Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

By: xhir jeta
14 July 2025 at 13:25

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.

Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.

Mes shumë vlerave që, sipas saj, i karakterizojnë shqiptarët nga Kosova, ajo veçon një: adhurimin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Mbreti” Sinner i Anglisë/ Italiani i parë në histori që fiton titullin në Wimbledon

By: xhir jeta
14 July 2025 at 13:11

Më në fund ia doli edhe ai. Janik Siner, edhe pse nga minoriteti gjerman në Tirolin e Jugut, pati mbi supe gjithë kombin e Italisë në finalen e madhe të Uimbëlldonit.

Talenti i madh 23-vjeçar bëri miliona njerëz të lumtur në Apenine duke u bënë I pari Italian që fiton Grand Slemin më të vjetër të botës, Uimbëlldonin.

Asnjë tjetër më parë, djalë apo vajzë, nuk kishte mundur ta bënte. Suksesi ishte I shkëlqyer edhe sepse u arrit ndaj rivalit të tij më të madh, spanjollit Karlos Alkaraz.

Finalja në barin legjendar në “Oll Inglënds Klab” zgjati 3 orë e 4 minuta, shumë më pak sesa dueli epik në “Rolan Garos” të Parisit këtë vit, që Alkaraz e fitoi pas 5 seteve dhe pas 5 orësh e 29 minutave lojë.

Janik pati rezultatin e seteve: 4-6, 6-4, 6-4 e 6-4!

Spanjolli, fitues I pestë Grand Slemeve në karrierë, dhe dy herë radhazi kampion në Uimbëlldon, mori setin e parë, por pastaj italiani ishte I pagabueshëm, e padyshim që nxorri mësime nga Parisi ku udhëhoqi 2-0, për të humbur në fund.

Siner e vlerësoi shumë rivalin.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua ta nis me Karlosin. Ishte sërish një turne përrallor prej teje. Të falenderoj për atë që përfaqëson. Është shumë e vështirë të luash kundër teje, por ne kemi një raport të shkëlqyer. Ti do ta fitosh shumë herë këtë trofe. Ti I ke dy kupa të tilla që tani. Është shumë e veçantë, sidomos këtu janë prindërit e mi, vëllai im dhe skuadra ime. Shumë emocionuese. Falenderoj vëllanë që erdhi të më shikonte, dhe që nuk pati Formula 1 këtë fundjavë. Prandaj, ai është këtu”.

Ky ishte titulli I katërt Grand Slem për Janik Sinerin, me dy Australian Open, një Uimbëlldon e një US Open, ndërsa i mbetet “Rolan Garosi”.

Me largimin e treshes së madhe Federer-Nadal-Gjokoviç, Siner dhe Alkaraz nuk lejuan që tenisi të binte në dekadencë dhe konkurrenca është e garantuar të paktën për një dekadë./abcnews.al

Daku firmos rinovimin/ Ylli i Kombëtares nënshkruan kontratvn deri në 2029

By: xhir jeta
14 July 2025 at 13:09

Golat do të vazhdojë t’i shënojë si më parë.

Kështu shpreson Mirlind Daku, kështu edhe drejtuesit e Rubinit dhe trajneri Rahimov, ndërsa konfirmimi për vazhdimësinë erdhi pa vonesë.

Pas lajmeve për arritjen e akordit për rinovimin e kontratës me klubin e tij, ja ku mbërritën edhe pamjet e para filmike dhe fotot e nënshkrimit.

Klubi I Premier Ligës ruse njoftoi se kjo telenovelë përfundoi, dhe se daku firmosi marrëveshjen deri në vitin 2029.

Shifra zyrtare për rrogën nuk janë dhënë, dhe asnjëherë nuk jepen, por besohet se ylli I Shqipërisë fiton një shifër rrotull 3 milionë eurove në sezon.

Kjo do të thotë se ai është lojtari I tretë më I paguar I kampionatit rus, e padyshim me pagën më të lartë tek Rubini.

Pritet, që Daku të bashkohet me skuadrën në fazë përgatitore, por vështirë të jetë gati për javën e parë të sezonit, që është në program në 20 korrik, me ndeshjen në fushën e Ahmatit të Groznit.

Sulmuesi kuqezi shëoi 15 gola e shërbeu 8 asistë në 26 ndeshje të Premier Ligës edicionin e kaluar, duke qenë më I miri jo vetëm I ekipit të tij, por edhe më I miri në Rusi për kontributin e golave dhe asisteve, ndërsa në total ka 25 rrjeta e 12 asistë në 54 ndeshje, një efikasitet tepër I lartë.

Jo më kot, Daku ishte pranë kalimit tek Zeniti, klubi më I shquar I Rusisë, për 10 milionë euro gjithsej, dhe me rrogë rreth 3 milionë euro në sezon./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Sarandë/ Zbriti nga “Porsche” dhe u hodh në det për t’i ikur Policisë por u kap nga skafi, me vete kishte një armë zjarri

By: xhir jeta
12 July 2025 at 08:30

SARANDË- Në Sarandë sekuestrohet një armë zjarri gjatë kontrolleve për kapjen e personave që lëviznin me “Porsche” Panamera në rrugën “Butrinti”.

Arma është gjetur tek personi që u hodh në det, i cili u kap nga skafi policisë kufitare.

Arma u gjet ne një çantë krahu, që ai mbante me vete. Deri tani janë shoqëruar në Komisariat 4 persona, të gjithë nga Tirana.

Dhjetëra forca policore mbërritën në vendngjarje, ndërsa aventura e të riut që u hodh në det nuk ka zgjatur shumë, pasi u kap në det nga policia kufitare e Sarandës dhe iu dorëzua me pas efektivëve në shëtitoren e qytetit./abcnews.al

FMN: Regjim i lirë i kursit të këmbimit. Sejko: Ekonomia po përballet me rreziqe gjeopolitike

By: xhir jeta
11 July 2025 at 15:31

Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon që në Shqipëri të vijoj regjimi i lirë i kursit të këmbimit.Guvernatori Gent Sejko priti në një takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët u distua për zhvillimet ekonomike në vend.

Përfaqësues të Misionit theksuan se një kurs i lirë këmbimi ofron një instrument të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë me standardet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht një euro po këmbehet me 97 lekë ndërsa një dollar me 83 lekë.

Guvernatori Sejko vuri theksin në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase të tilla si si intensifikimi i konflikteve gjeopolitike që krijojnë një mjedis me pasiguri të lartë duke kërkuar vëmendjen e nevojshme dhe fleksibilitet për të reaguar në mënyrë efektive./abcnews.al

Rama: Thethi, flagrancë spektakolare/ Berisha mbron Gjelin, pas dërgimit të dosjes nga qeveria, sulmon KLP dhe ILD

By: xhir jeta
11 July 2025 at 15:10

Me shembullin e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Rama sulmoi sërish prokuroren Elsa Gjeli dhe lëvizjat e saj të fundit për t’u vetëmbrojtur.

 “Në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërtimi pa leje është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rëndë.”

Një ditë pasi porosia e Ramës ndaj gjyqtares së Shkodrës, Elsa Gjeli mbërriti në ILD dhe KLP. Berisha zbatoi strategjinë e tij për ta mbrojtur, dhe mbrojtja më e mirë është sulmi.

“Koordinimi interinstitucional I këshillatëve, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera të drejtësisë nuk është përmirësuar. Është përtokë, sepse nuk kanë asnjë vullnet të koordinojnë, por vetëm të qeverisin si koorporata të veçanta. Dhe kjo është një gjëmë për shtetin ligjor. Ndërhyrje serioze bëhen nga politikanët në sistem. Pra nuk ekziston një sistem i integruar drejtësie”

Konferencën e fundit për këtë javë doktori e ruajti si fusheqitje ndaj drejtësisë.

 “Kjo farsë nuk njihet, ka një autor, Edi Rama. Por ka një mbrojtës kryesor, Altin Troplini, me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetuese elektoral, dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit”

I shqetësuar u duk Berisha nga lëvizjet e Ramës në territor, por jo dhe aq për reformën territoriale.

“Nuk ulemi me të për Reformën Territoriale.Se ne nuk e njohim si kryeministër.Ne nuk njohim farsën.”

Megjithatë, doktori ndërron mendje shpejt.

“Jo, reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike. Pra ne nuk zgjedhim kundërshtarin, as kryetarin e saj”/abcnews.al

Çarmatosen kurdët/ Pas 4 dekadash dorëzojnë armët anëtarët e PKK

By: xhir jeta
11 July 2025 at 14:39

Pas katër dekadash lufte të armatosur kundër shtetit turk, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit e shpallur organizatë terroriste nga Turqia, SHBA, BE dhe Britania e Madhe, mbajti këtë të premte një ceremoni simbolike për të shënuar fillimin e çarmatosjes së saj.

Ceremonia u zhvillua në qytetin e Sulejmanijas në Kurdistanin irakian, ku një grup i vogël prej 30 anëtarësh të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dorëzuan armët para se të riktheheshin në bazat e tyre.

Procesi I kësaj të premteje  u zhvillua nën masa të forta sigurie dhe pritet të zgjasë gjatë gjithë verës. Ai do të monitorohet nga përfaqësues të partisë pro-kurde Dem në Turqi, si dhe nga media turke. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan e përshëndeti këtë hap si “heqjen dhe flakjen e prangave të përgjakshme që i ishin vënë këmbëve të vendit tonë”.

Ky është hapi më serioz deri tani drejt përfundimit të një konflikti që ka lënë të paktën 40 mijë të vrarë që nga viti 1984. Çarmatosja e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit pritet të ketë ndikim të gjerë jo vetëm në Turqi, por edhe në Irak, Siri e Iran. Në një video të publikuar së fundmi, lideri i burgosur i PKK-së, Abdullah Öcalan, e cilësoi këtë si një “kalim vullnetar nga faza e luftës së armatosur në fazën e politikës demokratike dhe ligjore”. Öcalan ndodhet në izolim të plotë në burgun e ishullit Imrali që nga viti 1999. Kjo nuk është përpjekja e parë për paqe mes Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit  dhe shtetit turk. Në vitin 2013 Öcalan shpalli një armëpushim dhe kërkoi tërheqjen e forcave të Partisë së Punëtorëve nga Turqia. Marrëveshja e vitit 2015 dështoi pas rikthimit të dhunës, veçanërisht në qytetet me shumicë kurde si Diyarbakır. Pas kësaj, Turqia nisi sulme ajrore dhe operacione tokësore kundër bazave të PKK-së në veri të Irakut dhe kundër forcave kurde në Siri.

Për vite me radhë, qeveria turke ka refuzuar të kthehet në tryezën e bisedimeve pa një çarmatim të plotë të Partisë së Punonjësve të Kurdistanit, diçka që tashmë po realizohet.

Iniciativa aktuale nisi në tetor 2024, kur udhëheqësi nacionalist Devlet Bahçeli, aleat i Erdoganit, bëri thirrje për një Turqi pa terrorizëm dhe i kërkoi Öcalanit të shpallte shpërbërjen e organizatës. Qeveria turke hapi bisedime përmes partisë Dem, e cila në shkurt solli një letër historike nga Öcalan ku ai i bënte thirrje PKK-së të dorëzonte armët dhe të shpërbëhej.

E ardhmja e Öcalanit mbetet e paqartë. Qeveria turke ka thënë se kushtet e tij mund të rishikohen në vijim të procesit, por një vendim për lirimin e tij do të merret në fazat e fundit./abcnews.al

“Nautica” ankorohet në Durrës/ 676 turistë nga SHBA e Australia mbërrijnë në portin shqiptar

By: xhir jeta
11 July 2025 at 14:30

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës prestigjioze oshienia kruizis ka mbërritur këtë të premte në Portin e Durrësit, duke e shënuar kështu ndalesën e saj të parë për sezonin veror 2025.

Kroçiera luksoze është ankoruar në kalatën numër 5 rreth orës 10 të paradites, pas një ndalese në ishullin Zakinthos të Greqisë. Në bord udhëtonin 676 turistë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe vende të tjera të botës.

Vizitorët kanë në plan të eksplorojnë sitet arkeologjike dhe atraksionet turistike të Durrësit, si dhe destinacionet përreth qytetit, duke përjetuar nga afër kulturën, historinë dhe mikpritjen shqiptare.

Anija “Nautica” lundron nën flamurin e Ishujve Marshall dhe ka përmasa prej 182 metrash gjatësi me kapacitet për të akomoduar deri në 684 pasagjerë. E njohur për dizajnin elegant dhe shërbimin cilësor, ajo është ndër kroçierat më të preferuara për udhëtime në Mesdhe.

Pas vizitës në Shqipëri, “Nautica” do të vijojë itinerarin e saj drejt Malit të Zi, me ndalesën e radhës në qytetin bregdetar të Kotorrit./abcnews.al

Meta ankohet në Kushtetuese/ Kërkon lirimin nga qelia, pas 10 muaj në burg

By: xhir jeta
11 July 2025 at 13:43

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese. 10 muaj në qeli, Meta nëpërmjet avokatit të tij kërkon tashmë lirinë në hallkën e fundit të drejtësisë në Shqipëri.
Mësohet se padia është dorëzuar nga avokati i tij i ri, Kujtim Cakrani.

Më herët, Gjykata e Posaçme, Apeli dhe Gjykata e Lartë kanë lënë në fuqi masën e kërkuar nga SPAK për ta lënë Metën në arrest me burg.

Kjo lëvizje e Metës vjen pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur gjyqi ndaj tij. Mbi të rëndëojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave e fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë për tre dosje, pasuria, afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA.

Për të njëjtat çështje akuzohet dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Kohët e fundit, nuk kanë munguar as akuzat e forta ndaj njëri-tjetrit.

Por Ilir Meta, është i vetmi opozitar që ka mbetur në qeli. Në fillim të këtij muaji, Gjykatat kanë liruar ish-deputetin Ervin Salianji me kusht dhe dhëndrin e kryetarit të PD, Sali Berisha. Ky i fundit prej kohësh ka dalë nga masa e arrestit të shtëpisë, dhe ka vetëm masën detyrim paraqitje./abcnews.al

Pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, Prokuroria sekuestron pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve

By: xhir jeta
11 July 2025 at 13:38

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit Paris Prenga, i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi Paris Prenga, ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.

 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:

  • Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
  • Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
  • Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe
  • Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.

Drogë nga Amerika Latine/ Detaje nga aksioni në Shkodër, u trafikua rreth 1 ton drogë. Kush është ish-zyrtari i policisë në kërkim

By: xhir jeta
11 July 2025 at 13:06

Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i SPAK në Shkodër, i cili vjen një ditë pasi e ngarkuara me punë e SHBA, Van Horn zhvilloi një takim me kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Mësohet se grupi në fjalë akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, bëhet fjalë për rreth 800 kg – 1000 kg lende narkotike.

Aksioni ka nisur në orët e pare të mëngjesit në Shkodër.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News, se deri më tani mësohet se janë prerë 13 urdhër arreste me firmë të prokurorit Adnan Xholi, nga të cilët janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, për të cilët dyshohet se ndodhen në Dubai.

Mes të kërkuarëve është edhe ish zyrtari i policisë Erjon Dani, i cili ka ushtruar detyrën edhe në komisariatin 3 në Tiranë, si shef krimesh, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.

Urdhër arrestet janë lëshuar me akuzat e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimit të detyrës si edhe trafik i lëndëve narkotike,ndërsa aksioni vjen pas zbërthimit të përgjimeve në Sky Ecc. /abcnews.al

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Pregës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

By: xhir jeta
11 July 2025 at 11:39

Në seancën e së premtes SPAK lexoi pretencën për dënimin e Festim Bexhdilit, por prokurorët kërkuan dënime të ndryshme. Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Ne vlersojmë që vendimi i GJKKO që është dhënë për Festim Bexhdilin duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhë prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. Rrëmbimi ka qenë i paralajmëruar sepse viktima është ndjekur disa ditë radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenë i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri ditën e ngjarjes ka patur nje venddodhje të ndryshme nga kompleksi, deri te paktën në oren 10:57 ku ka qdnë në drejtim të Shijakut. Ai është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim te një garazhi dhe më pas shfaqet duke patur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi, tregon që ata kanë patur dijeni dhe secili prej te pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqrt në 11.27, ndërsa në 11:36 vjen mjeti i autorëve. Veprimet e kryera tregojnë bindshëm që Festim Bexhdili ka patur dijeni për ngjarjen. Në tërësinë e provave, ne vlërësojmë se i pandehuri ka patur rol aktiv në ngjarje, ndaj vlerësojme se vendimi me burgim të përjetshëm është proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesë, nuk i ka kërkuar falje familjarëce. Ka mbatur vetëm qëndrim mohues, jo sqarues.” tha ajo.

Ndërsa prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Sipas tij nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të grupit të strukturuar.

“Në respekt të koleges, duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlërësim ndryshe për elementet e fajsisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale “mbajtja peng e Jan Prengës” është pasojë e një aktiviteti të kryer në Angli të një të pandehuri që është në një procedim tjetër. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve e tij. Ai është kusheri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Nuk ka asnjë provë qe Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin etj… Në orën 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirte Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Në automjetin qe u fut trupi, hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e të tjerë dhe më pas automjeti rikthehet sërish në kompleks pa trupin e Jan Prengës. Trupi tashmë ishte fshehur. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund ti kërkojmë te pandehurit të thotë diccka që ai mbasë nuk e di.” u shpreh ai.

I pranishëm në seancë vetë Bexhdili tha se i qëndron deklaratave të bëra, se në vendngjarje ka qenë prej frikës, ndërsa kërkoi drejtësi.

“Jam dakord më ccfarë kam thënë në shkallë të parë, nuk jam dakord as me pengmarrjen as me vrasjen. Kam qenë aty nga frika kam mar trupin. Kushdo të ishte ashtu do bënte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha në punë u gjenda aty. Ishalla bëhet drejtësi.” u shpreh Bexhdili para trupës gjykuese.

Gjykata e Apelit të Posaçëm për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor, vendosi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 25 korrik ora 11:00./abcnews.al

“Shkarkimi i drejtorit të policisë në Shkodër, mesazh për gjithë”, Rama: Asnjë nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë

By: xhir jeta
11 July 2025 at 11:04

Rama: Meqë këtu kam edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtor ajo që është bërë dje me shkarkimin e kreut të Shkodrës, dua ta ritheksoj që është shpresoj mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se nuk dinte gjë. Nuk bëhet fjalë me një tavolinë me 4 karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia ka treguar se kur do di të shkojë edhe në majën e një mali kur një fshatar bën një avlli pa leje. Poshtë në bregdet, ku ndërtohen resortet ku merret dheu nga kantierët dhe bëhet deti si lumi i lanës nuk e shohin. Të gjithë drejtorët e qarqeve shefat e komisariateve duhet ta dinë, për cdo ndërtim në formën e një pallati kur aty ka paligjshmëri.

Nuk kemi ne 4 mijë km bregdet që të kemi luksin të na dëmtohet më shumë sec është ndërtuar. Të gjithë ndërtuesit duhet të kuptojnë se nëse angazhojmë ajkën e arkitektëve ndërkombëtarë në Shqipëri, edhe merren ekspertët me të gjitha detajet,ne nuk mund të lejojmë që më pas projektet në territor të bëhen sipas qejfit. Që në projekt është gur nga ai i zonës dhe ai e bën suva nga Turqia.

Ndërtimet duhet të bëhen me kulmin e cilësisë.  Si mundet njëri të shkojë të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra rrugë në shkëmb, e hap pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës, dhe policia nuk di gjë. Kjo nuk është e mundur. Kështu që, kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti për lejet e ndërtimit, pamunndësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të policisë dhe kryetarëve të bashkive. Shpresoj ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive të jenë të shkarkuar.

“Shqipërinë 2030 s’e bëjmë dot me të njëjtat gabime”, Rama: Kryetari i njësisë që ka varrezat në Elbasan të shkarkohet pa kthim

By: xhir jeta
11 July 2025 at 11:01

Rama: Shqipërinë 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime.

Gabime mund të bëjmë, por gabime të reja, po jo të njëjtat gabime. Një nga gjërat kryesore është t’u japim një mundësi njerëzve.

Drejtor dhe kryetarë njësish, nuk i fus të gjithë në një thes, por ama shumica dërrmuese nuk ka nevojë të dish se cfarë bëjnë se mjafton të shohësh si lulëzojnë barërat e këqia

Kryetari i njësisë që ka varrezat në Elbasan duhet shkarkuar pa kthim se aty nis problemi, te ai që është më afër gjëse deri sa vjen te kreu i bashkisë.

VIDEO/ Zjarr në një banesë pranë Pazarit të Ri, zjarrfikësja në vendngjarje

By: xhir jeta
10 July 2025 at 16:07

Një banesë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja u shënua mësditën e kësaj të enjteje, në zonën pranë Pazarit të Ri.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e tyre.

Tre vatra zjarresh/ Vengu: Forcojmë kapacitetet e mbrojtjes civile

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:31

Tre vatra zjarri nga 18 të raportuara  në 24 orët e fundit  në vend  janë ende aktive. Një prej tyre është në Orikum të Vlorës mes fshatrave Tragjas dhe Dukat në  një sipërfaqe me shkurre në lartësi të malit.  Për të shuar flakët po punojnë  forcat zjarrfikëse, bashkiake, Shërbimi Pyjor, të ndihmuar dhe nga  forca ushtarake.

Në Qarkun Dibër vijon të mbahet në monitorim   vatra e zjarrit në një sipërfaqe me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë” në  Zerqan. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe  prej rreth 18 hektarësh.  Forcave operacionale pritet tu shkojnë në ndihmë dhe 25 persona.

Në  “Liqenin e Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Forcat operacionale po punojnë  për shuarjen e plotë.

Vatrat e tjera  të raportuara  në Korçë, Lezhë, Kurbin,  Malësi e Madhe, Sarandë, Himarë, Poliçan, Gjirokastër e Durrës janë shuar.

Nga baza e mbështetjes për emergjencat civile ministri mbrojtjes Pirro Vengu foli për fuqizim të kapaciteteve për reagim të menjëhershëm.

Sink

Zjarret kanë djegur rreth 36 hektare bimësi,    2500 rrënjë ullinj mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonj të Poliçanit.  Policia ka ndaluar një person  të cilin e dyshon si autor të zjarrit.

Gjithashtu  janë djegur edhe rreth 30 rrënjë dru frutorë si, ullinj, kumbulla, fiq dhe hardhi pranë spitalit Kuçovë.  Shkaku i zjarrit sipas Minstrisë së Mbrojtjes është këputja e telave elektrik të tënisonit të ulët.

Sipas emergjencave civile  pritet nivel i lartë  për zjarre paraqitet në qarqet e Fierit dhe  Vlorës ndërsa rrezik I moderuar  parashikohet në  Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Ukraina, 10 miliardë euro/ Romë, konferenca për rindërtimin mbledh liderë të BE dhe vendeve mbështetëse

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:29

Bashkimi Europian, Italia dhe të gjjithë partnerët e tjerë përfshirë investitor të ndryshëm ndërkombëtar premtuan në nisje të Konferencës së Katërt Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Ukrainës  që po mbahet këtë të enjte në Romë një mbështetje me vlerë më shumë se 10 miliardë euro për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, hapi punimet e Konferences   me një fjalim të fuqishëm, duke vënë theksin te përgjegjësia morale dhe strategjike e Evropës ndaj Ukrainës. “Dua që të imagjinojmë një Ukrainë të lirë, të rikthyer, të begatë,” tha Meloni. Ajo nënvizoi se sulmet ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës janë ende të përditshme, por përballë kësaj dhune, komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete. Meloni bëri të ditur se Italia ka rritur te grumbulloje per Ukrainen ne kete conference 10 miliarde euro per rindertimin e Ukraines, ky 2,3 miliarde euro do te vijne ne menyre te drejteperdrejt nga Bashkimi Europian dhe pjesa tjeter nga Donatoret. Keto fonde do te perdoren per te mbeshtetur rindërtimin e shkollave, spitaleve, rrjetit elektrik dhe infrastrukturës së nevojshme për një Ukrainë funksionale dhe moderne.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në fjalën e tij para delegatëve, theksoi se Vladimir Putin “nuk dëshiron paqe” dhe se Rusia vazhdon një strategji të qartë terrori përmes sulmeve ajrore të përditshme ndaj qyteteve ukrainase. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar rindërtimin e vendit të tij. “Është çështje drejtësie”, deklaroi ai, duke theksuar se shkatërrimi nuk duhet të mbetet pa pasoja për agresorin.

Mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian e konfirmoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe hapjen e grup kapitulli te pare te negociatave per anetaresim . Ajo prezantoi gjithashtu një nismë të re evropiane për një fond që do të ndihmojë në tërheqjen e investimeve private në sektorët strategjikë të ekonomisë ukrainase, përfshirë energjinë, transportin dhe industrinë. Konferenca në Romë përfaqëson një sinjal të qartë politik dhe ekonomik se Ukraina nuk është harruar. Mesazhi që po vjen  nga kryeqyteti italian është i drejtpërdrejtë: rindërtimi i Ukrainës është një investim për të ardhmen e Evropës dhe për mbrojtjen e vlerave të saj.

Ne Konferencen e Katert Nderkombetare per Rimekembjen e Ukraines jane mbledhur me shume se 5 mije pjesmarres, përfshirë delegacione qeveritare nga më shumë se 100 shtete, 40 organizata ndërkombëtare, dhe rreth 2 mijë kompani.  Ne mesin e Lidereve Perendimor qe po ndjekin Konferencen edhe edhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama.

Raporti i PE për Shqipërinë, reagon Qeveria: E mirëpresim, konfirmon mbështetjen për zgjerimin e BE!

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:25

Pas miratimit, më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), tashmë dhe Parlamenti Evropian miratoi, në seancën plenare të datës 9 Korrik, në Strasburg, Raportin mbi ecurinë e progresin e Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Raporti përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Evropian.

Qeveria mirëpret raportin e Parlamentit Evropian, vlerëson rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës të rrugës evropiane të Shqipërisë, dhe falënderon eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Në mënyrë të veçantë, ajo shpreh vlerësim për Raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, për angazhimin e njëmendtë, qasjen objektive dhe të balancuar ndaj arritjeve dhe sfidave që kemi përpara dhe rekomandimeve për veprim. Qeveria vlerëson gjuhën inkurajuese të Raportit, si dhe pasqyrimin e qartë të progresit me reformat dhe arritjet e Shqipërisë, në dy vitet e fundit.

Ky Raport vjen në një moment të rëndësishëm historik, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me reformat për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimin e administratës publike, lirinë e medias dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Raporti i Parlamentit Evropian vjen vetëm një ditë pas raportit të publikuar nga Komisioni Evropian mbi Shtetin e së Drejtës, i cili vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit dhe në reformat e rëndësishme në drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit e modernizimit të qeverisjes.

Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria riafirmon përkushtimin e palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për të bashkëpunuar ngushtë dhe efektivisht me institucionet e Bashkimit Evropian.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj natyrës rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit, si dhe ndaj bashkëpunimit të thelluar me të gjitha institucionet evropiane, edhe Parlamentin Evropian dhe mirëpret rekomandimet për të thelluar më tej reforma, në të mirë të qytetarëve shqiptarë, të rritjes ekonomike e forcimit të demokracinë, si dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Evropian. Siç deklaroi edhe Raporteri Schieder në fjalën e tij: “E ardhmja e Shqipërisë është në BE’’.

Dule: Jemi fajtorë për humbjen/ Aleati i Berishës: Vota e opozitarëve ishte e përçarë

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:20

 

Parlamenti europian miratoi me shumicë votash raportin për Shqipërinë por njëjtë si aleati i tij, edhe Vangjel Dule, i lexon ndryshe qëndrimet e ndërkombëtareve kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Nuk kam konstatuar certifikim të këtyre zgjedhjeve, nga asnjë deklaratë, nga asnjë autoritet unilateral apo multilateral ndërkombëtar. Përkundrazi, është hera e parë që në raport nuk kemi atë shprehjen e famshme që pavarësisht problematikave u shënuan hapa para. Është thembra e Akilit. Nuk janë zgjedhje, për rrjedhojë mos prisni dhe nuk duhet të presim që të na thonë se zgjedhjet ishin të papranueshme dhe duhen përsëritur.” 

Dule thotë se opozita duhet ta ktheje gishtin nga vetja për disfatën e thellë në zgjedhje ndonëse humbjen e justifikon me përcarjen e opozitës dhe përpjekjet sipas tij për të blerë njerëzit prane saj.

“Dështuam, sepse edhe njerëz nga radhët tanë u blenë, apo ranë viktima të presionit. Apo edhe fenomene të tjera, të cilat kanë të bëjnë me divergjenca brenda kampit opozitar. Imagjinoni për një moment nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar, se çfarë votë të shtuar do të kishte sjellë në rezultatin përfundimtar dhe ndoshta edhe përmbysje të rezultatit. Është investuar qeveria në përçarjen e opozitës. “

E teksa Sali Berisha po pret mbarimin e pushimeve për të nisur protestat, Dule thote se ato duhet të ishin të pandalshme, që pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Është çështje e shoqërisë sonë, e zgjedhësve tanë, që të reagojnë. Në çdo vend tjetër, pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme. Por çfarë po ndodh? Ne kemi fenomene të tjera sociale që kanë ndodhur në vendin tonë. Qytetari im ndihet i mundur. Shoqëria jonë ndihet e mundur nga partia shtet. Këtu është përgjegjësia e opozitës”

❌
❌