Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Shkupi mund të regjistrojë përforcimet, largohet nga “lista e zezë” e FIFA-s

16 July 2025 at 22:43

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ish-kampion i vendit, pas katër muajsh ndalim nga FIFA për transferime, ka marrë dritën jeshile për të regjistruar futbollistë të rinj gjatë afatit kalimtar të verës, njofton Telegrafi.

Pas gati katër muajsh pezullim, klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, është larguar nga “lista e zezë” e FIFA-s dhe tashmë mund të regjistrojë lojtarë të rinj për këtë afat kalimtar veror.

Ish-kampioni i Maqedonisë së Veriut ishte sanksionuar nga FIFA në fund të muajit shkurt, së bashku me klubin tjetër të elitës, Voska Sport, për shkak të mosrespektimit të obligimeve ndaj ish-futbollistëve apo palëve të treta. Sanksionet përfshinin ndalim të regjistrimit të lojtarëve në tre afate kalimtare, por situata duket se është zgjidhur më herët.

Pas përmbushjes së kushteve dhe rregullimit të çështjeve të hapura, Shkupi ka marrë konfirmimin nga FIFA për të operuar lirshëm në tregun e transferimeve. Kjo do të thotë se të gjitha përforcimet që janë prezantuar deri tani, mund të regjistrohen dhe të jenë të gatshëm për sezonin e ri.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm për klubin nga Çairi, që vjen vetëm një ditë pasi grupi i tifozëve “Shvercerat” kishte dalë me një reagim të ashpër ndaj pronarit të klubit, duke kërkuar largimin e tij. Mbetet të shihet nëse ky hap pozitiv do të shënojë një kthesë për Shkupin në prag të sezonit të ri futbollistik. /Telegrafi/

The post Shkupi mund të regjistrojë përforcimet, largohet nga “lista e zezë” e FIFA-s appeared first on Telegrafi.

FIFA nën kritika për shkelje të rregullave në finalen e Botërorit për Klube – a u favorizua Chelsea?

16 July 2025 at 22:22

Finalja e Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain, e zhvilluar të dielën në New Jersey, ka nxitur debate të ashpra për mënyrën se si FIFA e trajtoi ngjarjen dhe respektimin e rregullave të lojës.

Gazetari i njohur sportiv i “The Times”, Martyn Ziegler, ka akuzuar FIFA-n për shkelje të hapur të rregullave duke lejuar një pushim të pjesës së parë prej 24 minutash, shumë më tepër se limiti i lejuar prej 15 minutash sipas “Rregullës 7” të futbollit.

Në vend të një pushimi standard, FIFA organizoi një shfaqje muzikore me Robbie Williams, duke e kthyer pjesën e ndërprerë në një spektakël të ngjashëm me “Super Bowl”, vetëm për të shtuar shkëlqimin artificial të eventit.

Ziegler ironizoi në rrjetin social X, duke pyetur: “Çfarë kuptimi ka që FIFA pretendon se respekton Rregullat e Lojës, kur i injoron ato për t’i dhënë Infantinos një shfaqje të tillë?”.

Përplasja me rregullat është e qartë: sipas IFAB-it (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit), pushimi në pjesën e parë nuk mund të kalojë 15 minuta, përveç ndonjë pauze të shkurtër për freskim”.

Kritikët thonë se kjo është një tjetër dëshmi e komercializimit të futbollit nga FIFA dhe e vendosjes së interesave të marketingut mbi integritetin sportiv.

Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është fotografuar me Donald Trump para trofeut, duke shtuar më tej polemikat.

Ndërkohë, FIFA nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje, duke lënë të hapur diskutimin për mënyrën se si po e menaxhon futbollin në prag të Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

The post FIFA nën kritika për shkelje të rregullave në finalen e Botërorit për Klube – a u favorizua Chelsea? appeared first on Telegrafi.

Raporti PEFA, BE: Përparime në buxhetim, investime publike dhe auditimin e brendshëm

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përshëndeti sot prezantimin e raportit të ri për Vlerësimin e Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA) këtë javë në Tiranë.

“Menaxhimi i financave publike në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe për aksesin në fondet e BE-së”, thekson Delegacioni i BE, në një postim në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, shton Delegacioni, “mirëpresim prezantimin e raportit të ri për Vlerësimin e Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA) këtë javë në Tiranë”.

“Raporti tregon përparime në procesin e buxhetimit, procedurat e investimeve publike dhe auditimin e brendshëm. Përmirësimet në raportimin financiar të konsoliduar, përfshirë ndërmarrjet shtetërore dhe menaxhimin e aseteve publike, mbeten ndër sfidat kryesore”, thekson zyra e BE.

Delegacioni i BE nënvizon se, gjetjet dhe rekomandimet e raportit PEFA duhet të merren parasysh teksa qeveria vijon me zbatimin e reformave në këtë fushë.

1 nga 4

/gj.m//r.e//a.f/

The post Raporti PEFA, BE: Përparime në buxhetim, investime publike dhe auditimin e brendshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA përjashton një klub për 10 vjet nga garat evropiane për trukim ndeshjesh – dy lojtarë përjashtohen nga futbolli përgjithmonë

16 July 2025 at 16:56

UEFA ka përjashtuar një klub nga të gjitha garat e saj për një periudhë prej dhjetë vitesh dhe e ka gjobitur me 500 mijë euro, pas akuzave për manipulim të ndeshjeve dhe shkelje të rregullave të integritetit.

Organi më i lartë i futbollit evropian ka ndëshkuar klubin malazez KF Arsenal Tivat, i cili mori pjesë në Ligën e Konferencës për sezonin 2023/24, pas një hetimi mbi dyshimet për trukim të ndeshjes së zhvilluar kundër Alashkert FC në korrik të vitit 2023.

Vendimi i UEFA-s nënkupton se FK Arsenal Tivat nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë garë të organizuar nga UEFA – përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës – deri në sezonin 2034/35.

 

Breaking: UEFA bans FK Arsenal Tivat from its competitions for TEN YEARS for match fixing linked to Conference League matches

— Rob Harris (@RobHarris) July 16, 2025

Në deklaratën zyrtare të publikuar të mërkurën, UEFA sqaroi: “Pas një hetimi dhe procedurave disiplinore kundër FK Arsenal Tivat dhe individëve të tjerë, lidhur me shkelje të dyshuara të Rregullores Disiplinore të UEFA-s gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës mes Alashkert FC dhe FK Arsenal Tivat në korrik 2023, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) ka marrë këto vendime:

Akuzat ndaj FK Arsenal Tivat:

Shkelje të parimeve të përgjithshme të sjelljes (Neni 11).

Manipulim i ndeshjeve dhe shkelje të integritetit të garave (Neni 12).

Vendimi:

FK Arsenal Tivat dënohet me një gjobë prej 500,000 eurosh.

FK Arsenal Tivat përjashtohet nga të gjitha garat e UEFA-s për dhjetë vjet, deri në sezonin 2034/35.

FIFA kërkohet të zgjasë këtë ndalim në të gjitha kompeticionet në nivel global”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit evropian.

Përveç klubit, disa individë të përfshirë janë dënuar rëndë. Lojtari Nikola Celebic është ndaluar përjetësisht nga çdo aktivitet i lidhur me futbollin, ndërsa Cetko Manojlovic është pezulluar për dhjetë vjet.

Radule Zivkovic dhe Dushan Puletic janë gjithashtu pezulluar për dhjetë vjet për përfshirje në manipulim të ndeshjeve.

Drejtori sportiv i klubit, Ranko Krgovic, është dënuar me përjashtim të përjetshëm nga çdo aktivitet i lidhur me futbollin.

Ky është dënimi më i rëndë që UEFA ka dhënë për një klub që nga viti 2009, kur FK Pobeda nga Maqedonia e Veriut u përjashtua për tetë vjet për trukim të ndeshjeve. /Telegrafi/

The post UEFA përjashton një klub për 10 vjet nga garat evropiane për trukim ndeshjesh – dy lojtarë përjashtohen nga futbolli përgjithmonë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

BE: Kundërtarifat ndaj SHBA janë 72 miliardë euro nga ”Boeing” te uiski

15 July 2025 at 17:39

Komisioni i BE-së u ka paraqitur zyrtarisht shteteve anëtare listën e kundërtarifave prej 72 miliardë eurosh të gatshme për t’u zbatuar në përgjigje të së ashtuquajturave tarifa reciproke të SHBA-së për makinat.

Pas mbylljes së konsultimit publik më 10 qershor, paketa fillestare prej 95 miliardë eurosh u zvogëlua, por – sipas listës së parë nga ANSA – ajo ruan bazat e eksporteve të SHBA-së si mishin e viçit dhe derrit, SUV-ët, kamionçinat dhe komponentët e avionëve të lidhur me ”Boeing ”.

Gjithashtu në shënjestër është uiski ikonik i Kentuckyt.

”Lista është ende subjekt i ndryshimeve ”, specifikon një burim diplomatik, duke konfirmuar se shqyrtimi nga të 27-t do të çojë në “rregullime të mëtejshme” para miratimit.

Lista, e reduktuar në afërsisht 200 faqe nga 218 faqet fillestare të hartuara midis prillit dhe majit, u vu në tryezën e të 27-ve me një vlerë totale prej 72,1 miliardë eurosh, që do t’i shtohet paketës fillestare prej 21 miliardë eurosh të ngrira deri më 1 gusht.

Lista mban një strukturë të synuar që synon sektorët me ndikim të lartë ekonomik dhe politik, me qëllim ribalancimin e bilancit tregtar me Uashingtonin: nga uiski i Kentuckyt, pavarësisht presionit të fortë nga Italia, Franca dhe Irlanda për të mbrojtur sektorin e pijeve nga hakmarrja e Trump – te karavidhet e Maineit, nga agrumet e Floridës te mikroçipat e Teksasit dhe teknologjia ”Silicon Valley”.

Ajo gjithashtu përfshin sektorë kyç për shtetet bujqësore dhe prodhuese, të tilla si soja e Luizianës, mishi i viçit dhe shpendët dhe produktet e drurit, të konsideruara si impute strategjike për prodhimin amerikan dhe thelbësore për ekonomitë e shteteve si Xhorxhia, Virxhinia dhe Alabama.

Brukseli po përgatit një kundërsulm në dy fronte, industrinë agro-ushqimore dhe të rëndë.
Kundërtarifat për produktet ushqimore të konsumit ndikojnë në një vlerë prej afërsisht 6,3 miliardë eurosh si fruta, perime, reçel, mish të freskët dhe të përpunuar, pije alkoolike (verë, birrë, pije alkoolike), ëmbëlsira, erëza, duhan, lëngje dhe shurupe.

Vetëm sektori i prodhimeve të detit vlen 510 milionë euro dhe përfshin salmonin, butakët dhe peshkun e Alaskës.

Bllokada industriale shumë më e madhe prek industritë e rënda dhe teknologjike, me një vlerë prej 65,7 miliardë eurosh si avionë dhe pjesë këmbimi ”Boeing” (10,8 miliardë euro), përbërës automobilistikë (9,9 miliardë euro), makineri (9,4 miliardë euro), pajisje mjekësore (7,6 miliardë euro), kimikate dhe plastikë (7,7 miliardë euro), pajisje elektrike (6,1 miliardë euro) dhe instrumente precize.

Produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit dhe lëndët e para të rëndësishme si bakri dhe druri, ende të përjashtuara nga tarifat e Uashingtonit, mbeten jashtë fushëveprimit.
Një përjashtim i mëtejshëm ka të bëjë me produktet për përdorim ushtarak, të cilat Brukseli i ka lënë qëllimisht jashtë perimetrit të tarifave, edhe në dritën e lëshimeve të bëra nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me blerjet e armëve nga SHBA-ja.

Krahas kundërtarifave, ekzekutivi i BE-së po propozon gjithashtu një paketë të synuar kufizimesh mbi eksportet evropiane jashtë shtetit, me vlerë 94,4 milionë euro duke u përqendruar në skrapin e metaleve me ngjyrë dhe aluminin.

Chelsea mbulon me para 29 lojtarë për triumfin në Botërorin e Klubeve

15 July 2025 at 18:31

Skuadra e Chelseat do të shpërblehet bujarisht për fitoren në Kupën e Botës për Klube.

Secili nga 29 lojtarët do të marrë një bonus prej rreth 410,000 euro, një shumë e krahasueshme me shpërblimet që klubi ka paguar më parë për fitimin e Ligës së Kampionëve, shkruan Mail Sports.

Këto bonuse dërgojnë një mesazh të qartë për lojtarët aktualë dhe për përforcimet e ardhshme: suksesi në fushë shpërblehet në mënyrë bujare, edhe pse Chelsea nuk është ndër klubet që ofron pagat bazë më të larta në Ligën Premier.

Politika e klubit është e ndërtuar mbi stimuj konkretë për të nxitur performancën, duke përfshirë shpërblime për kualifikimin në Ligën e Kampionëve apo për fitimin e trofeve të rëndësishëm.

Më herët, lojtarët e Chelseat përfituan një rritje page prej afërsisht 20 për qind pas sigurimit të vendit në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu u shpërblyen për suksesin në Ligën e Konferencës së Evropës.

Bonuset për triumfin në Kupën e Botës për Klube janë një shtesë e mirëpritur për futbollistët dhe pritet të shërbejnë si motivim shtesë për të vazhduar performancat në nivel të lartë.

Qasja e Chelseat për të shpërblyer suksesin është pjesë kyçe e strategjisë së klubit për të tërhequr dhe mbajtur talentet më të mira, duke synuar të ndërtojë një projekt fitues dhe afatgjatë. /Telegrafi/

The post Chelsea mbulon me para 29 lojtarë për triumfin në Botërorin e Klubeve appeared first on Telegrafi.

GJERMANI – Merz: SHBA të mos nënvlerësojë BE-në për mosmarrëveshjet tarifore

15 July 2025 at 16:00

GARMISCH-PARTENKIRSCHEN (Gjermani), 15 korrik /ATSH-DPA/ – SHBA-ja nuk duhet ta nënvlerësojë gatishmërinë e Evropës për t’u kundërpërgjigjur, nëse tarifat e planifikuara prej 30% për mallrat e BE-së hyjnë në fuqi, tha sot kancelari gjerman Friedrich Merz.

”Qeveria amerikane duhet ta dijë se Evropa është e gatshme t’u përgjigjet ngarkesave tepër të larta doganore me masa të ngjashme”, tha Merz në një takim me kabinetin bavarez në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze.

Merz tha se është në kontakt të ngushtë me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Bashkimi Evropian ende shpreson për një zgjidhje të negociuar për mosmarrëveshjet tarifore”, tha kancelari.

“Qëllimi ynë është dhe mbetet të arrijmë shpejt një zgjidhje që lehtëson tregtinë me Shtetet e Bashkuara dhe siguron tarifa më të ulëta përsëri”, tha Merz.

“Tani kemi kohë deri në fund të korrikut për të zhvilluar negociata”, shtoi ai.

Trump  njoftoi javën e kaluar një afat deri më 1 gusht për negociatat.

Një tarifë prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së do të kishte ndikime të mëdha në ekonominë e Gjermanisë, e cila është shumë e fokusuar në eksporte./   /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Merz: SHBA të mos nënvlerësojë BE-në për mosmarrëveshjet tarifore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump e mori një medalje të destinuar për fituesit e Kupës së Botës së Klubit, ai nuk heziton ta fus në xhep

14 July 2025 at 15:59

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar sërish polemika pas finales së Kupës së Botës për Klube, ku mori një medalje që ishte menduar për lojtarët e ekipit fitues.

Trump mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së trofeve pasi Chelsea mundi PSG-në 3-0 në finale. Ai ishte në shoqërinë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe gruas së tij, Melania, dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ai mori pjesë aktive, megjithëse zyrtarisht nuk kishte një rol në ceremoni.

Pas ceremonisë, Trump pranoi medaljen që ia dorëzoi Gianni Infantino. Presidenti e mbajti për vete, si një dhuratë simbolike nga kjo ngjarje e madhe.

 

Donald Trump took Madueke medal 😭😭

pic.twitter.com/blIfSd4jyf

— Janty (@CFC_Janty) July 13, 2025

FIFA ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, dhe Chelsea nuk donte të komentonte mbi situatën.

Kujtojmë që Chelsea mposhti Paris Saint Germain në finale me rezultatin 3-0 dhe fitoi titullin kampion bote. /Telegrafi/ 

The post Trump e mori një medalje të destinuar për fituesit e Kupës së Botës së Klubit, ai nuk heziton ta fus në xhep appeared first on Telegrafi.

Momenti i sikletshëm kur kapiteni i Chelsea dhe presidenti i FIFA-s i kërkojnë Trumpit të largohet

By: gaze tare
14 July 2025 at 12:20

Protokolli i autoriteteve të futbollit (FIFA, UEFA) thotë se në ceremoninë e ndarjes së trofeut të një turneu, zyrtarët që ia dorëzojnë atë kapitenit të ekipit fitues shkojnë menjëherë diskret në buzë të podiumit dhe i lënë futbollistët të ngrenë kupën.

Por kur Donald Trump është i përfshirë në të gjithë procesin, atëherë nuk zbatohet asnjë protokoll përveç asaj që mendon… sundimtari i planetit, i cili arriti të bëhet viral duke marrë pjesë vullnetarisht në festimet e Chelseat për fitimin e Kupës së Botës për Klube.

Presidenti i SHBA-së, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ua dorëzuan medaljet fituesve dhe humbësve dhe sigurisht kupën kapitenit të ekipit blu, Reece James. Kur mbrojtësi ndërkombëtar anglez mori trofeun special në duar, me bisht të syrit po priste që Trump të shkonte pranë Infantinos i cili tashmë kishte qenë në buzë të podiumit, por politikani amerikan ishte… i bllokuar në vendin e tij.

“Çfarë po bën ai? ” , duket se pyet veten MVP i turneut, Cole Palmer, në një video, ndërsa të gjithë lojtarët e Chelseat përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh…

Infantino u përpoq t’i bërtiste që të vinte pranë tij, James dhe Sanchez, portieri i Chelseat, i murmëritën diçka, por Trump po e shijonte momentin dhe qëndroi aty sikur të ishte tifozi më fanatik i Chelseat.

Champions in every frame 🏆💙

GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Live All Summer Long | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/1F5pqfVjGt

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 14, 2025

The post Momenti i sikletshëm kur kapiteni i Chelsea dhe presidenti i FIFA-s i kërkojnë Trumpit të largohet appeared first on iconstyle.al.

BE gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

By: Elva
14 July 2025 at 11:22

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash  në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje tregtare, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të shtunën se do të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe Bashkimi Evropian, nisur nga […]

The post BE gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje appeared first on BoldNews.al.

Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik

14 July 2025 at 09:54

Chelsea bëri histori pas fitores 3:0 ndaj Paris Saint-Germain, duke u shpallur fituesi i parë i Kupës së Botës për Klube në formatin e ri.

Megjithatë, momenti historik u zbeh disi nga një situatë e pazakontë me Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ia vodhi vëmendjen londinezëve gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut.

Trump ishte i pranishëm si mysafir nderi dhe kishte rolin për të dorëzuar trofeun, por pas këtij akti, ai refuzoi të largohej nga podiumi i fituesit.

¡EL CHELSEA ES CAMPEÓN DEL MUNDO! 🏆

NI TRUMP SE QUIERE IR DE LA FIESTA 😅#FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/94vKeWmL60

— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 13, 2025

Futbollistët e Chelseat, përfshirë kapitenin Reece James dhe golashënuesin Cole Palmer, mbetën të habitur nga qëndrimi i gjatë i Trump në skenën e festimeve.

James kërkoi nga bashkëlojtarët që të prisnin largimin e tij përpara se të vazhdonin me fotot dhe festën, ndërsa fytyra e Palmer u bë virale për reagimin e tij të çuditur.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ftoi për t’u larguar, por Trump qëndroi më gjatë sesa ishte parashikuar dhe u largua vetëm pasi trofeu u ngrit lartë nga futbollistët e Chelseat.

I LOVE COLE PALMER. SAYING WHY IS TRUMP HERE 😭😭😭

pic.twitter.com/JVdZZVNlNI

— Conn (@ConnCFC) July 13, 2025

Ngjarja u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë reaguan ndaj momentit të sikletshëm që e prishi festën e Chelseas në skenën më të madhe. /Telegrafi/

 

The post Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik appeared first on Telegrafi.

SHBA – ”Chelsea” fiton Kupën e Botës për Klubet, Trump i pranishëm në stadium

NJU XHERSEI, 13 korrik /ATSH/ – Skuadra angleze e ”Chelsea”-it fitoi sot Kupën e Botës për Klubet pasi mundi në finale francezët e ”Paris Saint Germain” (PSG) me rezultatin 3-0, sipas pamjeve televizive.

Nën drejtimin e iranianit Alireza Faghani, në ndeshjen e luajtur në stadiumin ”MetLife” të Nju Xherseit, i pari që hapi serinë e golave ishte Palmer (22’), pas një kundërsulmi të shpejtë duke mposhtur Donarumën me një gjuajtje në krahun e djathtë të portës.

Në minutën e 30-të ishte sërish Palmer, i cili bën gjithçka dhe shënon një gol të ngjashëm me të parin.

Më pas, në minutë e 43-të Palmer pason pas një kundërsulmi te Zhoao Pedro, i cili nuk gaboi para Donarumës.

Në minutën e 86-të Joao Neves i PSG, largua me karton të kuq për lojë të rrezikshme.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës për Klube, edhe presidenti amerikan, Donald Trump ishte i pranishëm në stadium, i shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump dhe në krah të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada./  a.jor.

The post SHBA – ”Chelsea” fiton Kupën e Botës për Klubet, Trump i pranishëm në stadium appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Vajzat dhe djemtë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakël me performancën e tyre në kalanë e Porto Palermos, duke e bërë eksperiencën e pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj më të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama tha në një postim në rrjetet sociale, që “Porto Palermo, pikëtakimi më i veçantë i pasurisë natyrore me trashëgiminë kulturore që zbukurohet edhe më shumë nga tingujt e spektaklit të dhuruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura”.

Në kuadër të sezonit turistik, Porto Palermo ishte ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët.

/e.i//a.f/

The post Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FIFA “mbulon” Botërorin/ Temperaturat e larta në SHBA ndikuan lojtarët dhe tifozët

By: Rovena
13 July 2025 at 13:16

Për ndeshjet në fushë dhe tribuna, golat dhe spektaklin nuk mund të thuhet asgjë. Botërori për Klube i kishte të gjitha këto komponentë që e bëjnë futbollin sportin më të dashur në botë.

Por disa zgjedhje të FIFA lenë vend për diskutime. Mbi të gjitha stadiumet e zgjedhur për ndeshjet, shumë prej tyre të krijuar për futbollin amerikan, pra të pambuluar dhe në dorë të kushteve atmosferike. Temperaturat e larta e bënë të skajshme lodhjen e lojtarëve dhe qëndrimin e tifozëve në tribuna, ndërsa disa ndeshje u ndërprenë për shkak të alarmit për stuhi.

Një mësim për FIFA në prag të finaleve të Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohet sërish në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Çdo kritikë është një burim për ne, për të studiuar dhe analizuar se çfarë mund të bëjmë më mirë. Sigurisht, temperaturat e larta ishin një sfidë. Ndalesat e lojës për freskimin e lojtarëve janë të rëndësishme. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë tjetër, por kemi stadiume të mbuluar dhe do t’i përdorim për ndeshjet e vitit të ardhshëm”, tha Xhani Infantino.

Pavarësisht këtyre kritikave, Xhani Infantino e cilësoi Botërorin për Kluve si turneun me më shumë sukses në botë.

“Kemi dëgjuar se ky turne nuk do të funksiononte financiarisht. Që askush nuk do të ishte i interesuar, por deri tani kemi gjeneruar 2.1 miliard dollarë fitime. Kjo do të thotë, një mesatare prej 33 milion dollarë për ndeshje. Asnjë tjetër turne për klube nuk i afrohet kësaj shifre”,  shoi Xhani Infantino.

Presidenti i FIFA hodhi poshtë zërat për ndryshimin e formatit të Botërorit të Klubeve për edicionin e tij të dytë në vitin 2029./abcnews.al

“Dukagjini” organizon “Festivalin e Librit”, prezantohen afro 5 mijë tituj

12 July 2025 at 21:53

Që nga viti 2023, në hapësirat e “Albi Mall” në Prishtinë, Libraria Dukagjini zë një pjesë të saj me librat më të fundit të saj, për organizimin e Festivalit të Librit.

Në aktivitetin e sivjetmë, qëllimi është që lexuesi të jetë më afër, dhe të ketë më shumë vende për t’u informuar, blerë dhe lexuar libra të ndryshëm.

Latif Mustafa tregon detaje më të hollësishme për këtë organizim.

“Kemi organizuar edhe disa aktivitete për fëmijë të cilët do të nxisin disa lloje të shkathtësive të tyre, atyre shkathtësive që kanë të bëjnë me edukimin estetik, edukimin analitik, por edhe me sensin e tyre të garës, për të garu dhe për të fituar ndonjë libër”, ka thënë Latif Mustafa, Libraria “Dukagjini”.

Në këtë aktivitet, ku janë afro 5 mijë tituj të librave, lexuesit mund të gjejnë zhanre të ndryshme, të cilët janë me një zbritje goxha të favorshme.

“Gjithashtu, kemi një lirim enorm, nga 20% deri në 60%, duke i përfshirë këtu librat e Librarisë ‘Dukagjini’ që i kemi standard me një zbritje prej 30%”, ka thënë Latif Mustafa nga Libraria “Dukagjini”.

E një aktivitet të tillë e mirëpresin edhe qytetarët, të cilët thonë se organizime të tilla i shtyjnë drejt leximit.

“Normal, i shtinë me i lexu, edhe zbritje, njerëzit me ble, me lexu, edhe është hala më mirë.”

“Me lexu nuk po mundemi shumë, por çmimet janë në rregull.”

Festivali këtë të shtunë pati ditën e dytë, ndërkohë do të jetë i hapur edhe javën e ardhshme.

The post “Dukagjini” organizon “Festivalin e Librit”, prezantohen afro 5 mijë tituj appeared first on Telegrafi.

Von der Leyen reagon ashpër pas tarifave të Trump: BE-ja gati për kundërmasa

By: Elva
12 July 2025 at 17:03

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një tarife 30% mbi produktet e eksportuara nga Bashkimi Evropian drejt SHBA-së, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë globale dhe furnizimet transatlantike. Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se […]

The post Von der Leyen reagon ashpër pas tarifave të Trump: BE-ja gati për kundërmasa appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: BE dhe Meksika nga 1 gushti tarifa prej 30% për mallrat e tyre drejt SHBA-së

UASHNGTON, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Bashkimi Evropian dhe Meksika do të përballen me një tarifë prej 30% për importet në SHBA që nga 1 gushti.

Ai paralajmëroi se do të vendoste taksa edhe më të larta mbi importet nëse ndonjëri prej partnerëve tregtarë të SHBA-së do të vendoste të hakmerrej.

Trump ka publikuar në rrjetin e tij social Truth në një imazh të letrës së tij që i ka dërguar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbi vendimin.

Në letër, Trump u ankua për deficitin tregtar “afatgjatë, të madh dhe të vazhdueshëm” që Shtetet e Bashkuara kanë me BE-në, duke akuzuar bllokun prej 27 vendesh për politika dhe barriera tregtare të padrejta.

Trump shkroi se administrata e tij do të eliminonte normën e lartë të tarifës nëse “Bashkimi Evropian, ose vendet brenda tij, vendosin të ndërtojnë ose prodhojnë në Shtetet e Bashkuara”.

Këtë javë, Trump u dërgoi një mori letrash udhëheqësve të huaj duke i informuar ata për tarifat e reja të larta që ai synon të vendosë për produktet e tyre duke filluar nga 1 gushti. /os/

The post SHBA – Trump: BE dhe Meksika nga 1 gushti tarifa prej 30% për mallrat e tyre drejt SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

By: Ardit
12 July 2025 at 15:35

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur të shtunën se do të vendosë 30 për qind tarifë kundër mallrave të Bashkimit Evropian dhe Meksikës prej 1 gushtit. Trump i ka prezantuar tarifat ndaj dy prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara përmes dy letrave të publikuara në rrjetet sociale. Në letrën […]

The post Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës appeared first on BoldNews.al.

Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillit bashkiak të Tiranës Artan Distafa në një deklaratë për mediet ngriti sot shqetësimin e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Sipas tij megjithëse kanë kaluar më shumë se 5 vite nga tërmeti ende banorët e Kombinatit janë në gjendje emergjente.

“Jo për shkak të natyrës, për shkak të mashtrimit të planifikuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës. Qindra familje janë ende pa strehë, të përjashtuar, të braktisur dhe të harruar përballë dramës së tyre”, tha Distafa.

Distafa theksoi se grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës kërkon që të publikohet lista e plotë të përfituesve të banesave në Kombinat, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

”Ne, grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojmë urgjentisht transparencë mbi kriteret dhe procedurat e ndjekura; strehim të menjëhershëm për çdo familje që është ende pa çati”, tha Distafa.

“Do të kërkojmë llogari, derisa çdo banor i Kombinatit dhe të gjithë ata banorë që akoma nuk kanë banesat e premtuara, të marrin atë që i takon me të drejtë. Qytetarët nuk kërkojnë më premtime, por përgjegjësi dhe drejtësi”, u shpreh Distafa.

/m.q/j.p/

The post Këshilltarët e PL në bashkinë e Tiranës: Transparencë mbi procedurat e strehimit në Kombinat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

12 July 2025 at 09:03

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe tashmë mban vendin e 68-të. Për humbjen e këtyre dy pozicioneve siç duket ka ndidkuar barazimi në Tiranë ndaj Serbisë, si dhe barazimi në transfertë ndaj një kundërshtari modest si Letonia, të dyja ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e kampionatit […]

The post Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik appeared first on BoldNews.al.

❌
❌