Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MM: Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend.

MM thekson se, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

Sipas MM, aktualisht po punohet me intensitet në disa zona.

Në Tërnovë (Bashkia Bulqizë), zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit.

Në Xeth (Bashkia Fushë-Arrëz), vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

Në Velë (Bashkia Mirditë), ka rënë zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Vatra në monitorim janë në Malin me Gropa – Bizë (Bashkia Bulqizë), ku zjarri po zhvillohet në zonë shkëmbore, pa rrezik dhe janë angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarë.

Në Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Rehovë (Bashkia Poliçan), vatra është nën kontroll nga ndërhyrja e forcave, 2 helikopterëve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

Në Velçan (Bashkia Berat), situata është nën kontroll pas ndërhyrjes së 25 efektivëve MZSH, 2 helikopterëve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

Në Malin e Bërzhitës, Ibë (Bashkia Tiranë), vatra është nën kontroll nga 3 automjete zjarrfikëse, 5 forca APR dhe policia.

Në Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia Tiranë), situata është nën kontroll pas ndërhyrjes së MZSH, APR dhe Policisë.

Në Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia Tiranë) ka intensitet të ulët, nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia. /gj.m/j.p/

 

The post MM: Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Ekipet e zjarrfikësve ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes, njoftoi sot se, ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin.

Ministria e Mbrojtjes vuri në dukje se efektivët janë të mbështetur nga ajri dhe kanë bashkëpunimin me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

/gj.m/j.p/

 

The post MM: Ekipet e zjarrfikësve ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: FA të angazhuara për shuarjen e flakëve në Gramsh, katër helikopterë dhe dhjetëra mjete në dispozicion

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, Forcat e Armatosura janë tërësisht të angazhuara në menaxhimin e situatës së rënduar nga zjarret në bashkinë Gramsh, me trupa në terren, së bashku me zjarrfikës lokalë, forca policie, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat bashkiake.

Në terren duke ndjekur nga afër situatën është edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, si edhe drejtues lokal.

Ministria e Mbrojtjes shton se, dhjetëra mjete janë vënë në dispozicion, përfshirë zjarrfikëse, autoambulanca dhe mjete transporti, ndërkohë që katër helikopterë po operojnë nga ajri për shuarjen e flakëve në zonat më të vështira.

Ministria e Mbrojtjes nënvizon se, prioritet mbetet evakuimi i banorëve nga zonat në rrezik.

Për shkak të situatës, Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuim të sigurt.

/gj.m/r.e//a.f/

The post MM: FA të angazhuara për shuarjen e flakëve në Gramsh, katër helikopterë dhe dhjetëra mjete në dispozicion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Operacione nga ajri për shuarjen e flakëve në Finiq dhe Mirditë

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën në vatrat aktive të zjarreve në vend.

MM bëri të ditur se, në  Finiq, flakët në fshatin Livinë janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen nga ajri me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka.

Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, thekson MM, teksa shton se, autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.

Në Mirditë, thekson MM, operacionet për shuarjen e zjarreve vijojnë me mbështetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.

MM nënvizon se, ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

/gj.m/

The post MM: Operacione nga ajri për shuarjen e flakëve në Finiq dhe Mirditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi për personin e raportuar të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”.

Ministria e Mbrojtjes deklaron se është kërkuar me intensitet në segmente detare të zgjeruara nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Në njoftimin për mediet, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë këtij operacioni janë angazhuar 8 mjete ajrore e detare dhe 22 efektivë të përfshirë dhe konkretisht; 1 Dron TB2 i Forcave Ajrore, 1 Helikopter UH-60 i FA me 3 efektivë, 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare me 4 efektivë, 1 motor uji me 2 efektivë dhe 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare (BP-01, BP-06, BP-09, BP-30) me gjithsej 13 efektivë

Operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det.

Ministria shton se kërkimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare.

The post Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet i armatosur në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Policia e Bulqizës ka finalizuar operacionin e koduar “Krasta”, duke arrestuar një 20-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje.

I riu, banues në fshatin Peshk, Martanesh, u ndalua në aksin rrugor Krastë–Bulqizë, teksa drejtonte një automjet tip “Benz” kamionçinë. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë “Zastava” me krehër dhe 10 fishekë.

Arma, municioni dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.

/r.e/

The post Kapet i armatosur në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

Pamjet e kamerave të sigurisë të regjistruara në Qendrën e Onkologjisë në Kamchatka kanë kapur momentin kur një dridhje me magnitudë 8.8 goditi gjatë një operacioni kirurgjikal. Pavarësisht dridhjeve të dukshme dhe rrezikut të qartë, ekipi mjekësor mbeti i qetë dhe refuzoi të largohej nga salla e operacionit, sipas një videoje dramatike të ndarë nga […]

The post VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta appeared first on BoldNews.al.

Flakët rrezikojnë zonën e banuar në Kalasë, zjarrfikësit dhe helikopteri Black Hawk në terren

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Në fshatin Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e sotme se në aksion për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetari i Bashkisë Delvinë Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.

The post Flakët rrezikojnë zonën e banuar në Kalasë, zjarrfikësit dhe helikopteri Black Hawk në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Vendoset nën kontroll zjarri në fshatin Markat në Konispol

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Zjarri në fshatin Markat në Konispol është vendosur nën kontroll, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave në terren.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga operacioni I shuarjes së zjarrit në këtë fshat, ku morën pjesë  2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë nga MZSH Konispol, 2 automjete me 12 efektivë nga BMEC dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura.

Vengu theksoi se falë reagimit të menjëhershëm, u shmang përhapja e flakëve në zona të banuara dhe me rëndësi bujqësore.

1 nga 5

/gj.m/

The post Vengu: Vendoset nën kontroll zjarri në fshatin Markat në Konispol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetimet për Inceneratorin/ Kontrolle në 14 banesa në Elbasan, zbardhen detaje nga operacioni

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Prokuroria dhe Policia e Elbasanit, kanë ndërmarrë një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.

Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

Inceneratori i Elbasanit, ashtu si edhe projektet e tjera të ngjashme në vend, vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike për shkak të dyshimeve për abuzime me fondet publike dhe keqmenaxhim nga zyrtarë vendorë e qendrorë.

The post Hetimet për Inceneratorin/ Kontrolle në 14 banesa në Elbasan, zbardhen detaje nga operacioni appeared first on Albeu.com.

Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Mbi 80 efektivë nga Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile dhe ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në vijën e parë të betejës për kontrollin e zjarrit në Dukat, në një aksion të koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Dukat, ku deklaroi se për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, është angazhuar një përbërje shumëplanëshe forcash nga ajri dhe toka.

“Jemi në kushte të vështira, pasi përpjekja zhvillohet në lartësitë e Dukatit. Besojmë se mund të parandalojmë përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër. Në operacion janë përfshirë një helikopter në zonën e Dukatit dhe tre të tjerë në zona të tjera të vendit”, tha ministri Vengu.

Ai nënvizoi se kjo është një javë intensive me shumë vatra zjarri në rajonin e Mesdheut dhe Shqipëria nuk ka qenë e përjashtuar nga kjo valë përvëluese.

“Niveli i gatishmërisë është rritur në të gjithë mekanizmin kombëtar të emergjencave civile. Të gjitha forcat në terren janë në gjendje gatishmërie për të përballuar situatën dhe për të mbrojtur jetën, pronën dhe pasuritë natyrore”, deklaroi ministri.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako bëri të ditur se vatra e zjarrit në Dukat u shua dy ditë më parë, por u aktivizua për shkak të erërave.

Sipas tij, sfidë është mbajtja e zjarrit nën kontroll, pasi terreni është i vështirë.

Operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim.

/r.e/

The post Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

Fatmira Dervishi është 40 vjeçe dhe ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me operacione të vazhdueshme. Megjithatë 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk mundi ta shpëtojë këmbën. Pas dhimbjeve të vazhdueshme dhe infeksionit që i rrezikon shtyllën kurrizore Fatmira është e […]

The post Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Rangnick, operacioni shkoi keq: tekniku iu nënshtrua një ndërhyrje të dytë urgjente

Një aventurë e keqe e ka ndalur për disa ditë Ralf Rangnick, i cili është shtruar urgjentisht në spital pas një operacioni të gabuar. Duhej të ishte vetëm një ndërhyrje rutinë në kyçin e këmbës, por u desh një operacion i ri për të shmangur komplikacione më të rënda: trajneri i Austrisë është ende në spital dhe me shumë gjasë do të dalë të premten, por gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dukshëm, siç ka bërë të ditur zëdhënësi i federatës Thomas Trukesitz. Asnjë problem pra për trajnerin, i cili në javët në vijim do të kthehet në punë për të përgatitur Austrinë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, me angazhimet e planifikuara kundër Qipros dhe Bosnje-Hercegovinës në fillim të muajit shtator.

Rangnick në spital pas një operacioni të gabuar

Gjithçka filloi një muaj më parë kur ish-trajneri i Manchester United iu nënshtrua një operacioni rutinë në tendinën e Akilit, një problem i vogël që do të zgjidhej për pak kohë. U kthye në shtëpinë e tij për rehabilitim, që e kaloi pranë Salzburgut, por plaga në një moment u infektua dhe e detyroi të shtrohej sërish urgjentisht për të shmangur komplikacione shumë më të rënda. Rangnick u transportua menjëherë në spital për t’iu nënshtruar një operacioni të dytë pas të parit që doli i gabuar dhe për fat ndërhyrja shkoi mirë.

Zëdhënësi i Federatës Austriake të Futbollit, Thomas Trukesitz, ka qetësuar të gjithë pas frikës fillestare duke dhënë një përditësim mbi gjendjen e trajnerit: “Ralf Rangnick është mirë. Askush nuk duhet të shqetësohet për shëndetin e tij”. Aktualisht trajneri ndodhet ende në spital, në një klinikë në Salzburg sipas asaj që raporton Mirror, por brenda të premtes mund të kthehet në shtëpinë e tij për të vazhduar rikuperimin pas operacionit të dytë dhe për t’u rikthyer në punë, këtë herë pa pengesa.

The post Rangnick, operacioni shkoi keq: tekniku iu nënshtrua një ndërhyrje të dytë urgjente appeared first on Lapsi.al.

Revolucion në mjekësi: U krye transplantimi i parë i zemrës plotësisht me robot!

Për herë të parë në histori, kirurgët në SHBA realizuan një transplant të plotë zemre pa e hapur kraharorin. Në vend të metodës tradicionale, ata përdorën robotë kirurgjikë dhe prerje minimale, duke shmangur ndërhyrjen e madhe.

Me ndihmën e krahëve robotikë dhe hyrjeve të vogla, gjithçka u krye në distancë, me saktësi ekstreme.

Rezultati? Më pak dhimbje, më pak plagë dhe shërim shumë më i shpejtë për pacientin.

Kjo teknologji mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si kryhen transplantet, duke sjellë më shumë jetë, me më pak vuajtje.

The post Revolucion në mjekësi: U krye transplantimi i parë i zemrës plotësisht me robot! appeared first on iconstyle.al.

Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” profesionalizmi dhe teknikat më të avancuara mjekësore janë çdo ditë në shërbim të jetës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale rastin e një paciente 28-vjeçare me aneurizëm të aortës (9 cm), e cila u trajtua me sukses nga prof. Altin Veshti dhe dr. Klodian Krakulli, pa nevojën e një valvule artificiale, duke shmangur përdorimin e holluesve të gjakut për jetën.

“Kjo teknikë e avancuar është aplikuar me sukses në 17 raste në QSUT, me mbështetjen e ekipit të anestezisë të drejtuar nga prof. Saimir Kuçi. Pacientja gëzon shëndet të mirë dhe ka rifilluar jetën normale”, tha Koçiu.

Prof. Altin Veshti bëri me dije se një gjetje e rastësishme nga një radiografi e bërë në një qytet në veri të Shqipërisë nga radiologët, u vu re  një masë në kraharor.

Ai tha se vajza u dërgua në Urgjencën e Tiranës ku u konstatua një aneurizëm i aortës, rreth 9 cm.

“Vajza me urgjencë është transferuar në repartin e kardiokirurgjisë. Hoqëm një pjesë të aortës së sëmurë dhe është zëvendësuar me një tub sintetik, por është riparuar edhe valvula e aortës”, deklaroi prof. Veshti.

Prof. Veshti tha se “kemi bërë 15-16 raste për riparim të valvulës e aortës para disa viteve ka qenë utopi dhe sot po kthehet në normalitet. Së bashku me doktor Krakullin po kryejmë këtë operacion, i cili jep një jetë normale të rinjve që kanë probleme me valvulën e aortës. Po tentojmë t’i riparojmë. Rastet e para kanë dalë me shumë sukses dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Pacientja tha se “tani bëj jetë normale dhe dalëngadalë po i kthehem normalitetit”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lexojeni për zbavitje/ Rama i shqetësuar për hapësirat e zëna publike në Tiranë

Edi Rama ka postuar disa foto nga zona e 21 Dhjetorit në kryeqytet ku hapësirat publike janë zaptuar në mënyra të ndryshme. Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që ka guxuar të zaptoje hapësirat e qytetarëve. Ironia qëndron në faktin se kjo është një tjetër shfaqje teatrale. Njeriu që betonizoi Tiranën, Edi Rama dhe pas tij Erion Veliaj, tani po preokuptohet për zënien e hapësirave publike. Lexojeni për zbavitje.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”-shkruan Rama.

The post Lexojeni për zbavitje/ Rama i shqetësuar për hapësirat e zëna publike në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Pas betejës me kancerin, Jessie J jep lajmin e shumëpritur

Pas një muaji të vështirë, këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me fansat një lajm lidhur me betejën e saj me kancerin e gjirit.

Artistja 37-vjeçare, e njohur për hitin “Price Tag”, e bëri publike diagnozën e saj më 3 qershor përmes një postimi në Instagram. Vetëm pak javë më pas, ajo u ngjit në skenë për herë të fundit përpara se të niste trajtimin, gjatë një performance emocionuese në Wembley, Mbretëria e Bashkuar.

Tani, pas një operacioni të kryer në fillim të qershorit, Jessie J ka njoftuar me gëzim se “kanceri është zhdukur plotësisht”. Lajmin ajo e ka ndarë përmes një postimi në Instagram Story më 26 qershor, ku kishte vendosur edhe një emoji me gishta të kryqëzuar mbi një listë me “pro”-të e situatës.

Në listën e gjërave pozitive, këngëtarja përmend: të shikojë “Love Island” pa ndjenja faji, faktin që nëna e saj po jeton me të dhe familjen, praninë e djalit të saj dyvjeçar Sky që “thjesht është vetvetja”, partnerin Chanan Safir Colman që e bën të ndihet e sigurt, si dhe mbështetjen e ndërsjellë me njerëz të tjerë që po kalojnë të njëjtën sprovë.

Por ajo nuk ka hezituar të ndajë edhe anët e vështira. Në listën me “disavantazhet” Jessie përmend: frikën për të mos ditur nëse kanceri është zhdukur plotësisht, ndjesinë se nuk mund të jetë nëna që ka qenë më parë, si dhe dhimbjen dhe parehatinë gjatë natës. Me humor, ajo shtoi edhe një problem të zakonshëm: kapsllëkun.

Kur e ndau për herë të parë diagnozën, Jessie J tha se dëshironte të ishte e hapur me ndjekësit: “Sepse, nuk flas mjaftueshëm për këtë. Nuk po e përpunoj siç duhet, sepse po punoj shumë. Por e di sa shumë më ka ndihmuar në të kaluarën ndarja e përvojave me njerëz që më kanë dhënë dashuri, mbështetje dhe historitë e tyre personale.”

Këngëtarja u shpreh me humor: “Është një mënyrë shumë dramatike për të bërë një ndërhyrje në gjoks,” duke u premtuar fansave se do të rikthehet “me gjinj të mëdhenj dhe më shumë muzikë.”

 

The post Pas betejës me kancerin, Jessie J jep lajmin e shumëpritur appeared first on Lapsi.al.

Dhimbje të forta, Beckham në spital: operohet për dëmtimin e pësuar 22 vite më parë

Pak ditë para sfidës që do të përballë klubin e tij Inter Miami me kampionët e Europës Psg, David Beckham përfundon nën bisturi. 50-vjeçari, zbulon The Sun, mendoi mirë të operohej për një frakturë në kyçin e dorës që daton 22 vite më parë, kur ishte në fushë në një ndeshje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.

Operacioni ka qenë i domosdoshëm për shkak të dhimbjeve të forta të ndjera kohët e fundit, pasi një vidë që ishte përdorur atëherë si përforcim ishte ngulitur në parakrah. Operacioni ka shkuar me sukses.

Lexo më tej: David Beckham festa luksoze e parakohshme e 50-vjetorit: kostot, të ekzagjeruara

David Beckham i shtrirë në një shtrat spitali me krahun e fashuar është fotografuar nga bashkëshortja Victoria, e cila ka postuar gjithçka në rrjetet sociale. Së bashku me foton edhe një frazë e ëmbël: “Shërohu shpejt babi”. Më pas një tjetër foto ku shfaqet një varëse me të njëjtin mesazh.

Beckham

The post Dhimbje të forta, Beckham në spital: operohet për dëmtimin e pësuar 22 vite më parë appeared first on Lapsi.al.

Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli i nënshtrohet një operacioni

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka surprizuar fansat e tij me një lajm të papritur. Ai ka zbuluar së fundmi se është operuar, por pa humbur aspak humorin e tij karakteristik.

Përmes një postimi në InstaStory, Luiz tregoi se, megjithëse situata shëndetësore kërkonte ndërhyrje, ai e ka përballuar gjithë procesin me buzëqeshje. Në një foto ku shfaqet me njërën këmbë të fashuar, këngëtari shkruan me humor:

The post Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli i nënshtrohet një operacioni appeared first on iconstyle.al.

Operacion antidrogë në Begjikë/ Goditet banda shqiptare

Autoritetet belge kanë çmontuar një një organizate kriminale shqiptare. Mësohet se policia në lidhje me ketë operacion ka zhvilluar 18 kontrolle të cilat rezultuan me 15 arrestime mes tyre 10 shqiptarë. Organizata përdorte ndërmjetës për të rregulluar automjetet dhe numrat e telefonave celularë.

Ekipet e policisë kontrolluan ndërtesat në Kortrijk, Menen, Harelbeke, Waregem, Wervik, Mouscron, Asse, Machelen, Antëerp, Ronse, Ledeberg, Verviers, Engis dhe Bruksel. Më shumë se 120 oficerë punuan së bashku dhe tre skuadra qensh nuhatës përforcuan operacionin.

Rojet, shpesh pa dokumente ruanin plantacionet, ndërsa dokumentet e falsifikuara siguronin kamuflazh shtesë. Në total, u gjetën më shumë se 3.200 bimë dhe prerje marijuane. Dy lokacione në Menen dhe Kortrijk dukeshin se ishin në ndërtim e sipër. Ekspertët mjeko-ligjorë analizuan të gjitha gjurmët, ku u analizuan 4.8 kilogramë mrijuanë, tre makina, armë të ndaluara dhe para të gatshme. Llogaritë bankare dhe kriptovaluta u ngrinë.

14 burra dhe një grua (të moshës 27-53 vjeç) përfunduan në burg. Midis tyre ishin dhjetë shqiptarë, tre belgë, një kongolez dhe një rumun. 11 të dyshuar u paraqitën para gjyqtarit hetues në Bruges. Ata u arrestuan për trafik droge në kontekst kriminal. Një burrë italian i kërkuar është në pritje të ekstradimit. Tre të dyshuar u liruan me kusht.

The post Operacion antidrogë në Begjikë/ Goditet banda shqiptare appeared first on Lapsi.al.

❌