Një kërkim i fundit i publikuar në Social Psychological and Personality Science ka zbuluar diçka që shumë prej nesh e kemi ndjerë, por nuk e kemi thënë me zë të lartë: thashethemet, kur ndahen me mikeshat, janë të shëndetshme.
Sipas studimit, thashethemet nuk janë vetëm fjalë që qarkullojnë për të tjerët, por luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve sociale, uljen e stresit dhe rregullimin emocional, sidomos tek gratë.
Gjatë bisedave që duken të zakonshme, ndarja e informacionit, edhe kur nuk është thelbësor, ndihmon trupin të çlirojë oksitocinën, hormonin që lidhet me ndjesinë e mirëqenies dhe përkatësisë.
Në thelb: një bisedë e ngrohtë me mikeshat përditë mund të jetë një terapi më vete!
Dhe ndryshe nga sa mendohet, shumica e thashethemeve janë neutrale apo pozitive, jo domosdoshmërisht keqdashëse. Ato ndihmojnë në bashkëpunim dhe përçimin e informacionit social që ndihmon për të kuptuar më mirë njerëzit rreth nesh.
Pra, herën tjetër që kap veten duke ndarë një “llaf të mirë”, mos u ndje në faj, ndoshta po kujdesesh për shëndetin tënd mendor.
Valët e të nxehtit nuk janë vetëm shqetësim fizik. Sipas mjekes psikiatre Irena Thoma, temperaturat e larta ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen emocionale dhe psikike të individëve, veçanërisht atyre që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
“I nxehti rrit ndjeshmërinë, zemërimin, predispozitën për konflikte dhe ndikon në funksionimin e neuroneve,” shpjegon ajo. “Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes çrregullimeve psikotike dhe temperaturave ekstreme.”
Por më të rrezikuarit, sipas saj, janë të rinjtë. Konsumi i substancave narkotike në ambiente festive, veçanërisht në plazhe apo evente verore, ka çuar në rritje të ndjeshme të rasteve me çrregullime psikotike.
“Nëse ekziston një prirje gjenetike për probleme mendore dhe shtohet edhe përdorimi i drogës, rreziku për shpërthime psikotike rritet ndjeshëm,” thotë Thoma. “Kemi gjithnjë e më shumë të rinj që paraqesin probleme serioze mendore pas ekspozimit ndaj substancave dhe kushteve ekstreme.”
Për familjet që kanë anëtarë me probleme të shëndetit mendor, mjekja jep disa këshilla të thjeshta por jetike:
•Qëndrim në ambiente të freskëta
•Hidratim i vazhdueshëm
•Rishikim i skemës së mjekimit në konsultim me mjekun specialist
Moti ekstrem nuk është vetëm një sfidë fizike, është edhe një kërcënim për stabilitetin mendor, ndaj kujdesi duhet të jetë i shumëfishtë gjatë muajve të verës.
Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për çrregullimin bipolar.
Çrregullimi bipolar është një çrregullim mendor që karakterizohet nga ndryshime ekstreme në humor.
Doktori Rexhepi në këtë podcast ka sqaruar më shumë rreth këtij çrregullimi.
“Është një çrregullim ku ndërrojnë fazat, kur e kemi fazën manike dhe hipomanike… kur personat një periudhë të caktuar kohore janë shumë depresivë, të tërhequn dhe kanë pasqyrë klinike të një depresioni. Ndërsa, faza tjetër është kur ara janë hiperaktivë, të pandalshëm, të disponueshëm, mbi-disponim dhe këto faza janë ciklike”, tha ai.
Sipas tij, këta persona thjesht janë më të menaxhueshëm se nëse flasim për një skizofreni kronike. Ai tutje tha se janë me rëndësi edhe njerëzit përreth, familja, në mënyrë që t’i kuptojë fazat.
Podcastin e plotë ku neuropsikiatri Rexhepi flet për shëndetin mendor dhe çrregullimet e sëmundjet mendore mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/
Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor dhe kujdesin që duhet ta kemi.
Doktor Rexhepi ka sqaruar shumë gjëra që ndërlidhen me depresionin dhe si manifestohet.
“Në fakt depresioni është një humbje e plotë e vullnetit me u marr me veten, një mosinteresim i plotë për njerëzit përreth…”, tha Rexhepi.
Tutje, neuropsikiatri theksoi se është edhe i ashtuquajturi depresion i brendshëm që është i ndikuar shumë prej faktorëve gjenetikë.
“Po flasim për një sëmundje kur gjumi është në dy ekstreme, ose pagjumësi ose gjumë i theksuar, kur në gjumë ikim prej vetvetes dhe ballafaqimit me çka na rrethon… është pastaj ushqimi që lihet plotësisht ose merret pa kontroll”, u shpreh doktori.
Sipas tij, depresioni manifestohet edhe me pak komunikim me njerëzit, qëndron i mbyllur, shpërthime të kohëpaskohshme të vajit, etj.
Neuropsikiatri tutje theksoi se depresioni nuk trajtohet vetëm me ilaçe dhe se ka shumë rëndësi edhe psikoterapia.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/
Rastet e adoleshentëve që paraqiten në urgjencën e shërbimit të psikiatrisë janë në rritje, shpesh të nisura me ankth e që përfundojnë në psikoza apo sjellje vetëdëmtuese. Mjekja psikiatre Valbona Alikaj ngre alarmin për këtë situatë, duke theksuar se shumë nga rastet që trajtohen janë pasoja të mosvlerësimit të hershëm të shenjave paralajmëruese. “Ne mbetemi […]
Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor dhe kujdesin që duhet t’ia kushtojmë.
Rexhepi ka folur për lumturinë, ndjenjën e një paqeje dhe përmbushjeje që njeriu përjeton kur ndodhet në harmoni me veten.
“Lumturia është diçka shumë personale. Për njerëzit që dinë me u kënaq edhe me u gëzua me atë që kanë shumë ma lehtë përmbushen… se lumturia është manifestim i përmbushjes sonë individuale.. me u mundu me lënë sa ma pak boshllëqe brenda vetes”, tha ai.
Tutje, neuropsikiatri Rexhepi tha se njerëzit që nuk dinë me u kënaq me çka kanë ata kurrë nuk do të gjejnë diçka që i bëjnë të lumtur sepse kërkesat e tyre janë të vazhdueshme.
Doktori në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për problemet me shëndetin mendor, sëmundjet etj. Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/
Shëndeti mendor po shihet gjithnjë e më shumë si sfida e heshtur e kohëve moderne, veçanërisht mes të rinjve. Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka ngritur alarmin, duke treguar se rreth 17% e popullsisë në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me probleme të shëndetit mendor.
Psikiatër dhe psikologë prej vitesh flasin për një epidemi që prek kryesisht adoleshentët, të rinjtë dhe të moshuarit, duke përfshirë simptoma si ankthi, çrregullimet e humorit dhe depresioni. Statistikat janë shqetësuese: 1 në 6 persona jeton me një problem të shëndetit mendor, ndërsa 1 në 3 nuk trajtohet fare.
Pandemia e COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen, me një rritje të ndjeshme të rasteve, ndërsa rrjetet sociale po shihen si faktor ndikues për rreth 11% të adoleshentëve që shfaqin shqetësime të rënda. E veçanta është se 25% e vajzave 15-vjeçare ndihen të vetmuara, ashtu si 1 në 4 persona mbi 60 vjeç.
Ekspertët kërkojnë që shëndeti mendor të vendoset në qendër të politikave shëndetësore, me më shumë mbështetje institucionale dhe ndërhyrje të hershme për të shmangur përkeqësimin e situatës. Vetmia, presioni social dhe mungesa e mbështetjes psikologjike po i kthejnë sfidat mendore në një krizë të mirëfilltë shëndetësore.
Hulumtimet kanë zbuluar se përdorimi i përditshëm i biçikletës si mjet transporti për në punë ose shkollë zvogëlon rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me pothuajse gjysmë. Më konkretisht, studiuesit shqyrtuan përfitimet shëndetësore të udhëtimit aktiv për në punë dhe vunë re se si çiklizmi, ashtu edhe ecja, përmirësojnë ndjeshëm mirëqenien fizike dhe mendore. Në studim u morën 83.000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të moshës 16-74 vjeç, të cilët raportuan mënyrën e tyre të transportit.
Studiuesit më pas shqyrtuan përgjigjet e tyre në kombinim me shtrimet në spital, vdekjet nga të gjitha shkaqet, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe aksidentet rrugore, si dhe të dhënat mbi shëndetin e tyre mendor. Pas gati dy dekadash hulumtim, u zbulua se udhëtimi për në punë me biçikletë shoqërohej me një rrezik 47% më të ulët vdekjeje, një rrezik 10% më të ulët për çdo shkak të shtrimit në spital dhe gjithashtu një rrezik më të ulët (24%) të shtrimit në spital për ndonjë formë të sëmundjes së zemrës.
Në të njëjtën kohë, shkencëtarët arritën në përfundimin se kishin gjithashtu 51% më pak gjasa të vdisnin nga kanceri dhe po aq më pak gjasa t’u jepeshin ilaçe për sëmundjet e zemrës ose problemet e shëndetit mendor. Por personat që udhëtojnë me biçikletë kishin dy herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital pas një aksidenti trafiku.
Ata që ecnin kishin 11% më pak gjasa të shtroheshin në spital për çfarëdo arsye dhe 10% më pak gjasa të shtroheshin në spital për sëmundje të zemrës. Përveç kësaj, shumë prej tyre nuk merrnin ilaçe për probleme të zemrës ose të shëndetit mendor.
Europa është në alarm. OBSH në raportin e fundit të saj, thotë se personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor po shtohen. Aktualisht 17% e popullatës në Europë përfshirë dhe Shqipërinë vuajnë këto problem.
Problemet e shëndetit mendor janë të shumta nisur nga çrregullimet e humorit, ankthi apo depresioni.
Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë vërejtur se ndjenja e vetmisë është shumë e shprehur tek të moshuarit dhe vajzat adoleshente. E thënë në shifra 1 në 4 persona mbi moshën 60 vjeç raportojnë se ndihen të vetmuar, e po njëlloj edhe vajzat adoleshente.
Edhe më shqetësues është fakti se 1 në 3 persona që vuan nga një çrregullim i shëndetit mendor dhe 1 në 4 persona me psikozë nuk trajtohen, ndërsa del në pah edhe mungesa e profesionistëve të shëndetit mendor.
Është parë që problemet e shëndetit mendor janë shkaku kryesor i vetëvrasjeve, ku rreth 400 persona të moshës 15–29 vjeç marrin çdo ditë vendimin fatal.
Nisur nga kjo panoramë ekspertët kërkojnë që shëndeti mendor të bëhet prioritet i qeverive dhe strukturave shëndetësore dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për uljen e shifrave.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë, i vetëvarur, në kasollen e bagëtive. Viktima, identifikuar si B. M., dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja është konstatuar mëngjesin e datës 17 qershor 2025, dhe sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjithçka tregon se bëhet fjalë për një akt vetëvrasjeje. Trupi është gjetur nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.06.2025, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në kasollen e bagëtive, shtetasi B. M., 60 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në Shqipëri çështjet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët po nxisin gjithnjë e më shumë debate përsa i takon nevojës dhe cilësisë së shërbimeve. Ekspertët ngrenë probleme tejet shqetësuese në këtë drejtim, duke renditur disa faktorë që rëndojnë mbi shendetin mendor të kësaj grupmoshe, mes tyre pasojat e pandemisë Covid 19, varësia nga interneti, bullizmi, dhuna online apo raportet e demtuara me prindërit, shoqërinë apo shkollën. Njohës të fushës janë kritikë dhe nxisin autoritetet të shtojnë shërbimet për shëndetin mendor të fëmijëve, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik i tha Faktoje.al se janë hartuar dhe po zbatohen një sërë strategjish në këtë drejtim.
Në Shqipëri shërbimet mbi shëndetin mendor kanë njohur disa faza zhvillimi në tre dekadat e fundit. Reforma e viteve 2000 në këtë fushë përfshiu shërbimet në komunitet ndërsa me herët, ofroheshin shërbime të specializuara vetëm në qëndra spitalore.
Çështjet e shëndetit mendor gjithnjë kanë nxitur debate përsa i takon ofrimit të shërbimeve. Por një nga problemet më shqetësuese sot lidhet me shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Profesonistë në fushën e shëndetit mendor i thanë Faktoje.al se së fundi pandemia e Covid 19, i shtoi edhe më tej problemet e shëndetit mendor tek kjo grupmoshë si dhe nevojat për të marrë shërbime. Çrregullimet e ankthit, humori i ulët, mungesa e vetëbesimit, ndryshimet në sjellje, janë grupi më i lartë i shqetësimeve, por mjekja psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë, Valbona Alikaj thotë se ajo dhe kolegë të saj po ballafaqohen me disa të reja që kanë nevojë për t’u marrë në analizë.
Po shohim që kemi dhe ndryshime në simptomatika. Shpesh na duken gjërat si të paqarta. Disa gjëra janë sikur nuk kanë qenë para dhjetë vitesh. Dhe besoj se këto duhen riparë”– thotë për Faktoje.al Prof.asc. Valbona Alikaj, mjeke psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë.
Autoritetet zyrtare të shëndetit publik thanë për Faktoje.al se po i kushtojnë vëmendje shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe se në Planin Kombëtar të Veprimit të Shëndetit Mendor 2023-2026 është përfshirë një kapitull i veçantë për këtë qëllim. Specialistja e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik Andia Meksi thotë se Ministria e Shëndetësisë ka filluar të përfshijë psikologë dhe punonjës social në qëndrat shëndetësore të kujdesit parësor, ndërsa janë ngritur qëndra të shërbimeve komunitare për shëndetin mendor në qytetet kryesore të vendit, 3 vetëm në Tiranë. Edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit përgjatë viteve të fundit, ka ndërmarrë një sërë strategjish për të forcuar rolin psiko-social në shkolla.
Ky institucion i tha Faktoje.al se është përmirësuar kuadri ligjor lidhur me organizimin dhe funksionimin e njësive të shërbimit psiko-social duke shtuar se numri i punonjësve të shërbimit psiko-social është rritur vit pas viti. Me tej Ministria e Arsimit sqaroi se sot janë mbi 850 punonjës që ofrojnë shërbime në institucioner arsimore parauniversitare duke theksuar se në varësi të numrit të nxënësve shkollat mund të kenë dhe dy punonjës psiko-socialë.
Por aktivistë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Shqipëri mendojnë se shërbimet për të rinjtë janë të pamjaftueshme.
“Mungesa e shërbimeve është një ndër ndër hallkat, por flasim për mungesën në tërësi të një qasje që i vendos të rinjtë në qendër. Nuk jemi ende aty ku duhet, që vërtet t’u japim të rinjve shërbimet e duhura”– shprehet për Faktoje.al Altin Hazizaj, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.
Nga ana tjetër specialist të shëndetit mendor tërheqin vëmendjen specialistët është bashkëvperimi mes institucioneve.
“Nevojitet një bashkëpunim më i fortë institucional që do të thotë se ato institucione që merren më shërbime shëndetësore, me edukimin, me shërbimet sociale duhet të jenë më të unifikuara dhe më të shpejta përsa i përket përgjigjes për nevojat që kanë sot adoleshentët dhe të rinjtë”– argumenton për Faktoje.al, Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë.
Psikologët në shkolla po ndeshen sot me një sërë ankesash të fëmijëve dhe adoleshentëve, që nga ato në lidhje me pamjen e jashtme, ankthin, probleme me humorin dhe deri me sjelljen. Grupmosha me nivelin më të lartë të këtyre shqetësimeve është ajo 15-19 vjeç, ndërsa vajzat kanë një tendencë më të lartë për të kërkuar ndihmë, edhe pse mund të mos jenë ato që kanë më së shumti nevojë.
Ekspertët mendojnë se është e vështirë të maten dhe veçanërisht të trajtohen shqetësimet e shëndetit mendor te fëmijët dhe adoleshentët pa kuptuar kontekstet që krijojnë shqetësim. Studimet në këtë rrafsh veçojnë ndërthurjet e gjenetikës, faktorëve mjedisorë që në fëmijërinë e hershme, duke përfshirë prindërimin, shkollimin, ekspozimin ndaj dhunës ose abuzimit, diskriminimin, varfërinë, krizat humanitare dhe emergjencat shëndetësore të cilat mund të ndikojnë në shëndetin mendor të tyre.
Njohës të fushës argumentojnë se një nga problematikat më të thella që ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve është përdorimi për një kohë të gjatë dhe pa kontroll i internetit.
“Varësia nga interneti është një nga problematikat kryesore. Sigurisht që në internet mund të gjenden materiale të pakontrolluara, materiale pornografike, me të cilat adoleshenti dhe fëmija mund të jetë në kontakt. Prandaj është shumë e rëndësishme që prindi dhe të afërm të tyre të vendosin kontroll dhe limite për kohën që fëmija kalon rrjete sociale dhe në përdorimin e teknologjisë”- thotë Elisa Bano, psikologe në shkollën 9 vjeçare Naim Frashëri në Tiranë.
Mjekja psikiatre Valbona Alikaj, ndau me Faktoje.al një shembull nga përvoja e saj profesionale në lidhje me rrezikun që i kanoset sot fëmijëve dhe adoleshentëve nga përdorimi pa kriter i internetit.
“ Unë kam në terapi prej disa kohësh një vajzë të mbyllur, jo shumë të shkathët, nxënëse shumë e mirë, e cila ishte futur në këto programet e internetit ku ti dërgon foto dhe fotot kthehen si alienë apo diçka e tillë. Papritur ajo kuptoi që ky ishte një program takimesh virtuale me njerëz të panjohur. Në fillim tha se e kishte nisur si lojë, duke u tallur, dhe duke thënë se ishte pak më e madhe, dhe papritur bie në kontakt me një person i cili i ofron dashuri, siguri dhe dhunë verbale. Rastësisht nëna e saj kontrollon celularin dhe gjen një komunikim i cili nuk ishte fshirë, dhe këtu fillon i gjithë kalvari i ndërprerjes së komunikimeve me këtë person dhe patjetër kanë shkuar dhe në Autoritetin e sigurisë kibernetike që e kanë referuar. Po punojmë shumë me simptomatikën e ankthit tek ajo”- tregon Znj. Alikaj.
Edhe pse përdorimi në masë i teknologjisë nga fëmijët shihet nga mjaft specialistë si burim problemesh në lidhje me shëndetin mendor, disa prej tyre janë më të tërhequr për të dhënë konkluzione.
“Nuk do nxitohesha sepse brezat dhe e fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë lindur dhe janë rritur me praninë e përditshme të teknologjisë, kanë akoma kohë për të dhënë produktin e tyre, qoftë nga ana intelektuale, psikologjike apo kontributin në shoqëri”-shprehet për Faktoje.al Neli Demi, mjek psikiatër.
Një prej momenteve ku specialistët e shëndetit mendor ndalen është ai që lidhet me aktet vetëdëmtuese.
Që prej vitit 2019 të dhënat e policisë tregojnë se 36 fëmijë janë vetëvrarë, dy mbi 14 vjeç gjatë këtij viti, ndërsa kanë tentuar të vrasin veten gati dy herë më shumë. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktet vetëvrasëse janë ulur ndjeshëm nga 12 në vitin 2019 në 1 në vitin 2024, por sërish ekspertët janë vigjilentë kur bëhet fjalë për jetën.
“Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Është shumë e rëndësishme përgjigja në kohë. Studimet tregojnë që vetëvrasjet parandalohen dhe ka mënyra që mund të vlerësohet nëse ekziston një rrezik i menjëhershëm tek një adoleshent, edhe pse është shumë e vështirë, sepse adoleshentët e kanë shumë të vështirë ndryshe nga një i rritur të flasin për problemet e tyre, por nuk është e pamundur” – thotë Znj. Meksi specialiste e shëndetit mendor në ISHP.
“Vihet re një lloj stigme përsa i përket problemeve të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët. Mund të ketë persona që e vuajnë diçka por kanë shumë turp që problemet t’i ndajnë me dikë tjetër, sepse mendojnë se do duken të dobët në sytë e bashkëmoshatarëve, do të gjykohen, nuk do ndihmohen dhe situata do përkeqësohet edhe më tej”- argumenton Elisa Bano, psikologe në shkollën 9 vjeçare Naim Frashëri në Tiranë.
Ministria e Arsimit në fund të vitit 2024 njoftoi se është miratuar Plani Kombëtar i Veprimit për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe rritjen e sigurisë në shkolla, si dhe krijimin e shkollave të hapura për të përfshirë prindrit dhe komunitetin.
E megjithatë aktivistë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Shqipëri dhe disa mjekë të shëndetit mendor kanë një qasje tjetër për ndërveprimin mes adoleshentëve prindërve dhe komunitetit kur bëhet fjalë për problemet e shëndetit mendor.
“ Edhe kur ulesh të bisedosh me ta një ndër çështjet kryesore për të cilat ankohen adoleshentët dhe fëmijët është mungesa e komunikimit me dhe fakti se atyre u duket sikur nuk kuptohen nga të rriturit. Për ta ky është një problem shumë i madh. Në fakt ata kanë kohë që flasin por nuk jemi ne të gatshëm t’i dëgjojmë”- vijon Z. Hazizaj.
“Nga adoleshentët që unë shoh, kuptoj që ka plot prindër të cilët nuk janë gjithë ditën në shtëpi, mungojnë dhe nuk e dinë se çfarë bën fëmija i tij. Dhe jo vetëm kaq, por as nuk e njohin fëmijën e tyre. Prindër që i mbushin fëmijët me lekë, por nuk e njohin fëmijën”- vijon mjekja psikiatre Valbona Alikaj. .
Elementë të këtij realiteti kanë gjetur vend dhe në studimet e ISHP.
“ Shumica e prindërve, gati 90% e prindërve refuzojnë të japin lejen me konsensus, pra me firmë, që fëmijët e tyre të marrin shërbime për probleme të shëndetit mendor. Kjo tregon stigmën e lartë që ekziston. Pra duhet punuar shumë, por gjëja më e mirë është po flitet dhe media luan një rol të rëdësishëm në këtë drejtim”- vijon Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor në ISHP.
Përtej stigmatizimit që ndeshet sot rëndom në lidhje më problemet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët, në fakt disa barriera janë thyer. Sot flitet më shumë se më parë për to, ndërsa sfida është që në të ardhmen të flitet më shumë se sot. Nga ana tjetër të gjithë aktorët bien dakort se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim duke nënvizuar se nuk mund të ketë shëndet pa shëndet mendor.
Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert”në Tiranë
Qershori shënohet si Muaji i Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor të Burrave, një periudhë e dedikuar për të hedhur dritë mbi një temë shpesh të heshtur, por jetike: mirëqenia mendore e meshkujve.
Në mbarë botën, burrat përballen me sfida të mëdha emocionale, por shpesh nuk kërkojnë ndihmë për shkak të stereotipeve kulturore, presionit shoqëror apo frikës nga paragjykimi. Kjo heshtje mund të çojë në pasoja të rënda – nga ankthi dhe depresioni e deri te rritja alarmante e rasteve të vetëvrasjes te burrat, veçanërisht ata të moshave të reja dhe të mesme.
Qëllimi i këtij muaji është të nxisë bisedat e hapura, të inkurajojë burrat të kërkojnë ndihmë dhe të promovojë kujdesin ndaj vetes si një akt force, jo dobësie. Organizata të ndryshme, profesionistë të shëndetit mendor dhe aktivistë po angazhohen për të ofruar informim, mbështetje dhe akses më të lehtë te shërbimet psikologjike për meshkujt.
Ndërgjegjësimi është hapi i parë drejt ndryshimit. Kujdesi për shëndetin mendor nuk ka gjini, është një e drejtë dhe një nevojë themelore për çdo njeri.
Më shumë se 50% e videove më të ndjekura në TikTok që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata, kështu thuhet në një një hetimi të publikuar nga The Guardian, duke ngjallur shqetësime serioze mes ekspertëve të fushës dhe deputetëve britanikë. Hetimi përfshiu analizimin e 100 videove më të njohura të postuara nën hashtagun #mentalhealthtips, […]
Senatori, duke folur në Fox News, denoncoi gjithashtu një përpjekje për të mbuluar gjendjen mendore të Biden nga Shtëpia e Bardhë dhe media.
Informatori i Shërbimit Sekret thuhet se tha se ish-Presidenti i SHBA-së Joe Biden ishte aq i hutuar kur jetonte në Shtëpinë e Bardhë saqë “zhdukej në gardërobën e tij”, zbuloi senatori republikan Josh Hawley.
“Ky informator i Shërbimit Sekret ishte kujdesur personalisht për Bidenin. Ai më tha se në mëngjes, në Shtëpinë e Bardhë, ai zhdukej në dollapin e tij”, tha Hawley.
Ai ecte nëpër rezidencën e Shtëpisë së Bardhë i hutuar dhe nuk mund të gjente rrugën për të dalë nga gardëroba i tij. Po flasim për presidentin e Shteteve të Bashkuara. Është skandaloze. Na gënjyen”, shtoi ai.
Hetime mbi gjendjen mendore të Bidenit
Raportet vijnë ndërsa hetime të shumta të Kongresit mbi shëndetin mendor të ish-presidentit gjatë mandatit të tij janë duke vazhduar.
Kryetari i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, një republikan, po heton nëse stafi i Bidenit përdori një pajisje nënshkrimi autograf për të nënshkruar urdhra dhe falje presidenciale pa miratimin e tij të drejtpërdrejtë.
Comer ka kërkuar gjithashtu dëshminë e mjekut personal të Bidenit në Shtëpinë e Bardhë, Kevin O’Connor, si pjesë e hetimit. Ai ka qenë kritik ndaj ndershmërisë së O’Connor dhe raporteve të tij mbi shëndetin e Bidenit.
Spekulimet rreth kancerit
Joe Biden zbuloi së fundmi se vuan nga një formë agresive e kancerit të prostatës, gjë që shkaktoi spekulime se ai mund të jetë diagnostikuar gjatë mandatit të tij pa u njoftuar.
Senatorët republikanë planifikojnë të mbajnë një seancë dëgjimore në Senat mbi shëndetin mendor të Bidenit muajin e ardhshëm.
Problemet e shëndetit mendor, si ankthi, depresioni dhe çrregullimet e humorit, janë në rritje, dhe pavarësisht se për to flitet gjithnjë e më shumë, shumë njerëz ende e kanë të vështirë të pranojnë dhe të kërkojnë trajtim.
Mjekët psikiatër theksojnë se stigma është një nga arsyet kryesore që pengon njerëzit të marrin ndihmën që u nevojitet.
“Trajtimi i një personi me probleme të shëndetit mendor nuk është i lehtë, pasi shpesh ky person nuk pranon që ka një problem dhe nuk është i gatshëm për trajtim. Ka raste kur edhe familjarët e identifikojnë problemin, por pacienti nuk e pranon. Në disa raste, është familja që, për shkak të stigma, e pengon pacientin të kërkojë ndihmë”, thotë psikiatrja Valentina Asabella.
Vonesa në trajtim, sipas Asabelles, mund të çojë në përkeqësim të situatës dhe zhvillimin e shqetësimeve të tjera.
Ajo thekson se asnjë person nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor, dhe ngjarje të tilla si tërmeti dhe pandemia e COVID-19 kanë shtuar këto probleme tek shqiptarët.
“Faktorët janë të shumtë dhe disa lidhen edhe me traumatikat e fëmijërisë,” shton psikiatrja.
A mund ta shohësh një plagë në zemër? A mund të dëgjosh një shpirt që bërtet në heshtje? Jo gjithmonë. Dhe pikërisht për këtë, shëndeti mendor ka nevojë për zë, për vëmendje, për kujdes!
Muaji maj është kushtuar ndërgjegjësimit për shëndetin mendor — një temë që për shumëkënd mbetet tabu, ndonëse i prek të gjithë, në mënyra të ndryshme. Ankthi, depresioni, lodhja emocionale, vetmia… janë më pranë nesh sesa mendojmë.
Në këtë muaj, le të mos bëhemi thjesht spektatorë të dhimbjes së tjetrit. Le të jemi mbështetje. Le të dëgjojmë pa gjykuar. Le të pyesim më shpesh: “Si je vërtet?”
Sepse ndonjëherë, një pyetje e thjeshtë mund të shpëtojë një jetë.
Të kujdesesh për shëndetin tënd mendor nuk është dobësi. Është akt guximi.
Fol. Shkruaj. Qaj. Kërko ndihmë. Ti nuk je vetëm.
Të gjithë kemi ditë të vështira. Por të gjithë meritojmë të ndihmohemi për të ndriçuar sërish.
Nëse po kalon një periudhë të errët, kujtoje: edhe nata më e gjatë përfundon me dritë.
Mos u dorëzo. Bota të do këtu.
Profesori dhe psikoterapisti Skerdi Zahaj ka reaguar në lidhje me emisionin “Fiks Fare”, i cili raportoi mbrëmjen e djeshme se kandidati i PD në Shkodër, Gentian Ndoj ka kartelë të hapur në spital për probleme deluzionale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zahaj shkruan se si psikolog klinik dhe psikoterapist që punon çdo ditë me njerëz […]
Shëndeti mendor është një temë që ka filluar të marrë më shumë vëmendje në vitet e fundit, por ende mbetet një tabu për shumë njerëz. Edhe pse është gjithnjë e më e pranuar se shëndeti mendor është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies së përgjithshme, shumë individë ndihen të pasigurt për të kërkuar ndihmë kur kanë probleme emocionale, për shkak të frikës nga gjykimi ose stigmës sociale që lidhet me këtë çështje. Mungesa e hapësirave të sigurta për të diskutuar këto probleme dhe mendimi se dikush që kërkon ndihmë mund të perceptohet si “i dobët” është një pengesë e madhe që bën shumë njerëz të vuajnë në heshtje.
Sipas disa studimeve, rreth 1 nga 4 njerëz do të përjetojnë një çështje të shëndetit mendor gjatë jetës së tyre. Megjithatë, shumë nga këta individë nuk kërkojnë ndihmë për shkak të frikës nga etiketa dhe stigma që lidhen me shëndetin mendor. Të menduarit se njerëzit me probleme të shëndetit mendor janë “të çmendur” ose “të dobët” është një ide e gabuar që ndikon negativisht në mënyrën se si shoqëria trajton këto individë.
Përkundrazi, është e rëndësishme të ndërtojmë një kulturë që nxit kërkimin e ndihmës dhe që i jep mbështetje atyre që kanë nevojë. Të flasësh për shëndetin mendor, të kërkosh ndihmë dhe të tregosh përvojat e tua mund të ndihmojë shumë individë që kanë frikë të bëjnë të njëjtën gjë.
Një ngjarje e rëndë ka nodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën. Sipas burimeve zyrtare, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Personi, i identifikuar me inicialet F.K., raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është gjetur […]
Autoritetet kanadeze personin i dyshuar për sulmin me makinë në Vankuver, që la të vdekur 11 persona në një festival filipinas, nuk e kishin të panjohur. Ende nuk është konfirmuar motivi për sulmin shokues në Vankuver, që veç të vdekurve, shkaktoi edhe me dhjetëra të plagosur.
I arrestuar tashmë, Kai-Ji Adam përballet me tetë akuza për vrasje të shkallës së dytë. Policia kanadeze e pohoi se 30 vjeçari, i cili doli para gjykatës dhe më pas u dërgua në paraburgim, mendohet të ketë probleme të shëndetit mendor, megjithatë ai sipas forcave të rendit, ka vepruar qëllimisht. Sulmi me makinë ndaj turmës së njerëzve tronditi mbarë Kanadanë. Zyrtarët në Vankuver e përshkruan atë si “ditën më të errët në historinë e qytetit”.
Komuniteti filipinas ishte mbledhur në lagjen Fraser të Vankuverit kur një makinë u përplas mbi pjesëmarrësit ne festivalin e quajtur Lapu Lapu, që nderon një udhëheqës antikolonial filipinas të shekullit 16-të. Në mesin e viktimave të episodit të rëndë, është edhe një vajzë 5 vjeçare. Sipas BBC-së, policia e kishte kryer përpara festivalit një vlerësim të kërcënimit, dhe kishte mbyllur pjesërisht një rrugë një rrugë prapa një shkolle ku po zhvillohej pjesa më e madhe e kremtimeve, por kishte dalë në përfundimin e se nuk kishte asnjë shenjë që të dëshmonte një nivel të lartë rreziku.