Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

30 June 2025 at 19:01

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka deklaruar se në javët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 6 raste me Covid-19. Në një intervistë televizive, Tomini tha se nuk ka elementë që kanë të bëjnë me nënvariantin e ri të raportuar në SHBA. Ajo apeloi për të treguar më shumë kujdes me […]

The post Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA? appeared first on BoldNews.al.

Tomini: 6 raste të konfirmuara me COVID, nuk kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha sot në një intervistë televizive se gjatë javëve të fundit janë konfirmuar gjashtë raste me Covid-19.

Tomini tha se nuk ka elementë që kanë të bëjnë me nënvariantin e ri të raportuar në SHBA.

Njëherësh, drejtuesja e ISHP-së u bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes me higjienën sidomos gjatë kësaj periudhe të nxehtë.

“Është variant, i cili po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe Covid-19 në mënyrë paralele. Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste Covid-19 të konfirmuar, dhe asnjë element mbi karakteristikat të një nënvarianti të ri”, vuri në dukje Tomini.

“Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara”, tha ajo.

Tomini shtoi se edhe pse nuk jemi në sezon gripi, Covid-19 ka treguar se është prezent gjatë gjithë vitit.

“Duhet pasur kujdes nga etika tek shenjat respiratore, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por Covid-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim tek të tjerë”, pohoi Tomini.

Tomini shtoi se alergjitë e stinës apo infeksionet respiratore janë prezente, por numri është i ulët krahasuar me pikun. Infeksionet, tha Tomini, janë kryesisht pulmonare për shkak të ndryshimit të temperaturave.

“Nuk kemi viroza të tjera s’kemi konfirmuar grip në survejancën të sindromit të ngjashëm me gripin. Vetëm 6 raste nga buletini i fundit i ISHP janë me Covid. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave. Infeksionet respiratore janë prezent por në numër më të ulët se sa në periudhën kur është piku janar-shkurt”, tha Tomini.

/e.i/j.p/

The post Tomini: 6 raste të konfirmuara me COVID, nuk kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vapa përvëluese, ISHP: Kujdes gjatë orëve të mesditës për shkak të goditjes nga i nxehti

By: Ela
11 June 2025 at 17:11

Teksa vendi ynë po përballet me temperatura të larta dhe vapë përvëluese gjatë ditëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik këshillon qytetarët të bëjnë kujdes gjatë orëve të mesditës për shkak të goditjes nga i nxehti. “Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për të moshuarit, për fëmijët e vegjël, për gratë shtatzëna. Të eliminojmë […]

The post Vapa përvëluese, ISHP: Kujdes gjatë orëve të mesditës për shkak të goditjes nga i nxehti appeared first on BoldNews.al.

Kujdes! Vala e të nxehtit prek vendin, mos e neglizhoni paralajmërimin e ISHP: Gjatë orëve të mesditës rrezikoheni të..

11 June 2025 at 17:45

Teksa vendi ynë po përballet me temperatura të larta dhe vapë përvëluese gjatë ditëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik këshillon qytetarët të bëjnë kujdes gjatë orëve të mesditës për shkak të goditjes nga i nxehti.
“Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për të moshuarit, për fëmijët e vegjël, për gratë shtatzëna. Të eliminojmë daljet në orët e pikut, nga ora 11:00 deri në orën 18:00. Sigurisht, të gjithë të sëmurët kronikë duhet të ndjekin rekomandimet e mjekut të familjes dhe të specialistit, për të eliminuar sa më shumë daljet në këtë orar të pikut. Të vishemi me rroba në ngjyrë të çelët, pra të pambukta dhe sa më të lehta. Të pimë ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine”, tha drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.
ISHP rekomandon të konsumohen ushqime të freskëta, fruta e perime, për t’i bërë ballë të nxehtit, ku temperaturat në diell arrijnë deri në 38-40 gradë Celsius.

The post Kujdes! Vala e të nxehtit prek vendin, mos e neglizhoni paralajmërimin e ISHP: Gjatë orëve të mesditës rrezikoheni të.. appeared first on Sot News | Lajme.

Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, disa kategori të shoqërisë si fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta që po na shoqërojnë këto ditë, ndërsa thekson faktin se “shëndeti vjen i pari”.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e ISHP-së shprehet se stina e verës, ditët e nxehta, temperaturat e larta por edhe disa elementë të tjerë si goditja nga i nxehti e bëjnë shumë të rëndësishme kujdesin për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna gjatë sezonit të verës.

Tomini apelon që të eliminohen daljet në orët e pikut nga ora 11.00 deri në 18.00, si edhe të gjithë të sëmurët kronikë të ndjekin rekomandimit e mjekut të familjes dhe specialistit, për të evituar daljet sa më shumë në këtë orë.

“Të veshin rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Të pimë ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë”, vijon Tomini.

Sipas Tominit, kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm.

“Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën”, përfundon Tomini.

/a.f/

The post Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ISHP në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovimin dhe Edukimin Shëndetësor

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Ekipi i Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësor, në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit të ISHP-së, temë qendrore e konferencës ishte “Fuqizimi i komuniteteve të shëndetshme, arritjet dhe sfidat në promovimin e shëndetit”, ndërsa konferenca mblodhi profesionistë të shëndetit publik, akademikë dhe studiues nga rajoni dhe më gjerë për të ndarë përvoja, ide dhe hulumtime të ndryshme.

Ekipi i ISHP Shqipëri kontribuoi me prezantime shkencore, duke ndarë praktikat dhe eksperiencat në fushën e edukimit dhe promovimit shëndetësor.

Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prof. Asc. Eugena Tomini, Drejtoreshë e ISHP-së Tiranë, përshëndeti të pranishmit duke vlerësuar kontributin historik të Institutit në mbrojtjen e shëndetit publik. Ajo theksoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy institucioneve dhe uroi për një rrugëtim edhe më të suksesshëm në të ardhmen.

Një ngjarje domethënëse për forcimin e partneriteteve profesionale dhe për zhvillimin e mëtejshëm të shëndetit publik në rajon. /e.i/ /a.g/

Ekipi i ISHP Shqipëri në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor
1 nga 5

The post ISHP në Konferencën e IV-të Rajonale për Promovimin dhe Edukimin Shëndetësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

By: user 6
4 June 2025 at 22:33

Rasti i murtajës së ruminantëve të vegjël është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhive) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

“Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren” – thuhet në njoftim.

“U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366.

Theksojmë se Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, do të vijojë ndjekjen e situatës me seriozitet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim” – thuhet në njoftim. /LAPSI.al

The post Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Rama: Trefishim të kapaciteteve laboratorike në ISHP sipas standardeve të BE-së

28 May 2025 at 11:09

Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e shtetit.

Kryeministri Edi Rama ndau në Facebook pamje nga ky kantier. Kreu i qeverisë u shpreh se puna po vijon me ritme të larta për trefishimin e kapaciteteve laboratorike.

Rama tha se “ky projekt strategjik do të rrisë ndjeshëm nivelin e biosigurisë sipas standardeve të BE-së, duke mundësuar: testim të shpejtë dhe të saktë; teknologji të avancuar laboratorike; siguri maksimale për specialistët; kërkim shkencor dhe inovacion”.

Reagimi:

Në kantierin e korpusit modern të laboratorëve të referencës në ISHP vijon me ritëm puna për trefishimin e kapaciteteve laboratorike
Ky projekt strategjik do të rrisë ndjeshëm nivelin e biosigurisë sipas standardeve të BE-së, duke mundësuar:
Testim të shpejtë dhe të saktë;
Teknologji të avancuar laboratorike;
Siguri maksimale për specialistët;
Kërkim shkencor dhe inovacion.
Një tjetër hap për sigurinë shëndetësore kombëtare dhe mbrojtjen e shëndetit publik

Rama: Trefishim i kapaciteteve laboratorike në ISHP, biosiguri sipas standardeve të BE-së

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e shtetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier. Kreu i qeverisë u shpreh se puna po vijon me ritme të larta për trefishimin e kapaciteteve laboratorike.

Rama tha se “ky projekt strategjik do të rrisë ndjeshëm nivelin e biosigurisë sipas standardeve të BE-së, duke mundësuar: testim të shpejtë dhe të saktë; teknologji të avancuar laboratorike; siguri maksimale për specialistët; kërkim shkencor dhe inovacion”.

Kryeministri Rama u shpreh se ky është një tjetër hap për sigurinë shëndetësore kombëtare dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Ky investim i buxhetit të shtetit përmirëson po ashtu parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, rrit sigurinë shëndetësore kombëtare dhe forcon kërkimin shkencor në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Laboratorët do të pajisen edhe me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me kushte bashkëkohore pune për ekspertët dhe stafin e ISHP-së duke garantuar përgjigje sa më efektive, në kohë dhe të sigurta për shëndetin publik.

Gjithashtu, me fonde nga buxheti i shtetit do të rikonstruktohet edhe godina qendrore e ISHP-së.

Punimet tek ISHP
1 nga 14
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP
Punimet tek ISHP

/r.e/a.f/

The post Rama: Trefishim i kapaciteteve laboratorike në ISHP, biosiguri sipas standardeve të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

By: Ela
26 May 2025 at 11:10

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’. 17 fëmijë kanë rezultuar të infektuar me këtë bakter, ndërkohë që për 6 fëmijë të tjerë pritet të dalin përgjigjet por edhe ata kanë rezultuar me rritje të […]

The post ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit appeared first on BoldNews.al.

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

25 May 2025 at 14:14

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, ka deklaruar se janë 5 raste me salmonelë të konfirmuar mes rasteve të dyshuara për helmim në kopshin publik nr.1 në Gramsh.

Mjekja tha se aktualisht gjendja e fëmijëve është në kontroll. Sipas saj janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik.

Nga ana tjetër, mjekja i ka bërë apel prindërve që të mos i kurojnë fëmijët në shtëpi, por për çdo situatë të agravuar të kërkojnë ndihmën e speciluar në spital.

“Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.

The post “Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë appeared first on Sot News | Lajme.

ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

By: Ela
19 May 2025 at 09:44

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru në 50% të rasteve. Sipas ISHP shifrat kanë ardhur në rritje. Maji njihet si muaji i ndërgjegjësimit për të matur presionin arterial pasi është parë që shumica e njerëzve me hipertension […]

The post ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni appeared first on BoldNews.al.

Rriten shifrat, ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

18 May 2025 at 14:16

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru në 50% të rasteve.

Sipas ISHP shifrat kanë ardhur në rritje.

Maji njihet si muaji i ndërgjegjësimit për të matur presionin arterial pasi është parë që shumica e njerëzve me hipertension ose nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për faktin që kanë presion të lartë të gjakut, dhe si pasojë janë të patrajtuar, ose janë në trajtim që nuk kontrollon në mënyrë efektive gjendjen e tyre.

Ekspertët thonë se një individ me presion të lart gjaku nuk ka simptoma të dukshme, ndaj  matja e PA është e vetmja mënyrë e saktë për të identifikuar hipertensionin.

Referuar të dhënave të ISHP, është parë që në vitin 2023, në Shqipëri 36.6% e personave me HTA/hipertension nuk ishin në dijeni për të dhe 34.7% e njerëzve që merrnin trajtim me medikamente nuk e kontrollonin në mënyrë efektive.

Nëse diagnostikohet mjaft herët, hipertensioni mund të menaxhohet nëpërmjet mbajtjes së një stili jete të shëndetshëm ose nëpërmjet përdorimit të medikamenteve për të kontrolluar hipertensionin në mënyrë efektive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten shifrat, ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni appeared first on Euronews Albania.

Depresioni, studimi i ISHP: Në 50% të rasteve, nis që në adoleshencë

9 May 2025 at 16:42

Personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe depresioni stigamtizohen. Në këtë përfundim kanë arritur eskpertët e shëndetit publik në studimin e fundit të kryer me 1000 persona në Shqipëri.

“Është mirë ti mbajmë larg personat me depresion pasi është edhe ngjitës, mund të jetë problematik për të vazhduar punën në të ardhmen. Stigma ndaj kësaj problematike është e hasur”, tha Genta Qirjako, specialiste e ISHP-së.

Edhe më alarmant është fakti, se depresioni nis të shfaqet në adoleshencë, ndaj duhet kujdes për ta identifikuar dhe trajtuar

“Depresioni fillon në moshë të re. 50% e rasteve e kanë filluar që në adoleshencë. Kjo na bën të vetëdijshëm për tu ndërgjegjësuar ne si ekspertë që duhet punuar shumë herët me të rinjtë dhe adoleshentët për të shmangur kthimin e tyre në pacientë të përhershëm. Format e lehta dhë të moderuara janë të trajtueshme”, shton specialistja Qirjako.

Në nivel global është parë se 4,4% e personave janë të prekur nga depresioni, trend që vërehet edhe në vendin tonë. Sipas specialistëve nga 100 persoan 15 preken të paktën njëherë nga ky problem I shëndetit mendor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Depresioni, studimi i ISHP: Në 50% të rasteve, nis që në adoleshencë appeared first on Euronews Albania.

ISHP: Mbipesha, shkak për sëmundje kronike si diabeti apo zemra

23 April 2025 at 18:24

Mbipesha po kthehet në një alarm shëndetësor global.  Në Shqipëri gjysma e popullsisë është mbipeshë, duke shtuar kështu riskun për rritje të incidencës së shumë sëmundjeve kronike. Specialistët e shëndetësisë thonë se mbipesha është edhe më e rrezikshme se obeziteti, pasi është parë që shumë sëmundje nisin aty.

“Shumica e sëmundjeve kronike fillojnë te personat që jo domosdoshmërish janë obezë. Është një piramidë mënyra se si fillojnë sëmundjet kronike në shoqëri”,-tha Alban Ylli, specialist i ISHP.

SINKRON Alban Ylli Specialist I ISHP

Prediabeti është vetëm dyshimi I parë tek një person që ka pak kg më shumë së ç’duhet, ndërsa sëmundje të tjera fshihen pas tij.

“Një person te i cili duket në sy ai perimetri i barkut me gjasë duhet dyshuar, jo thjesht nga mjeku, por nga ai vetë që mund të ketë filluar rezistenca ndaj insulinës”,-tha Alban Ylli.

Mjekët fajësojnë stilin e jetesës për rritje të numri të perosnave mbi peshë, e cila është pasuar me rritje të rasteve me diabet dhe hypertension.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ISHP: Mbipesha, shkak për sëmundje kronike si diabeti apo zemra appeared first on Euronews Albania.

Shfaqet lia tek fëmijët, ISHP: Vetëm në fillim të prillit, 31 raste të konfirmuara

19 April 2025 at 13:24

Variçela e njohur dhe si lia e dhenve ka shpërthyer në disa çerdhe dhe kopshte në vend. Vetëm në fillim të prillit Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 31 raste.  Kryeson Tirana, ndjekur nga Kruja, Fieri, Kurbini dhe Puka.  Sëmundja nis me shenjat e një viroze dhe më pas karakterizohet nga puçrrat në lëkurë.

Në kryeqytet sipas mjekëve në qendra shëndetësore nuk kanë munguar as fëmijët që kanë shfaqur komplikacione.

“Raste që mund të ketë pas ndonjë komplikacion me bronkopneumoni ose infeksion lokal të puçrave i kemi menaxhuar këtu”, u shpreh pediatrja Entela Kostaqi.

Bluzat e bardha apelojnë për të kontaktuar specialistin me shfaqjen e shenjave të para dhe në rastet e temperaturës  së lartë të  përdoret paracetamoli dhe te shmanget  aspirina dhe ibuprofeni.

Variçela sipas mjekëve është një sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet nga kontakti me personin e infektuar.  Për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit bluzat e bardha apelojnë për të mos i dërguar fëmijët në çerdhe dhe kopshte.

“Mjafton që një fëmijë të jetë infektuar në çerdhe dhe me shumë mundësi një pjesë e mirë e fëmijëve kanë për ta marrë. Ka periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Është ngjitëse që në fazat e para.  Rekomandohet të mos dërgohet një fëmijë në çerdhe. Është shumë infektive ditët e para.  Rekomandohet të qëndrojë në shtëpi për një periudhë dhjetë ditore”, theksoi ajo.

Shpërthimet e variçelës sipas mjekëve më së shumti ndodhin në pranverë dhe në vjeshtë, por pas pandemisë sëmundja nuk po njeh sezonalitet.

Shfaqet lia tek fëmijët, ISHP jep alarmin/ Pediatrja Entela Kostaqi: Është shumë infektive ditët e para, duhet…

19 April 2025 at 13:31

Vetëm në fillim të prillit Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 31 raste. Kryeson Tirana, ndjekur nga Kruja, Fieri, Kurbini dhe Puka. Sëmundja nis me shenjat e një viroze dhe më pas karakterizohet nga puçrrat në lëkurë.Në kryeqytet sipas mjekëve në qendra shëndetësore nuk kanë munguar as fëmijët që kanë shfaqur komplikacione.

“Mjafton që një fëmijë të jetë infektuar në çerdhe dhe me shumë mundësi një pjesë e mirë e fëmijëve kanë për ta marrë. Ka periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Është ngjitëse që në fazat e para. Rekomandohet të mos dërgohet një fëmijë në çerdhe. Është shumë infektive ditët e para. Rekomandohet të qëndrojë në shtëpi për një periudhë dhjetë ditore”, theksoi Kostaqi.

Shpërthimet e variçelës sipas mjekëve më së shumti ndodhin në pranverë dhe në vjeshtë, por pas pandemisë sëmundja nuk po njeh sezonalitet.

The post Shfaqet lia tek fëmijët, ISHP jep alarmin/ Pediatrja Entela Kostaqi: Është shumë infektive ditët e para, duhet… appeared first on Sot News | Lajme.

Depistimi i shikimit: raporti i ISHP: 10% e fëmijë kanë probleme me sytë

16 April 2025 at 17:15

10% fëmijëve në arsimin 9-vjeçar kanë probleme me shikimin. Konfirmimi vjen nga depistimi i kryer në shkolla, pjesë e programit kombëtar të nisur që prej majit të vitit 2022.

Ekspertët e ISHP kanë publikuar të dhënat e para për dy vitet shkollore 2022 dhe 2023.

Raporti i hartuar prej tyre tregon se në vitin e parë janë depsituar rreth 82,700 nxënës  që bëjnë rreth 59% nga totali I nxënësve të klasave 3, 5, 7 dhe 9 të arsimit bazë, nga të cilët, 8,400 apo 10% e tyre kanë rezultuar me probleme dhe  janë rekomanduar për vizitë okulistike tek specialisti.

Për vitin 2023, procesi i depistimit ka filluar në 368 shkolla nga 1.166 shkolla të arsimit bazë në Shqipëri dhe janë depistuar 20,172 nxënës.

Nga numri i nxënësve të depistuar deri më tani, kanë rezultuar 2,422 nxënës të rekomanduar tek specialisti.

Programi Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët konsiston në kryerjen e testeve depistuese në shkolla për fëmijët 4-14 vjeç në të gjithë Shqipërinë.

Sipas OBSh vlerësohet se ka 1.4 milionë fëmijë të verbër në botë. 7 milionë vuajnë nga shikimi i dobët dhe 10 milionë fëmijë kanë te meta të refraksionit të korrigjueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Depistimi i shikimit: raporti i ISHP: 10% e fëmijë kanë probleme me sytë appeared first on Euronews Albania.

Studimi i ISHP 1 në 3 fëmijë 6-15 vjeç nuk hanë mëngjes. Ylli: Ndikon në obezitet

7 April 2025 at 17:38

Një e treta e fëmijëve 6- 15 vjeç shkojnë në shkollë pa ngrënë mëngjes, Të dhënat e studimit mbi sjelljet e shëndetshme të fëmijëve të realizuar nga ISHP nxjerrin në pah se me rritjen e moshë, rritet edhe përqindja e fëmijëve që eliminojnë vaktin kryesor të ditës për to.

Tendenca më e madhe për të mos konsumuar mëngjes, është tek fëmijët obezë apo dhe vajzat në moshën e adoleshencës. Alban Ylli specialist i ISHP tha për Euronews Albania, që ky fenomen ka pasoja për të vegjlit.

“Fëmijët nuk duhet ta lënë mëngjesin. Nëse tek një I rritur lënia e mëngjesit mund të jetë pa pasoja, madje ndikon në rënien nga pesha, tek fëmijët kjo mund të jetë problematike, studime tregojnë se fëmijët që nuk hanë mëngjes kanë prirje për obezitet”,-tha Alban Ylli, ISHP.

Por eliminimi i mëngjesit, sipas studimin, bën që fëmijët ta nisin ditën pa energji, të jetë të papërqendruar në shkollë dhe të ndikojë në rezultatet e tyre në mësime. Nga ana tjetër raporti thekson se me evitimin e mëngjesit, shtohet propabiliteti i marrjes se ushqimeve të gatshme. 56% ë fëmijëve kanë vetë deklaruar se nuk marrin ushqim nga shtëpia por blejnë në dyqan, kryesisht fastfood dhe pije me gaz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Studimi i ISHP 1 në 3 fëmijë 6-15 vjeç nuk hanë mëngjes. Ylli: Ndikon në obezitet appeared first on Euronews Albania.

6 Prilli, Dita Botërore e Promovimit të Aktivitetit Fizik

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik sjell në kujtesë sot 6 Prillin, Ditën Botërore të Promovimit të Aktivitetit Fizik, duke kujtuar se sa e rëndësishme është që të rritet vëmendja e publikut, si edhe njohuritë në lidhje me dobinё qё sjell aktiviteti fizik nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme.

“Dita e promovimit tё aktivitetit fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri tё fuqishëm tё ҫfarёdo tipi, qё ҫdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit”, thuhet në një postim të ISHP-së në rrjetet sociale.

Sipas ISHP-së, objektivat kryesore tё aktiviteteve kombёtare janё: rritja e vёmendjes sё publikut tё gjerё pёr rёndёsinё dhe pёrfitimet qё sjell nё shёndet aktiviteti fizik kryesisht nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme; promovimi i pёrfitimeve qё sjell aktiviteti fizik duke i informuar pёr praktikat mё tё mira; rritjen e pjesёmarrjes sё popullatёs sё gjerё nё aktivitete fizike duke shfrytёzuar tё gjitha mundёsitё e mundshme (gjatё kohёs sё lirё, transportit, punёs), si edhe promovimin e sjelljeve dhe stilin e njё jete tё shёndetshme.

/r.e/

The post 6 Prilli, Dita Botërore e Promovimit të Aktivitetit Fizik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌