TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Në Parkun Kombëtar të Prespës vijon që të jetë ende aktive vatra e zjarrit. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole në një prononcim për mediet sot tha se në total janë angazhuar 150 forca për shuarjen e flakëve.
Jole theksoi se falë edhe uljes së temperaturave dhe angazhimit të sotëm do të mund të neutralizohet vatra e zjarrit në një kohë më të shpejtë.
Prefekti nënvizoi se në total në gjithë qarkun e Korçës janë angazhuar rreth 1000 mijë forca për shuarjen e vatrave të zjarrit me të cilat u përball ky qark ditët e fundit.
“Që para dy ditësh kemi marrë njoftim nga stacioni i pikës kufitare Goricë për një vatër zjarri të shfaqur këtu në Parkun kombëtar të Prespës, edhe falë një reagimi shumë të shpejtë të strukturave vendore të stafit të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, u bë e mundur që të ketë një mobilizim me reagueshmëri të lartë edhe të shpejtë në mënyrë që të ndikonin pozitivisht që në momentet e para.
Sot është dita e dytë që organizohet aksionin që në orën pesë të mëngjesit. Në total janë angazhuar rreth 150 forca, edhe unë dua të përfitoj nga rasti në fakt të falenderoj gjithë ekipet e angazhuara në këtë drejtim, jo vetëm këtu në rastin e Pustecit, por në të katër rastet që është prekur qarku jonë ditët e fundit, ku në totalin e tyre janë angazhuar rreth 1000 forca, edhe afërsisht 100 mjete. Kjo ka bërë të mundur që sot të kemi aktive në qark vetëm vatrën në Parkun Kombëtar të Prespës. Por që besoj që falë organizimit të sotëm, edhe në një farë mënyre, edhe favorizimi që kemi patur nga ulja e temperaturave, të kemi mundësinë që ta neutralizojmë sa më herët, edhe të evitojmë riskun e përshkrimit të sipërfaqeve të tjera të gjelbra në Parkun Kombëtar të Prespës”, tha prefekti.
Jole tha se deri tani në Parkun Kombëtar të Prespës janë djegur rreth 7 hektarë bimësi.
“Janë diku tek 7 ha të bimësisë të prekur. Besojmë që puna e sotme dhe nesër të bëjë të mundur që edhe kjo vatër të neutralizohet”, tha Jole.
TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Tre vatra zjarri vijojnë që të jenë aktive në qarkun e Korçës. Sipas njoftimit të Prefekturës së Korçës vatrat janë aktivë në fshatin Dishnicë, në Strelë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës.
Fshati Dishnicë, Njësia Administrative Bulgarec, Bashkia Korçë
Zjarri vijon aktiv në disa vatra të izoluara në zonën ndërmjet fshatrave Dishnicë dhe Barç. Operacionet e shuarjes po kryhen nga pozicione të favorshme në terren, ndërsa zona e Çardhakut po verifikohet me kujdes për të shmangur rrezikun e përhapjes. Vatrat janë nën kontroll të neutralizuara duke u mbajtur në monitorim.
Parku Kombëtar Prespa, Bashkia Pustec
Terreni i thyer dhe era përbëjnë vështirësi për ndërhyrje direkte. Janë identifikuar dy vatra të vogla poshtë shkëmbinjve. Forcat janë të ndara në grupe të specializuara dhe të pajisura me mjete të përshtatshme për këtë terren. Mbikëqyrja ajrore me dronë vijon në mënyrë të pandërprerë.
Fshati Strelcë, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq
Zjarri është neutralizuar. Aktualisht ndodhen në terren 60 forca për monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të zonës, me qëllim parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm të vatrave.
Po sipas Prefekturës së Korçës në terren përafërsisht “janë 171 forca njerëzore të angazhuara në operacione shuarjeje dhe monitorimi; 7 mjete të ndryshme zjarrfikëse, pyjore, njësive administrative, Reparti Ushtarak 1033 Drenovë; 5 mushka të ngarkuara me ujë dhe mjete për shuarjen e zjarrit me akses në zona të vështira; Dronë në përdorim për mbikëqyrje dhe orientim ajror të operacioneve”.
Teksa Shqipëria sipas Edi Ramës do të anëtarësohet në vitin 20230 në Bashkimin Europian, duket se zjarret vijojnë të fiken me mjete rrethanore apo duke përdor kafshë që të çojnë ujin për shuarjen e zjarrit. I tillë edhe rasti i Korçës. Prefektura e Korçës, përmes një njoftimi, ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve […]
Një 24-vjeçar maroken është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri kundrejt pagesës. Ai u kap në flagrancë në fshatin Qytezë të Devollit, duke shoqëruar dy bashkëatdhetarë të tij në tentativë për të kaluar kufirin. 24-vjeçari, së bashku me dy persona […]
TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e Qarkut Korçë, konkretisht në fshatrat Dishnicë (bashkia Korçë) dhe Strelcë (bashkia Maliq).
Në një njoftim zyrtar për mediet, Prefektura e Korçës bëri të ditur se situata në të dyja zonat është nën kontroll të vazhdueshëm, ndërsa forcat në terren po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.
“Zjarri në fshatin Dishnicë është aktiv me intensitet të ulët. Terreni i thyer dhe me bimësi të dendur e ka vështirësuar ndërhyrjen, por përpjekjet për shuarjen e plotë janë në fazën përmbyllëse”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndërkohë zjarri në fshatin Strelcë është aktiv vetëm në vatrën veriore me intensitet të ulët.
Forcat në terren po monitorojnë situatën dhe po punojnë për ta mbajtur nën kontroll.
Prefektura e Qarkut Korçë shprehet se vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë, duke siguruar bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha strukturat përkatëse për administrimin e situatës.
TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e Korçës ka publikuar sot planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ditën e nesërme në qytetin e Pogradecit.
Policia njofton se më datë 26.07.2025, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, në kuadër të pjesëmarrjes në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Ky aktivitet përfshin dy disiplina garuese:
Half maratonë (21 km): nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;
Mini maratonë (10 km): nisja nga qendra e qytetit, përgjatë aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, dhe kthim në pikën e nisjes, në qendër të qytetit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.
Sipas Policisë, “për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masat e nevojshme për: ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; garantimin e sigurisë rrugore dhe të garuesve; menaxhimin e qarkullimit dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore”.
Si rezultat i kësaj, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:
Në aksin “Lin- Pogradec”, do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;
Në aksin “Tushemisht – Pogradec”, do të bllokohen të dy korsitë;
Gjithashtu, do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.
Orari i bllokimit: nga ora 19:00 deri në orën 21:00.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar.
Situata e zjarrit në fshatin Dishnicë të bashkisë Korçë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë pasdites së 24 korrikut. Vatra është zgjeruar dhe ka hyrë në territorin e malit të Moravës, mbi qytetin e Korçës. Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve në […]
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur shoferi dhe pasagjerja të cilët janë çift bashkëshortësh. Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur e […]
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim.
Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Devoll, Korçë, Pustec, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Fier, Berat, Tiranë, Dimal, Malësi e madhe dhe Kukës.
Ndërkohë aktualisht mbeten aktive vatra zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, bashkia Dibër ku vazhdon zjarri që po zhvillohet në tre vatra, por me intensitet të ulët gjatë natës. Vatrat janë aktive mbi fshatin Gurë Lurë, rreth Liqenit të Zi dhe në Fushën e Pelave.
– Në fshatin Ulëz, bashkia Mat, situata është shumë e vështirë pasi zjarri po zhvillohet në drejtim të pyjeve. Për shkak të terrenit dhe përmasave të zjarrit, forcat operacionale nuk kanë mundur të vënë nën kontroll.
– Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Relievi shkëmbor dhe shumë i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Ditën e djeshme në terren u angazhuan 40 forca bashkiake dhe 30 efektivë nga FA, 1 avion Canadair nga shteti Italian.
– Në vendin e quajtur “Maja e Pliskës, mbi fshatin Dukat, bashkia Vlorë, zjarr është shumë intensiv në sipërfaqe shkurre, kullotë dhe pylli me pishë. Flakët të ndihmuara nga era përfshinë edhe kurorat e pishës, duke e bërë problematike gjendjen. Ditën e sotme vazhdon operacioni me forcat 32 operacionale të ndihmuar me 80 forca ushtarake, 2 helikopter të FA-së.
– Në Qarkun Lezhë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. Është shmangur përhapja drejt banesave.
– Në fshatin Vernik, bashkia Devoll, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre.
– Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri vazhdon të përhapet në drejtim të verilindjes drejt Ҫardhakut, i ndihmuar nga era dhe bimësia e shumëllojshme.
– Në fshatin Pustec, bashkia Pustec ka rënë zjarrin e rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve dhe sot vijon puna për izolimin dhe fikjen përfundimtare të tij.
– Në fshatin Kosinë, bashkia Përmet, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Në fshatin Kutal janë përqendruar pjesa më e madhe e forcave për shuarjen e zjarrit, pasi është ende aktiv. Rrezik për banesa nuk ka.
– Në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre ka marrë përmasa dhe rrezikon banesat e fshatit Mamëz. Sot vijon operacioni me forcat operacionale dhe me 100 forca ushtarake për shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë situata vijon të jetë në monitorim, në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri i riaktivizuar ka kaluar në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, dhe po monitorohet nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 1 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë dhe 8 forca bashkiake.
Si pasojë e zjarreve të rënë, kryesisht në sipërfaqe me bimësi e pyjore janë djegur rreth 17 hektarë.
Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 635 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 190 forca nga FA me 19 mjete dhe 2 Helikopterë, 2 avionë Canadair nga shteti Grek dhe 1 nga shteti Italian. Gjatë ditës sotme janë në operacione 345 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 1 automjet zjarrfikëse me efektivin përkatës.
Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve: Sipas informacionit të nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC), sot nuk priten reshje në të gjithë territorin.
Për zjarret në pyje sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Durrës dhe Shkodër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. Rrezik “I LARTË” pritet gjithashtu nё zona tё lokalizuara të qarkut Shkodër (Jug) dhe qarkut Durrës (Jug Lindje).
TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda falënderoi sot punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë, të cilët rrezikuan jetën duke u futur mes flakëve dhe shpëtuan një të moshuar që ishte rrethuar nga zjarri dhe rrezikonte të asfiksohej e të digjej, në një lagje periferike të Korçës.
Në një mesazh falënderimi, Proda vlerësoi këtë akt fisnik, që sipas tij, “tregon më së miri se të jesh pjesë e Policisë së Shtetit është shumë më tepër se një detyrë, është një mision i shenjtë në mbrojtje të jetës”.
“Të nderuar kolegë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari. Ndihem thellësisht i emocionuar dhe krenar për guximin, sakrificën dhe humanizmin tuaj. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi, rrezikuat jetën për të shpëtuar një qytetar të moshuar, i cili ishte rrethuar nga flakët dhe rrezikonte të asfiksohej e të digjej”, u shpreh Proda.
Proda siguroi se “shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht një përgjegjësi institucionale, por një thirrje e përditshme për të qenë pranë tyre, sidomos në momentet më të vështira”.
“Ju falënderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm që dhatë dhe për nderin që i bëtë uniformës sonë. Krenar për ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë që e nderojnë Policinë e Shtetit me veprime që frymëzojnë dhe rrisin besimin e qytetarëve tek Policia”, tha Proda.
TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri.
Për shumë pushues klima është mjaft e përshtatshme për t’i ikur të nxehtit të korrikut.
Parku “Rinia” është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere.
Janë të shumtë ata të cilët mund të pushojnë në park, të shijojnë gjelbërimin, të pedalojnë, ndërsa fëmijët mund të luajnë pa e ndjerë të nxehtin e verës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky park, i mbushur plot me qytetarë. “Pasdite tek Parku Rinia, Korçë”, shkruan Rama krahas fotove.
Parku i Korçës, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë.
Parku, i ndodhur në veriperëndim të qytetit, është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.
Falë investimit për rehabilitimin e tij, kjo pjesë e gjelbër e Korçës u shndërrua në një park model me standarde europiane, me qëllim që të jetë sërish dhe vetëm në funksion të qytetarëve.
Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte një banesë në qytetin e Korçës. Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri ka rënë në apartamentin e pozicionuar në zonën e quajtur si “Rruga e Ersekës”, ku si pasojë ka mbetur i lënduar pronari i shtëpisë i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojë për fikjen e flakëve, ndërkohë që të pranishëm janë edhe forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen dhe zbulimin e shkakut të zjarrit.
Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri. Për shumë pushues klima është mjaft e përshtatshme për t’i ikur të nxehtit të korrikut. Parku “Rinia” është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ky park, i mbushur plot me qytetarë.
Zjarr në një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës” në qytetin e Korçës.
Mësohet se i zoti i shtëpisë ka mbetur i lënduar lehtë ndërsa zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të banesës.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për fikjen e zjarrit ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave. I lënduari u mor nga ambulanca për tu çuar drejt spitalit të Korçës./abcnews.al
Tenderi për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tama Nikolla” në Korçë me fond limit 250 milionë lekë apo 2.5 milionë euro prokuruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përfunduar së fundmi në Komisionin e Prokurimit Publik i ankimuar nga një subjekt për fazën e vlerësimit. Procedura e hapur në maj dhe mbyllur në qershor ka […]
Një grup kontrolli nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në tregun e shumicës në Korçë, duke vendosur gjoba “të majme” ndaj tregtarëve. Kjo për shkak se produktet bujqësore që ata kanë blerë nga fermerët e zonës e kanë patur pa kupon tatimor. Tregtarët ankohen për mediat se ndaj 5 tregtarëve […]
TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Emergjencave Civile, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, punonjës të Njësisë Administrative Bulgarec dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor kanë rinisur punën në terren për vënien nën kontroll të zjarrit që ka përfshirë zonën malore të fshatit Dishnicë.
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, bëri të ditur se zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa terreni i thepisur po e bën të vështirë ndërhyrjen nga toka.
“Strukturat po veprojnë me intensitet maksimal për të shmangur përhapjen më tej të flakëve dhe për të mbrojtur sipërfaqet pyjore, banesat dhe jetën e banorëve”, tha Filo, i cili shtoi se ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, çka e bën edhe më të rëndë këtë akt që dëmton natyrën, pasurinë dhe sigurinë publike.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo bëri apel për bashkëpunim dhe raportim të menjëhershëm nga komuniteti për çdo rast të dyshimtë. “Vetëm së bashku mund të parandalojmë dëme të tilla”, u shpreh Filo. /j.p/
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e së dielës një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe pyll në malin e Moravës, në territorin e fshatit Dishnicë, në Korçë. Mësohet se flakët janë përhapur në një zonë me shkurre, por për shkak të erës së fortë janë përhapur edhe në thellësi të masivit […]
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) organizoi konkurse projektimi për stadiumet e Durrësit, Vlorës dhe Korçës, por procesi mban hije dyshimi për konflikte të mundshme interesi. Arkitektë të përfshirë në juritë e përzgjedhjes kishin lidhje me studiot fituese të projekteve.
Konkurset e dyshimta
Në vitin 2023, AKPT organizoi konkurse për rijetëzimin e stadiumeve: “Niko Dovana” (Durrës), “Flamurtari” (Vlorë) dhe “Skënderbeu” (Korçë). Morën pjesë 42 studio, të cilat paraqitën gjithsej 86 projekte.
Fituesit u shpallën në prill 2023. Për Durrësin, u përzgjodh 51N4E & Plan Comun. Në Korçë, fitoi bashkimi Cebra & ARUP & UNO. Ndërsa në Vlorë, u përzgjodh XDGA me partnerë shqiptarë dhe të huaj.
Por nëse kthehemi pas dhe shqyrtojmë procesin, përzgjedhja ngjall dyshime për mungesë transparence dhe konflikte të mundshme interesi. Juritë patën anëtarë që kishin lidhje me disa nga studiot pjesëmarrëse.
Rasti më shqetësues ishte ai i studios belge XDGA. Themeluesi i saj, Xaveer de Geyter, ishte në jurinë e stadiumit të Durrësit, ku fitoi 51N4E. Ai rezulton të ketë pasur lidhje me administratorin e 51N4E, Johan Anrys.
Juritë e konkurseve, arkitektët e nënvizuar ishin gjithashtu pjesëmarrës në garë/Citizens.al
Anrys është bashkëthemelues i studios lokale “iRI”, në të cilën ka qenë aksioner – të paktën deri në prill 2023. XDGA ka punuar me “iRI”-n në disa projekte, për shembull për zhvillimin e PDV-së për zonën e ish-Gardës.
Pra de Geyter, në jurinë e Durrësit, mori përsipër të vlerësonte si fitues projektin e bashkëpunëtorit të tij Anrys.
Peter Wilson, Špela Videčnik dhe Diogo Brito, nga juria e Korçës, ishin në kushte të tjera konflikti të mundshëm interesi. Ngjashëm Marco Casamonti, Jesus Hernandez dhe Odile Decq, nga juria e Vlorës. Po ashtu Pablo Bofill dhe Caterina Memeo nga juria e Durrësit.
Ky grup arkitektësh ishin në juri pavarësisht se studiot e tyre kishin garuar për projektet e stadiumeve.
AKPT tha për Citizens.al se juritë vepruan në fazën e dytë. Ato u ngritën pas një përzgjedhjeje paraprake që u ishte bërë projekteve nga një komision teknik.Sipas AKPT-së, pjesëmarrja e këtyre arkitektëve në juri nuk përbënte konflikt pasi studiot e tyre ishin eliminuar nga gara.
Megjithatë, rasti i XDGA-së nxjerr në pah lidhjet e ngushta të rrjetit ndërkombëtar të studiove.
Nga konkurset bie në sy anashkalimi i pushtetit vendor në Vlorë. AKPT ka marrë në juri ministren e Kulturës Elva Margaritin dhe jo kryetarin e Bashkisë Dritan Leli – asokohe në marrëdhënie të trazuara politike me kryeministrin Rama.
Qeveria i pagoi projektet me fonde publike, pa siguruar investitorë konkretë për ndërtimin e tyre. Ndërkohë dy vite më pas ajo ka nisur t’ua ofrojë për zhvillim privatëve përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH).
Rasti i parë është ai i stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, thirrja për të cilën u hap nga KISH këtë javë.
Lidhja në bashkëpunime mes 51N4E dhe XDGA/Citizens.al
Paratë publike për projekte private
Qeveria i pagoi studiot fituese për projektet e tre stadiumeve dhe zonave përreth me 1.2 milionë euro. Pagesat u kryen për “Planet e Detyruara Vendore” për secilin projekt.
Për stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”, 51N4E dhe Plan Comun u paguan me 368 mijë euro.
Megjithatë, deri në fillim të vitit 2025, asnjë investitor nuk ishte paraqitur për realizimin e tyre. Projekti i stadiumeve mbeti në nivel vizualizimi 3D, pa ndonjë plan konkret zbatimi.
Kryeministri Rama njoftoi në prill 2025 se KISH po përgatiste garën për zhvilluesit. Por Korporata nuk kishte hapur asnjë thirrje konkrete për investitorë.
Në faqen zyrtare, projektet u shfaqën pa përshkrim dhe pa afate të caktuara, së paku deri në qershor.
Më 19 qershor 2025, qeveria miratoi një VKM për transferimin e stadiumit “Niko Dovana” te Korporata. Ajo autorizohej për negocim të drejtpërdrejtë me investitorë privatë për kontrata zhvillimi.
Procesi përjashton garën për projekt-idenë, që në raste të tjera u lihet investitorëve. Në këtë rast, qeveria pagoi vetë për projektet, duke i dorëzuar privatëve një paketë të gatshme.
KISH hapi të mërkurën, datë 9 korrik, thirrjen për investitorë me afat deri më 15 shtator.
Njësoj si në rastin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe ish-“Qemal Stafën” nuk janë dhënë garanci se cilat klube futbolli do të luajnë në të. Teuta për shembull, aktualisht ka mbetur pa stadium.
Projekti 51N4E dhe Plan Comun shtrihet në mbi 76 mijë m² truall dhe parashikon përveç stadiumit (27 mijë m²), zhvillimin e një qendre multifunksionale, njësi hotelerie, tregtare dhe rezidenciale.
Sipas specifikimeve, partneri privat duhet të ketë kapacitete financiare dhe likuiditet apo mundësi financimi për së paku 9.5 milionë euro.
Kriteri bazë në kualifikimin e ofertave do të jetë mundësia e dhënies së 45% të sipërfaqes për publikun dhe avantazh do të ketë ai investitor që ofron përqindjen më të lartë.
Deri më sot KISH ka hapur disa gara për zhvillimin e pronave publike. Gara më e fundit ishte ajo për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, thirrja për të cilën u zgjat deri në fund të muajit korrik.
Më herët janë shpallur fituesit për “VOID Tower”, stadiumin “Selman Stërmasi” dhe vilat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë.