❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Akuza tronditëse për këngëtarin e famshëm/ Ish-asistentja rrëfen sulmin seksual

Lauren Pisciotta, ish-asistentja personale e Kanye West, ka dorëzuar një padi të zgjeruar kundër reperit, duke e akuzuar për sulm seksual dhe detyrim.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga revista PEOPLE, Pisciotta deklaron se ngjarjet ndodhën gjatë periudhës kur ajo punonte për West, nga viti 2021 deri në 2022. Ndër akuzat përfshihen raste të ngacmimeve të përsëritura, përfshirë një episod të konsideruar si përdhunim oral, dhe situata ku ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Kjo padi e re vjen më shumë se një vit pas asaj fillestare, ku Pisciotta kishte ngritur akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale, mesazhe eksplicite dhe video të pahijshme.

NdĂ«rkohĂ«, artisti i njohur ligjĂ«risht si “Ye” nuk ka reaguar ende publikisht ndaj akuzave tĂ« reja. Rasti pritet tĂ« shqyrtohet nĂ« gjykatĂ« nĂ« muajt nĂ« vijim.

The post Akuza tronditëse për këngëtarin e famshëm/ Ish-asistentja rrëfen sulmin seksual appeared first on Sot News | Lajme.

Mbytja e turistes ukrainase në Vlorë/ Shefi i Reanimacionit: 44-vjeçarja erdhi pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në qytetin e Vlorës, ku një turiste ukrainase ndërroi jetë pasi u mbyt në det, ndërsa vajza e saj ndodhet ende në spital.

Në lidhje me këtë incident Edmond Breshanaj, shefi i Reanimacionit në spitalin e Vlorës thotë se turistja 44-vjeçare erdhi pa shenje jete.

“TĂ« dyja nĂ«nĂ« e bijĂ« erdhĂ«n nĂ« spital rreth orĂ«s 12:00 nĂ« gjendje shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bĂ«mĂ« çdo gjĂ« por nuk arritĂ«m ta rikthenim nĂ« jetĂ«.

Vajza 18-vjeçare edhe ajo erdhi nĂ« gjendje kome, po pas ndĂ«rhyrjes filloi tĂ« reagonte pas njĂ« ore- pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzĂ«s Ă«shtĂ« e qĂ«ndrueshme, ka mundĂ«si qĂ« tĂ« mbijetojĂ«â€, tha Edmond Breshanaj.

The post Mbytja e turistes ukrainase në Vlorë/ Shefi i Reanimacionit: 44-vjeçarja erdhi pa shenja jete appeared first on Sot News | Lajme.

Heroi Arben Anamalit në mediat e huaja/ Gazeta më e madhe izraelite shkruan për aktin e dëshmorit shqiptar

Akti i Kapiten Arben Anamalit, dĂ«shmorit qĂ« me heroizmin e tij shpĂ«toi dy turistĂ« izraelitĂ« nĂ« datĂ«n 8 nĂ« Liqenin e ShkodrĂ«s, ka bĂ«rĂ« jehonĂ« edhe nĂ« mediat izraeite. Gazeta mĂ« e madhe private e vendit, Yedioth Ahronoth, ka shkruar pĂ«r ngjarjen nĂ« faqen e saj online “Ynet”.

Shkrimi hapet me titullin: Kapiteni shqiptar vdes duke shpëtuar turistët izraelitë në Liqenin e Shkodrës. Ai vijon duke sqaruar ngjarjen dhe duke evidentuar aktin heroik të të ndjerit Anamali i cili i shpëtoi turistët që po laheshin në liqen përkundër këshillave të drejtuesit të mjetit lundrues.

“Pasi vuri re qĂ« ishin nĂ« vĂ«shtirĂ«si, ai u hodhi notarĂ«ve jelekĂ« shpĂ«timi, pĂ«rfshirĂ« edhe tĂ« vetin dhe mĂ« pas u hodh brenda pĂ«r t’i ndihmuar”, shkruan Ynet pĂ«r Kapiten Anamalin.

The post Heroi Arben Anamalit në mediat e huaja/ Gazeta më e madhe izraelite shkruan për aktin e dëshmorit shqiptar appeared first on Sot News | Lajme.

‘PĂ«rralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri pĂ«r azilin, ja kush preket

Amendamenti i Ministrisë së Imigracionit për pezullimin tremujor të kërkesave për azil për emigrantët që hyjnë nga Libia dhe Afrika e Veriut u miratua me shumicë të gjerë në Parlamentin grek.

Gjithsej 293 deputetë votuan pro, ndërsa 177 kundër.

Amendamenti parashikon që:
Paraqitja e kërkesave për azil nga personat që hyjnë në vend ilegalisht me çdo mjet lundrues me origjinë nga Afrika e Veriut është pezulluar. Këta persona kthehen, pa regjistrim, në vendin e tyre të origjinës ose të prejardhjes.
Dispozita është e vlefshme nga data e paraqitjes në Parlament dhe për një periudhë prej 3 muajsh.
Periudha mund të shkurtohet me një Akt të Këshillit të Ministrave.

Votimi u parapri nga një debat i nxehtë midis qeverisë dhe opozitës. Ministri i Imigracionit, z. Thanos Plevris, nënvizoi vullnetin e vendosur të qeverisë për të parandaluar pushtimin e emigrantëve të paligjshëm nga Libia dhe brigjet e Afrikës së Veriut, ndërsa kritikoi ashpër partitë e opozitës që nuk e mbështesin amendamentin për pezullimin e dhënies së azilit.

“VetĂ«m dje, nga 507 personat qĂ« hynĂ« nĂ« vend ilegalisht, 495 ishin burra dhe 16 ishin gra. PĂ«rralla me dadot ka mbaruar. Ne kemi kufij, kemi territor dhe do ta mbrojmĂ« atĂ«. NĂ« vitin 2024, afĂ«rsisht 4 mijĂ« emigrantĂ« erdhĂ«n nĂ« vendin tonĂ« nga brigjet e AfrikĂ«s sĂ« Veriut. NĂ« shtatĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit 2025, numri u dyfishua. KohĂ«t e fundit, kemi pasur mbi njĂ« mijĂ« njerĂ«z nĂ« ditĂ«. E Majta nĂ« tĂ«rĂ«si na thotĂ« se kushdo qĂ« vjen duhet tĂ« regjistrohet dhe t’i jepet azil. 3 milionĂ« njerĂ«z presin nĂ« brigjet e LibisĂ« . A e kuptoni se çfarĂ« po kĂ«rkoni?”, tha Ministri i PolitikĂ«s sĂ« Imigracionit dhe Azilit.

The post ‘PĂ«rralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri pĂ«r azilin, ja kush preket appeared first on Sot News | Lajme.

Rama do reformĂ« territoriale/ Berisha: Me qeverinĂ« nuk ulemi nĂ« tryezĂ«, por mund të 

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar konferencën e radhës me gazetarët ditën e sotme nga selia blu.

I pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për një reformë të re territoriale dhe nëse PD do të ulet në tryezë me të për të diskutuar, Berisha u shpreh se opozita nuk e njeh legjitimitetin e Ramës si kryeministër, duke përsëritur se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë.

Megjithatë, i pyetur në vijim nëse PD do të refuzonte të ulej në tryezë për një reformë elektorale, Berisha kundërshtoi duke thënë se PS i përket spektrit politik të vendit dhe llogaritet si një faktor i pluralizmit në vend.

“Reforma zgjedhore bĂ«het nga partitĂ« politike, nuk them qĂ« PS nuk Ă«shtĂ« parti e spektrit politik nĂ« vend. Me PS mund tĂ« ulemi, me qeverinĂ« jo, sepse nuk ka legjitimitet”, tha Berisha.

The post Rama do reformĂ« territoriale/ Berisha: Me qeverinĂ« nuk ulemi nĂ« tryezĂ«, por mund të  appeared first on Sot News | Lajme.

Rrezik mbytjeje në Vlorë/ Nënë e bijë ukrainase dërgohen në spital në gjendje të rëndë për jetën

NjĂ« incident i rĂ«ndĂ« ka ndodhur kĂ«tĂ« mesditĂ« nĂ« plazhin “Uji i FtohtĂ«â€ nĂ« VlorĂ«, ku dy shtetase ukrainase, nĂ«nĂ« e bijĂ«, kanĂ« rrezikuar tĂ« mbyten nĂ« det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Menjëherë pas alarmit, ato janë nxjerrë nga uji dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Mësohet se të dyja ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Rrezik mbytjeje në Vlorë/ Nënë e bijë ukrainase dërgohen në spital në gjendje të rëndë për jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Begaj nderon viktimat e Srebrenicës/ Masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përkujtoi sot 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë si masakrën më të rëndë që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore.

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Presidenti Begaj nënvizon se mbi 8 000 boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

“Jemi pranĂ« familjeve qĂ« vijojnĂ« tĂ« mbajnĂ« dhembjen e thellĂ« pĂ«r njerĂ«zit e tyre tĂ« dashur, viktima tĂ« kĂ«tij gjenocidi,” shkruan Presidenti Begaj, duke shtuar se Srebrenica, edhe pas tre dekadash, mbetet njĂ« kujtesĂ« e gjallĂ« pĂ«r domosdoshmĂ«rinĂ« e veprimit tĂ« pĂ«rditshĂ«m nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes.

The post Begaj nderon viktimat e Srebrenicës/ Masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërron jetë në det/ 59-vjeçari pëson arrest kardiak në plazhin e Qerretit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas burimeve paraprake, rreth orës 12:00, shtetasi K. Gj., banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det. Për fat të keq, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit.

The post Ndërron jetë në det/ 59-vjeçari pëson arrest kardiak në plazhin e Qerretit appeared first on Sot News | Lajme.

“Çoji lekĂ«t te topografĂ«t”/ Rama ‘shpĂ«rthen’ ndaj DredhĂ«s: Kadastra, simbol i korrupsionit

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakun e VlorĂ«s, Ermal DredhĂ«n, ndĂ«rsa theksoi se Kadastra e kĂ«tij qyteti Ă«shtĂ« kthyer nĂ« simbolin mĂ« kuptimplotĂ« tĂ« “pisllĂ«kut dhe korrupsionit nĂ« histori”.

“Kadastra e VlorĂ«s Ă«shtĂ« simboli mĂ« kuptimplotĂ« i pisllĂ«kut dhe korrupsionit nĂ« histori, aty nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rruar njĂ«, aty janĂ« ndĂ«rruar 11 drejtorĂ«. Pasi u ezauruan tĂ« gjitha burimet e krahut, qĂ« juve e morĂ«t si referencĂ«, tani kemi marrĂ« burime nĂ« krahun tjetĂ«r se mos shohim sĂ« mos bĂ«jmĂ« ndonjĂ« ndryshim, por pĂ«rtej kĂ«saj, tĂ« vihen njerĂ«z jashtĂ« profilit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« punĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme. Aty duhet tĂ« jenĂ« njerĂ«zit qĂ« kanĂ« atĂ« profil, Kjo histori Ă«shtĂ« financier por ka eksperiencĂ«n, Ă«shtĂ« blegtori, por ka eksperiencĂ« nĂ« muzikĂ« dhe e morĂ«m pĂ«r drejtues tĂ« orkestrĂ«s sĂ« qytetit nuk shkon, Blegtori tĂ« bĂ«jĂ« blegtorin, financierin tĂ« bĂ«jĂ« financierin, topografi tĂ« bĂ«jĂ« topografin.NĂ« vend se tĂ« financosh njĂ« televizion privat atje me paratĂ« e me taksat e vlonjatĂ«ve, merr dhe paguajĂ« topografĂ«, silli nga Tirana nĂ« VlorĂ«, me ato lekĂ«. Kjo Ă«shtĂ« e pakuptimtĂ« fare, Ă«shtĂ« njĂ« çoroditje e pakuptueshme. KanĂ« hipotekuar trotuaret, kanĂ« legalizuar tendat.

Jam, në proces legalizimi, nuk ekziston kjo. Kur ka vepra publike për të bërë, kur ka hapësira publike për të liruar, nuk ekziston kjo jam në proces. Jam në proces nuk do të thotë asgjë, është njësoj si të thuash më kapët duke vjedhur por jam në proces për amnisti. Proces legalizimi nuk është fakti që ke çuar dhe ke kërkuar të legalizohesh, nuk është sigurim padie. Ti ke shkuar të legalizohesh, por ndërkohë qytetarëve u duhet trotuari sepse ajo që ka ndodhur në Vlorë është e paimagjinueshme, mbase ka ndodhur edhe në qytete të tjera. Kur ma thoshin njerëzit më dukej si ato hiperbolat vlonjate. Nxirr ca karrige, vër një çadër, hiq çadrën vër një shtyllë tre çadra si kërpudhë, pastaj 4 kolona hekuri, vëri edhe një tendë sipër, pergolat e quajnë në Vlore, pastaj kalo në proces legalizimi dhe pastaj u i fut dhe llamarina sipër edhe bëjë klub, trotuarin.

Ca është ky proces legalizimi, si mund të ketë proces legalizimi në kundërshtim me interesat e publikut, ka një ligj qe e ka vënë kufirin. Bëhet tolerancë kur është puna për shtëpinë në fshat, por jo kur është puna për pergolatën e hekurit në mes të Vlorës, e kur është puna për oborrin e shkollës e terrenin sportiv, e hapësirat në mes të pallateve. Ca janë këto procese dhe pastaj të bëhet pronë dhe të hapësh trotuarin duhet të paguash nga taksat shpronësimin. Kjo është skandal nuk mund të ndodhë, jemi këtu sot për të bërë një bilanc të një pune që është kërkuar nga ju.

Pse DurrĂ«si, qĂ« Ă«shtĂ« qytet i madh qĂ« ka probleme qĂ« ka shumĂ« mĂ« tepĂ«r se Belshi, PĂ«rrenjasi, pse DurrĂ«si Ă«shtĂ« nĂ« krye tĂ« kĂ«saj liste dhe pse ka bĂ«rĂ« gjithĂ« atĂ« punĂ«, si shpjegohet kjo. Pse cĂ«rriku prap del aty me bilanc pozitiv. Pse? VetĂ«m pĂ«r njĂ« arsye, njĂ«ri qĂ« i rri mbi kokĂ« punĂ«s, i rri mbi kokĂ« punĂ«s. Kjo punĂ« duhet tĂ« mbyllet, legalizimet duhet tĂ« mbyllen, kemi thĂ«nĂ« do i mbyllim brenda mandati katĂ«r, kemi vĂ«nĂ« objektiv 2028 dhe njerĂ«zit duhet t’i marrin, ka proces pĂ«r tenda, baraka qĂ« pastaj kthehen nĂ« pronĂ« dhe pastaj nĂ« pallat, proces pĂ«r lokale, restorante nuk ka. E kanĂ« taksĂ«n zero, nga shteti si biznes si vogĂ«l pĂ«r ata qĂ« janĂ« biznes i vogĂ«l, edhe pse bĂ«jnĂ« sikur janĂ« i vogĂ«l. Por kĂ«tĂ« çështje do e zgjidhĂ« modeli i ri inteligjencws artificiale, edhe integrimi i AI me sistemin e fiskalizimit, por tĂ« kesh taksĂ«n zero, TVSH zero edhe tĂ« hapesh e tĂ« marrĂ«sh trotuarin e parĂ« dhe tĂ« dytĂ« dhe pastaj tĂ« thuash po me pengojnĂ«. Ose nĂ« tiranĂ« tĂ« pushtosh territorin pas muzeut historik, pushtim, total, tĂ« pushtosh 21 dhjetorin, me karrige me tavolina, e papranueshme, Nuk ka pĂ«r tĂ« ndodhur. PĂ«r me tepĂ«r tĂ« futet legalizimi nĂ« mes”, tha Rama.

The post “Çoji lekĂ«t te topografĂ«t”/ Rama ‘shpĂ«rthen’ ndaj DredhĂ«s: Kadastra, simbol i korrupsionit appeared first on Sot News | Lajme.

Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem

PĂ«rveç lirimit tĂ« zonave nĂ« plazh tĂ« zĂ«na me shezllonge dhe çadra pa lejen pĂ«rkatĂ«se, Policia e DurrĂ«sit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Plazhi i LirĂ«â€, ka vijuar edhe kĂ«tĂ« tĂ« premte me lirimin e hapĂ«sirave publike, si trotuare dhe rrugĂ« tĂ« zĂ«na nga tregtarĂ« ose subjekte private nĂ« plazhin e Golemit.

Më konkretisht, Policia e Durrësit njofton se nga kontrollet e ushtruara këtë të premte u konstatua se shtetasit P. Gj., Q. S. dhe R. A. kishin zënë secili nga një hapësirë publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.

KĂ«ta tre shtetas, banues nĂ« Golem dhe KavajĂ«, janĂ« proceduar penalisht nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«, ndĂ«rsa u referuan materialet procedurale nĂ« Prokurori, pĂ«r veprĂ«n penale “Pushtimi i tokĂ«s”.

The post Zaptuan hapësirat publike në plazh/ 3 persona procedohen në Golem appeared first on Sot News | Lajme.

Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Ekspertiza: Nuk ka çrregullime psikike

Naim Murselit i kryhet ekzaminimi psikik: Nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’ështĂ« konstatuar asnjĂ« çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai pĂ«r mediat e KosovĂ«s.

The post Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes/ Ekspertiza: Nuk ka çrregullime psikike appeared first on Sot News | Lajme.

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një 29-vjeçar i identifikuar si Gerdi Dokolli është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe pasi e ndante në doza në banesën e tij e shiste në qytet.
Blutë kanë sekuestruar sasinë e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit me vete dhe në banesë.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Ai u ndalua teksa lĂ«vizte me automjet, nĂ« kryqĂ«zimin e rrugĂ«s “SkĂ«nderbej” me rrugĂ«n “Iliria”.

Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Zbardhen pistat e para për vrasjen e Renis Dobrës/ Viktima mund të ketë pasur lidhje me


Grupi hetimor ka nisur një hetim të thelluar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri pak ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se aktualisht po hetohet në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sipas të dhënave të para, Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg. Pikërisht kjo e kaluar, sipas hetuesve, po shihet si një element kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të krimit.

Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për të verifikuar nëse viktima ka pasur konflikte të hapura me persona të lidhur me këtë aktivitet, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj.

The post Zbardhen pistat e para për vrasjen e Renis Dobrës/ Viktima mund të ketë pasur lidhje me
 appeared first on Sot News | Lajme.

Elbasani digjet, Rama ‘pĂ«rvĂ«lon’ Llatjen: Bari te varrezat ka potencialin tĂ« bĂ«het kallam

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në varreza dhe problematikën e mbetjeve.

“Bari i varrezave tĂ« Elbasanit ka potencial tĂ« bĂ«het kallam. NĂ«se bari Ă«shtĂ« i qethur si duhet dhe zjarri nuk merr qiellin.

ËshtĂ« e pakoncpetueshme tĂ« ndodhin gjĂ«ra qĂ« do t’i faleshin njĂ« kryetari tĂ« bashkisĂ« tĂ« Shangait, jo njĂ« qyteti qĂ« mund ta pĂ«rshkosh nĂ« kĂ«mbĂ« nga cepi nĂ« cep dhe mos tĂ« dijĂ« kryetari i bashkisĂ« se ca ndodh mos tĂ« jetĂ« kryetari i bashkisĂ« i informuar pĂ«r çdo tullĂ« qĂ« i vĂ«nĂ« nĂ« qytet, kryetari i ka sytĂ« hapur dhe ju rri nĂ« kokĂ« gjĂ«rave.

Nëse kryetari i ka sytë gjysmë të hapur dhe të mbyllur ata nën ta i kanë të mbyllur fare.

10 mandate janë një barrë kryetar, më ka marrë dhe ato orë që më ngelen. Duhet të lënë pa gjumë ty jo të flesh më shumë.

Justifikimet mund t’i gjejnĂ« sa tĂ« duan por nuk kanĂ« asnjĂ« vlerĂ«, njerĂ«zit nuk na ka dhĂ«nĂ« mundĂ«sinĂ« pĂ«r tu justifikuar.

Nuk ka asnjĂ« justifikim zero. Mund ta di pse bashkia e Cerrikut qĂ« i pĂ«rpunon tĂ« gjitha mbetjet e fshatit dhe jo vetĂ«m i pĂ«rpunon po i kthen nne produkt prashitje pse nuk e kane te gjitha bashkite kete, nuk Ă«shtĂ« njĂ« inovacion qe e ka Japonia Ă«shtĂ« e bashkisĂ« se Cerrikut. Pse nuk vrapon ti, qĂ« ta bĂ«sh ti nĂ« Elbasasn. Pse duhet tĂ« rrimĂ« tĂ« presim dhe e vetmja gjĂ« kĂ«rkojme fonde nga qeveria pĂ«r cdo gjĂ« duam fonde nga qeveria, qeveria tĂ« marrĂ« borxh tĂ« japĂ« lekĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« ka mundĂ«sira tĂ« pafundme pĂ«r ti vĂ«nĂ« nĂ« funksion tĂ« komunitetit”, tha Rama.

The post Elbasani digjet, Rama ‘pĂ«rvĂ«lon’ Llatjen: Bari te varrezat ka potencialin tĂ« bĂ«het kallam appeared first on Sot News | Lajme.

Tre ditë pas lirimit me kusht, Salianji në detyrimin e parë: paraqitja te Shërbimi i Provës

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho, në kuadër të lirimit të tij me kusht.

Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e Salianjit, ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit.

Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.

The post Tre ditë pas lirimit me kusht, Salianji në detyrimin e parë: paraqitja te Shërbimi i Provës appeared first on Sot News | Lajme.

Plazhi i DarĂ«zezĂ«s “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongĂ«

Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Në plazhin e Darzëzezës blutë bëjnë me dije se sekuestruan 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pronari i subjektit që kishte vënë objektet, në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.

Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

PĂ«r kĂ«tĂ« rast u referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«, pĂ«r pronarin e subjektit qĂ« kishte vĂ«nĂ« kĂ«to objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, pĂ«r veprat penale “Pushtimi i tokĂ«s”, “Fshehja e tĂ« ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasĂ« fiskale”.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Plazhi i DarĂ«zezĂ«s “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongĂ« appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gaza

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.

Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku, raporton Reuters.

Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari.

“Ajo nuk bĂ«ri asgjĂ«, ishte e pafajshme, betohem. Ëndrra e saj ishte qĂ« lufta tĂ« pĂ«rfundonte dhe qĂ« ata tĂ« njoftonin sot, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« kthehej nĂ« shkollĂ«â€, tha Samah al-Nouri, duke qĂ«ndruar pranĂ« trupit tĂ« vajzĂ«s sĂ« saj qĂ« u vra nĂ« sulm.

“Ajo thjesht po merrte trajtim nĂ« njĂ« qendĂ«r mjekĂ«sore. Pse i vranĂ«?” tha ajo.

Ushtria izraelite tha se e goditi një militant që kishte marrë pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi fillimin e luftës në Gazë.

Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Ushtria izraelite shtoi se është në dijeni të raportimeve për kalimtarë të plagosur dhe theksoi se po e heton këtë incident.

Sulmi me raketë në Deir al-Balah ndodhi ndërsa negociatorët izraelitë dhe të Hamasit po zhvillonin bisedime me ndërmjetësit në Katar për një marrëveshje të propozuar për armëpushim 60-ditor dhe për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë izraelit tha të mërkurën se nuk pritej arritja e ndonjë marrëveshjeje për të paktën një ose dy javë, megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se është shpresëplotë për një marrëveshje.

“Mendoj se jemi mĂ« pranĂ«, ndoshta mĂ« afĂ«r se sa kemi qenĂ« prej kohĂ«sh”, tha Rubio pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« samitin e ASEAN-it nĂ« Malajzi.

Në disa runde bisedimesh indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas nuk është arritur ndonjë përparim që nga rifillimi i fushatës ushtarake izraelite në mars, pas një armëpushimi të mëparshëm.

Sulmet e përsëritura nga forcat izraelite javët e fundit kanë vrarë qindra banorë të Gazës, shumë prej tyre civilë, dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Gazë.

Zyrtari izraelit që ishte në Uashington me Netanyahun tha se, nëse të dyja palët pajtohen për planin e armëpushimit, Izraeli do ta përdorte atë periudhë për të ofruar një marrëveshje për paqe të përhershme që do të kërkonte çarmatosjen e Hamasit.

NĂ«se Hamasi refuzon, “ne do tĂ« vazhdojmĂ«â€ me operacionet ushtarake nĂ« GazĂ«, tha zyrtari nĂ« kushte anonimiteti.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet në Katar janë në krizë dhe se çështjet e diskutueshme, përfshirë nëse Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës pas një armëpushimi, nuk janë zgjidhur ende.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. /REL

The post Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gaza appeared first on Sot News | Lajme.

Tarifat e Trump ‘trondisin’ AzinĂ«/ Kush po pĂ«rfiton dhe kush po pĂ«son humbje?

Vendet aziatike po përballen me pasiguri të thellë ekonomike pas një vale të re kërcënimesh tarifore nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të tarifave ndaj një sërë shtetesh eksportuese në rajon.

Në mesin e tyre janë Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami, Kamboxhia, Sri Lanka dhe Tajlanda, të gjitha pjesë e një liste prej 23 vendesh që kanë marrë letra nga Trump këtë javë. Presidenti amerikan ka kërcënuar me tarifa deri në 35%, përfshirë një rritje të përgjithshme nga 10% në 20% për shumicën e partnerëve tregtarë, duke vendosur afatin për marrëveshje deri më 1 gusht.

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba e ka quajtur kĂ«tĂ« qasje “thellĂ«sisht pĂ«r tĂ« ardhur keq”, ndĂ«rsa negociatat kanĂ« ngecur pavarĂ«sisht vizitave tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme tĂ« ministrit tĂ« tregtisĂ« nĂ« Uashington. Japonia ka kĂ«rkuar mbrojtje pĂ«r prodhuesit e saj tĂ« makinave dhe ka refuzuar tĂ« hapĂ« plotĂ«sisht tregun e brendshĂ«m pĂ«r orizin amerikan – njĂ« pikĂ« ndjeshme nĂ« negociata.

Sipas analistëve, përkundër marrëdhënieve të forta ushtarake dhe ekonomike me SHBA-në, Tokio po trajtohet njësoj si çdo partner tjetër tregtar, çka mund të përbëjë një kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe.

Fituesit dhe humbësit e përkohshëm

Fitues tĂ« pĂ«rkohshĂ«m janĂ« vendet qĂ« kanĂ« fituar shtyrje tĂ« afatit, duke u dhĂ«nĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« negociuar marrĂ«veshje mĂ« tĂ« favorshme. EkonomitĂ« nĂ« zhvillim si Tailanda dhe Malajzia po kĂ«rkojnĂ« qartĂ«si mbi rregullat, sidomos lidhur me mallrat e transborduara – mallra kineze tĂ« ridrejtuara pĂ«rmes vendeve tĂ« treta.

Megjithatë, shumica e vendeve aziatike janë në anën humbëse. Prodhuesit rajonalë, që varen nga eksportet drejt SHBA-së, përballen me kostot në rritje dhe pasiguri që pengon investimet. Sipas ekonomistit Alex Capri, kjo ndikon në zinxhirët e furnizimit global, ku tarifat e reja do të kërkojnë teknologji të sofistikuar për gjurmimin e përbërësve dhe origjinës së mallrave.

Goditje për vende si Vietnami dhe Kamboxhia

Vietnami, megjithëse arriti marrëveshje të hershme, tani përballet me tarifa deri në 40%, ndërsa Kamboxhia, një ekonomi e brishtë e varur nga tekstilet dhe veshjet, është në pozicion të vështirë për të përballuar tarifa prej 35%.

Nga ana tjetër, Koreja e Jugut dhe Japonia, për shkak të ndikimit ekonomik dhe politik, mund të kenë më shumë hapësirë manovrimi, edhe pse jo garanci për shmangien e tarifave.

SHBA-Kinë: Kush përfiton nga kaosi tregtar?

Sipas disa analistëve, Kina mund të përfitojë në mënyrë strategjike, duke u paraqitur si një partner më i qëndrueshëm në rajon përkundër tensioneve që edhe ajo vetë ka me disa fqinjë. Ndërkohë, SHBA mund të humbasë ndikim, pasi vendet e Azisë e shohin Uashingtonin si më të paparashikueshëm.

“Pozicioni negociues i SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« zbehur,” tha prof. David Jacks, duke shtuar se marrĂ«veshjet e ardhshme tregtare mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« dobĂ«ta dhe mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuara pĂ«r t’u zbatuar.

Përfundimi: Kaos i zgjatur, me ndikime afatgjata

Presidenti Trump ka zgjedhur të publikojë letrat tarifore në rrjetet sociale, në vend të kanaleve zyrtare diplomatike, gjë që analistët e quajnë teatër politik, por që rrit pasigurinë për partnerët tregtarë.

Afati i 1 gushtit Ă«shtĂ« vetĂ«m hapi i radhĂ«s nĂ« njĂ« proces qĂ« pritet tĂ« jetĂ« i gjatĂ« dhe i mbushur me tensione. Siç tha njĂ« analist: “TĂ« gjithĂ« po e kuptojnĂ« se divorci me SHBA-nĂ« nuk Ă«shtĂ« i thjeshtĂ« – dhe mund tĂ« zgjasĂ« me vite, nĂ« mos dekada.”

The post Tarifat e Trump ‘trondisin’ AzinĂ«/ Kush po pĂ«rfiton dhe kush po pĂ«son humbje? appeared first on Sot News | Lajme.

Tensionet tregtare po rriten sërish/ Trump paralajmëron tarifa 35% për Kanadanë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e një tarife të re prej 35% ndaj të gjitha mallrave kanadeze, duke filluar nga 1 gushti, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re tregtare midis dy vendeve brenda afatit të vendosur për 21 korrik.

Ky paralajmërim u bë publik përmes një letre të postuar në Truth Social, pjesë e një fushate më të gjerë që përfshin më shumë se 20 letra drejtuar partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Sri Lankën. Për të gjithë këta vende, Trump ka kërcënuar me tarifa të reja që variojnë nga 15% deri në 35%.

Në letrën drejtuar Kanadasë, Trump e kushtëzoi tarifën me disa faktorë politikë dhe ekonomikë, duke përfshirë:

-Dështimin e Kanadasë për të ndaluar rrjedhën e fentanilit në SHBA.

-Taksat kanadeze ndaj fermerëve amerikanë të qumështit.

-Deficiti tregtar në rritje mes dy vendeve.

“Nuk do tĂ« ketĂ« tarifa nĂ«se Kanadaja ose kompanitĂ« brenda vendit vendosin tĂ« ndĂ«rtojnĂ« ose prodhojnĂ« brenda SHBA-sĂ«,” shkruan Trump. Ai shtoi se tarifat “mund tĂ« modifikohen, lart ose poshtĂ«, varĂ«sisht nga marrĂ«dhĂ«nia me vendin tuaj”.

Kryeministri kanadez Mark Carney reagoi menjëherë përmes platformës X, duke theksuar se qeveria e tij do të vazhdojë të mbrojë interesat e punëtorëve dhe bizneseve kanadeze, ndërsa mbetet e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë me SHBA-në.

The post Tensionet tregtare po rriten sërish/ Trump paralajmëron tarifa 35% për Kanadanë appeared first on Sot News | Lajme.

Yrysht tutje, po jo deri mbi trupin e tjetrit

Nga Enver Cakaj

Mos i ngatĂ«rrojmĂ« gjĂ«rat. VĂ«rtet nĂ« kohĂ«n e luftĂ«s djemtĂ« e nĂ«nave nuk njihnin kufi, por ata kishin njĂ« synim, qĂ« t’i sillnin lirinĂ« e munguar popullit. Dhe nga kjo etje ata lanĂ« jetĂ«n nĂ«pĂ«r male e beteja. Por ky shembull duke zbatuar e respektuar ligjin. NĂ« kĂ«tĂ« sistem ka njĂ« kufi, do ti shtrish kĂ«mbĂ«t deri tek prona jote, se nuk tĂ« lejon ligji. MirĂ«po nĂ« kĂ«tĂ« ShqipĂ«rinĂ« tonĂ« ndodhin çudira, se sistemin e ri e pranua nĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« lirĂ« pĂ«r tĂ« vrarĂ« e vjedhur ku tĂ« duash e cilin tĂ« duash. NĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre kĂ«to vrasje i nxiti edhe ligji i famshĂ«m, qĂ« ja mori pronĂ«n bujkut dhe ja dha atij qe se kishte.

Në këtë anarshi ndihmua në edhe komisionet e kthimit të pronave, por jo më pak gjykatat, qe edhe me dokumente fallco ja dhanë pronën atij që si takonte. A e dini sa vrasje janë bërë këto vitet e të ashtuquajturës demokraci? Shikoni statujat e ngritura nëpër arat dhe rrugën e qyteteve e fshatrave të vendit. Po përsëriten ato pamje e raste që kemi parë nëpër filma. Vlera e njeriut ka rënë deri në fund të këmbëve. Flamurin e mban viti i mbrapshtë 1997, kur shteti ra dhe populli u armatos të mbronte veten nga më të fortët që ishin mësuar të vidhnin e vrisnin si të ishe zog pule.

Po sa hasmëri krijoi ai vit? Këto vrasje që nuk kanë për të munguar kurrë, po bëjnë e do të bëjnë kërdinë. Në fshatin Kapinovë të Skraparit u vranë tre djem nga një familje dhe një grua që priste të lindte një fëmijë! Dyqind e ca të plagosur, aq sa u hapën spitalet partizane, se nëpër spitale nuk kishte siguri, se vinin hakmarrësit dhe i rrëmbenin e i pushkatonin jashtë spitaleve! Fatkeqësisht shkaktarët e këtyre krimeve na dalin si fitimtarë dhe vetëm drejtësia nuk i shikon! Dikur tokat kanë patur një kufi, që askush nuk e lëvizte se kishte njerëzillëk, po tani na ka ardhur një maskara kohe, që le për kufij të atillë nuk pyesin, po marrin yrysht dhe të rrëmbejnë edhe shtëpinë. Ne kemi një Kuvend që harton e aprovon ligje, që askush të mos cënojë njëri-tjetrin, po kemi dhe struktura që janë të detyruara të kontrollojnë zbatimin e ligjeve.

MirĂ« qĂ« atyre qĂ« marrin yrysht se u janĂ« verbuar sytĂ« qĂ« shkulin kufijtĂ« e bĂ«hen zotĂ«r tĂ« pronĂ«s sĂ« tjetrit, po kĂ«to organet qĂ« paguhen pĂ«r zbatimin e ligjeve pĂ«rse nuk kujtohen pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« detyrĂ«n. QĂ«kur na ka ardhur kjo mender demokraci, çdo ditĂ« dĂ«gjojmĂ« lajme makabre: vĂ«llai vrau vĂ«llanĂ« pĂ«r pronĂ«n, qindra tĂ« tjerĂ« kanĂ« ndĂ«rtuar shtĂ«pi pa lejĂ«! Dhe kur kĂ«to shtĂ«pi janĂ« pĂ«rfunduar na del lajmi se fadromat shkuan tĂ« prishin njĂ« ndĂ«rtim pa lejĂ«. A nuk ka ardhur koha qĂ« me kĂ«tĂ« apati tĂ« organeve shtetĂ«rore, qĂ« nuk bĂ«jnĂ« detyrĂ«n, t’u marrĂ«sh shtĂ«pitĂ« e tyre e t’i lĂ«sh nĂ« çolt, qĂ« ta kuptojnĂ« ç’ështĂ« shtĂ«pia dhe prona?! Edhe policisĂ« sĂ« shtetit u lĂ«shohen me gurĂ« e ç’tĂ« kenĂ« nĂ«pĂ«r duar pse zbatojnĂ« ligjin. Pra, edhe atĂ« qĂ« kujtohet tĂ« bĂ«jĂ« detyrĂ«n, mblidhen si mizat dhe e pengojnĂ« tĂ« zbatojĂ« ligjin.

Na bĂ«ri pĂ«rshtypje i vetmi rast, qĂ« shprehte respekt pĂ«r policinĂ«, kur ndĂ«rhyri nĂ« Theth pĂ«r tĂ« mbrojtur ata qĂ« zbatonin me vonesĂ« detyrĂ«n pĂ«r prishjen e objekteve te paligjshme. Ishte njĂ« veprim njerĂ«zor, qĂ« banorĂ«t, edhe pse tĂ« irrituar, vajtĂ«n u shpunĂ« nga njĂ« bidon ujĂ« policĂ«ve! Kjo nuk ka ndodhur nĂ« ShqipĂ«ri kurrĂ«. Isha njĂ« ditĂ« nĂ« njĂ« fshat tĂ« Beratit. PranĂ« shtĂ«pisĂ« tĂ« njĂ« mikut tim tentonte tĂ« ndĂ«rtonte njĂ« shtesĂ« shtĂ«pie njĂ« gjitoni i tij. Madje e filloi ndĂ«rtimin edhe pse s’kishte lejĂ«. Dikush vajti informoi nĂ« komunĂ«, por shkelĂ«si i ligjit iu lĂ«shua mikut tim. Edhe pse miku im betohej se nuk kishte denoncuar, sherri mes tyre nuk pushoi. Tani ai njeri nuk ishte vetĂ«m shkelĂ«s i ligjit, por edhe prishĂ«si i unitetit nĂ« fshat.

Shikoni burgjet e shtetit si janĂ« mbushur me pĂ«rdoruesit e drogĂ«s. Çdo ditĂ« dĂ«gjojmĂ« lajme pĂ«r arrestime tĂ« tilla dhe njerĂ«zit nĂ« vend tĂ« kufizohen nga kĂ«to shkelje, vazhdojnĂ« tĂ« mbjellin e tregtojnĂ« nĂ« fshehuri drogĂ«! AtĂ«herĂ« çfarĂ« duhet bĂ«rĂ« me kĂ«ta njerĂ«z? DrejtĂ«sia ose deputetĂ«t duhet tĂ« marrin nisma ligjore, qĂ« pĂ«r tĂ« tillĂ«t, vrasĂ«sit dhe hajdutĂ«t, tĂ« rĂ«ndohet masa e dĂ«nimit. Kemi parĂ« raste tĂ« tilla, qĂ« sa kanĂ« dalĂ« nga burgu, janĂ« kapur sĂ«rish me drogĂ« ose duke vjedhur. Por kemi dhe raste mĂ« tĂ« rĂ«nda, qĂ« e shndĂ«rron shoqĂ«rinĂ« e familjen tonĂ« nĂ« kafshĂ«ri. Babai pĂ«rdhunon tĂ« bijĂ«n, djali pĂ«rdhunon nĂ«nĂ«n e tij! A nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me kafshĂ«ri totale?! Ore ti njeri qĂ« ke marrĂ« pĂ«rsipĂ«r tĂ« jetosh mbi kĂ«tĂ« tokĂ«! NĂ«se ke llogaritur tĂ« jetosh me djersĂ«n e tĂ« tjerĂ«ve, hiq dorĂ«, se do tĂ« kalbesh burgjeve dhe do tĂ« marrĂ«sh nĂ« qafĂ« fĂ«mijĂ«t.

ShqiptarĂ«t ndĂ«r vite i kanĂ« besuar djersĂ«s sĂ« tyre dhe kanĂ« mbetur njerĂ«z tĂ« nderuar. Edhe miellin e kanĂ« ndarĂ« mes tyre me filxhanin e kafesĂ« qĂ« kanĂ« jetuar. Po u tregoj njĂ« episod nga periudha e luftĂ«s nacionalçlirimtare. NĂ« fshatin MelckĂ« tĂ« Skraparit zuri nata njĂ« batalion tĂ« BrigadĂ«s sĂ« 7-tĂ« sulmuese dhe kĂ«shilli i shpĂ«rndau nĂ«pĂ«r ato pak familje qĂ« kishte fshati. Dhosi Odriçanit me skuadrĂ«n e tij i takoi tĂ« gdhinin natĂ«n nĂ« shtĂ«pinĂ« e dy pleqve qĂ« mezi ngrysnin ditĂ«t. Por nuk i kursyen kurrĂ« ato dy dhoma qĂ« kishin, qĂ« atĂ« natĂ« u mbush me partizanĂ«. Ishte dita e vitit tĂ« Ri 1944. E shkreta nĂ«nĂ« u ngrit dhe u kthye me njĂ« tas tĂ« vogĂ«l me miell, qĂ« nuk e morĂ«n vesh ku e mori. Nuk kishte asgjĂ« tjetĂ«r, por mendoi t’i hidhte ujĂ« e ta bĂ«nte si kaçamak.

Por partizanët kishin sheqer me vete dhe nëna bëri një ëmbëlsirë me atë pak miell dhe uruan njëri-tjetrin për vitin e Ri! Tani nuk jemi as në luftë as në varfëri, atëherë përse të mos kthehemi tek ajo zemërgjerësi që kishim, po të shkelim ligjet, me të cilat funksionon shteti! Po kthehem tek shkelësit e ligjit në Theth të Shkodrës. Atje ka pushtet dhe çdo njeri duhet ta respektojë, sepse mund ta kesh patur pronën tënde, por do të veprosh në harmoni me ligjet e rregullat. Thethi është zonë turistike dhe do të shërbejë si dikur oda e miqve. Po kur oda është e shtruar me atë qilim të gjelbër, përse duhet ta ngjeshim me beton e hekur. Ato prita të tilla duheshin në kohën e luftës të mos kalonte pushtuesi. Turistët e huaj, por dhe vendës nuk duanë minare sepse nga ato kanë ikur e duanë të shplodhin sytë me atë mrekulli që u ka falur natyra.

Unë nuk dua ta ndërpresin yryshtin njerëzit, sepse tani ka hapësira për të vepruar, por jo deri te kurrizi i tjetrit. Nuk mund të ngrihesh në protestë për të mbrojtur shkelësit e ligjit. Bota edhe pemët i kanë me numër dhe nuk të lejojnë të mbjellësh sipas dëshirës. Në Zvicër, tregojnë ata që kanë qenë, e kapën një njeri që këputi një kokërr molle dhe e burgosën. Një vit të tërë nuk i treguan përse e kishin burgosur, po kur u bënë mollët e nxorën dhe e shpunë atje ku kishte marrë mollën. Që atëherë ai njeri, le dorën nuk e zgjati të merrte mollë, po nuk shkonte më në atë rrugë. A thua se kjo formë edukimi duhet aplikuar edhe nga drejtësia shqiptare?

Kemi hyrë në disa rrugë të pashkelura, që populli nuk u mor kurrë me to. Populli do vetëm drejtësi e qetësi. Por drejtësia tek ne vjen atëherë kur ti e ke harruar se çfarë ke kërkuar. Një hallexhi nga fshati Potom i Skraparit për të mos e cënuar dinjitetin e tij, që e kishin dënuar me 100-leke padrejtësisht, pagoi 1000-lekë që vuri dinjitetin në vend. Skraparasit duanë të jenë gjithmonë të pastër si malet e tyre. Përse ky yrysht pa kufi, kur e di që dëmton tjetrin dhe veten tënde? Yryshtin mos e ndalo, po jo më tutje se ndëshkohesh vetë! Mos ikni symbyllura e bëni tutje se këmbët u shpien në greminë. Kështu ta konsideroni ligjin. Sa keni jorganë shtrini këmbët.

 

 

The post Yrysht tutje, po jo deri mbi trupin e tjetrit appeared first on Sot News | Lajme.

❌