Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Parashikimi i motit 16 Gusht 2025/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu

By: V K
16 August 2025 at 07:21

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në Verilindje e Juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

 

Era me drejtim Juglindje -Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Deti-Valëzimi 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 16 Gusht 2025/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Parku Natyror “Syri i Kaltër” i hapur dhe i sigurt për vizitorët

15 August 2025 at 23:38

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) njoftoi sot se Parku Natyror “Syri i Kaltër” në Sarandë tashmë është i hapur për vizita dhe i sigurt për turistët. AKZM apelon që vizitorët të tregojnë kujdes, të jenë vigjilentë dhe të njoftojnë strukturat shtetërore për çdo situatë të pazakontë.

Një ditë më parë, punonjës të AKZM kryen një inspektim në terren, ku në vlerësimin paraprak u evidentua se 30.66 hektarë të sipërfaqes së parkut janë përshkruar ose dëmtuar nga zjarri. Struktura e AKZM, në bashkëpunim me AdZM Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, janë angazhuar për rikthimin e plotë të sigurisë për komunitetin, bizneset në zonë dhe vizitorët.

“Analiza e dëmeve dhe humbjeve nga zjarret në pyje dhe kullota është pjesë e masave për fazën e rimëkëmbjes. Solidariteti, bashkimi i përpjekjeve dhe rikuperimi psikologjik e emocional janë parimet që na udhëheqin”, thekson AKZM.

Zjarri që nisi në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam, kaloi në fshatin Pecë, shumë pranë Syrit të Kaltër. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave shtetërore, flakët u shuan duke parandaluar dëmtimin e monumentit natyror. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në lartësitë e Malit të Sopotit vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 67 forca zjarrfikëse, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 autoambulanca, 30 forca mbështetëse dhe 11 automjete zjarrfikëse. Në ndihmë u angazhua edhe avioni italian “Canadair”.

The post Parku Natyror “Syri i Kaltër” i hapur dhe i sigurt për vizitorët appeared first on Telegrafi.

Pac-Man feston 45-vjetorin: nga një fetë picë në një ikonë botërore e lojërave

By: Kult Plus
15 August 2025 at 23:45

Historia e Pac-Man filloi në fund të viteve ’70, kur dizajneri japonez Toru Iwatani po hante një picë dhe vuri re se, pasi hoqi një fetë, forma e saj ngjante me një gojë të hapur. Ky moment i thjeshtë frymëzoi krijimin e një prej personazheve më të njohur në historinë e videolojërave.

Fillimisht i quajtur “PukMan” në Japoni nga shprehja “paku paku taberu”, që do të thotë “të hash me pangopësi”. Pac-Man debutoi në vitin 1980 dhe shpejt u bë loja arcade më e suksesshme e të gjitha kohërave, duke gjeneruar mbi 14 miliardë dollarë.

Loja u dallua për thjeshtësinë e mekanikës dhe për faktin që ishte e dizajnuar për të tërhequr si burrat ashtu edhe gratë, në kontrast me lojërat e shtënave që dominonin në atë kohë. Fantazmat ikonike si Blinky, Pinky, Inky dhe Clyde u frymëzuan nga estetika japoneze wabi-sabi, që vlerëson thjeshtësinë dhe kalimtarinë.

Pac-Man ka pasur ndikim edhe në shkencë: nga studime të aktivitetit të trurit me rezonancë magnetike deri te kërkime me majmunë makakë që zbuluan aftësinë e tyre për të marrë vendime strategjike.

Sot, Pac-Man po merr një formë të re me lojën Shadow Labyrinth, ku bashkohet me personazhin “Swordman No. 8” dhe mund të shndërrohet në robotin luftarak “GAIA”.

Presidenti i Bandai Namco, Nao Udagawa, thotë se sfida është ta mbash personazhin të freskët, por thjeshtësia e tij është çelësi i suksesit. Përmes bashkëpunimeve me marka si Krispy Kreme dhe dhomave të arratisjes në Mançester e Dubai, kompania planifikon që Pac-Man të mbetet i rëndësishëm edhe për 45 vitet e ardhshme./KultPlus.com

Pitagora: Filozofi, matematikan dhe mistik i lashtësisë

By: Kult Plus
15 August 2025 at 23:13

Në fillim ishte Pitagora, themeluesi i urtësisë që bashkonte filozofinë, matematikën, muzikën, politikën, mjekësinë dhe astronominë. I lindur rreth vitit 572 para Krishtit në Samos, me origjinë etruske dhe tirrene, Pitagora ishte i pari që e quajti veten filozof dhe mbrojti ide të tilla si pavdekësia e shpirtit dhe rimishërimi.

Ai u inicua në Misteret e egjiptianëve, kaldeasve dhe hebrenjve dhe më pas lulëzoi në Jug të Italisë, duke themeluar një komunitet të madh dijetarësh dhe dishepujsh në Kroton dhe Metapont, pjesë e asaj që njihet si Magna Grecia. Shkolla e tij ishte unike: praktikonte disiplinë, dietë vegjetariane, heshtje dhe përkushtim ndaj dijeve dhe bashkësisë, duke përfshirë edhe fëmijët dhe gratë mes të cilave e famshme ishte dishepullja Teano, që këshillonte për respektin ndaj grave.

Pitagora nuk la shkrime të plota, përveç një përmbledhjeje poetike të njohur si Vargjet e artë, por ndikimi i tij ishte i thellë dhe i gjithanshëm. Ai ishte i shenjtë për tetraktisin – trekëndëshin magjik të numrave një, dy, tre dhe katër, që simbolizon shumen dhjetë dhe bashkimin e të gjitha gjërave në botë.

Legjendat flasin për aftësi të mbinatyrshme: bilokacion, njohjen e jetëve të mëparshme dhe të ardhshme, lidhje të veçanta me natyrën dhe kafshët, si dhe përdorimin e muzikës, këngëve dhe kërcimit si terapi dhe katarsis. Për Pitagorën, fillimi është gjysma e gjithçkaje, një filozofi që bashkon jetën njerëzore me universin dhe përjetësinë.

Ernst Bloch e përshkruante: “Italia është vendi ku gjithçka fillon”, ndërsa Pitagora mbetet shembulli më i ndritshëm i urtësisë antike greke dhe italike, një figurë që lidhi dijen, misterin dhe praktikat e përditshme në një harmoni të rrallë historike./KultPlus.com

Yesterday — 15 August 2025Main stream

FOKUS – Nis ”olimpiada” e robotëve humanoidë

15 August 2025 at 21:12

PEKIN, 15 gusht /ATSH-AA/ – Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë (WHRG), gara e parë në botë e robotëve në shkallë të gjerë, në të cilën robotët humanoidë garojnë në fusha të ndryshme sportive, performance dhe kategorie, kanë filluar në kryeqytetin e Kinës.

Aktiviteti i cili u mbajt në bashkëpunim me Qeverinë Popullore Vendore të Pekinit, Grupin Mediatik të Kinës, Organizatën Botërore të Bashkëpunimit në Robotikë dhe RoboCup Azi-Paqësor, morën pjesë kompani robotike, universitete, institute kërkimore, klube robotike dhe entuziastë me robotët humanoidë që ata i zhvilluan.

Robotët garuan në sporte të tilla si atletika, gjimnastika, futbolli dhe boksi në këtë ngjarje, e cila synonte të shfaqte përparimet në teknologjinë e robotëve humanoidë përmes zbatimeve praktike.

Në ditën e parë të lojërave, të cilat do të përfundojnë më 17 gusht, u zhvilluan gara vrapimi 400 metra dhe 1 500 metrash, ndeshje futbolli 3×3 dhe 5×5 si dhe ndeshje boksi./   /os/

The post FOKUS – Nis ”olimpiada” e robotëve humanoidë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Coman prezantohet zyrtarisht nga Al Nassr

15 August 2025 at 22:02

Kingsley Coman, ylli francez i Bayern Munich, ka zyrtarizuar kalimin e tij te Al Nassr, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore që varion nga 20 deri në 25 milionë euro, sipas burimeve të Sky Sports Germany. Lajmi u konfirmua mbrëmjen e sotme, duke e shënuar si një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore në futbollin botëror.

Transferimi i 29-vjeçarit, i cili ka zhvilluar 339 ndeshje me Bayern Munich që nga viti 2017, vjen pas negociatave intensive mes dy klubeve. Sipas The Athletic, shifra e marrëveshjes besohet të jetë mes 25 dhe 30 milionë eurosh.

Me këtë transferim, Coman i bashkohet listës së yjeve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, të cilët tashmë luajnë në Ligën Profesionale Saudite, kompeticion i mbështetur fuqimisht nga Fondi Publik i Investimeve (PIF) i Arabisë Saudite.

 

النجم الفرنسي كينجسلي كومان يـوقع رسميًا لـ ⁧#العالمي✍#كومان_نصراوي 💛 pic.twitter.com/qTTAHsnQ2P

— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) August 15, 2025

Ky hap është pjesë e strategjisë ambicioze të Al Nassr dhe të vetë ligës për të tërhequr talente nga Evropa, duke shfrytëzuar investimet e mëdha në kuadër të vizionit “Saudi Vision 2030”.

Sipas të dhënave të Transfermarkt, Liga Saudite ka regjistruar një shpenzim neto rekord prej -25.94 milionë eurosh për sezonin 2025/26, duke sfiduar gjithnjë e më shumë ligat kryesore evropiane.

Një studim i Journal of Sports Economics tregon se transferimet e lojtarëve evropianë në Lindjen e Mesme janë rritur me 40 për qind që nga viti 2020, duke hapur debat mbi ndikimin e këtyre lëvizjeve në futbollin global.

 

يسابق الزمـن ⚡
من أجل النصـر 💛

رحِّبـوا بنجمنا الجديد 🤩🇫🇷#كومان_نصراوي 💛 pic.twitter.com/QvO77PfB0d

— نادي النصر السعودي (@AlNassrFC) August 15, 2025

Coman, i formuar në akademinë e Paris Saint-Germain dhe me eksperiencë te Juventus para se të bashkohej me Bayern, pritet të sjellë shpejtësi, teknikë dhe përvojë në repartin ofensiv të Al Nassr, ku do të luajë krah për krah me Cristiano Ronaldon.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të përziera: disa tifozë shprehen të entuziazmuar për ardhjen e tij në Arabinë Saudite, ndërsa të tjerë nga Evropa e shohin këtë si një humbje për futbollin kontinental. /Telegrafi/

The post Coman prezantohet zyrtarisht nga Al Nassr appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Ja kush është i riu që u qëllua me thikë në Korçë

By: Ardit
15 August 2025 at 19:46

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë ka tronditur Korçën pasditen e kësaj të premte, ku një 27-vjeçar është dërguar me urgjencë në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Korçës U raportua se pas një konflikti Ari Kodra është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dvoran, ndërsa rrethanat ende nuk dihen. […]

The post EMRI/ Ja kush është i riu që u qëllua me thikë në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive

By: redi
15 August 2025 at 20:37

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend. MM thekson se, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Sipas MM, aktualisht po punohet me intensitet në disa zona. Në Tërnovë (Bashkia Bulqizë)…

Source

Një takim, një foto e përzemërt, shumë kujtime dhe një histori e përbashkët arti dhe atdhedashurie

By: berti
15 August 2025 at 20:00

Nga Albert Vataj Petrit Malaj, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, aktori dhe pedagogu i arteve ka ndarë në rrjetin social Facebook një foto nga takimi shumë i përzemërt i tij dhe bashkëshortes, me tenorin me famë botërore, Ramë Lahaj. “Me Anetën, bashkëshorten time, patëm kënaqësinë të takonim sot tenorin e madh Rame Lahaj, ish-studentin e kantos në Universitetin e Arteve në Tiranë…

Source

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

By: berti
15 August 2025 at 19:52

Nga Albert Vataj Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm…

Source

Vrasja e trefishtë, protestohet në Gjilan

15 August 2025 at 20:05

Ngjarja e rëndë e kësaj jave në të cilën mbetën tre persona të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë, ka shkaktuar reagim në vendin tonë.

Më 10 gusht në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ndodhi një vrasje e trefishtë. Tre persona të dyshuar lidhur me ngjarjen e rëndë, Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra vazhdojnë të jenë në arrati.

Një protestë është mbajtur sonte para objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan, e organizuar nga Qendra sociale “Përpjekja” me moton “Kundër sistemit të kalbur të drejtësisë”.

Protestuesit me këtë rast bënë thirrje që institucionet e drejtësisë që të jenë transparente dhe të ndalojnë dorëzaninë për personat e përfshirë në krim të organizuar.

Gjykata ta vendosë drejtësinë, Sistemi i drejtësisë në shërbim të fajdexhinjve, Drejtësi, jo dorëzani, Kriminelë me çekiç, Pa drejtësi nuk ka demokraci, Gjykata i ka duart me gjak, Ndalim me ligj të dorëzanisë për personat e përfshirë në krim të organizuar, ishin disa nga kërkesat e protestuesve.

Gjyqtarët e prokurorët të mbahen përgjegjës, drejtësia nuk shitet. Nuk pranojmë të shkelemi nga të fortët. I bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë ose reformohu, ose të reformojmë ne, thanë aktivistë të Qendrës sociale “Përpjekja”.

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente, ndërsa të pranishëm në mbarëvajtjen e saj ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Organizatorët e protestës paralajmëruan se do të mbahet një tjetër protestë para gjykatës dhe prokurorisë në Prishtinë, dhe se për këtë publiku do të informohet me kohë.

Kujtojmë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë për KosovaPress se Mefail Shkodra dhe djali i tij, me propozimin e PSRK-së ishin liruar me dorëzani, ku të njëjtit ishin arrestuar për fajde në verën e vitit të kaluar.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Kosovës tha për KosovaPress se është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj Mefail Shkodrës.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me motivet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, më 10 gusht.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se nga viti 2000 për Mefail Shkodrën janë pranuar 5 raste penale, kurse për 4 raste është ngritur aktakuzë. Sa i përket Edonis Shkodrës dhe Engjëll Shkodrës, Prokuroria Themelore ka njoftuar se nuk kanë pasur asnjë rast të proceduar në cilësinë e të dyshuarve.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga organet kompetente që sa më parë t’i kapin autorët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës.

The post Vrasja e trefishtë, protestohet në Gjilan appeared first on Telegrafi.

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

By: Ardit
15 August 2025 at 18:08

Rruga drejt suksesit financiar shpesh duket e vështirë, por për disa shenja të zodiakut, gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë premtues. Sipas astrologëve, ndikimet planetare dhe dinamika personale e këtyre shenjave do t’i ndihmojnë të përjetojnë zhvillime të mëdha financiare, madje disa mund të afrohen me milionat. Më poshtë janë katër shenjat që […]

The post “Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025 appeared first on BoldNews.al.

ROMË – Papa Leone XIV lutet për paqe përpara takimit SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë

15 August 2025 at 16:27

ROMË, 15 gusht /ATSH-DPA/- Papa Leone XIV u lut sot për një fund paqësor të “dhunës” së luftërave në të gjithë botën, ndërsa mori pjesë në një festë katolike që përkon me takimin SHBA-Rusi – të planifikuar sot në mbrëmje në Alaskë, për luftën në Ukrainë, sipas AP.

Papa i parë amerikan në histori nuk e përmendi takimin e sotëm në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Por, ai ka bërë vazhdimisht thirrje për dialog mes Putinit dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky – dhe për t’i dhënë fund konfliktit.

Papa Leone kujtoi sot se 15 gushti – dita kushtuar Virgjëreshës Mari – ishte shpallur një dogmë nga Papa Piu XII në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.

“Papa Piu shpresonte që jetët njerëzore nuk do të shkatërroheshin më kurrë nga luftërat”, tha Papa Leone.

“Sa të rëndësishme janë këto fjalë sot? Fatkeqësisht, edhe sot, ne ndihemi të pafuqishëm përballë përhapjes së dhunës gjithnjë e më të madhe dhe të pandjeshëm ndaj çdo lëvizjeje të njerëzimit”, shtoi ai.

Papa Leone u lut për një të ardhme paqësore.

“Nuk duhet t’i dorëzohemi mbizotërimit të logjikës së konfliktit të armatosur”, tha ai. //a.i/

 

The post ROMË – Papa Leone XIV lutet për paqe përpara takimit SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Naim Frashëri, ai nuk ishte thjesht një aktor, ishte një akt i gjallë i artit skenik shqiptar

By: berti
15 August 2025 at 16:09

Nga Albert Vataj Më 15 gusht 1923, në Leskovikun e lartësuan nga malet dhe historia, u lind një djalë që do të mbante një emër të madh, Naim Frashëri. Ky emër, i ngarkuar me kujtesën e poetit të Rilindjes, do të gjente mishërimin e tij jo në vargje, por në drithërimat e skenës dhe në gjuhën e dritës së kinemasë shqiptare. Ai nuk ishte vetëm një aktor. Ishte një përjetim. Një frymë e gjallë që…

Source

EMRAT/ Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në doganë e Kapshticës

15 August 2025 at 14:58

Policia kufitare e doganës së Kapshticë ka arrestuar dy persona, të cilët kanë tentuar të futin kontrabandë në Shqipëri produkte ushqimore, medikamente, produkte medicinale për bimët, ikona kulti dhe disa aparate celularë Në pranga janë vënë shtetasit Denis Çela, 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe Ardian Kondili, 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë, […]

The post EMRAT/ Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në doganë e Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Trump dhe kultura: Yjet që nderon dhe plani për të transformuar Amerikën

By: Kult Plus
15 August 2025 at 14:00

Të mërkurën, presidenti Donald Trump u rikthye në Qendrën Kennedy për të bërë njoftime për të nderuarit e këtij viti, duke paraqitur vizionin e tij për këtë institucion arti që do të realizonte qëllimin që premtoi më herët këtë vit: “të reflektonte yjet më të ndritura në skenën e tij nga gjithë Kombi amerikan.”

Trump është i etur të lërë shenjën e tij në Amerikë, jo vetëm përmes pjesëmarrjes në legjislacion dhe buxhet, por duke ndryshuar atë që njohim, nderojmë dhe mësojmë, përmes muzeve amerikane, universiteteve dhe më gjerë.

Për kolegjet, ai po bën marrëveshje ku premton të mbajë financimin deri sa shkollat të paguajnë qeverinë për shkelje të ndryshme që ai thotë se kanë kryer, duke fituar një “të shlyer” për një periudhë të caktuar kohe. Për Washington-in, ai solli FBI-në, ushtarakët dhe tanket. Për Qendrën Kennedy, ishte më e lehtë: ai thjesht emëroi një bord që do ta bëjë atë kryetar. “Do të jetë një mbrëmje e madhe,” tha Trump, për mbrëmjen e ardhshme të çmimeve të Qendrës Kennedy. “Më kërkuan të jem udhëheqës,” shtoi ai, duke thënë se refuzoi, por që bordi insistoi. “Vitin tjetër do ta nderojmë Trump.”

“Yjet” e tij ishin: George Strait, artisti rekord-shënues i muzikës country. Po ashtu, Michael Crawford, “një nga talentet më të mëdha që kam parë ndonjëherë,” tha Trump. Ai lavdëroi rolet e Crawford-it në teatër, kryesisht në “The Phantom of the Opera.” Trump bëri një prezantim të gjatë për një “ikona të filmit aksion dhe një mik i imi, një njeri shumë unik,” tha ai. Ky ishte Sylvester Stallone. “Ai ishte shumë i nderuar të nderohej.” Gloria Gaynor, këngëtarja e himnit të madh amerikan të homoseksualëve “I Will Survive,” gjithashtu ishte në listë, “një këngë e pabesueshme,” tha Trump. “Një nga ato këngë që bëhet më e mirë çdo herë që e dëgjon.” Ivana Trump e pranoi, kjo ishte kënga që, siç shkroi në memoirin e saj “Raising Trump”, ajo e dëgjonte me kufje gjatë procesit të divorcit nga Trump. Po ashtu, në listë ishte dhe banda legjendare rock KISS, që janë të njohur për stilin e tyre të veçantë të makiazhit.

Dashuria e presidentit për kulturën ka qenë gjithmonë e thellë, nëse jo e ngushtë, dhe shpesh i është drejtuar diskos. Një listë Spotify e këngëve të fushatës së tij presidenciale të vitit 2020 bashkon artistë të ndryshëm por të ngjeshur, si Elton John, Village People dhe Bachman-Turner Overdrive. Kjo listë përfshin gjithashtu Rolling Stones, të cilët janë ndër shumë artistët që kanë kundërshtuar mbështetje e tij ose përdorimin e muzikës së tyre. Trump duket se adhuron këngën “Macho Man” dhe këngët më të zhurmshme të shfaqjeve. Ky është presidenti që dikur supozohej të kishte dikë që t’i luante këngën “Memory” nga Cats sa herë që ishte i trishtuar.

Përvojën e tij të shikimit të “Cats”, Trump e kujtonte me pasion të madh në një takim me besimtarët e Qendrës Kennedy në mars, gjatë të cilit ai premtoi të sillte përsëri muzikat e Andrew Lloyd Webber në kryeqytetin e kombit tonë. Një gjë interesante për “Memory”, kënga më e famshme e shfaqjes, është se ajo është e famshme për performancën e Betty Buckley, që Trump thotë se e kujton me detaje të mëdha. Buckley vetë thotë se krijoi këtë performancë duke ndjekur gratë që ishin të pastreha. Ajo shpjegoi për New Yorker: “Përpiqesha të interpretoja ato, duke u luajtur me një qasje të dobët, por ajo që pashë në rrugë ishin gra që po mundoheshin të mbahen me dinjitet, dhe kështu që vetëprezentimi i tyre ishte krejtësisht dinjitoz dhe plot hir.”

Pas shpalljes së nderimeve, presidenti ofroi disa mendime për njerëzit e pastrehë. Si pjesë e planit të tij për ta bërë Washington-in “të bukur”, tani që ai ka marrë në kontroll departamentin e policisë së qytetit dhe ka dërguar oficerë federalë dhe Gardën Kombëtare, Trump tha: “Ne do të duhet t’i largojmë tendat dhe njerëzit që jetojnë në parqet tona.”

“Po thonë ‘ai është një diktator,’” tha Trump për kritikët e tij të qasjes aktuale në qeverisje. “Në vend që të thonë ‘ai është një diktator,’ ata duhet të thonë ‘do t’i bashkohemi atij.’” Presidenti premtoi ndërhyrje më të madhe në qytete përtej DC-së, duke përfshirë Los Angeles, Chicago dhe New York: “I gjithë vendi ynë do të jetë kaq ndryshe.”

“Unë nuk dua të shpall një emergjencë kombëtare,” tha ai, “por nëse do të duhet, do ta bëj.”/CNN/KultPlus.com

Programi “EU4Schools”, ndërhyrje edhe në bashkinë Mirditë

15 August 2025 at 12:58

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP në Shqipëri, përmes një publikimi në rrjet social, bën me dije se, edhe bashkia Mirditë është një prej 11 bashkive përfituese të Programit “EU4Schools” – “BE për Shkollat”.

“Në Njësinë Administrative Rubik të kësaj bashkie, EU4Schools ka bërë të mundur rindërtimin e kopshtit & çerdhes “Bleta Punëtore” duke sjellë shpresë dhe standarde të larta nëpërmjet infrastrukturës moderne arsimore. Prej rreth 2 vitesh e gjysmë tashmë, ky objekt i rindërtuar mirëpret fëmijë të Rubikut dhe stafin mësimor në hapësira bashkëkohore me termoizolim, instalime elektrike dhe hidro-sanitare eficiente, sistem ngrohje-ftohje dhe të mbrojtjes nga zjarri, sistem kamera sigurie, me rampa për aksesin e personave me aftësi të kufizuara, ndriçim efikas të jashtëm etj”, nënvizon UNDP në Shqipëria në publikimin e saj.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion euro dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Deri tani në kontekstin e këtij projekti janë përfunduar 61 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.

/gj.m/j.p/

The post Programi “EU4Schools”, ndërhyrje edhe në bashkinë Mirditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO-EMRAT/ “Droni” kap kultivuesit e parcelës me kanabis në Himarë, dy të arrestuar

15 August 2025 at 12:35

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me atë të Himarës, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat janë arrestuar dy persona, shtetasit Fatmir Suli, 62 vjeç dhe Çelik Xhebra, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Ata […]

The post VIDEO-EMRAT/ “Droni” kap kultivuesit e parcelës me kanabis në Himarë, dy të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

MM: Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive

15 August 2025 at 10:33

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend.

MM thekson se, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

Sipas MM, aktualisht po punohet me intensitet në disa zona.

Në Tërnovë (Bashkia Bulqizë), zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit.

Në Xeth (Bashkia Fushë-Arrëz), vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

Në Velë (Bashkia Mirditë), ka rënë zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Vatra në monitorim janë në Malin me Gropa – Bizë (Bashkia Bulqizë), ku zjarri po zhvillohet në zonë shkëmbore, pa rrezik dhe janë angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarë.

Në Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Rehovë (Bashkia Poliçan), vatra është nën kontroll nga ndërhyrja e forcave, 2 helikopterëve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

Në Velçan (Bashkia Berat), situata është nën kontroll pas ndërhyrjes së 25 efektivëve MZSH, 2 helikopterëve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

Në Malin e Bërzhitës, Ibë (Bashkia Tiranë), vatra është nën kontroll nga 3 automjete zjarrfikëse, 5 forca APR dhe policia.

Në Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia Tiranë), situata është nën kontroll pas ndërhyrjes së MZSH, APR dhe Policisë.

Në Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia Tiranë) ka intensitet të ulët, nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia. /gj.m/j.p/

 

The post MM: Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut na shpëtojnë nga zjarret, vetëm tre vatra aktive në vend

15 August 2025 at 10:50

Në mungesë të investimeve në shlrbimin zjarrfikës dhe në helikopterë, si çdo vit, lutemi te Zoti dhe presim reshjet e shiut për të na shpëtuar nga zjarret, ashtu siç ndodhi edhe këtë herë. Situata me zjarret raportohet se është përmirësuar ndjeshëm një ditë pasi pati reshje shiu në shumë prej zonave të prekura. Për 24 […]

The post Reshjet e shiut na shpëtojnë nga zjarret, vetëm tre vatra aktive në vend appeared first on BoldNews.al.

❌
❌