Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Thethi “i plagosur”, nën hijen e “Paketës së Maleve”

15 July 2025 at 14:50

Në momentin që fadromat prishën një nga katër shtëpizat e drurit të Zef Barit, në oborr kishte ende të stivuara materialet e ndërtimit. Gjithçka ndodhi shpejt dhe pa paralajmërim.

I revoltuar për “pabesinë e qeverisë” Zefi nisi të ndajë mendimin se banorët e Thethit u mashtruan nga Kryeministri një vit më parë, kur bashkë me premtimin për fshirjen e gjobave ai u pati bërë thirrje emigrantëve të kthehen dhe të investojnë në turizëm.

“Solla djemtë nga Gjermania dhe Franca ku kishin ndërtuar jetën e tyre dhe po investonim në shtëpizat e drurit. Na mashtroi dhe na preu në besë qeveria”, tha ai, teksa tregoi se shpenzimet shkonin deri në 30 mijë euro.

Sipas Zefit, të gjitha institucionet kanë qenë në dijeni për ndërtimet në Theth dhe “të gjithë thonin vazhdoni”.  

Edhe familja e Bekim Koçekut nxitoi të largojë shtëpizat e drurit nga aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ata thanë se bashkë me investimin, po shuhej edhe përpjekja disa vjeçare për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend.

“Kemi qenë plot me turistë dhe jemi detyruar t’i nxjerrim në orën 5 të mëngjesit nga shtëpia. Fëmija i tyre 10 vjeç qante se nuk po e kuptonte çfarë po ndodhte, ishte i trembur. Ky është krim!” tha mes lotësh, Edmira, motra e Bekimit, e cila shpjegoi për Citizens.al se u kishin kërkuar më kot autoriteteve t’i lejonin të punonin deri në shtator.

“Bekim Koçeku ka lënë garanci në bankë pensionin e invaliditetit për të ndërtuar këto shtëpi, tani ka 200 milionë lekë borxh”, tha e dëshpëruar Edmira, duke treguar tokat ku ata kanë jetuar ndër shekuj.

Qetësia e fshatit të fshehur mes maleve u trondit nga zhurma e fadromave javën e dytë të muajit korrik. Lugina u kthye në një skenë lufte, ku policë me kallashnikovë u përballën më banorë të zëmëruar që sulmuan me molotovë mjetet e IKMT-së.

Në mes të kësaj përplasjeje, qindra turistë që kishin rezervuar në Theth, anuluan rezervimet dhe ia mbathën. Bashkë me ta, duket se u largua edhe shpresa se fshati mund të ketë një të ardhme në turizëm.  

A po prishen ndërtimet në Theth për “Paketën e maleve”?

Ekspertët fajësojnë një zinxhir të gjatë institucionesh për neglizhencë dhe degradim të situatës. Ndërkohë, banorët e Thethit pretendojnë se pas aksionit fshihet “Paketa e Maleve”.  

“Për çfarë vijnë ato helikopterët me investitorë strategjikë?! Për të na marrë atë që është e jona. Këtu nuk ka tokë të xanun,” tha një banor i Thethit për Citizens.al.

Për t’i fryrë edhe më shumë këtij dyshimi, shërbeu edhe një postim gjatë ditës së shtunë, i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, ku ftonte të gjithë të interesuarit të aplikojnë për “Paketën e Maleve”.

Aranita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania, e lidh këtë qasje me trysninë që kryeministri Rama ka bërë së fundmi në kërkesat për dorëheqjen e drejtuesve të drejtorive në autoritetet lokale.

“Nuk përjashtohet mundësia që edhe ‘reprezaljet’ që po ndërmerren nga Kryeministri në bashki të ndryshme, të jenë pjesë e një strategjie për të keqpërdorur stafet bashkiake në vendimmarrje klienteliste në transferim të paligjshëm të pronës publike,” tha Brahaj.

“Paketa e Maleve”, e miratuar në janar të këtij viti, synon “të nxisë zhvillimin dhe rigjallërimin ekonomik të zonave malore kundrejt lehtësirave fiskale dhe dhënies së tokave shtetërore në posedim”.

Ilustrim nga aksioni i IKMT-së në tokën e familjes Koçeku, Theth/Citizens.al

Aktualisht procesi është në fazën e shprehjes së interesit, e cila bëhet pa pagesë përmes e-albanias, si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët.

Pa qenë pronarë trojesh, me një përzgjedhje pike në hartë, gjithsekush mund të interesohet për sado sipërfaqe të dëshirojë (e shprehur në hektarë).

Nevojitet vetëm një përshkrim me maksimumi 500 fjalë, të caktohet tipologjia e investimit: turizëm, energjetikë, blegtori, projekte sociale etj; dhe kohëzgjatja e posedimit të tokës: më pak ose më shumë se 10 vite. (link ilustrues)

Shprehja e interesit i dërgohet bashkive përkatëse, të cilat do t’i trajtojnë për evidentime për zonat zhvillimore. Ligji i “Paketës së Maleve” i lejon bashkitë që pas procesit të evidentimeve t’i propozojnë qeverisë të ndryshojë cilësimin e tokave duke shpallur “zona zhvillimore” zonat e interesuara.

Nga kjo paketë ligjore pritet të përfitojnë “500 aplikuesit e parë”.

Zef Preçi, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike (ACER) që ka kryer një vlerësim të rrezikut për korrupsion të këtij ligji thotë se ka mungesë transparence dhe se “përmbajtja krijon premisa për qëllime të fshehura ose të padeklaruara”.

“Ligji prek në mënyrë të rëndësishme interesa publike ndërsa bëhet fjalë për shitje të pasurisë shtetërore, për vlera të parëndësishme fare, tek subjekte private,” tha Preçi.

Sipas drejtuesit të ACER, ligji prek në mënyrë problematike ekuilibrin mes interesit publik dhe atij privat, veçanërisht në lidhje me mekanizmin e kalimit të pronës shtetërore te poseduesit jopronarë ose thënë ndryshe “faktikë” pa titull pronësie.

“Toka jonë iu duhet për tua dhënë investitorëve strategjikë, jemi të bindur që pas kësaj qëndron Paketa e Maleve”, tha një banor i Thethit për Citizens.al

Urbanisti Imeldi Sokoli, njëherësh anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, nuk është i sigurt, por e cilëson jo të rastësishme hapjen e aplikimeve për “Paketën e Maleve” me ndërhyrjen në Theth.

“E njëjta gjë ka ndodhur me disa tentativa për të marrë investitorë strategjikë për resorte skish dhe kjo ka ndodhur diku nga marsi, kur Benet Beci shkoi me investitorët për të parë se ku mund të bëhet një resort dimëror,” thotë Sokoli.  

Ilustrim nga aksioni i IKMT-së në Theth/Citizens.al

Edhe për Preçin, ndërhyrja në Theth nuk duket e rastësishme. Ai e konsideron atë vijim të tjetërsimit të territorit që ka nisur prej vitesh.

“Me sa duket përvoja e ndërhyrjes brutale të qeverisë në bregdetin e Jugut dhe në Tiranë (5 Maji), Portit të panevojshëm të Durrësit dhe etja e pashuar e lobistëve, oligarkëve dhe segmenteve të krimit që kane akumuluar pasuri kolosale po e shtyjnë agresivisht përpara edhe këtë proces fatal dhe të pakthyeshëm për fatin e pjesës më të bukur të natyrës sonë,” thotë ai.

Për Brahajn “Paketa e Maleve” është një ligj problematik “që rrezikon rendin juridik të pronësisë”.

“Krijon kompetenca arbitrare dhe anashkalon institucionet që kanë mandat ligjor për regjimin e pronësisë. Në mënyrë të pajustifikuar, ai i kalon kompetenca të ndjeshme stafeve bashkiake, duke shmangur rolin e sistemit gjyqësor dhe institucioneve të regjistrimit. Mund të quhet me plot kuptimin e fjalës ligj për keqqeverisje,” shpjegon Brahaj.

Analizuar sipas metodologjisë së vlerësimit të rrezikut për korrupsion, ky ligj, rezulton me nivel të lartë risku.

Ekziston mundësia që “klientë të pushtetit” të përfitojnë prona pa asnjë kosto privatizimi përmes procedurave arbitrare dhe të pakontrolluara.

“Krijojnë mundësinë që shumë nga klientët e bashkive, të cilët deri më tani kanë përfituar prona publike me qira apo përmes ankandeve për periudha 10-vjeçare, tani të përfitojnë në mënyrë arbitrare, pa garë të ndershme,” thotë Brahaj.

Duke u referuar hapjes së aplikimeve për këtë paketë, Zef Preçi, thotë se “do të ishte mirë që qeveria dhe Bashkia e Shkodrës të heqin dorë nga brutaliteti policor dhe të mos ngutet në kënaqjen e interesave okulte në dëm të komuniteteve lokale”.

Kullat shekullore të paregjistruara

Urbanisti Imeldi Sokoli, ishte i pari që denoncoi kompleksin e shtëpizave të drurit pas oborrit të kishës. Ai e sheh këtë situatë të lidhur me paaftësinë për të menaxhuar territorin.

“Shteti justifikon mos-menaxhimin e situatës me këtë ndërhyrje brutale, në mes të sezonit,” thotë ai “Është totalisht problem i paaftësisë për të funksionuar instrumentet ligjore në territor”.

Urbanisti ka pikëpyetje edhe për mënyrën se si po zhvillohet aksioni i IKMT-së, duke e konsideruar “ndërhyrje të jashtëligjshme”.

“Minimalisht duhet të ishin njoftuar banorët, pra t’u ishte dhënë një paralajmërim, t’u ishte lënë kohë t’i hiqnin vetë dhe më pas të niste aksioni i prishjes,” thotë Sokoli.

Ai e sheh zanafillën e situatës së ndërtimeve pa leje, tek mungesa thuajse totale e regjistrimit të pronave në hipotekë, një gangrenë që nuk po gjen zgjidhje prej vitesh në Theth dhe fshatra të tjerë malorë.

“Ligjërisht të gjitha ndërtimet rezultojnë pa leje, edhe kullat e vjetra shekullore, jo vetëm ndërtimet e reja. Dhe ky është problemi,” sqaron më tej Sokoli.

Të njëjtin opinion ndan edhe Aranita Brahaj, kur shprehet se censi i pronave në zonat rurale nuk është bërë kurrë në mënyrë të plotë dhe asnjë qeveri nuk e ka ushtruar ketë detyrë.

Ilustrim nga aksioni policor i prishjeve të ndërtimeve në Theth/Citizens.al

“Pas 40 vitesh regjimi bolshevik, edhe qeverisja aktuale vazhdon të mohojë të drejtën e qytetarëve për të gëzuar plotësisht pronën, qoftë: truall themel i familjes, tokë bujqësore, kullota apo pyje. Si në formën e pronësisë, ashtu edhe në posedim të ligjshëm,” shpjegon ajo.

Amullinë me këtë e aksion e tregon edhe mungesa e të dhënave për numrin e objekteve pa leje që do të prisheshin.

Fillimisht u tha se ishin 10 ndërtime pa leje, më pas 40, më pas drejtuesit e IKMT-së folën për rreth 80 ndërtime, teksa në fund të javës së dytë të korrikut numri shkoi në rreth 120.

Situata me mbi 100 ndërtime pa leje duket se u ka shpëtuar institucioneve që kanë për detyrë kontrollin e territorit, përfshirë edhe administratën rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Vitin e fundit, 2024-2025 në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, ku përfshihet Thethi, nga rojet mjedisore janë mbajtur mbi 36 konstatime për gërmime, zënie fondi pyjor, prerje drurësh dhe hapje rrugësh në pyll.

“Këto konstatime, sipas klasifikimit te kundërvajtjes i janë dërguar institucioneve përkatëse dhe kur ka ndërtime vihen në dijeni, pasi institucioni ynë, në aktet ligjore nuk parashikon ndërtimet pa leje,” thanë për Citizens përfaqësues të administratës rajonale të zonave të mbrojtura Shkodër.

Mos-regjistrimit të pronës, i mbivendosen edhe shtresëzime të tjera ligjore që janë shtrënguese për banorët.

I shpallur Park Kombëtar që në vitin 1966, cilësimi i zonës kryesore si Qendër Historike në vitin 2017, i jep vlerë monumentale fshatit të Thethit, por nuk u jep banorëve mundësi zhvillimi të pronës.

Po ashtu edhe ligji për Zonat e Mbrojtura, sipas të cilit kjo zonë u përfshi në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, në vitin 2022, kufizon ndërtimin.

Për ekspertët pikërisht këtu duhet të kishte lindur formalizimi.

“Ky është rasti tipik që shteti ishte i paaftë për t’i dhënë një instrument ligjor të aplikueshëm që këto banorë të kenë një pronë të ligjshme,” thotë Sokoli.

Lexoni gjithashtu:

The post Thethi “i plagosur”, nën hijen e “Paketës së Maleve” appeared first on Citizens.al.

Vjosa, park “vetëm në letër”, organizatat ngrenë alarmin

1 July 2025 at 12:29

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur thonë se industritë e nxjerrjes, ndotja dhe zhvillimi i pakontrolluar po dëmtojnë integritetin ekologjik të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të martën, më 1 korrik, ata paralajmërojnë qeverinë dhe autoritetet shqiptare se nëse gjendja nuk ndryshon rrezikohet biodiversiteti i lumit.

Deklarata vjen rreth një javë pasi EcoAlbania dhe Riverwatch denoncuan rrjedhjen e mbetjeve të naftës në Vjosë nga stacioni i Gorishtit – një situatë e përsëritur. Citizens.al ishte në terren për ta dëshmuar nivelin e lartë të ndotjes.

Nafta rridhte nga një vaskë mbetjesh të stacionit rreth 2 kilometra larg dhe bashkohej me përroin e Mërtirajt. Punonjës të Albpetrolit thanë se po punonin për ta pastruar kanalin.

Megjithatë për mjedisorët pastrimi nuk mjafton, ata kërkojnë zgjidhje të përhershme, si për shembull riparimi i tubave, cisternave dhe shmangja e derdhjeve të tjera.

Vendgrumbullimi i mbetjeve të Tepelenës/Foto:Joshua D. Lim

Pesë kërcënimet kryesore ndaj Vjosës

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur e shoqëruan deklaratën e tyre me një raport në të cilin faktoheshin ndotjet nga rrjedhja e naftës, bitumit dhe mbetjet urbane pranë lumit.

Raporti “Hartëzimi i Presioneve” përfshin 52 pika të ndryshme në hartë ku evidentohen ndotjet, shpesh në shkelje të ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”. Harta digjitale e ndotjes është publikuar online dhe është e aksesueshme nga publiku dhe mediat.

Rrjedhjet e naftës konsiderohen tejet të rrezikshme pasi ndotin ujin dhe rrezikojnë biodiversitetin.

Ngjashëm edhe minierat e bitumit, kryesisht ato të zonës së Selenicës. Në raport thuhet se ato shkaktojnë ndotje të madhe të bregut dhe bien ndesh me planin e menaxhimit të parkut.

Raporti thekson se mbetjet urbane të hasura në disa pika përgjatë Vjosës dhe gjithashtu mbetjet plastike rrezikojnë shëndetin publik dhe faunën.

Nxjerrja e zhavorrit, kryesisht nga industria e ndërtimit, cilësohen me rrezik për shtratin dhe habitatet e peshqve. Ndërsa shpërdorimi i ujit në bujqësi dhe turizëm konsiderohet një tjetër aspekt që mund të dëmtojë parkun, kjo duke pasur parasysh uljet e prurjeve.

Organizatat theksojnë se nëse situata vazhdon, Vjosa rrezikon të mbrohet vetëm në letër. Në deklaratën e tyre të përbashkët ato u bëjnë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin dhe të ndalojnë ndotjen.

Për këtë kërkohet monitorim i vazhdueshëm, rehabilitim nga ndotësit dhe menaxhim efikas i mbetjeve.

Qeveria shqiptare po ndjek procedurat për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat e Biosferës UNESCO.

“Por, nëse kërcënimet serioze të përmendura nuk adresohen dhe zgjidhen, përfshirja në UNESCO do të mbetet thjesht një status simbolik, ndërkohë që mbrojtja reale në terren do të mungojë,” theksohet në deklaratë.

Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al

Reagimi i Albpetrol

Më 28 qershor, kompania Albpetrol reagoi publikisht për ndotjen nga zona naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. Citizens.al i pati përcjellë kërkesë për informacion dhe koment zyrtar që më 23 qershor, por nuk mori përgjigje.

Albpetrol pranon se zona është e ndotur nga dekada shfrytëzimi, por pretendon se aktualisht nuk ka aktivitet ndotës. Sipas Albpetrolit, protokollet teknike po respektohen dhe ndotja aktivizohet vetëm në temperatura të larta.

Kompania premton rehabilitim të zonës sipas mundësive teknike dhe financiare.

Megjithatë, pamjet e Citizens.al dhe raportet nga organizatat mjedisore tregojnë një realitet më alarmant dhe të vazhdueshëm.

Pamjet e datave 20-25 qershor tregojnë shtresa të zeza që lundrojnë drejt ujit të Vjosës, të dokumentuara edhe me dron.

Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Evropë dhe habitat për mbi 1,100 specie. Shpallja e saj si park u konsiderua si fitore historike pas dhjetë vitesh fushatë. Por statusi ligjor duket se nuk mjafton. Kërkohet zbatim praktik dhe mbrojtje e vërtetë në terren.

Lexoni gjithashtu:

The post Vjosa, park “vetëm në letër”, organizatat ngrenë alarmin appeared first on Citizens.al.

“Vjosa e helmuar: Nafta rrjedh në zemër të Parkut Kombëtar”

25 June 2025 at 15:55

Një përrua me naftë bruto derdhet në lumin Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare si lumi i fundit i egër i Evropës.

Dëshmitë e drejtpërdrejta të ekipit të “RiverWatch” dhe “EcoAlbania” kanë nxjerrë në pah një ndotje të vazhdueshme, që mbahej në heshtje nga institucionet, të cilat një muaj më parë aplikuan për ta përfshirë Vojsën në UNESCO, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.

“Nafta rrjedh në kanale nga një vend ku ruhet në pishina të hapura, katastrofë! Kontejnerët dhe tubacionet atje janë plotësisht të ndryshkur dhe rrjedhin, një skandal,” i tha Citizens.al Ulrich Eichelmann, drejtor i organizatës RiverWatch.

Ndotja buron nga stacioni i naftës në Gorisht të Selenicës, ndërtuar në vitet ’70, për marrjen dhe magazinimin e naftës nga vendburimi me qëllim transportin drejt Ballshit. Nafta e Gorishtit vërshon nga stacioni në Vjosë pasi i bashkohet Përroit të Madh të Mërtirajt.

Citizens.al e vizitoi sot pikën e derdhjes dhe stacionin. Aty ndodhej një grup prej 6 punonjësish të Albpetrol që kishin nisur të pastrojnë me ekskavator kanalin, vetëm pak ditë pas denoncimit.

Stacioni i naftës në Gorisht nga buron ndotja e Vjosës | Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Një zgjidhje e përkohshme e një problemi më të madh. Një raport i Ecoalbania, tregon se zona e Gorisht-Koculit ka mbi 150 puse aktive të shpërndara në një sipërfaqe prej 6 km2, ku pika më e afërt ndodhet pranë shtratit të Vjosës.

Fotografi dhe aktivisti i RiverWatch Joshua David Lim, i cili e dokumentoi i pari ndotjen, e përshkroi këtë zonë të Vjosës si“një lumë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton”.

Ai tha për Citizens.al se këtë konstatim e përforcoi një gjarpër i ngordhur, të cilin ai dhe Eichelmann e gjetën mbi shtresën e trashë të naftës.

Zbulimi i kësaj pike të ndotur të Vjosës ndodhi disa javë më parë, kur Lim po fotografonte rrjedhën në vijim të një nisme që bashkë me “EcoAlbanian” synon krijimin e një harte virtuale të ndotjes së Parkut Kombëtar.

“Realiteti ishte absolutisht tronditës, nuk kisha parë kurrë diçka të tillë,” tha Lim për Citizens.al.

“Kam udhëtuar shumë, nga burimi deri në deltë të Vjosës dhe kam dëshmuar situata të ndryshme ndotjeje si mbeturina, nxjerrja e zhavorrit, por kjo derdhje nafte padyshim është më e rënda,” vijoi fotografi.

Ndotje e përsëritur prej vitesh

Përroi i mbetjeve të naftës nga Stacioini i Gorishtit/ Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Ky nuk është një incident i izoluar. Në vitin 2018, një reportazh i Balkan Insight denonconte të njëjtën formë ndotjeje në të njëjtin vend, mes fshatrave Karbunarë dhe Poçem ku kompani koncesionare depozitonin dhe transportonin naftë bruto në mënyrë të pakontrolluar.

“Vite më parë kam vërejtur rrjedhje apo njolla nafte në Poçem, megjithatë, nuk isha në dijeni se kjo katastrofë po ndodhte ende,” tha Eichelmann.

Edhe pse pikat e shpimit dhe depozitimit ndodhen jashtë kufijve zyrtarë të Parkut Kombëtar të Vjosës, përroi i ndotur përshkon kufirin e tij dhe bashkohet me Vjosën brenda territorit të mbrojtur.

“Qeveria duhet ta mbyllë menjëherë gjithë zonën duke përfshirë ‘lumin e naftës’ 1,5 km të gjatë, si dhe pellgjet me infrastrukturën e kalbur”, thekson Eichelmann.

“Një zgjidhje e përkohshme”

Derdhja e kanalit të në Vjosë, duke u pastruar nga ekskavatori i Albpetrol | Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Të hënën, pas denoncimeve publike, Albpetrol nisi pastrimin e përroit në Mërtiraj. Të mërkurën, ekipi i Citizens.al ishte në terren për të parë nga afër situatën.

Një ekskavator dhe dy kamionë po largonin mbetjet e naftës që rridhnin drejt lumit. Edhe pse ndotja mbetet e pranishme, niveli i saj ishte më i ulët krahasuar me pamjet tronditëse të dokumentuara më parë.

Një prej punëtorëve na tregoi se kjo ishte dita e tretë e pastrimit, por nxehtësia e verës e kishte shkrirë materialin ndotës, duke e bërë procesin më të vështirë. Ai tha se mbetjet do të përdoreshin për mbushjen e rrugëve në zonat rurale.

Rreth 150 metra më larg, pusi i naftës vijonte punën normalisht, ndërsa ndërtesat përreth, të rrënuara dhe të braktisura, krijonin pamjen e një industrie të lënë pas dore.

Njëri përsëriti se ndotja vjen nga depozitimet e vjetra, të krijuara gjatë procesit të ndarjes së naftës nga uji dhe dheu në stacionin e Gorishtit.

Por pyetja që mbetet pa përgjigje është pse ky pastrim nuk u ndërmor më herët, para se mbetjet të shpërndaheshin dhe shkriheshin nga i nxehti, apo para se Vjosa të merrte statusin e Parkut Kombëtar.

Një banor i zonës tha për Citizens.al se përpjekjet aktuale janë të kota nëse nuk ndërhyhet drejtpërdrejt në burimin e ndotjes, që vazhdon të rrjedhë naftë në mënyrë të pakontrolluar.

Të njëjtën ditë, autobotët e Albpetrolit vijonin të ngarkonin naftë bruto për rafinim, duke treguar se aktiviteti ekonomik në zonë vazhdon pa ndalesë, ndërkohë që masat për të ndaluar ndotjen mungojnë.

Organizata RiverWatch deklaroi për Citizens.al se ka nisur njoftimin e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe bankën gjermane KfW, për situatën alarmante në zonë.

“Ky është një krim mjedisor me përmasa të reja,” u shpreh drejtuesi i organizatës, duke theksuar se do të ndërmerren veprime në disa fronte.

Parku Kombëtar i Vjosës, i shpallur në mars 2023, aspiron të bëhet pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s. Por rrjedhjet e naftës dhe mungesa e reagimit institucional po rrezikojnë seriozisht këtë status.

“Ajo fushë dukej si një peizazh nga një film depresiv hollivudian,” tha Ulrich Eichelmann nga RiverËatch, duke nënvizuar se Vjosa nuk mund të mbrohet vetëm në letër.

Dy vite pas shpalljes së parkut, aktivitetet ekonomike brenda kufijve të mbrojtur vazhdojnë. Urbanizimi, turizmi masiv, nxjerrja e naftës dhe mungesa e kontrollit institucional po e kthejnë emërtimin “Park Kombëtar” thjesht në një formalitet.

The post “Vjosa e helmuar: Nafta rrjedh në zemër të Parkut Kombëtar” appeared first on Citizens.al.

“Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten

28 May 2025 at 17:10

Më 25 maj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur aplikimin për të përfshirë luginën e Vjosës në listën e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës.

Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në shtator 2025, gjatë sesionit të 37-të të programit MAB (Njeriu dhe Biosfera) teksa asgjë duket se nuk do t’i ndryshojë aspektit të mbrojtjes luginës dhe zonave përreth.

“Vjosa sot nuk është vetëm një lumë, është një model i zhvillimit të qëndrueshëm,” u shpreh Kumbaro, duke e konsideruar me rëndësi aplikimin.

Punën për aplikimin e kanë koordinuar ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Komisioni Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n.

Citizens kontaktoi Besiana Gurin nga EcoAlbania, organizatë e cila ka punuar prej vitesh për të mbrojtur rrjedhën e Vjosës. Ajo tha se ky status është më shumë një “brandim dhe vëmendje ndërkombëtare”, krahas mbrojtjes ligjore ekzistuese.

E pyetur nëse ky status mund ta mbrojë më tepër Vjosën nga projektet infrastrukturore, si për shembull projekti i Ujësjellësit të Himarës, që parashikohet t’i marrë prurjet nga burimi i lumit të Shushicës – degë e Vjosës – Guri sqaron se nëse aplikimi pranohet, zbatimi i rekomandimeve nga UNESCO nuk janë të detyrueshme për shtetin shqiptar dhe nuk parashikohen penalitete për to.

“Vijnë gjëra pozitive me këtë, do ketë më shumë vëmendje në jetesën rurale dhe që të ruhet si e tillë, pra të ruhet jetesa e njeriut në harmoni me natyrën” përmbyll Guri.

Megjithatë, ndërsa Vjosa fiton statuse degët e saj mbeten larg sigurisë së propaganduar.

Në një editorial për Citizens.al, gazetari i njohur i çështjeve të mjedisit, Artan Rama, e ka quajtur procesin e dhënies status mbrojtjeje për Vjosën një lloj fasade të gjelbër të qeverisë, ku simbolika përdoret për të mbuluar problemet e mëdha që prekin lumin.

Parku, edhe pse i shpallur, nuk ka drejtori, staf menaxhimi, konfliktet për shfrytëzimin e ujit janë të thella, ndërsa ndryshimet e fundit ligjore tashmë lejojnë ndërtimin e hoteleve luksoze edhe brenda nën-zonave qendrore të parqeve.

Rama paralajmëron se përtej marrëveshjeve me marka globale si Patagonia dhe deklaratave në samite ndërkombëtare, çështja e Vjosës është kapur nga burokracia dhe politika, duke humbur karakterin e saj publik dhe komunitar.

“Vetëm banorët që nuk largohen kanë motive të thella dhe të qëndrueshme për të mbrojtur lumin,” shkruan ai, duke ftuar për një narrativë të re, që përfshin komunitetin lokal dhe jo vetëm marrëveshje ndërkombëtare.

Aktualisht banorët e zonës së Shushicës dhe organizata mjedisore si Eco Albania janë në beteja ligjore për të ndaluar projektin e Ujësjellësit të Himarës.

Gjykata Administrative e Lushnjës rrëzoi kërkesën për sigurim padie, e cila do t’i bllokonte punimet. Ndërkohë, paralelisht, në të njëjtën gjykatë po zhvillohet procesi për anulimin e kontratës.

Kështu, përtej statusit (të mundshëm) prestigjioz të UNESCO-s apo statusit Park Kombëtar: Ruajtja reale e natyrës dhe jetës njerëzore që është e lidhur ngushtë me të mbeten sfida për Vjosën.

The post “Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten appeared first on Citizens.al.

Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17 May 2025 at 14:00

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.

Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.

Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.

Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.

Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.

Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.

Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.

Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.

Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencë politike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.

Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.

Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:

Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.

Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.

Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.

Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.

Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.

Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.

Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.

“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.

Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?

Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.

Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.

Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.

Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes appeared first on Citizens.al.

5 vite pa Teatër Kombëtar

17 May 2025 at 08:00

Në orët e para të 17 majit 2020, teksa vendi ishte nën diktatin e kufizimeve nga pandemia e COVID-19, Tirana u trondit nga një ndërhyrje e dhunshme shtetërore, gjurmët e së cilës mbeten ende në kujtesën e protagonistëve të asaj nate, por jo vetëm.

Rreth 800 forca të policisë, të shoqëruar me një njësi të ndërhyrjeve speciale, rrethuan një nga godinat më popullore të asaj periudhe në qendër: Teatrin Kombëtar.

Të thirrur nga Policia Bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ndërhynë për të nxjerrë forcërisht dhjetëra qytetarë, aktivistë dhe artistë, të cilët ishin ngujuar në ndërtesën e Teatrit në shenjë proteste kundër projektit që parashikonte shembjen e tij.

Dhuna policore pasoi ndërhyrjen e IKMT-së, e cila shembi teatrin, bashkë me rekuizitat dhe sendet që protestuesit kishin brenda. Pamjet e momentit ku fasada kryesore rrëzohej përdhe u shpërnda në mediat kryesore mëngjesin e saj dite.

Pas më shumë se dy vitesh protesta, teatri, kthyer në simbol të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, rezistencës kundër autoritarizmit dhe mungesës së transparencës, ishte shembur.

Protesta e mëngjesit thirrur nga një pjesë e aktivistëve dhe opozita nuk ndryshoi asgjë, veçse shfaqi të tjera skena dhune nga policia.

Teatri Kombëtar u përdor politikisht gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021, ku socialistët premtuan nisjen e ndërtimit të teatrit të ri me arkitekturë moderne brenda atij viti.

Në korrik, Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetuese aktet që mundësuan kalimin e pronësisë nga qeveria te bashkia Tiranë. Ligji foli në vonesë – kryesisht për shkak se reforma në drejtësi kishte nxjerrë jashtë funksioni gjykatën – dhe godina ishte shembur tashmë.

Ajo që nisi si një projekt në partneritet publik-privat u shoqërua me mungesë transparence, shtyrje afatesh dhe dyshime mbi qëllimet e vërteta të ndërhyrjes: zhvillimi i një projekti kullash prapa teatrit.

Shoqëria civile nuk u tërhoq. Ajo dhe një pjesë e artistëve dhe opinionit publik kërkuan vazhdimisht llogari ndaj autoriteteve duke e konsideruar projektin e ri një formë “fshirjeje historike”.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

“5 vite më vonë pa godinë, si u rikthye plani i kullave”

Sot bëhen pesë vite nga dita e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërtuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté në një stil të arkitekturës moderne italiane. Godina u rikonceptua pas Luftës së Dytë Botërore me ndërhyrje nga arkitektë si Anton Lufi, Semih Pashallari etj.

Por “urgjenca” për të shembur teatrin nuk u reflektua në urgjencë për të ndërtuar godinën e re, edhe pse kjo u premtua disa herë nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili sot ndodhet në paraburgim nën hetime si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Më 21 dhjetor 2022 në një ceremoni të mbyllur për publikun dhe median, Veliaj së bashku me kryeministrin Rama, përfaqësues të qeverisë dhe artistë të pozicionuar “pro” tyre, përuruan nisjen e punimeve për teatrin e ri.

U deshën dy vite për të inaguruar punimet e godinës, por tre vite sërish ishin të pamajftueshme për të përfunduar atë.

Përpos premtimeve të përvitshme për të ndërtuar godinën e re, prej 5 vitesh hapësira ku qendronte teatri mbeti bosh, e rrethuar dhe pa të drejtën e shfrytëzimit si një pronë publike nga qytetarët. 

U hapën dy tenderë për ndërtimin dhe një për projektimin e Teatrit Kombëtar (megjithëse nga qeveria dhe bashkia këmbëngulej se projekti i Bjarke Ingels ishte gati, i dhuruar nga kompania “Fusha shpk” e sipërmarrësit Shkëlqim Fusha pas tërheqjes nga partneriteti publik-privat), të cilët kushtuan 1.85 miliardë lekë pa TVSH.

Tenderët patën mungesë konkurrence, pasi u skualifikua oferta më e ulët dhe u kateogrizuan me flamur të kuq nga “Open Data Albania” (ODA).

Trualli i Teatrit Kombëtar pastruar nga inertet pas shembjes/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Sipas të dhënave të analizuara nga ODA, projekti për ndërtimin e godinës së TK, ishte investimi i dytë publik me peshën më të lartë në buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Parashikimet në letër, e projektonin Teatrin e ri Kombëtar të përfunduar brenda periudhës 2022-2024, edhe pse zyrtarisht nisja e punimeve u shpall në ditet e fundit të vitit 2022 dhe puna nuk nisi deri në maj të 2023.

Pasi dështuan të realizojnë ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar dhe kullave pas tij, sipërmarrësi Fusha dhe qeveria hartuan një plan të ri.

Një kullë 33 katëshe do të ngrihet pas Teatrit Kombëtar, mbi një sipërfaqe publike prej 1,266 m2, të cilën bashkia Tiranë e “dhuroi” përmes një marrëveshjeje ku do të marrë në këmbim sipërfaqe ndërtimi.

Kompania “Fusha” ishte ofruar që në vitin 2018 për ndërtimin “falas” të teatrit në këmbim të një sipërfaqeje trualli të bashkisë për të ngritur një kompleks prej 6 kullash. Aktualisht, teatri po ndërtohet nga fondet publike dhe megjithatë sipërmarrësi Fusha po e realizon ambicien për të ndërtuar mbi tokë publike në zemër të kryeqytetit.

Për të realizuar këtë plan u shembën dhe një sërë barësh dhe restorantesh popullore që ndodhesin në pedonale duke shkërmoqur të tjera vende të rëndësishme për kujtesën.

Premtimet për ndërtimin e godinës u ndryshuan disa herë, afatet janë shkelur po ashtu disa herë brenda këtyre 5 viteve, teksa kryetari i bashkisë ndodhet në burg, afati përfundimtar i teatrit mbetet për “shfaqjen tjetër politike”.

The post 5 vite pa Teatër Kombëtar appeared first on Citizens.al.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur ‘PrizrenFest’ vjen me edicionin e katërt

By: Kult Plus
18 July 2025 at 20:23

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur PrizrenFest do të mbahet sivjet nga data 21 deri më 28 korrik në Prizren.

Për tetë ditë, njëmbëdhjetë lokacione të shpërndara gjithandej qytetit do të shndërrohen në skena teatrore për të pritur mbi 20 shfaqje e performanca nga Palestina, Franca, Anglia, Italia, Greqia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kosova.

Programi i sivjetëm i festivalit përpos që i bën konak botës në Prizren, na fton ta imagjinojmë dhe pranojmë teatrin në të gjitha mënyrat e bërjes së tij, por mbi të gjitha ta njohim e ta ritheksojmë fuqinë e shprehjes teatrore për të krijuar hapësira të përbashkëta për reflektim shoqëror.

Edhe në këtë edicion, nderojmë trashëgiminë kulturore e historike të qytetit tonë, duke e shndërruar atë në një skenë teatri dhe duke e sjellë teatrin e botës në të.  

Prej formave më klasike të shprehjes teatrore deri tek ato më alternative e eksperimentale, ky program që ju flet të gjitha grupeve të audiencave, navigon nëpër tema që lidhen me luftën, shërimin, kujtesën, identitetin, rezistencën, heshtjen, shëndetin mendor, ambientin e dhunën shtetërore.

I sjellim këto tema në skenat e sivjetme të PrizrenFestit, jo për të rikonfirmuar atë që tashmë e dijmë për gjendjen në të cilën ndodhet sot bota përreth nesh, por për të treguar se ashtu siç brengat dhe tragjeditë shoqërore nuk njohin kufij, njëlloj nuk njeh kufij as këmbëngulja dhe shpresa jonë për t’u bërë bashkë nëpërmjet teatrit – gjuhës që ne e flasim më së miri.  Pra ne, së bashku, nuk i frikësohemi territ që e kemi përreth nesh, por i bëjmë ballë me publikun dhe artistë nga anembanë botës, për të nderuar tregimet që na bëjnë bashkë.

Programi i sivjetëm i PrizrenFest përmban shfaqje për të rritur e për fëmijë si dhe një program edukativ e diskursiv. Gjithashtu, sivjet afrohemi me publikun, jo vetëm nëpërmjet skenave të ngritura nëpër qytet dhe formave tradicionale të tij, por edhe duke e dërguar teatrin tek ata që nuk mund të vijnë në teatër dhe duke e bërë teatrin të qasshëm për të gjithë, nëpërmjet një programi të posaçëm në shtëpinë e të moshuarve, me shfaqjen “La Beauté du Souvenir” nga Franca si dhe nëpërmjet teatrit me gjuhë të shenjave me shfaqjen e programit për fëmijë “Three”.

PrizrenFest 2025 nis më 21 korrik nga ora 21:00 në Teatrin mbi Lumë, me shfaqjen e baletit “Muzg” nën koreografinë e balerinit shqiptar të njohur ndërkombëtarisht Eno Peçi, ndërsa përmbyllet me shfaqjen “Monologët e Gazës” nën regjinë e artistes palestineze Iman Aoun më 28 korrik nga ora 21:00 në Teatrin mbi Lumë.

Përgjatë tetë ditëve të festivalit, në Teatrin “Bekim Fehmiu” të Qytetit të Prizrenit do të jipen shfaqjet “Komedia e zezë” nga Kosova, “5 fytyrat e heshtjes” nga Shqipëria, “Unë jam vet grua” nga Kosova, “Drunks” nga Bullgaria.

Skena e ngritur në oborrin e Kishës së Zojës Ndihmëtare do të bëhet nikoçire e shfaqjeve “Elettra” nga Italia dhe “P’tit Jean Le Géant” nga Franca.

Në Amfiteatrin e Autostradës Bienale do të jipet shfaqja “Oedipus Rex” nga Greqia ndërsa “8%” nga Maqedonia e Veriut jipet në Autostrada Hangar.

Lidhja e Prizrenit do të bëhet skenë për shfaqjen “Oranges and Stones” nga Palestina, e Burgu i qytetit të Prizrenit për shfaqjen “Bëje ose vdis” nga Kosova, ndërsa që në Kejin pranë xhamisë së Sinan Pashës do të zë vend shfaqja “Unboxed – Unpacking Prejudice” nga Anglia.

Ekspozita “Teatri Ilegal” gjithashtu do të jetë e hapur përgjatë gjithë festivalit në hollin e Teatrit “Bekim Fehmiu”. Të gjitha shfaqjet e programit për fëmijë do të jipen në Teatrin mbi Lumë.

Hyrja në të gjitha ngjarjet e edicionit të sivjetëm të PrizrenFest është falas! Ndërsa pas përfundimit të shfaqjeve, për çdo mbrëmje mblidhemi e festojmë bashkë me muzikë të përzgjedhur në pikëtakimin e festivalit në Kejin e Sinan Pashës.

Nga 21 deri më 28 korrik, shihemi në skenat e ngritura teatrore të PrizrenFestit!

Për më shumë detaje në lidhje me programin e sivjetëm, lokacionet dhe oraret, mund të ndiqni faqet në rrjetet sociale në Instagram – PrizrenFest dhe Facebook – PrizrenFest./ KultPlus.com

Muzeu Historik Kombëtar, bisedë historike mbi misionet fetare në trojet shqiptare

By: Kult Plus
17 July 2025 at 21:50

Në ambientet e bibliotekës “Sotir Kolea” në Tiranë, Muzeu Historik Kombëtar zhvilloi sot një aktivitet me vlerë historike dhe kulturore, në kuadër të ciklit të bisedave me ekspertë të albanologjisë.

I ftuar në këtë veprimtari ishte studiuesi Mark Palnikaj, i cili ndau me publikun të dhëna të rëndësishme nga relacionet e Fra Giacinto da Sospello, një dorëshkrim i vitit 1652, që ruhet në Bibliotekën e Bashkisë së Fermos në Itali. Dokumenti përshkruan 16 misione fetare të zhvilluara ndër vite në trojet shqiptare dhe përmban fakte të vyera historike e sociale për Shqipërinë e shekullit XVII.

Me këtë aktivitet, Muzeu Historik Kombëtar vijon misionin për promovimin e historisë kombëtare, duke sjellë në vëmendje dokumente, figura dhe ngjarje që dëshmojnë për identitetin dhe trashëgiminë shqiptare./ atsh/ KultPlus.com

“Si ta doni”, vepra e Shekspirit në Teatrin Kombëtar

By: Kult Plus
17 July 2025 at 16:18

Komedia romantike e William Shakespeare, “Si ta doni”, do të jetë pjesë e sezonit të ri të Teatrit Kombëtar.

Kjo komedi romantike për dashurinë dhe lirinë, vjen me regji të John Blondell dhe me interpretim nga Genti Deçka, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Luli Bitri, Elia Zaharia, Donald Shehu, Dritan Boriçi, Besmir Bitraku, Flaura Kureta, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Ilirda Bejleri, Krist Lleshi.

“Si ta doni”, në origjinal “As you like it”, është një komedi baritore nga William Shakespeare që besohet se është shkruar në vitin 1599. Ajo u vu në skenë në Wilton House në 1603. Prej atëherë është adaptuar si pjesë për radio, film dhe muzikal.

“As You Like It” ndjek heroinën e saj Rosalind ndërsa ajo ikën nga persekutimi në oborrin e xhaxhait të saj, e shoqëruar nga kushërira, Celia për të gjetur sigurinë dhe dashurinë, në Pyllin e Ardenit. Në pyll, ata ndeshen me një sërë personazhesh të paharrueshëm, veçanërisht udhëtarin melankolik Jaques, i cili reciton një nga fjalimet më të famshme të shkruara nga Shekspiri, “Gjithë bota është një skenë” dhe ofron një kontrast të mprehtë me personazhet e tjerë në shfaqje, duke vëzhguar dhe diskutuar gjithmonë vështirësitë e jetës në vend./atsh/KultPlus.com

Rekord vizitorësh në Parkun Kombëtar Butrint

By: Kult Plus
3 July 2025 at 14:07

Parku Kombëtar i Butrintit ka regjistruar një numër rekord vizitorësh në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Në periudhën janar-qershor 2025, Butrinti mirëpriti 105,615 vizitorë. Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kjo shifër përkthehet në 71% më shumë vizitorë dhe në 76% më shumë të ardhura.

Këto shifra janë një tregues i qartë i rëndësisë dhe potencialit të jashtëzakonshëm që ka trashëgimia jonë kulturore dhe natyrore. Butrinti përveç se është krenari kombëtare është gjithshtu në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.

Ai ndodhet 25 km larg qytetit të Sarandës dhe shtrihet në brigjet e detit Jon.

Në brendësi të parkut gjendet qendra kryesore arkeologjike e Butrintit, ndërsa përreth saj ka edhe monumente të tjera që dëshmojnë për qytetërim mbi 3000-vjeçar.

Ky park është një kombinim fantastik i mjediseve detare, lumore, lagunore, fushor e kodrinor, ku janë mjaft të pranishme edhe elementet historike, të tillë si Kalaja mesjetare e Ali Pashë Tepelenës, e sidomos rrënojat arkeologjike të qytetit të Butrintit, me fillesat që në sh.IV p.e.s. Për këtë arsye, pjesa arkeologjike e saj, në Gadishullin e Butrintit, është shpallur pjesë e UNESCO-s, që më 1999, gjë që rrit më tej atraksionin ekoturistik. /atsh/ KultPlus.com

Zhvillohet në Lushnje Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Vallet nga trevat shqiptare erdhën përmes interpretimit të grupeve të ndryshme folklorike në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore.

Festivali këtë vit zhvilloi edicionin e tij të 13-të dhe u zhvillua për dy ditë me radhë në qytetin e Lushnjës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga klipi përmbledhës i edicionit XIII të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore.

“Tradita që flet përmes valleve. Klipi përmbledhës i edicionit XIII të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore, zhvilluar në Lushnjë, sjell atmosferën magjike të dy netëve ku vallja, kostumet dhe ritmet e trevave shqiptare u bënë një gjuhë e përbashkët e shpirtit kombëtar”, shkroi Gonxhja.

Ky aktivitet kulturor ka për qëllim të paraqesë vlerat dhe arritjet më të mira në gjininë e valles popullore, si dhe të gjallërojë jetën kulturore.

Në festival vjen krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit, ku bëhet edhe paraqitja e kostumeve popullore kombëtare.

Në këtë festival merrnin pjesë grupe të ndryshme, por çmimi i parë i këtij edicioni të 13-të këtë vit shkoi për grupin e Hasit.

Juria në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore e vlerësoi për origjinalitetin, ruajtjen e elementëve burimorë dhe interpretimin artistik.

/gj.m/a.f/

The post Zhvillohet në Lushnje Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis sot edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës

By: Kult Plus
27 June 2025 at 19:45

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës çel sot edicionin e tij jubilar të 20-të pranë katedrales “Shën Luçia”.

Ky festival, tashmë i njohur për nivelin e lartë profesional dhe artistik të koncerteve do të prezantojë përgjatë një muaji zhanre të ndryshme të muzikës së dhomës.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako tha se festivali do të vijojë deri në 21 korrik dhe do të sjellë në zemër të qytetit bregdetar, në katedralen “Shën Luçia”, një udhëtim të pasur përmes muzikës së dhomës.

“Artistë nga mbi 10 vende, formacione të njohura, projekte të reja artistike dhe bashkëpunime ndërkombëtare, në një festival që bashkon traditën dhe risinë, tingujt klasikë dhe emocionin e drejtpërdrejtë”, tha Sako.

Sipas programit, festivali nis sot me koncertin e trios “Amadeus”, grupi i njohur që vjen nga Austria, ndërsa performanca e fundit e parashikuar në datën 21 korrik do të jetë një koncert piano kuartet me artistë nga Shqipëria, Amerika dhe Italia.

Festivali zhvillohet nga shoqata Arti dhe Kultura Italo-Shqiptare, që u krijua me iniciativën e disa artistëve durrsakë, të cilët kanë studiuar e kaluar një pjesë të veprimtarisë së tyre në Itali. Qëllimi i kësaj shoqate ka qenë dhe është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me të huaj, këmbimi i eksperiencave të kulturave të vendeve të ndryshme.

Gjatë aktivitetit të këtyre viteve kjo shoqatë ka organizuar mjaft koncerte në Durrës, Tiranë dhe Itali të cilat kanë përcjellë në publik një nivel të lartë interpretimi artistik.

Sipas organizatorëve ky festival u krijua pikërisht me qëllimin për të siguruar një vazhdueshmëri jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj., por edhe me dëshirën e madhe për t’u ballafaquar me këto kultura dhe kjo nëpërmjet shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë.

Një tjetër synim i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e artistëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë./atsh/ KultPlus.com

Grupi i Hasit shpallet më i miri i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Burimore

25 June 2025 at 15:28

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore ka mbyllur edicionin e 13-të në qytetin e Lushnjës.

Juria profesioniste shpalli fituesit. Ishte Hasi që triumfoi në Lushnjë, duke u shpallur si grupi më i mirë i Festivalit Folklorik Tipologjik.

Për dy net me radhë, në sheshin qendror të Lushnjës, 16 grupe artistike nga zona të ndryshme të vendit sollën për publikun motive autentike të valles tradicionale shqiptare. Në natën finale, pas përfundimit të konkurrimit, në skenë u ngjit edhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore, duke përshëndetur me një interpretim të veçantë këtë edicion të festivalit.

Atmosfera festive dhe duartrokitjet e artdashësve lushnjarë shoqëruan çdo performance, duke e kthyer këtë aktivitet në një ngjarje të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shpirtërore kombëtare.

/r.e//a.f/

The post Grupi i Hasit shpallet më i miri i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Burimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E para grua në histori/ Kirsty Coventry merr drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

By: armand
24 June 2025 at 15:46

Kirsty Coventry ka marrë zyrtarisht drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, duke pasuar në këtë post Thomas Bach. Kristy Coventry është e para grua që merr drejtimin e organizmit më të lartë Botëror të Olimpizmit. Në zgjedhjet e mbajtura më 20 mars, Coventry mori 49 vota, në garën mes 7 kandidatëve për Presidencën e Komitetit Olimpik. […]

The post E para grua në histori/ Kirsty Coventry merr drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar appeared first on BoldNews.al.

Nis Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, 400 artistë nga Evropa në Durrës

By: Kult Plus
22 June 2025 at 13:31

Amfiteatri Antik i Durrësit është kthyer në një skenë ndërkombëtare të kulturës dhe traditave popullore.

Mbrëmjen e së enjtes nisi Festivali Ndërkombëtar i Muzikës dhe Valleve, ku rreth 400 artistë nga vende të ndryshme të Evropës pritet të sjellin muzikën, vallet dhe kostumet tradicionale të vendeve të tyre, si dhe një atmosferë të bukur në qytet.

“Ky festival e ka nisur rrugëtimin në Durrës që nga viti 2016. Çdo vit kemi më shumë pjesëmarrës që sjellin kulturën e tyre dhe njohin atë shqiptare. Sivjet kemi vendosur të sjellim edhe një edicion tjetër në Sarandë, në muajin tetor”, tha Zoran Strezovski, organizator i festivalit.

Në natën e parë të festivalit u ngjitën në skenë grupet nga Polonia, Bullgaria, Lituania, Rumania dhe Shqipëria.

“Jemi nga Polonia, përfaqësohemi me dy grupe. Është hera e dytë që vijmë këtu dhe na pëlqen shumë atmosfera”, artist nga Polonia.

Ky festival është tashmë një ngjarje e përvitshme që ka zënë vend të rëndësishëm në kalendarin kulturor të qytetit dhe synon të vazhdojë edhe gjatë verës, duke e kthyer Durrësin në një pikë takimi të kulturave botërore./euronews.al/ KultPlus.com

Festa në zemër të Shebenikut/ Perla e natyrës që vallëzon me traditën

21 June 2025 at 20:31

Në zemër të Parkut Kombëtar të Shebenikut, aty ku malet e kuqe të Qarrishtës prekin qiellin dhe era bart aromën e dushkut e të pishave, një festë e veçantë mbushi ajrin me tinguj kënge, gjallëri dhe dashuri për natyrën. “Shebeniku Feston” nuk ishte thjesht një aktivitet, por një takim ku historia, kultura, natyra dhe komuniteti u bashkuan në një përjetim unik.

I organizuar në ish-sektorin e sharrave – një vend që dikur ushtonte nga zhurma e punës dhe sot prej gjelbërimit e paqes – ky aktivitet solli bashkë banorët e Qarrishtës, Dorëzit, Dragostunjës dhe fshatrave të tjera përreth.

Nën kujdesin e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe përkushtimin e komunitetit vendas, festa u shndërrua në një mesazh të fortë për promovimin e turizmit malor dhe trashëgimisë kulturore të zonës.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, një thesar natyror që prej 17 vitesh mban statusin e mbrojtjes, shtrihet në lindje të Shqipërisë, duke kufizuar me Maqedoninë e Veriut. Ky park, ndër më të pasurit në biodiversitet në gjithë Ballkanin, është shtëpia e rrëqebullit të Ballkanit – një specie e rrallë dhe e mbrojtur – si dhe e shumë florës e faunës të pazëvendësueshme.

Por këtë herë, përtej bukurisë natyrore, ishte njeriu ai që e pasuroi peizazhin. Fryma festive, këngët tradicionale dhe vallet popullore dhanë jetë një vendi që flet vetë për historinë e tij.

Ansamblet lokale u ngjitën në skenën e improvizuar natyrale, të rrethuar nga majat e gjelbra, duke interpretuar me pasion motive nga Librazhdi, Dorëzi dhe krahinat përreth.

Festa nuk ishte vetëm argëtim, por edhe një dëshmi e gjallë se si tradita, dashuria për natyrën dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mund të krijojnë përvoja që mbeten në kujtesë.

Fëmijë që kërcejnë për dore, të moshuar që këndojnë këngët e brezit të tyre dhe turistë të huaj që filmojnë çdo çast – të gjithë ishin pjesë e një skene të gjallë që promovoi jo vetëm një vend, por një mënyrë jetese dhe një identitet.

Cirku Kombëtar, shfaqje për publikun e Lezhës

By: Kult Plus
19 June 2025 at 17:45

Cirku Kombëtar ofroi një shfaqje plot emocione për publikun e  Lezhës, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri”.

Përmes numrave të akrobacive dhe surprizave të tjera trupa e Cirkut Kombëtar ofroi një mbrëmje të paharrueshme për fëmijët e Lezhës.

Interpretimet e akrobatëve të kësaj trupe sollën mjaft argëtim e të qeshura në sallë.

Një aktivitet i tillë tregoi se arti i cirkut mbetet një formë e gjallë, frymëzuese e argëtimit.

Që prej rihapjes, Pallati i Kulturës në Lezhë ka sjellë një sërë organizimesh, ndërsa aktivitetet nuk do të mungojnë as gjatë sezonit turistik./ KultPlus.com

“Kartolina nga tjetërkund”, edicioni i 8 i festivalit ndërkombëtar “Ekrani i Artit”

19 June 2025 at 17:10

Me titullin “Kartolina nga tjetërkund”, ka startuar në ambientet e Kinemasë “Republika” edicioni i 8-të i festivalit ndërkombëtar “Ekrani i Artit”.

111 projekte vizuale, përfshirë 40 premiera shqiptare dhe tre ekspozita të vendosura në hapësira të ndryshme kulturore të qytetit të Shkodrës do të prezantohen përgjatë 5 ditëve.

“Ekrani i Artit” dhe këtë vit nuk do të japë çmime, ndërsa synon të  ofrojë një hapësirë reflektimi, dialogu dhe eksperimentimi artistik.

Filmi që hapi festivalin ishte “Arsa” nga MASBEDO, një projekt i regjisorit italian Iacopo Bedogni, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes.

“Është një festival shumë dinamik dhe i rëndësishëm. Marr pjesë për herë të dytë. Filmi “Arsa” është shfaqur në kinematë italiane në muajin prill. Ndihem shumë mirë që gjendem këtu midis jush”, thotë Iacopo Bedogni, regjisor.

Festivali do të vijojë deri më 22 qershor, me një program të pasur dhe prezenca artistësh të njohur nga vendi dhe bota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kartolina nga tjetërkund”, edicioni i 8 i festivalit ndërkombëtar “Ekrani i Artit” appeared first on Euronews Albania.

Parisi përjashton kompanitë izraelite të armëve nga panairi ndërkombëtar/ Armët furnizojnë ushtrinë për operacionet…

17 June 2025 at 11:39

Pesë kompani, përfshirë Israel Aerospace Industries (IAI), Rafael dhe Elbit Systems, u përjashtuan nga ekspozita. Stendat e tyre u mbuluan me struktura të zeza dhe u izoluan nga pjesa tjetër e panairit. Sipas organizatorëve, vendimi u mor pas një rishikimi të produkteve të ekspozuara që rezultuan jashtë kritereve të lejuara për ekspozim.

Organizatorët e Panairit Ajror Ndërkombëtar të Parisit kanë ndaluar pjesëmarrjen e disa kompanive izraelite të industrisë së mbrojtjes, me arsyetimin se produktet e tyre përfshinin “armë sulmuese”, në kundërshtim me rregullat e panairit.

Sipas Al Jazeera, kompanitë izraelite të përjashtuara furnizojnë ushtrinë izraelite me teknologji të avancuar ushtarake, si dronë dhe sisteme raketore, të përdorura në operacionet në Gaza.

Një përfaqësues i kompanisë Rafael shprehu indinjatë, duke deklaruar se nuk ishte paralajmëruar për përjashtimin. Edhe Ministria izraelite e Mbrojtjes reagoi ashpër, duke e quajtur vendimin “një akt diskriminues dhe skandaloz”, i diktuar – sipas saj – nga arsye politike dhe ekonomike, jo teknike.

Ngjarja ndodh në një moment me rritje të presionit ndërkombëtar mbi Izraelin për veprimet ushtarake në Gaza dhe përdorimin e armëve izraelite në sulme që kanë shkaktuar viktima mes civilëve.

The post Parisi përjashton kompanitë izraelite të armëve nga panairi ndërkombëtar/ Armët furnizojnë ushtrinë për operacionet… appeared first on Sot News | Lajme.

Kundërshtim nga presidentja në ikje/ Këshilli Kombëtar shpall të pavlefshme zgjedhjet

14 June 2025 at 11:44

Presidentja në ikje e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk njeh zgjedhjet edhe procedurialisht.

Përmes një vendimi të marrë me 8 vota pro në Këshillin Kombëtar të institucionit kanë vendosur pavlefshmërinë e procesit për shkak se nuk është arritur, shumicën e thjeshtë për të zgjedhur presidentin e ri dhe këshillin e ri kombëtar.

“Sipas Regjistrit të anëtarëve aktivë me të drejtë vote të Urdhrit të Psikologut në datën 05.06.2025 rezulton se në momentin e votimit Asambleja Kombëtare përbëhet nga 1480 anëtarë. bazuar në procesverbalin e Komisionit Zgjedhor të datës 05.06.2025 rezulton se kanë marrë pjesë në votim 451 anëtarë. Në këto kushte, bazuar në Ligjin 40/2016, neni 15, pika 3, gërma a), konstaton se nuk është arritur shumica e thjeshtë e të gjithë anëtarëve për të zgjedhur Presidentin dhe Këshillin Kombatër. 2. T’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujtesë për përshpejtimin e ndryshimeve ligjore të dërgura me shkresën nr.129 prot. datë 24.02.2025.”, shkruhet në vendim.

Në 5 qershor në zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut për presidentin është zgjedhur psikologia Brunilda Laboviti, e cila është paraqitur në zyrë por nuk është lejuar të marrë detyrën.

Laboviti u zgjodh në krye të Urdhrit të Psikologut me 238 vota.

Presidentja e mëparshme Valbona Treska pretendon se duhet pritur afati i ankimimit, por Laboviti kundërshton se kjo nuk është funksionale për shkak se është shkrirë këshilli.

Kjo situatë ka sjellë tensione të larta mes tyre, ku është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë.

The post Kundërshtim nga presidentja në ikje/ Këshilli Kombëtar shpall të pavlefshme zgjedhjet appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌