Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfundon testi fizik për 7 kandidatët për kreun e BKH

By: fra nc
10 July 2025 at 10:06

Në ambientet e repartit RENEA u zhvillua këtë të enjte testi fizik për 7 kandidatët që garojnë për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Testimi nisi në orën 07:30 të mëngjesit dhe përfshiu ushtrime si pompa, sprint 300 metra dhe vrapim në distancë 2.4 kilometra.

Procesi u monitorua nga anëtari i Komisionit të Posaçëm, Behar Dibra, si dhe nga profesorë të Edukimit Fizik të Universitetit të Sporteve, të cilët ndoqën nga afër ecurinë e testit.

Sipas njoftimeve zyrtare, deri të premten pritet të publikohen rezultatet që do të përcaktojnë se cilët prej kandidatëve do të kalojnë në fazën e tretë të garës.

Në vazhdim, kandidatët që do të kualifikohen do t’i nënshtrohen edhe esesë me shkrim, testit të poligrafit dhe intervistës përfundimtare.

Kandidatët që iu nënshtruan testit fizik janë:

  • Andi Pogaçe
  • Artur Beu
  • Elton Kërluku
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj
  • Gledis Nano
  • Joni Keta

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përfundon testi fizik për 7 kandidatët për kreun e BKH appeared first on Euronews Albania.

Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

By: user7
10 July 2025 at 10:50

Përfundon testi fizik për 7 kandidatët për kreun e BKH në Repartin RENEA.

Testi u zhvillua me ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 km vrapim.

Testimi nisi në orën 7.30 mëngjesin e kësaj të enjte dhe u ndoq nga anëtari i komisionit të posaçëm Behar Dibra. Të pranishëm ishin edhe profesorë të Fiskulturës nga Universiteti i Sporteve qe kane bere vlerësimin.

Deri të nesër, ditë e premte, pritet dalja e rezultateve se kush nga 7 kandidatet do të vijojë garën me fazën e tretë. Pritet që kandidatët t’i nënshtrohen edhe eses, testit të poligrafit dhe intervistës.

Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta

The post Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA appeared first on Lapsi.al.

Kreu i ri i BKH, SPAK: Kandidatët më 10 korrik do të bëjnë pompa dhe vrap te RENEA

By: user 5
4 July 2025 at 17:57

SPAK njofton shtatë kandidatët për drejtorë të BKH se në datën 10 korrik do të mbahet testi fizik që do të mbikëqyret nga një prokuror i posaçëm pjesë e komisionit dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.

Kandidatët do të garojnë sipas disa ushtrimeve të mëposhtme 300 metra sprint, palosje barku për 1 min, pompa dhe 2.4 kilometra vrap.

Shtatë kandidatët e ngelur në garë duhet të paraqiten herët në mëngjes në repartin e Reneas, në Yzberisht , ndërkohë që pas këtij testi ata janë edhe sporova të tjera si eseja, poligrafi dhe Vettingu.

“Para se të fillojnë testin fizik kandidatët duhet te plotësojnë një pyetësor vetëdeklarues për gjendjen e tyre shëndetësore ne momentin e testimit. Një mjek i caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes duhet të jetë i pranishëm për të përcaktuar nëse kandidati mund të marrë pjesë në testimin fizik.

The post Kreu i ri i BKH, SPAK: Kandidatët më 10 korrik do të bëjnë pompa dhe vrap te RENEA appeared first on Lapsi.al.

RENEA, FNSH, Anti-terrori dhe SHISH/ Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2 mijë forca në terren

7 June 2025 at 09:20

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, do të jetë numri më i lartë i uniformave të angazhuara për një ndeshje. Mësohet se rreth 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, FNSH, Antiterrorin dhe SHISH. Siguria më e madhe do të jetë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet me forca të shumta policore dhe me masa të rrepta sigurie nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim pas përfundimit të ndeshjes. Antiterrori do të ketë rolin kyç. Ne mbeshtetje te tyre po ashtu do te jete reparti special RENEA qe do te shoqerojë ekipin serb.

Do të ketë masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do të mund të hyjnë dot. Antiterrori do të ketë një rol kyç në këtë operacion, me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për kontrollin e perimetrit të stadiumit, monitorimin e pikave hyrëse në territorin shqiptar. Në cdo pike kufitare prej një jave janë dërguar fotot e personave me prirje ekstremiste të cilët nuk do lejohen të futen në territorin shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera kanë implementuar masa të avancuara sigurie në stadium.
Ndërkohë është konfirmuar se do të ketë masa edhe nga ajri për ndonjë të papritur.
Në stadiumin “Arena Kombëtare” janë instaluar sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale.

Policia ka përgatitur një plan kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium. Po ashtu mësohet se për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme. Bëhet me dije se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror. Do të përdoren edhe pushkë anti-drone, të vendosura rreth stadiumit për të shmangur çdo kërcënim ajror, i cili mund të destabilizojë situatën.

The post RENEA, FNSH, Anti-terrori dhe SHISH/ Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2 mijë forca në terren appeared first on Sot News | Lajme.

Masa ekstreme për ndeshjen me Serbinë, FNSH dhe SHISH në terren

By: user 4
5 June 2025 at 12:26

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi do të jetë numri më i lartë i uniformave të angazhuara për një ndeshje.

Mësohet se rreth 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, FNSH, Antiterrorin dhe SHISH.

Siguria më e madhe do të jetë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet me forca të shumta policore dhe me masa të rrepta sigurie nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim pas përfundimit të ndeshjes.

Antiterrori do të ketë rolin kyç. Ne mbeshtetje te tyre po ashtu do te jete reparti special RENEA qe do te shoqerojë ekipin serb.

Do të ketë masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do të mund të hyjnë dot.

Antiterrori do të ketë një rol kyç në këtë operacion, me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për kontrollin e perimetrit të stadiumit, monitorimin e pikave hyrëse në territorin shqiptar.

Në cdo pike kufitare prej një jave janë dërguar fotot e personave me prirje ekstremiste të cilët nuk do lejohen të futen në territorin shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera kanë implementuar masa të avancuara sigurie në stadium.

Ndërkohë është konfirmuar se do të ketë masa edhe nga ajri për ndonjë të papritur.

Në stadiumin “Arena Kombëtare” janë instaluar sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale.

Policia ka përgatitur një plan kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium.

Po ashtu mësohet se për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme.

Bëhet me dije se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror. Do të përdoren edhe pushkë anti-drone, të vendosura rreth stadiumit për të shmangur çdo kërcënim ajror, i cili mund të destabilizojë situatën.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË PËR PLANIN E MASAVE

Policia e Shtetit, plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Serbi”, që do të zhvillohet më datë 7 qershor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçëm me detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë të përfshira në këtë plan masash. Në planin e masave parashikohen:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Serbisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrolleve sistematike në mjediset brenda dhe jashtë stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë piroteknike, para se të futen tifozët;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Serbisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, gjatë datës 7 qershor 2025, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.

Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.

Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta.

Gjithashtu, apelojmë për qytetarët që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përrreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje anti-dronë.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, në orën 18:00, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe sportdashësit që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.

Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

The post Masa ekstreme për ndeshjen me Serbinë, FNSH dhe SHISH në terren appeared first on Lapsi.al.

Nën masa të rrepta sigurie/ “Akili” me shokë para gjykatës, pritet të njihen me masën e sigurisë

By: Rovena
25 May 2025 at 11:12

Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe si “Akili” dhe gjashtë të arrestuarit e tjerë në Gjirin e Lalzit, nën masa të rrepta sigurie dalin këtë të diel para trupës gjykuese për t’u njohur me masat e sigurisë.

“Akili” dhe Flobens Meçja e Voltan Xhani, të dy me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj u arrestuan nga forcat speciale RENEA dhe hetuesit e SPAK-ut në operacionin e koduar “Engima” që zgjati rreth 24 orë.

Zona fillimisht u rrethua nga RENEA dhe më pas oficerët e Policisë Operacionale mësynë në ambientet e restorantit, duke i arrestuar personat në fjalë. Siç u pa dhe nga pamjet e bëra publike, ditën e arrestimit “Akili” me shokë, nuk bënë rezistencë, por iu bindën thirrjeve të forcave speciale dhe u “shtrinë barkas”.

Gjatë operacionit u sekuestruan tre pistoleta, një prej të cilën e mbante Plaku, i njohur si “Akili”. Policia bëri me dije se arma ishte me fishek në fole, gati për qitje, e për këtë arsye ky aksion kishte një rrezikshmëri shumë të lartë.

Gjithashtu u sekuestruan edhe celularë. Të arrestuarit kishin me vete edhe një sasi të konsiderueshme parash, të sekuestruara nga uniformat blu tashmë./abcnews.al

Operacion në Durrës/ Zbarkojnë forcat RENEA dhe policia, shoqërohen disa persona

By: user 11
23 May 2025 at 09:07

Nje operacion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Durrës. Dhjetëra forca të policisë së Durrësit, të mbështetura nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kryen disa arrestime.

Operacionet u përqëndruan në Shijak, Sukth dhe Durrës. Burime nga policia e Durrësit thonë se janë shoqëruar një numër i madh personash, ndërsa në orën 10:00, Drejtoria e Policisë së Durrësit do të dalë në një konferencë për shtyp.

The post Operacion në Durrës/ Zbarkojnë forcat RENEA dhe policia, shoqërohen disa persona appeared first on Lapsi.al.

RENEA dhe policia zbarkojnë në Durrës, shoqërohen disa persona

By: V K
23 May 2025 at 09:10

Në oret e para të mengjesit të sotëm, një operacion i madh është zhvilluar në Durrës.

Dhjetëra forca të policisë së Durrësit, të mbështetura nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit, kryen disa arrestime.

Konkretisht, operacionet u përqëndruan në Shijak, Sukth dhe Durrës.

Në orën 10.00, Drejtoria e Policise së Durrësit, do të dalë në një konferencë për shtyp.

The post RENEA dhe policia zbarkojnë në Durrës, shoqërohen disa persona appeared first on Albeu.com.

Altin Morina i RENEA-s, pjesë edhe e grupit kriminal italo-shqiptar

By: user 5
21 May 2025 at 17:12

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane kanë finalizuar një operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, hetime të nisura që prej vitit 2021.

Konkretisht janë lëshuar 51 masa “arrest me burg” dhe 1 urdhër ndalimi, nga këto 29 masa sigurie janë lëshuar nga shteti shqiptar dhe 22 të tjera në Itali. Të përfshirë në këtë organizatë kriminale janë personazhe të njohur të botës së krimit, biznesmenë si dhe eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit.

Masa “arrest me burg” është lëshuar për ish-efektivimin e forcave Renea, Altin Morina tashmë i arrestuar në kuadër të një tjetër operacioni. Sipas asaj që deklaroi dhe prokurori i çështjes ditën e sotme në konferencë për shtyp, në dosjen hetimore ka të dhëna se efektivi i policisë ka bashkëpunuar me personazhe të kësaj organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

“Kemi pasur disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve shtetërorë që në vijim do të kemi një hetim më të thelluar. Kemi pas dy punonjës të Policisë së Shtetit, njëri prej tyre në një pozicion të rëndësishëm. Në një rast kemi pasur bashkëpunim me pjesëtarë të organizatave kriminale, në një tjetër rast kemi pasur një rast korrupsioni në policisë e Portit të Durrësit”, tha prokurori Vladimir Mara.

Altin Morina është arrestuar fillimisht më 14 mars të vitit 2023 teksa u kap në flagrancë në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet teksa me vete në automjet kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

Lidhur me këtë oepracion, Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

Një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Morina u arrestua për herë të dytë më 3 prill të këtij viti teksa ishte shpallur në kërkim që prej datës 17 maj 2024, i akuzuar si bashkëpunëtor me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

The post Altin Morina i RENEA-s, pjesë edhe e grupit kriminal italo-shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Minë me celular në sheshin ‘Veliera’ në Durrës

21 May 2025 at 11:32

Mbrëmjen e së martës, Policia e Durrësit u njoftua për një pako të dyshimtë të vendosur në shkallët lindore të sheshit “Veliera”, në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Ajo që rezultoi nga inspektimi ishte lëndë plasëse e lidhur me një celular të ngjitur me natriban, e gatshme për të shpërthyer përmes komandimit […]

The post Minë me celular në sheshin ‘Veliera’ në Durrës appeared first on Reporter.al.

Apeli i GJKKO lë në burg ish-efektivin e RENEA, Altin Morina/ Nën akuzë për kultivim kanabisi me…

7 May 2025 at 14:55

Prokurori Shehu tha se Altin Morina dhe Durim Bami kanë bashkpunuar edhe më nje përson të quajtur prej tyre si “Drejtori” që ende vijon të jetë i paidentifikuar. Këto akuza kanë hasur kundërshti nga mbrojtja e Morinës duke pretenduar se ish-efektivi i RENEA-s nuk ka lidhje me grupin krimin.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke lënë në burg Altin Morinën i dyshuar për pjesëmarrje në kultivim droge në kuadër të grupit kriminal. Prokurori Alfred Shehu relatoi para gjykatës 26 faqe përgjimë që sipas SPAK janë marrë nga aplikacioni Sky. Altin Morina prej kohësh ishte në kërkim nga SPAK pasi nga momenti i lëshimit të urdhërave të ndalimit ai nuk u gjet në banesë.

Kanë qenë oficerët e komisariatit nr 2 që e pikasën ish-efektivin duke i vendosur prangat më 4 prill të këtij viti. Për këtë dosje SPAK ka përfunduar hetimet e ndërsa dosja është në gjykatë për anëtarët e 7 grupeve kriminale. Këto personave vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. Në total u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera.

The post Apeli i GJKKO lë në burg ish-efektivin e RENEA, Altin Morina/ Nën akuzë për kultivim kanabisi me… appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata e Apelit lë në burg Altin Morinën, ish-efektiv i RENEA-s

7 May 2025 at 15:49

TIRANË- Gjykata e Apelit Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkalles se pare duke lënë në burg Altin Morinën i dyshuar për pjesëmarrje ne kultivim droge ne kuadër të grupit kriminal.

Prokurori Alfred Shehu relatoi para gjykatës 26 faqe përgjime që sipas SPAK janë marr nga aplikacioni Sky.

Me tej prokurori tha se Altin Morina dhe Durim Bami kanë bashkëpunuar edhe më një person të quajtur prej tyre si “Drejtori” qe ende vijon te jete i paidentifikuar.

Këto akuza kanë hasur kundërshti nga mbrojtja e Morinës duke pretenduar se ish-efektivi i RENEA-s nuk ka lidhje me grupin kriminal.

Altin Morina prej kohësh ishte në kërkim nga SPAK pasi nga momenti i lëshimit të urdhrave të ndalimit ai nuk u gjet në banese./abcnews.al

VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokën ulur, momenti kur Florenc Çapja mbërrin në Rinas

By: M C
2 May 2025 at 19:12

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga ekstradimi i të shumëkërkuarit Florenc Çapja nga Dubai në Rinas, me forca të larta sigurie.

Çapja, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar për vrasje, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare në Rinas.

44-vjeçari , i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve do të dërgohet te blloku i sigurisë “Mine Peza”.

“44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë”-njofton policia.

The post VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokën ulur, momenti kur Florenc Çapja mbërrin në Rinas appeared first on Albeu.com.

RENEA zbarkon në Ksamil, Karamuço: Vrasja e rojës në Vlorë me porosi nga Dubai

29 April 2025 at 21:37

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se policia ka arrestuar mbrëmjen e së martës njërin nga autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Ai informoi se FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në zonën e Ksamilit ku kanë rrethuar dhe kanë arrestuar njërin nga autorët, ndërsa autori tjetër, që dyshohet se është shtetas i huaj, është arratisur drejt Greqisë.

Karamuço tha se policia e ka zbardhur plotësisht vrasjen që fillimisht u dyshua për çështje pronësie, nga ku ka rezultuar se bëhet fjalë për një vrasje mafioze të porositur nga Dubai nga grupe kriminale.

“Ditën e djeshme qyteti i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku u vra roja e një objekti dhe u përfol për një konflikt pronësie. Sot policia me një punë spektakolare e ka zbardhur plotësisht atë vrasje, nuk është vrasje për çështje pasurie, është një vrasje shumë e sofistikuar e porositur nga Dubai nga grupet kriminale, krimi i organizuar, grupe që kanë porositur 2 persona për të kryer atentatin. Njëri është i huaj, ka kaluar kufirin dhe po ndiqet nga autoritetet greke, tjetri është rrethuar në Ksamil dhe sapo është arrestuar”, tha Karamuço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post RENEA zbarkon në Ksamil, Karamuço: Vrasja e rojës në Vlorë me porosi nga Dubai appeared first on Euronews Albania.

RENEA operacion në Shkodër/ Eljon Hato shpëton sërish, disa persona të shoqëruar

6 April 2025 at 13:49

Një operacion i forcave RENEA në Shkodër, i realizuar për të gjetur dhe arrestuar Eljon Haton, ka dështuar përsëri.

Hato, i shpallur në kërkim që prej vitit 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, nuk u gjet gjatë kontrollove të shumta që u kryen në zonën e rrethinave të Shkodrës gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë operacionit janë shoqëruar 5-6 persona për t’u marrë në pyetje, përfshirë edhe vëllain e Eljon Hatos. Edhe më herët, RENEA ka realizuar operacione të ngjashme në Shkodër dhe Tiranë për të arrestuar Haton, por pa sukses. Nuk dihet ende nëse operacioni është dekonspiruar, apo nëse Hato nuk ka qenë në shtëpi gjatë kontrolleve.

The post RENEA operacion në Shkodër/ Eljon Hato shpëton sërish, disa persona të shoqëruar appeared first on Sot News | Lajme.

RENEA kthen Shkodrën “përmbys” për mikun e Ervis Martinajt Eljon Haton, shoqërohen disa persona, mes tyre edhe vëllai i tij

By: V K
6 April 2025 at 14:09

Një tjetër operacion i forcave RENEA, ka dështuar në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023.

Report TV bën me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur.

Të njëjtat burime thonë se nga ky aksion, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 apo 6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos.

Edhe më herët RENEA ka kryer disa operacione për arrestimin e tij në Shkodër dhe Tiranë, por nuk ka mundur ta gjejë.

Nuk dihet nëse operacioni është dekonspiruar, apo Hato nuk ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

The post RENEA kthen Shkodrën “përmbys” për mikun e Ervis Martinajt Eljon Haton, shoqërohen disa persona, mes tyre edhe vëllai i tij appeared first on Albeu.com.

I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e forcave RENEA

By: Besnik
5 April 2025 at 13:22

GJKKO ka dhënë masën e arrestit me burg për Altin Morinën, ish-efektivin e forcave RENEA, i arrestuar për grup të strukturuar kriminal në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Kujtojmë që Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s, u arrestua të premten për herë të dytë nga Policia e Shtetit.

Sipas burimeve nga SPAK, dyshohet se Morina mbante me vete një armë zjarri të llojit pistoletë.

Morina ishte shpallur në kërkim që nga 17 maji i vitit 2024, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas hetimeve, ai ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës gjatë viteve 2019-2020.

Altin Morina

LEXONI GJITHASHTU:

The post I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e forcave RENEA appeared first on Euronews Albania.

Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina

5 April 2025 at 13:22

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 45-vjeçarin Altin Morina, ish-efektivi i forcave speciale RENEA. Altin Morina u arrestua mbrëmjen e të enjtes në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit […]

The post Kultivoi kanabis me Durim Bamin, GJKKO lë në burg ish-efektin e RENEA-s, Altin Morina appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Altin Morinës/ Policia: Mbante pistoletë me vete, në pranga dhe shoferi që e shoqëronte

4 April 2025 at 09:54

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatëm për mediat në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas bluve të kryeqytetit, Morina akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, në momentin që […]

The post Arrestimi i Altin Morinës/ Policia: Mbante pistoletë me vete, në pranga dhe shoferi që e shoqëronte appeared first on BoldNews.al.

I kërkuar nga SPAK, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina

4 April 2025 at 08:26

Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s, është arrestuar për herë të dytë gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Sipas burimeve nga SPAK, dyshohet se Morina mbante me vete një armë zjarri të llojit pistoletë.

Morina ishte shpallur në kërkim që nga 17 maji i vitit 2024, në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas hetimeve, ai ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës gjatë viteve 2019-2020.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I kërkuar nga SPAK, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina appeared first on Euronews Albania.

❌
❌