Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

12 July 2025 at 23:40

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të importuara në SHBA, duke i bërë thirrje BE-së të përshpejtojë përgatitjet për kundërmasa, negociata “pragmatike” dhe një “marrëveshje të drejtë”.

Trump njoftoi se tarifat do të zbatohen për shumicën e mallrave të BE-së të importuara në SHBA nga 1 gushti.

E njëjta përqindje vlen edhe për Meksikën.

Presidentja e Komisionit Evropian njoftoi se KE do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme.

“Ne mbetemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht. Në të njëjtën kohë, ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë marrjen e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme”, tha Ursula von der Leyen.

“Bashkimi Evropian mbetet i fortë, i bashkuar dhe i gatshëm për të mbrojtur interesat e tij”, tha presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

“Tarifat janë taksa. Ato nxisin inflacionin, krijojnë pasiguri dhe pengojnë rritjen ekonomike. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete të forta tregtare në të gjithë botën”, shtoi ai.

“Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përgatitjet për kundërmasat pasi SHBA kërcënoi me tarifa prej 30% për mallrat e BE-së”, tha presidenti i Francës.

“Më shumë se kurrë, i takon Komisionit të tregojë vendosmërinë e Unionit për të mbrojtur interesat evropiane”, shtoi Emmanuel Macron.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë e Gjermanisë i bëri thirrje BE-së për negociata “pragmatike” me SHBA-në pas kërcënimeve nga Donald Trump, përcjell Telegrafi.

“Tani i takon BE-së, në kohën e mbetur, të negociojë në mënyrë pragmatike një zgjidhje me SHBA-në”, tha Katherina Reiche.

“Komisioni Evropian ka mbështetjen tonë në këtë qasje”, shtoi ministrja gjermane.

“Është thelbësore të qëndrojmë të përqendruar në negociatat tregtare me SHBA-në dhe të shmangim polarizimin e mëtejshëm”, tha zyra e kryeministres italiane.

Giorgia Meloni është e bindur se mund të arrihet një “marrëveshje e drejtë” për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

“Njoftimi i SHBA-së për të vendosur tarifa mbi mallrat e BE-së nga 1 gushti është shqetësues dhe jo rruga përpara”, tha kryeministri holandez Dick Schoof.

“Si BE, ne duhet të mbetemi të bashkuar dhe të vendosur për të arritur një zgjidhje të dobishme reciprokisht me SHBA-në”, shtoi ai. /Telegrafi/

The post Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Inteligjenca holandeze: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

4 July 2025 at 12:22

Agjencitë holandeze të inteligjencës kanë mbledhur prova për përdorimin e gjerë të armëve kimike të ndaluara nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë hedhjen e agjentëve mbytës nga dronë në llogore, ka njoftuar ministri holandez i mbrojtjes dhe kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake.

Ministri Ruben Brekelmans bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës.

“Përfundimi kryesor është se ne mund të konfirmojmë se Rusia po intensifikon përdorimin e armëve kimike”, tha Brekelmans.

“Ky intensifikim është shqetësues sepse është pjesë e një trendi që kemi vënë re për disa vite, se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në këtë luftë po bëhet normal, i standardizuar dhe i përhapur gjerësisht.”

Bëhet e ditur se inteligjenca holandeze ka zbuluar përdorimin e dyshuar të kloropikrinës, një agjent i ndaluar i përdorur për herë të parë nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore, shkruan Reuters.

Kreu i Agjencisë Holandeze të Inteligjencës Ushtarake (MIVD), Peter Reesink, tha se zbulimi u bazua në hetimin e tyre të pavarur.

SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë për përdorimin e kloropikrinës në maj të vitit të kaluar dhe Ukraina pretendon se Rusia e ka përdorur armën kimike të ndaluar disa mijëra herë.

Ndryshe, Brekelmans pretendon se të paktën tre vdekje të ukrainasve janë të lidhura me përdorimin e armëve kimike, dhe se më shumë se 2,500 të lënduar në fushën e betejës kanë raportuar simptoma të ngjashme me helmimin nga armë të tilla. /Telegrafi/

The post Inteligjenca holandeze: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

‘Shtëpia e babës’ – Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trump në NATO, e cila do të shoqërohet me këngën e Usher

26 June 2025 at 11:52

Komenti që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dje – dhe ndoshta edhe i argëtoi disa të tjerë – ishte shefi i NATO-s, Mark Rutte, i cili iu referua Donald Trump si “baba”.

Dhe tani duket se Shtëpia e Bardhë u argëtua po aq shumë nga komentet, transmeton Telegrafi.

Administrata ka vendosur qartë të argëtohet pak me fjalët duke ndarë një video të vizitës së presidentit në Hagë, e shoqëruar me këngën Hey Daddy (Shtëpia e babës) nga këngëtari amerikan Usher.

I pyetur dje për luftën e Izraelit dhe Iranit, Trump i krahasoi të dy kombet me “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”, duke thënë “ata rrahën, nuk mund t’i ndalosh”.

“Lërini të rrahën për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”, shtoi presidenti amerikan.

Rutte më pas bëri shaka: “Dhe pastaj babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t’i ndaluar”. /Telegrafi/

 

The post ‘Shtëpia e babës’ – Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trump në NATO, e cila do të shoqërohet me këngën e Usher appeared first on Telegrafi.

Mbretëresha holandez imiton Trumpin dhe mënyrën se si fliste presidenti amerikan gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv

26 June 2025 at 09:44

Mbretëresha Maxima e Holandës është akuzuar se ka tallur mënyrën se si presidenti amerikan Donald Trump foli në televizion drejtpërdrejt, ndërsa ai qëndronte pranë saj.

Trump u pa duke pozuar për foto me Mbretëreshën dhe bashkëshortin e saj, Mbretin Willem-Alexander, pasi ai mbërriti në vendin evropian për samitin e NATO-s të mërkurën, transmeton Telegrafi.

Në një video, treshja u pa duke buzëqeshur para kamerave ndërsa Trump bëri një shenjë miratimi, ndërsa Mbreti dukej se qëndronte pak më afër presidentit amerikan sesa gruas së tij.

Trump dhe Mbreti bënë një bisedë të shkurtër dhe qeshën pak, ndërsa Mbretëresha Maxima qëndroi e qetë dhe vazhdoi të buzëqeshte.

“Kjo është fotografia që duam”, tha Trump ndërsa Mbreti i tha: “Epo, shpresoj të keni fjetur mirë”.

“Ishte shumë mirë”, u përgjigj Trump ndërsa buzëqeshi për herë të fundit para se të falënderonte të gjithë atje.

Ndërsa e bënte këtë, Mbretëresha Maxima dukej se tallte mënyrën se si lëvizte goja e tij para se të kthehej nga kamerat.

Njerëzit u dyndën shpejt drejt komenteve pasi e ndoqën përgjigjen e Mbretëreshës, ndërsa njëri shkroi: “Nuk kam qenë kurrë një fans i monarkisë sonë të ashpër, por Mbretëresha Maxima është fantastike”. /Telegrafi/

The post Mbretëresha holandez imiton Trumpin dhe mënyrën se si fliste presidenti amerikan gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv appeared first on Telegrafi.

Në Samitin e NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

25 June 2025 at 19:17

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë sot në Samitin e NATO-s që po mbahet në  Hagë të Holandës.

Nga atje ai foli për çështje të ndryshme, duke filluar nga lufta më e fundit mes Izraelit dhe Iranit e deri te siç tha ai Kosova dhe Serbia që ai tha se e ndali këtë luftë.

“Ndalëm Serbinë që ishte gati të vepronte”, tha presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

Trump iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve, ku në ndër tjera përmendin edhe Kosovën dhe Serbinë si dhe theksoi se ai ndali luftëra tjera siq ishte India dhe Pakistani.

Në anën tjetër theksoi se SHBA-të kanë patur një diskutim të mirë më Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte sa i përket rritjes së shpenzimeve në mbrojtje prej 5 për qind të GDP-së.

Megjithatë, ishte Spanja ajo që po kundërshton një përqindje të tillë, për të cilën Trump tha se ata do të paguajnë dyfishin.

Presidenti amerikan këmbëngulë se duhet t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe, për faktin se ka ndaluar shumë luftëra nëpër botë. /Telegrafi/

 

 

 

The post Në Samitin e NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë appeared first on Telegrafi.

Holanda do t’i dërgojë Ukrainës 175 milionë euro ndihmë ushtarake

24 June 2025 at 11:22

Holanda do t’i sigurojë Ukrainës 100 radarë për zbulimin e dronëve dhe 20 automjete evakuimi mjekësor si pjesë e një pakete të re ndihme prej 175 milionë eurosh (202 milionë dollarë), tha të martën ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans.

Dorëzimi i radarëve, të cilët do të ndihmojnë në identifikimin e dronëve që vijnë dhe transmetimin e të dhënave në sistemet e mbrojtjes ajrore, pritet të përfundojë deri në fund të vitit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë të premten, Ministria holandeze e Mbrojtjes specifikoi se 80 milionë euro nga paketa do të shkojnë për mbështetjen e dronëve përmes koalicionit ndërkombëtar të dronëve.

Lëvizja e së martës vjen pas një marrëveshjeje prej 500 milionë eurosh për të prodhuar 600,000 dronë me industrinë e mbrojtjes ukrainase, tha Brekelmans përpara një Samiti të NATO-s në Hagë.

Holanda ka premtuar rreth 10 miliardë euro në mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në fillim të vitit 2022. /Telegrafi/

The post Holanda do t’i dërgojë Ukrainës 175 milionë euro ndihmë ushtarake appeared first on Telegrafi.

Holanda, mbrëmje rekordesh/ Holanda, Austria dhe Rumania kaluan lehtë rivalët

By: xhir jeta
11 June 2025 at 12:42

Për këtë fanelë kanë luajtur edhe legjenda si Johan Krujf apo Marko Van Basten.

Gjithsesi, jo gjithmonë yjet më të shndritshëm mbajnë rekordet, dhe tek Holanda shënuesit më të mirë janë të tjerë.

Memfis Depai barazoi nivelin e atij që ishte numri 1, Robin Van Persit, duke pasur tani 50 rrjeta për “tulipanët”.

Sulmuesi kryesor i kombëtares së sotme realizoi dy herë në fitoren 8-0 ndaj Maltës.

Interesant fakti se të dy kanë luajtur nga 102 ndeshje, ndonëse Van Persi më pak minuta në total.

Për Holandën shënuan edhe Van Dajk, Simons, dy herë Malen, Lang, dhe Van der Ven.

Holanda është në vend të dytë në grupin eliminator G të Kupës së Botës, me 6 pikë në dy ndeshje.

Në vend të parë është Finlanda që mundi 2-1 Poloninë në shtëpi dhe ka 7 pikë në 4 ndeshje.

Pohjanpalo në pjesën e parë me penallti dhe Kelman pas pushimit I dhanë finlandezëve epërsinë 2-0, ndërsa në 69’ Kivior shkurtoi diferencën për polakët.

Në grupin H, Austria nuk pati probleme në San Marino, pikërisht ashtu siç pritej.

Marko Arnautovic realizoi dy gola që në fillim, dhe po ashtu në minutat e para shënoi gjithashtu Gregoriç.

Baumgartner fiksoi shifrat 4-0 që në 27’, dhe më pas austriakët u duk sikur thjesht pritën fundin e ndeshjes duke nisur pushimet para kohe.

Në të njëjtin grup, Rumania e pati paksa më të vështirë në Bukuresht ndaj Qipros.

Fitorja ishte e pastër, 2-0 në “Stadiumin Kombëtar”, me gola shënuar në fund të pjesës së parë nga Tënase dhe Man.

Në krye të këtij grupi është Bosnje-Hercegovina me 9 pikë të plota, Austria ka 6, po aq sa Rumania.

Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë

By: user 8
4 June 2025 at 17:54

Holanda do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi qeveria aktuale është rrëzuar pas tërheqjes së mbështetjes nga partia e ekstremit të djathtë, PVV. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri në detyrë, Dick Schoof, i cili njoftoi se një datë për zgjedhjet do të caktohet së shpejti.

Sipas Schoof, në parlament ekziston një mbështetje e gjerë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se qeveria teknike do të vazhdojë funksionimin deri në formimin e një qeverie të re, proces i cili në Holandë zakonisht kërkon muaj të tërë për shkak të fragmentarizimit politik.

Kriza politike u shkaktua nga vendimi i liderit të së djathtës ekstreme, Geert Wilders, për të tërhequr partinë e tij PVV nga koalicioni qeverisës. Wilders akuzoi qeverinë se po vononte zbatimin e një politike të ashpër kundër emigracionit – një premtim kryesor i PVV-së pas fitores në zgjedhjet e vitit 2023.

Tërheqja e PVV-së do të sjellë edhe largimin e ministrave të saj nga qeveria. Ndërkohë, Schoof ka bërë të ditur se do të qëndrojë si kryeministër në detyrë deri në krijimin e një kabineti të ri dhe e ka quajtur vendimin e Wilders “të papërgjegjshëm”.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen jo më herët se tetori i këtij viti.

The post Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë appeared first on Lapsi.al.

Ukraina ftohet në samitin e NATO-s

3 June 2025 at 19:59

Ukraina është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s, ka deklaruar Volodymyr Zelensky.

Holanda do të jetë mikpritëse e një samiti të liderëve të NATO-s në Hagë, më 24-25 qershor, dhe pritet që mbështetja ushtarake dhe politike për Ukrainën të jetë një nga temat kryesore të samitit.

Lidhur me samitin, presidenti ukrainas ka thënë se “ne u ftuam në samitin e NATO-s. Mendoj se kjo është e rëndësishme”.

Zelensky nuk ka specifikuar se kush do ta përfaqësojë në këtë ngjarje Ukrainën, raporton skynews.

Lideri ukrainas ka bërë thirrje që NATO të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën në rast të një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Ai gjithashtu ka shtyrë përpara kërkesën që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës së mbrojtjes, madje ka deklaruar se është i gatshëm të heqë dorë nga presidenca për këtë qëllim.

Ndërkohë, Moska ka deklaruar se kushtet për përfundimin e luftës në Ukrainë përfshijnë kërkesën që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim se do të ndalin zgjerimin e NATO-s drejt lindjes. /Telegrafi/

The post Ukraina ftohet në samitin e NATO-s appeared first on Telegrafi.

Wilders largohet nga koalicioni, Holanda përballë pasigurive politike

3 June 2025 at 10:19

Lideri i ekstremit të djathtë holandez, Geert Wilders, njoftoi të martën largimin e partisë së tij PVV nga koalicioni qeverisës, duke shkaktuar rënien e qeverisë së djathtë dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në Holandë.

Vendimi i Wilders vjen pas mosmarrëveshjeve të thella me partnerët e koalicionit mbi politikat e migracionit, veçanërisht në lidhje me ndalimin e azilit – një nga premtimet kryesore të tij zgjedhore. “Asnjë nënshkrim sipas planeve tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni,” shkroi Wilders në një postim në platformën X.

Ky zhvillim i papritur i jep fund një koalicioni të brishtë që kishte qenë në vështirësi për të gjetur konsensus që nga formimi i tij në korrik të vitit të kaluar. Largimi i PVV-së ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të parakohshme brenda muajve të ardhshëm, duke shtuar pasiguri në një nga ekonomitë më të mëdha të eurozonës.

Kriza politike ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në angazhimet ndërkombëtare të Holandës, përfshirë vonesat e mundshme në miratimin e rritjes së buxhetit të mbrojtjes për të përmbushur objektivat e NATO-s. Situata vjen në një moment kritik, pasi Holanda pritet të presë një samit të rëndësishëm të udhëheqësve të NATO-s në Hagë më vonë këtë muaj – me shumë gjasa, tashmë, me një qeveri të përkohshme.

Pavarësisht se Wilders fitoi zgjedhjet e fundit, mbështetja për të ka rënë që nga hyrja në qeveri. Sipas sondazheve të fundit, partia e tij renditet tashmë në të njëjtin nivel me aleancën Laburistë-Të Gjelbërit (PvdA-GroenLinks), që aktualisht është forca e dytë më e madhe në parlament.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Wilders largohet nga koalicioni, Holanda përballë pasigurive politike appeared first on Euronews Albania.

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

3 June 2025 at 10:46

Qeveria holandeze ka rënë sot pas mosmarrëveshjeve mbi propozimet për imigracionin, që çuan në tërheqjen e partisë së udhëheqësit të ekstremit të djathtë Geert Wilders nga koalicioni qeverisës.

Wilders tha në një postim të përkthyer nga CNBC në platformën sociale X, se partia e tij Partia për Liri (PVV) do të largohej për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për propozimet e tyre për azilin.

PVV fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të Holandës në vitin 2023, duke e rrëzuar partinë e ish-kryeministrit Mark Rutte nga vendi i parë.

Pavarësisht fitores, katër partitë kryesore të vendit zgjodhën ish-kreun e shërbimit të inteligjencës së Holandës, Dick Schoof, si kryeministër.

Wilders të dielën kishte paralajmëruar se partia e tij mund të largohej nga koalicioni, transmeton Telegrafi.

“Më lejoni të jem shumë i qartë. Nëse shumica e propozimeve tona nga plani dhjetëpikësh i azilit nuk miratohen nga koalicioni (dhe kështu nuk shtohen në Marrëveshjen e Vijave Kryesore) dhe nuk zbatohen nga kabineti sa më shpejt të jetë e mundur, atëherë PVV do të tërhiqet nga ky koalicion”, tha ai në një postim në X gjatë fundjavës.

Javën e kaluar, PVV paraqiti një plan me 10 pika për të ulur imigracionin, i cili përfshinte një thirrje për të ndaluar azilin dhe për të ndaluar përkohësisht ribashkimin e familjeve për të gjithë azilkërkuesit që u është dhënë statusi i refugjatit. /Telegrafi/

 

The post Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni appeared first on Telegrafi.

Holanda dërgoi grupin e fundit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë

26 May 2025 at 23:44

Ministria e Mbrojtjes e Holandës ka njoftuar dorëzimin e grupit të fundit prej 24 aeroplanësh luftarakë F-16 në Ukrainë.

Aeroplanët e fundit holandezë F-16 me destinacion Ukrainën u nisën të hënën nga baza ajrore Volkel në jug të vendit për në Belgjikë, ku do të përgatiten për dorëzim.

Ruben Brekelmans, Ministri i Mbrojtjes i Holandës, ishte i pranishëm gjatë largimit të F-16, transmeton Telegrafi.

“Aeroplanët F-16 janë me rëndësi jetike për Ukrainën për shkak të sulmeve të përditshme ajrore ruse. Ato na lejojnë të mbajmë agresionin rus larg nesh”, komentoi Ruben Brekelmans.

Ministria holandeze e Mbrojtjes thekson se transferimi i F-16 nuk do të thotë fundi i pjesëmarrjes së vendit në koalicionin e aeroplanëve luftarakë, të cilin e udhëheq së bashku me Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendi, ndër të tjera, ndihmon në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të aeroplanëve luftarakë dhe organizon trajnimin e pilotëve në Qendrën Evropiane të Trajnimit F-16 në Rumani. /Telegrafi/

 

The post Holanda dërgoi grupin e fundit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Me sytë kah Rusia, disa vende evropiane kanë krijuar një “koalicion për përgatitjen ndaj krizave”

22 May 2025 at 23:46

Tetë vende të BE-së të enjten nisën një koalicion të të vullnetshmëve për përgatitjen për kriza, duke bërë thirrje për “veprim urgjent dhe të koordinuar evropian” për ta bërë bllokun më “të qëndrueshëm” ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu.

Gatishmëria për kriza është një kompetencë kombëtare në të gjithë BE-në, por “koalicioni i ri i të vullnetshmëve” – i përbërë nga Belgjika, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda dhe Suedia – tha në një deklaratë se “përpjekjet nga shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së” janë të nevojshme “pasi krizat janë bërë gjithnjë e më shumë ndërkufitare, ndërsektoriale dhe janë rritur në kompleksitet”.

“Rusia po angazhohet në veprime destabilizuese që mund të ndikojnë në të gjitha shtetet anëtare. Mund të shohim se kjo aftësi mund të rritet potencialisht nëse Rusia nuk është më aq e përfshirë në Ukrainë – nëse arrijmë një marrëveshje paqeje”, tha për Euronews, ministri suedez për Mbrojtjen Civile, Carl-Oskar Bohlin, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që të gjitha shtetet anëtare të punojnë për përgatitjen civile dhe forcimin e qëndrueshmërisë”.

“Për të pasur një aftësi ushtarake të besueshme, na duhet gjithashtu një aftësi e besueshme për të trajtuar krizat brenda shoqërisë sonë. Duhet të tregojmë se nuk do të dorëzohemi kurrë. Nëse një kundërshtar do të niste një sulm të padrejtë kundër nesh, duhet ta bëjmë të qartë se jemi të qëndrueshëm – dhe të paraqesim një shoqëri të fortë të cilën nuk ia vlen për t’a sulmuar”, shtoi ai.

Disa nga kërcënimet që koalicioni i ri thotë se BE-ja duhet të forcojë përgatitjen dhe qëndrueshmërinë e saj përfshijnë kërcënime ushtarake, hibride, terroriste dhe kriminale, manipulim dhe ndërhyrje të huaja, dhe probleme të tjera të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.

Ministrat që morën pjesë në takim ranë dakord të zhvillojnë dhe të punojnë në një Agjendë të Përbashkët të Koalicionit që do t’i shihte ata të zbatonin Strategjinë e Unionit të Përgatitjes të propozuar nga Komisioni Evropian dy muaj më parë.

Komisioni po argumenton se ekziston nevoja për harmonizim në të 27 shtetet anëtare, pasi nivelet e përgatitjes për kriza ndryshojnë shumë, për shkak të vlerësimeve të ndryshme të kërcënimeve të bazuara kryesisht në gjeografi.

Plani nga ekzekutivi i BE-së bëri thirrje për rritjen e rezervave të pajisjeve dhe furnizimeve thelbësore, duke përfshirë kundërmasat mjekësore, lëndët e para kritike dhe pajisjet e energjisë, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis autoriteteve civile dhe ushtarake.

Megjithatë, iniciativa kryesore ishte një thirrje për shtetet anëtare për të zhvilluar “një komplet mbijetese 72-orësh për qytetarët”.

Ky komplet, tha në atë kohë Komisionerja e Përgatitjes për Krizat, Hadja Lahbib, duhet të përfshijë ushqim, ujë, ilaçe, një radio portative, një elektrik dore, bateri rezervë, karikues, para në dorë, kopje të dokumenteve të rëndësishme, duke përfshirë recetat mjekësore, çelësa rezervë, rroba për ngrohje dhe mjete bazë si thika.

Iniciativa u cilësua menjëherë nga disa si alarmiste dhe nxitëse frike, por një ndërprerje e zgjatur e energjisë elektrike në të gjithë vendin në Spanjë muajin e kaluar e pa Komisionin të justifikohej pjesërisht.

“Në Holandë, ne tashmë po punojmë shumë për qëndrueshmërinë, por është e rëndësishme të mos kufizohemi vetëm në kufijtë kombëtarë. Për më tepër, mund të mësojmë shumë nga vendet përreth nesh që janë tashmë më të përparuara”, tha David van Weel, ministri holandez i drejtësisë dhe sigurisë, duke përmendur Suedinë, Danimarkën dhe shtetet baltike si shembuj.

“Një Bashkim Evropian i qëndrueshëm na bën më të fortë dhe siguron që Evropa të jetë e përgatitur për problemet në shoqëri të shkaktuara nga lloje të ndryshme krizash. Gjithashtu, nuk bëhet fjalë vetëm për paketa emergjence për qytetarët e BE-së, por edhe, për shembull, për riparimin e rrjetit elektrik ose infrastrukturës tjetër jetësore. Mund t’i mendoni qytetarët e trajnuar si punonjës të mbrojtjes civile për të vënë në punë përsëri depozitat e shkatërruara të energjisë elektrike, për të shuar zjarret ose për të ofruar ndihmën e parë mjekësore në një krizë”, shtoi ai.

Grupi planifikon të takohet dy herë në vit, me takimin e radhës që do të mbahet në Suedi.

Dhe Euronews thotë se Polonia dhe Gjermania kanë shprehur interes për t’u bashkuar me koalicionin. /Telegrafi/

The post Me sytë kah Rusia, disa vende evropiane kanë krijuar një “koalicion për përgatitjen ndaj krizave” appeared first on Telegrafi.

Sulm me thikë në Holandë, disa persona të plagosur – përfshirë një zyrtar policor

21 May 2025 at 15:51

Disa persona janë plagosur në një sulm masiv me thikë në Holandë.

Një oficer policie ishte midis viktimave dhe të paktën një person thuhet se është ende në gjendje shumë të rëndë, transmeton Telegrafi.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje në Hoofddorp, qytetin kryesor në Haarlemmermeer, në Holandën veriore, herët këtë mëngjes.

Policia tha në një deklaratë se mori një raport për një incident me thikë në Fanny Blankers-Koenlaan rreth orës 6 të mëngjesit.

“Ka disa viktima, përfshirë një koleg. Autoambulanca të shumta janë në vendngjarje”, tha Eenheid Noord-Holland në një deklaratë.

Mediat lokale raportuan se oficeri i plagosur është dërguar në spital, me një makinë policie “të lyer me gjak”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin. Policia po heton aktualisht dhe ka mbyllur rrugën.

Fanny Blankers-Koenlaan është një strukturë banimi në grup për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale të lehta ose të moderuara.

Nuk është e qartë nëse dikush është arrestuar. Pritet që policia të japë më shumë informacion më vonë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një kordon policie që shënonte një zonë në një rrugë në qytet.

Autoambulancat ishin parkuar në të dyja anët e rrugës dhe oficerët e policisë mund të shiheshin duke qëndruar pranë, pranë asaj që dukej të ishte një barelë.

Policia nuk ka zbuluar identitetin e të plagosurve, ose natyrën e plagëve, përveç faktit se një person ishte plagosur rëndë. /Telegrafi/

The post Sulm me thikë në Holandë, disa persona të plagosur – përfshirë një zyrtar policor appeared first on Telegrafi.

Si i rrisin fëmijët më të lumtur në botë në Holandë – një metodë që ndryshon jetën

19 May 2025 at 23:24

Një anketë e UNICEF-it tregoi se ky shtet është vendi më i mirë për të qenë fëmijë

Holanda është vendi më i mirë për të qenë fëmijë bazuar në masat e mirëqenies mendore, shëndetit fizik dhe aftësive, sipas një studimi të publikuar së fundmi nga organizata e OKB-së për fëmijë, UNICEF.

Danimarka është në vendin e dytë, Franca është në vendin e tretë, e ndjekur nga Portugalia dhe Irlanda, thuhet në raportin e UNICEF-it, i cili krahasoi të dhënat nga 43 vende të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe BE-së.

Si duket kjo në praktikë kur bëhet fjalë për Holandën dhe rritjen e fëmijëve?

Amanda van Mulligen, e cila u zhvendos nga Britania në Holandë 25 vjet më parë, foli për këtë në blogun e saj “Turning Dutch”. Ajo thotë se e konsideron veten me fat që po rrit fëmijët e saj në Holandë.

Fëmijët holandezë në përgjithësi arrijnë rezultate të mira në kërkimet mbi lumturinë, andaj ky studim i kohëve të fundit i UNICEF-it është vetëm edhe një provë tjetër.

Nuk është rastësi që holandezët shkëlqejnë në raporte të tilla si ai i Kombeve të Bashkuara. Nga ajo që shoh përreth meje, holandezët punojnë me vetëdije për të rritur fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe të pavarur, ndërsa unë e konsideroj veten me fat që po rris tre fëmijë këtu”, thotë ajo dhe jep gjashtë arsye për këtë, transmeton Telegrafi.

Në shkollat në Holandë, i lënë fëmijët të jenë vetvetja

Fëmijëve holandezë u lejohet të përqendrohen në atë që bëjnë më mirë – në lojë. Atyre u jepet kohë e mjaftueshme për atë aktivitet të rëndësishëm – lojën.

“Edhe pse shumica e fëmijëve fillojnë shkollën në moshën katër vjeç (është e detyrueshme me ligj vetëm nga mosha pesë vjeç), loja mbetet tema kryesore pas kësaj. Ata mësojnë përmes lojës (spelenderwijs leren) dhe vetëm në klasën e tretë (kur janë gjashtë ose shtatë vjeç) pritet që ata të fillojnë zyrtarisht të lexojnë dhe të shkruajnë.”

Themelet janë hedhur në klasat e hershme, por pa pritshmëri të larta. Kur arrijnë në klasën e tretë, shumica e fëmijëve i kanë zotëruar tashmë bazat e leximit dhe shkrimit përmes lojës – pa presion.

“Përvoja ime është se në klasën e parë dhe të dytë të shkollës sonë të vogël holandeze, fokusi është tek fëmijët që mësojnë të punojnë në mënyrë të pavarur, të zhvillojnë vetëdijen sociale, të mësojnë të bashkëpunojnë në një grup dhe të kujdesen për njëri-tjetrin. Ata mësojnë se ka rregulla dhe kufij edhe jashtë shtëpisë – por në një mënyrë të sigurt, të gjallë, plot respekt.”

Djali i saj katërvjeçar ka detyra të përditshme dhe javore, të tilla si pikturimi i një peme vjeshte me gishtat ose ndërtimi i një shtëpie me blloqe.

“Ai më tregon me krenari sa shumë punoi dhe se i përfundoi të gjitha detyrat – dhe në fakt kaloi një javë duke luajtur, krijuar… dhe mësuar”, thotë ajo, duke shtuar se e ardhmja e fëmijëve nuk përcaktohet në moshën katër vjeç.

Amanda thotë se fëmijët e saj do të fillojnë të bëjnë detyra shtëpie vetëm kur të shkojnë në shkollë të mesme.

“Po, djali më i madh ndonjëherë ka nevojë të praktikojë tabelën e shumëzimit në shtëpi, por orë të tëra matematike dhe gjuhësh pas shkolle? Jo, absolutisht jo.”

Kjo do të thotë që fëmijët e saj kanë kohë të bëjnë atë që bëjnë më mirë – të luajnë. Gjë që na çon te arsyeja tjetër.

Kultura e të qenit jashtë

Holandezët janë një popull që u pëlqen të jenë jashtë – dhe kështu janë edhe fëmijët e tyre. Nëse nuk po ngasin biçikletë, atëherë janë në skuter, patina ose roletë. Në dimër ata shkojnë me sajë ose patinazh.

“Fëmijët inkurajohen të luajnë në rrugët e zonave të banuara (ku shenjat e trafikut janë të përshtatshme për fëmijë dhe shpejtësia e automjeteve është dukshëm e kufizuar). Fëmijëve të mi u pëlqen të jenë jashtë, aktivë, pavarësisht kushteve të motit. Më kujton fëmijërinë time në Britani në vitet tetëdhjetë, kur argëtoheshim në rrugë duke përdorur vetëm imagjinatën, ndoshta një top dhe një biçikletë.”

Shoqëri miqësore për fëmijët

Amanda thotë se në lagjen e saj nuk ke pse të shkosh larg për të gjetur një kënd tjetër lojërash ose park.

“Ato janë të gjitha të vogla, por të larmishme dhe të shumta. Nëse do të donim, mund të vizitonim një kënd lojërash të ndryshëm çdo ditë – në këmbë. Gjithashtu, shumë restorante janë të përshtatshme për fëmijë, dhe numri i parqeve argëtuese, kopshteve zoologjike dhe atraksioneve për fëmijë në të gjithë Holandën është i mahnitshëm për një vend kaq të vogël. Ka më shumë se mjaftueshëm argëtim për fëmijë të të gjitha moshave.”

Një ndjenjë komuniteti

Ashtu si fushat e lojërave, shkollat fillore në Holandë janë të vogla dhe të shumta. Kjo do të thotë që fëmijët në përgjithësi ndjekin shkolla që janë afër shtëpisë. Zonat shkollore janë të vogla (megjithëse jo të përcaktuara në mënyrë strikte – mund ta regjistroni fëmijën tuaj në një shkollë më larg shtëpisë nëse dëshironi, përveç ndoshta në disa qytete më të mëdha).

“Kjo është arsyeja pse fëmijët shkojnë në shkollë në këmbë ose me biçikletë. Kur rriten, kjo u jep atyre një ndjenjë pavarësie – një ndjenjë që humbet nëse prindërit e tyre i ngasin me makina të mëdha çdo ditë, siç ndodh shpesh në Angli.”

Siç thotë ajo, i pëlqen që holandezët kultivojnë atë frymë lokale të lagjes.

“Fëmijët e mi shkojnë në shkollë me fëmijët që jetojnë në lagje. Pas shkollës, ata luajnë së bashku në parqet lokale. Kjo krijon një ndjenjë komuniteti. Ata punojnë së bashku, luajnë së bashku.”

Ndihma shtetërore

Familja është e rëndësishme dhe kjo mund të shihet në politikën shtetërore. Ekzistojnë përfitime të ndryshme shtetërore për familjet me fëmijë – subvencione për kujdesin ndaj fëmijëve, si dhe pagesë për fëmijë. Arsimi shtetëror është falas. Sistemi holandez i kujdesit për të rinjtë është i larmishëm – dhe në shumicën e rasteve falas, thotë ajo.

“Gjithçka fillon që nga lindja me ndihmën e *kraamzorg* (kujdesi në shtëpi pas lindjes) dhe vazhdon përmes vizitave në ‘consultatiebureau’ (qendra këshillimi për prindër dhe fëmijë), e cila është një shërbim unik. Sistemi nuk është perfekt, por sa herë që kam pasur nevojë për ndihmë si prind, kam marrë mbështetje. Edhe pse jam e huaj me një rrjet të vogël mbështetjeje familjare, kam dikë ku të mbështetem – falë sistemit holandez të kujdesit për fëmijët. Kjo mund të jetë motoja e jetës së holandezëve kur bëhet fjalë për prindërimin.”

Ekuilibri midis punës dhe jetës

Dhe e fundit, por aspak më pak e rëndësishmja – i kushtohet vëmendje e madhe ekuilibrit midis punës dhe jetës familjare. Familja është një vlerë qendrore në shoqërinë holandeze.

“Një numër i madh punonjësish punojnë me kohë të pjesshme – veçanërisht gratë – për të qenë pranë fëmijëve të tyre dhe punojnë gjatë orarit të shkollës. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ky është realiteti. Mua më pëlqen.”

Prindërit, cilado qoftë situata e tyre, duhet të gjejnë një ekuilibër midis punës dhe familjes që u përshtatet atyre. Kultura dhe shoqëria holandeze ua ofrojnë atyre këtë mundësi. Kështu, fëmijët kanë prindër që në përgjithësi kanë kohë të jenë të pranishëm dhe të përfshirë në jetën e tyre.

Në fund të fundit, gjithçka varet nga qëndrimi i prindërve.

“Prindërit në Holandë nuk i shtyjnë fëmijët e tyre të rriten shumë shpejt. Në vend të kësaj, i lënë të jenë fëmijë për aq kohë sa të munden dhe nuk shqetësohen për të ardhmen ndërsa janë të vegjël. Kohët e fundit lexova artikuj rreth prindërve amerikanë që i shtyjnë fëmijët e tyre të kenë sukses në shumë fusha – si brenda ashtu edhe jashtë shkollës. Orari i tyre i aktiviteteve pas shkolle do t’i trondiste fëmijët holandezë.”

Është e vërtetë që holandezët kanë reputacionin e liberalëve – ndoshta tepër për disa kultura – por Amanda sheh një qasje të hapur dhe të menduar mirë ndaj prindërimit që funksionon, duke krijuar fëmijë të pavarur që ndihen të dëgjuar dhe të vlerësuar. Fëmijë që me gëzim u tregojnë studiuesve se janë të lumtur.

“Kjo është arsyeja pse kam ndërmend të vazhdoj të vëzhgoj prindërit holandezë përreth meje dhe t’u shërbej tre djemve të mi një dozë të mirë prindërimi holandez. Shpresoj që, një ditë, kur një studiues i OKB-së t’i pyesë ata për lumturinë, ata do të japin të njëjtat përgjigje pozitive si fëmijët para tyre.” /Telegrafi/

The post Si i rrisin fëmijët më të lumtur në botë në Holandë – një metodë që ndryshon jetën appeared first on Telegrafi.

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Hagë duke kërkuar që qeveria holandeze të ndërmarrë veprime ndaj luftës në Gaza

19 May 2025 at 11:50

Dhjetëra mijëra protestues marshuan nëpër Hagë të dielën për të kërkuar veprime nga qeveria për të ndaluar fushatën e Izraelit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, organizatorët e quajtën atë demonstratën më të madhe të vendit në dy dekada.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e ndihmës – duke përfshirë Amnesty International, Save the Children dhe Doctors Without Borders – duke vlerësuar turmën paqësore në më shumë se 100,000 njerëz.

Rrugët e kryeqytetit politik holandez ishin të mbushura me të moshuar, të rinj dhe madje edhe disa foshnje në protestën e tyre të parë.

Nearly 100,000 people, wearing red to symbolise a call for a moral boundary, marched in The Hague under the slogan “Draw a Red Line for Gaza” to protest the Dutch government’s continued support for Israel’s war on Gaza, in what organizers say was the Netherlands’ largest protest… pic.twitter.com/9Ll8htfqv0

— TRT World (@trtworld) May 18, 2025

“Shpresojmë që kjo të jetë një thirrje zgjimi për qeverinë”, tha mësuesja Roos Lingbeek, duke marrë pjesë në marsh me bashkëshortin e saj dhe vajzën e tyre 12-javore, Dido, e cila flinte në një bartëse ndërsa prindërit e saj valëvitnin një tabelë që thjesht shkruante: “STOP”.

Marshimi kaloi pranë Pallatit të Paqes, selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara, ku vitin e kaluar gjyqtarët urdhëruan Izraelin të bënte gjithçka që mundej për të parandaluar vdekjen, shkatërrimin dhe çdo akt gjenocidi në Gaza.

Protestuesit ecën një unazë 5 kilometrash rreth qendrës së qytetit të Hagës, për të krijuar simbolikisht vijën e kuqe që thonë se qeveria nuk ka arritur ta vendosë.

“Ne po i bëjmë thirrje qeverisë holandeze: të ndalojë mbështetjen politike, ekonomike dhe ushtarake për Izraelin për sa kohë që bllokon qasjen në furnizimet me ndihmë dhe ndërsa është fajtor për gjenocid, krime lufte dhe shkelje strukturore të të drejtave të njeriut në Gaza dhe Territoret e Pushtuara Palestineze”, tha Marjon Rozema e Amnesty International.

Politika holandeze ndaj Izraelit është vetëm një nga shumë çështjet që shkaktojnë përçarje në qeverinë e brishtë të koalicionit të Holandës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Middle East Eye (@middleeasteye)

Udhëheqësi i së djathtës ekstreme Geert Wilders është fuqimisht pro-Izraelit dhe Partia e tij anti-emigrante për Liri mban numrin më të madh të vendeve në parlamentin e vendit.

Në një postim në X, Wilders akuzoi protestuesit se mbështesin Hamasin, duke i quajtur ata “të hutuar”.

Megjithatë, javën e kaluar, ministri i punëve të jashtme Caspar Veldkamp i partisë së qendrës së djathtë VVD i kërkoi Bashkimit Evropian të rishikojë një marrëveshje tregtare me Izraelin, duke argumentuar se bllokimi i ndihmës humanitare shkelte ligjin ndërkombëtar.

Wilders reagoi, duke e denoncuar thirrjen si një “fyerje ndaj politikës së kabinetit”. /Telegrafi/

The post Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Hagë duke kërkuar që qeveria holandeze të ndërmarrë veprime ndaj luftës në Gaza appeared first on Telegrafi.

Media holandeze ‘AD’ për Ramën: Ky është artisti që sjell 40 krerë shtetesh në Tiranë

By: xhir jeta
16 May 2025 at 16:58

Prestigjiozja holandeze, Algemeen Dagblad (AD) i ka kushtuar një shkrim rrugëtimit politik të Kryeministrit Edi Rama dhe përpjekjeve të tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Pas një periudhe në opozitë, Rama u bë kryeministër në vitin 2013. Dhe ja ku jemi: arsyeja pse shqiptarët i dhanë atij një mandat të katërt mund të jetë pikërisht kjo: për shumë shqiptarë ai shihet si reformatori që, falë karizmës dhe të folurit të tij të shkathët, e ka vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare….Ai dhe mbi 40 kolegë të tjerë do të jenë në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian –”, thuhet në artikull.

Shkrimi i plotë i medias holandeze, AD:

Në vitin 2022 solli në Tiranë finalen evropiane mes Feyenoord dhe AS Roma, javën e kaluar tri etapat e para të Giro d’Italia dhe këtë të premte krerët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane.

Kush është vallë ky Edi Rama?

Këtë javë fitoi edhe zgjedhjet – për herë të katërt radhazi. Në garë morën pjesë njëmbëdhjetë parti dhe procesin e ndoqën rreth 600 vëzhgues ndërkombëtarë. Fakti që Edi Rama (60 vjeç) do të jetë sërish kryeministër i Shqipërisë nuk mund t’i atribuohen manipulimet zgjedhore – të paktën jo sipas këtyre vëzhguesve.

Po atëherë, cilat janë arsyet?

Ndoshta e shkuara e tij: Rama prej vitesh është një figurë e njohur kombëtare. Ka luajtur basketboll profesionist dhe ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë. Vetë Rama (2.01 metra i gjatë) pohon se nuk e zgjodhi sportin për pasion, por sepse donte të shihte muze. Në kohën e diktatorit Enver Hoxha, udhëtimet jashtë vendit ishin të ndaluara – përveçse si pjesë e një ekipi sportiv patriotik. Sepse, më shumë sesa sportist apo politikan, Edi Rama e ndien veten artist pamor. Një i vërtetë. Ka ndjekur Akademinë e Arteve, ku më pas u bë edhe pedagog.

Në vitin 2016, veprat e tij u ekspozuan dhe u shitën në galerinë prestigjioze Marian Goodman në Nju Jork. Edhe tapeti shumëngjyrësh në zyrën e tij në Tiranë është dizajnuar prej tij.

“Nëse arti nuk mund ta bëjë politikën më të mençur,” tha njëherë Rama, “atëherë ndoshta politika, me gjithë marrëzinë e saj, mund ta bëjë më të mirë artin.” Po aq befasuese në ambientet zyrës së tij është edhe busti i presidentit amerikan Abraham Lincoln, i vendosur përballë një libri të hapur me postimet më të diskutueshme të Donald Trump në Twitter.

Si hyri një njeri i tillë në politikë?

Në vitet ’90, kur Shqipëria sapo kishte dalë nga izolimi, Rama u zhvendos në Paris dhe jetonte duke shitur pikturat e tij. Por në vitin 1998 u kthye për ceremoninë mortore të të atit dhe aty iu ofrua posti i ministrit të Kulturës. “Nuk kemi para për kulturën,” i kishte thënë kryeministri i kohës, “por një ministër që vetë është artist, është një fillim i mirë.” “Për muaj të tërë nuk e kuptoja pse e pranova,” ka thënë më vonë Rama. “Por politika është si një drogë. Të bën të varur.”

Dy vjet më pas kandidoi për bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtoi për 11 vjet. Ndikimi i tij është i dukshëm: fasadat e ndërtesave të zymta të komunizmit u lyerën me ngjyra të ndezura e me motive të guximshme. U mbollën mijëra pemë. Pastaj erdhën edhe kullat e para dhe hotelet luksoze, pasi ai ia hapi qytetit dyert botës.

Pas një periudhe në opozitë, Rama u bë kryeministër në vitin 2013. Dhe ja ku jemi: arsyeja pse shqiptarët i dhanë atij një mandat të katërt mund të jetë pikërisht kjo: për shumë shqiptarë ai shihet si reformatori që, falë karizmës dhe të folurit të tij të shkathët, e ka vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare.

Turistët, bizneset dhe liderët ndërkombëtarë po vijnë me shumicë. Rama pretendon se është i vetmi që mund ta fusë edhe në BE. Marrëdhëniet me Italinë janë të shkëlqyera dhe plani i përbashkët për të strehuar në Shqipëri azilkërkuesit që duan të shkojnë në Itali është cilësuar si shembull i mirë nga BE. “Është humorist, i sjellshëm dhe personaliteti i tij është pa dyshim një nga arsyet pse Shqipëria ka imazh pozitiv tek liderët evropianë,” thotë një diplomat evropian.

Vetë Shqipëria nuk përballet me një problem emigracioni, por emigrimi. Shumë të rinj – sipas disa vlerësimeve deri në një në dy – po largohen për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit. Sepse, pavarësisht 300 ditëve me diell në vit dhe një kryeministri energjik, Shqipëria ende nuk është parajsë. Korrupsioni dhe trafiku i drogës mbeten probleme të thella. Rama ka zbatuar reforma të thella në drejtësi dhe disa zyrtarë të lartë kanë përfunduar në burg, por kritikët e tij thonë se shumë nga kullat e Tiranës janë ndërtuar me para të drogës.

Të premten, kryeministri holandez Dick Schoof do të ketë mundësinë të shohë gjithçka me sytë e tij. Ai dhe mbi 40 kolegë të tjerë do të jenë në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian – një nismë e presidentit francez Macron që, pas pushtimit rus të Ukrainës, synon të përfshijë edhe vendet jashtë BE-së në diskutimet për të ardhmen e kontinentit. Rama do t’i presë ngrohtësisht. Edhe pse, as ai nuk mund t’i kontrollojë të gjitha – për të premten parashikohet shi dhe temperaturë 16 gradë.

Si i shohin vendet evropiane simbolet fetare në funksionet publike?

4 May 2025 at 23:54

Ndërsa Berlini po rishqyrton politikën e diskutueshme për sekularizmin, Evropa vazhdon të debatojë mbi kufijtë e shprehjes fetare në jetën publike.

Në zemër të kryeqytetit gjerman është rindezur një debat politik i nxehtë mbi kufijtë e lirisë fetare në hapësirën publike, shkruan euronews.

Grupi i Partisë së Gjelbër në Bundestag ka paraqitur një mocion për të shfuqizuar Ligjin për Neutralitetin e Berlinit (“Neutralitätsgesetz”), një ligj që ndalon punonjësit e sektorit publik — përfshirë mësuesit, policinë dhe stafin gjyqësor — të mbajnë simbole fetare të dukshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Ky propozim e ka vënë Berlinin në qendër të një debati më të gjerë evropian mbi ndërthurjen mes sekularizmit, lirisë fetare dhe neutralitetit në vendin e punës, transmeton Telegrafi.

Në gjithë kontinentin, qasjet ligjore dhe kulturore të ndryshme tregojnë mungesën e një konsensusi për atë nëse simbolet fetare – veçanërisht shamitë dhe mbulesat islame – duhet të lejohen në institucionet shtetërore.

Në një Evropë të ndarë, identitetet kombëtare, përvojat historike dhe prioritetet politike ndikojnë thellësisht në mënyrën si shoqëritë i qasen shprehjes fetare në jetën publike.

Nga ndalimet e përgjithshme në Belgjikë dhe Francë te qëndrimet më tolerante në Suedi dhe Spanjë, trajtimi i kësaj çështjeje në kontinent mbetet një shembull i kontrasteve.

Aty ku disa vende synojnë neutralitetin, të tjerat vendosin theksin te përfshirja – dhe shumë të tjera përpiqen ende të gjejnë një ekuilibër mes të dyjave.

Spanjë: Heshtje ligjore, diskrecion lokal

Spanja nuk ka legjislacion kombëtar për këtë çështje, duke lënë vendimet në diskrecionin e shkollave dhe institucioneve.

Në vitin 2013, Gjykata e Lartë mbështeti vendimin e një shkolle të Mesme në Madrid për të përjashtuar një nxënëse që mbante shami, duke vendosur një precedent, por jo një standard.

Ndërkohë që grupet islame kanë theksuar se Kushtetuta e Spanjës dhe një marrëveshje bashkëpunimi e vitit 1992 mbrojnë së bashku të drejtën për të veshur veshje fetare, Ministria e Arsimit nuk ka prioritizuar udhëzime kombëtare, duke argumentuar se raste të tilla janë të rralla dhe mund të menaxhohen në nivel lokal.

Franca: Sekularizmi si doktrinë shtetërore

Franca ka një nga interpretimet më të rrepta të sekularizmit në kontinent. Të gjithë punonjësit e sektorit publik — nga funksionarët civilë deri te praktikantët — duhet të shmangin shprehjen e besimeve fetare, filozofike ose politike në çdo mënyrë të dukshme.

Ky neutralitet i rreptë nuk është vetëm një politikë, por një shtyllë e Republikës Franceze, e dizajnuar për të ruajtur një hapësirë publike të paanshme.

Belgjika: Siguria dhe kohezioni mbi dukshmërinë

Belgjika ka zbatuar disa nga masat më të rrepta në Evropë lidhur me mbulimin e fytyrës. Në vitin 2011, ajo u bë vendi i dytë pas Francës që ndaloi mbulesat e plota të fytyrës në vende publike, duke e justifikuar këtë masë për arsye të sigurisë publike dhe integrimit shoqëror.

Pavarësisht se vetëm një numër i vogël grash në Belgjikë mbajnë niqab ose burkë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e mbështeti ndalimin në vitin 2017, duke e shpallur atë në përputhje me parimet më të gjera të barazisë gjinore dhe rendit publik.

Portugalia: Neutralitet ligjor, aplikim selektiv

Portugalia nuk ndalon shprehimisht simbolet fetare, por lejon që institucionet — publike dhe private — të zbatojnë kode veshjeje neutrale, për sa kohë që këto kode aplikohen në mënyrë të njëtrajtshme.

Qëllimi është të mbrohen punonjësit nga presioni fetar, duke siguruar që vendet e punës të mbeten ideologjikisht neutrale.

Austria: Zgjerimi i fushës së ndalimit

Austriakët ndoqën shembullin me një ligj të vitit 2017 që ndalon mbulimin e fytyrës në hapësirat publike, përfshirë mbulesat islame dhe çdo send që mbulon tiparet e fytyrës, siç janë kaskat dhe maskat. Qeveria e justifikoi këtë vendim për arsye të sigurisë publike dhe kohezionit shoqëror.

Megjithatë, një propozim për të zgjeruar ndalimin tek vajzat e reja në shkolla ka dalë, por Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një pjesë të këtij ligji në vitin 2020, duke e shpallur ndalimin e shamisë për vajzat nën 10 vjeç diskriminues.

Danimarka: Ndalimi i plotë i mbulimit të fytyrës

Danimarka miratoi një ndalim të plotë të mbulimit të fytyrës në të gjitha vendet publike në vitin 2018.

Ky ligj, që ndalon çdo veshje që fsheh fytyrën — përfshirë burkat dhe niqabët — është justifikuar kryesisht për arsye të identifikimit publik dhe transparencës shoqërore.

Holanda: Kufizime të pjesshme në institucione kyçe

Në Holandë, një ligj i vitit 2019 kufizon mbulimin e fytyrës në ambiente publike të caktuara — si shkollat, spitalet dhe transporti publik — ku komunikimi i qartë dhe identifikimi konsiderohen të domosdoshme.

Pavarësisht se nuk është një ndalim i plotë, ky ligj reflekton një prirje gjithnjë e më të madhe për të rregulluar shprehjen fetare në hapësirat shtetërore.

Italia: Një ligj nga një tjetër periudhë

Italia nuk ka një ndalim specifik për veshjet fetare, por një ligj anti-terrorizmi i vitit 1975 ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike.

Edhe pse ajo nuk kishte lidhje me veshjet fetare, ky ligj është përdorur herë pas here për të kufizuar niqab-in dhe burkën në disa ambiente publike ose të ndjeshme për sigurinë.

Suedia: Liria e para, kundërshtimi lokal

Suedia nuk ka një ndalim kombëtar për veshjet fetare, dhe shamia mbetet e lejuar në jetën publike.

Qasja kombëtare preferon të drejtat individuale, megjithatë disa bashki kanë tentuar të vendosin kufizime specifike për shkollat, duke iu referuar integrimit dhe barazisë gjinore. Këto masa kanë shkaktuar debat, por nuk e kanë ndryshuar ende politikën kombëtare.

Greqia: Mbrojtje ligjore me kufizime praktike

Ligji grek ofron mbrojtje të forta kundër diskriminimit për shkak të fesë në punësim dhe shërbime publike.

Megjithatë, praktika ndonjëherë tregon një histori më të ndërlikuar. Në një rast të vitit 2022, një spital i ndaloi një studente infermierie të mbante shami gjatë praktikës së saj, duke iu referuar rregullave të uniformës.

Ombudsmani grek vendosi që kjo politikë nuk shkelte ligjet kundër diskriminimit, duke e trajtuar si një çështje të kodeve të veshjes, jo një çështje fetare.

Bullgaria: Një ndalim me përjashtime

Bullgaria miratoi një ndalim kombëtar për mbulimin e fytyrës në vende publike në vitin 2016, duke e justifikuar këtë për arsye të sigurisë dhe kohezionit shoqëror.

Edhe pse ligji lejon përjashtime për arsye shëndetësore ose profesionale, ai reflekton përpjekjet më të gjera për të rregulluar shprehjet e dukshme të besimit islamik.

Shamia, e cila nuk mbulon fytyrën, mbetet e lejuar dhe ende veshët nga gratë myslimane në të gjithë vendin. /Telegrafi/

The post Si i shohin vendet evropiane simbolet fetare në funksionet publike? appeared first on Telegrafi.

​KFOR-i mirëpret kontributin e trupave nga Belgjika, Luksemburgu e Holanda

24 April 2025 at 19:12

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR bën të ditur se sot patën ceremoni të ngritjes së flamujve të Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës, në “Camp Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo u bë për të mirëpritur Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën si vende kontribuuese me trupa në KFOR.

“Që nga fillimi i vitit 2024, pesë aleatë të tjerë evropianë kanë filluar të kontribuojnë në mision, në mbështetje të përpjekjeve të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë Francën dhe Portugalinë, përkatësisht në janar dhe shtator 2024”, thuhet në njoftim.

Ceremoninë e kryesoi gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i KFOR-it.

Ai shprehu vlerësimin e tij për ardhjen e personelit të ri dhe nënvizoi se rritja e mëtejshme e KFOR-it dëshmon përkushtimin tonë kolektiv dhe të palëkundur për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal, duke përfshirë mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë KFOR në njoftim.  /Telegrafi/

The post ​KFOR-i mirëpret kontributin e trupave nga Belgjika, Luksemburgu e Holanda appeared first on Telegrafi.

Rritet numri i shtëpive që vlejnë mbi 1 milion euro në Holandë, shumica janë në Amsterdam

15 April 2025 at 12:57

Numri i shtëpive në Holandë me vlerë mbi 1 milion euro u rrit me 13.5% vitin e kaluar në më shumë se 223,000, sipas shifrave të reja nga agjencia e të dhënave të banesave Calcasa.

Rritja përfshin të gjitha llojet e apartamenteve, por në Amsterdam, 70% e shtëpive me vlerë më shumë se 1 milion euro janë banesa, tha Calcasa të hënën.

Në Hagë, 19% e shtëpive mbi 1 milion euro janë banesa, ndërsa në Delft kjo shifër është 15%.

“Gjithnjë e më shumë shtëpi ‘normale’ tani vlejnë më shumë se 1 milion euro”, tha zëdhënësi i Calcasa Lennart Rhee për AD.

“Dikur mendonim për një shtëpi të shkëputur kur flisnim për shtëpi në atë grup çmimi, por tani edhe apartamentet e thjeshta dhe shtëpitë me tarraca po arrijnë atë nivel”, ka shtuar ai.

Siç bëhet e ditur më tej, numri i shtëpive prej 1 milion euro është rritur me 243% në pesë vitet e fundit.

Megjithëse Amsterdami ka numrin më të madh të shtëpive prej 1 milion euro në terma absolutë me 23,100, më shumë se gjysma e të gjitha pronave rezidenciale në Bloemendaal dhe Laren tani vlerësohen në atë nivel.

Keizersgracht i Amsterdamit ka pronën më të shtrenjtë, e ndjekur nga Prinsengracht dhe Valeriusstraat.

Megjithatë, Konijnenlaan në Wassenaar mbetet rruga më e shtrenjtë e vendit, me një vlerë mesatare të shtëpisë prej 3.3 milionë euro. /Telegrafi/

The post Rritet numri i shtëpive që vlejnë mbi 1 milion euro në Holandë, shumica janë në Amsterdam appeared first on Telegrafi.

❌
❌