❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – Irani pezullon marrĂ«veshjen me SHBA-nĂ«

TEHERAN, 18 korrik /ATSH- DPA/ – Irani ka njoftuar se marrĂ«veshja kuadĂ«r e arritur me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« fuqi, duke akuzuar Uashingtonin se ka shkelur detyrimet e marra nĂ« kuadĂ«r tĂ« DeklaratĂ«s sĂ« Islamabadit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, zëvendësministri i Jashtëm, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Teherani ka pezulluar zbatimin e marrëveshjes.

“Ne jemi tĂ« angazhuar pĂ«r mbrojtjen e vendit. FatkeqĂ«sisht, amerikanĂ«t i kanĂ« shkelur detyrimet e tyre pĂ«rmes veprimeve agresive, ndaj Irani nuk e konsideron mĂ« veten tĂ« detyruar nga kjo marrĂ«veshje”, tha ai gjatĂ« njĂ« interviste televizive.

Marrëveshja kuadër ishte arritur në mesin e muajit qershor dhe synonte të krijonte bazën për një fund të qëndrueshëm të konfliktit mes dy vendeve.

Ajo parashikonte negociimin e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve, si dhe përfshinte kërkesën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, armëpushimi që ishte në fuqi që nga fillimi i prillit nuk arriti të ruante qetësinë për shumë kohë. Në fillim të korrikut, përplasjet mes palëve u përshkallëzuan sërish, duke vënë në pikëpyetje përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Irani pezullon marrĂ«veshjen me SHBA-nĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Zjarri nĂ« njĂ« park kombĂ«tar pĂ«rfshin rreth 400 ha tokĂ«

HAMBURG, 18 korrik /ATSH-DPA/ – NjĂ« zjarr i madh pyjor nĂ« Parkun KombĂ«tar Muritz, nĂ« verilindje tĂ« GjermanisĂ«, Ă«shtĂ« pĂ«rhapur nĂ« rreth 400 hektarĂ«, ndĂ«rsa rreth 370 zjarrfikĂ«s, efektivĂ« policie, punonjĂ«s tĂ« pyjeve dhe ushtarĂ« janĂ« angazhuar nĂ« operacionin pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve.

Sipas autoriteteve lokale, mungesa e reshjeve dhe erërat perëndimore kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili pritet të lëvizë drejt lindjes dhe juglindjes gjatë fundjavës.

Zjarri u raportua për herë të parë të hënën dhe ka detyruar evakuimin e disa fshatrave në më shumë se një rast.

Operacionet për shuarjen e zjarrit janë vështirësuar nga fakti se një pjesë e zonës së prekur ka qenë dikur poligon ushtarak dhe ende përmban mjete shpërthyese të pashpërthyera.

Helikopterët e Bundeswehr-it pritet të vazhdojnë të mbështesin operacionet nga ajri deri pasdite, nëse kushtet e motit e lejojnë dhe nuk zhvillohen stuhi.

Zjarrfikësit po përqendrojnë përpjekjet në pjesën lindore të zonës së zjarrit, e cila konsiderohet e sigurt nga prania e mjeteve shpërthyese.

Ndërkohë, punonjësit e pyjeve po mbajnë të hapura rrugët e aksesit për ekipet e emergjencës.

Autoritetet u bëjnë thirrje vizitorëve të shmangin zonën derisa situata të vihet nën kontroll./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJERMANI – Zjarri nĂ« njĂ« park kombĂ«tar pĂ«rfshin rreth 400 ha tokĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma Territoriale, Nufi: Në asnjë rast nuk propozohet bashkimi i bashkisë Mirditë me ndonjë tjetër 

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njĂ«herĂ«sh drejtues politik i PartisĂ« Socialiste nĂ« qarkun LezhĂ« sqaroi sot se raporti i ekspertĂ«ve pĂ«r reformĂ«n administrativo-territoriale nĂ« asnjĂ« moment nuk propozon shkrirjen apo bashkimin e bashkisĂ« MirditĂ« me ndonjĂ« bashki tjetĂ«r.

“Si njĂ« njeri me rrĂ«njĂ« tĂ« forta dhe krenare nĂ« MirditĂ«, e cila ka qenĂ« dhe do tĂ« mbetet gjithmonĂ« njĂ« nga krahinat mĂ« pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« identitetit kombĂ«tar shqiptar, dy fjalĂ« shkurt mbi debatin rreth raportit tĂ« ekspertĂ«ve pĂ«r reformĂ«n administrative-territoriale. E para nĂ« asnjĂ« moment, ky raport nuk propozon shkrirjen apo bashkimin e BashkisĂ« MirditĂ« me asnjĂ« bashki tjetĂ«r”, u shpreh Nufi.

Ndaj, sipas tij, nuk ka asnjë arsye që mirditorët të shqetësohen nga interpretime që nuk burojnë nga përmbajtja e dokumentit.

“PĂ«r MirditĂ«n, çështja nuk Ă«shtĂ« tĂ« ndalemi nĂ«pĂ«r debate mbi skenarĂ« qĂ« raporti nuk i parashtron. Ajo qĂ« ka rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rqendrojmĂ« energjitĂ« te zhvillimi i ekonomisĂ« lokale, pĂ«rmirĂ«simi i shĂ«rbimeve publike dhe krijimi i mĂ« shumĂ« mundĂ«sive pĂ«r tĂ« ardhmen e kĂ«tij komuniteti me vlera tĂ« jashtĂ«zakonshme njerĂ«zore, historike dhe kulturore”, shtoi ai.

Askush, sipas tij, “nuk fiton duke mohuar realitetin! Mirdita, ashtu si shumĂ« zona tĂ« tjera tĂ« vendit, pĂ«rballet me sfida, ekonomike dhe zhvillimore, tĂ« cilat njihen prej vitesh”.

“Por pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye na duhet mĂ« shumĂ« pĂ«rgjegjĂ«si. Na duhen mĂ« shumĂ« fokus dhe energji se si ta bĂ«jmĂ« atĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« ekonomikisht, mĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, me mĂ« shumĂ« investime, me shĂ«rbime publike mĂ« cilĂ«sore dhe me mĂ« shumĂ« mundĂ«si zhvillimi”, shtoi ai.

/m.m/a.f/

The post Reforma Territoriale, Nufi: Në asnjë rast nuk propozohet bashkimi i bashkisë Mirditë me ndonjë tjetër  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët në ditën e 49-të të protestës kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ AktivistĂ« tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe qytetarĂ« po protestojnĂ« sot pĂ«r tĂ« 49-Ă«n ditĂ« radhazi kundĂ«r investimit nĂ« ZvĂ«rnec.

Protesuesit kanĂ« pĂ«rsĂ«ritur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r largimin e kryeministrit Edi Rama si dhe tĂ« gjithĂ« “kastĂ«s politike” qĂ« ka qeverisur vendin pĂ«r mĂ« shumĂ« se tre dekada.

Ashtu si edhe nĂ« ditĂ«t e tjera, pas grumbullimit nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” nĂ« TiranĂ« protesuesit vijuan marshimin pĂ«rgjatĂ« Bulevardit “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” pĂ«r t’u vendosur para selisĂ« sĂ« KryeministrisĂ«.

Me pankarta në duar, qytetarët ripërsëritën kërkesat për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Një emigrant shqiptar nga diaspora shprehu mbështetjen për protestën qytetare, duke deklaruar se shqiptarët jashtë vendit do të jenë pjesë e ndryshimit që kërkohet

“Diaspora ju mbĂ«shtet. Ne do tĂ« jemi pjesĂ« e protestĂ«s, pjesĂ« e ndryshimit tĂ« madh. Ky popull ka vuajtur dhe ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« shtet tĂ« ri qĂ« t’i shĂ«rbejĂ« sovranit dhe jo kĂ«tyre oligarkĂ«ve. Jam pjesĂ« e lĂ«vizjes studentore tĂ« ’90. Ne nuk arritĂ«m atĂ« qĂ« kishim si ide, donim njĂ« ShqipĂ«ri europiane, por na u futĂ«n nĂ« mes agjentura e shtetit”, tha ai.

Një tjetër protestues u shpreh se kjo protestë ka kthyer shpresën.

“Ky shesh, kĂ«ta njerĂ«z tĂ« mrekullueshĂ«m dhe kushdo tjetĂ«r qĂ« ka ardhur nga çdo cep na kanĂ« kthyer shpresĂ«n se ne ShqipĂ«rinĂ« do ta marrin sĂ«rish mbrapsht, nga ata qĂ« na kanĂ« uzurpuar. Ju nuk jeni dorĂ«zuar dhe ne nuk do tĂ« dorĂ«zohemi deri sa tĂ« ia arrijmĂ« qĂ«llimit”, u shpreh ai.

Një aktiviste e protestës qytetare rikujtoi pikat kryesore të parashtruara nga protestuesit ndaj qeverisë.

Ajo u shpreh se kĂ«rkesat pĂ«rfshijnĂ« “dorĂ«heqjen e panegociueshme tĂ« kryeministrit dhe qeverisĂ«â€, si dhe krijimin e njĂ« qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, me synim ndryshime kushtetuese qĂ«, sipas saj, do tĂ« garantonin barazinĂ« e qytetarĂ«ve para ligjit.

Po ashtu ajo kĂ«rkoi ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ligjit pĂ«r financimin e partive politike, si dhe kufizimin e mandatit tĂ« kryeministrit nĂ« jo mĂ« shumĂ« se dy mandate. ” KĂ«rkojmĂ« anulimin e ligjeve qĂ« lidhen me zonat e mbrojtura, trashĂ«giminĂ« kulturore, ‘PaketĂ«n e Maleve’ dhe investimet strategjike”, shtoi ajo.

Një jurist shqiptar që jeton prej 30 vitesh në Itali foli për largimin e shqiptarëve nga vendi, një fenomen, sipas tij, në rritje vitet e fundit.

“Prej 30 vitesh jetoj nĂ« Itali. Jam avokat dhe e kam vĂ«nĂ« re fenomenin. NĂ« dyert e studiove tona trokasin shumĂ« shqiptarĂ« qĂ« duan tĂ« pajisen me dokumenta. Nuk na çudit fakti qĂ« shumĂ« tĂ« rinj kĂ«rkojnĂ« njĂ« shpresĂ«, punĂ« se nuk gjejnĂ« hapĂ«sirĂ« kĂ«tu. Por kemi pasur kĂ«rkesa nga ata shqiptarĂ« qĂ« kanĂ« tĂ« ardhura, kanĂ« biznese dhe i kemi pyetur; pse vini nĂ« emigrim? TĂ« gjithĂ« kanĂ« thĂ«nĂ«: ‘pĂ«r tĂ« ardhmen e fĂ«mijĂ«ve tanë’. Kjo do tĂ« thotĂ« se kĂ«ta kĂ«tu u kanĂ« hequr shpresĂ«n”, tha ai.

Një tjetër protestues kërkoi dorëheqjen e kreut të PD-së, Sali Berisha.

“Berisha tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen. Je i shitur te Rama. Se RamĂ«n e kemi parĂ« ne”, deklaroi ai gjatĂ« protestĂ«s.

Fjalën në protestë e mori edhe gazetari Osman Stafa, i cili u ndal veçanërisht te gjendja e sistemit shëndetësor.

Sipas tij, qeveria nuk po investon mjaftueshëm në spitalet publike, ndërsa fondet shkojnë për projekte të tjera. Ai ngriti shqetësime edhe për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale, duke kritikuar mungesat e medikamenteve dhe pajisjeve në spitalet publike.

Stafa solli shembuj konkretë të qytetarëve që sipas tij, nuk kanë marrë trajtimin e duhur shëndetësor.

“Para pak ditĂ«sh kam publikuar njĂ« listĂ« ku QSUT kĂ«rkonte donacione, kurse paratĂ« tuaja shkojnĂ« pĂ«r koncerte, pĂ«r kopshtin Eden, pĂ«r projekte qĂ« nuk i shohim. Nuk ka shkuar asnjĂ« pajisje nĂ« QSUT, nuk ka asgjĂ« tĂ« tillĂ« pĂ«r pacientĂ«t. NjĂ« skaner nuk punon prej vitesh. PacientĂ«t sorollaten. ShkojnĂ« nĂ« urgjencĂ« nĂ« QSUT dhe pĂ«rfundojnĂ« te privati. Onkologjiku Ă«shtĂ« spitali mĂ« kriminal i mundshĂ«m. MungojnĂ« medikamentet. Ilaçet e tjera janĂ« dy muaj, dy muaj jo. A shĂ«rohet kanceri kĂ«shtu?”, tha Stafa.

Ndërsa Luçiana Kokaj, banore e fshatit Rrjoll në Velipojë, bëri thirrje që SPAK të hetojë për resortin që do të ndërtohet në këtë zonë bregdetare. Sipas saj aktet e pronësisë janë falsifikuar.

“Rrjolli nuk duhet tĂ« ndĂ«rtohet, nuk duhet tĂ« bĂ«hen resorte aty. NĂ« kurrizin e kujt? TĂ« qytetarĂ«ve. NdĂ«rkohĂ« qĂ« ne largohemi çdo ditĂ« nga ShqipĂ«ria, kĂ«ta ndĂ«rtojnĂ« resorte çdo ditĂ« dhe modifikojnĂ« historitĂ«. I bĂ«j thirrje SPAK, tĂ« hapĂ« dosjen e Rrjollit se do tĂ« gjejĂ« shumĂ« gjĂ«ra nĂ« tĂ«, gjyqtarĂ« tĂ« korruptuar. Ata e tjetĂ«rsuan pronĂ«n duke vendosur mbiemrin e tyre. Ne jemi 100 familje qĂ« nuk qenkemi nĂ« pronarĂ«, ndĂ«rsa njĂ« ish-drejtor Hipoteke ka 100 mijĂ« ha tokĂ«â€, tha ajo.

Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit vijuan me marshimin në rrugët e Tiranës. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimit deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

/a.f/

The post Qytetarët në ditën e 49-të të protestës kundër investimit në Zvërnec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet nĂ« VlorĂ« dhe SarandĂ« kundĂ«r evazionit fiskal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë evidentuar raste të moslëshimit të faturës tatimore, punonjës të padeklaruar, aktivitet të paregjistruar dhe shkelje të tjera të legjislacionit tatimor.

Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit për të mbrojtur konsumatorët, garantuar konkurrencën e ndershme dhe forcuar formalizimin e ekonomisë.

Administrata tatimore u bën thirrje qytetarëve të kërkojnë gjithmonë faturën tatimore dhe të denoncojnë çdo rast në aplikacionin Denonco Evazionin.

/m.m/a.f/

The post Tatimet: Tolerancë zero ndaj informalitetit gjatë sezonit turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Shkencave uron Nikolla Qafokun për zgjedhjen në Washington State Academy of Sciences

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Akademia e Shkencave e ShqipĂ«risĂ« uroi sot prof. dr. Nikolla (Niko) Qafokun pĂ«r zgjedhjen e tij si anĂ«tar i Washington State Academy of Sciences (WSAS), njĂ« vlerĂ«sim i lartĂ« qĂ« i akordohet personaliteteve me kontribute tĂ« shquara shkencore dhe ndikim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« zhvillimin e shkencĂ«s dhe tĂ« shoqĂ«risĂ«.

Prof. dr. Qafoku është një nga pesë studiuesit e Pacific Northwest National Laboratory (PNNL) që u zgjodhën këtë vit në WSAS, në vlerësim të kontributeve të tij shumëvjeçare në shkencat e mjedisit, mbrojtjen e tokës dhe ujërave, rehabilitimin e zonave të ndotura, bujqësinë e qëndrueshme dhe proceset e dekarbonizimit.

Kërkimet e tij mbi transportin dhe sjelljen afatgjatë të elementeve radioaktive dhe metaleve në tokë e ujërat nëntokësore kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në strategjitë e rehabilitimit mjedisor, vlerësimin e riskut dhe mbrojtjen e burimeve ujore.

Përveç detyrës si Laboratory Fellow në Pacific Northwest National Laboratory, prof. dr. Qafoku është profesor i asociuar në University e Washingtonit, pedagog i jashtëm në Universitetin Shtetëror të Washingtonit, si dhe profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë vlerëson veçanërisht bashkëpunimin e gjatë dhe të frytshëm të prof. dr. Qafokut me institucionin tonë.

Ai ka qenë një mbështetës i rëndësishëm i reformimit dhe ndërkombëtarizimit të veprimtarisë shkencore të Akademisë, duke marrë pjesë aktive në konferenca, forume dhe veprimtari të përbashkëta shkencore, si dhe në nismat e organizuara në bashkëpunim me rrjetin Alb-Shkenca.

Prof. dr. Qafoku është gjithashtu anëtar i Bordit Editorial të revistës Albanian Journal of Natural and Technical Sciences (AJNTS) dhe Kryeredaktor i Seksionit të Shkencave të Mjedisit në këtë revistë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e cilësisë shkencore dhe ndërkombëtarizimin e saj.

Në vlerësim të kontributit të tij të shquar shkencor dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike ka miratuar propozimin për zgjedhjen e prof. dr. Nikolla Qafokut si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, procedurë që pritet të përmbyllet sipas statutit të Akademisë.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë i shpreh prof. dr. Nikolla Qafokut urimet më të përzemërta për këtë vlerësim të ri ndërkombëtar dhe i uron suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij shkencore, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i tij me Akademinë do të vijojë të kontribuojë në zhvillimin e shkencës shqiptare dhe në forcimin e lidhjeve me komunitetin shkencor ndërkombëtar.

/m.m/

The post Akademia e Shkencave uron Nikolla Qafokun për zgjedhjen në Washington State Academy of Sciences appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deschamps: “As Anglia nuk do tĂ« luajĂ«, as ne” – Franca e sheh si tĂ« panevojshme ndeshjen pĂ«r vendin e tretĂ«

MIAMI, 18 korrik, ATSH/ Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë në prag të ndeshjes për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026 kundër Anglisë, duke pranuar se asnjëra skuadër nuk e dëshiron këtë përballje.

“Kam detyrimin ta drejtoj kĂ«tĂ« ndeshje. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« miqĂ«sore, por njĂ« ndeshje pĂ«r vendin e tretĂ«. LojtarĂ«t, stafi dhe unĂ« kemi pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« ta pĂ«rmbushim kĂ«tĂ« objektiv tĂ« fundit. ËshtĂ« mĂ« pak e rĂ«ndĂ«sishme se finalja. Anglia nuk dĂ«shiron ta luajĂ« kĂ«tĂ« ndeshje dhe as ne. Por ja ku jemi,” u shpreh Deschamps.

Franca dhe Anglia do të përballen në Miami për vendin e tretë, pasi të dyja u eliminuan në gjysmëfinale. Deklarata e teknikut francez pasqyron zhgënjimin që shpesh shoqëron këtë sfidë, e cila zhvillohet mes dy skuadrave që kishin synuar finalen e Botërorit.

The post Deschamps: “As Anglia nuk do tĂ« luajĂ«, as ne” – Franca e sheh si tĂ« panevojshme ndeshjen pĂ«r vendin e tretĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU DELHI – India realizon me sukses lĂ«shimin e parĂ« orbital me njĂ« raketĂ« private

NJU DELHI, 18 korrik /ATSH-DPA/ – India ka hyrĂ« nĂ« historinĂ« e industrisĂ« hapĂ«sinore, pasi njĂ« raketĂ« e zhvilluar nga njĂ« kompani private vendase vendosi me sukses satelitĂ« nĂ« orbitĂ«n e TokĂ«s.

Me këtë arritje, vendi bëhet i treti në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që realizon lëshime orbitale përmes kompanive private.

Kompania “Skyroot Aerospace” njoftoi se fluturimi i parĂ« testues i raketĂ«s “Vikram-1” pĂ«rfundoi me sukses, duke vendosur ngarkesat e saj nĂ« njĂ« orbitĂ« rreth 450 kilometra mbi TokĂ«. Pas misionit, kompania publikoi mesazhin: “ORBIT ACHIEVED” (“Orbita u arrit”).

Lëshimi kishte si qëllim testimin e raketës për përdorim komercial.

“Vikram-1” Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r tĂ« transportuar satelitĂ« tĂ« vegjĂ«l me peshĂ« deri nĂ« 350 kilogramĂ« dhe Ă«shtĂ« pjesĂ« e strategjisĂ« sĂ« “Skyroot Aerospace” pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbime tĂ« shpejta lĂ«shimi nĂ« hapĂ«sirĂ«.

Misioni, i quajtur “Aagman”, njĂ« fjalĂ« sanskrite qĂ« do tĂ« thotĂ« “ardhje”, transportoi gjashtĂ« ngarkesa, mes tĂ« cilave njĂ« krah robotik i projektuar pĂ«r grumbullimin e mbetjeve hapĂ«sinore nĂ« orbitĂ«, si dhe disa satelitĂ« tĂ« vegjĂ«l.

Raketa shumëfazore u lëshua nga Qendra Hapësinore Satish Dhawan, në bregun lindor të Indisë, ndërsa ngjarja u transmetua drejtpërdrejt nga mediat indiane.

Kryeministri Narendra Modi dhe Organizata Indiane për Kërkime Hapësinore (ISRO) përgëzuan kompaninë për suksesin.

Sipas ISRO-së, misioni përfaqëson një moment historik për sektorin privat hapësinor të Indisë dhe dëshmon rritjen e kapaciteteve të ekosistemit hapësinor të vendit./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post NJU DELHI – India realizon me sukses lĂ«shimin e parĂ« orbital me njĂ« raketĂ« private appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët përfitojnë 13.8 milionë euro kompensim TVSH, rriten shitjet dhe eksportet bujqësore

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ FermerĂ«t shqiptarĂ« kanĂ« pĂ«rfituar mbĂ«shtetje tĂ« zgjeruar financiare nga skemat mbĂ«shtetĂ«se.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim, 13.8 milionë euro është vlera e pritshme e kompensimit të fermerëve me 10 % të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore gjatë periudhës janar-qershor 2026.

NdĂ«rkohĂ« rritje shĂ«non edhe vlera e shitjeve tĂ« produkteve bujqĂ«sore pĂ«r janar–qershor 2026 e cila arrin nĂ« 13.5 miliardĂ« lekĂ«, nga 11.5 miliardĂ« lekĂ« qĂ« ishte nĂ« janar-qershor 2025.

Fermerët shqiptarë eksportuan 261 milionë euro produkte bujqësore, duke reflektuar kështu rritjen e cilësisë së prodhimit.

“69.2 miliardĂ« lekĂ« buxheti pĂ«r mbrojtjen pĂ«r vitin 2026, nga 24.1 miliardĂ« lekĂ« qĂ« ka qenĂ« nĂ« vitin 2020. Mbi 1 mijĂ« aplikime nĂ« programin ‘Grant 2026’ nga tĂ« gjitha qarqet e vendit”, bĂ«ri tĂ« ditur MIA.

Po ashtu mbi 22 mijë tatimpagues përfituan nga faza e parë e faljes me kusht të detyrimeve tatimore, me rreth 60 milionë euro detyrime të fshira ose të shlyera.

Sipas MIA-s, popullsia ekonomikisht joaktive u ul me 1.3%, duke zbritur nga 734 mijë në 725 mijë persona gjatë vitit 2025.

 

/m.m/

The post Fermerët përfitojnë 13.8 milionë euro kompensim TVSH, rriten shitjet dhe eksportet bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – TĂ« paktĂ«n 50 tĂ« vrarĂ« nga sulmet e fundit amerikane

TEHERAN, 18 korrik /ATSH-DPA/ – TĂ« paktĂ«n 50 persona kanĂ« humbur jetĂ«n dhe mbi 500 tĂ« tjerĂ« janĂ« plagosur si pasojĂ« e valĂ«s mĂ« tĂ« fundit tĂ« sulmeve ajrore amerikane nĂ« Iran, nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« ri tĂ« tensioneve nĂ« Gji, bĂ«ri tĂ« ditur sot qeveria iraniane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossein Kermanpur, njoftoi përmes platformës X se 460 të plagosur janë larguar nga spitalet pas marrjes së trajtimit, ndërsa 37 persona vazhdojnë të jenë të shtruar.

Autoritetet iraniane raportojnë zakonisht vetëm viktimat civile, ndërsa nuk kanë publikuar të dhëna zyrtare për humbjet në radhët e forcave ushtarake.

Sipas raportimeve, ushtria amerikane ka përqendruar sulmet kryesisht në provincat jugore bregdetare të Iranit.

Në provincën jugperëndimore të Khuzestanit, një zonë e rëndësishme për industrinë e naftës, autoritetet thanë se gjatë 10 ditëve të fundit janë goditur 95 lokacione, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim./ /Ad.Ab./  a.jor.

.

The post IRAN – TĂ« paktĂ«n 50 tĂ« vrarĂ« nga sulmet e fundit amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: SPAK po zbaton dy standarde për Belinda Ballukun

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportit tĂ« Komisionit Europian pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, duke u ndalur te çështja e imunitetit tĂ« Belinda Ballukut.

NĂ« njĂ« reagim nĂ« rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se Komisioni Europian, nĂ« raportin e publikuar dje, shprehet qartĂ« se: “Refuzimi nga Parlamenti pĂ«r tĂ« hequr imunitetin e njĂ« deputetjeje tĂ« Parlamentit ka ngritur shqetĂ«sime nĂ« lidhje me parimet e kontrollit dhe balancimit dhe tĂ« barazisĂ« para ligjit”.

“NĂ« mars tĂ« vitit 2026, Parlamenti rrĂ«zoi njĂ« kĂ«rkesĂ« nga SPAK pĂ«r tĂ« hequr imunitetin e njĂ« deputetjeje tĂ« Parlamentit pĂ«r akuzat pĂ«r shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tendera. Ky refuzim ngriti shqetĂ«sime nĂ« lidhje me parimet e kontrollit dhe balancimit dhe tĂ« barazisĂ« para ligjit”, citon Bardhi raportin e KE-sĂ«.

Sipas Bardhit, ndërsa Komisioni Europian shpreh shqetësim për moslejimin e arrestimit, duke nënvizuar cenimin e parimit të barazisë para ligjit, të vetmit që nuk shfaqin shqetësim janë prokurorët e SPAK-ut, të cilët po bëhen pjesë e çimentimit të pandëshkueshmërisë në këtë rast.

“SPAK-u, prej disa javĂ«sh, po zbaton dy standarde pĂ«r Belinda Ballukun. Edhe pse vetĂ« SPAK-u ka bĂ«rĂ« publike se pozita e saj penale Ă«shtĂ« rĂ«nduar me dyshimet pĂ«r korrupsion pasiv dhe pastrim parash, nuk po zbaton standardin qĂ« vetĂ« deklaroi gjashtĂ« muaj mĂ« parĂ«, sipas tĂ« cilit, kur rĂ«ndohet pozita penale, rĂ«ndohet edhe masa e sigurimit”, tha Bardhi.

Sipas tij, SPAK-u ka vetëm një rrugë për të mos u bërë pjesë e pandëshkueshmërisë që denoncon Brukseli në çështjen Balluku.

“TĂ« zbatojĂ« ligjin, tĂ« aplikojĂ« standardin qĂ« vetĂ« ka vendosur gjashtĂ« muaj mĂ« parĂ«, t’i drejtohet pa vonesĂ« Kuvendit me kĂ«rkesĂ«n pĂ«r heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut”, u shpreh Bardhi.

/m.m/a.f/

The post Bardhi: SPAK po zbaton dy standarde për Belinda Ballukun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BOTËRORI 2026 – FIFA fshin mbi shtatĂ« milionĂ« postime fyese gjatĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s

NJU JORK, 18 korrik /ATSH-DPA/ – FIFA ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka fshirĂ« mĂ« shumĂ« se shtatĂ« milionĂ« postime dhe komente potencialisht abuzive nĂ« rrjetet sociale gjatĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s, e cila pĂ«rfundon nesĂ«r me finalen mes SpanjĂ«s dhe ArgjentinĂ«s.

Sipas organizmit drejtues të futbollit botëror, ky numër është 14 herë më i lartë se gjatë Botërorit të vitit 2022 në Katar.

Pas atij turneu, FIFA vuri në përdorim një shërbim për mbrojtjen nga abuzimet në internet, i cili është në dispozicion të të gjitha ekipeve, trajnerëve, lojtarëve dhe zyrtarëve.

FIFA njoftoi se ka raportuar më shumë se 200 mijë mesazhe fyese dhe kërcënuese, duke ndërmarrë masat përkatëse.

Gjithashtu, mbi 1 000 kërcënime të cilësuara si veçanërisht të rënda janë referuar pranë autoriteteve kompetente për hetime të mëtejshme.

Kupa e BotĂ«s me 48 skuadra, qĂ« po zhvillohet nĂ« Shtetet e Bashkuara, MeksikĂ« dhe Kanada, nisi mĂ« 11 qershor dhe do tĂ« mbyllet nesĂ«r me finalen mes SpanjĂ«s dhe ArgjentinĂ«s nĂ« “MetLife stadium” nĂ« Nju Xhersi./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post BOTËRORI 2026 – FIFA fshin mbi shtatĂ« milionĂ« postime fyese gjatĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin

STAMBOLL, 18 korrik /ATSH-AA/ – Klubi turk i futbollit ”Fenerbahçe” zhvilloi ceremoninĂ« e nĂ«nshkrimit pĂ«r transferimet e reja Vedat Muriqi, Mason Greenwood dhe Nathan Ake.

NĂ« ceremoninĂ« e mbajtur nĂ« stadiumin ”Chobani” nĂ« Stamboll morĂ«n pjesĂ« Greenwood, Ake, Muriqi, anĂ«tari i bordit drejtues tĂ« klubit, Cihan Kamer, si dhe drejtori i futbollit Oguz Çetin.

Cihan Kamer tha se transferimet e reja janë realizuar pas një procesi të vështirë dhe se klubi ka punuar shumë për të sjellë lojtarë të rëndësishëm.

Ai theksoi se synimi i ”Fenerbahçes” Ă«shtĂ« titulli kampion.

Oguz Çetin tha se dĂ«shira e lojtarĂ«ve pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e “Fenerbahçes” ishte shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe se klubi ka afruar tre futbollistĂ« me vlera qĂ« do t’u pĂ«rgjigjen pritshmĂ«rive tĂ« tifozĂ«ve.

”Do tĂ« tregoj se jam i denjĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« fanellĂ«â€, u shpreh Vedat Muriqi.

 “FalĂ«nderoj anĂ«tarĂ«t e bordit drejtues qĂ« mĂ« dhanĂ« pĂ«rsĂ«ri kĂ«tĂ« mundĂ«si. Do tĂ« tregoj se jam i denjĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« fanellĂ«. Jam shumĂ« i nderuar dhe krenar qĂ« do ta vesh pĂ«rsĂ«ri kĂ«tĂ« fanellĂ« tĂ« nderuar”, tha ai.

Duke folur pĂ«r rikthimin e tij te ”Fenerbahçe”, sulmuesi kosovar tha se tani ka mĂ« shumĂ« pĂ«rvojĂ« krahasuar me periudhĂ«n e parĂ« kur iu bashkua klubit.

“Kur erdha pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« te Fenerbahçe isha 25-vjeç. Ishte hera e parĂ« qĂ« bĂ«hesha pjesĂ« e njĂ« klubi tĂ« madh. Tani ndryshimi i vetĂ«m Ă«shtĂ« se jam shumĂ« mĂ« me pĂ«rvojĂ«. DĂ«shira dhe ambicia ime vazhdojnĂ«â€, tha ai.  

Nathan Ake tha se ishte shumĂ« i lumtur pĂ«r transferimin dhe se ”Fenerbahçe” ka njĂ« ekip tĂ« fortĂ«. Ai theksoi se do tĂ« bĂ«jnĂ« maksimumin pĂ«r tĂ« luftuar pĂ«r titullin.

Mason Greenwood tha se Ă«shtĂ« i lumtur qĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e ”Fenerbahçes” dhe se dĂ«shiron tĂ« kontribuojĂ« pĂ«r ekipin./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – 119 tĂ« arrestuar me dyshimin pĂ«r lidhje me Shtetin Islamik

STAMBOLL, 18 korrik /ATSH-AFP/ –  Autoritetet turke kanĂ« arrestuar 119 persona tĂ« dyshuar pĂ«r lidhje me grupin militant Shteti Islamik (IS), gjatĂ« njĂ« operacioni tĂ« zhvilluar nĂ« 30 provinca tĂ« vendit, njoftoi Ministria e Brendshme e TurqisĂ«.

Sipas ministrisë, operacioni u zhvillua nga xhandarmëria në provinca të ndryshme, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Adananë.

Të arrestuarit akuzohen se janë anëtarë të Shtetit Islamik, për përhapje të propagandës së grupit në rrjetet sociale dhe për financimin e tij përmes personave të lidhur me organizatën terroriste dhe të ashtuquajturave shoqata bamirëse.

Në fund të qershorit, një person i dyshuar për lidhje me IS u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në jug të Ankarasë, vetëm dy javë përpara samitit të NATO-s të mbajtur në kryeqytetin turk.

Pas atij incidenti, me urdhër të Prokurorisë së Ankarasë, autoritetet arrestuan edhe 209 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe grupe të ekstremit të majtë. /Ad.Ab./  a.jor.

The post TURQI – 119 tĂ« arrestuar me dyshimin pĂ«r lidhje me Shtetin Islamik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se forcimi i lekut Ă«shtĂ« rezultat i rritjes sĂ« ofertĂ«s sĂ« valutĂ«s nĂ« ekonomi, e nxitur nga turizmi, investimet e huaja, remitancat, eksportet dhe tĂ« ardhurat nga puna.

Ibrahimaj reagoi ndaj një postimi të ish-zëvendësministres së Financave, Irena Beqiraj, lidhur me burimet e hyrjeve valutore në ekonominë shqiptare dhe pretendimet për ndikimin e parave me burime të jashtëligjshme në forcimin e lekut.

Ministrja Ibrahimaj i cilësoi të pabazuara argumentet e Beqirajt, duke theksuar se shifra prej 8.5 miliardë eurosh përbëhet nga të ardhurat nga turizmi, investimet e huaja direkte dhe remitancat, të regjistruara sipas statistikave zyrtare.

Më poshtë reagimi i plotë i ministres Ibrahimaj:

“Ah Irena, 8.5 miliardĂ«t nuk i gjen “botanika”. I gjen aritmetika.

E dashur Irena, uroj të jesh mirë me shëndet, se u bënë shumë kohë që nuk jemi parë dhe besoj se të ka marrë malli edhe ty si mua, përderisa më kishe nxjerrë me emër në këndin e fletë-rrufeve të tua.

Po unë nuk kam një fletë-rrufe për ty, sepse nuk kam mllef me askënd. Pastaj do të ishte e tepërt që, pasi njësoj si shumë të tjerë edhe ti u promovove në detyra të larta nga Kryeministri, të të pyesja pse je kaq e mllefosur sa zemërohesh edhe me faktet.
KĂ«shtu qĂ« pĂ«rqendrohemi te faktet, duke pĂ«rfituar nga rasti qĂ« mĂ« dhe pĂ«r tĂ« treguar se sa e ligĂ«, pĂ«rveçse absurde, Ă«shtĂ« narrativa e “narko-zhvillimit”.

Fletë-rrufeja jote titullohej:
“Ku u gjend shifra 8.5 miliardĂ« euro?”
Përgjigjja gjendet te vetë shifrat që janë shkruar po në brendinë e saj:
* 5.72 miliardë euro të ardhura nga turistët e huaj;
* 1.64 miliardë euro investime të huaja direkte;
* 1.12 miliardë euro remitanca.
5.72 + 1.64 + 1.12 = 8.48 miliardë euro.
Pra, e rrumbullakosur:
8.5 miliardë euro.
Thjesht aritmetikë.
Vazhdojmë.

Nga 5.72 miliardë eurot që të huajt shpenzuan në Shqipëri, fletë-rrufeja jote zbret në 3.04 miliardë eurot që shqiptarët shpenzuan jashtë, por harron se mbetemi te 2.68 miliardë euro bilanc pozitiv i udhëtimeve.

Bilanci neto është tregues real dhe i rëndësishëm, por ai nuk e zhduk faktin se në ekonominë shqiptare kanë hyrë 5.72 miliardë euro nga jorezidentët.

Njësoj si për një familje që merr 2,000 euro të ardhura dhe shpenzon 1,000 euro nuk mund të thuhet se ka marrë vetëm 1,000 euro, edhe për Shqipërinë në këtë rast vlen e njëjta gjë.

Familja ka marrë 2,000 euro dhe ka shpenzuar 1,000 euro.

Shqipëria ka arkëtuar 5.72 miliardë euro nga shpenzimet e jorezidentëve, ndërsa rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar 3.04 miliardë euro për udhëtime jashtë vendit.

Pra shifra e parë është hyrje valutore. E dyta është dalje valutore. Kjo është arsyeja pse bilanci i pagesave i regjistron veçmas.

Por edhe nëse zgjedhim të rrimë vetëm te rezultati neto, për hir të diskutimit konstruktiv, përsëri kemi një fakt të qartë: Hyrjet nga udhëtimet ishin 5.72 miliardë euro, ndërsa daljet 3.04 miliardë euro.

Pra, hyrjet ishin rreth 2.68 miliardë euro më të larta se daljet dhe afërsisht 1.9 herë më të mëdha.

Kjo diferencë pozitive është pikërisht një nga burimet e konsiderueshme të shtimit të ofertës së euros në tregun shqiptar dhe, rrjedhimisht, e presionit që ka forcuar lekun.
Ndërsa rritja e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit nuk mund të paraqitet automatikisht si zhvillim negativ, sepse pastaj rrezikojmë të bëhemi qesharakë.

Nëse qytetarët e këtij vendi udhëtojnë më shumë jashtë, kjo tregon, ndër të tjera, se kanë më shumë mundësi financiare për të udhëtuar, konsumuar dhe blerë shërbime.
Kujdes, nuk po them se ky tregues mjafton i vetëm për të matur mirëqenien, por është, ndër të tjera, një tregues që përputhet me rritjen e të ardhurave dhe me zgjerimin e mundësive të konsumit të familjeve shqiptare.

Nga ana tjetër, fakti që daljet valutore janë rritur nuk e rrëzon argumentin mbi forcimin e lekut, sepse në zërin e udhëtimeve hyrjet kanë mbetur dukshëm më të larta se daljet.
Më pas fletë-rrufeja jote ofron një veprim tjetër.

Nga 1.64 miliardë euro investime të huaja direkte hiqen fitimet e riinvestuara, sikur kapitali që kompanitë e huaja zgjedhin ta mbajnë dhe ta investojnë përsëri në Shqipëri të mos ishte më investim.

Por po të kujtoj diçka që ti besoj se e di mirë: fitimi që një investitor i huaj mund ta transferonte jashtë vendit dhe zgjedh ta mbajë e ta riinvestojë në Shqipëri është pikërisht investim i huaj direkt, sipas metodologjisë zyrtare ndërkombëtare.

Ai nuk avullon vetëm sepse nuk erdhi me valixhe përmes kufirit, por mbetet në ndërmarrje, rrit kapitalin, financon aktivitetin, zgjerimin, pajisjet, punësimin ose shlyerjen e detyrimeve dhe regjistrohet si investim i huaj direkt.

Mund të bëhet një analizë më e ngushtë vetëm për kapitalin e ri të ardhur fizikisht nga jashtë. Por kjo është tjetër pyetje.

Ndërkohë, nuk mund të ndryshohet përkufizimi i investimeve të huaja vetëm sepse totali zyrtar nuk i përshtatet përfundimit që kërkon zemërimi me faktet.

Edhe dy fjalë për lekun:
Forcimi i lekut nuk shpjegohet nga një faktor i vetëm. Ai lidhet me raportin mes ofertës dhe kërkesës për valutë, ku ndikojnë:
* të ardhurat nga turizmi;
* investimet e huaja direkte;
* remitancat;
* eksportet e mallrave dhe shërbimeve;
* të ardhurat nga puna.

Banka e Shqipërisë e ka lidhur forcimin strukturor të lekut me përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë, rritjen e turizmit, remitancave, investimeve të huaja dhe eksporteve.

Ajo ka theksuar gjithashtu se oferta e lartë e valutës ka qenë faktor themelor i mbiçmimit të lekut. Por ka edhe një element tjetër që nuk mund të anashkalohet: tregu valutor shqiptar është relativisht i vogël dhe i cekët.

Në një treg të tillë, një rritje e fortë e ofertës së euros nga turizmi, investimet dhe remitancat mund të japë efekt më të shpejtë dhe më të dukshëm mbi kursin sesa në një ekonomi me një treg shumë më të madh dhe më likuid.

CektĂ«sia e tregut nuk Ă«shtĂ« vetĂ« burimi i valutĂ«s dhe nuk zĂ«vendĂ«son faktorĂ«t ekonomikĂ« themelorĂ«, por ajo mund ta amplifikojĂ« efektin e tyre, si nĂ« rastin e ShqipĂ«risĂ«. Me fjalĂ« tĂ« tjera, nĂ« njĂ« treg tĂ« vogĂ«l nuk nevojiten flukse tĂ« pafundme apo “miliarda misteriozĂ«â€ qĂ« raporti mes ofertĂ«s dhe kĂ«rkesĂ«s tĂ« ndryshojĂ«.

Mjafton që oferta shtesë e euros të jetë e madhe në raport me volumin e tregut. Shqipëria nuk është as vendi i parë, as ekonomia e vetme në proces konvergjence që përjeton forcim të kursit real të këmbimit.

Në ekonomitë që afrohen gradualisht me nivelet e të ardhurave dhe produktivitetit të vendeve më të zhvilluara, rritja më e shpejtë e produktivitetit në sektorët konkurrues shoqërohet zakonisht me rritje pagash dhe çmimesh edhe në pjesën tjetër të ekonomisë.

Po e ndërpres këtu, e dashur Irena, sepse unë as nuk mund të bëj sikur nuk e di që ti i di të gjitha këto, as nuk dua të të bëj të ndihesh keq në sytë e atyre që i dinë këto njësoj, apo edhe më mirë se ne.

Uroj të jesh mirë me shëndet dhe faleminderit që më kujtove, edhe për nevojat e këndit të fletë-rrufeve të tua.

Por nuk rri dot pa ta thĂ«nĂ« se sot mĂ« dukesh nĂ« tĂ« njĂ«jtin rresht mendimi me Tabakun, KĂ«lliçin dhe Dervishin. Ke qeshur edhe ti shumĂ« me ta. Me tĂ« drejtĂ«â€

/m.m/a.f/

The post Ibrahimaj: Turizmi, investimet dhe remitancat kanë ndikuar në forcimin e lekut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon investimi në Lagjen e Re në Prezë, mbi 300 banorë përfitues

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Drejtuesi politik i PartisĂ« Socialiste pĂ«r Qarkun TiranĂ«, Taulant Balla, sĂ« bashku me kryetarin e BashkisĂ« VorĂ«, Blerim Shera, inspektuan pĂ«rfundimin e punimeve nĂ« rrugĂ«n e Lagjes sĂ« Re, nĂ« PrezĂ«, njĂ« investim i financuar nga Bashkia VorĂ« qĂ« pĂ«rmirĂ«son ndjeshĂ«m infrastrukturĂ«n e zonĂ«s.

Projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të rrugës, ndërtimin e trotuareve të gjera, vendosjen e ndriçimit publik dhe sistemeve të reja të kanalizimeve, duke krijuar kushte më të sigurta dhe më funksionale për komunitetin.

Nga ky investim pĂ«rfitojnĂ« drejtpĂ«rdrejt rreth 300 banorĂ« tĂ« zonĂ«s, e cila Ă«shtĂ« zhvilluar kryesisht pas viteve ’90.

Gjatë inspektimit, Balla vlerësoi cilësinë e punimeve, duke theksuar se investimet në infrastrukturë duhet të realizohen sipas standardeve më të mira, pasi janë projekte afatgjata që i shërbejnë komunitetit për shumë vite.

Balla nënvizoi edhe nevojen për rritjen e sigurisë rrugore, duke vënë në dukje se një rrugë e re dhe me standarde të larta sjell shpesh rritje të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

“KĂ«rkesat e banorĂ«ve pĂ«r vendosjen e pengesave ngadalĂ«suese janĂ« tĂ« arsyeshme dhe duhen marrĂ« nĂ« konsideratĂ«â€, tha Balla.

Balla gjithashtu ka theksuar se Bashkia Vorë po vijon investimet në infrastrukturë, ndërsa priten të nisin edhe projekte të tjera në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

1 nga 2

/m.m/a.f/

The post Përfundon investimi në Lagjen e Re në Prezë, mbi 300 banorë përfitues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Do propozojmë uljen e TVSH për shportën e ushqimeve në 5 %

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se do tĂ« propozojnĂ« uljen e TVSH pĂ«r shportĂ«n e ushqimeve nĂ« 5 pĂ«rqind.

GatĂ« bashkĂ«bisedimit me qytetarĂ«t nĂ« rrjetet sociale, Berisha: tha se “kur sheh se jo familja e varfĂ«r, por familja e mesme shqiptare, harxhon pĂ«r jetĂ«n e pĂ«rditshme 89% tĂ« tĂ« ardhurave, e tĂ«ra diktohet nga çmimet e larta disproporcionale. Dhe nga narko-euro”.

Ai tha se “eurot e narkosit çojnĂ« nĂ« stratosferĂ« çmimet e ndĂ«rtimit. KanĂ« shkatĂ«rruar prodhimin e brendshĂ«m dhe sot çdo gjĂ« mbetet nĂ« importe”.

Sipas tij, në vitin 2013, Shqipëria ishte një eksportues serioz i qumështit dhe i vezëve, ndërsa sot çmimi është dyfishuar për të dyja sepse janë importe.

“Nuk ka diskutim qĂ« do ketĂ« njĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« fuqishme, pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar mirĂ«qenien e qytetarĂ«ve shqiptarĂ« dhe çmimet nĂ« treg”, shtoi Berisha.

I pyetur nĂ«se do tĂ« ketĂ« primare pĂ«r kandidatĂ«t e zgjedhjeve lokale, Berisha tha se “personalisht jam nĂ« favor tĂ« primareve, por ka njĂ« debat tĂ« fortĂ« brenda nesh pĂ«r to”.

“Ne kemi vendosur njĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me dy institute amerikane. Institutin Republikan, njĂ« aleat qĂ« nga vitet ‘90 i PartisĂ« Demokratike, dhe Institutin e Lidershipit dhe do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« konsultĂ« tĂ« gjerĂ« me ta, pĂ«r tĂ« marrĂ« vendimin pĂ«rfundimtar”, u shpreh kreu i PD.

The post Berisha: Do propozojmë uljen e TVSH për shportën e ushqimeve në 5 % appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BOTËRORI 2026 – Angli-FrancĂ« finalja e vogĂ«l aspak e parĂ«ndĂ«sishme

MIAMI, 18 korrik /ATSH-AFP/ – KatĂ«r ditĂ« pas humbjes sĂ« tyre dĂ«rrmuese nĂ« gjysmĂ«finale, francezĂ«t do tĂ« luajnĂ« sot kundĂ«r AnglisĂ« nĂ« Miami, nĂ« njĂ« ndeshje pĂ«r vendin e tretĂ« nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s qĂ« nuk Ă«shtĂ« aspak e parĂ«ndĂ«sishme, jo vetĂ«m sepse do tĂ« jetĂ« ndeshja e fundit e Didier Deschamps si trajner i Les Bleus.

Pas 14 vitesh në krye, trajneri bask do të ulet në stolin e ekipit kombëtar francez për herën e 185-të dhe të fundit, dhe ky konkurrent i lindur do të dëshirojë ta mbyllë këtë kapitull me një fitore të fundit.

Nën udhëheqjen e tij, Les Bleus kanë luajtur 187 ndeshje, por dy janë menaxhuar nga asistenti i tij, Guy Stéphan.

Të dielën, Kupa e Botës më e madhe në histori do të përfundojë me një finale ëndrrash të ndjekur nga Donald Trump.

Spanja e pathyeshme e Lamine Yamal do të përballet me Argjentinën në dukje të pandalshme të Lionel Messit në Nju Xhersi , një vend aktualisht i mbuluar nga tymi i zjarrit.

– NjĂ« finale pĂ«r tĂ« zhgĂ«njyerit
 –

Vetëm disa ditë pas rrëmujës emocionale të gjysmëfinaleve, ndeshja e 103-të dhe parafundit e Kupës së Botës vë përballë dy ekipe, në prag të kolapsit, kundër njëri-tjetrit.

Ato ëndërronin të arrinin majën, por nuk e kanë arritur ende plotësisht atë.

“Askush nuk dĂ«shiron tĂ« luajĂ« kĂ«tĂ« ndeshje”, deklaroi trajneri gjerman i AnglisĂ«, Thomas Tuchel.

NjĂ« ndjenjĂ« e pĂ«rsĂ«ritur nga Didier Deschamps, i cili pohoi tĂ« premten se lojtarĂ«t e tij “nuk donin tĂ« luanin mĂ« shumĂ« se anglezĂ«t”.

Shkaku është zhgënjimi i madh që rrjedh nga eliminimi i tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Spanjës së paepur, 2-0, të martën në Dallas.

Me pushimet e tyre verore kaq afër, a do të kenë zemër rivalët e vjetër në të dyja anët e La Manshit për të luajtur?

Les Bleus mjafton të shohin stolin e tyre për të kujtuar një arsye shumë të mirë për të dhënë gjithçka: kjo do të jetë ndeshja e fundit nën drejtimin e trajnerit më të madh francez në historinë e tyre, atij që u dha atyre të gjitha debutimet e tyre për ekipin kombëtar.

MĂ« e pakta qĂ« mund tĂ« bĂ«nim do tĂ« ishte t’i ofronim njĂ« fitore pĂ«rfundimtare apostullit tĂ« fitores.

Kylian Mbappé, nga ana e tij, do të ketë edhe një motivim personal, pasi ai është ende në garë për Këpucën e Artë, aktualisht i barabartë me Messin (8 gola).

Duke luajtur tre turne më pak se rivali i tij argjentinas, ai është gjithashtu vetëm një gol prapa në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave për Kupën e Botës (21 me 20).

– 
 para finales sĂ« madhe –

Pas ndeshjes zhgĂ«njyese nĂ« Miami, turneu do tĂ« shkojĂ« nĂ« veri tĂ« dielĂ«n, nĂ« modalitetin e plotĂ« pranĂ« qytetit qĂ« nuk fle kurrĂ«, pĂ«r pĂ«rplasjen e dy ekipeve tĂ« gatshme tĂ« bĂ«jnĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« rrĂ«mbyer trofeun mĂ« prestigjioz nĂ« sportin botĂ«ror, nĂ« njĂ« finale qĂ« do tĂ« jetĂ« “njĂ« spektakĂ«l i vĂ«rtetĂ«â€, siç parashikoi trajneri spanjoll Luis de la Fuente.

Tom Cruise, Madonna, Justin Bieber, Shakira, BTS
 Spektakli do tĂ« shtrihet pĂ«rtej fushĂ«s, pasi FIFA ka dhĂ«nĂ« gjithçka pĂ«r ceremoninĂ« e mbylljes sĂ« kĂ«tij Kupe Bote tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« Nju Xhersi duke dhĂ«nĂ« edhe njĂ« spektakĂ«l nĂ« pushim, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, njĂ«soj si nĂ« Super Bowl.

Nga njëra anë, Spanja, duke synuar një dopietë që nga triumfi i tyre në vitin 2010.

Nga ana tjetër, Argjentina, duke kërkuar një titull të dytë radhazi të Kupës së Botës, një sukses i paarritur që nga Brazili 64 vjet më parë.

NjĂ« tjetĂ«r figurĂ« e shquar qĂ« pritet nĂ« kĂ«tĂ« finale Ă«shtĂ« Donald Trump, i cili do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« ndeshjen e tij tĂ« parĂ« tĂ« kĂ«saj Kupe Bote, tĂ« cilĂ«n ai e pĂ«rshkroi pĂ«rsĂ«ri tĂ« premten si “mĂ« tĂ« suksesshmen nĂ« histori”./  a.jor.

The post BOTËRORI 2026 – Angli-FrancĂ« finalja e vogĂ«l aspak e parĂ«ndĂ«sishme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – ParalajmĂ«rohet rritje e rrezikut pĂ«r sulme terroriste

BERLIN, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i BrendshĂ«m gjerman, Alexander Dobrindt, ka paralajmĂ«ruar se vendi ndodhet pĂ«rballĂ« njĂ« niveli tĂ« lartĂ« kĂ«rcĂ«nimi, duke theksuar se ekziston rreziku qĂ« sulme tĂ« ndodhin nĂ« çdo moment.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r edicionin e sĂ« dielĂ«s tĂ« gazetĂ«s” Welt”, Dobrindt deklaroi se informacionet e reja tĂ« zbulimit e kanĂ« shtyrĂ« tĂ« ngrejĂ« vlerĂ«simin e mĂ«parshĂ«m tĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nimi abstrakt nĂ« njĂ« situatĂ« me kĂ«rcĂ«nim tĂ« lartĂ«.

“Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ« Gjermani duhet tĂ« pritet mundĂ«sia e sulmeve nĂ« çdo kohĂ«â€, u shpreh ai, duke shtuar se planet pĂ«r sulme ndaj GjermanisĂ« janĂ« “qartĂ«sisht tĂ« dallueshme”.

Ministri kishte sinjalizuar edhe më herët, gjatë konferencës së ministrave të Brendshëm rreth një muaj më parë, se do të rishikonte nivelin e kërcënimit.

Sipas Dobrindt, ky vlerësim bazohet në një rritje të ndjeshme të informacionit të siguruar nga shërbimet partnere të inteligjencës dhe nga hetimet e autoriteteve gjermane.

Ai përmendi gjithashtu shtimin e incidenteve të sabotimit, si edhe forcimin e rrjeteve të agjentëve brenda dhe jashtë Gjermanisë, të cilët dyshohet se po planifikojnë aktivitete spiunazhi dhe sabotimi. /Ad.Ab./  a.jor.

 

The post GJERMANI – ParalajmĂ«rohet rritje e rrezikut pĂ«r sulme terroriste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bujtina “Tomadhe”, pĂ«rvojĂ« autentike pĂ«r vizitorĂ«t pranĂ« natyrĂ«s

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Investimet nĂ« agroturizĂ«m po krijojnĂ« destinacione tĂ« reja qĂ« pasurojnĂ« ofertĂ«n turistike tĂ« vendit, duke promovuar njĂ«kohĂ«sisht vlerat natyrore dhe kulinarinĂ« tradicionale.

NjĂ« prej tyre Ă«shtĂ« bujtina “Tomadhe”, e vendosur nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« qetĂ« tĂ« TiranĂ«s pranĂ« UjĂ«varĂ«s sĂ« ShĂ«ngjergjit dhe Liqenit tĂ« Lepurit, dy prej atraksioneve natyrore tĂ« zonĂ«s.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo bujtinë që ndërthur arkitekturën tradicionale me komoditetet moderne, duke ofruar një përvojë autentike për vizitorët.

“Me gatime tradicionale tĂ« pĂ«rgatitura me produkte tĂ« freskĂ«ta vendase, si edhe aktivitete nĂ« natyrĂ« si hiking, biking dhe shĂ«titje, ‘Tomadhe’ Ă«shtĂ« njĂ« zgjedhje e preferuar pĂ«r turistĂ«t vendas dhe tĂ« huaj”, u shpreh Rama.

Bujtina “Tomadhe” Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga Agjencia pĂ«r Zhvillim BujqĂ«sor dhe Rural (AZHBR) pĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare, nĂ« kuadĂ«r tĂ« nxitjes sĂ« investimeve nĂ« agroturizĂ«m.

Përveç akomodimit, vizitorët kanë mundësi të shijojnë gatime tradicionale të përgatitura me produkte të freskëta të zonës, ndërsa mund të angazhohen edhe në aktivitete në natyrë, si ecje malore, çiklizëm dhe shëtitje.

Zhvillimi i strukturave të tilla po kontribuon në promovimin e potencialit turistik të zonave rurale, duke krijuar mundësi të reja për ekonominë lokale dhe duke i ofruar vizitorëve eksperienca të lidhura ngushtë me natyrën, traditën dhe kulturën vendase.

/m.m/a.f/

The post Bujtina “Tomadhe”, pĂ«rvojĂ« autentike pĂ«r vizitorĂ«t pranĂ« natyrĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌