Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Zgjidhja është qeveria teknike”/ Reagon ashpër Nënkryetari i Këshillit bashkiak: Çmimet kanë dalë jashtë kontrollit

4 July 2025 at 16:19

Në një deklaratë për shtyp, Teliti akuzoi Qeverinë se bën premtime për qytetarët, por nuk i mban.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti ngriti sot shqetësimin mbi çmimet dhe fuqinë blerëse. Sipas Telitit, zgjidhja e vetme e kësaj krize është qeveria teknike.

“Të shumta janë problemet me të cilat përballen shqiptarët, të shumta hallet e tyre, të shumta kanë qenë edhe premtimet qeveritare, por më të shumta kanë qenë dështimet në mbajtjen e tyre.

Dy ditë më parë, një tjetër raport serioz vlerësoi cilësinë e jetesës në Evropë dhe Shqipëri. Është pikërisht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vende të Evropës, e ka renditur Shqipërinë në fundin e listës përsa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.

Sipas raportit, Shqipëria është vlerësuar me vetëm 46.3 pikë në treguesin e fuqisë blerëse, më e ultë në kontinent, madje edhe më keq se Ukraina në gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnë të paktën 40% të të ardhurave të tyre për t’u ushqyer, ndërkohë që mesatarja evropiane është të paktën tre herë më e ulët.

Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Evropë për të arritur të blejmë një apartament.

Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.

A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shprese, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.

Shqiptarët duan punë, por pagat janë më të ultat në Evropë. Çmimet kanë dalë tashmë jashtë kontrollit, më të larta se mesatarja evropiane.

Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Evropian”,-deklaroi Teliti.

The post “Zgjidhja është qeveria teknike”/ Reagon ashpër Nënkryetari i Këshillit bashkiak: Çmimet kanë dalë jashtë kontrollit appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Zgjedhjet e pjesshme lokale do të jenë farsa e radhës

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi sërish sot farsën, sipas tij, të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kreu i PD publikoi një video ku, sipas tij, komisionerët kontrollojnë çdo votë dhe hedhin votat bashkë me zgjedhësit.

“Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë. Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit. Pra, komisionerja kontrollon çdo votë”, tha Berisha.

Berisha tha se këto zgjedhje nuk përligjen, ndërsa shtoi se beteja e PD është e gjithanshme.

“Ne këto që bëjmë, i bëjmë për dy arsye: për të hedhur dritë së pari, si detyrim ndaj shqiptarëve; së dyti, ndaj komunitetit ndërkombëtar me bindjen më të thellë se, problemin do ta zgjidhin vetë shqiptarët dhe opozita.

Natyrisht beteja do të jetë shumëplanëshe, komplekse. Është një betejë shumë e gjerë, shumë komplekse, por me bindjen tonë më të thellë që do fitohet”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se, “qeveri teknike, zgjedhje të lira – është motoja jonë”.

I pyetur për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen në vjeshtë, Berisha i cilësoi si “farsa e radhës. “Do të zhvillohet farsa e radhës. Ne themi që do të zhvillohet farsa e radhës. Me Edi Ramën ka vetëm farsë, kjo është e vërteta”, thekson Berisha.

/m.q//r.e//a.f/

The post Berisha: Zgjedhjet e pjesshme lokale do të jenë farsa e radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

By: Ela
8 June 2025 at 13:55

Një sasi lëndësh piroteknike është konstatuar nga policia një ditë më parë në murin rrethues të Universitetit Politeknik. Policia ka sekuestruar lëndët piroteknike dhe po punon për identifikimin e poseduesit. “Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e […]

The post Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik appeared first on BoldNews.al.

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

By: Ardit
7 June 2025 at 17:48

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, deputet aktual dhe i rizgjedhur në zgjedhjet e 11 Majit, Edi Paloka, ka deklaruar se pa një qeveri teknike dhe pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Paloka tha në News24 se kryeministri Edi Rama duhet të dakordësohet për formimin e […]

The post Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike!

31 May 2025 at 12:53

Unioni i Demokratëve të Qendrës dhe Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI) ka miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtura dy ditët e fundit në Abixhan të Bregut të Fildishtë një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike, sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije Sali Berisha gjatë […]

The post IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike! appeared first on BoldNews.al.

“Lëvizja VV do të humbte në zgjedhjet e reja”/ Reagon gazetari: Opozitës në Kosovë i intereson të shkojë në qeveri…

30 May 2025 at 21:51

Gazetari Gazment Saiti, i ftuar në një studio televizive ka folur për situatën politike në Kosovë, kryesisht për konstituimin e Kuvendit. Saiti është i bindur se me këtë lëvizje, Vetëvendosja kalon në opozitë.

Gazetari thotë se opozita është e interesuar që Kosova të krijojë qeveri teknike dhe në zgjedhjet e vjeshtës vendore, të bëhen edhe ato ekzekutive.

“Mendoj opozitës në Kosovë i intereson më shumë ngërçi i kontituimit të Kuvendit, sepse në kushtet ku është qeveria në detyrë, tentativa e saj për të krijuar Parlamentin e ri, është duke shkuar në regres. Zgjedhjet lokale i kemi në vjeshtë. Duke qenë se opozita e shtyn pafundësisht këtë lloj tentative të qeverisë, kjo e fundit është në rënie graduale, sepse çmimi i energjisë është rritur, skandalet e tjera po dalin çdo ditë. Në këto kushte, opozitës i intereson të shkojë me qeveri teknike. Po u arrit kjo, Lëvizja Vetëvendosja kalon në opozitë” – tha Saiti.

The post “Lëvizja VV do të humbte në zgjedhjet e reja”/ Reagon gazetari: Opozitës në Kosovë i intereson të shkojë në qeveri… appeared first on Sot News | Lajme.

“Do bëjmë përpjekje për qeveri teknike”/ Kreu i PD, Berisha më i prerë se kurrë ‘këmbëngul’: Zgjedhjet nuk i njohim

29 May 2025 at 22:16

Kreu i PD-së Sali Berisha është treguar i prerë duke thënë se nuk do t’i njohë zgjedhjet. I ftuar në një studio televizive e thekson më shumë këtë fakt. Ai i është kthyer objektivit të mëparëshëm duke thënë se do të bëjë të gjitha përpjekjet për qeveri teknike.

Sali Berisha:

“Zgjedhjet nuk i njohim do bëjmë përpjekje për qeveri teknike. Nuk kemi vendosur asgjë në lidhje me mandatet. Një qeveri teknike e bëjnë të mundur shqiptarët me revoltë dhe protestën e tyre, por natyrisht një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar është i dobishëm. Mirëkuptimin e kemi. Do punojmë me gjithë spektrin politik. Kemi të gjitha mjetet, jo dhunë. Dhuna hiqet”.

The post “Do bëjmë përpjekje për qeveri teknike”/ Kreu i PD, Berisha më i prerë se kurrë ‘këmbëngul’: Zgjedhjet nuk i njohim appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha denoncon problemet me votën: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

By: Oldi
22 May 2025 at 13:08

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi të enjten rast që sipas tij dëshmon manipulimin e zgjedhjeve në fshatin Pekisht të Elbasanit. Në një konferencë për mediat Berisha shfaqi një video ku sipas tij janë gjetur materiale zgjedhore dhe sasi të konsiderueshme narko-euro në barin e kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri, i cili është vëzhgues […]

The post Berisha denoncon problemet me votën: Duam qeveri teknike dhe zgjedhje të reja appeared first on BoldNews.al.

Kriza politike në Kosovë, LDK propozon qeveri teknike gjithëpërfshirëse

15 May 2025 at 18:47

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë me një propozim konkret për tejkalimin e ngërçit institucional në vend, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike gjithëpërfshirëse, me mandat dhe detyrime të përcaktuara qartë.

Në një deklaratë për mediat, LDK thekson se është një detyrim politik, moral dhe kushtetues të paraqesë qartazi vizionin dhe qëndrimin e saj për të dalë nga kriza aktuale, që sipas saj është shkaktuar nga paaftësia e partisë së parë për të formuar shumicën parlamentare, zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe konstituuar institucionet.

“Gjendja e tanishme nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve, çdo ditë me një qeveri në detyrë që vepron përtej kompetencave kushtetuese, deri në shkelje të rënda penale, është dëm për interesin e qytetarëve dhe cenon rëndë rendin kushtetues institucional të vendit”, thuhet në deklaratë.

LDK vlerëson se propozimi për një qeveri teknike është më i përshtatshmi, dhe se kjo zgjidhje u shërben interesave të qytetarëve dhe rikthimit të funksionimit të rregullt institucional në Kosovë.

The post Kriza politike në Kosovë, LDK propozon qeveri teknike gjithëpërfshirëse appeared first on Sot News | Lajme.

Abdixhiku refuzon koalicionin me Kurtin, propozon qeveri teknike deri në 2026

By: Oldi
6 May 2025 at 15:17

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri. “Është krizë e thellë institucionale, kryesisht për shkak të dështimit të partisë së parë që të krijojë partneritete politike për krijimin e një shumice”. Zgjidhjen nga kjo bllokadë, ai tha se […]

The post Abdixhiku refuzon koalicionin me Kurtin, propozon qeveri teknike deri në 2026 appeared first on BoldNews.al.

Punëtori humbi jetën dje duke çmontuar skelën, arrestohet drejtuesja teknike

By: user 5
26 April 2025 at 13:22

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme ne fshatin Qerret/Kavaje ku humbi jetën shtetasi H. P., 59 vjeç, duke punuar gjatë çmontimit të një skele dhe u dëmtua në këmbë shtetasi S. H., 36 vjeç, në një pallat në ndërtim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë administrator i firmës dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat, dhe e shtetasit M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Punëtori humbi jetën dje duke çmontuar skelën, arrestohet drejtuesja teknike appeared first on Lapsi.al.

Alarmohen banorët/ Dy shpërthime të fuqishme në Sarandë, arrestohen dy të rinj

By: V K
21 April 2025 at 07:55

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:55,  dy shpërthime të fuqishme piroteknike kanë krijuar panik në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Plazhi i Ri”, ku qytetarët janë alarmuar nga zhurma e fortë dhe efekti i mjeteve të hedhura.

Menjëherë pas sinjalizimeve, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Si rezultat i veprimeve janë kapur në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për përdorimin e lëndëve piroteknike me shkallë të lartë shpërthimi.

Të ndaluarit janë identifikuar si Ervis Ogici, 18-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, dhe K. K., 17-vjeç, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz, Greqi.

Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku po kryhen veprimet proceduriale.

The post Alarmohen banorët/ Dy shpërthime të fuqishme në Sarandë, arrestohen dy të rinj appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Dy shpërthime “alarmojnë” Sarandën, ndalohen dy të rinj

20 April 2025 at 22:33

Dy shpërthime me lëndë piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, duke alarmuar banorët dhe vizitorët në zonë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 në zonën e njohur si “Plazhi i Ri”, ku pas shpërthimeve kanë ndërhyrë forcat e Policisë. Nga veprimet e para, efektivët kanë identifikuar dhe ndaluar dy të […]

The post EMRI/ Dy shpërthime “alarmojnë” Sarandën, ndalohen dy të rinj appeared first on BoldNews.al.

FISHË TEKNIKE – Tërmetet më shkatërrimtare të 25 viteve të fundit

ROMË, 28 mars /ATSH-ANSA/ – Tërmeti që goditi Mianmarin, me magnitudë 7,7 ballë Rihter, u ndje pothuajse në të gjithë Azinë. Ai shkaktoi dëme dhe të plagosur edhe në Kinë.

Më poshtë janë tërmetet më të rënda, sipas numrit të viktimave, të regjistruara në 25 vitet e fundit.

  • HAITI – 12 janar 2010: Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7,0 shkaktoi rreth 250-300 mijë viktima. Dëmi ishte shkatërrues. Sipas OKB-së, tërmeti preku mbi tre milion njerëz.
  • INDONEZI – 26 dhjetor 2004: Tërmeti 9,1 ballë në brigjet e shtetit të Banda Aceh, Sumatra, shkakton një cunami që godet 14 vende në kufi me Oqeanin Indian, nga Azia Juglindore në Afrikën Perëndimore. Zyrtarisht, numri i konfirmuar i vdekjeve është 227 900, por bashkë me të zhdukurit, numri i viktimave kalon gjysmë milioni.
  • KINË – 12 maj 2008: Të paktën 87 587 njerëz vdesin dhe 18 393 janë të zhdukur në provincën e largët malore juglindore të Sichuan në një tërmet shkatërrues 7,9 ballë që preku 45,5 milionë njerëz dhe zhvendosi 15 milionë. Dëmi i vlerësuar arriti në 86 miliardë dollarë.
  • PAKISTAN – 8 tetor 2005: Me epiqendrën e tij pranë Balakot në verilindje, tërmeti 7,6 ballë shkaktoi 87 351 vdekje dhe 138 000 të plagosur, duke rrafshuar fshatra të tëra.
  • TURQI-SIRI – 6 shkurt 2023: Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë gjatë natës pranë qytetit turk të Gaziantep, në Anadollin juglindor, i ndjekur nga një pak më i vogël (7,7) disa orë më vonë, shkakton midis 59 488 dhe 62 013 vdekje, me 57 300 në Siri dhe 140 të zhdukur.
  • IRAN – 26 dhjetor 2003: Një tërmet me magnitudë 6,6 e shkatërroi qytetin Bam. Pati 19 747 të vdekur, 2 556 të zhdukur dhe 130 927 të zhvendosur.
  • JAVA – 27 maj 2006: Një tërmet me magnitudë 6,2 me epiqendrën e tij pranë qytetit të Yogyakarta dhe tempullit Borobudur shkaktoi mbi 6 200 viktima.
  • INDONEZI – 28 shtator 2018: Mbi 5 000 të vdekur dhe 600 të zhdukur, pas tërmetit 7,1 ballë.
  • MAROK – 8 shtator 2023: Tërmeti më i fortë, 6,8 ballë, i regjistruar ndonjëherë në vend. Gati 3 000 viktima.
  • ALGJERI – 21 maj 2023: Tërmet me magnitudë 6,8 ballë në qytetin e Boumerdes dhe në kryeqytetin Algjer me 2 265 viktima.
  • AFGANISTAN – 21 qershor 2022: Mbi 1 500 të vdekur nga një tërmet 6,1 ballë./ /os/

The post FISHË TEKNIKE – Tërmetet më shkatërrimtare të 25 viteve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 Majit dhe vota e diasporës, Lubonja për opozitën: Keni hequr dorë nga qeveria teknike! Mua më shqetëson, ju shkoni për të marrë vendin e dytë

23 January 2025 at 21:45
Analisti Fatos Lubonja foli sot në emisionin “Open” në News 24 për zgjedhjet e 11 majit dhe mënyrën se si po vepron opozita dhe mazhoranca. Lubonja u shpreh i shqetësuar për hapat e fundit të Partisë Demokratike e cila, sipas tij duket se ka harruar kërkesën e saj për qeveri teknike, pasi opozita ka nisur

Ulja e çmimit të energjisë, Balluku prezanton masat teknike për procesin e ri

22 January 2025 at 14:31

Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me administratorët dhe punonjësit e OSHEE-së për lexuesit e matësve të energjisë. Ky takim vjen prej nismës së marrë nga i gjithë sektori energjitik dhe drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për uljen e cmimit me 10.5%.

Balluku ka shpjeguar masat teknike të cilat janë marrë për të përballuar gjithë procesin e ri që fillon nga data 1 shkurt, ku aplikohet ulja e çmimit.

“Ne kemi ulur me 30% numrin e ankesave të cilat i krahasojmë me vitin 2023. Janë marrë të gjitha masat. Trupa prej 870 lexuesish në Shqipëri do të shkojë rreth 1000 me numrat e ri që do të kemi”, tha Balluku.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe lidhur me marrëveshjen trepaleshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe Italisë sa i përket linjës së interkoneksionit.

Linja e interkoneksionit do të lidhë vendin tonë me brigjet italiane. Linja e cila do të lidhë në mënyrë nënujore Shqipërinë me Italinë. Ky fakt e çon vendin tonë në një nivel tjetër të transmetimit të energjisë elektrike. Vendin tonë e shoqërojnë pozicioni i favorshëm gjeografik por dhe gjeopolitik për shkak të rolit që luajmë në Itali”, tha Belinda Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulja e çmimit të energjisë, Balluku prezanton masat teknike për procesin e ri appeared first on Euronews Albania.

​Mbi 20 raste me lëndime nga mjetet piroteknike, rasti në Prizren më i rëndi

1 January 2025 at 08:50

Mbi 20 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente si shkak i lëndimeve nga mjetet piroteknike.

Shefi i Emergjencës, Agron Çitaku bën të ditur se këto raste janë të moshës mesatare, ndërkaq dy prej tyre janë të moshës së shtyrë.

“Për momentin deri më tani kemi 24 të lajmëruar, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni, është duke u punuar në sallë ende, tre i kemi me lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët janë kryesisht janë në ekstremitete”, ka deklaruar ai.

Para gazetarëve, ai foli edhe për gjendjen e një të lënduari nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren. Sipas tij, gjendja e tij është e rëndë, raporton kp.

“Gjendje shumë, shumë e rëndë. Është pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka… ai fatkeqësisht gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë ndalur shtatë-tetë raste qe janë ndalur në Prizren…. lëndimet e tij janë praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, të kokës dhe fytyrës”, shtoi ai.

The post ​Mbi 20 raste me lëndime nga mjetet piroteknike, rasti në Prizren më i rëndi appeared first on Telegrafi.

Shiteshin në kundërshtim me ligjin, policia e Tiranës sekuestron mbi 300 fishekzjarre dhe kapsolle në disa subjekte

31 December 2024 at 11:47

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 300 fishekzjarrë në disa subjekte në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për pronarët e subjekteve.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, si rezultat i kontrollove u goditen dy raste të shitjes së lëndëve piroteknike dhe u sekuestruan rreth 300 lëndë piroteknike.

Policia Tiranë njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, nga kontrollet e përditshme në terren, në Astir, kanë konstatuar 1 dyqan ku shiteshin lëndë piroteknike.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, në rrugën “Dervish Hekali”, gjatë kontrollit në subjektin B.H, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë piroteknike.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.H, 66 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 300 fishekzjarrë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë rastet e tregtimit apo përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shtetasve përgjegjës, si dhe i këshillon ata të shmangin përdorimin e lëndëve piroteknike.

Policia e Shtetit vijon kontrollet e shtuara në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave.

The post Shiteshin në kundërshtim me ligjin, policia e Tiranës sekuestron mbi 300 fishekzjarre dhe kapsolle në disa subjekte appeared first on Sot News | Lajme.

U konstatuan duke shitur lëndë piroteknike, pronarët e dy dyqaneve vihen nën hetim

30 December 2024 at 14:00

Policia ka goditur dy raste të shitjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave dhe janë proceduar penalisht 2 shtetasit që shisnin këto lëndë piroteknike në dyqanet e tyre, në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve piroteknike.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që shitnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. Sh., 56 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në zbatim të planit të masave, shërbimet e Policisë do të jenë në gatishmëri të përforcuar, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë ditëve festive. Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë rastet e tregtimit apo përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shtetasve përgjegjës.

The post U konstatuan duke shitur lëndë piroteknike, pronarët e dy dyqaneve vihen nën hetim appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha ka elektrizuar mbështetësit”- A do të arrihet qeveria teknike? Gjekmarkaj: Ja strategjia që kemi për të fituar zgjedhjet

28 December 2024 at 17:41
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka folur për ngjarjet e fundit politike dhe protestat e opozitës. Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, Gjekmarkaj u shpreh se pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha ka “elektrizuar” mbështetësit e tij, duke krijuar një mobilizim të ri
❌
❌