Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 July 2025Main stream

PL: Rritja e çmimeve të referencës, goditje ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot se rritja e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme nga qeveria do ta bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do të rrisë më tej koston e jetesës.

Nga selia e Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se “qeveria rrit në heshtje çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme, pa konsultim publik, duke vendosur një taksë të re të fshehur mbi qytetarët më të varfër të Europës”.

“Një tjetër grabitje e pastër që do e bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do rrisë më tej koston e jetesës”, tha Blushi.

Blushi nënvizoi më tej se “rritja tinëzisht e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme është goditja e radhës ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve që e kanë të pamundur sot të blejnë një shtëpi”.

“Kjo nuk është thjesht keqqeverisje, por një bandë shtetërore që po djeg vendin për të ruajtur pushtetin e vet kriminal përmes farsës dhe terrorit elektoral të 11 majit”, tha Blushi.

Blushi u ndal gjithashtu edhe tek situata nga zjarret në vend.

“Nga Veriu në Jug, mbi 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi. Nga një përllogaritje e përafërt mbi bazën e kostos së ripyllëzimit, vlerës së lëndës drusore të djegur, kostos së degradimit të tokës dhe të tjera, dëmi ekonomik nga zjarret deri më tani rezulton përafërsisht 80 milionë euro, vlerë e cila rritet çdo ditë”, tha Blushi.

/m.q/r.e/

The post PL: Rritja e çmimeve të referencës, goditje ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Këshilltarët e PL në bashkinë Tiranë: Të ndalohet dhënia e lejeve për kullat në zonat e banuara dhe historike

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës ka kërkuar që të ndalohet dhënia e lejeve për kullat në zonat e banuara dhe historike.

Në një deklaratë për mediet nga anëtari i këshillit bashkiak në bashkinë Tiranës, Artan Distafa tha se në Tiranë “po zaptohet çdo hapësirë publike dhe sidomos të gjelbër me kulla monstruoze që ndërtohen pa asnjë kriter”.

Sipas tij “ky është jo vetëm një krim i tmerrshëm urban ndaj trashëgimisë historike e kulturore të kryeqytetit, por dhe simbol i qartë i keqpërdorimit kriminal të autoritetit shtetëror për pastrimin e parave të pista të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar në pallate ku nuk banon askush”.

Distafa tha se sot Tirana nuk ka më plan urban, por ka një plan për pastrimin e parave të pista.

Ai theksoi se grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës kërkon me vendosmëri “ndalim të menjëhershëm të dhënies së lejeve për kullat në zonat e banuara dhe historike; hetim të pavarur mbi vendimmarrjen e KKTU-së dhe lidhjet e mundshme me pastrimin e parave; transparencë të plotë për të gjitha projektet e miratuara dhe proces të detyrueshëm konsultimi publik; rikthim të pushtetit urban në duart e komunitetit dhe ekspertëve të pavarur”.

“Tirana nuk është lavatriçe për pastrimin e parave të pista, por u përket qytetarëve që meritojnë një qytet të denjë për të jetuar dhe ndërtuar të ardhmen e tyre”, tha Distafa.

/m.q/r.e/

The post Këshilltarët e PL në bashkinë Tiranë: Të ndalohet dhënia e lejeve për kullat në zonat e banuara dhe historike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Vendimi i Këshillit Bashkiak për Pallatin e Kongreseve i hap rrugë betonizimit

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Partia e Lirisë e cilësoi vendimin e djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës për Pallatin e Kongreseve si akt të rëndë të zhdukjes së pasurisë publike.

Në një deklaratë për mediet, Arla Merja, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, tha se vendimi është “preludi i një skenari të njohur: shkatërrim, beton dhe koncesion për oligarkinë”.

“Kalimi i pronësisë së Pallatit të Kongreseve nga Bashkia Tiranë në varësi të Ministrisë së Ekonomisë nuk është një vendim i pafajshëm burokratik. Është preludi i një skenari të njohur: shkatërrim, beton dhe koncesion për oligarkinë”, deklaroi Merja.

“Nën petkun e “ristrukturimit” dhe “zhvillimit ekonomik”, qëndron e njëjta logjikë që rrëzoi Teatrin Kombëtar, duke e shkatërruar në mes të natës me makina të blinduara, nën dhunën e policisë dhe heshtjen e pushtetit lokal. Sot, e njëjta gjë po ndodh me Pallatin e Kongreseve. Edhe ai do të zhduket, për t’ia lënë vendin një projekti luksoz, me interes vetëm për një grusht të pasurish që qarkullojnë gjithmonë rreth të njëjtit rreth politik dhe financiar”, u shpreh Merja.

Merja tha se ky pallat nuk është thjesht një ndërtesë, por është simbol i kulturës dhe historisë, një hapësirë publike që i ka shërbyer brezave me aktivitete, ngjarje, koncerte dhe simpoziume që kanë lënë gjurmë në kujtesën kombëtare.

Merja shtoi se kjo nuk është më çështje politike, por një çështje morale dhe qytetare.

“Ne nuk mund të lejojmë që Tirana të humbasë gjithçka që e bënte qytet me identitet. Tiranës nuk i duhet më një tjetër kullë. Tiranës i duhet dinjitet, trashëgimi dhe kujtesë”, the ndër të tjera Merja.

/m.q/j.p/

The post PL: Vendimi i Këshillit Bashkiak për Pallatin e Kongreseve i hap rrugë betonizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Të ndalen sekuestrimet e produkteve të freskëta vendase

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Zv.sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu u shpreh në një deklaratë për shtyp sot se, “qeveria shqiptare ka vendosur t’i shpallë luftë fermerit shqiptar, t’i vërë gjoba atij që prodhon, dhe ta bëjë mallin vendas më të shtrenjtë se ai i importuar”.

Sipas saj, “sekuestrimi i qumështit të papërpunuar nga fermerët, me pretendimin e mungesës së faturës tatimore, është vetëm simboli më i fundit i kësaj politike antiproduktive dhe antikombëtare”.

“Në vend që shteti të ndërtojë infrastrukturën e munguar të grumbullimit, certifikimit, ftohjes dhe përpunimit, ai dërgon inspektorët për të gjobitur fshatarin”, tha Haxhiu, teksa shtoi se, “në çdo vend të Bashkimit Europian, fermeri është partneri më i rëndësishëm i shtetit në garantimin e ushqimit për popullsinë. /j.p/

 

Haxhiu theksoi se, “Partia e Lirisë kërkon ndalim të menjëhershëm të sekuestrimeve të produkteve vendase të freskëta, derisa të krijohet një sistem real dhe i drejtë për grumbullim dhe certifikim.

Rritje të buxhetit për bujqësinë në vitin 2025, për të garantuar mbështetje reale dhe jo thjesht propagandë.

Reduktimin e TVSH-së 20% në 5% mbi prodhimet bujqësore vendase – Shqipëria është i vetmi vend në Europë që aplikon këtë taksë absurde ndaj prodhimit vendas.

Ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe transparent subvencionesh, që përkrah ata që punojnë, jo ata që abuzojnë.

Kthimin e bujqësisë dhe  sigurisë ushqimore në prioritet strategjik të zhvillimit kombëtar”.

“Bujqësia është një prioritet shumë i rëndësishëm , ndër 5 prioritetet tona, sepse nuk ka të bëjë vetëm me koston e jetesës, problemet me ushqimin, por ka të bëjë me decentralizimin e popullsisë dhe me kthimin dhe riintegrimin e shqiptarëve në vendlindjet e tyre”, tha Haxhiu.

 

/gj.m/

 

The post PL: Të ndalen sekuestrimet e produkteve të freskëta vendase appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, minim i autonomisë vendore

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira tha sot në një deklaratë për shtyp, se dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale.

Rira tha se ligji për vetëqeverisjen vendore, përbën kuadrin më të plotë ligjor për funksionimin dhe organizimin e njësive të qeverisjes vendore, ku flitet për një raport të qartë normativ të marrëdhënieve midis qeverisjes qendrore dhe vendore.

“Thelbi apo parimi kardinal i këtij ligji është ai i decentralizimit apo i ndarjes vertikale të pushteteve që nënkupton ngushtimin e pushteteve të qeverisjes qendrore, pra qeveria bëhet më e dobët dhe zgjerimin e kompetencave dhe pushteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore, pra bashkitë bëhen më të forta”, tha Rira.

Sipas anëtares së kryesisë së PL-së, “pushteti rrjedh nga lart poshtë, duke synuar një qeverisje sa më efikase, sa më pranë qytetarëve, ku këta të fundit edhe marrin pjesë në qeverisje dhe vendimmarrje, me fjalë të tjera ata vetëqeverisen”.

“Kjo tregon për një rritje të demokracisë lokale, dhe sa më e shëndoshë demokracia lokale aq më e shëndoshë është demokracia në tërësi. Decentralizimi është parimi sipas të cilit përgjegjësia dhe autoriteti transferohen nga kabineti qeveritar drejt njësive të qeverisjes vendore. Në ligjin për qeverisjen vendore përcaktohet qartë në Nenin 1 se kush janë funksionet dhe kompetencat e njësive të qeverisjes vendore, se ç’është administrimi i njësive vendore, ç’është autonomia vendore”, vijoi ajo.

Rira tha se duke patur këtë “panoramë ligjore në mendje, duket se veprimet e kryeministrit Rama për të ndërhyrë në funksionimin të njësive të vetëqeverisjes vendore, për të shkarkuar administratën, qofshin ata drejtorë apo punonjës të thjeshtë, është një shkelje e hapur e ligjit të qeverisjes vendore dhe Kushtetutën e Shqipërisë lidhur me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore”.

“Shkarkimi i drejtorëve bashkiakë është atribut i kryetarit të bashkisë, i cili është edhe organi ekzekutiv në kuptimin e Kushtetutës dhe të ligjit 139/2015. I vetmi atribut që ka Kryeministri (kryetari i këshillit të ministrave) është ai i shkarkimit të kryetarit të Bashkisë në rastet kur ai kryen shkelje të rënda, kur dënohet për kryerjen e një vepre penale nga gjykata ose kur ka një propozim nga këshilli bashkiak përkatës për një periudhë 3 mujore”, cilësoi Rira.

Ndër të tjera, Rira theksoi gjatë deklaratës se “njësitë e vetëqeverisjes vendore u krijuan si entitete të veçanta, për t’i shërbyer më mirë dhe sa më shpejt qytetarëve, duke u mbështetur në dy parime baze, ai i autonomisë vendore dhe subsidiaritetit, pra ushtrimit të kompetencave vendore, në një nivel qeverisjeje sa më pranë komunitetit”.

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së shpenzimeve, të vendosin taksa vendore e tarifa si edhe të hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre”, tha Rira, ndërsa shtoi se reforma territoriale, kushtoi miliona euro, me qëllimin shkrirjen se 360 komunave dhe bashkive në vetëm 61 njësi të vetëqeverisjes vendore, për të patur një ndarje përfundimtare midis pushtetit vendor dhe atij qendror, për të rritur demokracinë lokale, për te sjellë shërbimet sa më pranë qytetarit.

/e.i//a.f/

The post PL: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, minim i autonomisë vendore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillit bashkiak të Tiranës Artan Distafa në një deklaratë për mediet ngriti sot shqetësimin e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Sipas tij megjithëse kanë kaluar më shumë se 5 vite nga tërmeti ende banorët e Kombinatit janë në gjendje emergjente.

“Jo për shkak të natyrës, për shkak të mashtrimit të planifikuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës. Qindra familje janë ende pa strehë, të përjashtuar, të braktisur dhe të harruar përballë dramës së tyre”, tha Distafa.

Distafa theksoi se grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës kërkon që të publikohet lista e plotë të përfituesve të banesave në Kombinat, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

”Ne, grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojmë urgjentisht transparencë mbi kriteret dhe procedurat e ndjekura; strehim të menjëhershëm për çdo familje që është ende pa çati”, tha Distafa.

“Do të kërkojmë llogari, derisa çdo banor i Kombinatit dhe të gjithë ata banorë që akoma nuk kanë banesat e premtuara, të marrin atë që i takon me të drejtë. Qytetarët nuk kërkojnë më premtime, por përgjegjësi dhe drejtësi”, u shpreh Distafa.

/m.q/j.p/

The post Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi: Europa pohoi qartë, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot në një dalje për mediet se, “e gjithë Europa e lirë dhe demokratike, foli sot qartë, prerë dhe shqip se “Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri nuk ishin as të ndershme, as të lira, dhe as demokratike”.

Blushi tha se përpjekjet “për të paraqitur farsën dhe terrorin elektorale të 11 majit si një proces demokratik, më në fund iu dha një shuplakë e fortë nga institucioni më autoritar i kontinentit: Parlamenti Europian”.

“Michael Gahler e tha troç: “Zgjedhjet nuk ishin të barabarta dhe qeveria abuzoi.”

David McAllister i vendosi vulën: “Zgjedhjet nuk ishin të ndershme.”

Kovatchev e zhbëri propagandën: “Nuk ka ndarje pushtetesh dhe nuk ka zbatim të shtetit të së drejtës”, vijoi Blushi.

Sipas tij, “këto nuk janë thjesht opinione. Janë akt-akuza të rënda ndërkombëtare ndaj një regjimi që ka uzurpuar shtetin, ka përdhosur çdo standard të zgjedhjeve të lira, ka kontrolluar votën me patronazhimin, kërcënimin dhe blerjen e saj, me presionin ndaj administratës, keqpërdorimin e aseteve shtetërore dhe përdorimin kriminal të burimeve publike, pa harruar angazhimin masiv të bandave dhe karteleve më të rrezikshme”.

Blushi theksoi se, “11 Maji ishte një ditë terrori elektoral, që faktoi vrasjen e votës së lirë pa hyrë në kuti. Një operacion banditesk shtetëror që faktoi edhe asgjësimin e të gjitha institucioneve garante për standardet e zgjedhjeve”, tha Blushi

/gj.m//a.f/

The post Blushi: Europa pohoi qartë, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

TIRANË, 29 qershor /ATSH/  Partia e Lirisë kërkon interplancë urgjente në Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryetarin e Bashkisë së qytetit bregdetar, Ermal Dredha.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së bashku me kryetaren e grupit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Vlorës, Anxhela Shenaj, në një deklaratë nga qyteti i Vlorës, u shprehën se mungesa e ujit të pijshëm është shkaktuar nga korrupsioni dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion hesht dhe nuk heton.

“Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë nuk është çështje thjesht papërgjegjshmërie, por një çështje abuzimi flagrant me taksat e qytetarëve të Vlorës”, tha Blushi.

“Brenda 2-3 viteve të fundit, në këtë bashki janë shpenzuar rreth 9 milionë euro për projektin e ujësjellësit të Unazës në Lungomare, 12 milionë euro për ujësjellësin e fshatrave të Novoselës, 2 milion euro për ujësjellësin që mbulon zonën e “Kuzum- Baba” dhe lagjes “Partizani”, sot e kthyer ne simbolin e mungesës së ujit të pijshëm dhe rreth 20 milionë euro pritet të hidhen për ujësjellësin e qytetit të Vlorës, në total pra rreth 43 milionë euro të avulluara, sepse sot Vlora nuk ka ujë të pijshëm, madje nuk ka as ujë për tu larë.
Dështimi i thellë i ujësjellësit të bashkisë së Vlorës në fakt është dështim i “Rilindjes”, e cila në këto 3 mandate nuk ka garantuar dot as ujë të pijshëm për vlonjatët e jo më për turistët e shumtë që janë sot në këtë qytet në kulmin e sezonit turistik”, vijoi Blushi

Ai tha se “43 milionë euro janë më pak se sa ryshfeti i paguar për tunelin e Llogarasë, që mund të zgjidhte njëherë e përgjithmonë çështjen e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës ose 43 milionë euro të shpenzuara dhe të avulluara deri tani janë të barabarta me fundin total që “Rilindja” ka përcaktuar për vitin 2025 për gjithë sektorin e bujqësisë.
Në fakt mungesa e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës lidhet vetëm me korrupsionin dhe me faktin se Institucioni, ujësjellësi i kësaj bashkie nuk është gjë tjetër veçse një strofull patronazhistësh që vetëm shpenzon në mënyrë barbare taksat e qytetarëve të Vlorës, të cilët sot vuajnë dhe për ujë të pijshëm”.

“Ku përfunduan miliona euro është pyetja të cilën ne sot ngremë nga ky qytet dhe për të cilën ftojmë edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të përgjigjet.
Ky nuk është një krim “intelektual”, ky është një krim kundër njerëzimit, sepse ti mohosh Vlorës një nga elementët më bazike si ujin e pijshëm është vërtet një dramë e madhe.

“Gjithashtu dua t’ju informoj se grupi i këshilltarëve në Bashkinë e Vlorës, shumë shpejt do të depozitojnë në Këshill kërkesën për një interpelancë të menjëhershme me kryetarin e papërgjegjshëm të kësaj bashkie, i cili jo vetëm është përgjegjës për mungesën e ujit të pijshëm në Bashkinë e Vlorës, por sigurisht edhe përgjegjës për ndotjen alarmante të kësaj bashkie, landfilli i së cilës është një bombë ekologjike që ende vijon të ndoti këtë qytet”, deklaroi Blushi.

/a.f/

The post PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Rritja e punësimeve në administratën publike tre muaj para zgjedhjeve, krim elektoral

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Partia e Lirisë denoncoi sot rritjen punësimeve në administratë publike tre muaj para zgjedhjeve, duke e cilësuar si një krim të shëmtuar elektoral.

Në një deklaratë për mediet, sekretarja e përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se “ky krim elektoral i konsumuar në funksion të blerjes së votave më 11 maj, është jo vetëm një abuzim barbar i taksave të qytetarëve, por edhe dëshmi e qartë për keqpërdorimin e administratës shtetërore për qëllime elektorale”.

“Përdorimi kriminal i administratës publike në fushatë dhe zgjedhje është fytyra me e qartë e kapjes së shtetit”, u shpreh Haxhiu.

Duke iu referuar INSTAT, Haxhiu tha se “në tremujorin e parë të vitit 2025, punësimi në sektorin publik është rritur me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

“Një administratë që rritet, ndërsa popullsia bie është një paradoks tragjik. Kjo nuk është më qeverisje, por pushtet i bazuar mbi klientelizëm, jo meritokraci. Të punësuarit në administratë nuk janë votues të lirë, por viktima të presionit, kërcënimit dhe shantazhit”, tha Haxhiu.

Haxhiu nënvizoi se “përdorimi i burimeve shtetërore, i automjeteve, i fondeve të rindërtimit, i ndihmave ekonomike dhe subvencioneve si mjete për blerje votash është një krim elektoral dhe shkelje e rëndë e standardeve evropiane”.

“Shqipëria ka nevojë për një administratë efikase, të depolitizuar dhe të bazuar në meritë, jo për një aparat shtetëror të përdorur si armë zgjedhore. Në vend që shteti të racionalizohet dhe të bëhet më efikas, ai po përdoret si çiflig elektoral për të shpërblyer militantët dhe për të manipuluar vullnetin qytetar. Shqipëria nuk mund të integrohet ne Evropë me votë të shantazhuar dhe administratë të kapur nga partia-shtet”, tha Haxhiu.

/m.q//r.e//a.f/

The post PL: Rritja e punësimeve në administratën publike tre muaj para zgjedhjeve, krim elektoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

By: Ela
21 June 2025 at 21:13

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Jasmira Memelli ka reaguar ndaj Endrit dhe Eriol Braimllarit dhe i ka cilësuar si “palaço të regjimit”. Ajo i ka akuzuar për mashtrime dhe shkelje të ligjit në lidhje me çështjen e lobimeve të LSI-së gjatë viteve 2018–2019. Në reagimin e saj në Facebook, Memelli thotë se Endrit Braimllari ka […]

The post “Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK appeared first on BoldNews.al.

PL: Reforma në drejtësi ka dështuar për sa kohë nuk përmirëson jetën e qytetarëve

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho deklaroi sot se “raporti i Komisionit Europian analizon në detaje ecurinë e reformës në drejtësi, por anashkalon një element shumë të rëndësishëm: ndikimin e kësaj reforme te qytetarët”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale Facebook, deputetja e PL-së theksoi se “raporti nuk thotë asgjë për aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëse ajo e ka arritur apo jo qëllimin për të cilin u krijua”.

Sipas Xhixhos, “e vërteta është se qytetarët shqiptarë nuk kanë akses në drejtësi, kjo si pasojë e hartës së re gjyqësore që uli numrin e gjykatave në vend, rriti stokun e dosjeve dhe shtoi mungesën e gjyqtarëve”.

Xhixho nënvizoi më tej se “në të gjithë vendin janë mbi 150 mijë dosje në pritje të shqyrtimit”, ndërsa shtoi se “rreth një e treta e popullsisë preket direkt nga ky ngërç i sistemit”.

“Për një çështje duhet katërfishi i kohës që kërkohej para implementimit të reformës në drejtësi. Për të kaluar të tri shkallët e gjyqësorit, një çështjeje i duhen 12 -15 vjet. Nëse çështja kthehet për rigjykim, pritja për drejtësi trashëgohet te brezi tjetër. Qytetarët ndërrojnë jetë në pritje të një drejtësie që nuk vjen kurrë”, theksoi Xhixho.

Deputetja shkruan se “reforma në drejtësi ka dështuar në qëllimin e saj kryesor: drejtësi brenda një afati të arsyeshëm, drejtësi cilësore dhe e shpejtë për qytetarët”.

“Janë qytetarët shqiptarë ata që duhej të ishin përfituesit direkte të reformës në drejtësi. Për sa kohë, drejtësia e re nuk përmirëson jetën e tyre, ajo është e dështuar”, e përmbyll reagimin Xhixho.

/m.q//a.f/r.e/

The post PL: Reforma në drejtësi ka dështuar për sa kohë nuk përmirëson jetën e qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE lavdëron SPAK, por kritikon sistemin/ Karamuço: Reforma në drejtësi në ngërç, pa rezultate për krimet zgjedhore

By: Rovena
17 June 2025 at 20:56

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi mbi ngadalësimin e proceseve hetimore dhe sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi, duke reflektuar shqetësimet e ngritura edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Raport i cili nga njëra anë  lavdëroi punën e SPAK, por nga ana tjetër kritikoi sistemin në KLP dhe në KLGJ.

Sipas Karamuços, pas një periudhe të karakterizuar nga arrestime dhe operacione të mëdha, ka një ngecje të dukshme, veçanërisht që nga muaji shkurt, e cila u thellua gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse ishte premtuar e kundërta.

Ai theksoi se ende mungon një qasje efektive për hetimin e krimeve zgjedhore dhe kërkoi mënyra të reja për përgjim në kohë reale, ndërsa nënvizoi se problemi nuk qëndron vetëm te institucionet, por edhe te infrastruktura e munguar dhe pengesat strukturore që kanë sjellë një ngërç në funksionimin e drejtësisë.

“Ka humbur pak atë që ne herë pa here ishim mësuar që ne të kishim arrestime apo operacione të mëdha, ka ngecur në disa gjëra, por mendoj se do të dalin edhe ato nga vera. Do të zëvendësojnë kohën që nuk pati lëvizje, sidomos nga shkurti.

Thanë që nuk do të ndalohemi as një fushatë dhe as në zgjedhje, dhe ndodhi krejt e kundërti e cila më pas u cilësua si një heshtje zgjedhore. Gazetarët shpesh thonë se do të ketë arrestime për krimet zgjedhore, por unë ende nuk shikoj dritë në fund të tunelit.  Duhet gjetur një gjejnë mënyra të reja për të përgjuar bisedat në kohë reale. Duhet të ecin më shumë përpara.

Ka një çështje që duhen zgjidhur, pasi ne po shikojmë që disa gjëra nuk po ecin në reformën në drejtësi. Kemi probleme edhe infrastrukturore, të drejtësisë së munguar që kanë çuar në ngërç, duhet të kompromis”, tha Karamuço./abcnews.al

Nga vreshtat tek mekanizimi dhe agroturizmi, Denaj: Skema Kombëtare e Investimeve, mbështetje në 8 fusha

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi në Konsipol takim me fermerët përfitues të Skemës Kombëtare 2024 për mekanikë bujqësore, në prag të lançimit të Skemës së re të Investimeve për vitin 2025, që është miratuar përmes aktit normativ.

Denaj tha se skema do të mbështesë investime në mbjelljen e vreshtave dhe ullinjve dhe instalimin e sistemit të ujitjes; mekanizimin e fermave bujqësore dhe blegtorale; industrinë agropërpunuese; ambiente frigoriferike dhe grumbulluese; turizmin rural dhe agroturizmin, si dhe rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshkimit.

“Kemi vënë në dispozicion për investimet në bujqësi: 50% grante për infrastrukturën prodhuese përmes Skemës së Investimeve, kredi me normë interesi vetëm 2% dhe Garanci Sovrane që mbulon 70% të kolateralit për të lehtësuar aksesin në financim”, bëri të ditur ministrja.

Denaj theksoi se, “ky kombinim instrumentesh u vjen në ndihmë fermerëve që duan të investojnë pa pasur nevojë të përballojnë menjëherë koston e plotë”. /j.p/

1 nga 5

The post Nga vreshtat tek mekanizimi dhe agroturizmi, Denaj: Skema Kombëtare e Investimeve, mbështetje në 8 fusha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Situata me mbetjet në Durrës, jashtë standardeve të një qyteti turistik

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak e Partisë së Lirisë në bashkinë e Durrësit Anisa Ibraj nëpërmjet një deklarate për mediet ngriti sot shqetësimin për mbetjet urbane në qytetin bregdetar.

Sipas saj, në sezonin turistik, mbetjet urbane grumbullohen në rrugë dhe hapësirat publike janë të ndotura “jashtë standardeve që i takojnë një qyteti bregdetar të kësaj rëndësie”.

Ibraj theksoi më tej se “qytetarët e Durrësit vazhdojnë të paguajnë prej vitesh taska për një incenerator që nuk ekziston”.

“Një objekt i shpallur si zgjidhje për menaxhimin modern të mbetjeve, por që ka mbetur vetëm në propagandë. Ndërkohë, realiteti është përkeqësuar: shërbimi i pastrimit është i pakët dhe joefikas, dhe asnjë plan serioz nuk është reflektuar në terren”, tha Ibraj.

Ibraj tha se lagjet e qytetit, përfshirë dhe zonat turistike, përballen me kushte që cenojnë shëndetin publik dhe imazhin e vendit.

“Në vend të investimeve serioze dhe planifikimit afatgjate, qyteti përballet me improvizim, abuzim me financat publike dhe mungese totale transparence”, tha Ibraj.

/m.q/j.p/

The post PL: Situata me mbetjet në Durrës, jashtë standardeve të një qyteti turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta: Në Kavajë më tradhtuan, dërgova më shumë letra se mora vota. Këtu jam edhe pas 20 vitesh

By: redi
13 June 2025 at 15:09

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ndryshuar qëndrimin se beteja e tij me drejtësinë është hakmarrje politike. Në një intervistë për ”Report Tv”, ai u pyet edhe mbi rezultatin thellësisht të dobët të zgjedhjeve të 11 majit. Duke thënë se kandidimi i tij nuk kishte qëllim final marrjen e mandatit, ai e lë përgjegjësinë e rezultatit tek përfaqësimi i ulët në koalicion.

Source

PL: Zhvillimi i turizmit të kthehet në politikë konkrete, jo propagandë

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë Brunilda Haxhiu në një deklaratë për mediet foli për turizmin në vend që sipas saj është shumë larg realitetit që serviret në media.

Haxhiu theksoi se “turistët ndeshen në rrugë me gropa dhe se në zonat turistike ka mungesë uji dhe energjie”.

Sipas Haxhiut qeveria nuk përcakton qartë shifrat e turistëve që hyjnë në kufi “nëse ata janë tranzit, janë për shërbime dentare, estetike apo për të shijuar bukuritë tona natyrore dhe vlerat historike”.

“Turizmi në Shqipëri është një flluskë që po fryhet pafund nga propaganda mediatike”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se “realiteti në Shqipëri flet për rruge të amortizuara që të çojnë drejt destinacioneve turistike, për mungese të sinjalistikës dhe shërbimeve minimale. Çmimet e shfrenuara shpesh shoqërohen me cilësi të ulët të shërbimeve dhe jo profesionale. Trashëgimia kulturore po mbulohet nga betoni dhe ndërtimet pa kriter”.

Në mbyllje të deklaratës së saj Haxhiu tha se Partia e Lirisë e vlerëson turizmin si një mekanizëm real të zhvillimit të ekonmisë.

Sipas Haxhiut që ta arrihet kjo duhet të ndërtojmë një realitet të qëndrueshëm.

“Turizmi zhvillohet me planifikim afatgjate, infrastrukture reale, qe nxit turizmin gjithëvjetor në të gjithë Shqipërinë. Mbrojtje të pasurive natyrore dhe kulturore duke i konsideruar ato si asete të pakthyeshme kombëtare. Operatoret lokale, gratë, të rinjtë dhe komunitetet qe jetojnë prej turizmit kane nevoje te padiskutueshme për mbështetjen e shtetit për te zhvilluar bizneset e tyre”, tha Haxhiu.

Haxhiu nënvizoi se “zhvillimi i turizmit duhet të kthehet sa më parë në politikë konkrete. Çdo sezon turistik që ushqehet me propagande mediatike është një sezon i humbur”. /m.q/ /a.g/

The post PL: Zhvillimi i turizmit të kthehet në politikë konkrete, jo propagandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komuna veriore dhe jugore e Mitrovicës në një takim të përbashkët, Krasniqi: Fillimi i një bashkëpunimi të ri ndërkomunal

12 June 2025 at 13:39

Në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Mitrovicën e Veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky bashkëpunim parashihet me ligjin për kufijtë administrativë të komunave i cili parashikon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy komunave përmes krijimit të një Bordi të Përbashkët funksional.

“Themelimi i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut vendos një model të ri bashkëpunimi institucional, që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.  Përmes bashkërendimit në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta, ndërton besim dhe rritur efikasitetin duke dëshmuar se ndarjet e së kaluarës mund të tejkalohen. Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim është shembull i qeverisjes së mençur dhe përkushtimit ndaj interesit të qytetarëve, pa asnjë dallim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/

The post Komuna veriore dhe jugore e Mitrovicës në një takim të përbashkët, Krasniqi: Fillimi i një bashkëpunimi të ri ndërkomunal appeared first on Telegrafi.

Meta: Analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas të PL! Ja pse kërkova rinumërim të votave në Kavajë

By: M C
11 June 2025 at 20:39

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me të ardhmen e partisë që drejton. Meta thekson se të ardhmen e PL-së e shek të shkëlqyer pasi sipas tij kjo parti garanton kauza madhore.

Ai theksoi se arrestimi i tij të cilin e cilëson rrëmbim kriminal kishte si qëllim edhe rrëmbimin e PL-së dhe vulës së saj. Sa i përket rinumërimit të votave në Kavajë, Meta u shpreh se ka qenë kërkesë e tij sepse do të kuptojë se çfarë ka ndodhur në këtë bashki. Kreu i PL theksoi se analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas të PL-së.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Si e shihni të ardhmen e Partisë së Lirisë në këto kushte?

Meta: Të ardhmen e Partisë së Lirisë e shoh të shkëlqyer, sepse këtë e garantojnë kauzat e saj madhore. Rrëmbimi im kriminal synonte edhe rrëmbimin e PL-së dhe vulës të saj përmes shkarkimit të Tedi Blushit si përfaqësuesi më kurajoz i PL në betejat e saj kundër Narkoregjimit.

Pyetje: Ndërkohë ju keni kërkuar rinumërim në Kavajë. Përse kjo?

Meta: Ka qenë një kërkesë e imja vetëm për një arsye, për të kuptuar se çka ndodhur në një bashki ku kam dërguar më shumë letra se sa kam dalë me vota. Por edhe për të ditur se ku i kam marrë, pra në cilat qendra votimi.

Analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas (e jo fiktiv) të PL- së kudo. Sepse zgjedhjet vendore po afrojnë dhe ato janë shumë të rëndësishme për ne pasi na rezultuan shumë këshilltarë fiktivë, që nuk e ushtruan mandatin me përkushtim dhe përgjegjësi.
Në përfaqësim nuk është e rëndësishme vetëm sasia, por sidomos cilësia, se ajo bën diferencën dhe të fuqizon në të ardhmen.

Ndaj Edi Rama ka tmerr edhe nga një gjykatëse e vetme dinjitoze në Gjykatën Kushtetuese e kërkon ta heqi dhunshëm me çdo kusht. Ndaj Erion Veliaj inskenoi atentatin fizik kundër Tedi Blushit në Këshillin Bashkiak me shërbëtorët e tij. Sepse cilësia shumë shpejt të shndërron në shumicë.

The post Meta: Analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas të PL! Ja pse kërkova rinumërim të votave në Kavajë appeared first on Albeu.com.

‘Propagandë me kabinete inteligjente’, denoncimi: Shkollat nuk kanë as tualete funksionale

11 June 2025 at 11:48

Partia e Lirisë ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për propagandë dhe shou mediatik lidhur me projektin e “kabineteve inteligjente”, ndërsa sipas këtij subjekti, arsimi në Shqipëri është i rrënuar dhe shumë shkolla nuk kanë as kushtet bazë si tualete funksionale.

Në mungesë të kryetarit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, në një konferencë për mediat doli Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL, Arla Merja, e cila renditi problemet e sistemit arsimor, duke theksuar se ky sistem ka nevojë për reforma të thella.

Merja kritikoi mënyrën se si Ministria po e trajton arsimin, duke e quajtur propagandë promovimin e “kabineteve inteligjente” në një kohë kur në shumë shkolla mungojnë kushtet më bazike si ujë i rrjedhshëm, ngrohje, libra dhe trajnime serioze për mësuesit.

Ajo theksoi se arsimi në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, ku numri i nxënësve bie çdo vit, jo si pasojë e uljes natyrore të popullsisë, por për shkak të largimit masiv të të rinjve që nuk shohin më shpresë në këtë sistem.

Partia e Lirisë i bëri thirrje Ministres së Arsimit të fokusohet tek reformat reale dhe përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, duke vendosur në qendër nxënësin dhe mësuesin, jo fasadat dixhitale për qëllime propagandistike.

Deklarata e plotë e PL:

“Të nderuar qytetarë! Jemi në periudhën e provimeve të maturës.

Mijëra maturantë përballen me provime që shpesh nuk matin dijen reale por stresin dhe pabarazinë, prindërit janë të shqetësuar, mësuesit të lodhur e të lënë në harresë, dhe nxënësit të pambrojtur në një sistem që nuk ka më as busull, as drejtim.

Në vend që të fokusohet te përmirësimi rrënjësor i cilësisë së mësimdhënies, te rritja e meritokracisë apo te investimi serioz në formimin profesional të të rinjve, Ministrja e Arsimit ka zgjedhur sërish rrugën më të lehtë, propagandën.

Dhe këtë herë, ajo na flet për “kabinete inteligjente”. A thua se teknologjia mund të fshijë mungesën e librave, mungesën e mësuesve të përgatitur dhe zbrazjen dramatike të bankave të shkollës. Po si mund të flasim për “kabinete inteligjente” në një sistem që nuk ka zgjidhur ende problemet më elementare?

Si mund të flasim për teknologji të avancuar, kur shumë shkolla në Shqipëri nuk kanë as tualete funksionale, as ngrohje gjatë dimrit, as ujë të rrjedhshëm apo libra të mjaftueshëm për nxënësit?

A nuk është cinike që flasim për laboratorë virtualë, kur mësuesit vetë shpesh nuk marrin trajnime reale dhe paguhen nën nivelin minimal të dinjitetit?

Të dhënat janë alarmante, çdo vit numri i nxënësve në shkolla bie ndjeshëm. Jo sepse popullsia po zvogëlohet natyrshëm, por sepse rinia po largohet. Po largohet sepse nuk beson më në një sistem që nuk i ofron shpresë, që nuk i jep as dije, as një profesion për ta përdorur në një treg të mirëpaguar.

Ndërkohë që klasat zbrazen, Ministria bën foto me projeksione digjitale dhe pretendon se po modernizon shkollën shqiptare.

E vërteta është se arsimi ynë nuk ka nevojë për makijazh. Ka nevojë për ndërhyrje serioze, për reforma të thella, për një riorientim të plotë të prioriteteve. Duhet të investohet te mësuesi, te nxënësi dhe te përmbajtja e dijes, jo te fasadat dixhitale pa thelb që i shërbejnë vetëm propagandës politike.

Prandaj, në vend të shfaqjeve me “kabinete inteligjente”, i bëjmë thirrje Ministres së Arsimit dhe gjithë qeverisë, zbrisni në tokë. Shkoni në shkolla, jo për kamera, por për të parë realitetin. Flisni me nxënësit, dëgjoni mësuesit, dhe sillni politika që nisin nga nevojat reale, jo nga ambiciet për tituj lajmesh boshe.

Arsimi është themeli i çdo shoqërie. Kur ai rrënohet, shoqëria rrezikon të shembet. Dhe sot, Shqipëria po e ndjen këtë kërcënim më shumë se kurrë. Arsimi në Shqipëri nuk ka nevojë për shoë mediatik. Ka nevojë për dinjitet, për dije të vërtetë dhe për politika që vendosin nxënësin dhe mësuesin në qendër.

Por rilindja nuk është e interesuar ta bëjë këtë gjë, pasi e di që qytetari i mirë edukuar është gardian i demokracisë, i zbatimit të ligjit dhe i drejtësisë sociale, koncepte që kjo qeveri i ka shkatërruar në themel.”

The post ‘Propagandë me kabinete inteligjente’, denoncimi: Shkollat nuk kanë as tualete funksionale appeared first on Sot News | Lajme.

PL: SPAK të nisë hetim penal për kryebashkiaken e Durrësit

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Partia e Lirisë i bëri thirrje SPAK të hetojë kryetaren e bashkisë Durrës, Emirjana Sako për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, në një deklaratë për medie bëri të ditur se kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako ka refuzuar për herë të tretë të zbatojë vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike për një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti.

“Ky është një akt i rëndë dhe i paprecedentë që tregon mënyrën sesi pushteti lokal nën drejtimin e Partisë Socialiste përdoret për interesa klienteliste dhe në kundërshtim me çdo parim të shtetit ligjor”, tha ajo.

Sipas Ibrajt, “në vend që bashkia të veprojë në funksion të qytetarëve ajo zgjedh të anashkalojë një vendim institucional vetëm sepse kompania fituese nuk është ajo e preferuar nga pushteti”.

“Refuzimi i zbatimit të një vendimi të formës së prerë përbën shkelje të rëndë të ligjit, cenim të barazisë në tenderë dhe një fyerje për qytetarët që presin prej vitesh rindërtimin e banesave të tyre. Fondet publike nuk janë pronë e kryebashkiakes, nuk janë pronë e partisë, por janë një detyrim ndaj qytetarëve”, tha ajo.

Në këtë kuadër, Partia e Lirisë i bëri thirrje SPAK të nisë menjëherë një hetim penal për këtë çështje.

“I bëjmë thirrje institucioneve mbikëqyrëse të ndalojnë menjëherë këtë tentativë për kapjen e fondit publik dhe manipulimin e procesit të tenderimit”, thuhet në deklaratën për shtyp.

/m.m/

The post PL: SPAK të nisë hetim penal për kryebashkiaken e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌