Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Reporter

Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim

By: Megi Reci
21 August 2025 at 22:46

Ndërsa të dhënat personale po politizohen dhe monetizohen gjithnjë e më shumë, rritet nevoja për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat e privatësisë, siç theksohet nga monitorimi i BIRN-it për shkeljet dixhitale në dhjetë vende të Evropës Juglindore muajin e kaluar. Në Serbi, një rrjedhje të dhënash nga kompania shtetërore e IT-së, Informatika A.D, […]

The post Të drejtat dixhitale: Privatësia dhe liria e shprehjes nën kërcënim appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 21 August 2025Reporter

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

21 August 2025 at 16:16

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi me fond limit prej 107 milionë lekësh [1.1 milionë euro]. Sipas ARRSH, projekti është hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe synon që të rrisë sigurinë dhe të mundësojë rihapjen e urës për […]

The post ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit appeared first on Reporter.al.

Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

21 August 2025 at 10:30

Mes një kodre të butë dhe të rrethuar nga pemët në fshatin Herbel të Dibrës shfaqet mes gjelbërimit një ndërtesë e vogël prej guri, e mbuluar dikur me tjegulla. Banorët e njohin si Kisha e Shpërfytyrimit, një monument kulture i kategorisë së parë në Shqipëri, i cili ruhet prej shekujsh jo vetëm si objekt kulti, […]

The post Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20 August 2025 at 16:21

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbledhësin e Bllacës në Bulqizë. Policia njofton se gjatë punës është dëmtuar rëndë mekaniku Azem Picari, 68 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë në spital. Për ngjarjen u procedua penalisht Arjan Hoxha, 70 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë […]

The post Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar appeared first on Reporter.al.

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

19 August 2025 at 17:11

Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”. Bëhet fjalë për segment 43 kilometra të gjatë me dy  korsi, që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në […]

The post Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Reporter.al.

Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

19 August 2025 at 08:04

“Pallati i Kongreseve”, një monument kulture në pronësi të Bashkisë Tiranë, që prej 25 korrikut, me vendim të mazhorancës së anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, i ka kaluar në pronësi Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), një shoqërie aksionare shtetërore që ka synim ‘zhvillimin’ e pronave publike. E ndërtuar në vitet e fundit të diktaturës komuniste […]

The post Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

By: BIRN
18 August 2025 at 10:26

Nga Geri Emiri, Erjola Azizolli, Bardha Nergjoni dhe Xhevahir Zhabina Në një rrip toke mes lumit Erzen dhe një ligatine të gjelbër në fshatin Shetël të Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane janë pjesë e pandashme e peizazhit. Dikur habitat për shpendë dhe gjallesa të tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror për […]

The post Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike appeared first on Reporter.al.

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

17 August 2025 at 09:59
Edi Rama

Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave për atë që supozojnë se është përdorim i tepruar i parasë fizike në ekonominë shqiptare dhe nënpërdorim të mjeteve të pagesës elektronike. Në një rast, një prej këtyre bankierëve kërkoi, në mënyrë eksplicite, që ligjet në vend të ndryshohen dhe që bizneset […]

The post Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol appeared first on Reporter.al.

Mungesa e kalendarit artistik zbeh përvojën turistike në Durrës

16 August 2025 at 07:49

Në plazhin e Durrësit mungojnë thuajse plotësisht aktivitetet artistike të organizuara nga bashkia. Turistët që i drejtohen qytetit për të ndjekur shfaqje apo koncerte shpesh hasin vështirësi, ndërsa zbulojnë se, pavarësisht mungesës së programeve zyrtare, zona nuk është pa talente artistike. Bestar Vula, i ardhur me familjen nga Lipjani, ndihet i lumtur që pati mundësinë […]

The post Mungesa e kalendarit artistik zbeh përvojën turistike në Durrës appeared first on Reporter.al.

OSBE: Ndërprerja e transmetimit të News24 është shqetësuese

15 August 2025 at 17:24

Zyra e OSBE-së për Lirinë e Medias reagoi këtë të premte ndaj ndërprerjes së papritur të punës së Focus Media Group në Shqipëri, duke e cilësuar situatën shqetësuese dhe duke theksuar se mosmarrëveshjet pronësore apo tregtare nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit të mediave. “Situata që rrethon ndërprerjen e papritur të […]

The post OSBE: Ndërprerja e transmetimit të News24 është shqetësuese appeared first on Reporter.al.

Gjykata lë në burg 30-vjeçarin e akuzuar për trafik armësh drejt Italisë

15 August 2025 at 16:01

Meçaj u arrestua pak ditë më parë në Malësi të Madhe, pasi akuzohet se trafikonte armë zjarri drejt Italisë përmes një linje autobuzash. Sipas një burimi në policinë lokale, indiciet erdhën nga Guardia di Finanza pas ndalimit të dy shoferëve të një autobuzi, pasi në një valixhe brenda bagazhit ishin gjetur armë dhe municione. Më […]

The post Gjykata lë në burg 30-vjeçarin e akuzuar për trafik armësh drejt Italisë appeared first on Reporter.al.

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

15 August 2025 at 10:00

Rreth 8 muaj më parë, Lumja, 65 vjeçe, iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës për shkak të dhimbjeve në këmbë. Përgjigja që mori pas ekzaminimeve ishte tronditëse: ajo duhej të bënte operacion këmbën dhe të vendoste protezë. Por përtej problemeve shëndetësore, pacientja u përball edhe me një faturë financiare. “E pyeta mjekun sa shkon si […]

The post Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale appeared first on Reporter.al.

Organizatat e lirisë së medias dënojnë gjuhën e urrejtjes ndaj AGSH-së

14 August 2025 at 19:36

Dy nga organizatat më aktive në mbrojtjen e lirisë së medias, Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF), shprehën shqetësim të premten për publikimin e një artikulli denigrues që shënjestronte anëtarët e bordit të AGSH-së, Isa Myzyraj dhe Osman Stafa, duke përdorur gjuhë urrejtjeje. Nëpërmjet një […]

The post Organizatat e lirisë së medias dënojnë gjuhën e urrejtjes ndaj AGSH-së appeared first on Reporter.al.

Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

14 August 2025 at 10:28

Të premten e 8 gushtit, Oltioni, një emigrant shqiptar i kthyer për pushime nga Italia, u nis nga Lezha drejt aeroportit të Rinasit në orën 15:00. Fluturimi për në Itali ishte planifikuar në orën 20:30, por ai e humbi atë. “Në orën 20:30 kisha avionin dhe llogarita të nisesha rreth 5 orë para nga Lezha, […]

The post Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun appeared first on Reporter.al.

Bllokimi i News 24, BE kërkon të mos cënohet puna e gazetarëve

13 August 2025 at 12:18

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë reagoi të mërkurën për bllokimin e punës së televizionit News24, pas kalimit të godinës ku ky televizion funksiononte në pronësi të një kompanie publike. Duke kërkuar ndjekjen e procedurave ligjore, Zyra e BE-së në Tiranë theksoi në një deklaratë të shkurtër publike se nuk duhet të ndërmerren veprime që […]

The post Bllokimi i News 24, BE kërkon të mos cënohet puna e gazetarëve appeared first on Reporter.al.

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

13 August 2025 at 12:13

Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku flakët e zjarrit shkrumbuan dhjetra shtëpi të martën, një grua sapo ka shpëtuar, por është e trishtuar për çfarë ka mbetur pas. “Avionët erdhën me vonesë, gjithçka u dogj,” i tha ajo gazetarëve. “Si u dogjëm, u përvëluam erdhën këta. Kam punuar një jetë për atë shtëpi,” ankohet ajo. […]

The post Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët appeared first on Reporter.al.

Mbyllja e News24 TV në Shqipëri dërgon një sinjal shqetësues

13 August 2025 at 11:40

Më 9 gusht, policia shqiptare rrethoi godinën e Focus Media Group, ku ndodhen News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media të tjera të lidhura, ndërpreu energjinë elektrike dhe pengoi stafin të hynte brenda, sipas gazetarëve. News24 iu ndërpre sinjali në orën 07:36 të mëngjesit. Transmetimi i kufizuar rifilloi në YouTube, por transmetimi televiziv mbetet i […]

The post Mbyllja e News24 TV në Shqipëri dërgon një sinjal shqetësues appeared first on Reporter.al.

“Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve

12 August 2025 at 18:43

Gjykata e Tiranës e vlerësoi si joporpocionale ndërhyrjen ndaj gazetarëve të grupit mediatik “Focus Media” dhe urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit të tyre profesional përmes kthimit të sendeve të tyre personale dhe pajisjeve të punës, sipas një vendimi për sigurim padie që BIRN e disponon. Në vlerësimin e saj, Gjykata […]

The post “Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve appeared first on Reporter.al.

❌
❌