Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trump synon Romën për dialogun me Putin. Asnjë koment nga Meloni

By: Rovena
8 August 2025 at 14:59

Sipas burimeve italiane të kontaktuara nga gazeta La Repubblica, Donald Trump ka diskutuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar dje, mbi mundësinë që Roma ndoshta Vatikani të jetë mikpritëse e një takimi me presidentin rus Vladimir Putin.

Nga ana e Kryeministrisë italiane (Palazzo Chigi) deri më tani nuk ka asnjë koment apo konfirmim zyrtar për këtë çështje.

E njëjta burim thekson se ideja është e ndërlikuar dhe mund të jetë tashmë e hedhur poshtë. Sipas raportimeve, që citon dy burime pranë negociatave, Roma ishte një nga opsionet e mundshme për organizimin e një takimi mes Trump dhe Putin në ditët në vijim. Në diskutim kanë qenë edhe vende të tjera evropiane.

Megjithatë, një burim anonim i cituar nga agjencia ruse Tass ka mohuar këtë mundësi, duke deklaruar se takimi “nuk do të mbahet në Evropë”./abcnews.al

FOTO/ Nis puna për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

By: redi
6 August 2025 at 19:02

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni. Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet…

Source

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

4 August 2025 at 22:41

Trupa gjyqësore ka pushuar hetimet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ishte vënë nën hetim pas lirimit të një oficeri policie nga Libia, i cili kërkohej nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN). Osama Elmasry Njeem u lirua në janar dhe u riatdhesua me një avion shtetëror italian, vetëm pak ditë pasi ishte arrestuar në qytetin […]

The post Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët

4 August 2025 at 16:31

“Do të funksionojnë, do të funksionojnë!” deklaronte kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fund të vitit të kaluar, duke iu referuar kampeve për emigrantët e paligjshëm në Gjadër. Por përmes një vendimi të marrë më 1 gusht në Luksemburg, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) i ka vënë në pikëpyetje themelet ligjore të këtij projekti të dakordësuar me qeverinë Shqiptare të Edi Ramës.

Vendimi paraprak, u bë me dije nga Kreu i Gjykatës, Koen Lenaerts. Ai pritet të zbardhet ditët në vijim.

Në çështjet e bashkuara “C‑758/24 Alace dhe C‑759/24 Canpelli” GJED i referohet caktimit të një vendi origjine si “i sigurt”, një koncept kyç në procedurat e përshpejtuara të azilit, të përdorura nga Italia për dëbimin e emigrantëve të dërguar në Shqipëri.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

“Për të justifikuar përjashtimin e një aplikimi për azil si të papranueshëm, shpallja e një vendi si i sigurt duhet të bazohet në informacion të aksesueshëm dhe të kontrollueshëm, si nga kërkuesi i azilit, ashtu edhe nga gjykata,” thuhet në deklaratën për shtyp të GJED.

“Qeveria e harton listën. Gjykatat e verifikojnë”, theksohet në përmbledhjen e vendimit të lexuar nga kreu i gjykatës Koen Lenaerts.

Rasti nga Bangladeshi dhe reagimet për GJED-në

Rasti që çoi në këtë vendim të GJED-së kishte të bënte me dy shtetas nga Bangladeshi, të transferuar në Gjadër pasi kishin kërkuar azil në Itali, por që kërkesa iu ishte refuzuar përmes procedurave të përshpejtuar.

Refuzimi bazohej në një vendim të vitit 2024, ku qeveria italiane e kishte përfshirë Bangladeshin në listën e vendeve të sigurta. Por vendimi nuk i specifikonte burimet e përdorura për të vlerësuar nivelin e sigurisë në atë shtet.

Kjo sipas GJED pengoi kërkuesit e azilit dhe gjykatat të verifikonin besueshmërinë e listës së qeverisë italiane, duke e bërë procedurën jo të drejtë nga ana ligjore.

Vendimi i GJED-së shkaktoi reagime të forta politike në Itali. Kryeministrja Meloni, nga një takim në Turqi, akuzoi gjykatën evropiane për tejkalim të kompetencave:

“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhej në deklaratën e kryeministres italiane.

Ndërkohë, opozita reagoi me akuza për dështim të projektit “Meloni-Rama” dhe keqmenaxhim të fondeve.

Elly Schlein, kryetare e Partisë Demokratike të Italisë, e quajti investimin në kampet e Shqipërisë “shpërdorim të 800 milionë eurove” që, sipas saj, mund të ishin përdorur për shëndetësinë.

Giuseppe Conte, i Lëvizjes 5 Yjet (M5S), e cilësoi vendimin “të parashikueshëm” dhe kritikoi Melonin për “propagandë boshe” dhe “viktimizim të qëllimshëm”.

Vendimi i GJED-së do të ketë efekt deri më 12 qershor 2026, kur pritet të hyjë në fuqi rregullorja e re e BE-së si pjesë e Paktit për Migracionin.

Edhe pse për momentin ndikimi real është i kufizuar – rreth 150 emigrantë janë sjellë në total në Gjadër nga viti i shkuar, – kjo vendimmarrje ngre dyshime serioze për ligjshmërinë afatgjate të modelit italo-shqiptar për “përpunimin e shpejtë të kërkesave për azil”.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët appeared first on Citizens.al.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

By: V K
3 August 2025 at 14:35

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”. Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.

Rasti që çoi në këtë vendim

Gjykata mori vendimin në përgjigje të kërkesës së një shtetasi të ndaluar, i cili ishte transferuar nga CPR-ja e Torinos. Ai ishte ndaluar thjesht sepse, ndonëse kishte punuar vazhdimisht, nuk kishte asnjë kontratë pune që t’i siguronte dokumentacion të rregullt. Pas transferimit në Shqipëri, ai nisi të shfaqte “pagjumësi” dhe makthe të përsëritura, “ankth të shpeshtë”, gjendje depresive, humbje oreksi, pa mendime vetëvrasëse.

Pa qenë i informuar dhe pa nënshkruar asnjë lloj “pëlqimi”, një kusht i domosdoshëm për terapitë jashtë protokolleve të sistemit shëndetësor kombëtar – atij i janë dhënë psikotropë të fortë, “pa recetë të duhur mjekësore dhe për qëllimin e vetëm të qetësimit”.

Antiepileptikë si qetësues

Konkretisht, atij iu dha Rivotril, një antiepileptik i fortë. Disa javë më vonë, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore, iu shtua edhe një tjetër ilaç i njohur si “trittico”, një sedativ dhe antidepresiv. Ky “koktej” farmaceutik përdoret shpesh në mënyrë të pakontrolluar edhe në CPR-të brenda territorit italian, siç është zbuluar nga një hetim i Altraeconomia, i cili evidentoi rritjen alarmante të blerjeve të antiepileptikëve, që përfaqësojnë benzodiazepinat me kosto të ulët.

Në rastin e Shqipërisë – dhe ndoshta jo vetëm – paraqiten disa problematika serioze. Së pari, administrimi i terapisë jashtë protokolleve (off-label) lejohet vetëm pasi pacienti të jetë informuar plotësisht dhe të ketë dhënë pëlqimin me shkrim. Së dyti, në dosjen shëndetësore të paditësit është përmendur edhe nevoja për ndihmë psikologjike, e cila nuk është ofruar asnjëherë.

“Terapia jashtë kushteve ligjore”

Sipas gjyqtarit, “jo vetëm që paditësi nuk po merr trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket se po përkeqësohet vazhdimisht, por terapia i është dhënë jashtë kushteve dhe garancive të parashikuara nga ligji”. Gjithashtu, “terapia psikologjike, e rekomanduar që nga hyrja e tij në Gjadër, nuk është ofruar, por janë zhvilluar vetëm vetëm seanca monitorimi”.

Kush janë mjekët që ofrojnë kujdes në CPR?

Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast individual. Por gjykata vë në dukje edhe probleme strukturore më të thella. “Nga ditari klinik – shkruan gjykata – nuk kuptohet se cilës organizatë i përkasin mjekët që e kanë në kujdes paditësin, apo nëse janë apo jo pjesë e Shërbimit Shëndetësor Italian. Në fakt, në Shqipëri nuk ka një strukturë të përhershme të këtij shërbimi, ndërkohë që është e qartë se paditësi duhet të trajtohet nga një strukturë e përshtatshme siç është një qendër për shëndetin mendor pranë ASL-së.”

Problem i përhapur në të gjitha CPR-të

Këto arsye ishin të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e paditësit dhe për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e tij në Itali. Por ajo që zbulohet në këtë vendim nuk është vetëm problem i këtij rasti të veçantë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në CPR-të në Itali, kujdesi shëndetësor nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, siç është në burgje, por sigurohet nga enti menaxhues. Kjo është një dobësi e njohur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila ndonëse evidentoi një sërë shkeljesh dhe mangësish, që nga mungesa e kujdesit shëndetësor deri te cenimi i të drejtës për lidhje emocionale, nuk u shpreh për kushtetutshmërinë e normave përkatëse, duke ia lënë vendimmarrjen ligjvënësit.

Rreziku i një vale padish

Ndër problemet e evidentuara është edhe mungesa e qartësisë për kompetencat e gjyqtarit civil në rastet e mbajtjes në CPR. Aktualisht, siç rikujton Gjykata e Romës, gjyqtari mund të vendosë vetëm për vazhdimin ose ndërprerjen e ndalimit, por jo për transferimin në një CPR tjetër, veprim që gjithsesi nuk do të zgjidhte problemin e trajtimit shëndetësor, pasi nuk parashikohet që në këto qendra kujdesi të ofrohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Për këtë arsye, siç thekson gjykata, “duhet të konsiderohet se, në këtë rast, masa e vetme e përshtatshme për të mbrojtur të drejtën për shëndet të paditësit është ndërprerja e menjëhershme e ndalimit dhe lirimi i tij”. Një vendim që vendos një precedent dhe mund të hapë rrugën për paditë e ardhshme të të gjithë personave të ndaluar./ La Repubblica

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Meloni kritikon Gjykatën Evropiane pas vendimit që godet marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

By: Rovena
2 August 2025 at 09:00

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar ashpër Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GD BE), pas një vendimi që konsiderohet goditje ndaj një prej iniciativave të saj kryesore për frenimin e emigracionit të parregullt.

Në vitin 2023, Meloni nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të përpunimit të kërkesave për azil, të menaxhuara nga autoritetet italiane në Gjadër dhe Shëngjin. Plani parashikonte që emigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe dhe që vinin nga vende të cilësuara si të sigurta, të dërgoheshin në këto qendra për një procedurë të përshpejtuar azili. Por gjykatat italiane e pezulluan zbatimin e skemës, duke vënë në dyshim mënyrën se si qeveria kishte përcaktuar sigurinë e disa vendeve të origjinës si Bangladeshi dhe Egjipti.

Të premten, Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendosi se vendet anëtare mund të shpallin një vend të tretë si “vend i sigurt i origjinës”, por vetëm nëse ky përcaktim mbështetet në kritere të qarta, objektive dhe i nënshtrohet rishikimit gjyqësor. “E drejta e BE-së nuk e ndalon një shtet anëtar të përcaktojë një vend të tretë si të sigurt, për aq kohë sa ekziston mundësia për rishikim efektiv nga gjykatat,” thuhet në vendim.

Zyra e Kryeministres italiane reagoi me tone të ashpra ndaj vendimit, duke e akuzuar gjykatën për tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në politikat e emigracionit, një fushë që, sipas qeverisë italiane, duhet të mbetet në dorën e shteteve.

“Vendimi dobëson politikat për luftimin e emigracionit të paligjshëm masiv dhe për mbrojtjen e kufijve kombëtarë,” thuhej në deklaratë. Sipas saj, gjykata vendosi që “opinioni i gjyqtarëve të ketë përparësi ndaj rezultateve të hetimeve të kryera nga ministritë përkatëse dhe të vlerësuara nga Parlamenti sovran”.

“Kjo është një vendim që duhet të shqetësojë të gjithë,” vijon deklarata, “sepse kufizon edhe më tej hapësirën tashmë të vogël për vendimmarrje të pavarur nga qeveria dhe parlamenti.”

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Ligës së ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, e quajti vendimin “skandaloz”, duke shtuar se “shkatërron sovranitetin kombëtar” dhe është “një tjetër dëshmi e një Evrope që nuk funksionon.”

Vendimi i GD BE-së erdhi pas një ankese të dy shtetasve nga Bangladeshi, të shpëtuar në Mesdhe dhe të dërguar në Shqipëri, ku kërkesat e tyre për azil u refuzuan me argumentin se Bangladeshi është vend i sigurt, siç ishte përcaktuar nga qeveria italiane në vitin 2024. Ata apeluan vendimin në një gjykatë italiane, duke pretenduar se qeveria nuk kishte ofruar asnjë arsyetim publik për këtë përcaktim dhe as nuk kishte parashikuar mundësi për ta kontestuar atë.

Sipas organizatës Freedom House, Bangladeshi cilësohet si “pjesërisht i lirë”, me raste të përndjekjes politike dhe dhunës, sidomos pas përmbysjes së qeverisë 15-vjeçare të partisë Awami League vitin e kaluar.

Gjykata evropiane theksoi se asnjë vend nuk mund të konsiderohet “i sigurt” nëse të drejtat e njeriut garantohen vetëm për një pjesë të popullsisë duke përforcuar një vendim të mëparshëm që kundërshton konceptin e “vendeve pjesërisht të sigurta”. Megjithatë, ky standard pritet të ndryshojë pas miratimit të legjislacionit të ri që hyn në fuqi në vitin 2026.

Qeveria italiane, ndërkohë, ka vazhduar përdorimin e qendrave në Shqipëri për strehimin e dhjetëra emigrantëve të cilëve u janë refuzuar kërkesat për azil dhe janë në pritje të deportimit.

Opozita në Itali e ka përshëndetur vendimin e GD BE-së, duke e cilësuar si konfirmim të dështimit të modelit shqiptar. “Qeveria Meloni ka gabuar; modeli i Shqipërisë ka dështuar: është ndërtuar mbi abuzim ligjor,” shkroi deputeti i Partisë Demokratike, Matteo Orfini. “Ky vendim ka çuar në shkelje të të drejtave dhe në shpërdorim të rreth 1 miliard eurove fonde publike. A do të kërkojë ndokush falje? A do të japë kush dorëheqjen?”

Edhe Lëvizja Pesë Yjet akuzoi Melonin për keqmenaxhim të politikës së emigracionit, duke e karakterizuar atë me “padituri, improvizim dhe slogane boshe”. Pavarësisht vendimit, Meloni ka deklaruar se do të vijojë betejën për të bërë funksionale qendrat në Shqipëri, të cilat, sipas saj, janë të domosdoshme për të dekurajuar kalimet e rrezikshme përmes Mesdheut./abcnews.al

 

DW: Gjykata e BE-së vendos kundër Italisë për skemën e kampeve të emigrantëve në Shqipëri, Meloni kritika për vendimin

By: D Marku
1 August 2025 at 18:35

Gjykata e Lartë e Evropës të premten vuri në pikëpyetje legjitimitetin e listës së “vendeve të sigurta” që Italia përdor për të dërguar emigrantë në Shqipëri dhe për të përshpejtuar kërkesat e tyre për azil, në një goditje të re ndaj një pike kyçe të politikës së qeverisë për migracionin .

Gjyqtarët në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian vendosën të premten se Italia mund të përshpejtojë deportimet e migrantëve në vendet që i përcakton si “të sigurta” nëse plotëson kushte të caktuara.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) u pyet nëse një procedurë e përshpejtuar e azilit, që u lejon zyrtarëve të kthejnë shpejt emigrantët nga vendet që nuk përballen me luftë ose kriza të rëndësishme, ishte e lejueshme.

Vendimet e BE-së kanë të drejtë të përcaktojnë vende të sigurta origjine për të përshpejtuar procedurat e azilit nëse autoritetet zbulojnë burimet për vlerësimin e tyre, vendosi gjykata.

“Burimet e informacionit mbi të cilat bazohet një përcaktim i tillë duhet të jenë mjaftueshëm të arritshme, si për aplikantin ashtu edhe për gjykatën ose tribunalin që ka juridiksion”, shkroi gjykata më e lartë e BE-së.

Një kusht i dytë i përcaktuar nga gjykata është që një shtet mund të përcaktohet si vend i sigurt origjine vetëm nëse ofron mbrojtje të përshtatshme për të gjithë popullsinë, përfshirë pakicat.

Gjykata me seli në Luksemburg tha gjithashtu se, ndërsa një procedurë e përshpejtuar nuk shkel ligjin e BE-së, përcaktimi i vendeve të sigurta duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në mënyrë që migrantët të mund të sfidojnë vendimet e marra mbi kërkesat e tyre për azil.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kritikoi vendimin e GJED-së mbi klasifikimin e vendeve të sigurta të origjinës. Ajo tha se vendimi kufizoi më tej hapësirën tashmë të kufizuar për manovrim të qeverive.

“Ky është një hap që duhet t’i shqetësojë të gjithë”, tha Meloni. “Vendimi i gjykatës dobëson politikën për të luftuar imigracionin masiv të paligjshëm dhe për të mbrojtur kufijtë kombëtarë.”

Pse iu kërkua gjykatës evropiane të merrte një vendim?

Dy shtetas bangladeshianë, të cilët u shpëtuan në det vitin e kaluar nga marina italiane, u dërguan në një qendër paraburgimi në Shqipëri.

Meqenëse Bangladeshi është në një listë vendesh që Italia i konsideron të sigurta , kërkesa e tyre për azil u vlerësua shpejt përpara se të refuzohej.

Megjithatë, një gjykatë italiane vendosi vitin e kaluar se migrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti nuk mund të ktheheshin menjëherë sepse këto vende nuk janë mjaftueshëm të sigurta.

Gjyqtarët në Gjykatën e Qarkut të Romës , të cilët ia referuan çështjen Luksemburgut , do të kenë fjalën e fundit në përcaktimin nëse procedura është zbatuar në mënyrë korrekte për dy shtetasit e Bangladeshit.

Pse u dërguan emigrantët në Shqipëri?

Procesi i përshpejtuar dhe ndalimi i migrantëve në mjediset në Shqipëri u prezantua nga qeveria e Melonit në një përpjekje për të frenuar numrin e migrantëve që hyjnë në vend.

Të dyja politikat janë përballur me kritika të ashpra. Gjykatat italiane kanë vendosur kundër këtyre politikave dhe kanë referuar disa raste në gjykatën më të lartë të BE-së në Luksemburg për sqarime.

Politikanët e opozitës argumentojnë se skema është e kushtueshme, e ndërlikuar dhe dëmtuese për të drejtat e emigrantëve. Një delegacion joqeveritar që vëzhgon procesin në Shqipëri thotë se ajo i privon në mënyrë të paligjshme emigrantët nga ndihma me kërkesat për azil.

The post DW: Gjykata e BE-së vendos kundër Italisë për skemën e kampeve të emigrantëve në Shqipëri, Meloni kritika për vendimin appeared first on Albeu.com.

Gjykata e BE-së rrëzon planin e qeverisë italiane për qendrat e emigrantëve në Shqipëri

By: Oldi
1 August 2025 at 11:58

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka shpallur një vendim të rëndësishëm që sfidon qeverinë italiane për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Në përfundimet e saj, Gjykata thekson se një shtet anëtar mund të shpallë një vend të tretë si “të sigurt” për emigrantët, por kjo duhet të jetë e hapur për kontroll […]

The post Gjykata e BE-së rrëzon planin e qeverisë italiane për qendrat e emigrantëve në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Meloni dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike/ Kryeministrja italiane kërkon të ndalojë menjëherë armiqësitë në Gaza: Situata është e pajustifikuar dhe e padurueshme

By: M C
30 July 2025 at 22:04

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Siç raportohet Meloni i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë armiqësitë, sepse situata në Gaza është e pajustifikuar dhe e padurueshme.

Siç u tha në një deklaratë nga qeveria italiane, biseda ishte një mundësi për të theksuar edhe një herë se sa urgjente është të ofrohen garanci për akses të plotë dhe të papenguar në ndihmën humanitare, ndërsa Roma garantoi vazhdimin e ofertës së saj, përmes iniciativës Ushqim për Gazën.

Italia njoftoi gjithashtu se do të mirëpresë edhe 50 palestinezë të tjerë dhe do të kontribuojë në dërgimin e ndihmave të reja humanitare në Rripin e Gazës.

The post Meloni dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë telefonike/ Kryeministrja italiane kërkon të ndalojë menjëherë armiqësitë në Gaza: Situata është e pajustifikuar dhe e padurueshme appeared first on Albeu.com.

ROME – Meloni: Italia qëndron përkrah Ukrainës, Moska të heqë dorë nga provokimet

ROME, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Italia ka zgjedhur vendosmërisht të qëndrojë përkrah Ukrainës përballë luftës brutale të agresionit të nisur nga Rusia tre vjet më parë, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një deklaratë.

”Italia vazhdon të garantojë mbështetjen e saj për popullin ukrainas në rezistencën e tij heroike”, theksoi Meloni.

”Publikimi nga Ministria e Punëve të Jashtme i një liste të të dyshuarve “rusofobë”, të akuzuar për nxitje të urrejtjes kundër Rusisë, nuk është gjë tjetër veçse një tjetër operacion propagandistik, që synon të largojë vëmendjen nga përgjegjësitë e rënda të Moskës, të njohura mirë nga bashkësia ndërkombëtare dhe të dënuara që nga fillimi edhe nga ne, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni. /os/

The post ROME – Meloni: Italia qëndron përkrah Ukrainës, Moska të heqë dorë nga provokimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

By: Ela
29 July 2025 at 09:23

Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pistë për nëntëdhjetë minuta dhe më pas u ngrit sërish në fluturim, këtë herë me destinacion Kajron, me pesë shtetas egjiptianë në bord. Nuk pati asnjë njoftim për shtyp, as ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ky fluturim shënoi dëbimin […]

The post Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’ appeared first on BoldNews.al.

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

27 July 2025 at 16:40

34 ish-ambasadorë italianë i kanë drejtuar një letër publike kryeministres Giorgia Meloni, duke i kërkuar të njohë Shtetin e Palestinës dhe të ndërpresë çdo bashkëpunim ushtarak me Izraelin. Corriere Della Sera shkruan se firmëtarët janë figura të rëndësishme të diplomacisë italiane, si Pasquale Ferrara, Piero Benassi, Rocco Cangelosi, Ferdinando Nelli Feroci, Pasquale Quito Terracciano, Alberto […]

The post 34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës! appeared first on BoldNews.al.

ROME – Meloni: Njohja e shtetit të Palestinës në këtë moment, është kundërproduktive

ROME, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Unë besoj se njohja e Shtetit të Palestinës, pa ekzistuar një Shtet i Palestinës, në fakt mund të jetë kundërproduktive ndaj objektivit, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

“E kam thënë disa herë, përfshirë edhe në parlament. Ia kam thënë vetë Autoritetit Palestinez dhe ia kam thënë edhe Macronit”, theksoi Meloni.

“Nëse diçka që nuk ekziston njihet në letër, problemi rrezikon të duket i zgjidhur, kur nuk është”, shtoi ajo.

“Si dikush që është shumë në favor të Shtetit të Palestinës, unë nuk jam në favor të njohjes së tij para se të fillojë një proces për kushtetutën e tij”, shtoi ajo. /os/

The post ROME – Meloni: Njohja e shtetit të Palestinës në këtë moment, është kundërproduktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ROMË – Giorgia Meloni në kopertinën e revistës amerikane “Time”

24 July 2025 at 19:22

ROMË, 24 korrik /ATSH-ANSA/- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shfaqur në kopertinën e revistës javore amerikane “Time” – e cila i ka kushtuar një artikull të gjerë në botimin e saj të fundit.

Artikulli i shkruar nga Massimo Calabresi bazohet në një intervistë të zhvilluar më 4 korrik  me titull “Ku po e udhëheq Evropën Giorgia Meloni” – duke ndjekur një profil kompleks dhe shumëplanësh të lideres së “Fratelli d’Italia”.

Në Itali, Meloni është përqendruar në disa nga premtimet e saj më dramatike të fushatës, si vendosja e një bllokade detare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm të transportuar me anije.

“Në skenën ndërkombëtare, ajo është shfaqur më pak si një revolucionare e krahut të djathtë sesa si një konservatore pragmatike.

Meloni ka përqafuar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Ukrainën, ka punuar për të izoluar Kinën dhe ka punuar me shkathtësi për të rivendosur marrëdhëniet e tensionuara midis Amerikës dhe Evropës gjatë fillimit të mandatit të dytë të presidentit te SHBA-së, Donald Trump.

Gjatë rrugëtimit të saj, Meloni ka fituar mbështetjen e udhëheqësve nga i gjithë spektri ideologjik, nga Biden te presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e deri te zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance. //a.i/

 

 

The post ROMË – Giorgia Meloni në kopertinën e revistës amerikane “Time” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Revista ”Time” nxjerr në kopertinë Giorgia Meloni: Ndër figurat më interesante në Europë

By: redi
24 July 2025 at 15:36

Revista amerikane ”Time” i ka kushtuar kopertinën dhe një profil të gjatë kryeministres italiane Giorgia Meloni, me titullin: “Ku po e çon Giorgia Meloni Europën”. Meloni përshkruhet si “figurat më interesante në Europë”, e aftë të krijojë një “nacionalizëm të ri”. Ajo cilësohet si populiste, nativiste dhe pro-perëndimore, por e angazhuar në aleancat euroatlantike. Kur erdhi në pushtet në…

Source

Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht

27 June 2025 at 16:31

Një anije me 15 emigrantë të refuzuar për azil në Itali, u ankorua më 26 qershor në Portin e Shëngjinit.  Sipas procedurës, pas kontrolleve, ata priten të zhvendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i katërt i transferuar në Shqipëri pas ndryshimit të funksionit të kampit.

Nga Mesdheu drejt riatdhesimit në pritje të Gjykatës Evropiane

Kampi i Gjadrit fillimisht ishte projektuar për emigrantët e paligjshëm që shpëtoheshin nga autoritetet italiane në Mesdhe. Atje pritej të trajtoheshin me procedura të shpejtuara kërkesat e tyre për azil. Por pas dështimit të modelit fillestar, kampi po përdoret për ata të cilëve u është refuzuar azili apo qëndrimi në Itali.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, konfirmoi se në total në Shqipëri janë sjellë 125 persona. Thuajse gjysma janë dëbuar, disa janë liruar, dhe rreth 30 ndodhen ende në kamp. Sipas procedurave të dëbimit, qëndrimi mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg, pritet të vendosë për ligjshmërinë e marrëveshjes Rama-Meloni. Vendimi, i planifikuar për në shkurt 2025, u shty për në fund të verës.

Ndërkohë, edhe Gjykata e Lartë italiane e ka dërguar çështjen në Luksemburg. Dy emigrantë të mbyllur në Shqipëri në pritje të dëbimit nga autoritetet italiane, kanë paraqitur ankesa për refuzimin e azilit.

Gjyqtarët italianë argumentuan se protokolli “Itali-Shqipëri” bie ndesh me direktivën për kthimet. Sipas tyre, Shqipëria nuk ofron sistem më efikas se Italia për riatdhesimin.

Rama e Meloni, kritikë për të tjerët, justifikim për veten

Legjitimiteti i kampit të Gjadrit është ende i paqartë, por Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur marrëveshjen. Ai e ka cilësuar unike dhe të veçantë.

Me homologen, Giorgia Meloni, ai kritikoi planet britanike për të aplikuar një marrëveshje të ngjashme me transferim emigrantësh.

Sipas Ramës marrëveshja me Italinë justifikohet nga “marrëdhëniet speciale”. Ai e etiketoi interesimin e Mbretërisë së Bashkuar si “kërkesë për të hedhur emigrantët në një vend tjetër”.

“Italia ka qenë për ne, që kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës,” shtoi ai.

Por aktivistë shqiptarë dhe italianë e kanë konsideruar funksionimin e kampit si të paligjshëm. Ata kanë denoncuar për kushtet e vështira ku mbahen emigrantët.

Kristina Millona thotë se mbi 40 incidente janë raportuar vetëm gjatë muajit të parë të funksionimit. Rastet përfshijnë vetëlëndime, mungesë informacioni, pa garanci ligjore dhe kushte degraduese.

Më 31 maj, u organizua një protestë në Gjadër për të nderuar emigrantin Hamid Badoui. Ai u vetëvra në një qendër riatdhesimi italian dhe thuhet se qe shprehur: “Më mirë burgu se CPR-ja në Shqipëri”.

Lexoni gjithashtu:

The post Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht appeared first on Citizens.al.

Gjadër, aktivistët përkujtojnë emigrantin Hamid Badoui

2 June 2025 at 17:49

Hamid Badoui, një maroken 42-vjeçar, i dha fund jetës në burgun Lorusso e Cutugno të Torinos në Itali. Ngjarja ndodhi në sektorin e “të sapoardhurve” vetëm pak orë përpara se ai të dilte para gjykatës.

“Më mirë burgu sesa CPR-ja (Qendra të Përhershme e Riatdhesimit) në Shqipëri, nuk kthehem”, thuhet se i kishte thënë ai avokatit.

Historia e Badouit shpalos një kalvar përpjekjesh të pasuksesshme të një emigranti, të cilit nuk iu dha mundësia për t’u integruar në Itali si një qytetar me të drejta për punë dhe jetë të denjë.

Fillimisht 42-vjeçari qe ndaluar në CPR-në e Barit. Më pas u transferua në kampin e Gjadrit në Shqipëri ku qëndroi rreth pesë javë.

Nuk është e qartë se me çfarë procedure u bë kthimi i tij sërish në Itali, por Badoui qe përballur me akuza për rezistencë ndaj autoriteteve pas një përplasjeje me bashkatdhetarë në një dyqan duhani. Ai u vetëvra me lidhëset e këpucëve.

Më 31 maj, aktivistë dhe qytetarë shqiptarë nderuan kujtimin e tij jashtë kampit të refugjatëve në Lezhë, me pankarta ku shkruhej: “Rrëzojeni Ramën dhe Melonin”, “Liri për emigrantët”, “Digjini të gjitha kufijtë”.

Pamje gjatë aksionit në Gjadër nga Tobias Sitko.

Gjatë fjalës së saj para kampit, aktivistja Kristina Millona e paralelizoi Gjadrin me Guantanamon, “një qendër torturash që prodhon vuajtje dhe vdekje, ku i vetmi shpëtim duket vetëlëndimi.” Fotot e Badouit u ngjitën edhe jashtë portit të Shëngjinit, si simbol për të mos lejuar që kjo histori të përsëritet nga harresa.

Sipas Millonës, raportet e monitoruesve flasin për mbi 40 incidente vetëm në muajin e parë të funksionimit të Gjadrit: vetëlëndime, kushte degraduese, mungesë informacioni dhe pa garanci ligjore.

Aktivistët kërkuan hetim për të gjetur përgjegjësitë që çuan në vetëvrasjen e Badouit, ndalimin e transferimeve drejt Shqipërisë, lirimin e emigrantëve të bllokuar dhe nisjen e një hetimi të pavarur mbi shkeljet e pretenduara.

“Të mbështetësh ende ‘modelin Shqipëri’ do të thotë të jesh bashkëfajtor në një regjim ndalimi dhe përjashtimi që prodhon vuajtje, përjashtim dhe vdekje”, reagoi Amnesty International.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Anna Strolenberg, pas një vizite në Gjadër, tha se “emigrantët nuk dinin as çfarë muaji ishte, shumë janë nën efektin e ilaçeve. Nuk është e qartë sa prej tyre po mbahen.”

Më 9 qershor, Gjykata Kushtetuese e Italisë pritet të shprehet mbi ligjshmërinë e deportimeve drejt Shqipërisë – një vendim që mund të ndryshojë fatin e shumë emigrantëve.

The post Gjadër, aktivistët përkujtojnë emigrantin Hamid Badoui appeared first on Citizens.al.

FOKUS – Mattarella & Meloni: Italia nuk do ta harrojë kurrë Borsellinon

19 July 2025 at 12:34

ROMË, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Masakra e Via D’Amelio ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë italiane dhe vdekja e Paolo Borsellinos dhe e punonjësve të tij të sigurisë u urdhërua nga mafia për të minuar institucionet demokratike dhe për të vazhduar në mënyrë subversive planin e frikësimit, deklaroi sot presidenti italian, Sergio Mattarella.

“Demokracia ishte më e fortë. Vrasësit dhe nxitësit e tyre u mundën dhe u dënuan. Në këtë ditë përkujtimi, emocioni për jetët e humbura mizorisht dhe afërsia me familjet e viktimave mbetet po aq intensive sa 33 vite më parë. Ndjenja e mirënjohjes ndaj atyre shërbëtorëve të shtetit që, me përkushtim dhe sakrificë, luftuan kancerin e mafias, duke mbrojtur lirinë dhe ligjshmërinë, duke i mundësuar shoqërisë të përgjigjet, është e përjetshme’’, theksoi ai.

“Tridhjetë e tre vjet pas masakrës së Via D’Amelio, ne kujtojmë Paolo Borsellinon, një njeri që sakrifikoi jetën e tij për të vërtetën, për drejtësinë, për Italinë’’, shkroi në X kryeministrja italiane, Giorgia Meloni duke theksuar se si kjo kujtesë do të çohet përpara çdo ditë.

“Shembulli i tij jeton tek ata që çdo ditë, shpesh larg vëmendjes, luftojnë për një Itali më të drejtë, të lirë nga mafia, nga korrupsioni, nga frika. Nuk ka liri pa drejtësi, nuk ka shtet pa ligjshmëri’’, shtoi ajo.

“Shumë magjistratëve, oficerëve të zbatimit të ligjit dhe shërbëtorëve të shtetit që zgjodhën guximin, madje edhe me koston e jetës së tyre, u detyrohemi mirënjohje dhe respekt. Ata kanë hapur një shteg që nuk mund të harrohet. Kjo dëshmi është ende e fortë. Dhe ne do ta çojmë përpara çdo ditë, me respekt, me vendosmëri, me dashuri për kombin tonë. Në kujtim të Paolo Borsellinos dhe të atyre që nuk e ulën kurrë kokën”, përfundon Meloni./ /Ad.Ab/

The post FOKUS – Mattarella & Meloni: Italia nuk do ta harrojë kurrë Borsellinon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

17 July 2025 at 16:40

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë.

Dy persona raportohet se kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa ati Gabriel Romanelli, prifti i famullisë, është plagosur lehtë në këmbë, deklaroi e shqetësuar mbi situatën kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani.

“Sulmet e ushtrisë izraelite kundër popullsisë civile në Gaza nuk janë më të pranueshme. Bastisja e mëngjesit të sotëm goditi gjithashtu Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza, një akt i rëndë kundër një vendi të krishterë adhurimi”, theksoi Tajani.

”Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për Atin Romanelli, i cili u plagos gjatë bastisjes. Është koha të ndalemi dhe të gjejmë paqen”, shtoi ai.

ROME – Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

ROME, 17 korrik /ATSH/ – Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Dy persona raportohet se kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë, ndërsa Ati Gabriel Romanelli, prifti i famullisë, është plagosur lehtë në këmbë, deklaroi e shqetësuar mbi situatën kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani.

“Sulmet e ushtrisë izraelite kundër popullsisë civile në Gaza nuk janë më të pranueshme. Bastisja e mëngjesit të sotëm goditi gjithashtu Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza, një akt i rëndë kundër një vendi të krishterë adhurimi”, theksoi Tajani.

”Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për Atin Romanelli, i cili u plagos gjatë bastisjes. Është koha të ndalemi dhe të gjejmë paqen”, shtoi ai. /os/

The post ROME – Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌