Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Votat e Greqisë: “PS fiton në KAS, PD refuzon numërimin”

13 May 2025 at 17:20

KAS (Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve) pranoi ankesën e Partisë Socialiste (PS) për shpalljen e pavlefshme të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat e Greqisë, gjatë numërimit të votës së diasporës.

Fillimisht KAS e shtyu vendimin në një moment të dytë për shkak të “kompleksitetit të çështjes” për të dolë më pas me këtë njoftim zyrtar.

Ky vendim pritet të sjellë zhbllokim të procesit të numërimit në Parkun Olimpik, nëse numëruesit e Partisë Demokrtike e zbatojnë.

I gjithë ky ngërç u shkaktua se demokratët akuzojnë socialistët se kanë manipuluar votat e emigrantëve në Greqi dhe zarfet e ardhura nuk janë plotësuar realisht prej tyre, por nga militantë të Partisë Socialiste.

Për këtë arsye rreth 52 mijë vota të Greqisë ishin lënë mënjanë dhe nuk po numëroheshin.

Ky konflikt nisi fillimisht nga urdhri i deputetit Flamur Noka, që nuk lejonte numëruesit e Partisë Demokratike të hapnin zarfet e Greqisë. Më pas KQZ me një njoftim sqaroi se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi votat e votuesve nga Greqia.

“Vendimi i marrë një ditë më parë ka për qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë” – thekson KQZ.

Përfaqësuesja e socialistëve, Elena Xhixha, në reagimin e saj shpjegoi se sipas dispozitave ligjore, kreu tre, pika dy, KQZ administron dhe numëron çdo fletë votimi që ka hyrë në Shqipëri.

“Komisionerët në momentin që kanë marrë zarfin B, vetëm pse kanë parë se ky zarf vjen nga greqia, kanë thënë se e kontestojmë pa asnjë provë”- citoi Xhixha.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu tha se “nuk do të lejohen që të numërohen thasë të mbushur nga patronazhistët e PS”.

“Në Greqi ka ndodhur një shkelje flagrante e kontratës nga operatori i shërbimit postar. Pa marrë autorizim, ndonëse në kontratë ishte ndaluar kryerja e nen kontraktimeve, ka nënkontraktuar operatorë për të bërë shpërndarjen dhe marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore”- u shpreh Logu.

Sipas tij, persona të caktuar janë paraqitur dhe kanë tërhequr në mënyrë të paautorizuar me dhjetëra dhe qindra materiale zgjedhore dhe kanë bërë dorëzimin e tyre.

Citizens ka kontaktuar KQZ për një reagim se pse në Greqi është ndjekur një procedurë nen kontraktimi shërbimi postar ndryshe nga vendet e tjera, por deri në publikimin e shkrimit, nuk është dhënë një koment.

Greqia është shteti i dytë që kryeson me numrin më të lartë të zgjedhësve që votuar, me 53,209 zarfe të kthyera. Deri më tani janë numëruar 56.824 zarfe nga 194.889 në total që kanë mbërritur nga diaspora. 53.73% të votave të diasporës kanë shkuar për Partinë Socialiste, 29.04% për Partinë Demokratike dhe aleatët, 8.36% për Nisma Shqipëria Bëhet, 3.40 % për Partinë Mundësia, ndërsa për Lëvizjen Bashkë 2.62%.

Në këtë video shpjeguese, Citizens.al tregon peshën e mundshme të votës së diasporës në zgjedhjet 2025.

The post Votat e Greqisë: “PS fiton në KAS, PD refuzon numërimin” appeared first on Citizens.al.

Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për administratën para zgjedhjeve

13 May 2025 at 17:10

Autore: Vjolanda Peca | Citizens.al | Tiranë

Në marsin e këtij viti, ndërsa vendi hynte në ethet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria shpalli një program “lehtësues” për të punësuarit në administratën publike. Një kredi me 0% interes, me kusht që përfituesit të mos dorëhiqen për pesë vitet e ardhshme.

1980 aplikime u regjistruan për këtë skemë nga punonjës të 12 institucioneve publike, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në letër, një politikë sociale për përmirësimin e aksesit në strehim. Në realitet, një ndërhyrje e dyshimtë në mes të fushatës, me elementë të presionit elektoral.

Kjo “dhuratë” në prag zgjedhjesh përbën një subvencion të drejtpërdrejtë që krijon një avantazh financiar të menjëhershëm për punonjësit e administratës.

Përgjatë vitit 2025, nga buxheti i shtetit do të shpenzohen rreth 50 milionë lekë për të financuar këtë program, llogari kjo e bërë duke pasur parasysh mesataren e pagesave për subvencionimin e interesave të kredive të kaluara. Ajo ç’ka e bën të dyshimtë interesin real të qeverisë ndaj administratës shtetërore, është fakti që kjo thirrje është shpallur vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare, më 11 mars, duke shtuar dyshimet që mund të jetë bërë për të ndikuar në grupin e punonjësve të sektorit publik, të cilët janë një segment me peshë zgjedhore.

Kjo kredi “lehtësuese” e përfituar nga punonjësit e administratës publike e detyron këtë të fundit të mos kërkojë dorëheqjen për pesë vitet e ardhshme, sepse kredia kthehet në tregtare duke e rritur kështu përqindjen e interesit. Mekanizmi i kthimit të kredisë në tregtare krijon një varësi financiare të drejtpërdrejtë, që kufizon lirinë ekonomike dhe mobilitetin në tregun e punës.

“Kjo përbën një barrierë ekonomike strukturore që pengon autonominë profesionale dhe i mban punonjësit të lidhur me institucionin. Në terma afatgjatë, kjo ul produktivitetin dhe konkurrencën e tregut të punës, dhe potencialisht rrit informalitetin për shkak të detyrimit për të qëndruar në pozita joefektive”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Kriteret kryesore që një punonjës të përfitojë kredinë e lehtësuar janë: të mos kenë banesë në emër të tij apo familjarëve, të mos kenë pasuri të paluajtshme apo të mos jetë aktualisht përfitues nga programet e strehimit social, sipas pikës 15/1, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar.

Në kushte tregu, interesi real për kredi të tilla është zakonisht 4–8% në Shqipëri, çka do të thotë se punonjësit përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë mijëra euro kursim për çdo kredi. Kjo përbën diferencim të privilegjuar ekonomik të një grupi zgjedhësish të lidhur me sektorin publik, që ka potencial të ndikojë në sjelljen e tyre elektorale.” – shprehet z.Gjokutaj.

Këshilli i Ministrave në vendimin Nr. 468, datë 26.7.2023 përcaktoi të gjitha kriteret që punonjësi i aministratës publike duhet të përmbushë që të përfitojë kredinë lehtësuese, e nëse i punësuari i plotëson mund t’i humbasë e drejta nëse brenda një viti nuk e gjen banesën.

Punonjësi, përfitues i administratës publike, që nuk ka gjetur banesën brenda afatit 1- vjeçar nga dita e publikimit të listës fituese apo kur nuk është kualifikuar nga institucioni financiar si i përshtatshëm për të lidhur kontratën e kredisë, humb të drejtën e përfitimit të kredisë së lehtësuar”, thuhet ndër të tjera në VKM.

Me anë të një kërkese për informacion drejtuar Ministrisë së Ekonomisë lidhur me këtë thirrje, ky institucion u përgjigj se programi i kredisë së lehtësuar për administratën publike, pra ata që mbajnë statusin e nëpunësit civil, apo kanë kontratë pune pa afat të përcaktuar.

Numri total i aplikimeve në mbyllje të procesit të aplikimit ishte rreth 1980 për 12 institucione përfituese” – u shpreh MEKI në përgjigjen zyrtare.

Kodi zgjedhor në nenin 91 pika 4 thotë: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë… mbështetje ekonomike apo sociale.”

Programi u shpall më 11 mars, pra brenda afatit të ndaluar, por ligjet si shpeshherë shkelen me të dyja këmbët duke i servirur programet si ‘‘të mira sociale’’.

“Kemi të bëjmë me deformim të sjelljes korrekte të shtetit në fushatë elektorale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes strukturave të veta monitoruese duhet t’i kishte identifikuar, verifikuar dhe duhet të kishte marrë vendimet përkatëse që parashikon kodi zgjedhor.” – shprehet Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike.

Ky program mund t’iu ishte prezantuar punonjësve të administratës publike muaj më parë, ose disa muaj pas zgjedhjeve, por prezantimi në këtë periudhë vjen si një mesazh i qartë presioni indirekt për elektoratin e administratës publike.

The post Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për administratën para zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

17 July 2025 at 16:08

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kandidatit të PD-së, Aulon Kalaja, i cili kërkonte rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit. Trupa gjykuese nuk e ka pranuar kërkesën e tij, teksa më herët Aulon Kalaja ishte “rrëzuar” nga KQZ dhe nga KAS. Në Qarkun e Durrësit u bë rinumërim i pjesshëm i votave të zgjedhjeve […]

The post Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Vota e diasporës është manipuluar, zarfat u përdorën në mënyrë kriminale

By: fra nc
11 July 2025 at 13:21

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është trajtuar procesi i votimit nga diaspora. Në një deklaratë për shtyp, Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “armik të egër të shqiptarëve jashtë vendit”, duke e krahasuar qëndrimin e tij ndaj votës së emigrantëve me sjelljet e diktatorëve në histori.

“Duhet të them se kapitulli i diasporës apo qëndrimi i Edi Ramës apo i Ramaduros ndaj votës së diasporës kalon çdo qëndrim të cilitdo diktatori tjetër në histori. Por shtypja që i ka bërë shqiptarëve në diasporë me manipulimin masiv të votave të tyre, tregon se është një armik i egër i shqiptarëve”- tha Berisha.

Ai njoftoi se tashmë është në një fazë të re të këtij procesi, duke akuzuar qeverinë për manipulim të drejtpërdrejtë të zarfeve që u dërguan përmes DHL.

“Tani jemi përsëri në fazën ku DHL e qeverisë ka dorëzuar zarfat. Këtu kemi të bëjmë me zarfa që i adresohen një personi të caktuar”- tha ai.

“Shikoni firmat që ka vendosur personi V., sikur gjoja e ka marrë personi V. Zarfat e diasporës kanë firma, zhgarravina të manipuluara. Siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan te qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër që i përdori ato për PS-në”-vijoi kreu i PD-së.

Berisha tha se përpjekjet e Ramës për të shmangur vëmendjen publike nga kjo çështje janë të kota, pasi sipas tij, opozita nuk do ta njohë këtë proces.

“Rama, sado të mundohet ta largojë vëmendjen nga kjo farsë, kjo s’do të thotë që ne do t’i njohim. Ai ka vetëm një mbrojtës, që quhet Altin Troplini”- përfundoi Berisha.

The post Berisha: Vota e diasporës është manipuluar, zarfat u përdorën në mënyrë kriminale appeared first on Euronews Albania.

“Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë

6 July 2025 at 16:45

Përmes një interviste, gazetarja Mola Luku tha se rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive.

Ajo shtoi se kishim një Parti Demokratike që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit, pasi PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën që kërkonte pushtetin.

Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë dhe kjo pritet, por ajo që ishte interesante me hapjen e kutive, ishte në një farë mënyrë dallaveret ishin bërë brenda vetë partive. Kishim një PD që doli më e humbur nga rezultati i 11 majit. PD-ja mori 50 mandate që është pak për opozitën, teksa opozita në rinumërim tregoi se disa nga deputetët kanë vjedhur votat e njëri-tjetrit.

Po ashtu ka pasur vota të pavlefshme që janë cilësuar si të vlefshme. Ky rinumërim është bërë me kompetencë të KAS-it që kanë vlerësuar nëse votat janë të vlefshme apo jo, ndërsa në 11 maj ishin komisionerët e politikë.

The post “Votat janë vjedhur mes njëri-tjetrit”/ Luku: Rihapja e kutive nuk solli asgjë appeared first on Sot News | Lajme.

Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 11 kutitë e para, hiqen vota për PS

By: user 11
4 July 2025 at 10:43

Ka nisur zyrtarisht rinumërimi i pjesshëm për qarkun e Durrësit. Në total do të numërohen 290 kuti votimi ku nga 11 kutitë e para të hapura, PS-së i janë shtuar padrejtësisht 3 vota. Partisë Demokratike dhe Nismës SHB u është hequr nga 1 votë.

Në këtë qark, konkurojnë për PD kandidatët Aulon Kalaja dhe Arjan Ndojës. Ish-prokurori fitoi me një diferencë prej 1047 votash në numërimin fillestar. Nga këto 11 kuti të rinumëruara, rezulton se Ndoja ka humbur 3 vota ndërsa Kalasë i shtohet 1 votë.

Nga ky rinumërimi i pjesshëm për qarkun e Durrësit janë gjetur 4 fletë votimi më pak, 1 votë më shumë të pavlefshme dhe rënie të votave të vlefshme.

The post Nis rinumërimi i votave të Durrësit/ Hapen 11 kutitë e para, hiqen vota për PS appeared first on Lapsi.al.

Seanca e fundit në Kuvend, me 71 vota votohet akti normativ për ndryshime në buxhetin 2025

By: redi
3 July 2025 at 20:00

Në seancën e fundit në Kuvend, këtë mbrëmje u miratua akti normativ për buxhetin e vitit 2025. Projektligjet u votuan nga deputetët e mazhorancës, ndërsa ata të opozitës e kanë braktisur seancën plenare. Akti normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhet për vitin 2025 është miratuar me 71 vota pro. Po ashtu u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të…

Source

Nis rinumërimi i kutive të 11 majit në Durrës

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi edhe për kutitë e Durrësit.

Janë 290 kuti brenda vendit që do të rihapen, dhe 85 të diasporës për këtë qark.

KAS vendosi rihapjen e një pjese të kutive me kërkesë të PD, dhe pjesën tjetër me kërkesë të kandidatit demokrat Aulon Kalasë, i cili u mbështet nga partia Lëvizja e Legalitetit.

Për 126 kuti do të shqyrtohen edhe materialet zgjedhore sepse PD ka kërkuar verifikimin e vulave.

Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi mandatin me një diferencë prej 1047 votash.

Kalaja protestoi edhe dje para Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po rinumëroheshin kutitë e fundit të Fierit, duke kërkuar korrektësi nga KAS dhe rinumërim të plotë të Durrësit. Kërkoi gjithashtu paralelisht edhe këqyrjen e pamjeve filmike me pretendimin se i janë transferuar votat brenda partisë.

Nga rezultatet e rinumërimit të kutive Kalaja pret të rikuperojë votat e nevojshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.  /gj.m/j.p/

 

The post Nis rinumërimi i kutive të 11 majit në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis rinumërimi për Durrësin, demokratët pretendojnë trafikim votash mes njëri-tjetrit

By: lindita
3 July 2025 at 10:14

Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi edhe për kutitë e Durrësit. Janë 290 kuti brenda vendit që do të rihapen, dhe 85 të diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 1047 votash. Kalaja nuk u mbështet nga PD në betejën e tij për…

Source

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

By: Oldi
3 July 2025 at 08:46

Pas rinumërimit në qarkun e Tiranës dhe Fierit, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi edhe për kutitë e Durrësit. Në total, janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë […]

The post Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës appeared first on BoldNews.al.

(Mal)drite në tunelin e Gazit/ Zegjine Çaushi humbet mandatin e deputetit në Fier

2 July 2025 at 15:50

Zegjine Çaushi e pati të shkurtër fatin në politikë. Rinumërimi në Fier i hoqi asaj mandatin dhe e dërgoi sërish në Roskovec. Me vetëm 10 vota më shumë në parlament pritet të shkojë kandidatja tjetër e PS, Maldrita Bardho, duke i dhënë kështu fund rinumërimit në Fier.

Belinda Balluku regjistroi kështu një humbje të vogël brenda fitores më të madhe që ajo firmosi në Fier për Partinë Socialiste. Por Gazmend Bardhi nuk mund ta quajë këtë fitore. Numri dy i demokratëve duhet të kenaqet se të paktën 4 vjet nuk do ketë mbi shpinë turpërimin e gjithë demokratëve dhe romuzet pa kripë të Zegjine Çaushit.

Berisha doli duar bosh nga rinumërimi, duke mbetur në rezultatin humbës vetëm me 4 mandate në Fier. Edhe partia e Lapajt nuk arriti të merrte mandatin e 12 të socialistëve. /abcnews.al

“Çunat e Belës”/ Rinumërimi në Fier drejt përfundimit, sa vota i mori Ceno Klosi, Klevis Jahajt

By: Elva
2 July 2025 at 11:59

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Fierit, i cili nisi pas kërkesave për verifikim të rezultatit të 11 majit, po shkon drejt përfundimit. Deri më tani janë rinumëruar 488 kuti votimi nga gjithsej 582, ndërsa pritet që procesi të përmbyllet brenda ditës së sotme. Kandidatja e Partisë Demokratike, Silva Hasaj, ka rezultuar me […]

The post “Çunat e Belës”/ Rinumërimi në Fier drejt përfundimit, sa vota i mori Ceno Klosi, Klevis Jahajt appeared first on BoldNews.al.

Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh

1 July 2025 at 22:02

Ndryshe nga Tirana, procesi i rinumërimit për qarkun Fier nxjerr në dukje një tjetër specifike, ku kandidantë të caktuar si Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD, rezultojnë me qindra vota fiktive. Sipas anëtarit të KAS, Ledio Braho të dhënat gjatë këtyre dy ditëve tregojnë se nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzore, […]

The post Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh appeared first on BoldNews.al.

Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen (Emrat)

27 June 2025 at 17:03

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD.

Njoftimi i SPAK:

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon çështjen në gjykatë për korrupsion në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal

Vladimir Lushkaj – i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, i parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal janë zhvilluar përmes metodave proaktive.

Gjatë procesit hetimor, nga kqyrja e pamjeve filmike dhe veprimet procedurale të autorizuara nga prokurori është dokumentuar një episod i datës 08.05.2025, rreth orës 10:00, kur shtetasi Pandeli Bozha ka shkuar në banesën e shtetasit Vladimir Lushkaj. Në këtë takim, Pandeli Bozha i ka futur në xhep një kartëmonedhë dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i sugjeruar emrin e kandidatit për të cilin duhet të votonte.

Pas marrjes në pyetje, shtetasi Vladimir Lushkaj ka dorëzuar pranë oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku emri i kandidatit për deputet ishte theksuar me ngjyrë portokalli. Këto materiale janë sekuestruar si prova në kuadër të këtij procedimi penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se veprimet e dokumentuara përmbushin elementë të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të parashikuara respektivisht nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

The post Dy të pandehur akuzohen për blerje votash/ SPAK dërgon për gjykim çështjen (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

By: Oldi
27 June 2025 at 17:43

Deputeti i PD, Asllan Dogjani shprehet se zgjedhjet e 11 majit, treguan një vullnet të deformuar të qytetarëve shqiptarë, të cilin sipas tij e legjitimoi si vjedhje edhe vetë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Dogjani tha se KAS ka përdorur dy standarde gjatë procesit të rinumërimit të votave, duke favorizuar Partinë Socialiste. Për Dogjanin, standardet […]

The post Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama appeared first on BoldNews.al.

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

27 June 2025 at 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një tjetër konferencë për shtyp nga selia blu, ku ka vazhduar akuzat e forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, të cilin e ka cilësuar si një farsë të mirëorganizuar nga Partia Socialiste.

Në deklaratën e tij, Berisha ka drejtuar gishtin ndaj disa prej deputetëve të rinj të mazhorancës, duke i cilësuar si “deputetët e karteleve”.

“Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këto janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Deputetët e karteleve,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, përveç manipulimeve në procesin e votimit, janë përdorur edhe forma të ndryshme të blerjes së votës.

“Po vërtetohet tashmë edhe dimensioni tjetër: blerja e votës përmes prokurimeve publike, shpërndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe mbjelljes së 100 milionë rrënjë kanabis në territor për qëllime elektorale,” akuzoi Berisha.

The post “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

27 June 2025 at 13:21

Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, ka publikuar të dhënat e disa prej qëndrave të votimit të 11 Majit, që sipas tij tregojnë manipulimin e procesit zgjedhor. Lideri demokrat tha se nga të dhënat ngrihen dyshime të forta se jo vetëm që është përdorur fenomeni i “trenit bullgar”, por sipas tij, ka edhe raste […]

The post Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore appeared first on BoldNews.al.

Dita e nëntë e rinumërimit në Tiranë/ Vetëm 40 kuti të mbetura, ja sa vota kanë humbur PD dhe PS

27 June 2025 at 11:28

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po shkon drejt përfundimit. Sot shënohet dita e nëntë e rinumërimit dhe kanë mbetur vetëm 40 kuti nga gjithsej 1207 për t’u numëruar, përpara se të mbyllet zyrtarisht procesi.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, vijon trendi i thellimit të humbjes së votave për partitë kryesore. Deri më tani, Partisë Demokratike pritet t’i zbriten 598 vota, ndërsa Partisë Socialiste 381 vota, krahasuar me rezultatin fillestar të shpallur më 11 maj.

Procesi ka shoqëruar edhe me debate mes përfaqësuesve të partive politike dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). Shkak është bërë interpretimi i votave ku qytetarët nuk e kanë vendosur kryqin brenda katrorit përkatës përbri emrit të kandidatit, por pak jashtë tij. KAS i ka konsideruar këto vota të pavlefshme, vendim i cili është kundërshtuar nga partitë që këmbëngulin se vullneti i zgjedhësve është i qartë.

Pavarësisht debatit, rinumërimi për qarkun e Tiranës pritet të përfundojë brenda ditës së sotme. Procesi do të vijojë ditën e hënë me qarkun e Fierit, ndërsa më pas do të nisë edhe me rreth gjysmën e kutive të votimit për qarkun e Durrësit, përfshirë edhe ato të diasporës.

The post Dita e nëntë e rinumërimit në Tiranë/ Vetëm 40 kuti të mbetura, ja sa vota kanë humbur PD dhe PS appeared first on Sot News | Lajme.

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

By: Oldi
26 June 2025 at 20:04

Hapja sërish e kutive i uli dhjetëra vota kandidatit demokrat, Ilir Alimehmeti pasi u vlerësuan si të pavlefshme. Por Alimehmeti akuzon Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ se është bërë pjesë e manipulimit të rezultatit, me leximin e gabuar të fletëve të votimit. “Ata që janë mësuar të fusin duart, vazhdojnë të ndikojnë numëruesit. […]

The post Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD appeared first on BoldNews.al.

Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës

By: Ardit
26 June 2025 at 12:59

Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës. Zhupa tha se vijnë nga raportimi në Strasburg dhe sipas saj të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas […]

The post Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌