Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa shoqe: dete, male, lumenj të rrëmbyer, histori, dhe një popull që tipar dallues ka padurimin. Një ditë, në këtë vend, u shfaq një rosë e artë, jo si tek Ezopi, por në formën e turistit. […]

The post Fshatari, rosa dhe turisti appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama si pronari i idiotëve

Nga Tomorr Alizoti E gjithë fuqia e tij vjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Shumë analistë politikë përpiqen në biseda studiosh dhe tavolinash të gjejnë arsyen e sjelljes së paarsyeshme të kryeministrit. Por çdo teori e tyre, edhe ajo më konspirative, përplaset me murin e logjikës: çfarë fiton vendi apo edhe vetë kreu i bandës nga […]

The post Edi Rama si pronari i idiotëve appeared first on BoldNews.al.

Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash

Nga Basir Çollaku Përdorja e drejtësisë, pretendimi se ajo është kioskë e qeverisë, për Ramën është fakt, për shoqërinë akt, për ndërkombëtarët ende pak, për qytetarët fatkeqësisht një batak. Sulmi kanibal qeveritar kur hetimet ose jo, nuk i shkojnë pas midesë Edi Ramës, u përsërit ndaj prokurores së Prokurorisë së Juridiksionit të Shkodrës zonjës Elsa […]

The post Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash appeared first on BoldNews.al.

Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet

Nga Andi Bushati Edi Rama nuk po lë rast pa i zhgënjyer idiotët e dobishëm që duan ta mbështesin duke predikuar se Shqipëria jeton ende në një sistem demokratik. Që pas 11 majit, kur është siguruar për një mandat të katërt, ai po shpërfill edhe ruajtjen sipërfaqësore të fasadës së një vendi ku respektohet shteti […]

The post Rama si mallkim i shërbëtorëve të vet appeared first on BoldNews.al.

Drama me H2O

Nga Lutfi Dervishi Kemi problem me ujin e pijshëm, se ndonjëherë vjen, ndonjëherë pihet, dhe gjithmonë e  paguan. Kemi problem me ujërat e zeza, që rrjedhin lirshëm si opinionet në Facebook. Kemi problem me ujërat amniotike, sepse s’ka kush lind më në këtë vend. Kemi problem me ujërat e hidrocentraleve private që po i kthejnë  […]

The post Drama me H2O appeared first on BoldNews.al.

Kokë turku për një Republikë pa leje

Nga Luçiano Boçi Shkarkimi i një drejtori dhe ca të tjerëve për ndërtimet pa leje në Theth është lajmi i radhës që Rama kërkon ta shesë si “shenjë force” apo “vetëpastrim”. Por në të vërtetë, është një akt i ulët hipokrizie, që përpiqet të krijojë idenë e një shteti që reagon, ndërkohë që në thelb, […]

The post Kokë turku për një Republikë pa leje appeared first on BoldNews.al.

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Nga Lutfi Dervishi Gjirokastra këtë verë ka prodhuar më shumë lajme për “bumin turistik”, por më pak turistë. “Janë me 30% më pak”, thotë një burimi i dorës së parë nga Qafa e Pazarit. Nuk ka komplot. Nuk është shkak as vera e nxehtë. “Turisti nuk është budalla”, thotë Skënderi. Në Qafë-Pazar, ku një shishe […]

The post Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik appeared first on BoldNews.al.

Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..

Nga Basir Çollaku (KM si ndërtim pa leje në Veri) Sepse thoshte mençurisht një artist i madh dikur ..Shqipëria e Mesme është një shpikje e komunistëve për të zvogëluar veriun.. Pasi ka masakruar të quajturat teorikisht zgjedhje 11 majin, pasi po boshatis Shqipërinë nga Shqiptarët, tani nën efektet e vapës dhe sekëlldive të DIA-DEA ka […]

The post Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve.. appeared first on BoldNews.al.

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]

The post Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja appeared first on BoldNews.al.

Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Nga Basir Çollaku Tirana, Tepelena, Tropoja, Mati e Berati, janë pesë bashki të cilat do të kalojnë detyrimisht në zgjedhje të pjesëshme lokale, ndonëse afatet ligjore janë kapërcyer e shkelmuar prej kohësh. Shkelësi është i njohuri urdhër-munguari kryeministër, kontrolluesi i procedurës së pushtetit në qendër e nëpër qarqe, ku prefektët, pas lajmërimeve nga këshillat bashkiakë […]

The post Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki appeared first on BoldNews.al.

Paradokset e veprimtarisë së Njeriut-Shtet

Nga Agim Nesho Ajo që është instaluar sot në Shqipëri nuk ka të bëjë me një regjim demokratik dhe aq më pak me shtetin e së drejtës. Shqipëria sot është në përmbajtje një autokraci elektorale, por ruhet forma demokratike për tu përshtatur me kontratën popullore. Fshehja pas fasadës demokratike është e nevojshme për regjimin për […]

The post Paradokset e veprimtarisë së Njeriut-Shtet appeared first on BoldNews.al.

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

Nga Artan Fuga Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip, ashtu sikurse përdoren në jetën e përditshme. Nuk është çështja te njerëzit, dhe komunikimet e tyre në rrjetet sociale, por edhe në portalet profesionale. Mbi të gjitha ka një përdorim […]

The post Kriza e sotme e të shprehurit shqip! appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

Nga Matt Broomfield Pasi dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, vulosi një investim prej 1.4 miliardë dollarësh për të zhvilluar Sazanin, ishullin më të madh të Shqipërisë, në një vendpushim luksoz, ai ndau maketet dixhitale të rezervatit natyror të transformuar nga radhët e apartamenteve me fasada xhami dhe pishinave. Imazhet të sjellin në vëmendje vizionin […]

The post Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner appeared first on BoldNews.al.

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin

Nga Lutfi Dervishi Shqipëria, nuk ka nevojë të kopjojë Maqedoninë për të luftuar plakjen, duke vendosur taksë për beqarët. Plani kombëtar kundër plakjes PKKP: 1. Taksa për të rinjtë që s’kanë ikur Në vend që të penalizojmë beqarët, siç duan të bëjnë në Maqedoni, ne do të penalizojmë ata që qëndrojnë në Shqipëri nën moshën […]

The post Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin appeared first on BoldNews.al.

Java 7 e Rama 8!

Nga Basir Çollaku 1. Gjashtë ditë flakë, tym, ndotje toksike vrasëse në Elbasan, një përpjekje kriminale për të fshehur genocidin financiar me histori inceneratorësh dhe asnjë prokuror me Pak e SPAK nuk e ka luajtur fundshpinën vendit, për të vënë dorë në plagë. Pak ditë më herët, Vlora ishte një fotokopje e ngjashme keqbërësish. Përpjekja barbare […]

The post Java 7 e Rama 8! appeared first on BoldNews.al.

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

Nga Klodian Tomorri Të mirat e mandatit të katërt kulmuan këtë javë, veçanërisht në bastionet e pamposhtura që e hodhën votën e tyre plumb për armikun në 11 maj dhe u bashkuan si një trup i vetëm rreth Partisë. Në Elbasan, po eksperimentohet një formë e re e shfarosjes në masë. Ekocidi. Efektiviteti tij do […]

The post Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat appeared first on BoldNews.al.

Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!”

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte (4 korrik 2025) datëlindjen e tij të 61-të, e cila, për një rastësi thuajse hyjnore, përkon edhe me ditën e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lulet, urimet nga thellësia e pafundme e shpirtit, duartrokitjet deri në skuqje pëllëmbësh nga rilindasit socialistë janë fare pak […]

The post Rrofsh sa malet Edi Rama! “Faleminderit që ekziston!” appeared first on BoldNews.al.

Zegjinezimi i politikës

Nga Erion Dasho Për pak orë Zegjineja e Roskovecit e gjeti veten jashtë Kuvendit. Rinumërimi i votave tregoi se para modelit Zegjine, votuesit e Fierit në fakt kishin përzgjedhur një farmaciste të re, e cila me sa duket në vend të gallatë-fushatës kishte zgjedhur një tjetër mënyrë komunikimi me qytetarët dhe votuesit. Në ato pak […]

The post Zegjinezimi i politikës appeared first on BoldNews.al.

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave

Nga Klodian Tomorri Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode të dokumentuara të marrëzisë kolektive. Shpesh ato janë shndërruar në kriza që kanë gjunjëzuar ekonomitë e perandorive të mëdha të globit, si kriza e aksioneve të Misisipit apo fluska e Detit Jugor. Në raste të tjera, ato kanë rrënuar jetët e mijërave […]

The post Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave appeared first on BoldNews.al.

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

Nga Genc Pollo KM Rama në këtë vapë të parakohshme të qershorit e gjeti përsëri një mënyrë për të dalë nga publiku dhe të një pjesë të medias evropiane: duke hyrë në një polemikë me Nigel Farage, liderin e Partisë së Reformës (Reform Party) në Britaninë e Madhe e dikur kryeaktivitetet e lëvizjes për daljen […]

The post Nigel Farage në Shqipëri: po përse? appeared first on BoldNews.al.

❌