Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Irani njofton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-në

2 July 2025 at 09:56

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi të mërkurën se Irani do të pezullojë bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të Kombeve të Bashkuara, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), njoftuan mediat shtetërore iraniane.

Projektligji me titullin “Pezullimi i bashkëpunimit të Republikës Islamike me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me një kërkesë dy-urgjence” u paraqit në parlament muajin e kaluar dhe synon ndërprerjen e bashkëpunimit me IAEA për shkak të shqetësimeve për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria iraniane thekson se “shkeljet e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial nga regjimi sionist dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe sulmet ndaj objekteve bërthamore paqësore, kanë vënë në rrezik interesat supreme të Iranit.” Bazuar në Nenit 60 të Konventës së Vjenës të vitit 1969 për Traktatet, Irani do të ndalojë çdo bashkëpunim me IAEA, derisa të përmbushen kushte të caktuara, përfshirë sigurimin e objekteve dhe shkencëtarëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, shtoi se siguria e inspektorëve të IAEA nuk mund të garantohet, veçanërisht pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj uzinave bërthamore iraniane gjatë ditëve të fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani njofton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-në appeared first on Euronews Albania.

“Burgjet” dhe “Caritas”, bashkëpunim për riintegrimin e të miturve

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Klevis Qose zhvilloi sot një takim me Juljana Reson, drejtoreshë e Caritas-it shqiptar, ku firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Caritas-it.

Qose u shpreh se kjo marrëveshje rikonfirmon partneritetin e qëndrueshëm dhe të frytshëm ndër vite në sistemin penitenciar.

Të dyja palët riafirmuan rëndësinë e një bashkëpunimi të strukturuar dhe afatgjatë, veçanërisht në IEVP Pojskë dhe IEVP e të miturve në Kavajë, ku Caritas-i shqiptar ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në mbështetjen, edukimin dhe riintegrimin social të të dënuarve.

Sipas Qoses, Reso vlerësoi praninë e gjatë dhe të qëndrueshme të Caritas-it në këto institucione dhe shprehu gatishmërinë për ta ngritur këtë partneritet në një nivel të ri, përmes projekteve të përbashkëta që përfshijnë mbështetje me resurse humane dhe financiare.

“Ky bashkëpunim pasqyron një angazhim të përbashkët për të ndërtuar politika sociale më efektive në sistemin penitenciar, me fokus te rehabilitimi dhe integrimi i të dënuarve”, u shpreh Qose.

Drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Klevis Qose takim me Juljana Reso, Drejtore...
1 nga 7

/e.i//r.e//a.f/

The post “Burgjet” dhe “Caritas”, bashkëpunim për riintegrimin e të miturve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria dhe Ukraina bashkëpunim në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen, Gjurmimin dhe Menaxhimin e Pasurive që Rrjedhin nga Korrupsioni dhe Krime të Tjera (ARMA) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë, ku të dy vendet morën pjesë në Forumin IV Ligjor BE-Partneriteti Lindor, nga Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, dhe Olena Duma, Drejtoreshë e ARMA-s, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një platforme të përbashkët për rritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera me ndikim ekonomik.

Dokumenti parashikon bashkëpunim në fusha si: shkëmbimi i praktikave më të mira për menaxhimin dhe ripërdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara; organizimi i seminareve, webinareve dhe forumeve të përbashkëta; krijimi i grupeve të përbashkëta pune dhe projekteve kërkimore; zhvillimi i marrëdhënieve me organizata ndërkombëtare.

Në deklaratën e saj, Xhaja theksoi se “kjo marrëveshje shënon jo vetëm një bashkëpunim teknik, por edhe një angazhim të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në dobi të publikut.”

Nga ana e saj, Duma vlerësoi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit institucional: “Partneritetet si ky janë thelbësore për të siguruar një qasje të koordinuar dhe efektive ndaj pasurive të paligjshme në nivel ndërkombëtar.”

Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe do të shërbejë si bazë për shkëmbim informacioni dhe zhvillimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta për periudhën në vazhdim.

/a.f/

The post Shqipëria dhe Ukraina bashkëpunim në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shpëtuam turistët falë bashkëpunimit…”/ Veliera pësoi defekt në ujërat shqiptare, reagon Ministria e Mbrojtjes

25 May 2025 at 22:00

Pësoi defekt në motor dhe mbeti në det të hapur, rreth 5 milje larg Gjirit të Gramës, një velierë me dy shtetas të huaj një gjerman dhe një zviceran.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit ndërinstitucional mes Policisë Kufitare, Forcave Detare dhe Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, ekuipazhi arriti të riparojë motorin dhe të shoqërohej në mënyrë të sigurt drejt Gjirit të Porto Palermos. Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë ditës së sotme, në orën 11:55, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) u njoftua nga autoritetet greke (JJRC PIRE) për një incident në ujërat territoriale shqiptare, ku një veliere me dy shtetas të huaj në bord – një gjerman dhe një zviceran – kishte pësuar defekt në motor dhe kishte mbetur në det të hapur, në pozicionin rreth 5 milje larg Gjirit të Gramës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti i Policisë Kufitare të Stacionit Dhërmi dhe anija patrulluese P133 LISUS e Forcës Detare. Njëkohësisht, patrulla tokësore e Policisë Kufitare mbajti nën vëzhgim vizual velieren nga bregu.

Falë koordinimit të strukturave operacionale dhe pavarësisht dallgëve të detit, situata u menaxhua me efikasitet. Ekuipazhi i velierës “INRESCENT” arriti të rivinte në funksion motorin, dhe nën mbikëqyrjen e mjeteve detare shqiptare, mjeti lundrues u shoqërua në mënyrë të sigurt drejt Gjirit të Porto Palermos, ku do të vijohen procedurat përkatëse.

Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ky operacion është shembull i bashkëpunimit efektiv ndërinstitucional mes Policisë Kufitare, Rojës Bregdetare dhe Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, në garantimin e sigurisë në hapësirën detare shqiptare.

The post “Shpëtuam turistët falë bashkëpunimit…”/ Veliera pësoi defekt në ujërat shqiptare, reagon Ministria e Mbrojtjes appeared first on Sot News | Lajme.

Marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit Filozofik të Prishtinës dhe QKLL-së

24 April 2025 at 15:32

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Fakulteti Filozofik i Prishtinës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi e cila pritet të thellojë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e librit dhe kulturës.

KosovaPress bën të ditur se, në kuadër të këtij bashkëpunimi, QKLL dhuroi 67 tituj të rinj për bibliotekën e Fakultetit Filozofik, si një shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje me rastin e 65-vjetorit të këtij fakulteti.

Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i cili tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në fushën e dijës, artit dhe kulturës.

“Ne do të jemi në hapat e duhur. Ne do të jemi në ritmin e duhur dhe do të mbështesim çdo projekt që do të çojë më tej këtë vëllazëri dhe këtë unitet tonin të përbashkët në fushën e dijës, arsimit, artit dhe kulturës”, theksoi Malaj.

Drejtorja e Qendrës së Librit dhe Leximit në Shqipëri, Alda Bardhyli, tha se është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë në fushën e librit dhe kulturës.

“Ky është një fakultet që ka lidhje me mendimin dhe shoqëritë tona kanë nevojë për mendimin. Çdo nismë që ka në thelbin e saj mendimin, ndërgjegjësimin dhe pranimin sa më shumë në diskursin publik të intelektualëve, është e bukur dhe nevojshme. Uroj të ketë sa më shumë lexues për këto libra dhe të pasurohet kjo bibliotekë”, tha Alda Bardhyli.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit Filozofik, Bekim Baliqi, u shpreh mirënjohës për dhurimin e titujve të librave për fakultetin që ai udhëheq.

“Dhuratë më e mirë sesa libri nuk mund të ketë një fakultet si për studentë dhe për staf e të gjithë ne. Ne jemi shumë mirënjohës”, shtoi ai.

Mes tjerash u tha se ky bashkëpunim është vetëm fillimi sa i përket projekteve dhe aktivitete të përbashkëta në vazhdim në çdo aspekt të punës me librin. /j.p/

The post Marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit Filozofik të Prishtinës dhe QKLL-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe “Trepçës” dakordohen për bashkëpunim në projekte zhvillimore

16 April 2025 at 14:32

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” (UIBM) në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, prof.asoc.dr. Faruk Ahmeti, sot kanë pritur në takim një delegacion nga kompania “Trepça”, të udhëhequr nga u.d. kryeshefi, Faton Ahmeti.

Në këtë takim është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet UIBM dhe “Trepçës” në fusha me interes për të dyja palët, shkruan Telegrafi.

“Rektorja Deva, shprehu gatishmërinë për të mbështetur ‘Trepçën’ në fushën profesionale me ekspertë dhe kërkime shkencore. Gjithashtu ajo potencoi rëndësinë e përfshirjes së kuadrove me përvojë që mund të ndihmojnë jashtëzakonisht projektet zhvillimore të kësaj kompanie”, thuhet në njoftim.

U.d. kryeshefi i “Trepçës”, Faton Ahmeti, ka vlerësuar se bashkëpunimi i mirë me UIBM ka nevojë të intensifikohet.

“Ai ka falënderuar rektoren për mbështetjen dhe gatishmërinë për t’u përfshirë në projekte zhvillimore, ku padyshim se do të mund të përfitonin edhe studentët për pjesën praktike”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

The post Drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe “Trepçës” dakordohen për bashkëpunim në projekte zhvillimore appeared first on Telegrafi.

Policia e Shtetit dhe Meta intensifikojnë bashkëpunimin kundër krimit kibernetik

By: fra nc
15 April 2025 at 16:29

Policia e Shtetit dhe përfaqësues të kompanisë Meta Platforms INC. kanë zhvilluar një takim për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë kibernetike, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit kibernetik dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme përfaqësuesit e kompanisë Meta, Kateryna Kruk, Drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore, dhe Birger Witt, Menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Europën Qëndrore dhe Lindore. Në këtë takim morën pjesë edhe drejtues të tjerë nga Policia e Shtetit, si Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe Drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike, Ervina Gjana.

Takimi u përqendrua në adresimin e sfidave që hasen në platformat sociale të administruara nga Meta, veçanërisht ato që lidhen me krimin kibernetik dhe mbrojtjen e të miturve. Diskutimet u fokusuan në krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimeve dhe menaxhimin e rreziqeve online.

Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit falënderuan Meta-n për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan gatishmërinë për intensifikimin e këtij partneriteti, veçanërisht në rastet emergjente që prekin sigurinë e të miturve në platforma digjitale.

“Ky takim theksoi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një hapësire digjitale më të sigurt dhe për një proces hetimor më efikas në luftën kundër krimit kibernetik”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Policia e Shtetit dhe Meta intensifikojnë bashkëpunimin kundër krimit kibernetik appeared first on Euronews Albania.

FSHF nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit për rritjen e arbitrimit

By: V K
3 April 2025 at 11:57

Federata e Futbollit dhe Federata e Basketbollit, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim promovimin, zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së arbitrimit në të dyja sportet, përkatësisht futbollit dhe basketbollit.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, synohet shkëmbimi i përvojave, praktikave të mira dhe gjetja e burimeve për të arritur rezultate më pozitive, si dhe për të rritur nivelin e profesionalizmit të arbitrave.

Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilësoi këtë marrëveshje bashkëpunimi shumë të rëndësishme dhe falënderoi Presidentin Ponari për gatishmërinë e tij.

Presidenti Duka, u shpreh i sigurt se kjo marrëveshje do t’i shërbejë të dyja federatave për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe për të bërë akoma më shumë, për dy sportet më të rëndësishme në Shqipëri.

“Jemi në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme për arbitrimin, bashkë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari, të cilin e falënderoj dhe i uroj mirëseardhje. Gjithashtu, e falënderoj për gatishmërinë e tij për këtë marrëveshje. Dy sportet tona, futbolli dhe basketbolli, për mua më të rëndësishmet në vendin tonë, janë sporte të ngjashme sepse janë sporte kolektive dhe kanë elementë që mund t’i bashkojnë. Nëpërmjet këtij memorandumi ne do të bëjmë seminare dhe përgatitje të përbashkëta për arbitrat gjatë dy viteve të ardhshme.

Unë jam i sigurt që kjo marrëveshje do t’i shërbejë të dyja federatave dhe të dyja sporteve për shkëmbimin e eksperiencave më të mira që kanë Federata e Basketbollit dhe Federata e Futbollit. Së bashku do të bëjmë akoma më shumë. Një pikë shumë e rëndësishme e marrëveshjes është aktivizimi i arbitrave vajza dhe gra, si në futboll ashtu edhe në basketboll, mënyra se si duhet t’u qasemi atyre, kushtet që duhet të krijojmë dhe ndihma e tyre për zhvillimin e arbitrimit dhe gjithë sportit të basketbollit e futbollit.

Duke falënderuar edhe një herë Presidentin Ponari, uroj që të kemi një bashkëpunim sa më të mirë dhe të mos ndalemi vetëm në fushën e arbitrimit, por edhe në çdo aspekt tjetër ku kemi interesa të përbashkëta për zhvillimin e futbollit dhe basketbollit në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare”, – tha Presidenti Duka.

Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, e cilësoi këtë marrëveshje si historike dhe shumë të rëndësishme, pasi do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arbitrimit.

Gjithashtu, ai falenderoi Presidentin Duka për gjithçka ka bërë për sportin në Shqipëri.

“Faleminderit, President Duka! Për mua është një ditë e veçantë, ndoshta dhe historike, sepse për herë të parë dy federata nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët. Një marrëveshje që do t’i shërbejë bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe ndërtimit të një programi e strategjie për edukimin dhe rritjen e nivelit të cilësisë. Vajza dhe djemtë që ushtrojnë këtë profesion do të kenë mundësinë të pasqyrojnë dhe tregojnë nivelin e lartë të arbitrimit, sepse ata janë në të vërtetë njerëzit që përfaqësojnë federatat dhe janë dinjitozë, si në fushat e blerta ashtu edhe në pallatet e sportit.

Do të punojmë për të larguar konceptin e gabuar që arbitrat janë fajtorët e humbjeve. Do të luftojmë që kjo frymë të largohet dhe arbitrimi të marrë peshën dhe rolin që ka për të pasqyruar denjësisht aktivitetet dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Edhe njëherë, z. Duka, të uroj për këtë iniciativë dhe për gjithçka që ke bërë edhe për basketbollin, pa përmendur sukseset e mëdha që futbolli ka arritur nën drejtimin tuaj, si në Shqipëri ashtu edhe më gjerë”, – tha Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

The post FSHF nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit për rritjen e arbitrimit appeared first on Albeu.com.

“Antologjia e fotografisë shqiptare”, protokoll bashkëpunimi mes Muzeut “Marubi”, ATSH dhe Qendrës së Studimit të Arteve

4 March 2025 at 15:19

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Qendra e Studimit të Arteve do të nënshkruajnë ditën e nesërme një Protokoll Bashkëpunimi.

Drejtuesit e këtyre institucioneve përkatësisht dr. Luçjan Bedeni, Valbona Zhupa dhe akad. Asoc. Stefan Çapaliku, do të nënshkruajnë nesër në sallën “Akademikët” të Akademisë së Shkencave të Shqipërie, marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projektit shkencor të iniciuar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë, “Antologjia e fotografisë shqiptare”, që synon promovimin e trashëgimisë fotografike shqiptare.

Palët do të angazhohen në projektin e botimit “Antologji e fotografisë shqiptare” me qëllim promovimin e fotografisë shqiptare. Ata do të organizojnë vizita dhe takime të përbashkëta në institucionet të cilat disponojnë arkiva fotografike me qëllim hulumtimin e imazheve të përshtatshme për botimin.

Gjithashtu, do të organizojnë takime të përbashkëta për të diskutuar strukturën që do të ketë botimi dhe përmbajtjen e tij, si edhe do të organizojnë bashkarisht, biseda të hapura për publikun me qëllim njohjen dhe promovimin e botimit.

/a.f/

The post “Antologjia e fotografisë shqiptare”, protokoll bashkëpunimi mes Muzeut “Marubi”, ATSH dhe Qendrës së Studimit të Arteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presionet ndaj drejtësisë, ambasadori i BE Silvio Gonzato: Do vazhdojmë punën me SPAK-un

By: V K
26 February 2025 at 10:59

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetje ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, Gonzato nënvizoi rëndësinë e besimit në arkitekturën e reformës dhe theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia, janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.

Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, tha Gonzato.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste e ka kthyer Kuvendin në një strehë për zyrtarët e korruptuar. Pas rastit Bushka, kryeministri Edi Rama mori në “patronazh” për të mbrojtur stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët akuzohen për korrupsion dhe abuzim me tendera.

The post Presionet ndaj drejtësisë, ambasadori i BE Silvio Gonzato: Do vazhdojmë punën me SPAK-un appeared first on Albeu.com.

Dita e Internetit të Sigurt, Tafa: Siguria kibernetike nuk njeh kufij, nevojitet bashkëpunim i ngushtë

11 February 2025 at 15:46

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Me rastin e Ditës së Internetit të Sigurt dhe në kuadër të kryesimit të Tiranës për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizoi një takim rajonal mbi sigurinë kibernetike. Ky event mblodhi përfaqësues nga 13 vende pjesëmarrëse të SEECP-së dhe organizata ndërkombëtare, duke vënë në qendër të diskutimit sfidat kibernetike dhe forcimin e bashkëpunimit për një hapësirë digjitale më të sigurt.

Drejtori i AKSK, Igli Tafa, theksoi se siguria kibernetike nuk është më një çështje që mund të trajtohet individualisht nga secili shtet, por një sfidë që kërkon koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai vuri në dukje se sulmet ndaj një vendi mund të kenë pasoja zinxhir për të gjithë ekosistemin digjital rajonal. “Për këtë arsye, ndarja e informacionit mbi kërcënimet, ngritja e mekanizmave të përbashkët dhe investimi në sigurinë kibernetike nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri”, u shpreh ai.

Antonela Dhimolea, Koordinatore Kombëtare për SEECP, vuri theksin tek harmonizimi i politikave të sigurisë kibernetike me ato të BE-së dhe NATO-s si një hap kyç për adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë digjitale.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Arslan Umut Ergezer, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndarjes së eksperiencave për të përmirësuar sigurinë digjitale dhe rritur besimin e qytetarëve në institucionet publike. “Kërcënimet janë reale, por po ashtu janë edhe zgjidhjet. Duke forcuar bashkëpunimin dhe ndarjen e njohurive, mund të ndërtojmë një rajon më të sigurt dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ai.

Gjatë tryezës së diskutimit, pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe strategjitë mbi ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet dhe forcimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe akademisë.

Takimi u përmbyll me një angazhim të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin e përpjekjeve me standardet globale të sigurisë kibernetike, duke mbështetur integrimin e vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së në kuadrin e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare. /j.p/

Gjatë takimit rajonal për sigurinë kibernetike mes Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike...
1 nga 7

The post Dita e Internetit të Sigurt, Tafa: Siguria kibernetike nuk njeh kufij, nevojitet bashkëpunim i ngushtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka e Kongresit në SHBA fillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në shkëmbimin e materialeve

6 February 2025 at 11:49

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka nisur një bashkëpunim të rëndësishëm me Bibliotekën e Kongresit në SHBA përmes programit të shkëmbimit ndërkombëtar, Duplicate Materials Exchange Program (DMEP).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky program do të mundësojë shkëmbimin e librave, monografive, revistave dhe materialeve të tjera akademike me fokus në shkencat shoqërore.

“Në takimin e mbajtur më 5 shkurt 2025, përfaqësues nga Biblioteka e Kongresit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, drejtoresha e përgjithshme e BKK-së, Dr.Blerina Rogova Gaxha dhe zv.drejtoresha e Departamentit të Zhvillimit të Koleksioneve Lavdie Mani, u dakorduan për fillimin e këtij bashkëpunimi, duke nisur me përzgjedhjen e materialeve të para për shkëmbim nga të dyja palët. Ky hap do të mundësojë ndërtimin e një baze të fortë për zhvillimin e mëtejshëm të programit dhe pasurimin e fondeve të të dy institucioneve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim Biblioteka e Kongresit ka shprehur një interes të veçantë për pasurimin e fondit të saj me materiale nga Kosova të cilat reflektojnë gjendjen në Kosovë, me synimin për të ndërtuar një koleksion të veçantë kushtuar vendit tonë. Kjo nismë jo vetëm që forcon lidhjet akademike mes dy institucioneve, por gjithashtu rrit njohjen ndërkombëtare të kulturës, historisë dhe zhvillimeve sociale në Kosovë.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se ky bashkëpunim do t’u japë studiuesve dhe lexuesve ndërkombëtarë qasje më të gjerë në botimet nga Kosova, duke ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë intelektuale të vendit.

The post Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka e Kongresit në SHBA fillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në shkëmbimin e materialeve appeared first on Telegrafi.

FOTO/ Mijëra gjermanë në protestë kundër bashkëpunimit me AfD-në

2 February 2025 at 18:05

Në mbarë Gjermaninë po mbahen protesta të mëdha kundër bashkëpunimit të çfarëdolloj forme me partinë e esktremit të djathtë AfD. Në fokusin e protestave ishte edhe unionin konservator i kristiandemokratëve. Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbarë Gjermaninë dolën në protesta në rrugë, për të demonstruar […]

The post FOTO/ Mijëra gjermanë në protestë kundër bashkëpunimit me AfD-në appeared first on BoldNews.al.

Drejtoria e Shëndetësisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për projektin “Dhoma për promovim dhe edukim shëndetësor”

28 January 2025 at 20:30

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me organizatën “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.

Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar për implementimin e projektit “Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor” në QKMF, shkruan Telegrafi.

Përmes këtij projekti do të mbështetën prindërit dhe të rinjtë me këshillim dhe edukim për prindërim sa më të mirë, me qëllim që të sigurohet zhvillimi dhe rritja e shëndetshme për fëmijët e Mitrovicës.

Shabani ka njoftuar se ky projekt është risi për shëndetësinë në Mitrovicë dhe Kosovë.

“Ky projekt është risi për shëndetësinë në Mitrovicë dhe në Kosovë dhe në do të vazhdojmë me përkushtim avancimin e shëndetësisë primare në një nivel tjetër, duke pasur gjithmonë pacientin në qendër.”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Drejtoria e Shëndetësisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për projektin “Dhoma për promovim dhe edukim shëndetësor” appeared first on Telegrafi.

Drejtoria e Arsimit në Vushtrri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “ShPIK” në fushën digjitale

19 January 2025 at 13:23

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën profesionale të informaticientëve “ShPIK”.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim avancimin e shkathtësive digjitale të nxënësve dhe mësimdhënësve në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se tashmë do të organizohen aktivitete inovative në fushën e kodimit.

“Përmes këtij partneriteti, do të organizohen aktivitete inovative në fushën e kodimit, si dhe trajnime të posaçme për integrimin efektiv të teknologjisë në procesin mësimor”, thuhet në njoftim.

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit

Thuhet se përmes përdorimit të platformava si “Code org”, synojnë të zhvillojnë shkathtësitë në kodim dhe mendim logjik. /Telegrafi/

The post Drejtoria e Arsimit në Vushtrri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “ShPIK” në fushën digjitale appeared first on Telegrafi.

DPA, memorandum bashkëpunimi me Arkivat e Italisë

13 January 2025 at 15:08

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Italisë (DGA) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që bën të mundur shkëmbimin e përvojave dhe dokumenteve me interes të ndërsjellë.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Ardit Bido dhe homologu i tij italian Antonio Tarasco.

Në fjalën e rastit, Bido theksoi se nëpërmjet këtij memorandumi, mundësohet shpalosja e dokumenteve me rëndësi mbi mërgatën shqiptare në vendin fqinj, si edhe mbi komunitetin italian të pranishëm në Shqipëri. Ndërsa Tarasco, shtoi se ky memorandum do të synojë të gjejë zbatim edhe në menaxhimin e përgjithshëm të arkivave.

Palët nënshkruese do të ndërmarrin shkëmbimin e informacionit lidhur me të shkuarën historike të komuniteteve përkatëse, bazuar në procesin kërkimor pa pagesë të specialistëve të arkivave respektive.

Në aspiratën e një veprimtarie sinergjike, DPA-ja dhe DGA-ja marrin përsipër të bashkëveprojnë në procesin e digjitalizimit, në përdorimin e inteligjencës artificiale, në prezantimin e ekspozitave të përbashkëta, si edhe në botimin e koleksioneve të dokumenteve.

Ky memorandum vjen në vazhdën e angazhimit të DPA-së për të intensifikuar bashkëpunimin me arkivat rajonale dhe fqinje, në funksion të promovimit të trashëgimisë historike të kombeve të përfshira dhe të zbatimit të një planveprimi të koordinuar në fushën e arkivistikës.

Më herët, DPA-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), me Arkivat Shtetërore të Malit të Zi, me Shërbimin Shtetëror Arkivor të Ukrainës, me Agjencinë Kombëtare të Arkivave të Moldavisë, si edhe me Arkivin e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke siguruar ura lidhëse për të thelluar dijet dhe përvojat. /j.p/

The post DPA, memorandum bashkëpunimi me Arkivat e Italisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe kreu i SPAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore

24 December 2024 at 10:54

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim pune një delegacion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kreu i kësaj prokurorie, Altin Dumani.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja shtetet.

“Poashtu Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani, nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.

“Kryeprokurori Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Dumani, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e kanë vlerësuar të rëndësishme, duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë në mes të dy institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe kreu i SPAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore appeared first on Telegrafi.

Takimi me Ramën, Kurti: Kur bëhemi bashkë, rritim imazhin e kombit shqiptar

20 December 2024 at 18:55

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Pas seancës plenare të përbashkët Kosovë-Shqipëri, që u mbajt këtë të premte në Prishtinë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shkruan se “kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar”.

Kurti thekson se kësaj radhe dëshmuan institucionalisht traditën e mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

“Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, shkruan Kurti.

/a.f/r.e/

The post Takimi me Ramën, Kurti: Kur bëhemi bashkë, rritim imazhin e kombit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi

17 December 2024 at 18:40

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Z. Vladimir Novoviç nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Z. Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme si dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Z. Novoviç vlerësoi punën e SPAK duke nënvizuar rolin e hetimeve të përbashkëta dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike.

Dy kryeprokurorët folën gjithashtu mbi nevojën e ndarjes së eksperiencave në nivel ekspertësh lidhur me praktikat më të mira të institucioneve që ata përfaqësojnë.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një tjetër hap pozitiv në thellimin e marrëdhënieve me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik.

Prokuroria e Posaçme vijon të ndërtojë marrëdhënie strategjike me agjencitë ligjzbatuese në rajon duke rritur efikasitetin dhe bashkëpunimin në luftën kundër sfidave të përbashkëta.

The post SPAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi appeared first on Sot News | Lajme.

Kryetari i Istogut mirëpret Zv.Komandantin e KFOR-it për forcimin e bashkëpunimit

12 December 2024 at 16:06

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, priti sot në një takim zyrtar Zv.Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, për të diskutuar mbi sigurinë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy palëve.

Komuna e Istogut përmes një postimi në Facebook bëri të ditur detajet e takimit, duke theksuar vlerësimin e kryetarit Ferati për rolin e KFOR-it në mbështetjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Gjatë bisedës, Gjeneral Irican deklaroi se bashkëpunimi në mes KFOR-it dhe Komunës së Istogut do të vazhdojë.

“Është kënaqësi të jem sot këtu dhe të takohem me ju, duke forcuar edhe më tej partneritetin tonë”, ka thënë ai.

Diskutimet u përqendruan në qëndrimet e përbashkëta për sigurinë lokale dhe kombëtare, si dhe në angazhimet për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Takimi përforcoi përkushtimin për një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Istogut, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/

The post Kryetari i Istogut mirëpret Zv.Komandantin e KFOR-it për forcimin e bashkëpunimit appeared first on Telegrafi.

❌
❌