Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

By: Oldi
28 July 2025 at 11:17

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen të Rrugës së Kombit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit të Laçit për trajtim të specializuar. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Ngjarja ka shkaktuar trafik […]

The post Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 27 July 2025Main stream

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

27 July 2025 at 15:38

Artur Hoxhosmani ose siç njihet ndryshe në botën e krimit si “Turi Burrelsi”, së bashku me Plaurent Dervishaj nga Durrësi, rezultojnë të jenë personat kryesorë që kishin ngritur në këmbë një rrjet të fuqishëm të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Paralelisht me biznesin e paligjshëm […]

The post FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

By: Ela
26 July 2025 at 15:56

Mbyllja përfundimtare e urës së Zogut ka shkaktuar kaos në qarkullim në Fushë-Milot. Me mijëra qytetarë, përfshirë edhe shumë pushues nga Kosova, zgjodhën të udhëtonin drejt bregdetit duke kaluar nga ky aks, por përballja me trafikun e rënduar ishte e pashmangshme. Situata më problematike u paraqit në nyjën ku Rruga e Kombit bashkohet me superstradën, […]

The post Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos appeared first on BoldNews.al.

Ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë (Shkodër) finalizuan operacionin “Borders 2”, duke arrestuar një 31-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi N. B., banues në Kamzë, u kap në flagrancë në fshatin Hot teksa transportonte gjashtë shtetas të huaj, 4 nga Nepali dhe 2 nga Pakistani, me qëllim kalimin ilegal të kufirit nga Mali i Zi drejt Greqisë, kundrejt pagesës 350 euro për person.

Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet dhe një telefon celular.

Policia bën të ditur se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

/r.e/

The post Ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 31-vjeçari në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

17 July 2025 at 22:55

Policia italiane ka goditur një grup me shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Si rezultat të operacionit “Djali”, që nisi në tetor të vitit të kaluar, janë arrestuar 11 shqiptarë mëngjesin e sotëm, teksa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit akuzohen në shkallë të ndryshme, […]

The post Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës appeared first on BoldNews.al.

Brenda 6 muajve, policia shqipton mbi 100 mijë gjoba trafiku në Prishtinë

15 July 2025 at 16:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë gjashtë muajve të parë në Prishtinë janë shqituar 104 mijë e 324 gjoba trafiku.

Gjobat janë vendosur në kuadër të planit “Siguria në Trafik”, për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë, transmeton KosovaPress.

Kundërvajtësit kanë pranuar gjoba për shkelje të trafikut si: tejkalim shpejtësie, vozitje nën ndikimin e alkoolit, mos vendosje të rripit të sigurisë, përdorim telefoni gjatë vozitjes, mungesë dokumentacioni ose helmete etj.

Policia ka njoftuar se do të vazhdohet edhe më tutje me kontrolle për ruajtjen e sigurisë në trafik, teksa ka apeluar qytetarët për të ndjekur rregullat e komunikacionit.

The post Brenda 6 muajve, policia shqipton mbi 100 mijë gjoba trafiku në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

By: Oldi
13 July 2025 at 19:24

Autoritetet gjermane të drejtësisë, në bashkëpunim me SPAK-un, kanë ndërmarrë një aksion për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të Visar Miftarit (44-vjeçar) i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Si rezultat, në bregdetin e Palasës janë sekuestruar një vilë luksoze dhe një automjet i tipit “Lamborghini Aventador”. Vendimi për sekuestrimin e pasurive është marrë nga Gjykata […]

The post SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

12 July 2025 at 13:04

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë ndaj 7 personave të arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga SPAK në kuadër të një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Më konkretisht, në qeli janë lënë shtetasit: Arjan Gjata, […]

The post EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK appeared first on BoldNews.al.

SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI)

By: Ela
11 July 2025 at 12:58

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 13 urdhër-arreste në kuadër të një operacioni të nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00 për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Burime për mediat bëjnë me dije se nga 13 urdhër-arreste të lëshuara në total, 8 prej tyre janë […]

The post SPAK operacion në Shkodër/ Lëshohen 13 urdhër-arreste, në kërkim ish-shefi i krimeve (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 July 2025 at 18:18

Njësoj si fundjavat e kaluara, edhe kjo e diel e parë e korrikut ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore të vendit, për shkak të kthimit të pushuesve nga plazhet. Raportohet se situatra më e rënduar është në rrugët hyrëse dhe dalëse nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, ku radha e automjeteve shpesh herë […]

The post Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

By: D Marku
6 July 2025 at 09:09

Kapet në hyrje për në Shqipëri një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:

Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

The post EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, akuzohet për trafikim të mbi 1 ton droge

By: user 8
2 July 2025 at 13:42

Një ditë pas arrestimit është ekstraduar nga Franca drejt vendit tonë, Paul Deda, ish-truproja i Saimir Tahirit.

Paul Deda, 50 vjeç u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Sipas policisë, i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton kanabis nga Shqipëria në Itali.

“Në një veprim të koordinuar me Interpol Paris, është arrestuar në Francë shtetasi shqiptar P.D., 50 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikim të mbi 1 ton Cannabis.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Interpol Tiranës me autoritetet franceze, P.D. u lokalizua dhe arrestua nga policia franceze, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri”, thotë policia.

Kujtojmë që Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 50-vjeçarin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, në kuadër të një organizate kriminale.

Hetimet tregojnë se Paul Deda në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, ka tentuar të trafikojë drejt Italisë mbi 1016 kilogramë Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri, përmes rrugës detare. Kjo sasi narkotikësh u sekuestrua nga Policia italiane në Bari, ku gjithashtu u arrestuan dy pjesëtarë të tjerë të organizatës kriminale.

The post Ekstradohet ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, akuzohet për trafikim të mbi 1 ton droge appeared first on Lapsi.al.

SPAK dërgon për gjykim dy shtetas për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 episode.

Ai gjithashtu akuzohet për veprën “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, “Falsifikim i dokumenteve”, (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare), “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, (sa i përket pasaportës kosovare), “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

Ndërsa Erjon Loci, akuzohet për konsumimin e elementëve të veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6 episode, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes.

SPAK bën të ditur se, hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania.

Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë i mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal. Autoritetet e drejtësisë zvicerane kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në këto aktivitete kriminale edhe përmes komunikimeve me anë të platformave të enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15 episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në gjashtë episode.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme: 22,25 kg heroinë (me përqindje pastërtie që varionte nga 62% – 30,7%); 345,4 kg kokainë (me përqindje pastërtie që varion nga 86,9% – 44,2%); 1 000 kg kokainë, (mbetur në tentativë); 2 kg marihuanë; 10000 tableta ecstasy; 2 (dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak; një orë femrash “Rolex”; një orë e markës “HUBLOT”; dy pajisje regjistruese; dy kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme); karta bankare; gjashtë telefona celularë.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr. 108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet.

/gj.m//a.f//r.e/

The post SPAK dërgon për gjykim dy shtetas për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 2 persona

1 July 2025 at 17:35

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal, nr.108 të vitit 2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë,  në ngarkim të të pandehurve:

Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

  1. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 15 (pesëmbëdhjetë) episode, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
  2. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal,

iii. “Falsifikim i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal (sa i përket lejes së drejtimit të automjetit/patentës kosovare),

  1. “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal sa i përket pasaportës kosovare),
  2. “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, të parashikuar nga neni 191/1 i Kodit Penal (sa i përket kartës së identitetit kosovar).

Erjon LOCI, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

  1. “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, në 6(gjashtë) episode, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,
  2. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se, Prokuroria e Kantonit të Solothurnit ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj disa personave, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët, gjatë viteve 2018-2024, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë importuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ecstasy, që sigurohej kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania. Më tej, këto sasi tregtoheshin në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera.

Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, duke zbatuar metoda speciale të hetimit është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Zvicër dhe në Shqipëri i 12 personave (shtetas shqiptarë, zviceranë, turq dhe italianë), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal. Autoritetet e drejtësisë zvicerianë kanë proceduar 10 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Me qëllim mbledhjen e provave që kanë të bëjnë me dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm kriminal në territorin zviceran, lidhur me trafikimin, tregtimin dhe importimin e organizuar të lëndëve narkotike, janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga këto veprime hetimore ka rezultuar e provuar se bashkëpunëtorët e personave të proceduar ose/dhe të dënuar nga autoritetet zvicerane të drejtësisë, të cilët kanë trafikuar lëndë narkotike në mënyrë të paligjshme në territorin e Konfederatës së Zvicrës në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe e kanë tregtuar atë në territorin zviceran janë dhe të pandehurit Gëzim Bakalli, si dhe Erjon Loci.

Nga aktet e administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në këto aktivitete kriminale edhe përmes komunikimeve me anë të platformave të enkriptuara “Sky ECC”, “Threma” dhe “Signal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15(pesëmbëdhjetë) episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6(gjashtë) episode.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Zvicër dhe Shqipëri, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

22.25 kg heroinë (me përqindje pastërtie që varionte nga 62% – 30.7%),

345.4 kg kokainë (me përqindje pastërtie që varion nga 86.9% – 44.2%),

1.000 kg kokainë, (mbetur në tentativë)

2 kg marihuanë

10´000 tableta ecstasy

2(dy) armë zjarri (SIG 210, SIG 220), si dhe municion luftarak

një orë femrash “Rolex”,

një orë e markës “HUBLOT”,

dy pajisje regjistruese,

2 kapuçë maskimi dhe dokumente shkresore (kontrata shitblerje, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme),

karta bankare,

gjashtë telefona celularë

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, Gëzim Bakalli dhe Erjon Loci është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 108 të vitit 2024 në procedimin nr.108/1 i vitit 2025, për të cilin po vijojnë hetimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 2 persona appeared first on Euronews Albania.

Lufta ndaj trafikut të drogës, Sekretari Amerikan i Shtetit: Politikë të re për kufizimin e vizave

By: xhir jeta
30 June 2025 at 15:55

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar një politikë të re të kufizimit të vizave për të penguar dhe shkatërruar fluksin e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Vendimi është njoftuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, ku vecon:

“Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio mbi kufizimet e reja të vizave.

Deklarata e plotë:
Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 % e amerikanëve thuhet se njohin dikë që ka vdekur nga një mbidozë opioidesh, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara mesatarisht patën mbi 220 vdekje nga mbidoza çdo ditë.

Sot, po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave sipas seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë që do të zbatohet për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 për Vendosjen e Sanksioneve ndaj Personave të Huaj të Përfshirë në Tregtinë Globale të Paligjshme të Drogës (EO 14059).

Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, duke përfshirë sanksionet sipas EO 14059 dhe pamundësitë për viza sipas seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve të vizave për trafikantët e drogës, anëtarët e familjes së tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit, jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por do të shërbejë si një pengesë për vazhdimin e aktiviteteve të paligjshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.

Vidhnin mjete lundruese në Korfuz për t’i shitur në Shqipëri, një i arrestuar në Sarandë

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Një rast i trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri është zbuluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Silent Crossing”.

Policia njoftoi sot se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing””.

Si rezultat i këtij operacioni “u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë”.

Gjithashtu sipas policisë “u shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë”.

“Nga veprime hetimore të kryera nga grupi hetimor i ngritur për këtë rast, rezultoi se këta katër shtetas kanë vjedhur në ishullin e Korfuzit dy mjete lundruese, konkretisht një skaf dhe një gomone, të cilat më pas i kanë trafikuar në Shqipëri, në qytetin e Sarandës”, njoftoi policia.

Sipas policisë “gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, u gjet i fshehur njëri prej mjeteve lundruese, në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një mjet kamion të dyshuar se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti në drejtim të parcelës”.

Policia njoftoi se vijojnë veprimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

The post Vidhnin mjete lundruese në Korfuz për t’i shitur në Shqipëri, një i arrestuar në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

By: Ardit
29 June 2025 at 13:34

Byroja e Emigracionit në Filipine shprehu shqetësim të thellë për numrin në rritje të filipinasve që trafikohen në Shqipëri. Byroja njoftoi se dy ditë më parë tre filipinas u ndaluan nga oficerët e imigracionit në Terminalin 3 të Aeroportit Ndërkombëtar Ninoy Aquino (NAIA) dhe u penguan të hipnin në fluturimin e tyre për në Malajzi. […]

The post Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Video Shqipëria 2030/ Ja si bllokohet ambulanca në mes të rrugës

24 June 2025 at 09:37

Trafiku ka ardhur gjithnjë e duke u rënduar në vendin tonë, ku Tirana përballet çdo ditë me një situatë kaotike, të cilës nuk po i jepet zgjidhje, por vetëm shtohet më tej për shkak të ndërtimeve të kullave. Por trafiku kilometrik, veç probleme që u sjell qytetarëve me vonesa për në punë, harxhim më tepër […]

The post Video Shqipëria 2030/ Ja si bllokohet ambulanca në mes të rrugës appeared first on BoldNews.al.

Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina/ VIDEO

By: Oldi
20 June 2025 at 11:46

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës. Burimet mediatike bëjnë me dije se në total janë përfshirë 8 makina. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.

The post Aksident i shumëfishtë në Durrës, përplasen 8 makina/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për grupin që trafikonte pistoleta “Ekol Speciale” nga Kosova

18 June 2025 at 15:58

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burgim për tre personat që kryenin trafikun e armëve nga Kosova në drejtim të Shqipëri. Pretenca është lexuar në gjykatë nga prokurori që ka ndjekur hetimin e kësaj, dosje i cili në fund të gjykimit të çështjes, i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me 15 […]

The post EMRAT/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për grupin që trafikonte pistoleta “Ekol Speciale” nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

❌
❌