Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Siguria dhe mbrojtja e Kosovës, Shqipëria dhe NATO

By: V K
16 July 2025 at 11:29

Nga; Ekrem Spahiu

Ish-Zëvendësministër i Mbrojtjes

 Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e katërt dhe nuk ka të ndalur. Shovinizmi rus nuk njeh kufij, as norma ndërkombëtare.

Ndërkohë, sapo u krye thuajse një provë lufte në Lindjen e Mesme: një veprim aventuresk apo një përllogaritje e gabuar mund të kishte aktivizuar, e pakta, lëndë bërthamore.

Për të ardhur më afër në gjeografinë e pasigurisë, jo larg në kohë, dy vjet më parë, forca paramilitare serbe, të planifikuara mjaftueshëm në shtabet e Beogradit për nga numri, armatimi, pajisjet, rezervat, mbështetja dhe aftësimi luftarak, kryen sulmin ndaj focave sovrane të sigurisë së Kosovës në Banjskë, me qëllim provokimin e një fronti lufte me përfshirjen e gjithë makinerisë informative, policore e ushtarake të Serbisë, për të justifikuar ripushtimin e Kosovës, ose të paktën të pjesës veriore të saj.

Ndërkohë, Serbia, krahas fushatës së ethëshme për të fituar “statusin” e të ndëshkuarit pa të drejtë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, po armatoset gjithnjë e më shumë me armë ofensive të siguruara nga Rusia dhe Kina.

Sapo është mbajtur Samiti i NATO-s, i cili shprehu një angazhim substancial në shpenzimet për sigurinë dhe mbrojtjen: aleatët të rrisin shpenzimet deri në 5% të PBB-së, çka tregon se kërcënimet ndaj sigurisë në botë pritet të jenë më të afërta në kohë dhe më të mprehta në ashpërsi.

Dhe nuk është më sekret: Kosova është objektiv imediat. Presidenti i SHBA, para pak ditësh u shpreh se ka ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është çështje akademike për të kërkuar si, kur, kush, me çfarë, e tj.

E rëndësishme është që kreu i shtetit më të fuqishëm aktualisht në botë, ndër tre konflikte me pasoja botërore, përmendi atë Kosovë-Serbi. Duke folur më 10 korrik në një ligjëratë në Uashington, Presidentja Osmani tha se kjo deklaratë e Presidentit Trump, qartazi, u referohet “javëve të fundit” dhe se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Ky, pra, është kuadri i sigurisë në Kosovë.

Pyetjet që dalin për garantimin e kësaj sigurie janë të shumta dhe përfshijnë shumë aktorë dhe shumë fusha.

Në radhë të paraë dhe vetvetiu, pyetja e parë i shtrohet të zotëve të shtëpisë, institucioneve dhe popullit shqiptar të Kosovës. Nëse pranojmë që mbrojtja është, në radhë të parë, ekonomi, atëherë do të konstatojmë se Kosova si vendi i dytë më i varfër në Europë bazuar në PBB për frymë.

Nëse pranojmë që stabiliteti politik mundëson një stabilitet ekonomik dhe rrjedhimisht stabilitet të mbrojtjes, atëherë fakti thuajse tronditës kur ende pas 46 orvatjesh nuk është konstituuar akoma Parlamenti i ri edhe pse ka kaluar pothuajse gjysmë viti, atëherë do të pranojmë se të parat që janë prekur janë siguria e mbrojtja.

Dhe kjo ndodh pikërisht kur retë për sigurinë e Kosovës mbeten të errëta: njohjet ndërkombëtare janë stopuar; raportet me aleatët e mëdhenj natyralë janë lënduar; situata e sigurisë në rajon është e kërcënuar nga shumë aktorë e faktorë.

Prezenca e NATO-s në Kosovë është domethënëse.

“NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme”, – u shpreh këto ditë Sekretari i Shtetit Amerikan Marco Rubio. Por, njëherësh duhet të mësohemi me prirjet normale historike se nuk ka aleanca të përjetëshme, se edhe NATO nuk është e përjetëshme.

Siç duhet të mësohemi me parimin se për mbrojtjen tënde je përgjegjës në radhë të parë vetë, se duhet të paguash edhe për mbrojtjen, si për çdo mall tjetër. Sigurisht Kosova ka plane mbrojtjeje dhe ushtarake, ku janë bërë edhe investime dhe sigurim armatimesh përkatëse. Organizmat përkatëse e dinë nëse janë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur të gjitha skenarëve të mundshëm.

Por detyrimi vjen edhe te Shqipëria. Jo për nacionalizëm të sëmurë. Është detyrim kombëtar, kushtetues dhe moral për çdo paralele të tillë në botë. Është normale që Shqipëria duhet të ketë plane mbështetjeje për shtetin dhe popullin vëlla të Kosovës, pë më tepër duke qenë edhe antar i Aleancës Euro-Atlantike.

Çështja është se cila është fuqia e Shqipërisë për ta bërë këtë gjë jo si deklaratë politike, por si faktor me peshë të gjithanëshme ekonomike, politike, të sigurisë dhe ushtarake. Dhe faktorizimi fillon që me aktivizimin e niveleve strategjike, përkatësisht të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë pse nuk del me një rezolutë për situaten e tensionuar?

Ndërkohë, është detyrim që, në këto kushte, Shqipëria, qeveria e saj, e mbështetur nga opozita, do të duhet të alokojë buxhet të posaçëm. Përndryshe, të gjitha përbetimet politike mbeten si fushatë elektorale.

The post Siguria dhe mbrojtja e Kosovës, Shqipëria dhe NATO appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut

By: Oldi
14 July 2025 at 11:05

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Bledar dhe Ina Spahiut, prindër të të miturit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare. Prindrit e 3-vjeçarit kërkuan që gjykata të detyronte prokurorinë të informonte familjen mbi ecurinë e hetimeve ndaj dentistes që kishte marrë përsipër trajtimin. Çifti Spahiu kërkoi të njihej me veprimet […]

The post Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut appeared first on BoldNews.al.

Piktorët në kohë të rezistencës

By: KultPlus
11 July 2025 at 14:54

Shkruan. Avni Spahiu

Piktura, bashkë me muzikën dhe artet përgjithësisht, është një nga mrekullitë më të mëdha të shpirtit njerëzor. Sa i përket pikturës secili dëshiron ta kuptojë atë, jo vetëm për të vënë në spikamë qëndrimin e tij  ndaj së bukurës dhe estetikës, por shpesh edhe për  të dëshmuar shijen e vet fine ndaj pikturës. Se kjo i bënë ata të  duken më të avancuar kulturalisht  dhe  më të edukuar në sytë e të tjerëve. Secili njeri flet për të, e interpreton në mënyrën e vet, duke gjetur diç esenciale, shpirtërore në të. Por, në këtë rast, unë dua të kaloj përtej një identifikimi, vlerësimi dhe shijimi të një vepre apo të disa veprave të vetme arti që do të mund të më pëlqenin dhe që mund ta bëjë çdo kush. Fare  lehtë do të zgjidhja një a  dy piktura të njohura dhe  do të thosha: ja kjo është shija ime… Dhe,  ato do  të mund të ishin vepra të shtrenjta të pikturës botërore, apo vepra të mëdha të piktorëve tanë… Përtej kësaj, kam pritur shumë gjatë për një rast  që të shpreh respektin e merituar për një plejadë të tërë piktorësh tanë, në Kosovë, të mjeshtërve dhe emrave të shquar të një plejade të tërë artistësh figurativë të këtij trualli që lanë gjurmët e tyre në artin tonë figurativ

Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, në kuadër të rezistencës së gjerë shoqërore në Kosovë, ishte edhe ai që quhej “art i rezistencës” që përfshinte angazhimin e pothuajse të gjithë artistëve dhe piktorëve të Kosovës, të njohur e më pak të njohur, që përmes  artit të tyre figurativ u bënë pjesë e këtij manifestimi të hapur estetik të protestës si formë e kundërshtimit dhe refuzimit të realitetit që i ishte imponuar Kosovës. Si dukej dhe si qe e mundur përthyerja e  një arti të tillë në atë atmosferë ngulfatëse për artet dhe për tërë jetën kulturore në Kosovë? Dhe, cili ishte  efekti?

Arti qe kultivoi kjo plejadë ekspozuese e artistëve tanë ishte i kuptueshëm, i shprehur kryesisht përmes tablove realiste ku dominonte ngjyra e zezë, pa avangardizmin abstrakt që nganjëherë rezulton me shpërthime të rastësishme. Ishte art me preokupim dhe tematikë të njohur për ne, artikulim i identitetit tonë në këto hapësira, i këndimit artistik shpirtëror të njeriut tonë në ecjen e tij nëpër histori dhe aktualitet. Kishim të bënim me personalitete te ndryshme artistike, qasjesh e stilesh, por me një vijëzim të identitetit tonë etnik, historik, kulturor. Por që tani reflektohej si revolt. Si tek veprat e Rexhep Ferrit të torzove domethënëse, Muslim Mulliqit, të Engjëll Berishës, tek Gjelosh Gjoka, Shyqri Nimani, Zake Prelvukuaj, Nebih Muriqi, me imazhet e lashtësisë shqiptare-pellazgiane në ciklin e tij “Pellazget”, tek Hysni Krasniqi, Mustafa Ferizi, Hajrush Fazliu, Esat Valla, Eshref Qahili, Gani Gashi, Mehmet Behluli, e  të tjerë. Atëbotë disa prej piktorëve të shquar ishin “strehuar” nën ciklin e “Dardanëve” ku bëhej trajtimi i identitetit historik, kulturor, mitologjik, gjenetik i qenies sonë, që ishte në atë kohë një angazhim plotësisht patriotik i artistit tonë mes dyzimesh që cytnin dellin dhe talentin artistik krijues dhe dëshirës për të kontribuar si ndërgjegje dhe zë patriotik. Dhe, këtë e shprehnin jo në institucionet e tyre të zakonshme por nëpër kafe-galeri, në holle dhe hapësira të hapura korridoresh…  

Gjatë luftës shumë prej këtyre piktorëve iu shkatërruan veprat jetësore. Punime të tëra të famshme u dogjën, u grisën, u demoluan, apo u hodhën nëpër koshë mbeturinash. Shqiptari nuk duhej të ishte piktor! (Por, jo vetëm piktorët humbën veprat e tyre – më kujtohet skulptori nga Drenica, Aziz Islami, i cili arriti në Prishtinë kur nisi lufta në Drenicë dhe pikëllimi i tij më i  madh ishte se si skulpturat me portretet e personaliteteve të njohura kombëtare, që kishte  bërë ai vetë, kishin mbetur tani të hedhura dhe të rrëzuara nëpër arat dhe përrenjtë e vendlindjes së tij, pasi ishin shkatërruar nga pushtuesi!)…

Kam menduar që ky të jetë një dorështrëngim për piktorët kosovarë të paraluftës, ndërkohë që korifenjtë e mëdhenj të pikturës shqiptare janë në që ty anët e kombit, sidomos në Shqipëri. Mirënjohja për ta ka  të bëjë me  vlera të  vërteta arti. Emrat e tyre janë të shumtë dhe  ata paraqesin një dëshmi të pasurisë së  qytetërimit shqiptar. 

Në një aspekt më të gjerë, ndërkaq, piktura shqiptare në përgjithësi ka pasur një traditë dhe vlerë të paçmuar. E kam fjalën si për emrat e lashtësisë  së pikturës shqiptare, si Onufri i Korçës, Viktor Karpaçi i shkollës veneciane, etj. E deri në piktorët modernë. Por ajo që më ka intriguar  gjithmonë në këtë aspekt është ajo se si piktorë të njohur të huaj, që nga  Renesanca, kanë pasur shqiptarët si objekt të pashmangshëm të brushës  së tyre? Si ndodhi që piktorë si francezi L. Zherom, që pikturonte “arnautët” me fustanellë, Hobhaus i pasionuar me peizazhet shqiptare  dhe Thomas Filips, që bëri portretin e Bajronit në kostum shqiptar, të bënin disa  prej portreteve më të mira  të shqiptarëve që stolisin muzetë europiane? Apo, se si bën që gruaja shqiptare ishte objekt i pothuajse çdo portretuesi europian që nga shekulli shtatëmbëdhjetë e deri tek ai nëntëmbëdhjetë? Që  të  gjithë këta piktorë i referohen bukurisë së gruas shqiptare, portretet e  së cilës dekoronin salonet dhe shtëpitë aristokrate anembanë Europës. 

Sa mirë do  të ishte që të mblidhen të gjitha këto “Monaliza” shqiptare në një botim të vetëm reprezentativ dhe të ruhej në çdo shtëpi të shqiptarit…

(Në “Arti i bashkëbisedimit”, 2024)   

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu – reagon MPJD

9 July 2025 at 18:52

Gjykata e Lartë e Suboticës në Serbi ka marrë vendim për zgjatjen e masës së paraburgimit edhe për 30 ditë ndaj ish-policit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes një komunikate për media.

Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor 2025 nën dyshimet për përfshirje në rastin e Banjskës, megjithatë, sipas MPJD-së, deri më tani autoritetet serbe nuk kanë paraqitur asnjë provë që do ta justifikonte këtë ndalim.

“Prokuroria e Lartë e Suboticës ka iniciuar procedurë penale me pretendimet për përfshirje të z. Spahiu në rastin e Banjskës, megjithatë, sipas avokatit mbrojtës, deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë apo dëshmi e besueshme që do të rëndonte pozitën e tij ligjore,” thuhet në komunikatë.

MPJD ka theksuar se Spahiu kishte lënë Policinë e Kosovës vite përpara ngjarjeve në Banjskë dhe kjo është dëshmuar përmes dokumenteve zyrtare të dorëzuara nga avokati i tij mbrojtës në gjykatë.

Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen e Spahiut dhe ka njoftuar bashkëshorten e tij për vendimin e fundit të gjykatës.

Familjarët e Spahiut pritet që nesër, më 10 korrik, të udhëtojnë drejt Suboticës për ta vizituar atë, ndërsa kanë planifikuar edhe një takim me përfaqësues të Zyrës në Beograd.

MPJD ka bërë të ditur se do të dorëzojë një kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës institucionale tek Spahiu, dhe pret që kjo të miratohet brenda kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

“MPJD rikonfirmon përkushtimin e saj që ky rast të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe transparente, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe obligimet që rrjedhin nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian,” thuhet tutje në reagim.

Institucionet kosovare kanë kritikuar vazhdimisht arrestimet që Serbia i ka bërë shtetasve të Kosovës, duke i cilësuar si veprime të njëanshme dhe të paprecedenta.

Ministria ka njoftuar se do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast./Telegrafi/

The post Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu – reagon MPJD appeared first on Telegrafi.

“Shqiptarët janë të zhurmshëm, jo më të rrezikshmit”, Spahiu për bandat kriminale në Europë:Sekuestro nuk do të thotë..

3 July 2025 at 21:58

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar në emisionin  televiziv goditjen e bandës së Suel Çelës, të cilës i janë sekuestruar 4 mln € pasuri në Itali, tha se ende kemi të bëjmë me një prezumim pafajësie.

Ai tha se mafia ruse, kineze, turke, italiane më e rrezikshme se shqiptare, por kanë më pak të burgosur

Fakti qe kemi një numër të lartë shqiptarësh në grupet kriminale shqiptare nuk do të thotë se janë më të rrezikshme në Europë. Në bazë të statistikave, nacionalitetet që kanë mafien më të organizuar janë rusët kinez, turqit, italianët dhe vietnamezët, nuk janë në numër të lartë por në numër më të vogël në raport me arabët dhe shqiptarët. Fakti që jemi të zhurshëm nuk do të thotë se kemi mafien më të rrezikshme. Ne jemi ende në organizimet fillestare të strukturave kriminale.

Për rastin e Suel Çelës kemi të bëjmë me një prezumim pafajësie dhe jemi në kushtet e sekuestros, sepse sekuestro vendoset edhe kur bëhet verifikim. Nuk do të thotë se blerja e një prone në Itali është bërë me paratë e drogës, në Itali shqiptarët kanë hyrje, kanë hotele dhe kanë restorante ka qindra shqiptarë në Itali që kanë objekte. Sa kohë nuk kemi prova më shumë dhe ende se dimë se çfarë do të ndodh me këtë histori’, tha ai.

 

 

 

The post “Shqiptarët janë të zhurmshëm, jo më të rrezikshmit”, Spahiu për bandat kriminale në Europë:Sekuestro nuk do të thotë.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Kjo krizë institucionale nuk…”/ Situata politike në Kosovë flet analisti: Procesi po mbahet qëllimisht i paqartë

29 June 2025 at 15:30

Ai u shpreh mbi klasën politike kosovare se po vepron në mënyrë të qëllimshme për ta mbajtur situatën të paqartë dhe të përzier, me qëllim përfitimi politik. “Jo për të vendosur rregullin, por për të përfituar nga mungesa e tij”, tha ai.

Në një intervistë televizive analisti politik nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, komentoi dështimin e seancës së 39-të për konstituimin e Parlamentit të Kosovës, si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh. Sipas Spahiut, vendimi i gjykatës nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës institucionale, por përkundrazi, “e bën situatën akoma më keq sesa është”.

Spahiu paralajmëroi se, nëse bllokimi institucional vazhdon deri në përfundimin e mandatit të presidentit, atëherë për shkak të mungesës së kryetarit të Kuvendit, funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit do ta marrë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ekziston një interes i qartë nga ana e këtij institucioni që kjo situatë të zgjasë, për ta lejuar kryetarin e gjykatës të ushtrojë për të paktën 6 muaj detyrën e presidentit, ashtu siç lejon kushtetuta.

Ai shtoi se kjo situatë i leverdis edhe partive opozitare, të cilat nuk janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje, por synojnë ta dëmtojnë Albin Kurtin, i cili sipas tij po humbet përditë kredibilitetin për shkak të mungesës së një zgjidhjeje.

Spahiu përfundoi se kjo krizë nuk i shërben interesave kombëtare të Kosovës, as taksapaguesve që presin institucione funksionale, ndërsa “deputetët, ministrat dhe kryeministri marrin pagë nga taksat, por nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen.”

Nexhmedin Spahiu:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte për ta bërë situatën akoma më keq sesa është, jo për ta rregulluar situatën. Klasa politike në Kosovë është e gëzare pasi mendon se duke e bërë situatën sa më të përzier, sa më të paqartë, të përfitojë nga kjo, dhe jo të përfitojë nga rregulli, nga vendosja e rregullit dhe pastaj të dalë se kush është më i zoti.

Në rast se situata vazhdon e tillë, deri kur presidentit i kalon mandati, atëherë, detyrën, duke mos pasur kryetar parlamenti Kosova, funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentit e merr kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Dhe si duket kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka një interes që kjo situatë të vazhdojë të jetë e tillë, dhe në fund ai të jetë të paktën 6 muaj, aq sa e lejon kushtetuta, të jetë ushtrues i detyrës së presidentit.

Një situatë e tillë nuk është se nuk u leverdis edhe partive opozitare të cilat nuk janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje, por përmes një situate të tillë ta bjerrin Albin Kurtin, sepse ai çdo ditë e më tepër po humb kredibilitetin në sytë e votuesve për shkak se nuk po i jep rrugëzgjidhje situatës dhe kjo po i leverdis opozitës.

Të vetmit që nuk u leverdis kjo situatë janë interesat kombëtare të Kosovës, nuk u leverdis taksapaguesve të cilët paguajnë taksa që të ketë institucione që t’ua përmirësojnë jetën; nga ana tjetër ata marrin rrogën nga këto taksa, deputetët, ministrat, kryeministri, por nuk e bëjnë punën për çfarë marrin rrogën.

The post “Kjo krizë institucionale nuk…”/ Situata politike në Kosovë flet analisti: Procesi po mbahet qëllimisht i paqartë appeared first on Sot News | Lajme.

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

By: Ela
28 June 2025 at 16:12

QSUT, në një reagim në rrjete sociale, nuk dha asnjë shpjegim pse pajisja e Brakiterapisë (trajtim për shumë kancere ku trupi ekspozohet ndaj substancave radioaktive) është vënë në punë pa mirëmbajtje, pse është lejuar të funksionojë me burim të dyshimtë dhe të pakontrolluar, por u përpiqën të mbulojnë skandalin vrastar me gënjeshtra. Gazetari Osman Stafa, […]

The post Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut appeared first on BoldNews.al.

Gazetaria dje dhe sot 

By: KultPlus
27 June 2025 at 14:35

Shkruan: Avni Spahiu

Gazetaria dje

Si shumëçka në jetën e dy dekadave të fundit të Kosovës para dhe  gjatë luftës edhe gazetaria ishte unike dhe e pashembullt në përvojën saj.  Gazetaria e Kosovës, e cila përpëlitej mes presioneve të mëdha të sistemit komunist dhe të trysnisë serbe, që mbizotëronte në ish-Jugosllavi dhe përpjekjeve për të kryer misionin e vet, ndonëse në hapësirë të kufizuar të lirisë profesionale, arriti më në fund të identifikohej me lexuesin, popullin e vet, në rrugën për liri dhe demokraci. Ajo shpesh, edhe në ato kushte, madje u bë udhërrëfyese duke i dhënë një dimension të ri të pashembullt gazetarisë që vështirë do të gjendet në analet e gazetarisë botërore. Gazetarët shqiptarë, si dhe pjesë të tjera të shoqërisë kosovare u bënë objekt i represionit, përndjekjes dhe një stigmatizimi të veçantë nga pushteti dhe politika serbomadhe. Në përpjekjet antishqiptare të politikës hegjemoniste serbe gazetarët u targetuan si një pengesë që duhej mënjanuar. Pse ishte  kjo? Gazetarët kudo dhe  kurdo, sidomos gjatë viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta në Kosovë po përpiqeshin, në mundësitë e veta të gjymtuara dhe të një censure të tmerrshme të ofronin një opinion të drejtë jozyrtar duke iu përkushtuar prezentimit të së vërtetës në opinionin publik. “Lajmi” i shtypur atëbotë u shndërrua në një funksion në jetën e njerëzve. Si të tillë, gazetarët e “Rilindjes”, si ditore e vetme, gjatë fundit të viteve të tetëdhjeta dhe viteve të nëntëdhjeta u siguronin njerëzve informacionin më të mirë të mundshëm në dispozicion, që kishte një ndikim të madh në formësimin e opinionit të përgjithshëm kosovar për të gjitha aspektet e jetës politike dhe shoqërore. 

Në këto përpjekje, gazetarët e botimeve shqipe dhe të medias elektronike u gjenden edhe përballë sifdave të kohës: të përpjekjeve për të krijuar medie të pavarura dhe profesionale, duke u mbështetur në parimet e fjalës së lirë dhe të së vërtetës. Edhe në ato rrethana të pushtimit dhe represionit të pandalur serb, gazetarët tanë filluan të kultivonin një gazetari të pavarur duke sfiduar  hapur diktatin dhe censurën. Andaj, regjimi serb mori masa ndëshkuese, duke mbyllur Radiotelevizionin e Prishtinës dhe pastaj gazetën e vetme të përditshme shqipe në Kosovë, “Rilindjen”. Përgjigja jonë ishte ajo e mospëruljes. Ajo e vazhdimit të informimit të opinionit në Kosovë përkundër presionit të vazhdueshëm që ishte shndërruar në kërcënim. Kjo qe alternativë e vetme dhe asnjëherë e mëdyshur. Vazhduam botimin e gazetës me një surrogat me emër aspak tipik për një gazetë ditore “Bujku”, një botim tani me mision të informimit të përditshëm e që në “vitet normale” preokupohej me problemet e bujqësisë. Kjo ishte denigruese për vazhdimin e një gazete me renome siç ishte “Rilindja”, që në një kohë, kishte arritur tirazh prej mbi 300 mijë kopjesh në ditë, por kjo atëbotë ishte zgjidhje e vetme. “Bujku” apo  “Rilindja B”, siç e quanim u  botua si e përditshme, si një gazetë gjysmë-klandestine që ndalohej dhe anatemohej nga pushteti pushtues serb në çdo hap. Përpjekje të ngjashme bënin dhe të njëjtat persekusione pësonin edhe mediat e tjera që u botuan në ndërkohë: “Koha”, “Bota Sot”, “Kosova Sot” etj, si dhe, patjetër korrespondentët shqiptarë që punonin për media të huajasi “Zëri i Amerikës”, “Europa e Lirë”, “Dojçe Vele”, Frans Internastional, “Vjesniku” i Zagrebit, e shumë të tjera…

Kështu, si gazetarë dhe si gazetari që doli jashtë kontrollit të regjimit, gazetarët u bënë pjesë e lëvizjes së përgjithshme, si lloj i një “gazetarie të rezistencës” së përgjithshme në Kosovë. Kjo ishte një periudhë e rëndë për tërë gazetarinë dhe gazetarët kosovarë. Në atë kohë, ashtu si të gjithë, edhe redaktorët e gazetarët, u ballafaquam në baza ditore me dhunën serbe. Gazetarët kërcënoheshin vazhdimisht nga regjimi serb për gjërat që botonim në gazetë, ndërkohë që shumë nga gazetarët tanë të terrenit dhe korrespondentët që “mbulonin” të gjitha anët e Kosovës ishin rrahur, maltretuar, arrestuar, plagosur, madje edhe vrarë. Por, nuk kishte asnjë hezitim në këtë: t’i dilej krah  së vërtetës së  Kosovës dhe informimit objektiv të opinionit  kosovar meritonte çdo sakrificë. 

Gazetaria kosovare në atë kohë lozi një rol të fuqishëm edhe në forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe trasimin e rrugës së pavarësisë. Shumë procese filluan në “Rilindje” dhe influencuan zhvillimet politike dhe shoqërore në Kosovë. Ka disa raste kyçe në këtë drejtim, që rrinë të shënuara në analet historisë së asaj periudhe. Andaj, nuk është hiperbolizuese të thuhet se  gazetarët kosovarë dhe gazeta jonë u bënë nga më të urryerit në sytë e pushtuesve  serbë. Ai regjim nuk ia  fali kurrë këtë “Rilindjes”, jo vetëm për kundërvënien në periudhën e pushtimit, por edhe për tërë periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, që mbajti e ushqeu kulturën, arsimin dhe informimin shqip.  

Gazetaria sot

Ditën kur Kosova u bë vendi i parë pa shtyp të shkruar, pa gazeta, në rruzullin tokësor, “modernistët tanë”, për të dëshmuar se sa larg kanë shkuar kosovarët në emancipimin e tyre me mediet në telefonat tanë të mençur digjitalë, nxituan  të dilnin me lëvdata të këtij lloji: “Kosova e para në botë pa gazeta”, “Një epokë e  re e gazetarisë”, “Hap i madh” dhe “Një dëshmi e globalizmit tek ne”, etj. Ky “argument” i tyre do të mund të përdorej  njëlloj edhe në rast se një ditë vendosim të mos shtypim më libra, me arsyetimin “valid” se tani ato mund t’i lexojmë “online”! Ndoshta kjo edhe do të ndodhë, në një të ardhme, ndërkohë që gazetat ditore në formë të shtypur vazhdojnë të mbijetojnë me impakt të konsiderueshëm në të gjitha vendet e botës, nga SHBA-ja e deri në Afrikë të Jugut, nga Roma e  deri në Stokholm, nga Ankaraja e deri në Paris. Po ashtu edhe në fqinjësi. Ndonëse sot gazetat botohen me tirazh të reduktuar, natyrisht, ato vazhdojnë të jenë pjesë e një tradite dhe kulture ndryshe të informimit. Asnjë vend në fqinjësinë tonë nuk “hoqi qafet” gazetat me aq lehtësi dhe është  për keqardhje ky nivel  “emancipues” i shoqërisë kosovare, që nuk ka më nevojë për shtypin e shkruar dhe  as  respekt për atë që kanë krijuar gjeneratat. 

Ndërkaq, përtej nostalgjisë ndaj rutinës së përditshme me gazeta, që ishte dikur pjesë e kulturës së jetës, gazetaria përgjithësisht ka pësuar  ndryshime të mëdha: ajo ka përfituar ca gjëra dhe ka humbur disa të tjera. Lajmi tani është më i shpejtë, mundësia e transmetimit pothuajse e atypëratyshme dhe e lehtë, kurse përditësimi i lajmit i mundshëm në çështje minutash. Qasja e lajmit është e lehtë dhe universale, gjithëpërfshirëse dhe joekskluzive. Teknologjia ka bërë të mundshëm informimin e përnjëhershëm nga çdo skaj i botës, me mundësi transmetimit të drejtpërdrejtë nga cilado pjesë e vendit dhe e botës, gazetarët janë të pajisur me teknologji lehtësisht të zotërueshme dhe  shumë efektive. Platformat e mediave sociale si Facebook, Instagram, Twitter dhe shumë të tjera po u ofrojnë njerëzve mundësinë për t’u lidhur me njëri-tjetrin në distanca. Me fjalë të tjera, e gjithë bota është në kontakt të përhershëm falë mediave sociale dhe revolucionit teknologjik. Veçanërisht, janë të rinjtë ata që kalojnë orë të tëra me telefonat mobilë në duar duke konsumuar materiale të llojeve nga më të ndryshmet mbi çdo temë të mundshme… 

Kohët moderne kanë sjellë ndryshime marramendëse dhe mediet e shkruara po bëhen ngadalë një mjet i së djeshmes, ndonëse profesionalizmi i tyre mund të diskutohet: a janë sot informacionet e mediave “online” më të besueshme dhe më kredibile sesa ato në medie  të shtypura? Temë për  debat dhe kundërshti. 

Ndonëse, cilësia profesionale e mediave digjitale mund të konsiderohet në rënie: mundësia e manipulimit me lajmin, “lajmet e rrejshme”, ato të paverifikuara apo qëllimisht të shtrembëruara, mbarështime të mangëta pa konsideratë për parimet bazë të gazetarisë janë një përsëritje e përditshme në “mediet sociale digjitale”. Sot, kultivohet pothuajse vetëm lajmi dhe informacioni i shkurtër dhe i shpejtë, ndërkohë që zhanret e tjera, tradicionalisht më të sofistikuara e më të komplikuara të gazetarisë janë tretur apo janë modifikuar  për  t’iu përshtatur epokës së re. Tani, ku është sharmi i një reportazhi të mirë, një udhëpërshkrimi të bukur, i një shkrimi që kënaqte lexuesin me bukurinë e të shkruarit të veçantë, etj. Mua ky kalim i shpejtë nga gazetaria tradicionale në “gazetari digjitale” dhe atë “telefonike”, më duket i debatueshëm, se nuk siguron hapësirë të mjaftueshme për zhanre dhe shkrime serioze të gazetarisë. Publicistika jonë është reduktuar në shkrime të shkurtra pa strukturë dhe pa përmbajtje adekuate, kurse eseistika në hartime të shkurtra, lehtësisht të qasshme, por pa skeletin e bukurisë së shkrimit tradicional.Stili emocional i publicistikës në trajtimin e fenomeneve, madje edhe  në literaturën politike siç prezentohej në medie – gazeta, revista, radio, televizion dhe filma dokumentarë, ishte një formë e vlerësuar e shkrimit në trajtimin e një game të gjerë temash të politikës, ekonomisë, kulturës, të jetës së përditshme, ngjarjeve aktuale, etj. Tani ka një stil të shkruari më të drejtpërdrejtë me jo shumë emocion, pa ngjyrë dhe pa përshkrime atraktive për të afruar  lexuesin. Nuk është se  publicistika ka pësuar rënie të madhe, por se ka një trajtë tjetër dhe jep  një tjetër “kënaqësi” të të shkruarit dhe lexuarit. Në Kosovë ka pasur disa eseistë të njohur dhe ky zhanër, megjithatë, vazhdon akoma të jetë i pranishëm si lloj shkrimi në  diskursin tonë publicistik. Ka një duzinë emrash të njohur në publicistikën tonë që vazhdojnë ende të mbajnë gjallë traditën e shkrimit të bukur publicistik dhe eseistik.  (Në “Arti i bashkëbisedimit” – 1924)/ KultPlus.com

Kurti mirëpriti ambasadorin Hargreaves, flasin për arrestimin e ish policit Spahiu në Serbi

27 June 2025 at 09:46

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi dje Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim, që u zhvillua në kuadër të takimeve të rregullta dhe komunikimit të vazhdueshëm, u diskutua për temat aktuale e me interes të përbashkët, sikurse rezultatet nga samiti i NATO-s, që u mbajt në Hagë, përgatitjet për Samitin e Procesin e Berlinit që sivjet do të mbahet në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe konstituimi i Kuvendit.

Gjatë takimit, u ngrit edhe çështja e shtetasit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, për të cilin kryeministri tha se është arrestuar dhe vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim nga autoritete serbe, që nga data 7 qershor dhe se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u angazhuar për lirimin e tij.

Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen ndaj Kosovës dhe e uroi ambasadorin për festën kombëtare e zyrtare – Ditëlindjen e Mbretit Charles III./Telegrafi/

 

 

The post Kurti mirëpriti ambasadorin Hargreaves, flasin për arrestimin e ish policit Spahiu në Serbi appeared first on Telegrafi.

“Përplasjet me Berishën dhe gjyqtarët e korruptuar”, Spahiu flet pa ‘doreza’: Ja pse ika nga KLD

26 June 2025 at 15:52

Në skenën publike shqiptare, Kreshnik Spahiu u shfaq fillimisht si një figurë reformiste brenda sistemit të drejtësisë. Emëruar në vitin 2007 si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai u dallua për një qasje të ashpër ndaj gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion dhe për përplasjet e vazhdueshme me mazhorancën e kohës.

Në kulmin e debatit për drejtësinë dhe ndërhyrjen politike në sistem, Spahiu doli hapur kundër Ministrisë së Drejtësisë dhe vetë Kuvendit.

Këto përplasje kulmuan në vitin 2012, kur Spahiu dha dorëheqje nga KLD, duke denoncuar “kapjen e drejtësisë nga mazhoranca”.

Ai kishte nisur aktivizimin e tij me Aleancën Kuq e Zi, edhe pse jo zyrtarisht lëvizje politike. Me mitingje në qytete shqiptare brenda dhe jashtë kufijve, Spahiu shpalosi një diskurs të ashpër kundër klasës politike, kërkoi përkufizimin kushtetues të kombit shqiptar dhe shpalli bashkimin kombëtar si mision politik. Në vitin 2013, Aleanca Kuq e Zi mori pjesë në zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të hyjë në Kuvend, pavarësisht profilit të lartë të liderit të saj dhe jehonës mediatike.

Pas këtij momenti, lëvizja humbi vrullin, ndërsa vetë Spahiu u tërhoq nga angazhimi aktiv në politikë partiake.
Në vitet që pasuan, ai u rikthye si zë kritik përmes publicistikës, analizave juridike dhe pjesëmarrjes në debatet televizive. Për shumëkënd, Kreshnik Spahiu nuk është më një pretendent për pushtet, por një reflektim i asaj që politika shqiptare nuk lejon të ndodhë: hyrjen e një alternative të papërlyer në lojën e madhe.

“Ishte në gjykatat e jugut të Shqipërisë, unë konstatova që qindra shqiptar ndryshonin kombësinë nga shqiptare në greke me një vërtetim thjeshtë nga kisha.

Ishte akt i paprecedentë për shkak të një hapësirë që kishte krijuar parlamenti shqiptar. E denoncova si skandal gjyqësor dhe kushtetues, sepse nuk ndryshohet kombësia, në asnjë shtet të botës.

Nga ajo përplasje fitova një emër të mirë por humba karrierën. Unë lë gjurmë kudo që kam qenë, edhe kur s’kam asgjë në dorë, imponohem me mënyrën e komunikimit.

Kur dhashë dorëheqjen nga KLD përplasja ishte me qeverinë dhe ish-kryeministrin Berisha, që po ta gjykoj sot ka qenë i detyruar ta mbante atë qëndrim”, tha ai

The post “Përplasjet me Berishën dhe gjyqtarët e korruptuar”, Spahiu flet pa ‘doreza’: Ja pse ika nga KLD appeared first on Sot News | Lajme.

“Përplasjet me Berishën dhe gjyqtarët e korruptuar”, Spahiu: Mu ndërpre karriera, ja pse ika nga KLD

26 June 2025 at 09:10

Në skenën publike shqiptare, Kreshnik Spahiu u shfaq fillimisht si një figurë reformiste brenda sistemit të drejtësisë. Emëruar në vitin 2007 si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai u dallua për një qasje të ashpër ndaj gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion dhe për përplasjet e vazhdueshme me mazhorancën e kohës.

Në kulmin e debatit për drejtësinë dhe ndërhyrjen politike në sistem, Spahiu doli hapur kundër Ministrisë së Drejtësisë dhe vetë Kuvendit. Këto përplasje kulmuan në vitin 2012, kur Spahiu dha dorëheqje nga KLD, duke denoncuar “kapjen e drejtësisë nga mazhoranca”. Ai kishte nisur aktivizimin e tij me Aleancën Kuq e Zi, edhe pse jo zyrtarisht lëvizje politike. Me mitingje në qytete shqiptare brenda dhe jashtë kufijve, Spahiu shpalosi një diskurs të ashpër kundër klasës politike, kërkoi përkufizimin kushtetues të kombit shqiptar dhe shpalli bashkimin kombëtar si mision politik. Në vitin 2013, Aleanca Kuq e Zi mori pjesë në zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të hyjë në Kuvend, pavarësisht profilit të lartë të liderit të saj dhe jehonës mediatike.

Pas këtij momenti, lëvizja humbi vrullin, ndërsa vetë Spahiu u tërhoq nga angazhimi aktiv në politikë partiake. Në vitet që pasuan, ai u rikthye si zë kritik përmes publicistikës, analizave juridike dhe pjesëmarrjes në debatet televizive. Për shumëkënd, Kreshnik Spahiu nuk është më një pretendent për pushtet, por një reflektim i asaj që politika shqiptare nuk lejon të ndodhë: hyrjen e një alternative të papërlyer në lojën e madhe.

“Ishte në gjykatat e jugut të Shqipërisë, unë konstatova që qindra shqiptar ndryshonin kombësinë nga shqiptare në greke me një vërtetim thjeshtë nga kisha. Ishte akt i paprecedentë për shkak të një hapësirë që kishte krijuar parlamenti shqiptar. E denoncova si skandal gjyqësor dhe kushtetues, sepse nuk ndryshohet kombësia, në asnjë shtet të botës. Nga ajo përplasje fitova një emër të mirë por humba karrierën. Unë lë gjurmë kudo që kam qenë, edhe kur s’kam asgjë në dorë, imponohem me mënyrën e komunikimit. Kur dhashë dorëheqjen nga KLD përplasja ishte me qeverinë dhe ish-kryeministrin Berisha, që po ta gjykoj sot ka qenë i detyruar ta mbante atë qëndrim”, tha ai.

The post “Përplasjet me Berishën dhe gjyqtarët e korruptuar”, Spahiu: Mu ndërpre karriera, ja pse ika nga KLD appeared first on Sot News | Lajme.

Interesi politik partiak përballë interesit kombëtar

By: admin
25 June 2025 at 22:40

nga Ekrem Spahiu

Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në pikëpamje politike dhe me rrjedhime serioze ndaj interesave kombëtare.

Në Shqipëri zgjedhjet politike janë zhvilluar me 11 maj të këtij viti, ndërkohë që Kuvendi po kryen funksione me deputetët e legjislaturës së kaluar, gjë që do vazhdojë deri në shtator. Nxjerrja e rezultatit përfundimtar duket i largët sepse KQZ po vazhdon rinumërimin e votave në rreth 50 % të kutive të votimit. Gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë për këto zgjedhje janë prezantuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku, ndër të tjera, referohet “politizimi i thellë i administratës zgjedhore”, “blerja e votave” dhe “përdorimi i burimeve shtetërore nga pushteti partiak”. Konstatime të tilla nuk janë pak për të mbritur në konkluzinin se legjitimiteti i tyre është në pikëpyetje të madhe.

Në Kosovë, edhe pse zgjedhjet politike kanë mbaruar që prej afo 5 muajsh, akoma nuk është konstituuar Kuvendi i ri. Për të 36-tën herë, Kuvendi nuk po zgjedh dot Kryetarin e vet! Një vakuum politik i paprecedent, të cilin Kosova nuk e ka lejuar as në kohë më të vështira të saj. Sa do të vazhdojë kjo aventurë politike?

Dhe kjo ndodh pikërisht kur retë e sigurisë rajonale e më gjerë po bëhen gjithnjë e më të errëta. Situata e sigurisë në rajon është e kërcënuar nga shumë faktorë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi këto ditë se ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e dinë” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”. “Qëllimi ynë” – u shpreh ai, “është ta mbrojmë vendin tonë”!

Askush nuk e kërcënon Serbinë ushtarakisht. Madje, edhe ata që e ndëshkuan kohë më parë për genocidin masiv që ushtroi makineria ushtarake e policore serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, sot, hapur apo nën zë, po i njohin statusin e të viktimizuarit! Sigurisht duke i lënë rrugë të hapur për hakmarrje. Këtë status hakmarrës, dashur pa dashur, e dekonspiroi vetë Presidenti Serb kur tha se ushtria serbe “po bëhet tmerrësisht goditëse”. Nuk është vështirë të kuptohet se planet ushtarake i ka, siç e ka edhe modelin që aplikoi Putini në Ukrainë, ku bëri ç’deshi, ndërsa Perëndimi ishte i pafuqishëm për ta ndalur.

Ndërkohë, raportet e Kosovës me aleatët e mëdhenj natyralë janë lënduar, ku e ku edhe përkeqësuar. Duhet ta konsiderojm fat dhe privilegj që Presidenti Trump e përmendi edhe konfliktin Serbi-Kosovë si ndër konfliktet e rrezikëshme të kohës, duke u shprehur se konflikti është dëmtuar në perspektivën afatgjatë dhe duke premtuar se “do ta rregulloj përsëri”. Por a e ndihmojnë këtë proces politikat konfliktuale dhe, sidomos, vakuumi institucional i krijuar në Kosovë? Duhet ta themi me plot gojën se çfarëdo vakuumi institucional është vetëm në dobi të armiqve të Kosovës dhe një dorë më pak në përkrahjen nga miqtë e saj.

E kam ngritur edhe në një shkrim të mëparshëm: me ose pa qëllim, por fakt është që, në hapësirën kombëtare shqiptare është krijuar vakuum sigurie kombëtare, ndërkohë që balancat gjeopolitike po ndryshojnë me shpejtësi. Pritet një ridimensionim i angazhimit gjeostrategjik të SHBA-së, një rol gjithnjë më ndryshe i Europës dhe një rritje e agresivitetit të Rusisë. Natyrisht që këto zhvillime do të sjellin një ridimensionim të pranisë, ndihmës dhe mbështetjes nga aleatët dhe partnerët për sigurinë në rajon dhe kështu, në hapësirën kombëtare shqiptare.

Pikërisht në këtë situatë të ndërlikuar, aktorët kryesorë politikë dhe institucionalë në Shqipëri gjejnë “arsye” për çfarëdo humbje kohe, për të shtyrë sa më gjatë farsën elektorale që u zhvillua, por nuk gjejnë kohë për t’u ulur dhe unifikuar qëndrimin për sigurinë kombëtare në këtë realitet të trazuar rajonal e global. Nuk gjendet kohë për të shkuar, biseduar e ndikuar vëllazërisht në Kosovë. Deri tani nuk kemi parë komunikim. Kollaj me ia lënë vëllait fajin e moskomunikimit, por në çdo rast faji është i të gjithë vëllezërve.

Është koha më shumë se kurrë që shtetarët dhe politikanët shqiptarë të zgjojnë frymën kombëtare, të tregojnë kulturë politike dhe të gjejnë fuqi karakteri për t’iu ndodhur pranë njeri tjetrit dhe jo t’i kthejnë kurrizin njeri tjetrit, sikurse po shohim fatkeqësisht.

The post Interesi politik partiak përballë interesit kombëtar appeared first on Albeu.com.

Spahiu: Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e tre vendeve myslimane

By: redi
23 June 2025 at 22:00

Juristi Kreshnik Spahiu flet për zhvillimet e fundit, ku Irani sulmoi me 6 raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak. Për të Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Katarit, Irakut dhe Bahrenit. ”Futja me vonesë e SHBA në konflikt, edhe pse SHBA se ka shpallur ligjin e luftës me Iranin. Pra bombardimi quhet sporadik dhe ende s’ka një miratimin të futjes së SHBA në konflikt .

Source

“Fishekzjarrë dhe jo luftë”, Spahiu për sulmet iraniane: As Rusia dhe as SHBA nuk janë të gatshme për luftë të hapur

23 June 2025 at 21:52

Juristi Kreshnik Spahiu, në  një emision televiziv ka komentuar zhvillimet e fundit Iran-Izrael.

Teksa u ndal tek sulmet e Iranit në Katar, ai tha se Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Katarit, Irakut dhe Bahrenit.

‘Futja me vonesë e SHBA në konflikt, edhe pse SHBA se ka shpallur ligjin e luftës me Iranin. Pra bombardimi quhet sporadik dhe ende s’ka një miratimin të futjes së SHBA në konflikt. Kjo hapësirë ka nxjerr zbuluar dobësit e Iranit dhe të Izraelit, sa më shumë ato vijojnë luftën vendet e tjera kuptojnë forcën dhe dobësinë që kanë dy vendet. Pritej që Irani të kishte një mbrojtje më të mirë gjë që nuk rezultoi kështu’, tha ai.

Spahiu tha se edhe Moska nuk ka treguar gatishmëri për t’u pozicionuar krah Iranit.

‘U mendua se Rusia do të futet në konflikt dhe kemi të bëjmë me një gjeopolitikë të re me ardhjen e Trump dhe marrëdhëniet SHBA- Rusi tani janë diçka tjetër. Rusia nuk do të jetë krah Iranit në këtë konflikt. Sulmet e sotme do të ishin fishekzjarrë. Sot Irani ka treguar dobësi sepse ka treguar forcë duke shkelur sovranitetin e Katarit’, tha ai.

 

 

 

The post “Fishekzjarrë dhe jo luftë”, Spahiu për sulmet iraniane: As Rusia dhe as SHBA nuk janë të gatshme për luftë të hapur appeared first on Sot News | Lajme.

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

19 June 2025 at 22:29

Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje televizive mbrëmjen e sotme, komentoi situatën e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Iranit. Ai tha se Izraeli nuk është i vetëm në këtë konflikt, pasi liderë botërorë që më parë e kanë kritikuar për veprimet në Gaza, tani janë rreshtuar në krah të tij.

Spahiu theksoi se pasojat më të rënda të luftës do t’i ndjejë Irani, ndërsa paralajmëroi se nëse SHBA ndërhyn ushtarakisht në territorin iranian, mund të shpërthejë anarkia e brendshme, duke ngritur kundër regjimit aktual rreth 30 milionë grupe etnike.

“Në këtë konflikt, Izraeli nuk është i vetëm. Edhe liderët që e kanë kritikuar për Gaza, sot janë në krah të Izraelit. Pasojat më të rënda i presin Iranin. Nëse bie Netanyahu, populli hebre unifikohet dhe reagimi është unik. Por nëse bie Khamenei, Irani mund të shkojë në anarki si Siria. Irani është i rrethuar nga fqinjë që janë kundër tij. Nëse SHBA hyn në Iran, mund të shpërthejë një revoltë e madhe nga grupet etnike kundër Ajatollahëve,” u shpreh Spahiu.

The post ‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki appeared first on Sot News | Lajme.

Roli i intelektualit sot në Kosovë

By: Kult Plus
19 June 2025 at 20:35

Roli i intelektualit në shoqëri paraqet një temë të ndërlikuar. Ne në Kosovë mund të flasim  se çfarë ndikimi të madh, kuptimplotë dhe vendimtar kanë pasur intelektualët në Kosovë, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, po dhe më vonë, në periudhën e arsimimit dhe trasimit të rrugës së çlirimit kombëtar, ndonëse në kohë monizmi dhe të persekutimit, duke e bërë këtë për një kauzë dhe qëllim fisnik – të ruajtjes së identitetit dhe emancipimit shpirtëror të kombit dhe kontributit të madh në pasurimin e kulturës kombëtare.

Shkruan: Avni Spahiu

Flasim për periudhën e “intelektualit të angazhuar” – të pjesëmarrjes në proceset shoqërore, në kushte  të kufizimeve e ideologjike dhe lirisë së fjalës, si një domosdo që lindte nga zhvillime që kërkonin drejtim për proceset që ndodhnin dhe që do të përcaktonin të nesërmen e tonë. Ky ishte një lajtmotiv për çdo intelektual të mirëfilltë të kohës i rolit të tij angazhues dhe udhërrëfyes në një kohë që ishte e zymtë dhe përplot pasiguri. Mendoj se kjo kohë shënonte një sprovë për intelektualët shqiptarë që ata e kaluan me sukses dhe do të ngelë në histori si shembull i rolit aktiv të intelektualit kundruall kombit dhe vendit të vet…

Një rol ky që sot është më i vogël, për shkak të margjinalizimit të intelektualit dhe zërit të tij në proceset shoqërore, që vjen nga faktorë të shumtë dhe si pasojë e mospërfilljes së tij nga politika, e cila ka dalë në plan të parë të të gjitha angazhimeve. Intelektuali sot është në kërkim të rigjetjes së vendit dhe rolit të tij në shoqëri, në këtë shoqëri që po transformohet në mënyrë marramendëse dhe jo gjithmonë pozitivisht, si kudo në botë, dhe në të cilën intelektuali ndjehet shpesh i zhvendosur. Arsyet e vërteta dhe të shumta për këtë mund të jenë pjesë e  një debati më të gjerë në kuadër të realitetit të sotshëm shoqëror në Kosovë, por edhe në përmasa më të gjera mbarëkombëtare.

          Në vend të intelektualit të mirëfilltë, druaj të them se kemi një periudhë pseudo-intelektualizmi, të mos them anti-intelektualizmi që lind në situata kur ekzistojnë pasione të forta që nuk mund të përmbushen. Intelektuali ka ende ndikim aty ku nuk përfshihen çështje pasionante, por ndryshimi është se ai vazhdon të funksionojë pa një drejtim, pa një konceptim të qëllimeve për të cilat njerëzit duhet të jetojnë. Respekti për intelektualin dhe “të urtin” është në raport të zhdrejtë me nivelin e inteligjencës së shoqërisë; respekti për intelektualin është reduktuar dhe zëvendësuar me konsideratën për pseudo-intelektualin me pak arsimim, që bën që ai t’i nënshtrohet politikës së ditës apo grishjeve utilitare të interesit vetjak. Pseudo apo anti-intelektuali pozicionohet në fronte retrograde: ai do të ngrihet kundër gjuhës standarde, duke u stisur pas  cytjeve fisnore e lokaliste, në vend se të punojë për avancimin dhe pasurimin gjuhësor; ai dëmton kulturën e përgjithshme shqiptare duke u angazhuar nga pozicione të rrethit të tij të ngushtë, në vend se t’i shohë kauzat e përgjithshme në një dioptri më të gjerë civilizuese; ai do të gjejë “falsitete” tek vlerat kombëtare dhe do të ngrihet kundër historisë dhe personaliteteve historike të kombit të vet duke kërkuar të vërteta të tjera që, në fakt, relativizojnë rëndësinë e kombit të vet nëpër faza të ndryshme historike; ai mohon apo hesht për lashtësinë dhe autoktoninë e kombit në vend se të kërkojë argumente dhe fakte shtesë shkencore që vërtetojnë atë; ai angazhohet për kauza të huaja dhe duke kërkuar ndajshtime të identiteteve dytësore ndaj identitetit  kombëtar shqiptar, si fetare ashtu dhe fisnore, ai do të luftojë për krijimin e një identiteti të ri tepër të dyshimtë dhe të huaj për t’ia veshur kombit të tij, e të tjera. Lufton për kauza të të tjerëve duke shpenzuar energjinë jo në dobi të kombit të vet dhe për përparimin e tij. Përçmon kombin e vet duke pohuar se fatkeqësitë e pareshtura që kanë përshkuar këtë komb gjatë historisë janë faji i tij, se shqiptari është i prapambetur dhe primitiv dhe se nuk ka dhënë asnjë kontribut kulmor qytetërues apo krijues kulturor e letrar për kulturën e përgjithshme, se kultura shqiptare është e margjinalizuar, e mbyllur dhe e kufizuar dhe jashtë trendëve modernë, se shqiptarët në të vërtetë nuk ndryshojnë dhe se një sindrom mosndryshimi përcjell jetën e shqiptarit në çfarëdo rrethane. Ai nuk kritikon por asgjëson, ai nuk ndërton por shkatërron. Ai hesht kur duhet reaguar dhe reagon kur duhet heshtur. Ai nuk sheh asgjë të mirë në të djeshmen, të sotshmen por edhe në të ardhmen e shqiptarisë dhe kërkon mbështetje në identitete sekondare. Ai i është dorëzuar dhe është bërë mjet i politikës dhe politikanëve, në vend se të mos ketë të bëjë aspak me ta, e shumë atributeve të tjera të përditshme…

Ky tip intelektuali shqiptar sot, për fat të keq, gjendet gjithandej, derisa intelektuali i vërtetë nuk kryen dot punën e vet, si prijatar i proceseve zhvillimore dhe trendëve të bashkëkohësisë që duhet ndjekur.  Ai, madje, me një lloj konformiteti, nuk i kundërvihet tipit të parë, atij të pseudo-intelektualit, roli i të cilit sa vjen e shtohet duke u rehatuar në rrethe politike dhe të interesit vetjak, i mbrojtur nga ambienti i tij gjithnjë e më i tëhuajsuar. Andaj, intelektuali i vërtetë sot rri i margjinalizuar, “zemërplasur” dhe pa mundësi të parapengimit të çfarëdo dukurie negative në shoqëri. Atë nuk e përfill askush. Kështu ai paraqitet sot si apatik, ndryshe nga roli i tij iluminues e qytetërues në të kaluarën tonë. Për këtë, ai është po aq fajtor sa dhe ata që e kanë vënë intelektualin në pozitë inferiore.    

Mjetet moderne të komunikimit (interneti) kanë zgjeruar gamën e të shprehurit kolektiv por  ka barazuar intelektualin me pseudo-intelektualin apo edhe me injorantin, duke siguruar qasje të njëjtë tek të dy. Kjo do të thotë se në vend të një qëndrimi kritik tani kemi një qëndrim skeptik që buron nga mungesa e edukimit adekuat qytetar si burim kryesor që është ushqim i mendjes së shëndoshë dhe racionale. Intelektualët e vërtetë janë të vetëdijshëm se, si gjithë të tjerët, ata kanë pikat e veta të dobëta andaj qëndrojnë mendjehapur, ndonëse kjo vetëdije e  tyre mund të kufizojë angazhimin e tyre dhe kështu me mosveprim t’i shkaktojnë dëm shoqërisë. Ndërkohë, mediokriteti është bërë faktor në diskursin tonë kulturor dhe intelektual. Sot mediokriti dhe i padijshmi kalojnë të patrazuar t’u zënë vendin intelektualëve të mirëfilltë dhe vlerave reale…

Por, për një intelektual të mirëfilltë përpjekja  për të ndërtuar një botëkuptim të vetin është një përpjekja e  përhershme, në kërkim të një identiteti që do ta bëjë atë  shquhet përballë botës së tij. Ky identitet duhet të ndërtohet nëse duam të lëmë gjurmë. Me përpjekjet tona vetjake, që burojnë   nga brendësia jonë intelektuali duhet të zhvillojë këtë identitet. Dhe, kjo ndodh në tërë botën me intelektualin. Nëse ne nuk qartësojmë veten para miqve tanë, madje edhe para armiqve, nuk do të na marrin seriozisht dhe do të margjinalizohemi. Është vokacion i lindur i një intelektuali që këtë ta bëjë përmes intelektualizimti së mendjes dhe veprimit të tij personal. 

Por ka diçka akoma më shumë! Siç thoshte Ajnshtajni: “Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë keq, por për shkak të atyre që shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë”. Unë besoj se intelektualët janë veprimtarë të ndryshimit, veçanërisht në ato pjesë të botës ku sjellja e padrejtë dhe e gabuar është bërë normë. Në mënyrat e tyre, intelektualët kudo në botë po japin kontribute efektive për përmirësimin e shoqërisë në mënyra kuptimplota. Nuk do të kishte arsye që kjo të mos ndodhë edhe këtu në këtë moment të zhvillimit tonë shoqëror me intelektualët tanë.  

Por, ç’e bën një intelektual të duhur? Para  së gjithash, edukimi i mirë tek një intelektual është parakusht për ndikimin e inteligjencës dhe racionalitetit të tij. Një person me aftësi dhe njohuri të larta mban këtë lloj përgjegjësie dhe i detyrohet milieut të vet. Intelektualët duhet të përdorin kapacitetin e tyre për të kontribuar në shmangien e shoqërisë nga rrjedha me ndikim negativ por edhe nga përpjekjet e papërshtatshme aktuale dhe të ardhshme. Pikërisht kjo mungesë vizioni tek intelektualët tanë ka bërë që shoqëria jonë të lëngojë nga lëvizje e kauza të huaja që po e dëmtojnë identitetin shqiptar, që në një kohë afatgjate do të dëmtojnë kohezionin kombëtar.

Vaclav Havel flet për rolin e intelektualit brenda shoqërisë. Ai thotë pikërisht këtë që intelektuali ynë sot nuk  bën: “Intelektuali duhet të shqetësojë vazhdimisht, të dëshmojë për mjerimin e botës, të jetë provokues duke qenë i pavarur, të rebelohet kundër të gjitha presioneve dhe manipulimeve të fshehura e të hapura; duhet të jetë dyshuesi kryesor i sistemeve… dhe për këtë arsye, një intelektual nuk mund të përshtatet në asnjë rol që mund t’i paracaktohet … dhe në thelb ai nuk përket askund: ai konsiderohet një ngacmues i bezdisshëm kudo që është.” I lidhur me këtë, pra, shihet edhe roli i intelektualëve që ata duhet të kenë në shoqëri. Në përgjithësi, intelektualët duhet të marrin përsipër një perspektivë reflektuese mbi shoqërinë. Kjo është më se e nevojshme sot tek ne…/KultPlus.com

Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Tehran?

By: redi
17 June 2025 at 16:31

Nga Kreshnik Spahiu Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Tehran. Janë aq injorantë sa e mbrojnë Iranin duke u justifikuar me të drejtat e njeriut në Gaza. Pyetje është për ju o të çmendur: – Ku ishte Irani dhe Palestina kur vriteshin shqiptarë dhe serbët bënin genocid? – Ku ishte Irani dhe iranianët kur 20.000…

Source

Spahiu: Turp që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë idiotë ose spiunë të Bogradit

By: redi
16 June 2025 at 19:18

Deklarata nga Trump për konfliktin Serbi-Kosovë që zgjidhi është pozitive për rajonin, por ajo që të shqetëson në faktorin politik shqiptar dhe veçanërisht në Prishtinë, edhe egoja e tepruar personale për ta lënë Kosovën pa shtet prej 5 muajsh. Kjo tregon se janë politikanë idiotë, ose janë spiunë të Beogradit. Kështu e sheh juristi Kreshnik Spahiu krizën në Kosovë, e shoqëruar kjo edhe me…

Source

Arbnor Spahiu ende në duart e serbëve/ Prindërit e ish-policit thirrje ndërkombëtarëve

16 June 2025 at 17:29

KOSOVË- Prindërit e ish-policit të Kosovës Arbnor Spahiu kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për rastin e djalit te tyre.

Ata thonë se djali i tyre aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi, mbi bazën e një akuze të padrejtë dhe të pabazë.

“Apelojmë tek institucionet ndërkombëtare, organizatat për të drejtat e njeriut dhe tek opinion publik që të mos heshtin përballë kësaj padrejtësie. Secili njeri meriton një proces të drejtë dhe të ndershëm – e kjo nuk po ndodh në rastin e Arbnorit. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësinë e tij me mjete ligjore dhe institucionale, me besimin se e vërteta nuk mund të mohohet”, thuhet në reagimin e prindërve të ish-policit kosovar të arrestuar në Serbi.

Ata sqarojnë se Arbnor Spahiu ka dhënë dorëheqje nga puna më 1 nëntor 2022 dhe që prej asaj kohe jeton në Gjermani.

Spahiu është arrestuar nga autoritetet serbe me 7 qershor me dyshimin se ka kryer vrasje ne rastin e Banjskës, ku humben jetën edhe tre serb.

/abcnews.al/

“Nuk mund të mburren”, Spahiu ‘shpërthen’ ashpër: PS në 12 vite s’ka ndërtuar asnjë azil, është bërë parti e oligarkëve

12 June 2025 at 22:31

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se përpos arritjeve, në 12 vite qeverisje të PS ka pasur mungesë të investimeve sociale. Spahiu tha se PS nuk ka ndërtuar asnjë azil pleqsh apo pallate për të pastrehët.

‘Çdo popull meriton partinë që ka, kush mendon se PS apo PD është nën nivelin e shqiptarëve e ka gabim. Ato përfaqësojnë mentalitetin kulturën e shqiptarëve. Po ca ka meritë PS? Në ’91 PS mbeti një parti e pensionistëve dhe e zonave rurale, ndërsa PD ishte partia e rinisë dhe studentëve. Pas disa vitesh ka një rrokadë, bastionet që ka pasur PD i ka PS ka më shumë të rinjtë më shumë student, por problemet kryesore nuk është kjo partia e majtë.

Si mund të jem dakord me socialistët që kanë 12 vite që s’kanë bërë një azil, pallate sociale, asistencën sociale e kanë mizerabël. Është bërë përfaqësuese e oligarkëve. Në mungesë të alternativave të tjera po fiton PS. Nuk jemi për të bërë krahasim PD dhe PS, por për të folur për një parti që ka vite në qeverisje’, tha ai.

 

The post “Nuk mund të mburren”, Spahiu ‘shpërthen’ ashpër: PS në 12 vite s’ka ndërtuar asnjë azil, është bërë parti e oligarkëve appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌