Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Kryetarja e votuar e PD Manola Nikollo kundër qëndrimit të këshilltarëve për votën PRO

31 July 2025 at 11:07

Kryetarja e votuar e PD Manola Nikollo kundër qëndrimit të këshilltarëve për votën PRO: “Vendimi për tokën në Nivicë është një hap pas për demokracinë vendore”   Pas reagimeve të forta nga qytetarë dhe figura politike mbi vendimin e Këshillit Bashkiak Sarandë për dhënien me qira të 60 hektarëve në Nivicë për ndërtimin e një […]

The post Kryetarja e votuar e PD Manola Nikollo kundër qëndrimit të këshilltarëve për votën PRO appeared first on Saranda Web.

Po pinin alkool në Borsh, i riu qëllon me armë zjarri shokun e tij! Dy të shoqëruar

31 July 2025 at 09:26

Po pinin alkool në Borsh, i riu qëllon me armë zjarri shokun e tij! Dy të shoqëruar Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes dy shokësh në një lokal në Borsh, ku dhe kishin konsumuar alkool.   Në konflikt e […]

The post Po pinin alkool në Borsh, i riu qëllon me armë zjarri shokun e tij! Dy të shoqëruar appeared first on Saranda Web.

Yesterday — 30 July 2025Main stream

Furnizimi mjekësor në Gazë, OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm është jetik

By: redi
30 July 2025 at 21:28

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se dërgesat e vazhdueshme të furnizimeve mjekësore në Gazë janë “jetike”, teksa kamionët e OBSH-së me ndihma u nisën drejt kufirit të mërkurën. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetësi ka nisur dhjetë kamionë nga El-Arish në Egjipt drejt pikëkalimit kufirtar Kerem në Izrael për në Rripin e Gazës.

Source

Përveç suksesit sportiv, Shkëndija ka fituar të paktën pesë milionë euro

30 July 2025 at 21:57

Kuqezinjtë nga Tetova shënuan fitore të madhe edhe në ndeshjen e kthimit ndaj FCSB-së në Bukuresht, duke kaluar në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, njofton Telegrafi.

Ky sukses historik u siguron atyre të paktën pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, një arritje e paprecedent për futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Përveç suksesit sportiv, ky kualifikim do të sjellë në arkën e klubit shumën më të madhe ndonjëherë të fituar nga një ekip nga Maqedonia nga UEFA – të paktën pesë milionë euro, ndërsa kjo shumë mund të rritet ndjeshëm në varësi të rrugëtimit të mëtejshëm të ekipit.

Në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, Shkëndija do të përballet me Qarabagun nga Azerbajxhani. Nëse arrin ta eliminojë këtë kundërshtar, atëherë kuqezinjtë do të luajnë në “play-off”-in për grupet e Ligës së Kampionëve. Në rast eliminimi, ata zhvendosen në “play-off”-in e Ligës së Evropës. Edhe nëse nuk kalojnë më tej as aty, Shkëndija tashmë e ka të garantuar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës.

Shkëndija tashmë është emër i konfirmuar në hartën evropiane të futbollit – dhe ky është vetëm fillimi. /Telegrafi/

The post Përveç suksesit sportiv, Shkëndija ka fituar të paktën pesë milionë euro appeared first on Telegrafi.

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, thirrja nga QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

By: redi
30 July 2025 at 17:17

Mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci duhet të dorëzohet brenda datës 31 korrik, në të kundërt do të përballen me penalitetet që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar. “Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme…

Source

Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO

30 July 2025 at 14:41

Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës   Mes kundërshtive dhe pranisë policore, Këshilli Bashkiak Sarandë miraton dhënien me qira të 60 hektarëve për panele diellore   Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar sot, me vota unanime nga të gjithë këshilltarët e majtë dhe të djathtë, dhënien me qira të një sipërfaqeje prej […]

The post Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Lirohen 2 të arrestuarit te “Delvina Gas”,  Prokuroria: Arrestimi ishte i paligjshëm

30 July 2025 at 10:29

Lirohen 2 të arrestuarit te “Delvina Gas”,  Prokuroria: Arrestimi ishte i paligjshëm   Delvinë, 30 korrik 2025 – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të dy personave të arrestuar një ditë më parë në vendburimet e gazit që shfrytëzohen nga kompania “Delvina Gas”.   […]

The post Lirohen 2 të arrestuarit te “Delvina Gas”,  Prokuroria: Arrestimi ishte i paligjshëm appeared first on Saranda Web.

Dita Ndërkombëtare e Miqësisë

30 July 2025 at 08:00

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e Miqësisë, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2011, me motivacionin se miqësia midis popujve, vendeve, kulturave dhe individëve mund të frymëzojë përpjekjet për paqe dhe të ndërtojë ura midis komuniteteve.

Asambleja e Përgjithshme njeh në dokument rëndësinë e miqësisë si një “ndjenjë fisnike dhe e çmuar në jetën e qenieve njerëzore në mbarë botën”.

Në nderim të kësaj dite, OKB-ja inkurajon qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe grupet e shoqërisë civile të zhvillojnë aktivitete dhe iniciativa që kontribuojnë në promovimin e një dialogu midis qytetërimeve, solidaritetit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe pajtimit.

Këtë vit, ndërsa bota përballet me diferenca të thella midis kombeve, brenda shoqërive, madje edhe brenda familjeve, thirrja për miqësi nuk është sentimentale. Është thelbësore. Ajo na nxit të guxojmë të besojmë në diçka më të mirë. Është një thirrje për të imagjinuar një të ardhme ku ndryshimi nuk do të thotë distancë dhe ku besimi është më i fortë se frika. Nëpërmjet miqësisë, ne nuk përballemi vetëm me botën ashtu siç është, por fillojmë ta formojmë botën ashtu siç do të donim të ishte.

/r.e/

The post Dita Ndërkombëtare e Miqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Kryeministri Starmer: Mbretëria e Bashkuar mund të njohë shtetin Palestinez në OKB

By: redi
29 July 2025 at 19:06

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, thotë se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin palestinez në shtator përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA). Sipas mediave të huaja, kryeministri britanik ka renditur edhe disa kushte që kjo të ndodhë. Ai përsëriti gjithashtu se nuk ka ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit dhe se kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Hamasit…

Source

Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën

29 July 2025 at 14:32

Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën   Shërbimet e Policisë Bashkiake Sarandë, gjatë kontrolleve rutinë në territorin e Njësisë Administrative Ksamil, kanë konstatuar një rast zaptimi të hapësirës publike.     Sipas njoftimit zyrtar, është evidentuar një sipërfaqe toke e rrethuar në mënyrë të paligjshme me rrjetë metalike dhe struktura […]

The post Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën appeared first on Saranda Web.

Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin

29 July 2025 at 14:21

Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari. Procedohet penalisht një 51-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.     Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin […]

The post Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin appeared first on Saranda Web.

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Në 6 muajt e parë të këtij viti, përmes portalit qeveritar e-Albania janë regjistruar 4 701 aplikime drejt Qendrës Kombëtare të Biznesit për të marrë licencë të re për aktivitet ekonomik.

Aplikimi online ka lehtësuar procesin dhe u ka kursyer kohë qytetarëve për marrjen e licencës së biznesit.

Sipas të dhënave të publikuara nga portali e-Albania, gjatë vitit 2024 u regjistruan 9 082 aplikime drejt QKB-së për të marrë licencë të re për aktivitet ekonomik.

Ndërkohë që nga viti 2019 e deri në vitin 2023 shënohen 21 269 aplikime të tilla.

Qeveria ka në fokus avancimin e vazhdueshëm të digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për bizneset në Shqipëri.

Në kuadër të reformës së digjitalizimit, bizneset kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online nëpërmjet portalit e-Albania, duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes.

Po ashtu, përmes ndryshimeve ligjore të ndërmarra vitin e kaluar, janë eliminuar një sërë tarifash për aplikim që paguheshin më parë nga biznesi dhe ekstraktet lëshohen vetëm në format elektronik dhe pa pagesë nëpërmjet sportelit elektronik.

/r.e/

The post QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë

29 July 2025 at 11:43

Reperi Gjesti ka mbajtur mbrëmë (e hënë) një performancë të veçantë në njërin prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku.

Ishte hera e parë që artisti performonte në Prishtinë, dhe momenti nuk kaloi pa emocione.

Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.

Foto: Screenshot/TikTok

“Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”.

Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me falënderime: “Faleminderit që mi keni hapur dyert, jau ha zemrën të gjithëve”.

Foto: Screenshot/TikTok

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për artistin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se për të, ky nuk ishte thjesht një koncert, por një ëndërr e realizuar.

E kjo vjen falë famës së madhe që bëri në Big Brother VIP Albania 4, ku edhe u shpall fitues. /Telegrafi/

 

The post Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë appeared first on Telegrafi.

Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO

29 July 2025 at 10:37

Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas. Ndërtonin pa leje impiant gazi në pronë publike në Delvinë, arrestohen dy inxhinierë – shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë   Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar dhe ndërprerë ndërtimin e një impianti […]

The post Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Izraeli dhe SHBA bojkotojnë samitin për zgjidhjen e konfliktit në OKB

By: Rovena
29 July 2025 at 11:50

Në New York, në ambientet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u zhvillua një samit ndërkombëtar i fokusuar në zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Mungesa e përfaqësuesve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy aktorëve kryesorë në këtë proces, nxori në pah tensionet e thella diplomatike që vazhdojnë të pengojnë dialogun. Samitin e organizuan së bashku Franca dhe Arabia Saudite, duke mbledhur delegacione nga 125 vende.

Edhe pse pa pjesëmarrjen e Izraelit dhe SHBA-së, diskutimet u përqendruan në çështjet më delikate, duke përfshirë kufijtë, sigurinë, statusin e Jerusalemit, të drejtat e refugjatëve dhe bashkëpunimin ekonomik. Për t’i adresuar këto tema, u formuan tetë grupe pune, ndërsa u prezantua një platformë e re diplomatike për të rivitalizuar dialogun e pezulluar prej muajsh.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara reaguan ashpër ndaj këtij samiti. Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, e përshkroi mbledhjen si një “tërësisht të larguar nga realiteti”, duke theksuar se prioriteti duhet të jetë lirimi i pengjeve dhe shkatërrimi i Hamasit. Ndërkaq, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit amerikan, Tammy Bruce, e cilësoi samitin një “lojë propagandistike” që minon përpjekjet diplomatike aktuale për paqe.

Në anën tjetër, përfaqësuesit francezë dhe sauditë theksuan rëndësinë e njohjes së shtetit palestinez si një hap kyç drejt zgjidhjes së konfliktit dhe bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Ata dënuan fuqishëm humbjet e pafajshme civile dhe shkatërrimet që po shkakton lufta, duke kërkuar ndërhyrje urgjente humanitare.

Ky samit përfaqëson një përpjekje ndërkombëtare për të rikthyer perspektivën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, edhe pse sfidat dhe mungesa e unitetit mes aktorëve kryesorë mbeten pengesa të mëdha./abcnews.al

NJU JORK – Guterres: Asgjë nuk mund ta justifikojë shkatërrimin e Gazës para syve të botës

NJU JORK, 28 korrik /ATSH-AA/ – Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se Rripi i Gazës po lihet në uri para syve të botës, duke e cilësuar këtë situatë si pjesë të një “realiteti sistematik” më të gjerë që po shkatërron themelin për paqe në Lindjen e Mesme.

“E vërteta është: jemi në pikën kulmore. Zgjidhja me dy shtete është më larg se kurrë më parë”, tha sekretari i përgjithshëm në një konferencë të nivelit të lartë në selinë e OKB-së në Nju Jork.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë shkatërrimin e Gazës që po ndodh para syve të botës. Uria e popullsisë”, theksoi ai.

Guterres shtoi se “aneksimi i ngadalshëm i Bregut Perëndimor të pushtuar është i paligjshëm. Duhet të ndalet. Shkatërrimi i plotë i Gazës është i patolerueshëm. Duhet të ndalet”.

“Këto nuk janë ngjarje të izoluara. Ato janë pjesë e një realiteti sistematik që po çmonton blloqet e ndërtimit të paqes në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë me vendosmëri për t’i dhënë fund pushtimit dhe për të mbështetur përpjekjet për paqe.

“Konferenca e sotme është një mundësi e rrallë dhe e domosdoshme. Duhet të sigurohemi që të mos bëhet një tjetër ushtrim i retorikës qëllimmirë por pa veprime konkrete”, tha ai./   /os/

The post NJU JORK – Guterres: Asgjë nuk mund ta justifikojë shkatërrimin e Gazës para syve të botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OKB-ja e alarmuar nga rritja e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona janë në listë për t’u ekzekutuar

By: M C
28 July 2025 at 18:04

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i ndalë dënimet me vdekje, duke përmendur “rritje shqetësuese të ekzekutimeve” këtë vit.

“Raportimet se janë kryer disa qindra ekzekutime në Iran vetëm këtë vit, tregojnë sa shqetësuese është situata, si dhe për nevojën urgjente për një moratorium të menjëhershëm në këtë shtet në kryerjen e dënimeve me vdekje”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volder Turk përmes një deklarate.

Sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, të paktën 612 persona janë ekzekutuar në gjysmën e parë të vitit 2025. Kjo shifër është dyfish më e madhe sesa ajo e periudhës së njëjtë më 2024, kur autoritetet iraniane raportohet t’i kenë kryer të paktën 297 ekzekutime, është thënë në deklaratë. Sipas shefit të zyrës së OKB-së, minoritetet janë prekur në mënyrë joproporcionale.

“Është alarmante të shohim raportime që tregojnë se janë të paktën 48 persona në listë për t’u ekzekutuar”, ka thënë Turk.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut ka thënë se informacioni i mbledhur nga zyra e tij tregon se në shumicën e rasteve, procedurat gjyqësore janë kryer me dyer të mbyllura dhe kështu nuk janë respektuar të gjitha ligjet që garantojnë proces të drejtë.

Sipas zyrës së tij, mbi 40 për qind e ekzekutimeve këtë vit janë kryer për shkelje të lidhura me drogën. Të tjerë janë dënuar për akuza sikurse “’armiqësia ndaj Zotit’, ‘korrupsion në Tokë’, dhe akuza tjera që përdoren shpesh nga autoritetet për t’i heshtur zërat kundërshtues”./ REL

The post OKB-ja e alarmuar nga rritja e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona janë në listë për t’u ekzekutuar appeared first on Albeu.com.

Dita Botërore e Hepatiteve, Koçiu: Shqipëria, sukses domethënës në luftën kundër hepatitit B

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Në Ditën Botërore të Hepatiteve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “falë programit të vaksinimit universal, Shqipëria ka arritur suksese domethënëse në luftën kundër hepatitit B”.

Koçiu shprehet se “një studim kombëtar i realizuar në vitin 2025 nga ISHP, me mbështetjen e OBSH/Evropa dhe Institutit Robert Koch, konfirmoi se asnjë nga mbi 2000 fëmijët 6–7 vjeç të përfshirë nuk rezultoi pozitiv për hepatit B”.

Ministrja Koçiu nënvizoi se “vaksinimi në lindje dhe mbulimi me dozën e tretë është shumë i lartë, ndërsa Shqipëria ka arritur objektivat e kontrollit dhe eliminimit të hepatitit B tek fëmijët”.

“Një hap i rëndësishëm drejt eliminimit të hepatitit B deri në vitin 2030 dhe sigurimit të një brezi te ardhshëm pa hepatit B”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Motoja e fushatës ndërgjegjësuese për këtë vit është: “T’i thyejmë barrierat!”.

Hepatiti prek njerëzit më të rrezikuar. Mbi 90% e rasteve të reja me hepatit B ndodhin nga transmetimi nga nëna tek fëmija, si dhe gjatë fëmijërisë së hershme.

Grupe të tjera janë gjithashtu në rrezik të lartë nga hepatiti B dhe C, përfshirë njerëzit që injektojnë drogë, njerëzit që bëjnë tatuazhe, partnerët e atyre që janë me hepatit B, si dhe stafi shëndetësor.

/e.i/r.e/

The post Dita Botërore e Hepatiteve, Koçiu: Shqipëria, sukses domethënës në luftën kundër hepatitit B appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌