❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« PĂ«rmet u kanĂ« shkuar nĂ« ndihmĂ« dy turisteve franceze, tĂ« cilat mbetĂ«n nĂ« mesnatĂ«, nĂ« fshatin Bajkollar, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« automjetin me tĂ« cilin po eksploronin zonĂ«n.

Policia bĂ«n me dije se sapo u njoftua rreth orĂ«s 00:10, se dy turiste franceze kishin mbetur nĂ« territorin e fshatit Bajkollar, pĂ«r shkak se automjeti i tyre kishte defekt, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« PĂ«rmet shkuan nĂ« zonĂ«, pĂ«r t’iu ofruar ndihmĂ«.

Sipas Policisë, turistet u lokalizuan dhe më pas u transportuan në ambientin ku ishin akomoduar në Përmet, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, u transportua automjeti me defekt.

Turistet kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/e.i/j.p/

The post Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 shtetas italianë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e SarandĂ«s ka shpallur nĂ« kĂ«rkim pesĂ« shtetas italianĂ«, pas njĂ« konflikti tĂ« dhunshĂ«m fizik tĂ« ndodhur nĂ« shĂ«titoren e qytetit, mĂ«ngjesin e datĂ«s 24 korrik, rreth orĂ«s 01:30.

Policia e Sarandës sqaron se në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, që pasqyron një konflikt fizik mes disa shtetasve në shetitoren e Sarandës, ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2025, rreth orës 01:30, dhe menjëherë pas saj, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj të plotë ligjor.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se nga hetimet ka rezultuar se dy grupe shtetasish italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

“NĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale  u referuan materialet nĂ« ProkurorinĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m SarandĂ«, dhe u bĂ« shpallja nĂ« kĂ«rkim pĂ«r shtetasit italianĂ«: G. T., 23 vjeç, M. A., 20 vjeç, S. D., 60 vjeç, A. L., 19 vjeç, S. B., 19 vjeç, tĂ« gjithĂ« banues nĂ« Napoli, Itali”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia nënvizon se këta 5 shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit italianë G. M., 19 vjeç, F. D., 22 vjeç, L. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Avelino, Itali.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin italian E. G., i cili nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm për shitje biletash për festa, pa lejen përkatëse, si dhe kishte punësuar në këtë aktivitet shtetas të pasiguruar.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

/e.i/j.p/

The post Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 shtetas italianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Ulsi Manja u shpreh sot se hartimi i njĂ« Kodi tĂ« ri Penal nuk Ă«shtĂ« njĂ« ngjarje e zakonshme, por njĂ« moment i rrallĂ« institucional qĂ« shĂ«non jo vetĂ«m rregullimin juridik tĂ« njĂ« epoke tĂ« re, por edhe pjekurinĂ« demokratike tĂ« njĂ« shoqĂ«rie qĂ« ka nevojĂ« pĂ«rditĂ«sojĂ« normat penale me zhvillimet shoqĂ«rore, kushtetuese dhe ndĂ«rkombĂ«tare.

NĂ« aktivitetin pĂ«r prezantimin e draftit pĂ«rfundimtar tĂ« Kodit tĂ« Ri Penal, ku tĂ« pranishĂ«m ishin edhe kryetarja e GjykatĂ«s Kushtetuese, Holta Zaçaj, kryetari i GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, Sokol Sadushi, ministrja e Shtetit pĂ«r AdministratĂ«n Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e ShqipĂ«risĂ« me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, aktorĂ« kryesorĂ« tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, universitete, shoqĂ«ri civile dhe media, ministri Manja tha se “ky moment shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt forcimit tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s nĂ« vend“.

“Ky draft, qĂ« sot hyn nĂ« fazĂ«n e konsultimit publik, Ă«shtĂ« njĂ« dokument themelor pĂ«r mbrojtjen e tĂ« drejtave dhe lirive tĂ« çdo qytetari “, tha Manja.

“NĂ« njĂ« shtet tĂ« sĂ« drejtĂ«s, Kodi Penal Ă«shtĂ« shtylla themelore e kontratĂ«s sonĂ« sociale. Ai pĂ«rkufizon qartĂ« kufirin ndarĂ«s mes sjelljes sĂ« lejuar dhe asaj tĂ« dĂ«nueshme dhe Ă«shtĂ« njĂ« instrument i drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« mbrojtjen e rendit kushtetues, tĂ« drejtave dhe sigurisĂ« juridike tĂ« çdo individ”, tha ministri Manja.

Sipas ministrit tĂ« DrejtĂ«siĂ«, ”Kodi Penal nĂ« fuqi u miratua nĂ« janar tĂ« vitit 1995 dhe hyri nĂ« fuqi nĂ« 1 qershor tĂ« po atij viti, nĂ« njĂ« kohĂ« kur ShqipĂ«ria sapo kishte dalĂ« nga njĂ« regjim totalitar dhe kishte nisur ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi tĂ« ri drejtĂ«sie”.

”Ai pĂ«rbĂ«nte njĂ« akt themelor modernizues, pĂ«r tĂ« hequr dorĂ« nga logjika penale e asaj kohe dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rafruar legjislacionin me modelet penale tĂ« kohĂ«s. KĂ«rkesa pĂ«r tĂ« pasur njĂ« Kod Penal tĂ« ri nuk Ă«shtĂ« çështje politike, por nevojĂ« e njĂ« shteti dhe shoqĂ«rie qĂ« transformohet çdo ditĂ«. Gjithashtu, Ă«shtĂ« edhe nevojĂ« e njĂ« dinamike tĂ« re kushtetuese institucionale dhe integruese qĂ« duhet reflektuar nĂ« Kodin e ri Penal”, vijoi ai.

Ministri Manja u shpreh se Kodi Penal që është në fuqi në momentin e miratimit në vitin 1995 kishte 285 nene dhe 550 paragrafe në strukturë. Sipas Manjës, pas 30 ndërhyrjesh të njëpasnjëshme në kohë të ndryshme, ai numëron rreth 327 nene dhe mbi 750 paragrafe, pra 40 nene dhe 200 paragrafë më shumë të ndryshuar në mënyrë të fragmentarizuar dhe pa koherencë sistemike.

”Kodi i ri Penal do duhet tĂ« ketĂ« si bazĂ« kushtetuese, KushtetutĂ«n e vitit 1998, ndĂ«rsa kur u miratua nĂ« vitin 1995 baza ishte ligji pĂ«r dispozitat kushtetuese tĂ« vitit 1991. Format e reja tĂ« kriminalitetit kĂ«rkojnĂ« pĂ«rgjigje tĂ« qarta dhe pĂ«rshtatshme penale.

Reforma nĂ« drejtĂ«si ka rikonfiguruar sistemin institucional duke bĂ«rĂ« tĂ« domosdoshĂ«m rishikimin e normĂ«s penale”, shtoi Manja.

Ministri i Drejtësisë u ndal edhe te procesi i integrimit të Shqipërisë në BE që kërkon një përafrim të plotë të Kodit penal me hakinë e BE-së, direktivat evropiane dhe jurisprudencën e pasur të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

”Kodi aktual nuk i pĂ«rgjigjet mĂ« sfidave tĂ« kohĂ«s dhe zbatimi paraqet vĂ«shtirĂ«si pĂ«r prokutorĂ«t, avokatĂ«t dhe gjyqtarĂ«t. Rikonceptimi i Kodit ishte i domosdoshĂ«m dhe i pashmangshĂ«m. Puna pĂ«r tĂ« pasur njĂ« draft pune penal tĂ« kryesuar nga prof. Arben Rakipi kishte filluar qĂ« nĂ« vitin 2019, por nĂ« shkurt tĂ« vitit 2023, ministri i DrejtĂ«sisĂ« e ngarkoi kĂ«tĂ« grup pune zyrtarisht pĂ«r tĂ« hartuar Kodin e ri Penal, qĂ« nga sot do tĂ« jetĂ« pĂ«r konsultim publik”, pohoi Manja.

Ministri i DrejtĂ«soi tha se ”ky draft nuk Ă«shtĂ« produkt i QeverisĂ« apo MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ«, ndĂ«rsa MD ka pasur dhe do ketĂ« deri nĂ« fund rol organizues dhe mbĂ«shtetĂ«s. AutorĂ«sia intelektuale dhe pĂ«rmbajtja teknike Ă«shtĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« grupit tĂ« punĂ«s nĂ« çdo fazĂ« tĂ« konsultimit publik”.

Gjithashtu, drafti pritet të marrë vulën e certifikimit në Bruksel sipas Manjës, dhe pastaj qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Ministri Manja i bëri ftesë opozitës që të kontribuojë me ekspertizë të mirëfilltë dhe diskutime për Kodin e ri Penal, si një akt shtetëror të rëndësishëm për funksionimin e shtetit dhe drejtësisë në një vend që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane deri në vitin 2030.

/e.i/

The post Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për të sëmurët kronikë apo në pamundësi lëvizjeje

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ ShĂ«rbimet e Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor nĂ« BanesĂ« vijojnĂ« tĂ« zgjerohen nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, duke u ardhur nĂ« ndihmĂ« kryesisht tĂ« moshuarve dhe pacientĂ«ve kronikĂ« qĂ« e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« paraqiten nĂ« qendrat shĂ«ndetĂ«sore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli sot mesazhet e falënderimit të pacientëve që marrin këtë shërbim në banesë, por edhe të familjarëve të tyre që kanë shprehur vlerësimin për marrjen në kohë të këtij shërbimi.

Koçiu u shpreh se “fuqizimi i kĂ«tij modeli tĂ« kujdesit nĂ« komunitet nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« realitet tĂ« prekshĂ«m pĂ«r mijĂ«ra qytetarĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, veçanĂ«risht pĂ«r ata qĂ« pĂ«rballen me sĂ«mundje kronike apo vĂ«shtirĂ«si nĂ« lĂ«vizje“.

Ndërkaq, vajza e pacientes Razie Jaupaj në Patos thotë se shërbimi ka qenë maksimal në çdo moment si ditën dhe natën.

“Mamaja vuan nga azotemia, nga zemra, tensioni, hemoragjia nĂ« pjesĂ«t e brendshme dhe shĂ«rbimi nĂ« familje Ă«shtĂ« njĂ« nga gjĂ«rat mĂ« tĂ« mira qĂ« MSHMS ka vendosur pĂ«r kĂ«ta pacientĂ«. ShĂ«rbimi nĂ« shtĂ«pi ka qenĂ« maksimal nĂ« çdo moment, si ditĂ«n dhe natĂ«n“, tha ajo.

Gjithashtu, mjeku në Njësinë Administrative Dajç thotë se në këtë paketë shërbimi janë të përfshirë gjashtë pacientë.

“NĂ« bazĂ« tĂ« rregullores, ne bĂ«jmĂ« ndjekjen nĂ« banesĂ« tĂ« kĂ«tyre tĂ« sĂ«murĂ«ve. Infermierja bĂ«n tre herĂ« nĂ« javĂ« vizitĂ« te kĂ«to pacientĂ« qĂ« i ka nĂ« ngarkim. PĂ«rveç vizitĂ«s, bĂ«n hedhjen nĂ« sistem tĂ« formularit tĂ« vizitĂ«s me tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat sipas formularit. Aktualisht gjendja e kĂ«tyre acientĂ« Ă«shtĂ« stabĂ«l“, u shpreh mjeku.

Familjarët e këtyre pacientëve thonë se janë shumë të kënaqur nga përkushtimi i gjithë ekipit të mjekëve, që janë përgjigjur me të gjitha mjetet dhe mundësitë e tyre.

“ShĂ«rbimi nĂ« banesĂ« jepet nga njĂ« ekip multidisiplinar mjekĂ«sh i pĂ«rbĂ«rĂ« nga infermierĂ«, mjekĂ«t e familjes dhe punonjĂ«si social“, tha mjekja pranĂ« QendrĂ«s ShĂ«ndetĂ«sore Nish-Tulla nĂ« DurrĂ«s.

Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka theksuar se “ky program po shtrihet nĂ« 36 NjĂ«sitĂ« Vendore tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor dhe 356 qendra shĂ«ndetĂ«sore, duke mundĂ«suar mbi 58,700 vizita dhe procedura vetĂ«m gjatĂ« vitit 2024, pĂ«r rreth 5,200 pacientĂ«â€œ.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për të sëmurët kronikë apo në pamundësi lëvizjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasuri me origjinë kriminale, sekuestrohet 1052 m2 truall në Durrës

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit bĂ«n me dije se Ă«shtĂ« sekuestruar nĂ« DurrĂ«s, njĂ« pasuri e dyshuar se Ă«shtĂ« pĂ«rfituar nga veprimtaritĂ« kriminale.

Në një njoftim, Policia bën me dije se seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K.

Policia thekson se këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë.

“Pasuria iu dorĂ«zua AgjencisĂ« pĂ«r Administrimin e Pasurive tĂ« Sekuestruara dhe tĂ« Konfiskuara, nĂ« prezencĂ« tĂ« familjarĂ«ve tĂ« shtetasit L. K”, thuhet nĂ« njoftim.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. K. i ka pĂ«rfituar kĂ«to pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve tĂ« tij, tĂ« cilat janĂ« tĂ« dyshuar pĂ«r veprat penale “Falsifikimi i letĂ«rnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularĂ«ve”.

Dy vĂ«llezĂ«rit janĂ« hetuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« procedimi penal tĂ« vitit 2017, tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “Vrasja”, nĂ« rrethana tĂ« cilĂ«suara, kryer nĂ« bashkĂ«punim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

/e.i/j.p/

The post Pasuri me origjinë kriminale, sekuestrohet 1052 m2 truall në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Vlorës arreston 2 të shpallur në kërkim

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Strukturat e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« VlorĂ« dhe tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ« vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r kapjen e shtetasve nĂ« kĂ«rkim dhe pĂ«r ekzekutimin e vendimeve gjyqĂ«sore ndaj shtetasve nĂ« hetim apo tĂ« dĂ«nuar.

Në këtë kuadër, sipas Policisë u vunë në pranga dy shtetas.

Policia bĂ«n me dije se u arrestuan shtetasit, G. D., 31 vjeç, banues nĂ« VlorĂ«, i cili ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim pasi Gjykata e VlorĂ«s e ka dĂ«nuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditĂ« burgim, pĂ«r veprĂ«n penale “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje” dhe K. J., 31 vjeç, banues nĂ« SarandĂ«, ndaj tĂ« cilit Prokuroria e SarandĂ«s ka lĂ«shuar urdhĂ«r ndalimi, pĂ«r veprat penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit” dhe “MoskallĂ«zimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur mĂ« datĂ« 17.07.2025, nĂ« SarandĂ«, ku u plagosĂ«n me armĂ« zjarri dy shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

/e.i/

The post Policia e Vlorës arreston 2 të shpallur në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 24 shtetas

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia e TiranĂ«s vijon kontrollet intensive kundĂ«r parkimeve tĂ« gabuara qĂ« pengojnĂ« lĂ«vizjen nĂ« kryeqytet.

Në një njoftim, Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 24 shtetas, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Policia nënvizon se automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht shtetasit: R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike.

/e.i/j.p/

The post Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 24 shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ndezi zjarr dhe si pasojĂ« u dogj njĂ« sipĂ«rfaqe toke me bimĂ«si nĂ« malin e Finiqit, identifikohet dhe procedohet penalisht 59-vjeçari.

Policia bĂ«n me dije se si rezultat i veprimeve tĂ« shpejta procedurale dhe punĂ«s hetimore pĂ«r parandalimin dhe goditjen e zjarrvĂ«nieve tĂ« qĂ«llimshme, specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« SarandĂ« referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi penal nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r shtetasin K. Ç., 59 vjeç, banues nĂ« Finiq.

Sipas PolicisĂ«, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mĂ« datĂ« 23.07.2025, rreth orĂ«s 21:30, ka ndezur zjarr nĂ« zonĂ«n e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojĂ« janĂ« djegur njĂ« sipĂ«rfaqe toke me shkurre dhe bimĂ«si tĂ« dendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/e.i/j.p/

The post Ndezi zjarr në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturĂ«n jetĂ«shpĂ«tuese, e para e kĂ«tij lloji nĂ« ShqipĂ«ri

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Qendra Spitalore Rajonale TiranĂ« “Shefqet Ndroqi” e cila u shĂ«rben pacientĂ«ve me sĂ«mundje respiratore nĂ« mbarĂ« vendin Ă«shtĂ« pajisur me njĂ« tjetĂ«r aparaturĂ« mjekĂ«sore jetĂ«shpĂ«tuese pĂ«r trajtimit e pacientĂ«ve me stenoza tĂ« kalcifikuara dhe fibrotike nĂ« arteriret koronare.

Ministrja Koçiu ndau sot lajmin, ndërsa tha se inovacioni në shërbim të pacientit mbetet gjithmonë një prioritet.

Sipas Koçiut, “pajisja Rotablator, e para e kĂ«tij lloji nĂ« ShqipĂ«ri, tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ« funksion dhe po pĂ«rdoret me sukses pĂ«r trajtimin e stenozave tĂ« kalcifikuara dhe fibrotike nĂ« arteriet koronare”.

“Kjo teknologji e avancuar bĂ«n tĂ« mundur realizimin e procedurave tĂ« ndĂ«rlikuara tĂ« angioplastikĂ«s, duke shmangur operacionet e hapura dhe ofruar njĂ« trajtim modern, tĂ« sigurt dhe minimalisht invaziv pĂ«r pacientĂ«t me koronaropati”, tha Koçiu.

Mjeku kardiolog Argron Meshi, pranĂ« QendrĂ«s Spitalore Rajonale TiranĂ« “Shefqet Ndroqi”, shprehet se “Rotablator Ă«shtĂ« njĂ« pajisje e re me anĂ« tĂ« sĂ« cilĂ«s realizohen procedura tĂ« vĂ«shtira stentimi”.

“Kjo do tĂ« thotĂ« se stenoza tĂ« kalcifikuara dhe fibrotike qĂ« e bĂ«jnĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« kalohen nĂ«pĂ«rmjet stendĂ«s ose me balonĂ«, falĂ« kĂ«saj pajisjeje arrihet tĂ« bĂ«het njĂ« gĂ«rryerje e pjesĂ«s sĂ« kalcifikuar qĂ« tĂ« realizohet kalimi i stendit dhe i balonit, si edhe stendimi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« suksesshme”, tha ai.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pajisje qĂ« futet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe falĂ« kĂ«saj duke arritur suksesin e procedurĂ«s sĂ« stenimit, shumĂ« pacientĂ« shpĂ«tojnĂ« nga operacioni bypass. Deri tani qĂ« nuk e kemi pasur kĂ«tĂ« pajisje, kemi qenĂ« tĂ« detyruar t’i çojmĂ« pacientĂ«t nĂ« kirurgji”, pĂ«rfundoi Meshi.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturĂ«n jetĂ«shpĂ«tuese, e para e kĂ«tij lloji nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike, po vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, jo vetĂ«m nĂ« zonat urbane, por edhe nĂ« bregdet. GjatĂ« gjithĂ« muajit korrik lirimi i hapĂ«sirave publike Ă«shtĂ« nĂ« fokus tĂ« angazhimit tĂ« pushtetit vendor dhe qendror. 

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale, foto tĂ« fenomenit tĂ« zaptimit tĂ« hapĂ«sirĂ«s sĂ« njĂ« plazhi publik te Gjiri i LalĂ«zit, ndĂ«rsa kreu i qeverisĂ« ngre pyetjen: “A ia vlen tĂ« humbasĂ«sh gjithĂ« kĂ«ta shezlongĂ« e çadra pĂ«r tĂ« sfiduar shtetin?!”.

Rama tha se “nĂ« LalĂ«z kĂ«ta e gdhinĂ« si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysĂ«n si tĂ« pĂ«rzĂ«nĂ« me duar nĂ« xhepa”. 

Kreu i qeverisĂ« theksoi se “kthesa e kĂ«tij viti me plazhet publike Ă«shtĂ« vetĂ«m hapi i parĂ« i njĂ« qasjeje tĂ« re ndaj buzĂ«s sĂ« detit, e cila Ă«shtĂ« e tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve jo vetĂ«m e disa tregtarĂ«ve”.  

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë. 

1 nga 2

/e.i/ /r.e/

The post Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ProtestĂ« pĂ«r PalestinĂ«n nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Pasditen e sotme, nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” u organizua protesta nĂ« emĂ«r tĂ« kauzĂ«s pĂ«r vuajtjet e popullit palestinez nĂ« Gaza, pĂ«r shkak të konfliktit me Izraelin. 

Protesta nisi nĂ« orĂ«n 18:00 dhe u zhvillua nĂ«n moton “Ndaloni urinĂ«, lejoni ushqimin dhe jetĂ«n”. NĂ« kĂ«tĂ« protestĂ«, u bashkuan edhe qytetarĂ« tĂ« shumtĂ«, mes tyre edhe aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg, e cila bĂ«ri thirrje nĂ« shqip: Liri pĂ«r PalestinĂ«n! 

Në fjalën e saj, Thunberg tha se arsyeja pse lufta në Gaza ka degraduar në gjenocid është heshtja e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit, që kanë ardhur duke u përshkallëzuar. 

Sipas medieve, aktivistja tha se “Gaza ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n e 5 tĂ« kequshqyerjes, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« kufirit mijĂ«ra kamionĂ« me ndihma ushqimore presin pĂ«r tĂ« hyrĂ«. Kjo Ă«shtĂ« pasojĂ« direkte e heshtjes sĂ« botĂ«s qĂ« e lejoi Izraelin tĂ« kryente kĂ«tĂ« gjenocid. Kjo Ă«shtĂ« nĂ« vazhdim tĂ« politikave tĂ« paligjshme tĂ« Izraelit, qĂ« ka shkatĂ«rruar furrat e bukĂ«s pĂ«r tĂ« vazhduar fushatĂ«n e urisĂ« nĂ« Gaza. Shterimi i resurseve natyrore, ndryshimi klimatik shkojnĂ« dorĂ« mĂ« dorĂ« pĂ«r me shtypjen dhe palestinezĂ«t po dĂ«shmojmĂ« kĂ«tĂ« nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«â€. 

/e.i//r.e/

The post ProtestĂ« pĂ«r PalestinĂ«n nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foton nga Londra

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nĂ« rrugĂ« dhe lagje tĂ« ndryshme tĂ« kryeqytetit, por edhe nĂ« bashkitĂ« e tjera tĂ« vendit, po zhvillohet ende. 

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet një bar në Londër (Angli), ndërsa shtesa e lokalit ka zaptuar trotuarin.  

“Nuk e di a e kanĂ« vĂ«rtetĂ« shqipot kĂ«tĂ« lokalin me shtesa mbi trotuar nĂ« LondĂ«r, po qesha shumĂ« kur ma çuan dhe po e ndaj me ju pĂ«r pak humor”, shkruan Rama.  

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë. 

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror. 

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë. 

/e.i//r.e/

The post Rama ndan foton nga Londra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekstradohet nga Dubai një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se nĂ« vijim tĂ« bashkĂ«punimit intensiv tĂ« Interpol TiranĂ«s me homologĂ«t nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« koduar “The Wanted”, rreth orĂ«s 16:30, u finalizuan procedurat pĂ«r ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« shtetasit shqiptar Denis Bajri 37 vjeç. 

Sipas PolicisĂ«, ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar TiranĂ« i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer nĂ« formĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal. 

NĂ« njoftim thuhet se “Denis Bajri, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procedurave iu dorĂ«zua DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme sĂ« Burgjeve”. 

/e.i//r.e/

The post Ekstradohet nga Dubai një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prefekti Jole: Rritje e bashkëpunimit midis strukturave për përballimin e situatave të zjarreve

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Komiteti i Mbrojtjes Civile zhvilloi njĂ« mbledhje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t me PrefekturĂ«n e qarkut Korçë, pĂ«r tĂ« diskutuar rreth situatĂ«s sĂ« krijuar nga zjarret.

Prefekti i Korçës, Nertil Jole bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara, në takimin me drejtues të stacioneve të MZSH-ve dhe përgjegjësit e sektorëve të emergjencave civile dhe pyjeve pranë bashkive të qarkut, kërkuan angazhim maksimal të të gjitha strukturave për të pasur një vëmendje më të shtuar, duke marrë shkas edhe nga temperaturat më të larta që priten në ditët në vijim. 

Jole tha se “takimi kishte fokus rritjen e bashkĂ«punimit midis strukturave nĂ« nivel qarku pĂ«r pĂ«rballimin e situatave tĂ« zjarreve, forcimin e masave parandaluese, rritjen dhe forcimin e kapaciteteve reaguese, gatishmĂ«risĂ« sĂ« punonjĂ«sve, mjeteve dhe pajisjeve tĂ« ndĂ«rhyrjes zjarrfikĂ«se, etj.”.  

“ZjarrĂ«vĂ«niet rrezikojnĂ« jetĂ«n dhe pronĂ«n, ndotin ndjeshĂ«m mjedisin dhe kĂ«rkojnĂ« shpenzime financiare pĂ«r t’i pĂ«rballuar”, u shpreh ai, ndĂ«rsa theksoi se mbrojtja e pyjeve dhe pasurisĂ« Ă«shtĂ« detyrĂ« e tĂ« gjithĂ«ve.

Prefekti i Korçës, Nertil Jole zhvilloi në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile në nivel k...
1 nga 7

/e.i//r.e/

The post Prefekti Jole: Rritje e bashkëpunimit midis strukturave për përballimin e situatave të zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, qeveria shpronëson pronarin e tokës

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi shpronĂ«simin, pĂ«r interes publik, tĂ« njĂ« pasurie private nĂ« qytetin e VlorĂ«s, e cila preket nga realizimi i “QendrĂ«s multifunksionale nĂ« LuginĂ«n e VjosĂ«s”. 

Vlera e përgjithshme e kompensimit për pronarin e pasurisë së paluajtshme është caktuar në shumën prej 1 079 595 lekësh, ndërsa shpenzimet procedurale të shpronësimit arrijnë në 70 000 lekë, të cilat do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.  

Sipas vendimit, fondi pĂ«r kompensimin financiar do tĂ« pĂ«rballohet nga buxheti i shtetit, pĂ«rmes llogarisĂ« “Fondi i shpronĂ«simeve” nĂ« BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. 

Procesi i shpronësimit nis menjëherë pas publikimit të vendimit në Fletoren Zyrtare dhe pritet të përfundojë brenda tre muajve nga hyrja e tij në fuqi. Pronari do të kompensohet pas paraqitjes së dokumentacionit të plotë pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të ndjekë të gjitha procedurat për likuidimin. 

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, përmes drejtorisë vendore në Vlorë, do të nisë brenda 30 ditëve procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale. 

Qendra multifunksionale qĂ« do tĂ« ndĂ«rtohet nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« do tĂ« promovojĂ« vlerat natyrore dhe kulturore qĂ« zotĂ«ron territori i lumit tĂ« fundit tĂ« egĂ«r nĂ« EvropĂ«. Kompania fituese pĂ«r ngritjen e qendrĂ«s multifunksionale Ă«shtĂ« shpallur studioja projektuese “CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO”.  

Projekti që do të vihet në jetë ndërthur investimet që do të bëhen me natyrë, duke e shoqëruar rrugëtimin me informacione, stacione ndalimi për turistët apo edhe muzeun e informacionit, që jep më shumë detaje mbi këtë pasuri kombëtare. 

VKM ngarkon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Shtetërore e Kadastrës, Drejtorinë Vendore Vlorë dhe Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”. 

/e.i//r.e/

The post Qendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, qeveria shpronëson pronarin e tokës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHZH ngarkohet të kryejë procedurat e prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave ngarkoi sot Fondin Shqiptar tĂ« Zhvillimit si autoritet kontraktor pĂ«r kryerjen e procedurĂ«s sĂ« prokurimit publik pĂ«r krijimin e hapĂ«sirave tĂ« reja pĂ«r arkivin e KryeministrisĂ«.  

Në njoftimin Këshillit të Ministrave thuhet se në funksion të zbatimit të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratën përkatëse, si dhe të ndjekë zbatimin e saj e të projektit përkatës dhe paraqitjen, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, të kërkesave për miratimin e lejeve përkatëse, në funksion të zbatimit të punimeve. 

“Kryeministria i vendos nĂ« dispozicion Fondit Shqiptar tĂ« Zhvillimit tĂ« dhĂ«nat pĂ«r specifikimet teknike tĂ« projektit”, thuhet nĂ« njoftim, ndĂ«rsa efektet financiare pĂ«rballohen nga buxheti i miratuar pĂ«r KryeministrinĂ«, pĂ«r vitin 2025. 

Ngarkohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”. 

/e.i//r.e/

The post FSHZH ngarkohet të kryejë procedurat e prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Federata e Skive mbështetet me 10 milionë lekë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot financimin e FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Skive nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« pĂ«rgatitjes pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore, Milano Cortina 2026.  

Qeveria, vendosi financimin, në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për Federatën Shqiptare të Skive (FSHS) për mbështetje dhe përgatitje për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. 

Në vendim thuhet se fondi i përcaktuar transferohet në llogarinë e Federatës Shqiptare të Skive, në një bankë të nivelit të dytë, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. 

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Skive, brenda muajit gusht 2025, duhet të paraqesë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit planin e detajuar dhe të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Skive të veprimtarisë, për të cilën do të përdoret ky fond. 

Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Federata Shqiptare e Skive për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”. 

/e.i//r.e/

The post Federata e Skive mbështetet me 10 milionë lekë për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Monitorim i plazheve publike për një sezon turistik të pastër dhe të rregullt

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Agjencia KombĂ«tare e Bregdetit, agjencitĂ« rajonale dhe strukturat e tjera janĂ« çdo ditĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« monitoruar garantimin e njĂ« sezoni turistik tĂ« pastĂ«r dhe tĂ« rregullt.  

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga inspektimet e kryera në Sarandë, Zvërnec, Darzezë, Radhimë e Ksamil. 

Kryeministri Rama tha se “respektimi i parcelave publike siç parashikohet nĂ« rregulloren e re tĂ« menaxhimit tĂ« plazheve, ku dyfishimi i aksesit nĂ« plazhet publike, shton edhe pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« pĂ«r mirĂ«mbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar nĂ« respektimin e hapĂ«sirave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta”. 

Këtë vit rregullorja e re re menaxhimit të plazheve bazohet në parimin kryesor se shezlonget në vetvete nuk mund të jenë model parësor biznesi, por duhen trajtuar vetëm si një aksesor shtesë i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh këtë vit ka 300 metra plazh publik.

Momente nga inspektimet e kryera në Sarandë, Zvërnec, Darzezë, Radhimë e Ksamil
1 nga 19

/e.i//r.e/

The post Rama: Monitorim i plazheve publike për një sezon turistik të pastër dhe të rregullt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkelje e rregullave të qarkullimit, katër drejtues mjetesh të arrestuar e 1958 masa administrative nga Rrugorja Shkodër

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Policia Rrugore e ShkodrĂ«s njoftoi sot se gjatĂ« dy javĂ«ve tĂ« fundit janĂ« arrestuar katĂ«r drejtues mjetesh, ndĂ«rsa janĂ« vendosur 1958 masa administrative.  

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror. 

Gjithashtu, Policia bën me dije se monitorohen pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin. Janë ushtruar kontrolle dhe janë ndëshkuar me masë administrative edhe drejtuesit e motomjeteve elektrike, të cilët bëhen burim aksidenti duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.  

Sipas PolicisĂ« Rrugore ShkodĂ«r, gjatĂ« kĂ«tyre dy javĂ«ve, janĂ« arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janĂ« proceduar penalisht 9 tĂ« tjerĂ«, pĂ«r veprat penale “Drejtimi i mjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt” dhe “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”, si dhe janĂ« vĂ«nĂ« gjithsej 1958 masa administrative pĂ«r shkelje tĂ« ndryshme tĂ« Kodit Rrugor, konkretisht: 166 masa pĂ«r mosvĂ«nien e rripit tĂ« sigurimit; 155 masa pĂ«r mosvĂ«nien e kaskĂ«s mbrojtĂ«se; 39 masa pĂ«r pĂ«rdorimin e celularit gjatĂ« drejtimit tĂ« mjetit; 28 masa pĂ«r drejtim mjeti nĂ« efektin e alkoolit; 13 masa pĂ«r xhama tĂ« errĂ«suar; 260 masa pĂ«r parakalime tĂ« gabuara; 501 masa pĂ«r ndalim apo qĂ«ndrim tĂ« gabuar; 94 masa pĂ«r mosdhĂ«nie pĂ«rparĂ«sie kĂ«mbĂ«sorĂ«ve; 702 masa pĂ«r shkelje tĂ« tjera tĂ« Kodit Rrugor. 

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. 

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.  

/e.i/r.e/

The post Shkelje e rregullave të qarkullimit, katër drejtues mjetesh të arrestuar e 1958 masa administrative nga Rrugorja Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe institucioneve të drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri bĂ«ri tĂ« ditur sot se, lufta kundĂ«r trafikimit tĂ« qenieve njerĂ«zore, mbetet njĂ« sfidĂ« globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshĂ«m.  

NĂ« konferencĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« projektit “TĂ« Drejtat e Viktimave Nuk KanĂ« Çmim”, mbĂ«shtetur nga Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ«, shefja e ZyrĂ«s sĂ« MarrĂ«dhĂ«nieve me Publikun, McKenzie Louw, sĂ« bashku me zbatuesin e projektit, qendrĂ«n Psiko-Sociale Vatra, dhe partnerĂ«t nga Struktura e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (SPAK), Gjykata e LartĂ« dhe forcat shqiptare tĂ« zbatimit tĂ« ligjit, theksuan nevojĂ«n pĂ«r bashkĂ«punim mes organeve tĂ« rendit, institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe komuniteteve pĂ«r tĂ« çmontuar rrjetet e trafikantĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur viktimat. 

NĂ« njoftimin e AmbasadĂ«s, thuhet se “Shtetet e Bashkuara mbeten tĂ« pĂ«rkushtuara nĂ« luftĂ«n kundĂ«r trafikimit, sigurimin e kufijve dhe çmontimin e rrjeteve kriminale ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« shfrytĂ«zojnĂ« individĂ«t mĂ« tĂ« cenueshĂ«m”.

Konferenca pĂ«rmbyllĂ«se e projektit “TĂ« Drejtat e Viktimave Nuk KanĂ« Çmim”, mbĂ«shtetur nga Ambas...
1 nga 4

/e.i/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe institucioneve të drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌