Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

24 vatra zjarri aktive, mbi 10 mijë forca në terren, MM: Situatë më kritike në Finiq e Delvinë

13 August 2025 at 10:56

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.

Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.

Situata më problematike është në vatrat në qarkun Vlorë në bashkinë Delvinë dhe Finiq.

Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.

Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.

Në qarkun Elbasan në bashkinë Gramsh, në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.

Në qarkun Gjirokastër, në bashkinë Tepelenë, në Hormovë, rreziku për banesat është shmangur, por puna për shuarjen vazhdon. Në Turan, flakët janë përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur dy stalla dhe kafshë. Në terren kanë operuar forca zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare dhe ushtarake, si dhe helikopterë çek e sllovak.

Në qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë Arrëz, në Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë.

Në qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës dhe fshatin Durishtë, zjarri është mbajtur nën kontroll me ndërhyrje nga ajri dhe toka. Në zonën Arbanë (Damjan e Isufaj), flakët morën përmasa të mëdha dhe u ndërhy me helikopter kroat. Në Ferraj dhe Zall-Herr, vatrat po mbahen nën monitorim, ndërsa në Kryevidh të Rrogozhinës janë djegur rreth 100 ha dhe dy shtëpi të pabanuara.

Në qarkun Dibër, në malin me Gropa, Biz të Martaneshit, zjarri vazhdon në zonë të mbrojtur, larg banesave. Në Ternovë, operacioni vazhdon me forca vendore dhe të FA.

Në qarkun Korçë, në bashkinë Kolonjë, në Gërmenj, zjarri në pyjet me pisha zhvillohet në terren të vështirë, me shpërthime municionesh në perimetrin e flakëve. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë është e vështirë dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

Puna po vijon ndërkohë edhe në vatrat, ku nuk ka rrezik për banesa apo gjënë e gjallë.

Sa i përket parashikimit të motit dhe rrezikshmërisë për zjarre, sipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

 

/gj.m/

 

The post 24 vatra zjarri aktive, mbi 10 mijë forca në terren, MM: Situatë më kritike në Finiq e Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rehabilitimi i aksit Peshkopi-Degëzim Kuben, ARRSH: Përmirësim i shtresave asfaltike

13 August 2025 at 10:38

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se po vijojnë punimet për përmirësimin e shtresave asfaltike në aksin Peshkopi – Degëzim Kuben.

ARRSH thekson se, në kuadër të punimeve për rehabilitimin e aksit Peshkopi – Degëzim Kuben po punohet me mjete dhe punëtorë për përmirësimin e shtresave asfaltike përgjatë gjithë segmentit.

Sipas ARRSH, përfundimi i këtyre punimeve do të plotësohet me vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale duke sjellë rritjen e sigurisë rrugore dhe qarkullim më të shpejtë e të sigurt.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Rehabilitimi i aksit Peshkopi-Degëzim Kuben, ARRSH: Përmirësim i shtresave asfaltike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë

13 August 2025 at 10:34

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën play-off.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë janë më pranë se kurrë për ta arritur këtë objektiv dhe u mjafton edhe një fitore me rezultat minimal, pasi sfida e parë në Ljubljana, në stadiumin “Stožice”, u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Gjithçka do të vendoset në Rrogozhinë, në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve për të siguruar një tjetër arritje historike. Ndeshja do të luhet në orën 21:00.

Në “Air Albania” do të zhvillohet superdueli Dinamo City – Hajduk Split. Blutë e Dinamos zhvilluan një ndeshje të mirë, shënuan të parët në transfertë, por u mundën 2-1.

Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur dhe kualifikimi do të vendoset në Tiranë. Sfida Dinamo City – Hajduk Split do të luhet në orën 20:45.

/gj.m/j.p/

 

The post UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës, tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë

13 August 2025 at 10:14

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se, operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndalim gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar perimetrin e flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqet kombëtare në mbarë Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale Vengu u shpreh se, tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë pa u ndalur në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq.

Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit.

Vengu theksoi se po punohet me vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.

Ministri gjithashtu shprehu mirënjohje për çdo forcë të angazhuar në këtë sfidë.

/gj.m/

 

The post Vengu: Operacion i gjerë kundër zjarreve gjatë natës, tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit in vitro, Rama: Tashmë ofrohet në sistemin publik

13 August 2025 at 08:57

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot rastin e suksesit me lindjen e dy foshnjave të tjera përmes procedurës in vitro.

Dua dhe Mertoni janë dy foshnje që erdhën në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit.

“Dy gëzime të reja nga materniteti “Koço Gliozheni”, Dua dhe Mertoni që erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale se.

Sistemi shëndetësor publik ofron tashmë shërbimin e fertilizimit in vitro (FIV) falas për çiftet që përballen me infertilitetin, përmes Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Për herë të parë pranë Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni ka ardhur në jetë në 17 dhjetor 2024, fëmija i parë me teknikën e riprodhimit të asistuar.

Paketa e fertilitetit synon të mbështesë çiftet e reja përmes shërbimit falas të Fertilizimit in Vitro (FIVET).

Me buxhetin e këtij viti, rreth 150 çifte të reja po mbështeten për të realizuar ëndrrën e tyre për të krijuar familje.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit in vitro, Rama: Tashmë ofrohet në sistemin publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

MM: 27 vatra zjarri aktive, në Delvinë të angazhuar efektivë të FA dhe forca nga katër bashki

12 August 2025 at 22:48

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes dha sot informacion mbi situatën e zjarreve në vend.

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.

Në qarkun Vlorë, bashkia Delvinë, zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e Delvinës, duke rrezikuar edhe qytetin, pas fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Po vijon evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara. Në terren kanë operuar helikopteri i FA-së, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Bashkia Delvinë po hap breza mbrojtës me skrepa, ndërsa kërkohet mbështetje shtesë nga ajri për shkak të riskut të lartë.

Sipas njoftimit, për shkak të flakëve që po afrohen me qytetin, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Nuk ka rrezik për banesat.

Po ashtu në Delvinë i pranishëm është dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ai po  ndjek nga afër situatën.

Fshati Sevaster, Nj. A. Sevaster – Në terren ndodhet mjeti zjarrfikës i Selenicës me efektivët e tij. Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni, po rrezikojnë disa banesa. Ka nisur evakuimi i banorëve.

Fshati Mesaplik, Nj. A. Brataj – Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar banesa. Forcat zjarrfikëse të Vlorës po ndërhyjnë me mjete dhe efektivë, ndërkohë që po vijon evakuimi i banorëve.

Bashkia Dropull – Zjarri i ardhur nga Finiqi është shtrirë nga lartësitë mbi fshatin Goric deri në fshatin Dhuvjan (ish-reparti ushtarak i Leftokaresë). 20 forca të bashkisë Dropull po e mbajnë nën monitorim. Nuk ka rrezik për banesat.

Parku i “Rëzom” – Maja e “Lucës” – Vatra në sipërfaqe me shkurre e pyll vazhdon aktive. Terreni i thyer nuk lejon ndërhyrje me mjete, por AdZM do të kryejë ndërhyrje në orët e para të mëngjesit.

Lagjja “15 Tetori”, Vlorë – Vatër aktive në kodrën pas bashkisë. Në terren ndodhet 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë.

Rrethrrotullimi i Orikumit – Vatër aktive, ku po ndërhyhet me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë.

Në qarkun Dibër në Ternovë, Zerqan – Bulqizë, zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Po punojnë forcat e MZSH-së, pyjores, bashkisë dhe kompanive minerare, si dhe 30 trupa FA.

Mali me Gropa, Biz – Martanesh – Vatër në zonë të mbrojtur, larg zonave të banuara. Monitorim nga AdZM dhe njësia vendore.

Fshati Luzni – Zjarri rrezikoi banesat, por forcat operacionale arritën ta vendosin nën kontroll.

Xibër Murriz – Klos – Vatër nën monitorim, pa rrezik.

Në qarkun Berat, fshati Rehovë – Poliçan – Riaktivizim me përmasa të mëdha, që po prek fshatrat Rehovë, Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik e Panarit, si dhe Rezervatin e Mbrojtur “Balloll”. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Në fshatin Vokopolë  u evakuuan banorët. Në vendngjarje janë edhe efektivë të FA dhe forca nga bashkitë përreth. Situata është kritike.

Fshati Mbrakull – Poliçan – Zjarri ka kaluar pranë ujësjellësit dhe qytetit. Po punojnë 35 forca FA, 65 forca MZSH, 15 forca bashkiake dhe mjetet zjarrfikëse të zonës.

Fshati Velçan – Sinjë – Vatër nën monitorim.

Fshati Orizaj – Qendër Skrapar – Zjarr në sipërfaqe me shkurre, po monitorohet.

Në qarkun Tiranë në Spanesh – Rrogozhinë, zjarri pranë banesave, është kryer evakuim i banorëve.

Ferraj dhe Zall-Herr – Tiranë – Forcat zjarrfikëse dhe APR po punojnë për izolimin.

Damjan dhe Isufaj – Vaqarr – Vatra e madhe po përparon drejt Pezë-Helmës. Po ndërhyhet me 20 forca zjarrfikëse dhe mjete.

Mali i Bërzhitës – Ibë – Vatra aktive, pa rrezik të menjëhershëm.

Në qarkun Gjirokastër në Hormovë – Tepelenë, zjarri rrezikon banesat, është kryer evakuimi i banorëve. Ndërsa të gjitha strukturat janë në terren.

Koshtan – Memaliaj. Zjarri ka përhapje të madhe. Banorët janë evakuuar, por 3 banesa janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse me mjetin zjarrfikës si dhe forca vullnetare dhe Policia e Shtetit janë pozicionuar në sheshin e Teqesë dhe po punojnë për të ruajtur banesat e tjera.

Turan – Tepelenë – Janë djegur dy stalla bagëtish. Po punojnë forcat tokësore dhe ajrore.

Në qarku Elbasan në Kullollas – Gramsh, situatë e rënduar, është raportuar një humbje jete. Banorët janë evakuuar. Për shkak të flakëve janë bllokuar edhe disa rrugë që lidhin fshatrat. Në bashkinë Gramsh janë marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

Mukaj dhe Sojnik – Gramsh – Situatë problematike. Mbi 150 forca po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

Në qarkun Shkodër në Xath – Fushë-Arrëz, po ndërhyhet me mbi 170 forca dhe mjete. Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë i mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithë terrenin e vështirë.

Baks–Rrjoll – Velipojë – Vatër në kallamishte, po punohet për shuarjen.

Qyteti i Pukës – Vatra në kontroll.

Ura e Shtrejtë – Postribë – Monitorim i vazhdueshëm.

Në qarkun Kukës në Gegaj – Tropojë, vatër e izoluar, pa rrezik për banesat.

Parku i Monellës – Kukës – Vatër nën monitorim.

Në qarkun Korçë në Gërmenj – Leskovik, zjarri në Parkun Natyror vijon aktiv, po monitorohet.

Në qarkun Fier në Gjonc-Selisht – Cakran, vatër e vendosur nën kontroll, monitorim.

Bashkia Lushnjë – Vatër e re, po ndërhyhet me forcat zjarrfikëse të Divjakës.

/gj.m/a.f/r.e/

The post MM: 27 vatra zjarri aktive, në Delvinë të angazhuar efektivë të FA dhe forca nga katër bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 August 2025 at 22:45

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Familjet e evakuuara nga fshatrat e njësisë administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.

Po ashtu, po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur.

Tajar Bici, nënkryetar ibashkisë Gramsh, bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tani janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.

Po ashtu janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.

Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.

Situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar. /Top Channel/

The post Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

12 August 2025 at 20:25

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kujdesit maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që amerikanët të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim, apo çdo lloj udhëzimi të policisë.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë vazhdon të monitorojë disa zjarre në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret”, thekson Ambasada në një njoftim.

“Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së me telefon në 4224-7285 (duke telefonuar nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (duke telefonuar nga jashtë Shqipërisë), ose në email: ACSTirana@state.gov”, thekson Ambasada.

Ndër veprimet që duhen ndërmarrë, Ambasada shprehet se, “qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e zjarreve në pyje dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljen e rrugëve dhe aktivitetin e zjarreve në pyje”.

“Zjarret në pyje janë të zakonshme në Shqipëri. Thithja e tymit përbën një rrezik serioz për shëndetin, edhe nëse nuk jeni afër flakëve. Nëse një zjarr në pyje është afër vendndodhjes suaj, përfshirë vendbanimin tuaj, evakuohuni menjëherë në një zonë të paprekur”, thekson Ambasada.

“Mos u përpiqni të kaloni me makinë nëpër zonat e prekura nga zjarret ose tymi i dendur. Kërkoni një rrugë alternative ose merrni në konsideratë shtyrjen e udhëtimit nëse një rrugë alternative nuk është e disponueshme. Nëse nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të kaloni nëpër tymin e një zjarri, drejtoni ngadalë me dritaret lart, kanalet e ajrit të jashtëm të mbyllura dhe dritat e ndezura për shikueshmëri më të mirë”, vijon Ambasada.

“Ne i inkurajojmë fuqimisht qytetarët amerikanë në zonat e prekura që janë të sigurt të monitorojnë lajmet lokale dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt të dashurit e tyre dhe/ose të përditësojnë statusin e tyre në mediat sociale”, thekson më tej ambasada.

“Nëse keni një emergjencë të menjëhershme ose kërcënuese për jetën, ju lutemi telefononi në 127 për një ambulancë, në 112 për policinë ose në 128 për zjarrfikësit. Gjithashtu mund të kontaktoni Emergjencën Kombëtare në info@urgjenca.gov.al (http://urgjenca.gov.al/)”, thekson Ambasada e SHBA në njoftimin e saj.

Albania: The U.S. Embassy in Tirana continues to monitor several wildfires throughout the country and urges all U.S. citizens to exercise caution in areas threatened by the fires. Several areas throughout the country are under evacuation order. More information at… pic.twitter.com/uZUFEw75Qu

— Travel – State Dept (@TravelGov) August 12, 2025

/gj.m//a.f//r.e/

The post Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Kumbaro: Parku Natyror i Syrit të Kaltër është i sigurt

12 August 2025 at 19:19

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shprehu sot mirënjohje për të gjitha forcat zjarrfikëse në terren, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve në vend.

Kumbaro theksoi se, prej dy ditësh po punohet me të gjitha forcat për fikjen e zjarreve në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, i cili vijon të jetë i mbyllur për vizitorët këto ditë për të siguruar mirëqenien e gjithë pushuesve.

“Parku Natyror sot është i sigurt, por beteja me flakët vazhdon pa pushim në fshatrat përreth me angazhimin e të gjitha forcave në terren, nga Forcat Zjarrfikëse, tek Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura”, shkroi ministrja, në një postim në rrjetet sociale, teksa shprehu mirënjohje për të gjitha forcat në terren.

1 nga 2

/gj.m//a.f//r.e/

The post Zjarret, Kumbaro: Parku Natyror i Syrit të Kaltër është i sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrezikoi pushuesit nē Ksamil, gjobë 100 mijë lekë për pronarin e një mjeti lundrues

12 August 2025 at 18:36

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Pronari i një mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë nga Policia e Shtetit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me Jet Ski në zonën e pushuesve.

Gjithashtu u bllokua nga shërbimet e Policisë Kufitare mjeti lundrues, tip Jet Ski.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Sarandë, krahas patrullimit të vijës bregdetare me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë në zonën e Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet Ski që lundronte brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke i rrezikuar ata, pamjet të këtij rasti janë publikuan më pas edhe në rrjetet sociale.

Pas verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare identifikuan mjetin lundrues Jet Ski, në pronësi të shtetasit S. D, ndaj të cilit u vendos masa administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/1/c, “Shkelja e perimetrit të sigurisë, duke lundruar në zonat e ndaluara”, të Ligjit nr. 43/2020, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të qëndrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për lundrim.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

/gj.m/r.e/

The post Rrezikoi pushuesit nē Ksamil, gjobë 100 mijë lekë për pronarin e një mjeti lundrues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Kuartet buzë detit”, ҫelet ekspozita që shënon rikthimin e Parasite 2.0 në Shqipëri

12 August 2025 at 18:28

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Galeria e Bregdetit ka prezantuar “Kuartet buzë detit”, një performancë dhe ekspozitë që shënon rikthimin e Parasite 2.0 në Shqipëri, një instalacion unik ku skulpturat dhe tingulli bashkëjetojnë, duke krijuar një hapësirë të gjallë dhe eksperimentale.

Katër sisteme zëri të rindërtuara, gramafonë dhe vinile të kuruara me kujdes ndërthuren si një kuartet jazz-i, duke gjeneruar tinguj të paparashikueshëm dhe tekstura zanore që aktivizojnë hapësirën.

Ekspozita, kuruar nga Elian Stefa, eksploron muzikën si pjesë të arkitekturës dhe si mjet për të rikthyer shpirtin e sistemeve të zërit në rrënjët e tyre autentike.

Ky projekt u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

/gj.m/r.e//a.f/

The post “Kuartet buzë detit”, ҫelet ekspozita që shënon rikthimin e Parasite 2.0 në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndarja nga jeta e kryeinspektor Gazmen Metës, Manja: Punonjës i devotshëm, mik i çmuar për kolegët

12 August 2025 at 18:21

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryeinspektor Gazmen Nazmi Metës.

“Sot, Policia e Burgjeve ka një Kryeinspektor më pak… Si pasojë e një arresti kardiak, u nda nga jeta një punonjës i devotshëm, korrekt dhe një mik i çmuar për kolegët: Kryeinspektor Gazmen Nazmi Meta, i cili këtë gradë e mori me meritë vetëm dje”, theksoi Manja.

“Që nga viti 2014, Gazmeni shërbeu për 11 vite me përkushtim pranë IEVP “Ali Demi” si punonjës i rolit bazë, duke u bërë shembull i ndershmërisë, korrektësisë dhe dashurisë për detyrën”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Ministri Manja nënvizoi se, bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël të Gazmenit do të jenë gjithmonë nën kujdesin dhe mbështetjen e institucionit.

“Në këto çaste të rënda për familjen dhe kolegët e tij, si Ministër i Drejtësisë siguroj se bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël të Gazmenit do të jenë gjithmonë nën kujdesin dhe mbështetjen e institucionit tonë. U prehsh në paqe, Gazmen! Mirënjohje e përjetshme për shërbimin dhe kontributin tënd për sistemin e burgjeve në Shqipëri”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Ndarja nga jeta e kryeinspektor Gazmen Metës, Manja: Punonjës i devotshëm, mik i çmuar për kolegët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, Vengu: 1300 zjarrfikës dhe mbi 1000 Forca të Armatosura të dislokuara në mbarë vendin

12 August 2025 at 18:08

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli sot për situatën e zjarreve në vend.

Nga Gramshi, ku po ndjek nga afër operacionet për shuarjen e zjarreve që kanë prekur këtë zonë, Vengu u shpreh në një prononcim për mediet se, “jemi në një situatë dinamike në mbarë vendin”.

“Duhet të kuptojmë që jemi në këto momente duke bërë evakuime po aq të rëndësishme si këtu në Gramsh, edhe në bashkinë e Poliçanit. Gjithashtu në Tepelenë kemi një agravim të situatës sa i përket zonës së Ujit të Ftohtë. Elementë përsëri vatrash në Finiq, Delvinë që kërcënojnë po ashtu zona të banuara. Dhe lajmi i fundit, vatra që ishte në lartësitë e Muzinës, ka kaluar në Dropull, çka na detyron praktikisht që të bëjmë një rishpërndarje përsëri të forcave”.

“Kemi nxjerrë urdhra evakuimi edhe për fshatrat në Gramsh, edhe për fshatrat në Poliçan dhe po vazhdojmë të monitorojmë një situatë komplekse që ka nisur në momentet e fundit praktikisht, ky është informacioni i fundit që kam, në bashkinë e Selenicës”, tha Vengu.

Ministri u shpreh se, banorët nuk duhet të shqetësohen nga këto urdhra evakuimi.

“Jeta e tyre është prioriteti ynë. Forcat vendore dhe Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të jenë, siç kanë qenë gjithë këto ditë. 1300 zjarrfikës vendorë, mbi 1000 Forca të Armatosura të dislokuara në mbarë vendin”, tha Vengu.

Ministri shtoi se “është një situatë dinamike në mbarë vendin, i gjithë Mesdheu lindor është nën pushtetin e flakëve”, ndaj ai ritheksoi se “elementët e zjarrvënies të qëllimshme duhet patjetër që të marrin ndëshkimin maksimal, sepse po i shkaktojnë një dëm vendit shumë të madh nga pikëpamja e jetëve dhe nga pikëpamja mjedisore, dhe e kostos që ka për gjithë ekonominë vendore”.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama që zjarrvënia e qëllimshme duhet barazuar në Kodin Penal me vrasjen, Vengu tha se, “është absolutisht e drejtë nga momenti që Kodi Penal duhet të reflektojë një realitet të ri. Realiteti i ri në mbarë Mesdheun është realiteti i zjarreve masive. Ndaj dhe i gjithë Mekanizmi Evropian po riformatohet për të pasur resurse në mbarë rajonin sa i përket zjarreve masive dhe ne do të vijojmë ta kemi këtë bashkërendim, qoftë me aleatët italianë, qoftë me aleatët kroatë, sllovakë dhe atyre emiratas, të cilët gjej rastin t’i falënderoj, sepse kanë reaguar në kohë rekord duke ardhur nga Emiratet me dy helikopterë të dedikuar, që kanë operuar kryesisht në zonat e banuara të Tiranës”.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Zjarret, Vengu: 1300 zjarrfikës dhe mbi 1000 Forca të Armatosura të dislokuara në mbarë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha nga Gramshi: 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 22 të arrestuar

12 August 2025 at 22:42

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi sot se, “janë 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 22 persona të arrestuar”.

Nga Gramshi, ku po ndjek nga afër operacionet për shuarjen e zjarreve që kanë prekur këtë zonë, Hoxha tha se, “janë 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 22 persona të arrestuar”.

Hoxha gjithashtu apeloi qytetarët për të mos ndezur zjarre pasi do të ndëshkohen maksimalisht nga organet ligjzbatuese.

“Kam një apel shumë të prerë: I gjithë shteti është i ngazhuar për shuarjen e zjarreve, zjarrvënia e qëllimshme do të ndëshkohet maksimalisht nga organet ligjzbatuese! Të gjithë shërbimet, Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të hetuar vendosjen e këtyre zjarreve”, tha ai.

“Deri në këto momente s’kemi patur ndonjë telefonatë që paraqet persona të zhdukur nga familjarët. Personat janë evakuuar dhe do vendosen sipas planit të masave të marra, në shkolla apo ambiente të tjera”, tha ai.

Hoxha theksoi se, “është bërë evakuimi i 60 personave, kanë marrë dhe shërbim në spital. Janë jashtë rrezikut për jetën, ka asfiksime të lehta, por s’kemi informacion për humbje të tjera të jetëve”.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Hoxha nga Gramshi: 125 persona të proceduar për zjarrvënie të qëllimshme, mbi 22 të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku i Gramshit: Gati konvikti i qytetit dhe strukturat hoteliere për mikpritjen e të evakuuarve

12 August 2025 at 17:32

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi foli sot lidhur me masat që ka marrë bashkia sa i përket familjeve që janë evakuuar si pasojë e zjarreve.

“Kemi një grup të ngritur në qytet, në grup vendor me mbështetjen edhe të Emergjencave Kombëtare. Kemi bërë gati konviktin e qytetit dhe të gjitha strukturat hoteliere të qytetit për mikpritjen e të evakuuarve dhe trajtimin e tyre me të gjitha ndihmat, qoftë ushqimore, qoftë edhe shëndetësore”, tha Ajazi, në një prononcim për mediet.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Kryebashkiaku i Gramshit: Gati konvikti i qytetit dhe strukturat hoteliere për mikpritjen e të evakuuarve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 37 vatra zjarri të evidentuara, 30 janë aktive

12 August 2025 at 17:24

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes dha sot informacion mbi situatën e zjarreve në vend.

MM thekson se, aktualisht janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 30 vatra zjarri janë aktive.

Në qarkun Elbasan, problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh. Po bëhet evakuimi i banorëve, një pjesë e të cilëve kanë vështirësi të dalin nga zona e mbuluar nga tymi.

U përkeqësua situata në Skënderbegas. Zjarri po shkon drejt fshatit Skënderbegas, ku rrezikohen gjithashtu banesat. Një helikopter ka shkuar në vatrën e zjarrit në fshatin Skënderbegas. Si pasojë e zjarrit është raportuar një humbje jete.

Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra në situatë të rënduar. Mbi 150 forca tokësore punojnë për izolimin e zjarrit. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik, të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiakë e banorë të zonës.

Në qarkun Vlorë, në bashkinë Finiq, vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit dhe problematike e nisur në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam, e cila tashmë ka kaluar në fshatin Pecë. Kjo vatër është shumë pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër. Në terren operuan 4 mjete zjarrfikëse me 31 efektivë të MZSH Finiq, Delvinë, Sarandë dhe Dropull të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 58 forca ushtarake. Në këtë zonë ka operuar edhe helikopteri i Forcës Ajrore  si dhe 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Zjarri gjithashtu ka prekur fshatrat Kardhikaq dhe Sirakat të bashkisë Finiq dhe me drejtim të kufirit të bashkisë Delvinë. Nga ana e bashkisë Delvinë po merren masa me skrepa, duke hapur breza mbrojtës. Vlen të theksohet se risku është i lartë dhe është kërkuar ndërhyrje nga ajri për t’i paraprirë çdo situate të mundshme.

Në bashkinë Finiq, vatra e zjarrit pranë varrezave në lagjen Vrion është shuar. Në terren kanë operuar 6 forca operacionale nga FA, 1 mjet FA, 6 forca dhe 2 mjete nga MZSH Sarandë dhe Delvinë. Sipërfaqja e djegur është kryesisht shkurre rreth 1 ha.

Në parkun e “Rrëzomës” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës. Situata paraqitet e qëndrueshme.

Në bashkinë Vlorë është shuar vatra e zjarrit e evidentuar në afërsi të karburant “Penta”, në Pyllin e Sodës.

Gjithashtu, raportohen edhe dy vatra zjarri, në fshatin Sevaster, njësia administrative Sevaster, për ku është nisur mjeti zjarrfikës Selenicë me efektivët e tij, dhe në fshatin Mesaplik njësia administrative Brataj, ku është nisur 1 mjet me 3 efektiv zjarrfikës nga bashkia Vlorë.

Në qarkun Dibër, në Malin me Gropa në Bizë të Martaneshit, bashkia Bulqizë, në zonë të mbrojtur vazhdon aktiv kjo vatër zjarri. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore.

Vatra e zjarrit e aktivizuar në fshatin Xibër Murriz, njësia administrative Xibër, bashkia Klos është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.

Vatra e zjarrit në Ternovë të njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë ndihmuar nga era po shtrin perimetrin. Forcat po punojnë me intensitet për të neutralizuar flakët.

Në qarkun Berat, në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Momentalisht në këtë vatër po operojnë 35 forca FA, 35 forca dhe 6 mjete të MZSH së qarkut Berat, 15 forca dhe 3 mjete nga MZSH Berat, 15 forca dhe 3 mjete MZSH Poliçan, 5 forca dhe 1 mjet i MZSH Skrapar.

Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, njësia administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, Berat është aktivizuar një vatër e re zjarri.

Në vendngjarje janë duke punuar grupi i shërbimit dhe një mjet zjarrfikës prej 1 ore.

Në qarkun Tiranë, vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Forcat operacionale vazhdojnë të angazhuara, 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 forca operacionale. Aktualisht po operon edhe një mjet ajror.

Vatra e zjarrit e nisur në fshatin Stërbeg, njësia administrative Kryevidh është shuar. Janë angazhuar 50 forca të FA, dhe 31 zjarrfikës.

Vatra e zjarrit në fshatin Hemenraj, njësia administrative Sinaballaj u shua.

Vatrat e zjarrit në fshatin Hajdaraj, njësia administrative Synej, bashkia Kavajë, është shuar.

Në fshatin Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, vazhdon zjarri. Aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Për momentin s’ka rrezik për banesa, por zjarri po përparon në drejtim të Pezë-Helmës.

Në fshatin Spanesh, njësia administrative Kryevidh, qyteti Rrogozhinë zjarri ka përparuar pranë disa banesave, ndaj forcat e policisë të komisariatit Kavajë kanë vijuar me evakuimin e banorëve.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë vazhdon zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren po operojnë MZSH Tiranë, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të 50/1 Institutit Bujqësor dhe  grupet e gatshme, po vijon punën për izolimin e vatrës së zjarrit. Në terren ndodhen 10 forca zjarrëfikëse me 2 mjete të bashkisë Tiranë, 10 forca zjarrëfikëse me 2 mjete të bashkisë Kamzë, 5 forcat e APR-së, si dhe forca të Policisë së Shtetit.

Në qarkun Durrës, zjarri në fshatin Barkanesh, njësia administrative Krujë, bashkia Krujë po shkon drejt normalizimit dhe nuk ka përhapje. Forcat do të vijojnë të qëndrojnë në monitorim të situatës.

Gjithashtu është aktivizuar një vatër e re zjarri në fshatin Arapaj, ku janë duke u djegur shkurre dhe barishte. Është aktivizuar 1 mjet zjarrfikës nga Autoriteti Portual Durrës me grupin e shërbimit.

Janë shuar vatrat e zjarrit në Ishëm dhe Spitallë. Janë njoftuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës për hetime me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut.

Në qarkun Gjirokastër, në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder. Në terren operuan forca dhe mjete nga gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca ushtarake. Sot ka patur ndërhyrje nga ajri përmes helikopterëve çekë dhe sllovakë.

Në fshatin Hormovë, bashkia Tepelenë ka rënë një vatër zjarri, ku kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të bashkisë Tepelenë së bashku me trupat e FA për të mos lejuar kalimin e zjarrit në fshat.

Gjithashtu, në bashkinë Memaliaj ka rënë zjarr midis fshatrave Qesarat dhe Iliras, duke marrë drejtimin për në fshatin Kosbtan, njësia administrative Qesarat, zjarri ka shkuar drejt teqesë së Koshtanit. Forcat zjarrfikëse të bashkisë Memaliaj ndodhen në vendin e ngjarjes.

Në qarkun Shkodër, zjarri në hyrje të qytetit Pukë është në kontroll dhe nuk paraqet rrezik.

Në bashkinë Pukë, zjarri në Mesul ndodhet aktualisht nën kontroll. Në operacion janë angazhuar gjithsej 22 forca, përfshirë 5 efektivë të MZSH-së, 10 nga njësia administrative, 5 nga shërbimi pyjor, 2 nga policia, si dhe banorë të zonës. Situata po monitorohet nga afër, pasi në terren fryn erë e fuqishme që mund të riaktivizojë flakët.

Në fshatin Xhath, njësia administrative Fushë-Arrëz, bashkia Fushë-Arrëz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha, të pa aksesueshme nga forcat tokësore. Situata ka qenë shumë e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Gjatë ditë së sotme janë angazhuar: 65 forca të ushtrisë me 2 mjete zjarrfikëse; 16 efektivë të MZSH Fushë-Arrëz me 2 mjete zjarrfikëse; 22 inspektorë të shërbimit pyjor; 55 punonjës të administratës dhe shërbimeve; 16 efektivë të Policisë së Shtetit; 3 përfaqësues të AKMC-së.

Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë e mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithëse terreni i vështirë dhe temperaturat e larta e bëjnë shumë të vështirë zhvillimin e operacionit.

Në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, njësia administrative Velipojë është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore, ku po punohet intensivisht për fikjen nga forcat zjarrfikëse, strukturat e Emergjencave Civile, forca vullnetare dhe administratori i njësisë.

Vatra e zjarrit në Ura e Shtrejtë, njësia administrative Postribë raportohet se ndodhet larg banesave dhe nuk paraqet rrezik të menjëhershëm. Po punohet për izolimin e tij nga forcat e Shërbimit Pyjor, Emergjencave Civile dhe banorë vullnetarë të fshatit.

Në qarkun Lezhë, në fshatin Mabë, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë ka rënë një vatër zjarri. Mjetet zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje me efektivët përkatës.

Në qarkun Kukës, është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Gegaj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë. Vatra ngelet aktive, por e izoluar dhe pa rrezik për përhapje.

Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Monellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, fshati Shëmri, njësia administrative Malzi, vazhdon të jetë aktive. Nga forcat e angazhuara po punohet për izolimin e kësaj vatre zjarri. Për izolimin e saj janë angazhuar 9 forca të MZSH-së, 5 punonjës të AdZM-së Kukës dhe 3 punonjës të njësia administrative Malzi, bashkia Kukës.

Ndërsa vatra e zjarrit në fshatin Gegaj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë është shuar plotësisht.

Në qarkun Dibër, në fshatin Vat të njësia administrative Martanesh ka rënë një vatër zjarri, ku rrezikohen disa banesa, në të cilën kanë shkuar forca të Policisë së Shtetit, forca të njësisë dhe në mbështetje menjëherë është nisur një zjarrfikëse për të mbrojtur banesat. Policia e Shtetit po ndjek mundësinë e evakuimit të banorëve sipas rrezikut.

Në qarkun Korçë, në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje pishe. Terreni është i vështirë dhe forcat operacionale e kanë të pamundur ndërhyrjen.

Nga raportimet e deritanishme, zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit, bashkia Kolonjë, kufiri me Greqinë vijon të jetë aktiv, forcat janë në terren, ku po ndeshen me predha të mbetura nga koha e luftës, nevojitet ndërhyrje për t’i asgjësuar.

Nga qarku i Fierit raportohet se në fshatin Gjonc-Selisht, njësia administrative Cakran, ka rënë zjarri në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre, në të cilën ndodhen 2 mjete zjarrëfikëse me efektivët përkatës.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se mjetet ajrore që po operojnë janë” 2 “Black Hawk” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 1 “Black Hawk” nga Republika Çeke, 1 “Black Hawk” nga Sllovakia dhe “1 Black Hawk” nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

1 nga 2

/gj.m/r.e//a.f/

The post MM: 37 vatra zjarri të evidentuara, 30 janë aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: FA të angazhuara për shuarjen e flakëve në Gramsh, katër helikopterë dhe dhjetëra mjete në dispozicion

12 August 2025 at 16:33

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, Forcat e Armatosura janë tërësisht të angazhuara në menaxhimin e situatës së rënduar nga zjarret në bashkinë Gramsh, me trupa në terren, së bashku me zjarrfikës lokalë, forca policie, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat bashkiake.

Në terren duke ndjekur nga afër situatën është edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, si edhe drejtues lokal.

Ministria e Mbrojtjes shton se, dhjetëra mjete janë vënë në dispozicion, përfshirë zjarrfikëse, autoambulanca dhe mjete transporti, ndërkohë që katër helikopterë po operojnë nga ajri për shuarjen e flakëve në zonat më të vështira.

Ministria e Mbrojtjes nënvizon se, prioritet mbetet evakuimi i banorëve nga zonat në rrezik.

Për shkak të situatës, Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuim të sigurt.

/gj.m/r.e//a.f/

The post MM: FA të angazhuara për shuarjen e flakëve në Gramsh, katër helikopterë dhe dhjetëra mjete në dispozicion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret – Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e katër fshatrave në Poliçan

12 August 2025 at 16:24

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të disa fshatrave në bashkinë Poliçan, njësia administrative Terpan, për shkak të përhapjes së zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, rrezikohet djegia e fshatrave përreth, ndaj u kërkohet banorëve të Vokopolës, Zhapokikës, Plashnikut dhe Panaritit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat e tyre.

Ministria apelon për bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse, me qëllim kryerjen e evakuimit të sigurt dhe shmangien e çdo rreziku për jetën e banorëve.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Zjarret – Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e katër fshatrave në Poliçan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Revista “Wanderlust” zbulon vendin tonë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale

12 August 2025 at 16:10

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e revistës së njohur të udhëtimeve “Wanderlust”, e cila zbulon Shqipërinë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale.

“Wanderlust” tregon vendin tonë që nga eksplorimi i natyrës së egër, qytetet historike, zonat e mbrojtura, lagunat, jetën baritore e deri tek rituali i kafesë turke.

Revista përshkruan një realitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj

“Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke – një realitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Shkrimi i plotë i revistës “Wanderlust”

/gj.m/r.e//a.f/

The post Rama: Revista “Wanderlust” zbulon vendin tonë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm”

11 August 2025 at 22:28

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Gjirokastrës, i cili është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët në vend.

Në këtë qytet po zhvillohet festivali i isopolifonisë “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera.

“Në Gjirokastër ku këndon çdo rrugicë e  mbajnë iso dhe gurët, është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Ju presim në Gjirokastër, gjatë gjithë gushtit për t’iu bashkuar isos sonë, pasuri e çmuar e qytetit të gurtë me shpirt të ergjendtë”, thekson kreu i qeverisë.

Edhe këtë gusht, ashtu si çdo verë u rikthye në Gjirokastër “Iso mbi kalldrëm”, ku morën pjesë grupe folklorike të qytetit ndërsa organizimi i dha gjallëri qytetit.

Aktiviteti tërhoqi vizitorë të shumtë, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët bëhen kuriozë për këngën me iso.

Ky organizim do të vijojë gjatë gjithë gushtit dhe do të marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha njësitë administrative të Gjirokastrës.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌