, në një hetim të ndarë të udhëhequr nga prokurorët për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të enjten u arrestuan 13 policë dhe zyrtarë të tjerë. Protestat e mbajtura çdo javë nga prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri kanë marr hov javët e fundit. Ata po kërkojnë përgjigje nga autoritetet se pse nuk i kanë përfshirë në hetime policët dhe zyrtarët aktualë./ REL

The post Tragjedia me 62 viktima në Koçan/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 34 personave, mes tyre edhe ish-ministra dhe zyrtarë appeared first on Sot News | Lajme.

Mickoski thirrje prokurorisë: Tragjedia në Koçan duhet të hetohet plotësisht, duhet të ketë përgjegjës

By: M C
11 June 2025 at 19:19

Kryeministri Hristijan Mickoski i ka kërkuar Prokurorisë të vazhdojë hetimin për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj dhe mbi 200 u lënduan.

Pasi gjykata dje urdhëroi një paraburgim 30-ditor për Aleksandar Naçev, i cili konsiderohet pronari i vërtetë i Agjencisë së Sigurisë “Rubikon”, agjencia që ofroi siguri në diskotekë në natën fatale, Mickoski tha se Naçev mbajti një pozicion gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së në periudhën 2016-2017, por se që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

“E inkurajoj Prokurorinë që të vazhdojë hetimin. Nëse ka indikacione se persona të tjerë janë përgjegjës për këtë tragjedi të tmerrshme, ata duhet të nxirren para drejtësisë. Ne do të mbështesim çdo institucion që do të punojë për të hedhur dritë mbi rastin”, tha Mickoski.

Naçev dyshohet për krime të rënda që lidhen me rrezikimin e sigurisë publike. Prokuroria thekson se pavarësisht se nuk kishte një kontratë aktive për vitin 2025, ai siguroi lokalet përmes “Rubikon” pa përmbushur detyrimet e tij ligjore, pa një vlerësim sigurie, pa një plan sigurie dhe pa një plan evakuimi.

The post Mickoski thirrje prokurorisë: Tragjedia në Koçan duhet të hetohet plotësisht, duhet të ketë përgjegjës appeared first on Albeu.com.

Mbyllet faza e hetimeve për tragjedinë e Koçanit/ Të përfshirë mbi 60 persona, mes tyre edhe 4 ministra ekonomie

By: Re Nato
30 May 2025 at 17:22

Prokuroria e ka përfunduar hetimin për tragjedinë në klubin e natës “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 62 persona mes të cilëve 6 të mitur, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan.

Kryeprokurori Lupço Kocevski ka njoftuar se nuk dihet se sa do të jetë numri i të akuzuarve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që për disa të ndërpritet hetimi. Në 15 ditët e ardhshme, mbrojtja e të dyshuarve mund të dorëzojë prova të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Prokuroria, ndërsa pas kalimit të këtij afati do të ngrihen akuzat.

Harku kohor i hetimit, përfshin periudhën prej vitit 2012 kur është hapur diskoteka e deri në mëngjesi e 16 marsit të këtij viti, kur edhe ndodhi ngjarja tragjike.

Në këtë hetim, deri më tani janë të përfshirë 45 persona fizik dhe 3 juridik, mes të cilëve pronari joformal i diskotekës Dejan Jovanovski, pjesëtarët e stafit të sigurimit të objektit dhe dy anëtarë të grupit muzikor “DNK”, të cilët kane performuar naten e ngjarjes tragjike.

Persa i perket zyrtareve ne hetim u perfshine tre ish kryetarë të Komunës së Koçanit, duke përfshirë edhe kryetarin në kohën kur ndodhi tragjedia Lupço Papazov, katër ish ministra të Ekonomisë, konkretisht Kreshnik Bekteshi, Driton Kuçi, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini. Gjithashtu, drejtorët që kanë shërbyer në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Shaban Saliu, Adnan Xhaferovski, Bekim Maksuti dhe Xhevat Selami.

Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish drejtorët e Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski dhe Viktor Demerxhiev.

Nderkohe eshte duke vijuar edhe hetimi tjeter, i cili po zhvillohet në kuadër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku 14 zyrtarë policorë nga Shtipi e Koçani, dyshohet se kanë autorizim se diskoja e shkrumbuar “Pulse” i ka plotësuar kushtet ligjore për punë në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Në total, deri me tani nën hetim për tragjedinë e Koçanit janë 59 persona fizikë dhe 3 juridikë. Shumica e të dyshuarve, po ndiqen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 nga Kodi Penal, për çka parashihet dënim me burg prej së paku 3 vite dhe maksimalisht deri në 20 vite.

Prokuroria, gjithashtu një pjesë të dyshuarve po i ndjekë edhe për veprën penale “ryshfet”, me të cilën parashikohet dënim me burg deri në 10 vjet./abcnews.al

Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit

29 April 2025 at 15:17

Qindra qytetarë të Shkupit marshuan të hënën mbrëma për të kërkuar drejtësi dhe llogari për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën më 16 mars 2023. Protesta u organizua nga iniciativa qytetare “Kush është i radhës?”, e cila theksoi se kjo tragjedi, si dhe ngjarje të tjera të ngjashme, janë pasojë e korrupsionit të përhapur në vend.

Marshi i tyre nisi në sheshin qendror të Shkupit dhe kaloi përmes qytetit deri tek ndërtesa e Qeverisë, ku protestuesit kërkuan transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet për lejen e funksionimit të paligjshëm të klubit të natës në Koçan. Ata mbajtën pankarta që shprehnin revoltat e tyre, si “Sistemi është i radhës”, dhe brohoritën slogane të fuqishme si “Drejtësia për viktimat” dhe “Vrasës, vrasës”.

Zëdhënësja e iniciativës qytetare, Milena Janevska, kërkoi që të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë tragjedi, duke përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë të shtetit dhe ata që kanë mundësuar këtë situatë për vite me radhë.

Protesta, që përfundoi në mënyrë paqësore pas 16 minutash heshtje për të nderuar viktimat, bëri thirrje për një sistem më të drejtë dhe një qeverisje që t’u përgjigjet interesave të qytetarëve, jo të grupeve të caktuara politike.

The post Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedia me 62 viktima në Koçan, familjarët nisin marshimin në Shkup

29 April 2025 at 13:01

Këtë të martë familjarë të viktimave të tragjedisë së Koçanit kanë mbëjtur një marshim në nderim të të vdekurve.

Ky marshim ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.

Gazetarja Ferikan Iljazi  në një lidhje direkte nga Maqedonia e Veriut dha më tepër detaje rreth kësaj proteste që po zhvillohet atje.

“Që në orën 12 kanë nisur marshin e qetë familjarë të viktimave të Koçanit, por edhe qytetarë të tjerë të cilët kanë ardhur të shprehin mllefin e tyre ndaj tragjedisë. Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet dhe ndalesa e tyre e parë është para Prokurorisë Publike, e cila po heton se çfarë e ka shkaktuar ngjarjen dhe kush kanë qenë personat që kanë lejuar shkeljet e rregullave duke sjellë si pasojë atë zjarr i cili mori 62 jetë”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 62 personave dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedia me 62 viktima në Koçan, familjarët nisin marshimin në Shkup appeared first on Euronews Albania.

Tragjedia në Koçan/ Familjet e viktimave marshim proteste nesër në Shkup

28 April 2025 at 13:51

Familjet e viktimave nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marsh proteste më 29 prill 2025, duke filluar në orën 12:05.

Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.

Qëllimi i protestës është të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për vonesat dhe mangësitë në reagimin e autoriteteve.

Protestuesit kërkojnë një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që çoi në humbjen e jetëve të disa qytetarëve.

The post Tragjedia në Koçan/ Familjet e viktimave marshim proteste nesër në Shkup appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedia e Koçanit, ndërron jetë dhe një person tjetër

By: user 5
17 April 2025 at 16:06

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.

Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar.

“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

The post Tragjedia e Koçanit, ndërron jetë dhe një person tjetër appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia në Koçan! Ndalohen 2 ish-ministra të Ekonomisë, zgjerohet rrethi i personave nën hetim

By: D Marku
13 April 2025 at 09:30

Në lidhje me hetimet për tragjedinë e rëndë në Koçan më 16 mars, ku humbën jetën 61 persona, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë ndaluar disa ish-zyrtarë të lartë të lidhur me çështjen.

Midis të ndaluarve janë ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, që vijnë nga radhët e BDI-së, si dhe ministri aktual pa portofol, Shaban Saliu, i cili më parë ka drejtuar Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Mediat lokale raportojnë se lista e personave të përfshirë në hetime përfshin të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë që kanë mbajtur këtë post nga viti 2012 – kur diskoteka “Puls” mori licencën e parë për funksionim – e deri në vitin 2024, kur dyshohet se licenca u rinovua në mënyrë të parregullt përmes dokumentacioni të falsifikuar.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji, Driton Kuçi, ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se në banesën e tij është kryer një kontroll policor. Ai është shprehur se do të kthehet menjëherë në vend për të bashkëpunuar me drejtësinë. “Kam besim në drejtësinë dhe transparencën si rruga e vetme për të ecur përpara. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për t’u justifikuar, por për të kontribuar në zbardhjen e së vërtetës”, ka shkruar Kuçi.

Ndërkohë, janë ndaluar gjithashtu edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, ish-drejtorë të Inspektoratit të Tregut dhe inspektorë ndërtimi që kanë ushtruar funksione në komunën e Koçanit.

Prokuroria Publike ka dhënë një reagim të shkurtër, duke konfirmuar se është duke u zhvilluar një operacion për arrestimin e disa personave, me qëllim zgjerimin e hetimeve mbi zjarrin tragjik. Autoritetet njoftojnë se detaje të tjera do të bëhen publike sapo të përfundojnë veprimet hetimore në terren.

The post Tragjedia në Koçan! Ndalohen 2 ish-ministra të Ekonomisë, zgjerohet rrethi i personave nën hetim appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Koçan/ Mbahet marshim paqësor për viktimat e tragjedisë në disktotekën “Pulse”

5 April 2025 at 16:27

Prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri në diskotekën “Pulse” përmes një marshimi paqësor nën moton “Marshim për engjëjt” kërkuan drejtësi mes dhimbjeve dhe lotëve.

Marshimi paqësor nisi në qendrën tregtare, dhe prej aty në ndërtesën e komunës së Koçanit, komisariatin e policisë dhe në fund në gjykatën themelore dhe prokurorinë.

Të afërmit e pranishëm sollën edhe fotografi të të dashurve të tyre që humbën jetën në në tragjedinë e 16 marsit.

Të gjithë të dyshuarit akuzohen për shkaktimin e veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme për të cilat janë parashikuar dënime me burg nga 3 deri në 20 vjet, ndërsa një person, nga ana tjetër akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Bëhet fjalë për të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë i cili, në këmbim të parave ka mundësuar që diskoteka të punojë me licencë të falsifikuar.

Ditën e djeshme ndërroi jetë edhe viktima e 60-të e zjarrit, pasi autoritetet shëndetësore njoftuan se Aleksandar Karadakovski, i cili po trajtohej në Lituani, iu nënshtrua plagëve të tij.

Karadakovski ishte menaxher në diskotekën “Puls”, ku njëherësh punonte edhe si banakier, ndërsa pikërisht ai ishte një nga 34 personat e përfshirë në hetimin për shkaqet e zjarrit.

The post Tragjedia në Koçan/ Mbahet marshim paqësor për viktimat e tragjedisë në disktotekën “Pulse” appeared first on Sot News | Lajme.

Rëndohet bilanci i viktimave nga zjarri në klubin e natës në Koçan

By: redi
5 April 2025 at 11:00

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarri në një klub nate në Maqedoninë e Veriut. Një ditë më parë se një viktimë e plagosur rëndë nga djegia vdiq gjatë trajtimit në Lituani, duke e çuar në 60 numrin e viktimave nga zjarri. “Fatkeqësisht, sot në mëngjes mora lajmin e keq se një pacient, i cili ishte në mesin e katër të lënduarve më në gjendje kritike, ka ndërruar jetë”, tha një ditë më parë…

Source

Tragjedia në Koçan, ndërron jetë një nga të plagosurit

By: user 5
5 April 2025 at 09:46

Numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate në Maqedoninë e Veriut muajin e kaluar është rritur në 60 pasi një i plagosur rëndë nga djegia vdiq gjatë trajtimit në Lituani.

“Fatkeqësisht, në mëngjes mora lajmin e keq se një pacient, i cili ishte në mesin e katër të lënduarve më në gjendje kritike, ka ndërruar jetë”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari.

Pacienti kishte pësuar djegie duke mbuluar gati 40% të trupit të tij dhe vdiq pasi zhvilloi një infeksion dhe kishte përjetuar dështim të veshkave, sipas Taravarit.

Zjarri më 16 mars i cili vrau kryesisht të rinj të argëtuar dhe la gati 200 njerëz të plagosur shpërtheu kur një fishekzjarr dekorativ shkaktoi një zjarr në një lokal nate në qytetin lindor të Koçanit.

Të plagosurit në gjendje më të rëndë janë transportuar në spitale në disa vende evropiane, me ndihmën e ofruar nga BE.

Klubi i natës Pulse u zbulua më vonë nga autoritetet se kishte shkelje të shumta të sigurisë dhe licencimit.

Tridhjetë e katër persona janë në paraburgim për zjarrin, duke përfshirë një ish-ministër të financave dhe shtatë oficerë të lartë policie. Prokurori i shtetit Ljupço Kocevski tha se të dyshuarit po hetoheshin për vepra që parashikojnë dënime deri në 20 vjet burg, nëse shpallen fajtorë.

Autoritetet në vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor me rreth 1.8 milionë banorë thanë muajin e kaluar se kishin mbyllur dhjetëra klube nate dhe vende argëtimi pas zjarrit.

Disa protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin si dhe në Greqinë fqinje, me demonstruesit që bëjnë thirrje për drejtësi për vdekjet.

Muajin e kaluar, kryeministri konservator Hristijan Mickoski pranoi zemërimin e publikut, por tha se kundërshtarët e tij ishin “shkaba politike” që kërkonin të dobësonin qeverinë.

The post Tragjedia në Koçan, ndërron jetë një nga të plagosurit appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia në Koçan/ Shkon në 60-të numri i viktimave, ndërron jetë banakieri i diskotekës ‘Pulse’

4 April 2025 at 18:59

Numri i viktimave nga zjarri tragjik që përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan ka arritur në 60. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërroi jetë Aleksandar Karadakovski, i cili prej gati tre javësh luftonte për jetën në një klinikë të specializuar në Lituani. Pavarësisht trajtimit intensiv, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë nga ngjarja.

Karadakovski punonte si banakier në diskotekë, por nga klientët njihej edhe si menaxheri i saj. Ai ishte një nga 34 personat nën hetim nga Prokuroria lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë, pasi diskoteka rezultoi se funksiononte pa licencë të vlefshme dhe pa përmbushur kushtet teknike për mbrojtjen kundër zjarrit. Po ashtu, në ambientet e saj ishin lejuar të hyjnë të mitur, një shkelje serioze e ligjit.

Sipas hetimeve, zjarri shpërtheu me shpejtësi pas ndezjes së fishekzjarrëve gjatë performancës së grupit muzikor ADN, ndërsa struktura e dobët dhe materialet lehtësisht të djegshme të objektit kontribuan në përhapjen fatale të flakëve.

Autopsitë kanë konfirmuar se shumica e viktimave kanë humbur jetën nga asfiksia e shkaktuar nga monoksidi i karbonit, ndërsa në tre raste janë evidentuar fraktura të brinjëve të shkaktuara nga shtypja e turmës gjatë përpjekjeve për të dalë nga godina në panik.

Mjekësia Ligjore pritet të përfundojë edhe analizat toksikologjike për të përcaktuar substancat e pranishme në gjakun e viktimave, ndërkohë që hetimet mbi përgjegjësitë dhe shkeljet vazhdojnë intensivisht.

The post Tragjedia në Koçan/ Shkon në 60-të numri i viktimave, ndërron jetë banakieri i diskotekës ‘Pulse’ appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedia në Koçan/ Humb jetën në spital një nga të plagosurit, shkon në 60 numri i viktimave

By: Ela
4 April 2025 at 18:33

Numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate në Maqedoninë e Veriut muajin e kaluar është rritur në 60 pasi një i plagosur rëndë nga djegia vdiq gjatë trajtimit në Lituani. “Fatkeqësisht, sot në mëngjes mora lajmin e keq se një pacient, i cili ishte në mesin e katër të lënduarve më në […]

The post Tragjedia në Koçan/ Humb jetën në spital një nga të plagosurit, shkon në 60 numri i viktimave appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Koçan, shkon në 60 numri i viktimave

By: user 8
4 April 2025 at 19:55

Tragjedia e Koçanit ka marrë edhe një tjetër jetë. Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu diskotekën “Pulse” është rritur në 60. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Aleksandar Karadakovski ka ndërruar jetë, pas një periudhe të gjatë lufte për jetën. Ai, edhe pse ishte duke u trajtuar në Lituani për një kujdes më të specializuar, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga zjarri.

Karadakovski, i cili ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse” dhe njihej nga klientët si menaxher i saj, ka qenë njëri nga 34 të dyshuarit që po hetohen nga Prokuroria për përgjegjësitë që kanë çuar në këtë tragjedi. Diskoteka kishte funksionuar pa një licencë të vlefshme dhe pa përmbushur kushtet minimale për mbrojtjen kundër zjarrit. Po ashtu, brenda objektit ishin lejuar të mitur, një shkelje e rreptë ligjore. Mosrespektimi i kushteve teknike ka bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi, duke u shkaktuar shumë viktima nga fishekzjarrët e ndezura gjatë performancës së grupit muzikor ADN.

Sipas autopsive, shkaku i vdekjes së viktimave ka qenë mbytja nga monoksidi i karbonit, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit. Po ashtu, gjatë hetimeve janë konstatuar thyerje të brinjëve tek tre viktima, të cilat janë shkaktuar nga shtypja e turmës gjatë tentativës për të dalë nga diskoteka. Mjekësia Ligjore po vazhdon me analizat toksikologjike për të identifikuar të gjitha substancat që mund të kenë qenë në gjakun e viktimave, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

The post Tragjedia në Koçan, shkon në 60 numri i viktimave appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia e Koçanit merr edhe një viktimë/ Shkon në 60 numri i të vdekurve nga zjarri në diskotekën ‘Pulse”

By: Re Nato
4 April 2025 at 18:24

Tragjedia e Koçanit mori edhe një jetë. Numri i viktimave nga zjarri që perfshiu diskotekën “Pulse” shkoi në 60. Ne oret e para te mengjesit te se premtes ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili pavarësisht se ndodhej jashtë vendit, ne Lituani, për kurim më specializuar nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Ai luftoi per jeten per gati tre jave, edhe pse gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka qenë në gjendje kritike. Aleksandar Karadakoski ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse”, edhe pse per klientetet e diskotekes njihej edhe si menaxheri i saj.

Karadakoski, ishte në mesin e 34 të dyshuarve të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për përgjegjësië e tragjedisë pasi klubi ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe pa i përmbushur kushtet minimale teknike për mbrojtjen kundër zjarrit. Gjithashtu, brenda objektit janë lejuar të futen dhe të mitur, e cila është rreptësishtë e ndaluar me ligj.

Mospermbushja e kushteve teknike ka bere që diskoteka të digjet me lehtësi dhe shpejtësi nga fishekzjarrët që janë ndezur gjatë performancës së grupit muzikor ADN. S

Sipas autopsive, arsyeja e vdekjes së viktimave është mbytja nga monoksidi i karbonit, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.

Gjatë autopsisë, tek tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka.

Mjekësia Ligjore do të vazhdojë me kryerjen e analizave toksikologjike, me qëllim të konstatimit të gjitha substancave në gjakun e viktimave, ndersa hetimet vijojne./abcnews.al

Vdes një nga të plagosurit nga zjarri në Koçan, ministri Taravari jep lajmin e keq

By: Besnik
4 April 2025 at 18:15

Numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate në Maqedoninë e Veriut muajin e kaluar është rritur në 60 pasi një i plagosur rëndë nga djegia vdiq gjatë trajtimit në Lituani.

“Fatkeqësisht, sot në mëngjes mora lajmin e keq se një pacient, i cili ishte në mesin e katër të lënduarve më në gjendje kritike, ka ndërruar jetë”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari.

Pacienti kishte pësuar djegie duke mbuluar gati 40% të trupit të tij dhe vdiq pasi zhvilloi një infeksion dhe kishte përjetuar dështim të veshkave, sipas Taravarit.

Zjarri më 16 mars i cili vrau kryesisht të rinj të argëtuar dhe la gati 200 njerëz të plagosur shpërtheu kur një fishekzjarr dekorativ shkaktoi një zjarr në një lokal nate në qytetin lindor të Koçanit.

Të plagosurit në gjendje më të rëndë janë transportuar në spitale në disa vende evropiane, me ndihmën e ofruar nga BE.

Klubi i natës Pulse u zbulua më vonë nga autoritetet se kishte shkelje të shumta të sigurisë dhe licencimit.

Tridhjetë e katër persona janë në paraburgim për zjarrin, duke përfshirë një ish-ministër të financave dhe shtatë oficerë të lartë policie. Prokurori i shtetit Ljupço Kocevski tha se të dyshuarit po hetoheshin për vepra që parashikojnë dënime deri në 20 vjet burg, nëse shpallen fajtorë.

Autoritetet në vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor me rreth 1.8 milionë banorë thanë muajin e kaluar se kishin mbyllur dhjetëra klube nate dhe vende argëtimi pas zjarrit.

Disa protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin si dhe në Greqinë fqinje, me demonstruesit që bëjnë thirrje për drejtësi për vdekjet.

Muajin e kaluar, kryeministri konservator Hristijan Mickoski pranoi zemërimin e publikut, por tha se kundërshtarët e tij ishin “shkaba politike” që kërkonin të dobësonin qeverinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vdes një nga të plagosurit nga zjarri në Koçan, ministri Taravari jep lajmin e keq appeared first on Euronews Albania.

MPB: Gjendet drogë në Koçan, arrestohen katër persona

29 March 2025 at 20:50

Dje rreth orës 15:00 policia ka arrestuar O.S. (18) nga Kumanova, M.A.(54) nga Koçani, E.M.(25) nga Vinica, Xh.A. (34) nga Vinica dhe S.M. (38) nga Koçani. Ata u gjetën në automjetin e pasagjerëve Mercedes me targa të Vinicës, në pronësi të Xh.A. nga Vinica, dhe gjatë bastisjes tek ata, te S.M. u gjet dhe u sekuestrua një materie pluhur ngjyrë kafe dhe marihuanë.

Siç njoftoi sot MPB, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje edhe në banesën e tij, gjatë së cilës u gjet dhe sekuestrua një peshore dixhitale dhe sende të tjera që dyshohet se rrjedhin nga vepra penale.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, siç thuhet, do të dorëzohet raport përkatës.

The post MPB: Gjendet drogë në Koçan, arrestohen katër persona appeared first on Telegrafi.

Tragjedia në Koçan! Gjendja e të lënduarve paraqitet e stabilizuar, 5 pacientë kthehen në vend

By: Oldi
27 March 2025 at 12:42

Pesë pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët u trajtuan jashtë vendit, janë kthyer në atdhe. Njëri prej tyre ka marrë trajtim në Greqi, ndërsa katër të tjerë në Spanjë. “Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore në këto dy shtete, për çka i shprehim falënderimet tona. Shtabi […]

The post Tragjedia në Koçan! Gjendja e të lënduarve paraqitet e stabilizuar, 5 pacientë kthehen në vend appeared first on BoldNews.al.

❌
❌