Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

7 August 2025 at 22:44

Një pushues ka denoncuar publikisht në JOQ një incident shqetësues që ka ndodhur në resortin Green Coast, ku ai pretendon se i është grabitur vila e marrë me qira, ndërkohë që asnjë institucion apo shërbim sigurie nuk ka mbajtur përgjegjësi. Sipas tij, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, kur ai doli nga vila […]

The post Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!” appeared first on BoldNews.al.

Vila luksoze, plazhe private e këngëtarë/ Jeta e “shfrenuar” e aleatëve më të besuar të Putin në Dubai

1 August 2025 at 18:56

Plazhe private, vaska që kushtojnë miliona dollarë, net me verë, uiski, puro apo dhe performanca të këngëtarëve të njohur rusë nga vitet ’90 janë disa nga veçoritë e kompleksit “ultra-luksoz” XXII Carat në Dubai, ku kalon kohë Sergei Chemezov, kreu i sanksionuar nga Perëndimi i konglomeratit shtetëror rus të mbrojtjes, Rostec, dhe një nga aleatët më të […]

The post Vila luksoze, plazhe private e këngëtarë/ Jeta e “shfrenuar” e aleatëve më të besuar të Putin në Dubai appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – Vila e Karl Lagerfeld shitet për gati 5 milionë euro

PARIS, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Ish-vila e ikonës së modës Karl Lagerfeld, i cili vdiq në vitin 2019, u shit në ankand të martën për gati 5 milionë euro (5.88 milionë dollarë).

Prona ndodhet në fshatin francez Louveciennes, rreth 20 kilometra në perëndim të Parisit. Ka rreth 600 metra katrorë hapësirë ​​jetese dhe tokë të gjerë me një pishinë, një fushë tenisi dhe disa ndërtesa ndihmëse.

Prona u shit për 4.68 milionë euro – vetëm 50,000 euro mbi çmimin e parashikuar, sipas Dhomës së Noterëve.

Blerja nuk është ende përfundimtare, pasi ofertat më të larta mund të pranohen ende për 10 ditë.

Avokatët përgjegjës për shitjen e pronës kishin përmendur një vlerë të parashikuar prej 4.64 milionë eurosh (5.47 milionë dollarë) para shitjes.

Lagerfeld e bleu ish-shtëpizën e gjuetisë në vitin 2014 dhe e rinovoi atë me shumë vëmendje ndaj detajeve gjatë një periudhe prej katër vitesh. Thuhet se ai ka kaluar vetëm një natë atje.

Në vitin 2024, apartamenti i Lagerfeld në Paris u shit në ankand. Brenda vetëm 19 minutash, apartamenti prej 260 metrash katrorë, fillimisht i vlerësuar me 5.3 milionë euro, ndërroi pronarë për dyfishin e kësaj shume. /os/

The post SOFT NEWS – Vila e Karl Lagerfeld shitet për gati 5 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përdornin vilën për pröstitucion në Durrës, arrestohen 4 kineze, në kërkim tutorja

By: user 11
20 June 2025 at 09:42

Policia ka arrestuar 4 shtetase kineze pas zbulimit të një vile dykatëshe në Durrës që ishte përshtatur për ushtrim prostitucioni. Ndërkohë në kërkim është shpallur organizatorja tjetër e kësaj veprimtarie, një shtetase angleze.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatatja e ambienteve për prostitucion”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin e koduar “Storm 4”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u bë arrestimi i shtetases kineze F. Ë., 46 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, e cila dyshohet se ishte drejtuese e dhe organizatore e këtij rrjeti prostitucioni.

Gjithashtu u arrestuan 3 shtetase të tjera kineze L. M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në kuadër të operacionit, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, 2 shtetase kineze dhe 8 shtetas shqiptarë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja K. P., 46 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, e dyshuar për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe karta telefoni etj.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi rezultoi se shtetaset kineze kishin përshtatur një vilë dykatëshe, të marrë me qira, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nga shtetasja angleze, në bashkëpunim me 46-vjeçaren kineze dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari që dyshohet se qendrën e ka jashtë vendit, nga ku kryheshin telefonatat nëpërmjet call centerit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Përdornin vilën për pröstitucion në Durrës, arrestohen 4 kineze, në kërkim tutorja appeared first on Lapsi.al.

Shpallen studiot fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë


TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Dy studiot arkitekturore, “Saunders Architecture” dhe “Practica”, janë shpallur fituese në konkursin ndërkombëtar për riparimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, në kuadër të projektit strategjik “Hospitality Albania”.

Qëllimi i kësaj nisme është transformimi i këtyre rezidencave të amortizuara në struktura moderne dhe ekskluzive, duke rritur potencialin turistik të destinacioneve përkatëse dhe duke i kthyer ato në hapësira për mikpritjen e personaliteteve të nivelit të lartë nga politika, kultura, arti dhe sipërmarrja ndërkombëtare, pa cënuar pronësinë shtetërore.

Projekti fitues për rezidencën e Velipojës, propozuar nga “Saunders Studio”, u vlerësua për qasjen e tij ndaj ruajtjes së identitetit dhe natyrës përreth, përmes një ndërtimi që ndërthur të vjetrën me të renë. Veçanërisht u theksua ideja e kullës vertikale dhe hapja e rezidencës ndaj komunitetit për funksione publike.

Për rezidencën e Vlorës, ku u paraqitën katër projektide, propozimi i studios “Practica” u vlerësua për integrimin harmonik të peizazhit me arkitekturën përmes tarracave që ndërlidhnin strukturën me mjedisin përreth. Juria theksoi kërkimin e kujdesshëm dhe qasjen kreative ndaj vendndodhjes.

“Hospitality Albania”, është një iniciativë qeveritare që synon kthimin e aseteve shtetërore me potencial të lartë në qendra elitare mikpritjeje dhe turizmi, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik luksoz.

Prezantimi i projektideve të finalistëve të fazës së dytë u zhvillua në një event të veçantë me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe një jurie ndërkombëtare të specializuar në fushën e arkitekturës.

“Hospitality Albania”, Rama: Rijetësim i rezidencave qeveritare në Vlorë e Velipojë në destinacione turizmi elitar

/a.f/

The post Shpallen studiot fituese për modernizimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama dhe Dajlan Avdia i kazinove ‘mbjellin’ Gjirin e Krorëzës me mijëra vila

By: Ardit
18 May 2025 at 12:09

Një nga zonat më të virgjëra, por edhe më të mrekullueshme të Rivierës shqiptare shumë shpejt do të mbillet masivisht me vila. Bëhet fjalë për Gjirin e Krorëz në Sarandë, ku do të ndërtohet një resort i madh historik me vila të panumërta, të cilat ngjajnë si hojet e bletëve. Një studio arkitekturore nga Firence, […]

The post Rama dhe Dajlan Avdia i kazinove ‘mbjellin’ Gjirin e Krorëzës me mijëra vila appeared first on BoldNews.al.

Vilat, a po ndërtohen shumë?!

By: Ardit
18 May 2025 at 08:39

Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura të larta, ndërkohë që çmimet janë në rritje për shkak të kërkesës. Pavarësisht se investimet në vila po ndikojnë në përmirësimin e urbanistikës së periferisë, për ekspertët e tregut të pasurive […]

The post Vilat, a po ndërtohen shumë?! appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Bënë mbledhje urgjente, një gjykatës urdhëroi SPAK-un të hetojë vilën e Ramës

18 April 2025 at 12:36

Sali Berisha ka qenë paraditen e kësaj të premteje në Krujë, ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët hodhi akuza drejt Edi Ramës në lidhje me vilën e ndërtuar në Surrel. Sipas Berishës, veç burimit të dyshimtë të të ardhurave, toka është marrë në kundërshtim me çdo ligj. Sipas liderit demokrat, SPAK për të shpëtuar nga hetimi […]

The post Berisha: Bënë mbledhje urgjente, një gjykatës urdhëroi SPAK-un të hetojë vilën e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Champions: Barcelona viziton Gjermaninë si “turiste”, Aston Villa beson te fitorja

By: fra nc
15 April 2025 at 11:48

Spektakli i Champions League vijon mbrëmjen e sotme me emocione edhe më të mëdha, pasi do të zbulohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të këtij edicioni. Paralelisht do të luhet në Signal Iduna Park dhe Villa Park, ku ekipet vendëse do të provojnë të marrin një rezultat pozitiv, pastaj kualifikimi mbetet i vështirë.

Dortmundi u mposht 4-0 në Spanjë nga Barcelona, me blaugranët që janë thuajse të kualifikuar, e pak gjasa ka që verdhezinjtë të bëjnë surprizën. Një vizitë turistike mund të konsiderohet për Hansi Flick dhe të besuarit e tij të cilët janë pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut të Champions. Sa i përket dëmtimeve situata është po njësoj, vetëm se te katalanasit, listës i shtohet dhe Balde. Ashtu si në transfertë edhe në shtëpi, Dortmundi nuk e ka mposhtur asnjëherë Barcelonën, e këtë herë nëse ndodh, do të ishte historike.

Sa i përket duelit tjetër, llogaritë janë më të hapura, pavarësisht fitores 3-1 të PSG në shtëpi, por Aston Villa i ka kualitetet për të bërë dicka ndryshe në Villa Park. Forma është e jashtëzakonshme, ndërsa 3 lojtarë nuk janë në dispozicio ntë Unai Emery, e Bailey në dyshin, ndërsa në kampin francez cdo gjë shkon perfekt. Kjo ësht përballja e dytë mes tyre në histori, e para u fitua nga PSG ditë më herët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Champions: Barcelona viziton Gjermaninë si “turiste”, Aston Villa beson te fitorja appeared first on Euronews Albania.

Grabisnin vila në Itali/ Arrestohet “skifteri” shqiptar, arratiset shoku i tij

By: Oldi
8 April 2025 at 17:38

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për grabitje banesash në seri. Mediat vendase shkruajnë se aksioni u krye në zonën e Bolonjës, teksa dyshohet se i riu mund të jetë pjesë e një bande ‘skifterësh’. Gjithashtu bëhet e ditur se ka qenë një qytetar që ka pikasur dy nga grabitësit e […]

The post Grabisnin vila në Itali/ Arrestohet “skifteri” shqiptar, arratiset shoku i tij appeared first on BoldNews.al.

Berisha akuza Ramës: Sarajet i ka sa 2-fishi i vilës së Enver Hoxhës, oborri si park!

By: Oldi
4 April 2025 at 17:56

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pas 12 vitesh në qeveri po kërkon edhe një mandat tjetër për t’u pasuar edhe më shumë. “Edi Rama, pas 12 vitesh, kërkon një mandate tjetër, që të pasurohet më shumë vetë, sojin e vetë e oligarkët dhe tu varfëroj ju”, tha Berisha, […]

The post Berisha akuza Ramës: Sarajet i ka sa 2-fishi i vilës së Enver Hoxhës, oborri si park! appeared first on BoldNews.al.

Ky është vendi më i sigurt në botë në rast lufte

28 March 2025 at 17:41

Sipas një raporti të publikuar nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”, një nga vendet më të sigurta për t’u strehuar në rast të një lufte bërthamore është kompleksi Wood Norton në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vilë, e cila në pamje të parë duket si një ndërtesë e zakonshme, fsheh një rrjet të madh tunelesh nëntokësore. […]

The post Ky është vendi më i sigurt në botë në rast lufte appeared first on BoldNews.al.

Shehaj nga vila e Trump: SHBA duhet të mbështesë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri

By: Ardit
20 March 2025 at 08:51

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë me dije se është ftuar në rezidencën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se ndodhet në vilën e Trump për të lobuar për interesat e Shqipërisë dhe jo si pjesa e tjetër politikanëve që shkojnë të lobojnë […]

The post Shehaj nga vila e Trump: SHBA duhet të mbështesë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Cilat janë pronat publike dhe vilat qeveritare që do t’i “falen” privatit për kulla dhe hotele

15 March 2025 at 08:23

Qeveria vendosi vitin e shkuar nisjen e një partneriteti të ri me biznesin privat, për të sjellë atë që po e quan rijetëzimi i pronës shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtesa të vjetra, zyra dhe truall shtetëror që nëpërmjet marrëveshjeve do të rikonceptohen në projekte të reja, të cilat do të financohen nga privati. Në këtë […]

The post Cilat janë pronat publike dhe vilat qeveritare që do t’i “falen” privatit për kulla dhe hotele appeared first on BoldNews.al.

Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

By: Ardit
4 March 2025 at 17:00

Nga Boldnews.al Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, është akuzuar gjithnjë publikisht se, gjatë 3 mandateve të tij si i zgjedhur vendor, krijoi një fasadë mashtruese, nëpërmjet “kasetave të gatshme”, të cilat publikohen në seri nga televizionet kryesore në vend, për turpin e tyre profesional. Të […]

The post Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen detaje të tjera/ Dalin mesazhet e Ajolës për vilën në Qerret: Erioni ka harruar çelësat…

By: V K
18 February 2025 at 11:10

Kryebashkiaku Erion Veliaj, po justifikohet dhe kërkon t’i faturojë vjehrrit të tij të ndjerë, Arben Xoxa, vilën në Qerret.

Sot CNA do të sjellë një tjetër fakt, i cili vërteton që vila në Qerret, i përket çiftit Veliaj-Xoxa, sipas të dhënave të gjykatës.

Kjo tregohet përmes disa komunikimeve të zbardhura nga SPAK-u, mes Ajola Xoxës dhe Driant Zenelit.

Ky konkluzion arrihet nisur edhe nga komunikimet e shtetasit Driant Zeneli me Ajola Xoxën, nga ku evidentohet qartë frekuenca e shpeshtë e kësaj të fundit, por edhe bashkëshortit të saj në këtë pronë.

Konkretisht, më datë 01.08.2021, ora 7:52 p.m., shtetasi Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës:

Driant Zeneli-A të ka marrë malli për Qerretin? -Ne erdhem sot.

Ajola Xoxa i përgjigjet: Ajo aty në fund është shtëpia jonë.

Ndërkohë dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer një foto nga ku rezulton se Ajola Xoxa i referohet banesës së saj duke thënë “ajo aty në fund është shtëpia jonë”.

Sipas SPAK-ut, nga fotoja, në pjesën ballore të saj në fund, duket qartë që bëhet fjalë për vilën objekt hetimi e cila ndodhet në Qeret dhe që Erion Veliaj pretendon se nuk është e tyre, por e vjehrrit të tij.

Më tej, rezulton një fakt me mjaft interes për hetimin dhe për provueshmërinë e pronësisë faktike të vilës nga bashkëshortët Veliaj-Xoxa.

Konkretisht, më datë 22.06.2024, ora 12:51 p.m., Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës: -Të hënën herët në mëngjes nisemi.

Ajola Xoxa përgjigjet: E lëmë kur të vish më mirë takohemi. Se më duhet të mbyll disa punë tani dhe ndërkohë Eri ka shkuar në Qerret dhe s’ka marre celesin.

 

Pra, nga përmbajtja e këtij komunikimi çelësat e vilës 4 disponohen nga çifti Veliaj – Xoxa.

Deklarimet e shtetases Ajola Xoxa në lidhje me vilën e ndodhur në Qeret, Kavajë, sipas organit procedues bien në kundërshtim të plotë me rrethanat e faktit, si edhe deklarimet e shtetasve të tjerë, të cilët kanë dijeni për këtë vilë.

Ajola Xoxa, bën deklarime të pambështetura në provat e tjera kur shprehet se me shpenzimet e mirëmbajtjes së vilës merret vetëm nëna e saj, kur në fakt, nga kontrolli i ushtruar më vendim të Gjykatës së Posaçme, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, blloqe me shënime që dyshohet të jenë të shtetases Ajola Xoxa, në lidhje me elementë të veçantë të vilës.

Gjithashtu, në këtë banesë janë gjetur shënime që dyshohet të jenë të shtetases Valbona Xoxa, e cila shkruan se sipas porosisë së Ajolës ka bërë një sërë pagesash që lidhen me mirëmbajtjen e viles.

Po ashtu, në vilë janë gjetur tabela pagesash si p.sh. ato që lidhen me mirëmbajtjen e pishinës, në krye të të cilave është vendosur emri “Ajola”.

Pa përmendur këtu dhomën që pranohet nga vetë deklaruesja që është e djalit të saj, si edhe garderobën e këtij të fundit së bashku me lojërat.

Në vilë, gjithashtu, janë gjetur veshje të cilat duket se më shumë se me shtetasen Valbona Xoxa, kanë lidhje me vajzën e kësaj të fundit. Këtu duhet theksuar edhe sa ka rezultuar nga deklarimet e administratorit të kompleksit, i cili ka shpjeguar se ka parë vazhdimisht të frekuentojë vilën, shtetasen Ajola Xoxa.

Nga ana tjetër, këto deklarime duken të pabesueshme kur konstatohet se edhe në këtë rast ashtu si edhe në rastet e tjera, kontrata e shkëmbimit e pretenduar nga Ajola Xoxa, mes prindërve të saj dhe AGIKONS sh.p.k., e vitit 2017, është jo e përpiluar para noterit, edhe pse ka pasur objekt shkëmbimin e pasurive.

Po ashtu, në vendimin e zbardhur nga gjykata theksohet këtu se një kontratë shkëmbimi pasurish të paluajtshme krijon efekte të njëjta me një kontratë shitblerjeje apo dhurimi, për sa i përket kalimit të pronësisë, pra, si e tillë ajo regjistrohet në ASHK, por vetëm nëse përpilohet dhe nënshkruhet para një noteri. Këto deklarime të kësaj shtetaseje bien në kundërshtim edhe me sa është deklaruar nga shtetasi Olsi Efthimi.

Ky i fundit referon fakte të vërteta kur pranon se për herë të parë në vilën e ndodhur në Qeret (kompleksi “Marca Resort”) ka shkuar në vitin 2020 dhe se personi që i ka kërkuar të shkojë atje është shtetasja Ajola.

Komunikimet e zbardhura nga SPAK-u, tregojnë qartazi se vila i përket çifti Veliaj-Xoxa dhe jo siç pretendon kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, Erion Veliaj./Oranews

The post Zbardhen detaje të tjera/ Dalin mesazhet e Ajolës për vilën në Qerret: Erioni ka harruar çelësat… appeared first on Albeu.com.

“Jetonte në vilën e biznesmenit”/ Xama: Agi Kons e Gent Sulës ka marrë 43.6 mln euro tendera nga Veliaj

10 February 2025 at 22:22

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se arrestimi i Erion Veliajt është goditje e korrupsionit sistemik, e një skemë për qëllime edhe politike, e cila bazohet në blerjen e mediave, votave, etj, për të mbajtur pushtetin dhe për të vjedhur. Xama u shpreh se Bashkia e Tiranës ishte vënë në funksion të […]

The post “Jetonte në vilën e biznesmenit”/ Xama: Agi Kons e Gent Sulës ka marrë 43.6 mln euro tendera nga Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Nga faturat fiktive tek vila në Qerret, SPAK zbërthen korrupsionin e Sulës, Fushës dhe Bektashit

10 February 2025 at 17:51

Pjesë e dosjes së Erion Veliaj janë edhe 5 biznesmenë, të cilët njihen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës, si dhe lejeve të ndërtimit. Më koonkretisht bëhet fjalë për Gentian Sulën, Shkëlqim Fushën, Fatmir Bektashin, Meriman Palushin dhe Sokol Kryeziun, ndaj të cilëve GJKKO ka miratuar masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK […]

The post Nga faturat fiktive tek vila në Qerret, SPAK zbërthen korrupsionin e Sulës, Fushës dhe Bektashit appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi/ Dhëndri i Kujtim Qefalisë prish rrugët në Farkë për të ndërtuar vila

By: Oldi
18 January 2025 at 11:44

Banorët e Farkës shpreshin shqetësimin se u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia. Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat nga selia blu […]

The post Denoncimi/ Dhëndri i Kujtim Qefalisë prish rrugët në Farkë për të ndërtuar vila appeared first on BoldNews.al.

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

By: user 2
16 January 2025 at 15:13

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati kohë të shijonte çantën e mbushur me 20 milionë euro – shpërblimin për atë duel – sepse valixhja e mbushur me dollarë u përdor menjëherë për të blerë një vilë luksoze në Florida. ‘Diçka e vogël’ i ka mbetur në xhep, por pjesa më e madhe e shumës është përdorur për të siguruar një rezidencë ëndrrash në El Caballo Court, buzë liqenit në Delray Beach.

Ish-kampioni i peshave të rënda ka vendosur bashkë me gruan e tij, Lakiha, që kjo të jetë streha e tij ideale. Me mjetet e mëdha financiare, Tyson ka zgjedhur një nga vendet më të mira dhe më ekskluzive në atë zonë të Floridës. Vila shtrihet në një sipërfaqe prej 1180 metrash katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banja.

Pronësia është krejtësisht e re dhe çelësat do t’i dorëzohen për herë të parë Iron Mike, i cili do të mund të shijojë këtë vend të mrekullueshëm që sapo është përfunduar. Ndër pajisjet shtesë të kësaj ‘rezidence’, e krijuar për të privilegjuarit, përfshihen një pishinë 24 metra e gjatë, një spa për rigjenerim dhe relaks, një palestër dhe një garazh me kapacitet deri në katër makina.

 

Mbaroi? Jo. Qershia mbi tortë janë dy detaje të tjera që tregojnë nivelin e lartë të ndërtesës: një ujëvarë e vogël që ndodhet në mes të një oaze të gjelbër dhe një liqen privat. Çfarë mund të dëshirohet më shumë? Deri tani janë bërë të ditura vetëm disa nga detajet e vilës së blerë nga “njeriu më i frikshëm në planet”.

Lexo më tej: YouTuberi Jake Paul mposht 58 vjeçarin Tyson: në fund I përulet me respekt

Zërat për këtë investim të fundit të Tyson u konfirmuan nga zëdhënësi i tij, Joseph Jonathan Schneider. Ai nuk dha shumë detaje, por sqaroi se lajmi është i vërtetë. “Ishte një transaksion që u finalizua me sukses,” tha ai, “ku të gjitha palët treguan profesionalizëm dhe bashkëpunim.”

The post Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul appeared first on Lapsi.al.

❌
❌