Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

By: Ela
26 July 2025 at 15:35

Edhe pse duhet të kishte një qetësim të sëmundjeve neurologjike gjatë periudhës së verës, temperaturat ekstreme kanë bërë që edhe këto sëmundje të shënojnë rritje. Mjekët bëjnë me dije se ekspozimi në diell në temperaturat ekstreme çon në rrezik të përsëritjeve të aksidenteve cerebrale, paralizave faciale apo shton atakun e migrenës. Shef i shërbimit Neurologjik […]

The post Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor appeared first on BoldNews.al.

‘Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm’ prezantohet në librin e Shëndetit Mendor të Cambridge University Press & Assessment

By: Kult Plus
20 July 2025 at 19:15

Profesori universitar, Fitim Uka ka njoftuar se libri “Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” do të prezantohet edhe në librin e Shëndetit Mendor të Cambridge University Press & Assessment, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, profesori Uka ka thënë se prezantimi i librit  në Cambridge University Press, është vulë e një suksesi të padiskutueshëm.

“Po, po, hiq më pak se në librin e Cambridge University do të shkruhen emrat e një gjenerate të re studiuesish nga Kosova. Ata do të jenë autorët e një kapitulli që e prezanton psikoterapinë tonë në mbarë botën.

Një herë Wiley, e tash edhe Cambridge University Press, janë vula e një suksesi të padiskutueshëm.

Mirënjohës për mbështetjen dhe mbani mend këta emra: Arian Musliu, Rineta Maliqi, Vanesa Sopjani, Lum Zharku, Adela Bajrami, Lira Baliu, Albina Statovci, Fjolla Rexha, Loretë Tovërlani, Drin Shehu, Erestina Uka, Altina Limani”, ka shkruar profesori Uka./ KultPlus.com

Ndryshimet ekstreme të disponimit, çka është çrregullimi bipolar? Flet neuropsikiatri Rexhepi

1 July 2025 at 13:19

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për çrregullimin bipolar.

Çrregullimi bipolar është një çrregullim mendor që karakterizohet nga ndryshime ekstreme në humor.

Doktori Rexhepi në këtë podcast ka sqaruar më shumë rreth këtij çrregullimi.

Është një çrregullim ku ndërrojnë fazat, kur e kemi fazën manike dhe hipomanike… kur personat një periudhë të caktuar kohore janë shumë depresivë, të tërhequn dhe kanë pasqyrë klinike të një depresioni. Ndërsa, faza tjetër është kur ara janë hiperaktivë, të pandalshëm, të disponueshëm, mbi-disponim dhe këto faza janë ciklike”, tha ai.


Sipas tij, këta persona thjesht janë më të menaxhueshëm se nëse flasim për një skizofreni kronike. Ai tutje tha se janë me rëndësi edhe njerëzit përreth, familja, në mënyrë që t’i kuptojë fazat.

Podcastin e plotë ku neuropsikiatri Rexhepi flet për shëndetin mendor dhe çrregullimet e sëmundjet mendore mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

The post Ndryshimet ekstreme të disponimit, çka është çrregullimi bipolar? Flet neuropsikiatri Rexhepi appeared first on Telegrafi.

Çka është depresioni dhe si manifestohet?

26 June 2025 at 13:54

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor dhe kujdesin që duhet ta kemi.

Doktor Rexhepi ka sqaruar shumë gjëra që ndërlidhen me depresionin dhe si manifestohet.

Në fakt depresioni është një humbje e plotë e vullnetit me u marr me veten, një mosinteresim i plotë për njerëzit përreth…”, tha Rexhepi.

Tutje, neuropsikiatri theksoi se është edhe i ashtuquajturi depresion i brendshëm që është i ndikuar shumë prej faktorëve gjenetikë.

“Po flasim për një sëmundje kur gjumi është në dy ekstreme, ose pagjumësi ose gjumë i theksuar, kur në gjumë ikim prej vetvetes dhe ballafaqimit me çka na rrethon…  është pastaj ushqimi që lihet plotësisht ose merret pa kontroll”, u shpreh doktori.

Sipas tij, depresioni manifestohet edhe me pak komunikim me njerëzit, qëndron i mbyllur, shpërthime të kohëpaskohshme të vajit, etj.

Neuropsikiatri tutje theksoi se depresioni nuk trajtohet vetëm me ilaçe dhe se ka shumë rëndësi edhe psikoterapia.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

 

 

The post Çka është depresioni dhe si manifestohet? appeared first on Telegrafi.

Shëndeti mendor i adoleshentëve, psikiatrja: Po rriten rastet me ankth dhe vetëdëmtime

By: Elva
25 June 2025 at 20:32

Rastet e adoleshentëve që paraqiten në urgjencën e shërbimit të psikiatrisë janë në rritje, shpesh të nisura me ankth e që përfundojnë në psikoza apo sjellje vetëdëmtuese. Mjekja psikiatre Valbona Alikaj ngre alarmin për këtë situatë, duke theksuar se shumë nga rastet që trajtohen janë pasoja të mosvlerësimit të hershëm të shenjave paralajmëruese. “Ne mbetemi […]

The post Shëndeti mendor i adoleshentëve, psikiatrja: Po rriten rastet me ankth dhe vetëdëmtime appeared first on BoldNews.al.

“Njerëzit që nuk dinë me u kënaq me çka kanë, kurrë nuk do të gjejnë diçka që i bën të lumtur”, neuropsikiatri Rexhepi flet për lumturinë

25 June 2025 at 13:30

Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor dhe kujdesin që duhet t’ia kushtojmë.

Rexhepi ka folur për lumturinë, ndjenjën e një paqeje dhe përmbushjeje që njeriu përjeton kur ndodhet në harmoni me veten.

Lumturia është diçka shumë personale. Për njerëzit që dinë me u kënaq edhe me u gëzua me atë që kanë shumë ma lehtë përmbushen… se lumturia është manifestim i përmbushjes sonë individuale.. me u mundu me lënë sa ma pak boshllëqe brenda vetes”, tha ai.

Tutje, neuropsikiatri Rexhepi tha se njerëzit që nuk dinë me u kënaq me çka kanë ata kurrë nuk do të gjejnë diçka që i bëjnë të lumtur sepse kërkesat e tyre janë të vazhdueshme.

Doktori në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për problemet me shëndetin mendor, sëmundjet etj. Ky podcast mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

 

 

 

The post “Njerëzit që nuk dinë me u kënaq me çka kanë, kurrë nuk do të gjejnë diçka që i bën të lumtur”, neuropsikiatri Rexhepi flet për lumturinë appeared first on Telegrafi.

Ekspertët ngrenë alarmin: Shëndeti mendor i fëmijëve i kërcënuar

By: FAKTOJE
17 June 2025 at 19:00

Nga Mimoza Picari

Në Shqipëri çështjet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët po nxisin gjithnjë e më shumë debate përsa i takon nevojës dhe cilësisë së shërbimeve. Ekspertët ngrenë probleme tejet shqetësuese në këtë drejtim, duke renditur disa faktorë që rëndojnë mbi shendetin mendor të kësaj grupmoshe, mes tyre pasojat e pandemisë Covid 19, varësia nga interneti, bullizmi, dhuna online apo raportet e demtuara me prindërit, shoqërinë apo shkollën. Njohës të fushës janë kritikë dhe nxisin autoritetet të shtojnë shërbimet për shëndetin mendor të fëmijëve, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik  i tha Faktoje.al se janë hartuar dhe po zbatohen një sërë strategjish në këtë drejtim.

Në Shqipëri shërbimet mbi shëndetin mendor kanë njohur disa faza zhvillimi në tre dekadat e fundit. Reforma e viteve 2000 në këtë fushë përfshiu shërbimet në komunitet ndërsa me herët, ofroheshin shërbime të specializuara vetëm në qëndra spitalore.

Çështjet e shëndetit mendor gjithnjë kanë nxitur debate përsa i takon ofrimit të shërbimeve. Por një nga problemet më shqetësuese sot lidhet me shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Profesonistë në fushën e shëndetit mendor i thanë Faktoje.al se së fundi pandemia e Covid 19, i shtoi edhe më tej problemet e shëndetit mendor tek kjo grupmoshë si dhe nevojat për të marrë shërbime. Çrregullimet e ankthit, humori i ulët, mungesa e vetëbesimit, ndryshimet në sjellje, janë  grupi më i lartë i shqetësimeve, por mjekja psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë, Valbona Alikaj thotë se ajo dhe kolegë të saj po ballafaqohen me disa të reja që kanë nevojë për t’u marrë në analizë.

Po shohim që kemi dhe ndryshime në simptomatika. Shpesh na duken gjërat si të paqarta. Disa gjëra janë sikur nuk kanë qenë para dhjetë vitesh. Dhe besoj se këto duhen riparë”– thotë për Faktoje.al Prof.asc. Valbona Alikaj, mjeke psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë.

Autoritetet zyrtare të shëndetit publik thanë për Faktoje.al se po i kushtojnë vëmendje shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe se në Planin Kombëtar të Veprimit të Shëndetit Mendor 2023-2026 është përfshirë një kapitull i veçantë për këtë qëllim. Specialistja e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik Andia Meksi thotë se Ministria e Shëndetësisë ka filluar të përfshijë psikologë dhe punonjës social në qëndrat shëndetësore të kujdesit parësor, ndërsa janë ngritur qëndra të shërbimeve komunitare për shëndetin mendor në qytetet kryesore të vendit, 3 vetëm në Tiranë. Edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit përgjatë viteve të fundit, ka ndërmarrë një sërë strategjish për të forcuar rolin psiko-social në shkolla.

Ky institucion i tha Faktoje.al se është përmirësuar kuadri ligjor lidhur me organizimin dhe funksionimin e njësive të shërbimit psiko-social duke shtuar se numri i punonjësve të shërbimit psiko-social është rritur vit pas viti. Me tej Ministria e Arsimit sqaroi se sot janë mbi 850 punonjës që ofrojnë shërbime në institucioner arsimore parauniversitare duke theksuar se në varësi të numrit të nxënësve shkollat mund të kenë dhe dy punonjës psiko-socialë.

Por aktivistë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Shqipëri mendojnë se shërbimet për të rinjtë janë të pamjaftueshme.

“Mungesa e shërbimeve është një ndër ndër hallkat, por flasim për mungesën në tërësi të një qasje që i vendos të rinjtë në qendër. Nuk jemi ende aty ku duhet, që vërtet t’u japim të rinjve shërbimet e duhura”– shprehet për Faktoje.al Altin Hazizaj, Drejtor ekzekutiv i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Nga ana tjetër specialist të shëndetit mendor tërheqin vëmendjen specialistët është bashkëvperimi mes institucioneve.

“Nevojitet një bashkëpunim më i fortë institucional që do të thotë se ato institucione që merren më shërbime shëndetësore, me edukimin, me shërbimet sociale duhet të jenë më të unifikuara dhe më të shpejta përsa i përket përgjigjes për nevojat që kanë sot adoleshentët dhe të rinjtë”argumenton për Faktoje.al, Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë. 

Psikologët  në shkolla po ndeshen sot me një sërë ankesash të fëmijëve dhe adoleshentëve, që nga ato në lidhje me pamjen e jashtme, ankthin, probleme me humorin dhe deri me sjelljen. Grupmosha me nivelin më të lartë të këtyre shqetësimeve është ajo 15-19 vjeç, ndërsa vajzat kanë një tendencë më të lartë për të kërkuar ndihmë, edhe pse mund të mos jenë ato që kanë më së shumti nevojë.

Ekspertët mendojnë se është e vështirë të maten dhe veçanërisht të trajtohen shqetësimet e shëndetit mendor te fëmijët dhe adoleshentët pa kuptuar kontekstet që krijojnë shqetësim. Studimet në këtë rrafsh veçojnë ndërthurjet e gjenetikës, faktorëve mjedisorë që në fëmijërinë e hershme, duke përfshirë prindërimin, shkollimin, ekspozimin ndaj dhunës ose abuzimit, diskriminimin, varfërinë, krizat humanitare dhe emergjencat shëndetësore të cilat mund të ndikojnë në shëndetin mendor të tyre.

Njohës të fushës argumentojnë se një nga problematikat më të thella që ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve është përdorimi  për një kohë të gjatë dhe pa kontroll i internetit.

Varësia nga interneti është një nga problematikat kryesore. Sigurisht që në internet mund të gjenden materiale të pakontrolluara, materiale pornografike, me të cilat adoleshenti dhe fëmija mund të jetë në kontakt. Prandaj është shumë e rëndësishme që prindi dhe të afërm të tyre të vendosin kontroll dhe  limite për kohën që fëmija kalon rrjete sociale dhe në përdorimin e teknologjisë”- thotë Elisa Bano, psikologe në shkollën 9 vjeçare Naim Frashëri në Tiranë. 

Mjekja psikiatre Valbona Alikaj, ndau me Faktoje.al një shembull nga përvoja e saj profesionale në lidhje me rrezikun që i kanoset sot fëmijëve dhe adoleshentëve nga përdorimi pa kriter i internetit.

“ Unë kam në terapi prej disa kohësh një vajzë të mbyllur, jo shumë të shkathët, nxënëse shumë e mirë, e cila ishte futur në këto programet e internetit ku ti dërgon foto dhe fotot kthehen si alienë apo diçka e tillë.  Papritur ajo kuptoi që ky ishte një program takimesh virtuale me njerëz të panjohur. Në fillim tha se e kishte nisur si lojë, duke u tallur, dhe duke thënë se ishte pak më e madhe, dhe papritur bie në kontakt me një person i cili i ofron dashuri, siguri dhe dhunë verbale. Rastësisht nëna e saj  kontrollon celularin dhe gjen një komunikim i cili nuk ishte fshirë, dhe këtu fillon i gjithë kalvari i ndërprerjes së komunikimeve me këtë person dhe patjetër kanë shkuar dhe në Autoritetin e sigurisë kibernetike që e kanë referuar. Po punojmë shumë me simptomatikën e ankthit tek ajo”- tregon Znj. Alikaj.

Edhe pse përdorimi në masë i teknologjisë nga fëmijët shihet nga mjaft specialistë si burim problemesh në lidhje me shëndetin mendor, disa prej tyre janë më të tërhequr për të dhënë konkluzione.   

“Nuk do nxitohesha sepse brezat dhe e fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë lindur dhe janë rritur me praninë e përditshme të teknologjisë, kanë akoma kohë për të dhënë produktin e tyre, qoftë nga ana intelektuale, psikologjike apo kontributin në shoqëri”- shprehet për Faktoje.al Neli Demi, mjek psikiatër.

Një prej momenteve ku specialistët e shëndetit mendor ndalen është ai që lidhet me aktet vetëdëmtuese.

Që prej vitit 2019  të dhënat e policisë tregojnë se 36 fëmijë janë vetëvrarë, dy mbi 14 vjeç gjatë këtij viti, ndërsa kanë tentuar të vrasin veten gati dy herë më shumë. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktet vetëvrasëse janë ulur ndjeshëm nga 12 në vitin 2019 në 1 në vitin 2024, por sërish ekspertët janë vigjilentë kur bëhet fjalë për jetën.

“Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Është shumë e rëndësishme përgjigja në kohë. Studimet tregojnë që vetëvrasjet parandalohen dhe ka mënyra që mund të vlerësohet nëse ekziston një rrezik i menjëhershëm tek një adoleshent, edhe pse është shumë e vështirë, sepse adoleshentët e kanë shumë të vështirë ndryshe nga një i rritur të flasin për problemet e tyre, por nuk është e pamundur” – thotë Znj. Meksi specialiste e shëndetit mendor në ISHP. 

“Vihet re një lloj stigme përsa i përket problemeve të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët. Mund të ketë persona që e vuajnë diçka por kanë shumë turp që problemet t’i ndajnë me dikë tjetër, sepse mendojnë se do duken të dobët në sytë e bashkëmoshatarëve, do të gjykohen, nuk do ndihmohen dhe situata do përkeqësohet edhe më tej”- argumenton Elisa Bano, psikologe në shkollën 9 vjeçare Naim Frashëri në Tiranë. 

Ministria e Arsimit në fund të vitit 2024 njoftoi se është miratuar Plani Kombëtar i Veprimit për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe rritjen e sigurisë në shkolla, si dhe krijimin e shkollave të hapura për të përfshirë prindrit dhe komunitetin.

E megjithatë aktivistë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në Shqipëri dhe disa mjekë të shëndetit mendor kanë një qasje tjetër për ndërveprimin mes adoleshentëve prindërve dhe komunitetit kur bëhet fjalë për problemet e shëndetit mendor.

“ Edhe kur ulesh të bisedosh me ta një ndër çështjet kryesore për të cilat ankohen adoleshentët dhe fëmijët është mungesa e komunikimit me dhe fakti se atyre u duket sikur nuk  kuptohen nga të rriturit. Për ta ky është një problem shumë i madh. Në fakt ata kanë kohë që  flasin por nuk jemi ne të gatshëm t’i dëgjojmë”- vijon Z. Hazizaj.

“Nga adoleshentët që unë shoh, kuptoj që ka plot prindër të cilët nuk janë gjithë ditën në shtëpi, mungojnë dhe nuk e dinë se çfarë bën fëmija i tij. Dhe jo vetëm kaq, por as nuk e njohin fëmijën e tyre. Prindër që i mbushin fëmijët me lekë, por nuk e njohin fëmijën”- vijon mjekja psikiatre Valbona Alikaj.  .

Elementë të këtij realiteti kanë gjetur vend dhe në studimet e ISHP.

“ Shumica e prindërve, gati 90% e prindërve refuzojnë të japin lejen me konsensus, pra me firmë, që fëmijët e tyre të marrin shërbime për probleme të shëndetit mendor. Kjo tregon stigmën e lartë që ekziston. Pra duhet punuar shumë, por gjëja më e mirë është po flitet dhe media luan një rol të rëdësishëm në këtë drejtim”- vijon Andia Meksi, specialiste e shëndetit mendor në ISHP.

Përtej stigmatizimit që ndeshet sot rëndom në lidhje më problemet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët, në fakt disa barriera janë thyer. Sot flitet më shumë se më parë për to, ndërsa sfida është që në të ardhmen të flitet më shumë se sot. Nga ana tjetër të gjithë aktorët bien dakort se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim duke nënvizuar se nuk mund të ketë shëndet pa shëndet mendor.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë

The post Ekspertët ngrenë alarmin: Shëndeti mendor i fëmijëve i kërcënuar appeared first on Faktoje.al.

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

By: Ela
31 May 2025 at 22:45

Më shumë se 50% e videove më të ndjekura në TikTok që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata, kështu thuhet në një një hetimi të publikuar nga The Guardian, duke ngjallur shqetësime serioze mes ekspertëve të fushës dhe deputetëve britanikë. Hetimi përfshiu analizimin e 100 videove më të njohura të postuara nën hashtagun #mentalhealthtips, […]

The post Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata appeared first on BoldNews.al.

“Futej në gardërobë dhe nuk gjente rrugën për të dalë”/ Vijojnë spekulimet për shëndetin mendor të Biden gjatë…

31 May 2025 at 14:37

Senatori, duke folur në Fox News, denoncoi gjithashtu një përpjekje për të mbuluar gjendjen mendore të Biden nga Shtëpia e Bardhë dhe media.

Informatori i Shërbimit Sekret thuhet se tha se ish-Presidenti i SHBA-së Joe Biden ishte aq i hutuar kur jetonte në Shtëpinë e Bardhë saqë “zhdukej në gardërobën e tij”, zbuloi senatori republikan Josh Hawley.

“Ky informator i Shërbimit Sekret ishte kujdesur personalisht për Bidenin. Ai më tha se në mëngjes, në Shtëpinë e Bardhë, ai zhdukej në dollapin e tij”, tha Hawley.

Ai ecte nëpër rezidencën e Shtëpisë së Bardhë i hutuar dhe nuk mund të gjente rrugën për të dalë nga gardëroba i tij. Po flasim për presidentin e Shteteve të Bashkuara. Është skandaloze. Na gënjyen”, shtoi ai.

Hetime mbi gjendjen mendore të Bidenit

Raportet vijnë ndërsa hetime të shumta të Kongresit mbi shëndetin mendor të ish-presidentit gjatë mandatit të tij janë duke vazhduar.

Kryetari i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, një republikan, po heton nëse stafi i Bidenit përdori një pajisje nënshkrimi autograf për të nënshkruar urdhra dhe falje presidenciale pa miratimin e tij të drejtpërdrejtë.

Comer ka kërkuar gjithashtu dëshminë e mjekut personal të Bidenit në Shtëpinë e Bardhë, Kevin O’Connor, si pjesë e hetimit. Ai ka qenë kritik ndaj ndershmërisë së O’Connor dhe raporteve të tij mbi shëndetin e Bidenit.

Spekulimet rreth kancerit

Joe Biden zbuloi së fundmi se vuan nga një formë agresive e kancerit të prostatës, gjë që shkaktoi spekulime se ai mund të jetë diagnostikuar gjatë mandatit të tij pa u njoftuar.

Senatorët republikanë planifikojnë të mbajnë një seancë dëgjimore në Senat mbi shëndetin mendor të Bidenit muajin e ardhshëm.

The post “Futej në gardërobë dhe nuk gjente rrugën për të dalë”/ Vijojnë spekulimet për shëndetin mendor të Biden gjatë… appeared first on Sot News | Lajme.

Diskreditimi i kandidatit të PD/ Psikoterapisti: Të kërkosh ndihmë për shëndetin mendor nuk është turp

1 May 2025 at 14:48

Profesori dhe psikoterapisti Skerdi Zahaj ka reaguar në lidhje me emisionin “Fiks Fare”, i cili raportoi mbrëmjen e djeshme se kandidati i PD në Shkodër, Gentian Ndoj ka kartelë të hapur në spital për probleme deluzionale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zahaj shkruan se si psikolog klinik dhe psikoterapist që punon çdo ditë me njerëz […]

The post Diskreditimi i kandidatit të PD/ Psikoterapisti: Të kërkosh ndihmë për shëndetin mendor nuk është turp appeared first on BoldNews.al.

Berat/ 40-vjeçari i jep fund jetës, vuante nga probleme të shëndetit mendor

By: Oldi
28 April 2025 at 17:54

Një ngjarje e rëndë ka nodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën. Sipas burimeve zyrtare, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Personi, i identifikuar me inicialet F.K., raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është gjetur […]

The post Berat/ 40-vjeçari i jep fund jetës, vuante nga probleme të shëndetit mendor appeared first on BoldNews.al.

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

1 March 2025 at 09:17

Adoleshenca është një fazë e zhvillimit fizik dhe mendor të njeriut, ndërmjet fazës së fëmijërisë dhe pjekurisë.

Psikologia Mirjeta Deliu në podcastin “Shëndeti në rend të parë” theksoi se adoleshenca mund të jetë e rëndë kur fëmijëria është e tillë.

“Unë mendoj që adoleshenca është e rëndë kur fëmijëria ka qenë e rëndë. Gjithçka që fëmija bëhet kur të rritet është rezultat se si fëmija është rritur.

Nëse fëmija nuk është kontribuar mjaftueshëm në fëmijërinë e hershme, në mirëqenien, zhvillimin edukimin adoleshenca do të jetë problematike më shumë se që duhet…sepse në kushte normale adoleshenca është rezultat i asaj se si fëmija ka kaluar duke kombinuar me hormonet që ndikojnë”, tha ajo.


Tutje, psikologia Deliu thekson se periudha e adoleshencës karakterizohet me ndryshime hormonale, reagimet, fjalët, sjelljet e tyre bëhen më të pamenaxhueshme nga vetë fëmijët dhe pastaj edhe nga prindërit.

“…Dhe adoleshenca është në fakt i shohim ende fëmijë, por mundohemi t’u rregullojmë sjelljet e tyre sikur të të rriturve.. adoleshenca është një mes as  fëmijë, as i rritur dhe fëmijët janë konfuz me vetë sjellët e tyre dhe pritshmëritë e të tjerave karshi tyre”, tha ajo.

Deliu tha se diku në moshën, tetë, nëntë vjeçe veçse fillojnë ndryshime hormonale.

“…janë më të ndjeshëm, reagimet më të ashpra, dëshirojnë të shkëputen nga familja nga prindërit… kanë qef me nejt ma shumë vet, dëshirojnë mos të dalin me familjarë më….”, tha ndër të tjera ajo.

Tutje psikologia theksoi se në këtë periudhë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kuptohen, mos t’iu bëhet presion.

Podcastin e plotë ku Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve, ankthin, depresionin dhe simptomat që japin fëmijët, pastaj fazat e zhvillimit, tantrumat, adaptimin e fëmijëve në kopshte, fazën e adoleshencës e llojet e prindërimit mund ta shikoni më poshtë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga Muqa Solar. /Telegrafi/

The post Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë? appeared first on Telegrafi.

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

28 February 2025 at 09:43

Tantruma janë shpërthime emocionale të fëmijëve, që shoqërohen me veprime, si të qara të forta, goditje, etj. 

Tantrumat e fëmijëve mund të ndodhin kudo, qoftë në shtëpi, rrugë ose në ambiente tjera dhe kryesisht ndodhin nga mosha 1 deri në 4 vjeçare.

Psikologia Mirjeta Deliu në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për këtë çështje.

“Tantrumat janë gjendje emocionale me të cilat qara dhe sjelle të shumta…. Nëse kjo bëhet shumë e shfaqur atëherë duhet ndihmë profesionale, nëse nuk është shumë e shprehur duhet të presim që fëmija të qetësohet vet dhe pa ju ofruar përforcues”, tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)


Deliu tutje tregoi edhe një metodë për qetësimin e fëmijëve.

“Duhet të ofrohemi afër fëmijëve dhe frymëmarrja jonë të jetë e ngjashme me të fëmijët, dhe kjo e bën që fëmija ta kuptojë që ti e dinë që ai po kalon diçka jo të këndshme… Kur frymëmarrje e prindit koordinohet me fëmijën, fillon qetësimi i fëmijës…

Dhe kur qetësohet fëmija e rëndësishme është që të bisedohet edhe të shihet çka ka qenë gjatë ditës jo e mirë që e ka shkaktuar”, tha ndër të tjera psikologia e fëmijëve.

Podcastin e plotë ku Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve, ankthin, depresionin dhe simptomat që japin fëmijët, pastaj fazat e zhvillimit, tantrumat, adaptimin e fëmijëve në kopshte, fazën e adoleshencës e llojet e prindërimit mund ta shikoni më poshtë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga Muqa Solar. /Telegrafi/

The post Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale appeared first on Telegrafi.

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

25 February 2025 at 07:50

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” do të flasim për një temë jashtëzakonisht të rëndësishme, atë të rritjes së shëndetshme të fëmijëve në aspektin psikik.

E ftuar në emision është psikologia Mirjeta Pestisha Deliu e cila do të flasë lidhur me atë se cilat janë shenjat e para që tregojnë se një fëmijë mund të ketë vështirësi në shëndetin mendor.

A kanë fëmijët ankth ose depresion?

– Si ndikon përdorimi i teknologjisë në shëndetin mendor të fëmijëve?

– Cili lloj i prindërimit konsiderohet më i duhuri?

– Cilat janë fazat e zhvillimit psikik të fëmijëve dhe çka duhet të kemi parasysh në secilën?

– Çka janë tantrumat te fëmijët dhe pse shkaktohen?

– Cila moshë është më e përshtatshme për dërgimin e fëmijës në kopsht? Si ta bëjmë më të lehtë periudhën e adaptimit në kopsht dhe çka duhet të kemi parasysh? A ka fëmijë që nuk përshtatën assesi në kopsht?

– Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës? Me çka karakterizohet kjo fazë? Cilat janë teknikat më të mira të menaxhimit të kësaj faze te fëmijët?

Të gjitha këto mund t’i shikoni në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.

Ky podcast mbështetet nga Muqa Solar. /Telegrafi/

The post Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu appeared first on Telegrafi.

ISHP promovon kujdesin ndaj shëndetit mendor në vendin e punës

6 January 2025 at 12:41

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale, se është përmbyllur faza e trajnimeve mbi kujdesin ndaj shëndetit mendor në vendin e punës nga personeli drejtues, të zhvilluara në bashkëpunim me katër drejtoritë rajonale të Operatorëve të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në rrethe.

Sipas ISHP-së, “qëllimi i trajnimeve është rritja e njohurive të personelit të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) mbi kushtet që ndikojnë në shëndetin mendor në vendin e punës dhe si personeli drejtues të ofrojë ndihmë dhe mbështetje në rast të një punonjësi që përjeton probleme të tilla.

Ky trajnim do t’i shërbejë personelit të NJVKSH-ve për të promovuar dhe trajnuar menaxherët, supervizorët dhe burimet njerëzore nga institucione të ndryshme dhe ndërmarrje private mbi krijimin kushteve për një shëndet të mirë mendor për punonjësit e tyre dhe ofrimi i mbështetjes në rast nevoje”, thuhet në njoftim.

Nga faza e trajnimeve në rrethe të OSHKSH
1 nga 7

/r.e/

The post ISHP promovon kujdesin ndaj shëndetit mendor në vendin e punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ISHP: Pesë këshilla për një shëndet të mirë mendor gjatë festave të fundvitit

26 December 2024 at 18:43

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Festat e fundvitit mund të jenë një kohë veçanërisht sfiduese për të ruajtur qëllimet tona, për të mos konsumuar alkool. Mund të shtohet stresi që përjetojmë për shkak të eventeve familjare dhe shoqërore ku konsumohet alkool dhe një pritshmëri (joreale) që gjithçka të shkojë sipas planit.

Ndonjëherë ka edhe një motiv për të mos qenë strikt: janë ditë pushimesh dhe duam të ndihemi mirë në shoqërinë e dikujt.

Pavarësisht faktorëve që e kanë krijuar, zakoni i të pirit gjatë festave mund të jetë i vështirë për ta ndryshuar. Por, me mbështetjen e duhur dhe praktikë, ne mund të mësojmë të përballemi me situata sfiduese pa qenë nevoja për të pirë alkool dhe të gjejmë mënyra të reja për të shijuar në mënyrë të qenësishme festat e fundvitit.

Të gjithë ndihemi të stresuar herë pas here gjatë sezonit të festave – ka presion për të marrë pjesë në evente sociale, për të dhënë dhurata, për të shpeshtuar udhëtimet, që mund të ndikojnë në shëndetin mendor të dikujt.

Më poshtë Instituti i Shëndetit Publik jep disa këshilla për një mbarëvajtje të shëndetit mendor në periudhën e festave të fundvitit:

  1. Bëni gjumë të qetë;
  2. Çlodhuni, shmangni stresin dhe zemërimin;
  3. Bëni kujdes me sasinë e ushqimit dhe pijeve;
  4. Qëndroni të lidhur me të dashurit tuaj;
  5. Kryeni një akt mirësie.

The post ISHP: Pesë këshilla për një shëndet të mirë mendor gjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti 2025: Më të moshuarit objektiv përmirësimi i shëndetit mendor

25 December 2024 at 22:16

Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri dhe Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025. Një ndër objektivat për të cilin janë pyetur qytetarët ka qenë përmirësimi i shëndetit mendor.

Diferencat demografike më të mëdha në këtë objektiv shihen tek  grupmoshat.  Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Përmirësimi i shëndetit tim mendor”, 38.9% e qytetarëve janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë 57.1% e tyre tregojnë se nuk e kanë si objektiv.

Këtë objektiv e kanë dukshëm më shumë më të moshuarit ku 49% e atyre që janë 55-64 vjeç dhe 46% e atyre që janë 65-74 vjeç, e theksojnë si objektiv për vitin 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viti 2025: Më të moshuarit objektiv përmirësimi i shëndetit mendor appeared first on Euronews Albania.

Pete Davidson shfaqet në publik pas aludimeve për shëndetin e tij

By: user 10
17 December 2024 at 19:45

Pete Davidson pozoi në tapetin e kuq të hënën për herë të parë pas një viti e gjysmë.

Komediani, mori pjesë në hapjen në Broadway të “All In: Comedy About Love by Simon Rich” për të mbështetur shokun dhe shokun e tij të “Saturday Night Live” John Mulaney.

Një burim i tha Page Six se Davidson shkoi në ngjarje të hënën me nënën e tij, Amy Waters Davidson dhe motrën, Casey Davidson.

Davidson pozoi me Mulaney, 42 vjeç, i cili luan në produksion së bashku me Renée Elise Goldsberry, Lin-Manuel Miranda, Jimmy Fallon, Aidy Bryant dhe Richard Kind.

Tapeti i fundit i kuq i Davidson ishte në premierën e “Transformers: Rise of the Beasts” në qershor 2023.

Muaj in e kaluar, një burim për US Sun pretendoi se komediani “shkoi në rehabilitim” për herë të dytë këtë vit – gjë që u hodh poshtë  nga Maria Georgas.

30-vjeçarja bëri një deklaratë duke mohuar se Pete ishte kthyer në rehabilitim. Ajo gjithashtu mohoi pretendimet se ata ishin të lidhur ndonjëherë.

“Asnjëherë nuk jam takuar me Pete. Thashetheme të rreme! Unë jam mike me motrën e tij. Çështja u mbyll”, ka shkruar ajo.

Georgas shtoi, “Sapo fola me motrën e tij dhe më tregoi se ai nuk është në rehabilitim dhe ka qenë i matur për muaj të tërë.”

Aktori ka qenë i hapur për betejat e tij me maturinë, çrregullimin kufitar të personalitetit dhe çrregullimin e rëndë të stresit post-traumatik – dhe disa periudha të tij në rehabilitim.

Në qershor 2023, ai hyri në një institucion për të ndihmuar me çështjet që lidhen me diagnozat e tij të PTSD dhe çrregullimeve të personalitetit kufitar.

“Kushdo që e njeh Pete e di se ai gjithmonë do të rritet dhe do të marrë ndihmë kur e di se i nevojitet”, tha një burim për Page Six në atë kohë.

The post Pete Davidson shfaqet në publik pas aludimeve për shëndetin e tij appeared first on Lapsi.al.

Shëndeti mendor i gruas pas lindjes: Një kambanë alarmi

28 November 2024 at 23:29

Të bëhesh nënë, si shumë nga përvojat e mëdha të jetës, është një situatë kontrastesh: mund të jetë pika më e lartë e jetës së një gruaje, por shumë mund ta kalojnë tmerrësisht keq periudhën pas lindjes. Një zonë, me fjalë të tjera, e pritshme për të sfiduar shëndetin mendor të një gruaje

Çrregullimet në qendër të vëmendjes janë kryesisht depresioni pas lindjes (PPD) dhe çrregullimi i stresit post- traumatik i lidhur me lindjen (CB-PTSD).

Ja disa rekomandime për t’i kaluar më lehtë këto vështirësi:

Krijoni një plan lindjeje për shëndetin mendor

Nënat e ardhshme i kanë të paketuara çantat e spitalit dhe udhëzimet e lindjes gati muaj më parë. Megjithatë, sa gra përfshihen ose fokusohen në konsideratat e shëndetit mendor? Duke pasur parasysh se një në shtatë gra përjetojnë depresion pas lindjes, kushtet e diskutuara më poshtë duhet të jenë në radarin e të gjithëve.

Mos e normalizoni gjumin e dobët

Gjumi është jetik për nënat e reja edhe nëse bota u thotë atyre të heqin dorë nga ai dhe të pranojnë pagjumësinë kronike. Edhe pse është e pashmangshme që gjumi të jetë i shkurtër për prindërit e të porsalindurve, ai duhet të monitorohet; pagjumësia e vazhdueshme është një faktor rreziku për shumë çrregullime dhe një simptomë e disa çrregullimeve.

Cilat gra janë më të prirura të përjetojnë PPD-në?

Gratë që janë viktima të dhunës në familje dhe që luftojnë ekonomikisht janë veçanërisht të ndjeshme ndaj sfidave të shëndetit mendor pas lindjes.

Gratë janë kryesisht të pavetëdijshme për faktin se një shtatzëni me rrezik të lartë ose një lindje e ndërlikuar mjekësore mund t’i predispozojë ato për të përjetuar çrregullime të tilla si PPD dhe PTSD të lidhura me lindjen e fëmijëve.

Është e rëndësishme të theksohet se çrregullimet mund të shfaqen në çdo moment gjatë matresencës (kalimi në amësi), duke përfshirë edhe gjatë shtatzënisë dhe se edhe gratë pa faktorë rreziku mund të zhvillojnë PPD-në.

Nëse nuk trajtohet, episodi që rezulton si depresion momental, mund të vazhdojë me vite. Ky realitet nënvizon nevojën për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e hershëm të PPD-së dhe sfidave të tjera të shëndetit mendor pas lindjes.

Një sërë çrregullimesh pas lindjes duhet të jenë në radar

Depresioni pas lindjes është gjendja më e zakonshme e shëndetit mendor që prek nënat e reja. Çrregullimi bipolar dhe OCD gjithashtu mund të shpërthejnë në periudhën pas lindjes. Çrregullimi i stresit post-traumatik i lidhur me lindjen e fëmijëve është shfaqur si një fokus i ri klinik i rëndësishëm.

Trajtimi dhe hulumtimi janë më të mirë se kurrë. Ndërgjegjësimi duhet ndjekur

Nuk ka pasur kurrë trajtim dhe hulumtim më të avancuar për gratë me çrregullime të shëndetit mendor pas lindjes. Sfida është lidhja e grave në nevojë me trajtimin në dispozicion dhe inkurajimi i tyre për të kërkuar ndihmë.

Siç ndodh në shumë kushte të shëndetit mendor, stigma mbetet dhe merr konturet unike për gratë pas lindjes. Nënat e reja mund të kenë frikë se do të ndahen nga foshnja e tyre nëse nevojitet kujdes psikiatrik në spital. Ata gjithashtu mund të kenë frikë se zbulimi i simptomave të tilla si mendimet ndërhyrëse për dëmtimin e foshnjës do të rezultojë në largimin e foshnjës nga kujdesi i tyre.

Ndërsa asnjë grua nuk dëshiron të luftojë pas lindjes, ato që e bëjnë këtë duhet të sigurohen se kanë shumë ndihmë në dispozicion dhe më shumë ndërgjegjësim midis mjekëve se kurrë më parë. /Telegrafi/

The post Shëndeti mendor i gruas pas lindjes: Një kambanë alarmi appeared first on Telegrafi.

Vuante nga probleme të shëndetit mendor, 35-vjeçari nga Tirana gjendet i vetëvarur në një pemë

By: Java News
27 November 2024 at 21:07

Një 35-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Pjezë Shijak të Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 19:00 në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

❌
❌