❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Turistja viktimĂ« e njĂ« mashtrimi nĂ« Kroaci – taksisti ia faturon 1500 euro pĂ«r 1.5 kilometra rrugĂ«

Një skandal i madh shpërtheu në Kroaci kur një taksist u përpoq të përfitonte në mënyrë të padrejtë nga një turist nga Zelanda e Re, duke i ngarkuar asaj një shumë të jashtëzakonshme prej 1500 eurosh për një udhëtim të shkurtër drejt një blloku që ndodhej vetëm disa minuta larg.

Carol Cowan, nĂ« muajin maj nĂ« Zagreb, pĂ«r njĂ« udhĂ«tim prej vetĂ«m njĂ« kilometĂ«r e gjysmĂ« – nga Stacioni Kryesor i Trenit deri te rruga Frankopanska – mbeti pa 1506 euro, raporton index.hr.

Gjithçka filloi kur arriti në stacionin hekurudhor të Zagrebit, ajo nuk gjeti një taksi me shenja zyrtare dhe pranoi të hipte në një taksi të parregullt, në besim se do të paguante një çmim normal për një udhëtim të tillë.

GjatĂ« rrugĂ«s, ajo vuri re qĂ« taksimetri po rritej shumĂ« shpejt dhe shifrat po bĂ«heshin “astronomike”, por nuk e kuptoi menjĂ«herĂ« qĂ« shuma ishte nĂ« euro dhe jo nĂ« kuna, monedhĂ«n vendase kroate.

Vetëm pasi përfundoi udhëtimin dhe kontrolloi llogarinë e kartës së saj të kreditit, Carol u habit të shihte një ngarkesë prej 1506 eurosh.

Kjo shumë ishte pothuajse gjysma e të gjithë buxhetit që ajo kishte planifikuar për gjithë udhëtimin në Evropë.

E ndjerë e tradhtuar dhe e shqetësuar për sigurinë e saj, Carol vendosi të anulonte të gjitha rezervimet e mëtejshme dhe të kthente udhëtimin e saj në mënyrë të parakohshme.

Ngjarja nxjerr në pah rreziqet që mund të hasen nga turistët në destinacione të huaja, sidomos kur bëhet fjalë për transportin informal, dhe thekson rëndësinë e përdorimit të shërbimeve të licencuara dhe të besueshme për të shmangur abuzimet dhe skemat mashtruese. /Telegrafi/

🚖 A scandal erupted in Croatia — a taxi driver ripped off a tourist from New Zealand, charging her €1,500 for a ride to a nearby block

Carol Cowan had been traveling across Europe for eight weeks. Upon arriving at the Zagreb train station, she agreed to take a taxi without
 pic.twitter.com/5qRVFcs8mi

— NEXTA (@nexta_tv) August 20, 2025

 

The post Turistja viktimĂ« e njĂ« mashtrimi nĂ« Kroaci – taksisti ia faturon 1500 euro pĂ«r 1.5 kilometra rrugĂ« appeared first on Telegrafi.

Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

Rusia dikur ishte njĂ« nga partnerĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tregtarĂ« të GjermanisĂ«, por qĂ« nga pushtimi i UkrainĂ«s dhe vendosja e sanksioneve tĂ« BE-sĂ«, tregtia ka qenĂ« nĂ« rĂ«nie tĂ« vazhdueshme. NĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, importet nga Rusia nuk arritĂ«n as 670 milionĂ« euro – shumica e tĂ« cilave janĂ« pesticide dhe metale. Eksportet [
]

The post Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane appeared first on BoldNews.al.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.

Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës.

Ministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes i KosovĂ«s, Ejup Maqedonci, thotĂ« se mĂ« 18 korrik nĂ« TiranĂ« Ă«shtĂ« mbajtur takimi i grupit zbatues “pĂ«r ta zbĂ«rthyer planin nĂ« nivel operacional”.

Nga Ministria e Mbrojtjes e ShqipĂ«risĂ«, e cila ishte mikpritĂ«se e ceremonisĂ« sĂ« nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes, thanĂ« se nĂ« shtator tĂ« kĂ«tij viti do t’u paraqitet pĂ«r miratim ministrive tĂ« ShqipĂ«risĂ«, KosovĂ«s dhe KroacisĂ« udhĂ«zuesi i cili Ă«shtĂ« drejt finalizimit.

Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiq, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.

NĂ« tekstin e deklaratĂ«s u tha se ky bashkĂ«punim Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« siguruar pozicionim tĂ« mirĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« ballĂ« kĂ«rcĂ«nimeve dhe pĂ«r tĂ« arritur objektivat e mbrojtjes dhe sigurisĂ«.

Blerjet e përbashkëta të armatimit

Blerja e kapaciteteve mbrojtëse është angazhimi i parë në deklaratë për të cilën u zotuan ministrat e Mbrojtjes.

Në këtë aspekt, sipas Maqedoncit, synohet që të bëhet një porosi për blerje, në vend të tri porosive të veçanta nga secili shtet.

“PĂ«r shembull njĂ« sistem [armĂ«sh] qĂ« jemi tĂ« interesuar tĂ« tri shtetet ta blejmĂ« nga SHBA-ja, ta bĂ«jmĂ« porosinĂ« si njĂ« blerje, duke shfrytĂ«zuar legjislaturĂ«n e secilit vend, por qĂ« sasia dhe koha e liferimit tĂ« determinohet si e pĂ«rbashkĂ«t, sepse prej SHBA-sĂ« kur blen mĂ« shumĂ«, kushtojnĂ« mĂ« lirĂ« dhe vijnĂ« mĂ« shpejt”, thotĂ« Maqedonci pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Këto blerje parashihet të bëhen me fonde kombëtare të secilit shtet.

Maqedonci pret që shtetet partnere në këtë marrëveshje do të ndihmojnë Kosovën drejt integrimit euroatlantik, siç thotë se zotohen në deklaratë, në mënyrë specifike sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Ministria kroate e Mbrojtjes i tha Radios Evropa e LirĂ« se iniciativa Ă«shtĂ« e hapur edhe pĂ«r aleatĂ«t dhe partnerĂ«t e NATO-s dhe BE-sĂ«, “tĂ« cilĂ«t dĂ«shirojnĂ« tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« stabilitetin, sigurinĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e EvropĂ«s Juglindore”.

“Nxitja e bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e kapaciteteve mbrojtĂ«se dhe bashkĂ«punimit nĂ« industrinĂ« e mbrojtjes Ă«shtĂ« identifikuar si njĂ« aspekt veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i pĂ«rpjekjeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, dhe nĂ« fazĂ«n e zbatimit do tĂ« synohet vazhdimisht analizimi i mundĂ«sive tĂ« bashkĂ«punimit nĂ« fushat e pĂ«rmendura mĂ« lart, qĂ« burojnĂ« nga iniciativat, mekanizmat dhe instrumentet ekzistuese tĂ« BE-sĂ« dhe NATO-s”, u tha mes tjerash nĂ« pĂ«rgjigje.

Deri mĂ« tani zyrtarisht nuk Ă«shtĂ« njoftuar ende nĂ«se kĂ«tij bashkĂ«punimi do t’i bashkohet edhe ndonjĂ« shtet tjetĂ«r.

QĂ«llim i bashkĂ«punimit, sipas QeverisĂ« kroate, “nuk Ă«shtĂ« krijimi i ndonjĂ« aleance ushtarake”.

Ministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotĂ« se do ta shfrytĂ«zojnĂ« takimin radhĂ«s tĂ« KartĂ«s SHBA-Adriatik [A5] qĂ« pritet tĂ« mbahet nĂ« tetor tĂ« kĂ«tij viti, pĂ«r t’iu kĂ«rkuar partnerĂ«ve rajonalĂ« tĂ« bashkohen.

Anëtare të Kartës së Adriatikut janë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, kurse Kosova mban statusin e vëzhguesit.

Pritjet nga marrëveshja

Përveç bashkëpunimit në industrinë e armatimit, shtetet pritet të kryejnë stërvitje ushtarake dypalëshe dhe trepalëshe si dhe të bashkëpunojnë në rekrutimin e personelit duke rritur mundësitë e edukimit përmes akademive dhe kolegjeve ushtarake.

Gjithashtu pritet tĂ« ketĂ« njĂ« angazhim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« luftuar kĂ«rcĂ«nimet hibride “duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«rcĂ«nimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq tĂ« huaj qĂ« mund tĂ« komprometojĂ« ose tĂ« ndikojĂ« nĂ« sigurinĂ« kombĂ«tare dhe rajonale”.

Parashihet që ndërmjet shteteve partnere në këtë marrëveshje të shkëmbehen informacione dhe shërbime inteligjente për të parandaluar sfidat e përbashkëta.

Maqedonci thotë se kjo marrëveshje u mirëprit në Pentagon, kur ai zhvilloi një vizitë në SHBA në muajin qershor të këtij viti.

“E kanĂ« parĂ« si njĂ« mundĂ«si tĂ« mirĂ« tĂ« bashkĂ«punimit regjional pĂ«r tĂ« adresuar sfidat”, thotĂ« ai, duke shtuar se mbĂ«shtetje kanĂ« marrĂ« edhe nga shumĂ« shtete tĂ« NATO-s, pa specifikuar se pĂ«r cilat shtete bĂ«het fjalĂ«.

Megjithatë kundër këtij bashkëpunimi kishte dalë Serbia, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiq, tha se po shkelet marrëveshja nënrajonale e vitit 1996.

Kjo marrĂ«veshje, e cila ka tĂ« bĂ«jĂ« me kuotat e lejuara nĂ« armatim, u nĂ«nshkrua atĂ«kohĂ« nga dy entitetet e Bosnje e HercegovinĂ«s – Federata e Bosnje e HercegovinĂ«s dhe Republika SĂ«rpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e JugosllavisĂ«, e cila pĂ«rbĂ«hej nga Serbia dhe Mali i Zi.

Disa ditë pas nënshkrimit të deklaratës së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Serbia dhe Hungaria nënshkruan një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023.

Vuçiq, asokohe, deklaroi se besonte që kjo marrëveshje do të pasohej me një afrim të mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë.

The post Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane appeared first on Telegrafi.

Britania e Madhe mbledh në Hillsborough ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Kështjella historike e Hillsborough-ut në Irlandën e Veriut do të jetë më 8 tetor skena e një takimi të nivelit të lartë të ministrave të jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar si pjesë e Procesit të Berlinit 2025. Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, do të mirëpresë mbi 15 homologë evropianë, [
]

The post Britania e Madhe mbledh në Hillsborough ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor appeared first on Reporter.al.

HyjnĂ« nĂ« fuqi tarifat e reja tĂ« Trump – ja sa do tĂ« jenĂ« ato pĂ«r KosovĂ«n dhe vendet e rajonit

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende anembanë botës tashmë kanë hyrë në fuqi.

Dhe ndër vendet e prekura, janë edhe Kosova dhe vende të tjera të rajonit.

Kështu, produktet nga Kosova që mësyjnë tregun amerikan, prej sot (7 gusht) do të përballen me tarifë prej 10 për qind, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kosova ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind për produktet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Por nuk janë vetëm produktet nga Kosova ato që do të përballen me tarifa të tilla amerikane pasi me të njëjtën tarifë do të përballen edhe produktet nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ndërkohë, edhe produktet nga Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut do të përballen me 15 për qind.

Ndërsa sipas të dhënave, për produktet në Serbi ato arrijnë në 35 për qind dhe për ato nga Bosnja dhe Hercegovina në 30 për qind.

Kujtojmë se pak para afatit të fundit për marrëveshjet që duhen arritur për të ulur ose shmangur taksat e importit, Trump tha se miliarda dollarë po hynin në SHBA për shkak të tarifave.

Ndërkohë Trump kërcënoi gjithashtu me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, ndërsa i shtyn firmat e teknologjisë të investojnë në SHBA.

Javën e kaluar, administrata Trump njoftoi një listë të rishikuar të taksave të importit për dhjetëra partnerë tregtarë dhe zgjati një afat për vendet që të arrijnë marrëveshje me SHBA-në deri më 7 gusht.

Vendet kanĂ« qenĂ« nĂ« garĂ« pĂ«r tĂ« arritur marrĂ«veshje me Uashingtonin pĂ«r tĂ« ulur – ose hequr – atĂ« qĂ« Trump e quan “tarifa reciproke”.

Politikat e tij tregtare synojnë riformësimin e sistemit global tregtar, të cilin ai e sheh si trajtim të padrejtë të SHBA-së. /Telegrafi/

The post HyjnĂ« nĂ« fuqi tarifat e reja tĂ« Trump – ja sa do tĂ« jenĂ« ato pĂ«r KosovĂ«n dhe vendet e rajonit appeared first on Telegrafi.

Kroacia prezanton armĂ«n e re teknologjike – dronin FPV

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që tregon veprimin e dronëve FPV kroatë gjatë një stërvitjeje demonstrative në Knin.

Në video shihet një dron që fluturon drejt një objektivi dhe përplaset me të gjersa nga objektivi shpërthen një flakë.

Dronët FPV janë mjete ajrore pa pilot që kontrollohen në mënyrë që piloti të shohë në kohë reale pamjen nga kamera e dronit, sikur të ishte vetë duke fluturuar, raporton index.hr.

Hrvatska vojska jučer je po prvi put prikazala djelovanje borbenih FPV dronova hrvatske proizvodnje kroz pokaznu vjeĆŸbu ZapovjedniĆĄtva specijalnih snaga u kojoj je demonstrirano uniĆĄtavanje utvrđenog neprijateljskog poloĆŸaja.

Riječ je o novom naoruĆŸanju koje predstavlja značajan
 pic.twitter.com/HV0pYZw3iJ

— Ivan Anuơić (@ivananusic12) August 6, 2025

“Ushtria kroate dje pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« demonstroi pĂ«rdorimin e dronĂ«ve luftarakĂ« FPV tĂ« prodhuar nĂ« Kroaci pĂ«rmes njĂ« stĂ«rvitjeje tĂ« KomandĂ«s sĂ« Forcave Speciale, ku u tregua shkatĂ«rrimi i njĂ« pozicioni tĂ« fortifikuar armik”, deklaroi Anushiq.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« armatim tĂ« ri qĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« hap tĂ« madh pĂ«rpara nĂ« modernizimin dhe pajisjen e Forcave tĂ« Armatosura me zgjidhje teknologjike tĂ« industrisĂ« mbrojtĂ«se kroate”, shtoi ai.

Këta dronë prodhohen nga kompania vendase Orqa ndërsa janë ekspozuar edhe gjatë paradës ushtarake në Zagreb, ku ishin shfaqe disa mjete ushtarake. /Telegrafi/

The post Kroacia prezanton armĂ«n e re teknologjike – dronin FPV appeared first on Telegrafi.

Analiza: Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Natyra konkurruese e garĂ«s sĂ« armatimeve midis SerbisĂ« dhe KroacisĂ«: a janĂ« paradat ushtarake tĂ« Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandĂ«? Kroacia organizoi paradĂ«n e saj ushtarake me rastin e 30-vjetorit tĂ« operacionit “Stuhia” (Oluja) tĂ« enjten, mĂ« 31 korrik. NdĂ«rsa Beogradi, nga ana tjetĂ«r, po pĂ«rgatit paradĂ«n e tij pĂ«r datĂ«n 20 shtator. PĂ«rgjigja ndaj [
]

The post Analiza: Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke appeared first on BoldNews.al.

Tanke, dronĂ«, helikopterĂ« dhe aeroplanĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« Zagrebit – shikoni si dukej parada ushtarake nĂ« Kroaci

NĂ« zemĂ«r tĂ« kryeqytetit kroat u zhvillua njĂ« nga paradat mĂ« tĂ« mĂ«dha ushtarake tĂ« dekadĂ«s, nĂ« nder tĂ« 30-vjetorit tĂ« operacionit ushtarak “Oluja” (Stuhia), qĂ« shĂ«non pĂ«rfundimin e luftĂ«s sĂ« KroacisĂ« nĂ« vitin 1995.

Rreth 3100 pjesëtarë të ushtrisë, policisë dhe shërbimeve të tjera marshuan në bulevardet kryesore të Zagrebit, ndërsa mbi 450 mjete luftarake, duke përfshirë tanke Leopard, sisteme të blinduara Bradley, obusë modern, dronë luftarakë FPV, si dhe helikopterë Black Hawk u paraqitën në publik për të demonstruar fuqinë ushtarake të vendit.

Kulmi i paradës ishte fluturimi spektakolar i aeroplanëve të avancuar Rafale, të cilët Kroacia i ka blerë së fundmi nga Franca, raporton index.hr.

PjesĂ« e shfaqjes ajrore ishin gjithashtu grupi akrobatik, “Krila Oluje”, si dhe mbi 40 aeroplanĂ« dhe helikopterĂ« ushtarakĂ« e policorĂ«, tĂ« cilĂ«t dhuruan njĂ« spektakĂ«l tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r qytetarĂ«t e mbledhur nĂ« sheshet e qytetit.

Një risi e këtij viti ishte përfshirja e flotës detare kroate përmes transmetimeve të drejtpërdrejta në ekrane gjigante, ku u prezantuan 13 anije luftarake nga brigjet e Adriatikut.

Organizatorët deklaruan se parada kishte për qëllim jo vetëm nderimin e forcave kroate dhe të rënëve në luftë, por edhe dërgimin e një mesazhi të qartë për përgatitjen dhe kapacitetin mbrojtës të Kroacisë në një kohë tensionesh të reja ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Tanke, dronĂ«, helikopterĂ« dhe aeroplanĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« Zagrebit – shikoni si dukej parada ushtarake nĂ« Kroaci appeared first on Telegrafi.

Lirohet me kusht nga burgu ish-kryeministri kroat, Sanader

Me vendim të Gjykatës së Qarkut të Sisakut, ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili po vuan dënimin në burgun e Lipovicës, është liruar me kusht.

Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Qarkut në Sisak, dhe vendimi është marrë sot në një seancë të këshillit gjyqësor, raporton jutarnjilist.

Kujtojmë se Ivo Sanader ishte dënuar me një dënim prej 18 vitesh burg. Deri tani, ai është parë edhe në Zagreb dhe në Kutina, duke përfituar nga lehtësitë që i ofron Ligji për Ekzekutimin e Dënimeve me Burg.

Sot nĂ« GjykatĂ«n e Qarkut nĂ« Sisak u mbajt gjithashtu njĂ« seancĂ« gjyqĂ«sore, nĂ« tĂ« cilĂ«n, sipas informacioneve tĂ« mediumit kroat, Ă«shtĂ« vendosur se ish-kryeministri i plotĂ«son kushtet pĂ«r t’u liruar nga burgu para se tĂ« vuajĂ« tĂ« gjithĂ« dĂ«nimin.

Dy vite mĂ« parĂ« kishim shkruar se atĂ«herĂ«, 69-vjeçari Sanader, mund tĂ« qĂ«ndronte pas hekurave deri nĂ« moshĂ«n 80-vjeçare nĂ«se gjykata nuk do t’i aprovonte lirimin e parakohshĂ«m, pĂ«r shkak tĂ« tre vendimeve tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«.

Për nxjerrjen e parave nga ndërmarrjet publike për fondin e zi të HDZ-së dhe për donacionet e paregjistruara në arkën e partisë, Sanader është dënuar me 7 vjet burg.

Për kërkimin dhe marrjen e 17.5 milionë kunave (rreth 2.3 milionë euro) nga Stjepan Fioliq në këmbim të favorizimit për shitjen e një ndërtese për Ministrinë, ai mori 6 vjet burg.

Për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë INA kompanisë hungareze të naftës në këmbim të një ryshfeti prej dhjetë milionë eurosh, është dënuar me 6 vjet burg. /Telegrafi/

The post Lirohet me kusht nga burgu ish-kryeministri kroat, Sanader appeared first on Telegrafi.

Shqipëria dhe Bullgaria kërkojnë ndihmë nga BE-ja për të shuar zjarret

Mijëra hektarë tokë dhe dhjetëra shtëpi janë shkatërruar.

Brigadat zjarrfikëse të Shqipërisë po përballen me dhjetëra fronte zjarri që po shpërthejnë për shkak të një kombinimi të zjarrvënies së qëllimshme dhe valës së të nxehtit.

Zjarret pyjore po shpërthejnë në shumë zona në të gjithë vendin, me problemet kryesore në zonat jugperëndimore të vendit.

Dëmet përfshijnë shumë shtëpi dhe mijëra hektarë tokë janë djegur, shkruan euronews.

Më shumë se 1,000 zjarrfikës dhe njësi emergjence janë përfshirë në përpjekjet për të përballuar zjarrin.

Hungaria, Kroacia dhe Italia po ndihmojnë në shuarjen, pasi Tirana ka kërkuar ndihmë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

Edhe Bullgaria përballet me më shumë se 230 fronte zjarri.

BE-ja dërgoi katër helikopterë dhe dy aeroplanë për të ndihmuar në shuarjen e tyre.

Ndërsa 11 rajone janë vënë në alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta. Dhjetëra shtëpi janë djegur deri në themel dhe mijëra hektarë pyje janë djegur.

Problemet më serioze ndodhen në lindje të kufirit me Turqinë.

Në vetë Turqinë, një temperaturë rekord prej 50,5 gradë Celsius është matur në qytetin juglindor të Silopit. /Telegrafi/

The post Shqipëria dhe Bullgaria kërkojnë ndihmë nga BE-ja për të shuar zjarret appeared first on Telegrafi.

Institucionet publike dhe korrupsioni – si i shohin qytetarĂ«t e BE-sĂ«?

Një sondazh i fundit nga Eurobarometri tregon se 69 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian besojnë se korrupsioni është një problem i përhapur në vendet e tyre, duke reflektuar një shqetësim në rritje për këtë fenomen.

Megjithatë, vetëm 20 për qind e atyre që kanë qenë dëshmitarë ose kanë përjetuar raste korrupsioni kanë bërë denoncim zyrtar, duke nxjerrë në pah një hendek të madh mes perceptimit dhe veprimit konkret ndaj korrupsionit.

Ky sondazh përfaqëson një rritje të lehtë prej një përqindje krahasuar me vitin e kaluar, që tregon se shqetësimi për korrupsionin vazhdon të thellohet në mesin e qytetarëve të Evropës.

Në disa vende, ky problem perceptohet si më i theksuar se në të tjera. Greqia shënon nivelin më të lartë me 97 për qind të të anketuarve që e konsiderojnë korrupsionin të përhapur në shoqërinë e tyre, e ndjekur nga Kroacia me 92 për qind dhe Portugalia me 91 për qind.

Në anën tjetër të spektrit, Finlanda dhe Danimarka raportojnë perceptimin më të ulët të korrupsionit, me vetëm 21 për qind dhe 28 për qind, përkatësisht, duke treguar një situatë më të kontrolluar apo një perceptim më të ulët të këtij fenomeni në këto vende, raporton euronews.

Vendet e Bashkimit Evropian ku ka pasur rritje më të ndjeshme të perceptimit të korrupsionit gjatë vitit 2024 janë Luksemburgu dhe Irlanda, ku është regjistruar një rritje prej 9 dhe 6 për qind, respektivisht.

Kjo tregon se megjithëse disa vende historikisht janë konsideruar më të pastra, shqetësimi për korrupsionin po rritet gjithashtu edhe aty, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me qëndrimin ndaj korrupsionit, katër nga pesë evropianë shprehen të vendosur që dhënia e ryshfetit apo dhuratave për të fituar një nder apo shërbim publik është e papranueshme në çdo rast. Kjo tregon një konsensus të gjerë moral kundër praktikave korruptive.

Në këtë kontekst, Portugalia (me 98 për qind), Franca (90 për qind) dhe Spanja (90 për qind) shfaqin përqindjet më të larta të njerëzve që e shohin këtë si krejtësisht të papranueshme.

Për më tepër, mbi 70 për qind e evropianëve e konsiderojnë të papranueshme edhe situatën kur një person pranon një nder në këmbim të një përfitimi, ndërsa rreth 5 për qind shprehen se kjo praktikë është gjithmonë e pranueshme, duke reflektuar një pakicë që ka një qëndrim më tolerues ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, rreth 75 për qind e qytetarëve të BE-së shprehen kundër dhënies së dhuratave me qëllim përfitimin e përparësive, duke treguar një vetëdije në rritje për efektet negative të korrupsionit në shoqëri dhe ekonomi.

Një element interesant i sondazhit është edhe dallimi mes moshave: të anketuarit më të moshuar, mbi 55 vjeç, kanë tendencë më të madhe për të konsideruar korrupsionin si të papranueshëm krahasuar me të rinjtë në moshë 15-24 vjeç, gjë që mund të lidhet me ndryshimet në vlerat dhe përvojat e brezave.

Në nivel më specifik, në Bullgari rreth gjysma e të anketuarve identifikojnë policinë si aktorët kryesorë që përfshihen në korrupsion, përfshirë dhënien dhe marrjen e ryshfetit si dhe abuzimin me pushtetin për përfitime personale.

Në Greqi, 61 për qind e njerëzve besojnë se korrupsioni është i përhapur midis zyrtarëve që lëshojnë leje biznesi, ndërsa në Suedi dhe Danimarkë, kompanitë private janë ato që përmenden më shpesh si përfshirëse në praktika korruptive.

Kur flitet për luftën kundër korrupsionit, më shumë se gjysma e evropianëve besojnë se korrupsioni është i përhapur në partitë politike, ndërsa 46 për qind shprehen se edhe politikanët në nivele lokale, rajonale dhe kombëtare nuk janë të përjashtuar nga ky fenomen.

Dy të tretat e qytetarëve mendojnë se rastet e korrupsionit në nivele të larta nuk ndiqen apo ndëshkohen sa duhet në vendet e tyre, duke theksuar një problem serioz të mungesës së llogaridhënies.

Ndërkohë, më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë besim në efektivitetin e përpjekjeve të qeverive për të luftuar korrupsionin, dhe pothuajse gjysma prej tyre janë skeptikë për mënyrën se si masat kundër korrupsionit zbatohen, duke besuar se shpesh ka mungesë transparence dhe objektiviteti, si dhe mund të ketë interesa të fshehura pas tyre.

Në nivelin e përjetuar të korrupsionit, 5 për qind e evropianëve raportojnë se gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë dëshmitarë apo kanë përjetuar personalisht një rast korrupsioni, por vetëm një në pesë prej tyre ka marrë guximin për ta raportuar atë autoriteteve përkatëse.

Problemi i mungesĂ«s sĂ« njohurive mbi vendet ku mund tĂ« raportohen kĂ«to raste Ă«shtĂ« i dukshĂ«m, pasi mĂ« pak se gjysma e tĂ« anketuarve dinĂ« se ku duhet t’i drejtohen njĂ« rasti tĂ« tillĂ«.

Në fund, dallimet gjinore tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë të njohin personalisht dikë që ka marrë ose jep ryshfet, çka mund të lidhet me faktorë socialë dhe ekonomikë, si dhe me nivelet e ndryshme të përfshirjes në situata të tilla.

Në përgjithësi, rezultatet e këtij sondazhi dëshmojnë se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për shoqëritë evropiane dhe kërkon përpjekje më të mëdha për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe atyre politike. /Telegrafi/

The post Institucionet publike dhe korrupsioni – si i shohin qytetarĂ«t e BE-sĂ«? appeared first on Telegrafi.

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm.

Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritĂ« jo vetĂ«m mbi situatĂ«n e sigurisĂ« nĂ« Kroaci, por edhe mbi zhvillimet nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor – njĂ« rajon qĂ«, sipas saj, vazhdon tĂ« pĂ«rballet me sfida tĂ« thella politike dhe tĂ« sigurisĂ«, tĂ« lidhura ngushtĂ« me çështjet e pazgjidhura ndĂ«rshtetĂ«rore.

Edhe pse BE-ja dhe SHBA-ja mbeten të përfshira në përpjekjet për stabilizim, raporti nënvizon se zgjidhja e këtyre çështjeve vazhdon të jetë e vështirë.

Kjo klimë pasigurie, sipas SOA-s, ndikon drejtpërdrejt edhe në procesin e integrimit evropian të rajonit, i cili po ec me ritme të ngadalta.

Kroacia sheh kërcënime të vazhdueshme në veri

Në vlerësimin e saj për Kosovën, SOA thekson ekzistencën e grupeve që synojnë destabilizimin e situatës në veri të vendit, ku shumica e popullsisë është serbe.

Si shembull për këtë, raporti përmend sulmin e armatosur të formacioneve serbe ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023, në të cilin mbeti i vrarë një polic.

Prishtina e ka akuzuar Beogradin për këtë sulm, ndërsa zyrtarët serbë kanë mohuar çdo përgjegjësi.

Raporti vëren se ende nuk është e qartë se si është organizuar ky formacion paraushtarak dhe si është armatosur me armë të rënda me origjinë ushtarake.

Për Millan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit dhe ka qenë pjesëmarrës në të, raportohet se është larguar në Serbi, ku është marrë në pyetje, por ende pritet ngritja e procedurave penale kundër tij.

Raporti i SOA-s përmend edhe përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet paralele serbe në veri, me qëllim forcimin e sovranitetit të shtetit dhe kufizimin e ndikimit të Beogradit në këtë zonë.

“NĂ« rrethana tĂ« tilla, pĂ«rshkallĂ«zimi i tensioneve nĂ« KosovĂ« mbetet njĂ« rrezik i vazhdueshĂ«m. Ndaj, rolin e garantuesit tĂ« sigurisĂ« vazhdon ta luajĂ« prania ushtarake e forcave ndĂ«rkombĂ«tare”, pĂ«rfundon SOA.

Balancimi strategjik i Serbisë

Për fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, SOA thekson vazhdimësinë e politikës së balancimit midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës.

Kjo strategji pĂ«rfshin edhe promovimin e konceptit tĂ« “botĂ«s serbe”, i cili synon bashkimin e serbĂ«ve nĂ« vendet fqinje – sidomos nĂ« Bosnje e HercegovinĂ«, Mal tĂ« Zi dhe KosovĂ« – nĂ«n ombrellĂ«n e unifikuar politike tĂ« Beogradit zyrtar.

Në nivelin e brendshëm, SOA vëren se Serbia ka përjetuar disa valë protestash antiqeveritare, të organizuara kryesisht nga studentët, të cilët kërkojnë demokratizim të shoqërisë, depolitizim të institucioneve shtetërore, forcim të lirisë së medias dhe luftë kundër korrupsionit.

Raporti thekson se – nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« tillĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar, me polarizim shoqĂ«ror nĂ« rritje – mediat pranĂ« strukturave qeverisĂ«se pĂ«rforcojnĂ« njĂ« narrativ qĂ« identifikon armiq tĂ« jashtĂ«m dhe tĂ« brendshĂ«m.

Sipas raportit, kjo krijon një atmosferë të kërcënimit kombëtar dhe përdoret për të diskredituar protestat studentore.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Republika e KroacisĂ« pĂ«rmendet si njĂ« “faktor i pĂ«rhershĂ«m antiserb”, thekson SOA.

Sfida të tjera

Agjencia kroate vëren se në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdon paqëndrueshmëria politike, e shkaktuar nga mosmarrëveshjet midis entiteteve dhe komuniteteve për rregullimin kushtetues dhe politikën e jashtme.

Konflikti kryesor qëndron midis udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe Përfaqësuesit të Lartë mbi juridiksionin.

SOA vlerĂ«son se udhĂ«heqja e RepublikĂ«s SĂ«rpska mbĂ«shtet hapur shpĂ«rbĂ«rjen e Bosnje dhe HercegovinĂ«s dhe kĂ«rkon mbĂ«shtetje politike nga Rusia – gjĂ« qĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« krijojĂ« sfida serioze politike dhe tĂ« sigurisĂ«.

Në Mal të Zi, sipas raportit, vazhdon po ashtu ndarja socio-politike mes opsionit proevropian dhe atij serb, i cili është njëkohësisht prorus dhe antiperëndimor.

PartitĂ« radikale serbe janĂ« pjesĂ« e koalicionit aktual qeverisĂ«s, dhe megjithĂ«se Qeveria malazeze synon tĂ« demonstrojĂ« angazhim evropian, ndikimi i politikave nacionaliste dhe antiperĂ«ndimore tĂ« opsionit serb mund tĂ« pengojĂ« integrimin evropian dhe t’i ndikojĂ« negativisht marrĂ«dhĂ«niet me BE-nĂ«, vlerĂ«son raporti i SOA-s.

Ai pĂ«rmend edhe KishĂ«n Ortodokse Serbe, qĂ« pĂ«rveç rolit fetar, thotĂ« se ka edhe ndikim tĂ« fuqishĂ«m politik – kombĂ«tar dhe rajonal.

UdhĂ«heqĂ«sit e KishĂ«s promovojnĂ« konceptin e “botĂ«s serbe”, duke pĂ«rfshirĂ« veçanĂ«risht Bosnje dhe HercegovinĂ«n, Malin e Zi dhe KosovĂ«n si pjesĂ« tĂ« kĂ«saj hapĂ«sire, vĂ« nĂ« dukje raporti.

I njëjti paralajmëron, gjithashtu, se organizatat kriminale të Ballkanit Perëndimor, sidomos ato serbo-malazeze, janë shumë aktive në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Roli destabilizues i Rusisë

Në një pjesë të raportit, SOA thekson edhe ndikimin e vazhdueshëm dhe destabilizues të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Moska, sipas raportit, pĂ«rdor njĂ« gamĂ« mjetesh – sidomos lidhjet tradicionale me SerbinĂ« – pĂ«r tĂ« ruajtur dhe zgjeruar ndikimin e saj nĂ« rajon.

Agjencia vëren, gjithashtu, praninë aktive të shërbimeve ruse të inteligjencës në Serbi, të cilat, sipas SOA-s, përfshijnë edhe strehimin e agjentëve të larguar nga vendet perëndimore.

Raporti thekson se nga territori serb operojnë edhe mjete hibride ruse dhe përmend në mënyrë të veçantë RT-në dhe Sputnik-un.

KĂ«to media “shĂ«rbejnĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rhapur narrativĂ« prorusĂ« dhe antiperĂ«ndimorĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, thekson raporti.

“Demokraci e sigurt”

PĂ«r vetĂ« KroacinĂ«, SOA vlerĂ«son se Ă«shtĂ« njĂ« “demokraci e sigurt dhe e qĂ«ndrueshme nĂ« njĂ« mjedis sfidues tĂ« sigurisĂ«â€.

Ajo thekson se ndryshimet e shpejta globale, zhvillimet teknologjike dhe pasojat e luftës në Ukrainë kanë ndikuar në përkeqësimin e sigurisë në Evropë.

Por Kroacia, aktualisht, nuk përballet me kërcënime serioze të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare apo rendit demokratik kushtetues, konstaton SOA.

The post Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm appeared first on Telegrafi.

Stuhi tĂ« fuqishme godasin SlloveninĂ«, mijĂ«ra banorĂ« pa energji elektrike, dĂ«me tĂ« shumta nĂ« disa zona – alarmi ngritet edhe nĂ« Kroaci

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po sjellin reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona.

Si pasojë, në disa pjesë, mijëra banorë të Ljubljanës kanë mbetur pa energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, erërat kanë rrëzuar pemë, dëmtuar ndërtesa dhe penguar qarkullimin në rrugët kryesore dhe autostrada.

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka dhënë alarmin portokalli për pjesën më të madhe të vendit.

Sipas autoriteteve, stuhia pritet të dobësohet pas orës 21:00.

Ndërkohë, DHMZ në Kroaci ka paralajmëruar për afrimin e motit të keq nga Sllovenia drejt veriut dhe qendrës së vendit.

Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes për shkak të mundësisë së breshërit, rrufeve dhe përmbytjeve të shpejta. /Telegrafi/

The post Stuhi tĂ« fuqishme godasin SlloveninĂ«, mijĂ«ra banorĂ« pa energji elektrike, dĂ«me tĂ« shumta nĂ« disa zona – alarmi ngritet edhe nĂ« Kroaci appeared first on Telegrafi.

Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme dhe Evropiane e KroacisĂ« (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve tĂ« saj qĂ« t’i shtyjnĂ« tĂ« gjitha udhĂ«timet jo tĂ« domosdoshme drejt SerbisĂ«.

NĂ« njĂ« njoftim tĂ« publikuar sot, Ministria u ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve kroatĂ« pĂ«r “kujdes tĂ« shtuar, ndjekje tĂ« situatĂ«s aktuale dhe informim mĂ« tĂ« detajuar para udhĂ«timit, sidomos nĂ« dritĂ«n e sjelljeve tĂ« papĂ«rshtatshme dhe tĂ« pabazuara nga ana e autoriteteve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ« ndaj shtetasve kroatĂ«â€.

“Duke marrĂ« parasysh qĂ« shpesh ndodhin bllokime tĂ« rastĂ«sishme tĂ« rrugĂ«ve si pasojĂ« e protestave qytetare, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kihet parasysh se Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« parashikohet gjendja nĂ« komunikacion dhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« eventuale qĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« qarkullimin nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. QytetarĂ«ve kroatĂ« u rekomandohet veçanĂ«risht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numĂ«r i madh njerĂ«zish”, thuhet nĂ« njoftimin e MVEP-it.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat appeared first on Euronews Albania.

Një stuhi e fortë godet Kroacinë/ 7 të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre rëndë dhe një në gjendje kritike, si pasojë e një stuhie të fortë verore që ka goditur pjesët perëndimore të bregdetit kroat të hënën në mbrëmje

Shërbimet e emergjencës kanë pastruar rrugët nga mbeturinat e pemëve dhe nga automjetet e dëmtuara në qytetin bregdetar Rovinj.

Kryebashkiaku i qytetit, Emil Nimceviq, ka thĂ«nĂ« se shpreson qĂ« banorĂ«t tĂ« jenĂ« “mirĂ«â€ dhe tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre.

Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur pranë portit të Zadarit. Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar.

Sipas shërbimit meteorologjik kroat, erërat kanë arritur shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.

Stuhia është qetësuar deri të martën pasdite./abcnews.al

ShkĂ«lqejnĂ« Kroacia e Modriç/ Ballkanasit shkatĂ«rrojnĂ« tĂ«rĂ«sisht 5-1 ÇekinĂ« nĂ« Osijek

Mendohej se mund tĂ« ndodhte ndryshe. Çekia kishte mbĂ«rritur nĂ« Ballkan me shpresĂ«n dhe besimin pĂ«r tĂ« marrĂ« rezultat, pse jo edhe fitore, por realiteti nĂ« stadiumin e Osijekut ishte krejt tjetĂ«r.

Kroacia e tregoi veten sërish se mbetet ndër skuadrat më të forta e më të mira të Europës, pse jo edhe në planet, ndërsa arriti triumfin me shifrat 5-1 në duelin e eliminatoreve të Kupës së Botës.

Edhe pse miqtë barazuan përkohësisht rezultatin në 1-1 me anë të mbrojtësit që luan në Angli, Souçek, sërish katastrofa nuk u shmang.

Sulmuesi Kramariç realizoi dy herë, kapiteni Luka Modriç shënoi me 11-metërsh, ndërsa rrjetën e tundën edhe veterani tjetër Perishiç dhe Budimir.

Për 39-vjeçarin Modriç, ky ishte goli I 28-të në 188 ndeshje për Kroacinë.

Ai është rekordmen për ndeshjet, ndërsa për rrjetat është larg yllit të dikurshëm, Davor Shuker.

Çekia vazhdon ta kryesojĂ« grupin L tĂ« eliminatoreve me 9 pikĂ«, por me 4 ndeshje, ndĂ«rsa Kroacia Ă«shtĂ« e dyta me 6 pikĂ«, pra me dy fitore nĂ« dy ndeshje.

Ndërkaq, spektakël I vërtetë ishte sfida mes Belgjikës dhe Uellsit.

Rezultati 4-3 u vulos në fund, ndërsa emocionet ishin të forta.

Belgët arritën në 3-0 falë rrjetave nga Lukaku, Tilemans dhe Doku, por uellsianët barazuan në pjesën e dytë.

U desh goli I De Brujnes dy minuta para pĂ«rfundimit qĂ« “djajtĂ« e kuq” tĂ« merrnin tri pikĂ«t.

Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, vazhdon me rezultatet pozitive.

Fitore 1-0 në Kazakistan falë golit nga Trajkovski, dhe kryesim I Grupit J të Botërorit me 8 pikë ndaj 7 të Uellsit e 4 të Belgjikës.

Kualifikueset e BotĂ«rorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola ÇekinĂ«

JanĂ« mbyllur 5 sfidat e mbrĂ«mjes tĂ« vlefshme pĂ«r kualifikueset e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. Italia mori 3 pikĂ«t e para nĂ« grup, pas suksesit 2-0 ndaj MoldavisĂ«. NĂ« Mapei Stadium, Nicolaescu shĂ«noi nĂ« fillimin e sfidĂ«s, por festa zgjati pak pasi goli u anulua pĂ«r pozicion tĂ« parregullt. “AxurrĂ«t” zhbllokuan llogaritĂ« nĂ« fundin e fraksionit, [
]

The post Kualifikueset e BotĂ«rorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola ÇekinĂ« appeared first on BoldNews.al.

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit.

Ky vend ballkanik ka qenĂ« njĂ« destinacion i preferuar pĂ«r vizitorĂ« nga Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Italia, shumĂ« prej tyre tĂ« tĂ«rhequr nga çmimet mĂ« tĂ« lira qĂ« ofronte Kroacia.

Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit, çmimet në sektorin e turizmit në Kroaci janë rritur me plot 50%. Ky shpërthim i çmimeve e ka bërë Kroacinë më të shtrenjtë se dy nga rivalët e saj më të mëdhenj. Spanja dhe Greqia.

Në të dy vendet mesdhetare, kostot janë rritur vetëm me 15 deri në 20% gjatë së njëjtës periudhë./ Express

The post Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët appeared first on Lapsi.al.

Norvegjia e turpëron, Italia rrezikon Botërorin: Kroacia bën 7 në Gjibraltar

Nis me njĂ« shembje totale rrugĂ«timi i ItalisĂ« drejt kualifikimit nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s 2026. TĂ« kaltrit shemben 3-0 nĂ« Oslo, ku nĂ« çdo aspekt dominoi Norvegjia. Sorloth (14’), Nusa (34’) dhe Haaland (42’) pikturuan njĂ« mbrĂ«mje Ă«ndrrash pĂ«r KombĂ«taren e Solbakken, tashmĂ« me 9 pikĂ« nĂ« Grupin I dhe favorite e madhe pĂ«r kualifikimin direkt. Pas vetĂ«m njĂ« ndeshjeje, Italia Ă«shtĂ« tashmĂ« me shpatulla pĂ«r muri: pĂ«rvijohet hija e “playoff”.

Rrugëtimi drejt Botërorit 2026 nuk fillon aspak mirë. Italia bie në Oslo, pëson 3 gola në pjesën e parë dhe humb 3-0 ndaj të besuarve të Solbakken në mënyrë të pastër, të rëndë, pa arritur asnjëherë të godasë portën. Norvegjia ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa të kaltrit do të luajnë më 9 qershor kundër Moldavisë në Reggio Emilia në ndjekje të fitores së parë. Në pjesën e parë shënuan Sorloth, Nusa dhe i zakonshmi Haaland. Në pjesën e dytë, Norvegjia goditi edhe një traversë të pabesueshme me Berg, që mund ta bënte edhe më dramatik rezultatin.

ESTONI-IZRAEL 1-3

Grupi i ItalisĂ« rrezikon tĂ« ndĂ«rlikohet menjĂ«herĂ«, sepse rivalĂ«t kanĂ« luajtur tashmĂ« tri ndeshje dhe renditja Ă«shtĂ« shqetĂ«suese: Norvegjia kryeson me pikĂ« tĂ« plota me 9 pikĂ«, Izraeli i dyti me 6. PĂ«rfaqĂ«suesja e Lindjes sĂ« Mesme ka mposhtur me rezultatin 3-1 EstoninĂ«, duke u vendosur nĂ« njĂ« pozicion avantazhi edhe pse nĂ« raundin e ardhshĂ«m do tĂ« pushojĂ«. Ndeshja nuk nis mirĂ« pĂ«r Peretz dhe shokĂ«t e tij, tĂ« cilĂ«t pĂ«sojnĂ« golin nga Kait nĂ« minutĂ«n e 31â€Č.

Nga ai moment e tutje, Ă«shtĂ« dominim i Izraelit, qĂ« shkon nĂ« sulm dhe tremb rivalĂ«t me njĂ« sĂ«rĂ« rastesh. Biton barazon nĂ« minutĂ«n e 39â€Č dhe pĂ«rmbys gjithçka nĂ« fillimin e pjesĂ«s sĂ« dytĂ« (49’), duke e bĂ«rĂ« gjithçka mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r skuadrĂ«n e tij. TĂ« kota pĂ«rpjekjet e vakĂ«ta tĂ« estonezĂ«ve, Abu Fani vulos gjithçka me penallti nĂ« minutĂ«n e 89â€Č. Izraeli fiton 3-1 dhe ngjitet nĂ« kuotĂ«n e gjashtĂ« pikĂ«ve, +6 ndaj ItalisĂ« qĂ« sot luajti ndeshjen e parĂ«.

GJIBRALTAR-KROACI 0-7

SpektakĂ«l nga Kroacia, qĂ« shĂ«non shtatĂ« gola nĂ« transfertĂ« ndaj Gjibraltarit dhe u dĂ«rgon njĂ« mesazh tĂ« gjitha rivaleve nĂ« Grupin L: pĂ«r tĂ« dalĂ« tĂ« parĂ«t, do tĂ« duhet tĂ« mposhtni Perisic-in dhe shokĂ«t e tij. Modric futet nĂ« fushĂ« nĂ« gjysmĂ«orĂ«n e fundit, ndĂ«rsa interisti Petar Sucic luan titullar nĂ« formacionin e Dalic, i cili e zhbllokon ndeshjen nĂ« minutĂ«n e 28’me Pasalic. Mesfushori i AtalantĂ«s, i vendosur pas Budimirit nĂ« skemĂ«n 4-2-3-1, jep asistin pĂ«r 2-0 qĂ« e shĂ«non ish-lojtari i Crotone dy minuta mĂ« vonĂ«.

Lexo mĂ« tej: Spanja trondit FrancĂ«n me “manita”, por dridhet nĂ« fund: Yamal sfidon CR7 nĂ« finale

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Gjibraltari humbet energjinĂ« dhe pĂ«son dopietĂ«n e Ivanovic (60’ dhe 63’) dhe golin e Perisic-it (73’). Luka Sucic i anulohet njĂ« gol, ndĂ«rsa Kramaric shĂ«non dy herĂ« nĂ« minutat 77â€Č dhe 79â€Č. PĂ«rfundon pra 7-0 dhe Kroacia i tremb tĂ« gjitha rivalet, edhe pse formalisht Ă«shtĂ« nĂ« ndjekje tĂ« RepublikĂ«s Çeke (9) dhe Malit tĂ« Zi (6), tĂ« cilat kanĂ« nga dy ndeshje mĂ« shumĂ«.

SFIDAT E TJERA

Grupi L plotĂ«sohet me fitoren 2-0 tĂ« RepublikĂ«s Çeke ndaj Malit tĂ« Zi tĂ« Krstovic: Hlozek (23’) dhe Schick (65’) mposhtin rivalĂ«t, çekĂ«t kryesojnĂ« me 9 pikĂ«. NĂ« Grupin J, pĂ«rkundrazi, debutimi i Rudi Garcias nĂ« pankinĂ«n e BelgjikĂ«s Ă«shtĂ« gjithçka pĂ«rveçse pozitiv. Me Lukaku dhe De Bruyne titullarĂ«, ky i fundit i vendosur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papritur si regjisori i skuadrĂ«s, “DjajtĂ« e Kuq” nuk bindin dhe barazojnĂ« 1-1 nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut: meritĂ« e ish-lojtarit tĂ« Leeds, Alioski, i cili barazon nĂ« minutĂ«n e 86â€Č golin fillestar tĂ« Maxim De Cuyper (28’). Nisje negative pĂ«r Garcian, qĂ« ndjek Uellsin (7) dhe MaqedoninĂ« (5) nĂ« grup dhe Ă«shtĂ« pas edhe ndaj Kazakistanit (3). UellsianĂ«t, sot, kanĂ« fituar 3-0 ndaj Lihtenshtajnit: gola nga Rodon (39’), Wilson (65’) dhe Kieffer Moore (68’).

Rezultatet e mbrëmjes

UEFA Qualification: 1st Round: Group I
Estonia 1-3 Israel
Norway 3-0 Italy
UEFA Qualification: 1st Round: Group J
North Macedonia 1-1 Belgium
Wales 3-0 Liechtenstein
UEFA Qualification: 1st Round: Group L
Czechia 2-0 Montenegro
Gibraltar 0-7 Croatia

The post Norvegjia e turpëron, Italia rrezikon Botërorin: Kroacia bën 7 në Gjibraltar appeared first on Lapsi.al.

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak: 1,100 euro kompensim dhe avantazhe të tjera për rekrutët

Pas njĂ« pauze 17-vjeçare, Kroacia po rikthen shĂ«rbimin e detyrueshĂ«m ushtarak — megjithĂ«se nĂ« njĂ« formĂ« tĂ« shkurtuar dhe tĂ« modernizuar.

E njoftuar gjatë një konference për shtyp në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, iniciativa u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kroate, Gjeneralin Tihomir Kundid.

“StĂ«rvitja BazĂ« Ushtarake – TVO” e re do tĂ« zgjasĂ« tetĂ« javĂ« dhe do tĂ« zbatohet pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t kroatĂ« qĂ« mbushin 19 vjeç nĂ« njĂ« vit tĂ« caktuar, shkruajnĂ« mediat kroate, pĂ«rcjell Telegrafi.

Stërvitja do të zhvillohet në kazermat ushtarake në Knin, Slunj dhe Pozhega, duke akomoduar deri në 4,000 rekrutë çdo vit në pesë grupe.

Siç bëhet e ditur më tej, rekrutët do të marrin një pagesë neto mujore prej 1,100 euro dhe koha e kaluar në stërvitje do të llogaritet në vitet e tyre të punës.

Femrat nuk i nënshtrohen rekrutimit dhe stërvitjes bazë ushtarake, por ato mund të ndjekin stërvitje ushtarake bazë vullnetare, e cila është një nga kushtet për pranim në shërbimin aktiv ushtarak.

Trajnimi do të përqendrohet në aftësitë kryesore ushtarake, siç janë trajtimi i armëve, lëvizja, komunikimi, mbrojtja, reagimi, fitnesi dhe stërvitjet luftarake.

Rutinat ditore janĂ« tĂ« planifikuara nĂ« mĂ«nyrĂ« strikte – duke filluar nĂ« orĂ«n 6:00 dhe duke pĂ«rfunduar nĂ« orĂ«n 22:00 – me fundjavat pjesĂ«risht tĂ« lira. RekrutĂ«ve nuk u lejohet tĂ« largohen nga kazermat pĂ«rveç me miratim tĂ« veçantĂ«.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se ligji pĂ«rfshin dispozita pĂ«r pĂ«rjashtime dhe shtyrje.

Ata që janë ligjërisht të papërshtatshëm për shërbim, si dhe individët që i nënshtrohen llojeve të caktuara të procedurave ligjore, janë të përjashtuar.

Shtetasit e dyfishtë që kanë përfunduar tashmë shërbimin ushtarak në një vend tjetër, kadetët e policisë dhe personeli fetar që kanë bërë zotime gjithashtu mund të përjashtohen me kërkesë.

Studentët mund ta shtyjnë shërbimin e tyre deri në moshën 29 vjeç, ndërsa atletët, praktikantët e punësuar, individët që jetojnë jashtë vendit ose ata në familje pa të ardhura të tjera gjithashtu mund të kërkojnë shtyrje.

Shtyrjet jepen gjithashtu pĂ«r martesĂ«, lindje ose vdekje nĂ« familjen e ngushtĂ« – me kusht qĂ« kĂ«rkesat tĂ« dorĂ«zohen brenda afateve tĂ« pĂ«rcaktuara ligjĂ«risht.

NjĂ« kategori e veçantĂ« njihet pĂ«r ata qĂ« kanĂ« “kundĂ«rshtime pĂ«r arsye morale ose fetare”.

KandidatĂ«t e miratuar do tĂ« kryejnĂ« shĂ«rbim civil nĂ« vend tĂ« kĂ«saj — tre muaj nĂ« mbrojtjen civile ose katĂ«r muaj brenda strukturave qeveritare lokale ose rajonale.

Megjithatë, kundërshtimet mund të refuzohen nëse nuk justifikohen siç duhet.

Një rekrut që banon jashtë vendit dhe nuk është i regjistruar në regjistrat ushtarakë të Republikës së Kroacisë është i detyruar të paraqitet në misionin diplomatik ose zyrën konsullore kompetente të Republikës së Kroacisë jo më vonë se mosha 29 vjeç.

Qeveria kroate thotĂ« se qĂ«llimi nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m tĂ« pĂ«rforcojĂ« sigurinĂ« kombĂ«tare, por edhe tĂ« ngulisĂ« disiplinĂ«n, qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe aftĂ«sitĂ« e dobishme jetĂ«sore tek tĂ« rinjtĂ« e vendit — me pĂ«rfitime shtesĂ« si pĂ«rparĂ«sia e punĂ«simit nĂ« rolet e shĂ«rbimit publik pas trajnimit. /Telegrafi/

The post Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak: 1,100 euro kompensim dhe avantazhe të tjera për rekrutët appeared first on Telegrafi.

❌