Manastirliu: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet hap dyert në shtator me ambiente të reja
TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” në Përmet e transformuar tërësisht do të hapë dyert në shtator për nxënësit e saj.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë.
“Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet është transformuar tërësisht dhe në shtator do të hapë dyert për nxënësit e saj, me ambiente moderne dhe kushte dinjitoze për të mësuar”, theksoi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Përmet është një tjetër hap përpara për arsim cilësor në çdo cep të Shqipërisë”.
Kjo shkollë, e ndodhur në një zonat më piktoreske të qytetit, do të jetë edhe një qendër komunitare, e cila mund të përdoret për aktivitete të ndryshme pas orarit mësimor.
Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.
Në të gjithë vendin vijojnë përgatitjet që shkollat të jenë gati për vitin e ri shkollor 2025-2026.
/k.s/j.p/
The post Manastirliu: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet hap dyert në shtator me ambiente të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.