Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Banorët e Kaçinarit akuzojnë Prokurorinë se është bërë “palë me paligjshmërinë”

16 July 2025 at 13:06

Prokuroria e Lezhës kërkon për herë të dytë pushimin e hetimeve në lidhje me koncesionin për ndërtimin e 4 hidrocentraleve të vegjël në Kaçinar të Mirditës, i cili kundërshtohet prej 7 vitesh nga banorët e zonës. Sipas organit të akuzës, pushimi i hetimeve është kërkuar pasi ndryshe nga kallëzimi i banorëve, nuk janë konstatuar elementë […]

The post Banorët e Kaçinarit akuzojnë Prokurorinë se është bërë “palë me paligjshmërinë” appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

15 July 2025 at 08:19

Shkollimi ishte një ëndërr për Alfredin, një 17-vjeçar me aftësi të kufizuara nga Mamurrasi, dhe rruga që ka përshkruar nuk ka qenë e lehtë. Paragjykimet dhe mungesa e aksesit në godinën e shkollës ishin sipas tij dy vështirësitë kryesore. Sot nxënës i gjimnazit “Besnik Syla”, Alfredi thotë se gradualisht po ia arrin qëllimit. Megjithatë, barrierat […]

The post Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar appeared first on Reporter.al.

Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

9 July 2025 at 17:34

Një 38-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin. Sipas Policisë së Kurbinit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur punëtori i identifikuar si P. P., banues në fshatin Sanxhak të Kurbinit, u dëmtua aksidentalisht ndërsa riparonte një prej makinerive të punës.Policia bëri me dije se dëmtimi […]

The post Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit appeared first on Reporter.al.

Italia sjell 15 emigrantë të tjerë në Gjadër për të pritur dëbimin

27 June 2025 at 13:21

Një anije e rojës bregdetare italiane solli të enjten 15 emigrantë të rinj në Shëngjin. Grupi i përbërë nga emigrantë me vendime dëbimi kryesisht nga Afrika e Veriut dhe Azia u përcoll në kampin e Gjadrit. ku do të qëndrojnë deri në deportim. Kjo është hera e katërt që emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë […]

The post Italia sjell 15 emigrantë të tjerë në Gjadër për të pritur dëbimin appeared first on Reporter.al.

Shkelja në tender, dy zyrtarë dhe një sipërmarrëse shpallen fajtorë

23 June 2025 at 18:28

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtorë dy zyrtarë të bashkisë së Kurbinin si dhe aksioneren e kompanisë “Senka” për vepra penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me ujësjellësin e Laçit. Sipas njoftimit të Gjykatës, u deklaruan fajtorë Jeton Cakoni dhe Vlash Gega për […]

The post Shkelja në tender, dy zyrtarë dhe një sipërmarrëse shpallen fajtorë appeared first on Reporter.al.

Kultivimi i kanabisit, Prokuroria kërkon gjykimin e vëllait të deputetit të PS

19 June 2025 at 14:11

Prokuroria e Lezhës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen penale nr. 332/ 2024 në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur tre persona, mes të cilëve edhe Armando Ndreca, 30 vjeç- vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Dy të pandehurit e tjerë janë Armel […]

The post Kultivimi i kanabisit, Prokuroria kërkon gjykimin e vëllait të deputetit të PS appeared first on Reporter.al.

Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

5 June 2025 at 16:42

Për herë të fundit, në Spaç u protestua në vitin 1973 dhe regjimi i Enver Hoxhës u përgjigj me pushkatime dhe dënime të reja me punë të rëndë në minierat e bakrit. Pesë dekada më vonë, nën diellin përvëlues të të enjtes së parë të qershorit, ish-të burgosur politikë dhe familjarët e tyre u ngjitën […]

The post Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist appeared first on Reporter.al.

“Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

1 June 2025 at 12:51

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut. Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit në Gjadër […]

The post “Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit appeared first on Reporter.al.

PD fiton Lezhën, por diaspora mund të ndikojë ndarjen e mandateve

13 May 2025 at 10:18

Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 29,484 vota ose 45.13%, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 27,585 vota ose 42.23% me një diferencë prej 1899 votash në favor të opozitës. Në bazë të këtyre rezultateve paraprake, Partia Demokratike arrin të sigurojë 4 mandate deputetësh, ndërsa Partia Socialiste merr 3 mandate […]

The post PD fiton Lezhën, por diaspora mund të ndikojë ndarjen e mandateve appeared first on Reporter.al.

Vdes në detyrë punonjësi i OSHEE, dy kolegë të plagosur

8 May 2025 at 19:02

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbeti i vrarë të enjten në Mirditë, ndërsa dy kolegë të tij mbetën të plagosur, gjatë kryerjes së punimeve për furnizimin me energji të një qendre votimi në afërsi në godinës së ish-shkollës në Kodër-Rrëshen. Viktima u identifikua si Emiljano Bunga, 37 vjeç, ndërsa të plagosurit […]

The post Vdes në detyrë punonjësi i OSHEE, dy kolegë të plagosur appeared first on Reporter.al.

Tension në kampin e emigrantëve të deportuar në Gjadër

15 April 2025 at 17:54

Një grup prej 10 emigrantësh nga 40 personat që u transferuan në Gjadër më 11 prill, janë izoluar nga autoritetet për shkak të tensioneve brenda kampit dhe një tentative për të dëmtuar strukturën. “Ka patur një incident ne njërën prej strukturave ku janë vendosur grupi i emigrantëve.  Është dëgjuar zhurmë dhe kur kanë hyrë karabinierët […]

The post Tension në kampin e emigrantëve të deportuar në Gjadër appeared first on Reporter.al.

Sulmet online, kryebashkiaku i Lezhës kallëzon një llogari anonime në TikTok

2 April 2025 at 16:57

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Lezhë, Admir Kadeli kallëzuan në polici një llogari anonime në TikTok, që shpërndan foto dhe video të montuara me përshkrime fyese dhe denigruese ndaj tyre.Në disa postime, llogaria false publikon edhe video të gjeneruara përmes Inteligjencës Artificiale. Rasti u denoncua […]

The post Sulmet online, kryebashkiaku i Lezhës kallëzon një llogari anonime në TikTok appeared first on Reporter.al.

Sulmohet me eksploziv zyra e noterit Fran Gjoni në Lezhë

26 February 2025 at 13:20

Zyra e noterit Fran Gjoni, vëlla i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni tani kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë u sulmua me eksploziv mëngjesin e të mërkurës.  Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit, në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar dhe policia njoftoi se kishte regjistruar vetëm dëme […]

The post Sulmohet me eksploziv zyra e noterit Fran Gjoni në Lezhë appeared first on Reporter.al.

Lezha në prag të zgjedhjeve: Asfalt për vota apo investime për qytetarët?

22 January 2025 at 07:17

Fshati Kallmet, që ndodhet 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Lezhës, shtrihet në një terren kodrinor të pasur me vreshta, ullishte dhe tokë pjellore. Ky terren e ka bërë të njohur për prodhimin e verës së kuqe me të njëjtin emër. Megjithatë, infrastruktura e fshatit, ndryshe nga fama që lidhet me prodhimet cilësore, nuk […]

The post Lezha në prag të zgjedhjeve: Asfalt për vota apo investime për qytetarët? appeared first on Reporter.al.

Aksident në punë, humb jetën mekaniku në Spaç

10 December 2024 at 16:42

Një 51-vjeçar mbeti i vrarë të martën në një aksident në pune në Spaç të Mirditës. Ai u godit nga një mjet i rëndë gjatë punës për riparimin e një ekskavatori. Sipas policisë Frrok Prenga nga fshati Malaj mbërrit pa shenja jete në Spitalin e Mirditës dhe hetimet paraprake zbuluan se ai bashkë me kushëririn […]

The post Aksident në punë, humb jetën mekaniku në Spaç appeared first on Reporter.al.

Zbulohet një vatër e murtajës afrikane të derrit në Shëngjin

29 November 2024 at 16:39

Një vatër e sëmundjes së murtajës afrikane të derrit u identifikua në Malin e Rrencit në Shëngjin të Lezhës, ku janë gjetur deri më tani 10 derra të ngordhur – pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë në masivin pyjor të zonës. Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje dhe nga […]

The post Zbulohet një vatër e murtajës afrikane të derrit në Shëngjin appeared first on Reporter.al.

Nxirrte në mënyrë të paligjshme inerte në Mat, arrestohet 48-vjeçari

13 November 2024 at 14:38

Një 48-vjeçar pronar i një subjekti përpunimi inertesh u arrestua nga policia të mërkurën, pasi IKMT konstatoi se ai po nxirrte inerte nga lumi në mënyrë të paligjshme. Policia njoftoi se pas një kontrolli të ushtruar në terren u gjet se kompania e Përparim Kurtit, merrte zhavorr nga lumi në mënyrë të paligjshme. “Në vijim […]

The post Nxirrte në mënyrë të paligjshme inerte në Mat, arrestohet 48-vjeçari appeared first on Reporter.al.

Arrestohet administratori i Fushë-Kuqes tentoi të përvetësonte tokë në Patok

12 November 2024 at 15:07

Kreu i Njësisë Administrative të Fushe-Kuqes në Kurbin është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke në Lagunën e Patokut, duke shpërdoruar detyrën. Policia njoftoi se si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, u gjet se Kristo (Fred) Martinaj, 55 vjeç, me detyrë kryetar […]

The post Arrestohet administratori i Fushë-Kuqes tentoi të përvetësonte tokë në Patok appeared first on Reporter.al.

❌
❌