❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kush është mbrojtësi i ri i Juventusit, Joao Mario?

Mbrojtësi i djathtë i FC Porto, Joao Mario, ka arritur në Torino për të finalizuar transferimin e tij te Juventus.

25-vjeçari do tĂ« nĂ«nshkruajĂ« kontratĂ« afatgjatĂ« me “ZonjĂ«n e VjetĂ«r”, nĂ« njĂ« marrĂ«veshje qĂ« pĂ«rfshin edhe kalimin e Alberto Costas te klubi portugez. Juve pritet t’i fitojĂ« 6 milionĂ« euro dhe bonuse.

Joao Mario do t’i nĂ«nshtrohet testeve mjekĂ«sore tĂ« enjten dhe mĂ« pas pritet tĂ« zyrtarizohet si pĂ«rforcim i ri i skuadrĂ«s sĂ« drejtuar nga Igor Tudor.

 

Joao Mario ù a Torino 📍 pic.twitter.com/SElXK8eZ3M

— JuventusFC (@juventusfc) July 23, 2025

I rritur në akademinë e Portos, Joao Mario ka regjistruar 181 paraqitje me ekipin e parë dhe ka fituar dy tituj kampion, katër Kupa të Portugalisë dhe tre Superkupa. Ai gjithashtu ka luajtur në tre ndeshje me Kombëtaren A të Portugalisë.

I gjatë 178 cm dhe i aftë të përdorë të dyja këmbët, Mario zakonisht luan në krahun e djathtë, si mbrojtës krahu apo mbrojtës i avancuar. Sezonin e kaluar realizoi tre asiste në 27 ndeshje në kampionat dhe dy të tjera në Ligës së Evropës. Ai gjithashtu krijoi 10 raste të mëdha dhe kishte një përqindje të pasimeve të sakta prej 83%.

Në Kupën e Botës për Klube 2025, ai dha një asist në tri paraqitje, por Porto u eliminua në fazën e grupeve. Në aspektin mbrojtës, Mario kishte mesatarisht një ndërhyrje dhe 2.9 rikuperime topi për ndeshje.

Fizikisht i qëndrueshëm, ai mungoi vetëm në katër ndeshje gjatë gjithë sezonit për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/ 

The post Kush është mbrojtësi i ri i Juventusit, Joao Mario? appeared first on Telegrafi.

Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA

Vajzat dhe djemtë e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakël me performancën e tyre në kalanë e Porto Palermos, duke e bërë eksperiencën e pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj më të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama tha nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, qĂ« “Porto Palermo, pikĂ«takimi mĂ« i veçantĂ« i pasurisĂ« natyrore me trashĂ«giminĂ« kulturore qĂ« zbukurohet edhe mĂ« shumĂ« nga tingujt e spektaklit tĂ« dhuruar nga Orkestra Simfonike e Forcave tĂ« Armatosura”.

Në kuadër të sezonit turistik, Porto Palermo ishte ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët.

Juventusi kërkon ta blej përfundimisht Francisco Conceicao, Porto refuzon ofertën e parë

Juventusi ka bërë ofertën e parë për transferimin përfundimtar të Francisco Conceicao, por është refuzuar nga Porto.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, klubi portugez nuk ka pranuar shumën prej 22 milionë eurosh.

Anësori 22-vjeçar ishte i huazuar te Juventusi gjatë sezonit 2024/25 dhe ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Torino.

Megjithatë, klubi italian nuk është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh, e cila është e vlefshme deri më 15 qershor 2026.

Juventusi po përpiqet të negociojë një marrëveshje të re me çmim më të ulët, të paguar në disa këste, duke shpresuar në mirëkuptimin e Portos.

Conceicao është dalluar me paraqitjet e tij, përfshirë dy gola në fitoren 5-0 kundër Al Ain në Kupën e Botës për Klube.

Forma e tij ka tërhequr gjithashtu interesin e klubeve si Atletico Madrid dhe RB Leipzig, që po e ndjekin nga afër situatën e tij.

Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Juventusi mbetet i vendosur për ta bërë portugezin pjesë të përhershme të skuadrës. /Telegrafi/ 

The post Juventusi kërkon ta blej përfundimisht Francisco Conceicao, Porto refuzon ofertën e parë appeared first on Telegrafi.

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë pas pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Porto, Portugali. Ai e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve të 11-majit, si një farsë zgjedhore të orkestruar nga qeveria dhe strukturat e saj. Në fjalimin e tij, Berisha ka theksuar përdorimin e resurseve shtetërore [
]

The post Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

✇Albeu
By: V K

Pas pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Porto, Portugali, kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve të 11-majit, si një farsë zgjedhore të orkestruar nga qeveria dhe strukturat e saj.

NĂ« fjalimin e tij, Berisha ka theksuar pĂ«rdorimin e resurseve shtetĂ«rore pĂ«r tĂ« manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, duke pĂ«rmendur praktika tĂ« tilla si blerja e votave, pĂ«rdorimi i administratĂ«s publike pĂ«r qĂ«llime elektoraliste dhe organizimin e aktiviteteve pĂ«r tĂ« ndikuar tek zgjedhĂ«sit, pĂ«rfshirĂ« evenimente tĂ« mĂ«dha si Giro d’Italia.

Po ashtu, ai ka folur për shkelje të ligjit në lidhje me legalizimet dhe ndarjen e lejeve të ndërtimit për të fituar mbështetje elektorale.

“Isha nĂ« Porto tĂ« PortugalisĂ«, ku zhvilloi punimet sesioni i AsamblesĂ« parlamentar tĂ« OSBE. Siç e dini, asambleja parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndĂ«r tĂ« cilat ODIHR, janĂ« dhe institucionet e besimit tĂ« plotĂ« tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« OSBE-sĂ«, pĂ«rsa u pĂ«rket zgjedhjeve, karakterit, tĂ« zhvillimit tĂ« tyre, zgjedhjeve tĂ« drejta apo tĂ« padrejta, tĂ« barabarta apo tĂ« pabarabarta.

Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj shumë përzemërsisht presidenten e grupit parlamentar të EPP-së zonjën Gundrun Kugler, për mundësinë që më krijoi të bëj një ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj 2025.

Interesi i kryetares së grupit parlamentar të EPP-së, të asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh.

Në ekspozenë tonë, ne paraqitëm me fakte dhe dokumente se çfarë ishte procesi në Shqipërinë e Ramaduros, e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Pa krahasuar me asnjë proces tjetër në Europë, informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare, fuqia ekzekutive, për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe blerjen e saj.

Për përdorimin e gjysëm miliardi euro, për prokurorime publikë në kundështim flagrant me ligjin.

PĂ«r organizimin nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin tĂ« 4500 evente kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare duke pĂ«rfunduar me Giro d’Italia ditĂ«t e fundit dhe ditĂ«n e zgjedhjeve pĂ«r tĂ« ndikuar tek zgjedhĂ«sit.

Tek përdorimi i armatës së punonjësve të paguar nga taksa paguesit shqiptarë për tu shërbyer atyre dhe jo për tu angazhuar si policë elektoralë në procesin zgjedhor.

Firmosjen e mijëra e mijërave leje legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikatave të pronësisë, për vota.

Dorëzimin e të gjitha të dhënave sekrete, personale të qytetarëve grupeve të patronazhistëve për ti kërcënuar dhe mikluar ata.

Si dhe vendimin për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin për votë, ndërkohë ligji lejon gjithsej 200 hektarë.

NĂ« takimet dhe ekspozetĂ« tona ne informuam ata me tĂ« gjithĂ« dukuritĂ« e konstatuara nga vĂ«zhgimi i kamerave ditĂ«n e votimit, nga rinumĂ«rimi i fletĂ«ve tĂ« votimit. I informuam pĂ«r pĂ«rdorimin mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« mekanizmit ‘treni Bullgar’. I informuam pĂ«r shtetĂ«zimin e votĂ«s sĂ« diasporĂ«s dhe procesit tĂ« votimit tĂ« diasporĂ«s.

Me fakte, dokumente me tĂ« dhĂ«na. Mendoj se audienca me lajmet, me dokumentet, provat qĂ« dĂ«rguam mori informacionin mĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« dhe mĂ« tĂ« duhur pĂ«r farsĂ«n elektorale tĂ« 11 majit”, tha Berisha.

The post Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit appeared first on Albeu.com.

Reagimi emocionues i ish-klubeve të Diogo Jotas pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez

Futbolli evropian është tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, pas një aksidenti fatal në Spanjë.

Dyshja humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur makina e tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, pas një shpërthimi të gomës.

Diogo Jota, vetëm 27 vjeç, ka lënë gjurmë të pashlyera në disa prej klubeve më të njohura në të cilat ka luajtur gjatë karrierës së tij: FC Porto, Atlético Madrid dhe Wolverhampton Wanderers. Pas lajmit të kobshëm, të tre klubet kanë reaguar me mesazhe prekëse për të nderuar kujtimin e tij.

Wolverhampton Wanderers, klubi ku Jota shkëlqeu në Ligën Premier para se të transferohej te Liverpool, shkruan:

We are heartbroken.

Diogo was adored by our fans, loved by his teammates and cherished by everyone who worked with him during his time at Wolves. The memories he created will never be forgotten.

Our hearts go out to the family, friends and loved ones of Diogo and his brother,
 pic.twitter.com/MqMlp7o44M

— Wolves (@Wolves) July 3, 2025

“Jemi thellĂ«sisht tĂ« pikĂ«lluar. Diogo ishte i adhuruar nga tifozĂ«t tanĂ«, i dashur nga bashkĂ«lojtarĂ«t dhe i çmuar nga tĂ« gjithĂ« ata qĂ« punuan me tĂ« gjatĂ« kohĂ«s sĂ« tij te Wolves. Kujtimet qĂ« ai krijoi nuk do tĂ« harrohen kurrĂ«. Zemrat tona janĂ« pranĂ« familjes, miqve dhe tĂ« afĂ«rmve tĂ« Diogos dhe vĂ«llait tĂ« tij, Andre. Do tĂ« na mungoni vĂ«rtet shumĂ« dhe do tĂ« kujtoheni gjithmonĂ«.”

Atletico Madrid, ku Jota kishte luajtur në sezonin 2016-17, reagoi me një deklaratë të shkurtër, por emocionuese:

El Atlético de Madrid estå conmocionado por la trågica noticia del fallecimiento de Diogo Jota, ex jugador del club, y su hermano André.
Enviamos nuestro mås sincero pésame a su familia y seres queridos.
Descansen en paz. pic.twitter.com/MQaelutaFh

— AtlĂ©tico de Madrid (@Atleti) July 3, 2025

“Atletico de Madrid Ă«shtĂ« i tronditur nga lajmi tragjik pĂ«r vdekjen e Diogo JotĂ«s, ish-lojtar i klubit, dhe vĂ«llait tĂ« tij Andre. I dĂ«rgojmĂ« ngushĂ«llimet tona mĂ« tĂ« sinqerta familjes dhe tĂ« afĂ«rmve tĂ« tij. Pushofshin nĂ« paqe.”

Ndërkohë, Porto, ku Jota është rritur si futbollist në akademinë e klubit dhe ka debutuar profesionalisht ka reaguar gjithashtu:

“Futebol Clube do Porto Ă«shtĂ« nĂ« zi. Me tronditje dhe dhimbje tĂ« thellĂ« i dĂ«rgojmĂ« ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« ndjera familjes dhe miqve tĂ« Diogo JotĂ«s dhe vĂ«llait tĂ« tij AndrĂ© Silva, i cili gjithashtu ka qenĂ« njĂ« sportist i yni nĂ« nivelet e moshave. Pushofshin nĂ« paqe.”

O Futebol Clube do Porto estĂĄ de luto.

É com choque e profundo pesar que enviamos as sentidas condolĂȘncias Ă  famĂ­lia e amigos do Diogo Jota e irmĂŁo AndrĂ© Silva, que tambĂ©m foi nosso atleta nos escalĂ”es de formação.

Descansem em paz.#FCPorto pic.twitter.com/BXlR8v7y7Z

— FC Porto (@FCPorto) July 3, 2025

Në këto momente të rënda për futbollin dhe më gjerë, bota e sportit është bashkuar në dhimbje, duke kujtuar jo vetëm një lojtar të shkëlqyer, por edhe një njeri të dashur dhe të respektuar në fushë dhe jashtë saj. /Telegrafi/

The post Reagimi emocionues i ish-klubeve të Diogo Jotas pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez appeared first on Telegrafi.

Guardiola është i lodhur nga një titullar dhe po kërkon një nënshkrim prej 75 milionë eurosh

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka marrë një vendim kyç për sezonin e ardhshëm: ai dëshiron një portier të ri te Manchester City.

Eliminimi nga Al Hilal në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës për Klube e la trajnerin katalunas thellësisht të pakënaqur, dhe gabimet e Ederson midis portës ishin katalizatori. Braziliani, pavarësisht pranisë së tij të vazhdueshme në klub dhe deklaratave të tij të besnikërisë, ka humbur besimin e trajnerit të tij në momente vendimtare.

Emri që i bind më shumë stafin e trajnerëve është Diogo Costa. Portieri i Portos, vetëm 25 vjeç, është vendosur si një nga portierët më të besueshëm në kontinent.

Klauzola e lirimit të tij, e vendosur në 75 milionë euro, nuk përfaqëson një pengesë të pakapërcyeshme për arkën e klubit anglez, i cili e sheh atë si një nënshkrim strategjik për të rinisur projektin dhe për të sfiduar përsëri për të gjithë trofetë.

Kontrata e Costas skadon nĂ« vitin 2027, por portugezi nuk e ka pĂ«rjashtuar njĂ« largim gjatĂ« verĂ«s. VetĂ« lojtari thuhet se Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r njĂ« ndryshim tĂ« situatĂ«s qĂ« do t’i lejonte atij tĂ« garonte vazhdimisht midis elitĂ«s sĂ« EvropĂ«s dhe tĂ« pĂ«rgatitej pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s 2026 si njĂ« titullar i padiskutueshĂ«m nĂ« njĂ« ekip shumĂ« kĂ«rkues.

Guardiola, gjithmonë kërkues për lëvizje me këmbë dhe siguri në portë, e sheh reprezentuesin portugez si një lojtar më të kompletuar, më të përshtatshëm për stilin në zhvillim të Citizens. Ndërsa Ederson ka qenë kyç në vitet e fundit, performanca e tij e fundit ka ngritur pyetje.

City tashmë po bën lëvizje në zyrat e klubit dhe marrëveshja për Diogo Costën mund të përshpejtohet në javët në vijim. Një epokë e re në portën e Etihad mund të jetë gati të fillojë. /Telegrafi/

The post Guardiola është i lodhur nga një titullar dhe po kërkon një nënshkrim prej 75 milionë eurosh appeared first on Telegrafi.

Askush si Real Madridi, Bayerni dhe Man City – po mbushin arkat nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube

Real Madridi, Bayern Munich dhe Manchester City po i mbushin çantat me para në Kupën e re të Botës për Klube.

Pas fazës së grupeve, tri klubet e lartpërmendura kanë fituar më shumë para se çdo klub tjetër që merr pjesë në Kupën e Botës për Klube deri më tani këtë vit.

Madridi ka fituar 43.55 milionë euro deri më tani, ndërsa Man City ka fituar 42.51 milionë euro, me Bayernin që vjen afër vendit të tretë me 37.6 milionë euro të fituara deri më tani.

Këtë javë, të tri klubet do të synojnë më shumë para në të ardhura, ndërsa gara hyn në fazën eliminatore. Madridi, Man City dhe Bayern fituan 6.45 milionë euro për avancimin në raundin e 16-të. Ata do të fitojnë edhe 11.28 milionë euro të tjera nëse kualifikohen për në çerekfinale.

Secila prej këtyre katër skuadrave do të fitojë 18 milionë euro nëse arrin në gjysmëfinale.

Real Madridi, City dhe Bayern do të marrin 25.8 milionë euro nëse arrijnë në finale dhe 34.3 milionë euro të tjera nëse e fitojnë atë. E njëjta gjë vlen edhe për çdo ekip tjetër.

Të 16 ekipet e mbetura në Kupën e Botës për Klube do të marrin në shtëpi shuma të ndryshme në varësi të modelit jolinear të shpërndarjes ekonomike të turneut.

Real Madrid – 32.8 milionĂ« euro.

Manchester City – 30.9 milionĂ« euro

Bayern Munich – 27.8 milionĂ« euro

PSG – 27.2 milionĂ« euro

Dortmund – 23.4 milionĂ« euro

Inter – 21.6 milionĂ« euro

Atletico Madrid – 19.7 milionĂ« euro

Juventus – 17.1 milionĂ« euro

Porto – 16.7 milionĂ« euro

Benfica – 14.6 milionĂ« euro

Chelsea – 11.6 milionĂ« euro

Salzburg – 11.02 milionĂ« euro. /Telegrafi/

The post Askush si Real Madridi, Bayerni dhe Man City – po mbushin arkat nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube appeared first on Telegrafi.

Kaos te Porto: plumba gome ndaj tifozëve të tërbuar, trajneri shkarkohet menjëherë

Kupa e BotĂ«s pĂ«r Klube jep viktimĂ«n e saj tĂ« parĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme: Ă«shtĂ« MartĂ­n Anselmi, tashmĂ« ish-trajneri i “Dragonjve” bardhekaltĂ«r tĂ« Porto, i cili mori nga klubi letrĂ«n e shkarkimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m sapo u kthye me skuadrĂ«n nga Shtetet e Bashkuara. Ajo qĂ« ndodhi pĂ«rtej oqeanit nuk i pĂ«lqeu askujt, e aq mĂ« pak tifozĂ«ve, tĂ« cilĂ«t pritĂ«n ardhjen e skuadrĂ«s nĂ« aeroport pĂ«r ta kontestuar ashpĂ«r. Policia u detyrua tĂ« ndĂ«rhynte pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ« mĂ« tĂ« dhunshmit pĂ«rpara se situata tĂ« dilte jashtĂ« kontrollit, duke qĂ«lluar me plumba gome dhe hedhur gaz lotsjellĂ«s.

Porto dështoi në Botërorin e Klubeve: asnjë fitore në 3 ndeshje

Dy barazime (mes tyre edhe ai befasues kundër Al Ahly) dhe një humbje, me vetëm 5 gola të shënuar dhe plot 6 të pësuar në një grup aspak të pamundur, kundër skuadrave me nivel mesatar si Al Ahly, Palmeiras dhe Inter Miami. Kjo është pasqyra e Kupës së Botës për Klube, ku Porto u eliminua me turp, duke bërë një figurë shumë të keqe. E tifozët nuk mund ta pranonin këtë përfundim të dështuar. Kështu, me skuadrën që u kthye menjëherë në atdhe për të nisur përgatitjet verore dhe për të menduar për të ardhmen, një grup i madh ultrasish priti kthimin e lojtarëve dhe stafit për të shfryrë zemërimin e tyre.

Zemërimi i tifozëve në kthimin e skuadrës: ndërhyn policia

Porto u prit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës më 26 qershor nga rreth 50 tifozë, të cilët lëshuan sharje të rënda ndaj André Villas-Boas, Martín Anselmit dhe lojtarëve. Kur tensioni arriti kulmin, pikërisht në momentin kur autobusi po largohej nga aeroporti Francisco Så Carneiro, policia ndërhyri dhe qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë grupin që kishte tentuar të ndalonte mjetin.

A comitiva do FC Porto foi recebida com insultos e protestos por parte de algumas dezenas de adeptos, junto ao Aeroporto Francisco SĂĄ Carneiro. pic.twitter.com/gBEsJz3419

— Daily DragĂ”es (@dailydragoes) June 24, 2025

Presidenti Villas-Boas shkarkon direkt MartĂ­n Anselmi

Kthimi në shtëpi nuk ishte i hidhur vetëm për shkak të protestës së zjarrtë të tifozëve të vet, pasi paraqitjet e dobëta dhe zhgënjyese në Botëror e shtynë drejtuesinë të merrte një vendim të bujshëm: trajnerit Martín Anselmi iu dorëzua letra e shkarkimit të menjëhershëm sapo zbriti nga avioni. Vendimin e ashpër e mori André Villas-Boas, i cili si trajner kishte fituar 4 tituj kombëtarë me Dragonjtë dhe që sot, si president i klubit, vendosi të largojë nga detyra trajnerin argjentinas.

LIVE: ConferĂȘncia de Imprensa
https://t.co/eqA2kPgHMU

— FC Porto (@FCPorto) June 24, 2025

Porto nga vendi i 3-të në kampionat te dështimi në Amerikë

I shpallur mĂ« 27 janar si pasuesi i VĂ­tor Bruno nĂ« krye tĂ« FC Porto, MartĂ­n Anselmi e drejtoi skuadrĂ«n vetĂ«m nĂ« 21 ndeshje, duke marrĂ« 10 fitore, gjashtĂ« barazime dhe pesĂ« humbje. Trajneri 39-vjeçar argjentinas e kishte çuar skuadrĂ«n nĂ« vendin e tretĂ« nĂ« kampionat, pa arritur megjithatĂ« tĂ« kualifikohej pĂ«r 1/8-at e Europa League, ku u eliminua nga Roma nĂ« play-off, pas njĂ« barazimi (1-1) nĂ« ndeshjen e parĂ«, tĂ« luajtur nĂ« “DragĂŁo”, dhe njĂ« humbjeje 3-2 nĂ« Olimpico tĂ« RomĂ«s nĂ« ndeshjen e kthimit. MĂ« pas, dĂ«shtimi vendimtar nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube dhe shkarkimi pasues.

The post Kaos te Porto: plumba gome ndaj tifozëve të tërbuar, trajneri shkarkohet menjëherë appeared first on Lapsi.al.

Palmeiras e Inter Miami, “biskotĂ«â€ pĂ«r kalimin nĂ« 1/8 e BotĂ«rorit: eliminohet Porto

Palmeiras dhe Inter Miami mjaftoheshin me njĂ« barazim pĂ«r t’u kualifikuar sĂ« bashku nĂ« tĂ« tetat e finales tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s pĂ«r Klube – dhe njĂ« barazim erdhi. NĂ« “Hard Rock Stadium” ndeshja mes brazilianĂ«ve dhe amerikanĂ«ve nĂ« Grupin A pĂ«rfundoi 2-2, duke i lejuar VerdĂŁo tĂ« merrte vendin e parĂ« dhe skuadrĂ«s sĂ« Messit vendin e dytĂ«, falĂ« edhe golit tĂ« parĂ« tĂ« Luis Suarez nĂ« turne. TĂ« eliminuar kĂ«shtu Porto dhe Al Ahly, qĂ« u pĂ«rfshinĂ« nĂ« njĂ« ndeshje spektakolare 4-4.

INTER MIAMI–PALMEIRAS 2-2

NĂ« “Hard Rock Stadium” Ă«shtĂ« Palmeiras qĂ« krijon rastin e parĂ« tĂ« rrezikshĂ«m tĂ« ndeshjes pas vetĂ«m katĂ«r minutash, pas njĂ« goditjeje nga kĂ«ndi, por Ă«shtĂ« Inter Miami qĂ« e zhbllokon sfidĂ«n nĂ« minutĂ«n e pesĂ«mbĂ«dhjetĂ«: avantazhin pĂ«r skuadrĂ«n nga Florida e shĂ«non Allende nĂ« njĂ« kundĂ«rsulm, i shĂ«rbyer me njĂ« asist gjeni nga kraharori i Luis Suarez. Braziliani nuk dorĂ«zohen dhe nĂ« minutĂ«n e 30-tĂ« janĂ« vetĂ«m centimetra larg barazimit me Facundo Torres, goditja me tĂ« majtĂ«n e tĂ« cilit kalon ngjitur me shtyllĂ«n nĂ« tĂ« majtĂ« tĂ« portĂ«s sĂ« Ustarit. Inter Miami shpĂ«ton dhe nĂ« minutĂ«n e 65-tĂ« godet sĂ«rish, duke e çuar rezultatin nĂ« 2-0 me Luis Suarez. Uruguajani vepron vetĂ«, driblon dy kundĂ«rshtarĂ« dhe shĂ«non me tĂ« majtĂ«n kundĂ«r Wevertonit, duke realizuar golin e tij tĂ« parĂ« nĂ« kĂ«tĂ« turne dhe duke qenĂ« pĂ«rfundimisht protagonist i madh i ndeshjes.

Lexo më tej: Messi, perla në Botërorin e Klubeve: portieri i Porto i habitur nga goditja e dënimit

Çdo gjĂ« dukej e pĂ«rgatitur pĂ«r njĂ« fitore tĂ« bukur tĂ« amerikanĂ«ve, por Palmeiras arrin tĂ« rikuperojĂ« mes minutĂ«s sĂ« 80-tĂ« dhe 87-tĂ«, duke rifituar vendin e parĂ« nĂ« grup. Paulinho dhe Mauricio vendosin barazimin pĂ«rfundimtar 2-2, rezultat qĂ« kualifikon tĂ« dy skuadrat nĂ« tĂ« tetat, falĂ« edhe njĂ« pritjeje tĂ« dyfishtĂ« vendimtare tĂ« Ustarit nĂ« kohĂ«n shtesĂ«. VerdĂŁo dhe amerikanĂ«t e mbyllin Grupin A me nga 5 pikĂ« secili, por vendin e parĂ« pĂ«r shkak tĂ« golavarazhit e marrin brazilianĂ«t. Messi (qĂ« sot mbush 38 vjeç) dhe shokĂ«t e tij duhet tĂ« kĂ«naqen me vendin e dytĂ«.

PORTO–AL AHLY 4-4

Sfida mes Porto-s dhe Al Ahly-t nĂ« “MetLife Stadium” tĂ« East Rutherford zhbllokohet nĂ« minutĂ«n e 15-tĂ«, kur janĂ« egjiptianĂ«t qĂ« kalojnĂ« nĂ« avantazh me Abou Ali. Sulmuesi palestinez gjen njĂ« goditje perfekte me tĂ« majtĂ«n nĂ« kĂ«nd tĂ« largĂ«t dhe mposht Claudio Ramos, duke realizuar mĂ« pas edhe njĂ« tjetĂ«r gol nĂ« minutĂ«n e 22-tĂ«: kĂ«tĂ« herĂ« goli anulohet pĂ«r pozicion jashtĂ« loje. Porto merr frymĂ« lirisht dhe pas vetĂ«m njĂ« minute barazon rezultatin: Rodrigo Mora kalon dy mbrojtĂ«s dhe portierin me dy lĂ«vizje tĂ« bukura dhe shtyn topin nĂ« rrjetĂ« pĂ«r 1-1. Ndeshja Ă«shtĂ« e gjallĂ« dhe nĂ« fundin e pjesĂ«s sĂ« parĂ« Al Ahly kalon sĂ«rish nĂ« avantazh: Fabio Vieira shkakton njĂ« penallti dhe Abou Ali shĂ«non pĂ«r 2-1 nga pika e bardhĂ«, duke kompletuar dopietĂ«n e tij personale.

Lexo më tej: Atletico Madrid mposht Botafogo, por eliminohet: PSG thyen Seattle e kryeson grupin

Në minutën e 50-të, DragÔes vendosin sërish baraspeshën me një gol të bukur nga William Gomes, por vetëm një minutë më vonë është sërish Abou Ali që i jep avantazhin egjiptianëve: numri 9 i Al Ahly përfiton nga një kros i shkëlqyer i Hany dhe kompleton një tripletë të mrekullueshme me një goditje me kokë që nuk i jep asnjë mundësi reagimi Claudio Ramos-it. Avantazhi i ri i Djajve të Kuq zgjat vetëm deri në minutën e 53-të, pasi Samu barazon në 3-3 me një goditje me kokë pas goditjes nga këndi të Fabio Vieira.

Emocionet nuk pĂ«rfundojnĂ« kĂ«tu. Ben Romdhane e çon pĂ«rsĂ«ri nĂ« epĂ«rsi pĂ«r herĂ« tĂ« katĂ«rt Al Ahly-n nĂ« minutĂ«n e 64-t me njĂ« goditje tĂ« djathtĂ« pĂ«r t’u duartrokitur, ndĂ«rsa PepĂȘ vendos barazimin pĂ«rfundimtar 4-4 nĂ« minutĂ«n e 89-tĂ«. Mbyllet kĂ«shtu me njĂ« ndeshje spektakolare eksperienca nĂ« kĂ«tĂ« KupĂ« tĂ« BotĂ«s pĂ«r Klube pĂ«r si Porto-n ashtu edhe Al Ahly-n, pasi barazimi u kushton eliminimin tĂ« dy skuadrave: luzitanĂ«t e pĂ«rfundojnĂ« grupin nĂ« vend tĂ« tretĂ« me 2 pikĂ«, egjiptianĂ«t tĂ« fundit me tĂ« njĂ«jtin numĂ«r pikĂ«sh, por me njĂ« golavarazh mĂ« tĂ« dobĂ«t.

The post Palmeiras e Inter Miami, “biskotĂ«â€ pĂ«r kalimin nĂ« 1/8 e BotĂ«rorit: eliminohet Porto appeared first on Lapsi.al.

Zbulohen pagat vjetore tĂ« çdo skuadre nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube – Real Madridi kryeson listĂ«n, Auckland City me ‘lĂ«moshë’

Kupa e Botës për Klube 2025 ka kaluar tashmë javën e parë, me disa nga grupet që kanë zhvilluar nga dy ndeshje dhe me tifozët që janë argëtuar me disa përballje emocionuese.

Ekipet e Amerikës së Jugut kanë qenë surprizat e turneut, me Botafogon që tronditi PSG-në dhe Flamengon që mposhti Chelsean.

Mes gjithë kësaj, është bërë një krahasim interesant në lidhje me pagat vjetore të çdo ekipi që garon në këtë turne që po mbahet në SHBA.

Duke pasur parasysh pagat e vlerësuara të skuadrës së parë të secilës skuadër, rezulton se Real Madridi ka faturën më të lartë të pagave me 279 milionë euro paga vjetore për futbollistët.

Bayern Munich është menjëherë pas tyre me një shpenzim të madh pagash prej 274 milionë eurosh në vit dhe Al Hilal që kompleton treshen e parë me një shpenzim prej 256 milionë eurosh në vit në paga.

Ekipi me faturën më të ulët të pagave është ndoshta Auckland City FC, i cili ka një faturë pagash të skuadrës shumë më pak se 1 milion euro, pasi shumica e lojtarëve të tyre kanë punë me kohë të pjesshme diku tjetër.

Manchester City, Paris Saint-Germain, Chelsea, Atletico Madrid, Inter, Borussia Dortmund dhe Juventusi janë klubet tjera që kanë paga vjetore nga 225 milionë euro në 109 milionë euro. /Telegrafi/

The post Zbulohen pagat vjetore tĂ« çdo skuadre nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube – Real Madridi kryeson listĂ«n, Auckland City me ‘lĂ«moshë’ appeared first on Telegrafi.

ËshtĂ« publikuar njĂ« video e golit tĂ« Messit nga tĂ« gjitha kĂ«ndet – aq sa duhet ta rishikoni disa herĂ«

Lionel Messi dhe Inter Miami i tij fituan 2-1 kundër Portos në raundin e dytë të Kupës së Botës.

Porto kaloi në epërsi në minutën e tetë me një gol nga Samu, dhe Miami e përmbysi ndeshjen në pjesën e dytë me golat e Telesco Segovias në minutën e 47-të dhe Lionel Messit në minutën e 54-të.

Messi luajti shkëlqyeshëm dhe i dha Interit të tij epërsinë dhe fitoren me një tjetër goditje dënimi fantastike.

Argjentinasi brilant kaloi murin me goditjen me këmbën e tij të majtë magjike për të mposhtur portierin e Portos, Claudio Ramos.

Ky ishte goli i 16-të i Messit në 22 paraqitje këtë sezon dhe ai gjithashtu ka dhënë gjashtë asiste.

DAZN, mbajtĂ«si i tĂ« drejtave pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube, publikoi njĂ« video tĂ« golit tĂ« Messit nga njĂ« kĂ«nd tjetĂ«r. Ata i shkruan videos: “ÇfarĂ« bukurie”.

Ky ishte goli i 866-të në karrierën e Messit dhe i 68-ti nga një goditje dënimi.

Ishte gjithashtu goli i tij i 50-të për Inter Miamin, i cili do të luajë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Palmeiras të martën, më 24 qershor, në orën 15:00 sipas orës lokale. /Telegrafi/

The post ËshtĂ« publikuar njĂ« video e golit tĂ« Messit nga tĂ« gjitha kĂ«ndet – aq sa duhet ta rishikoni disa herĂ« appeared first on Telegrafi.

Messi “ndriçon” BotĂ«rorin/ Gol klasi nga “Pleshti”, Inter Miami mund me pĂ«rmbysje 2-1 Porto

Vitet kalojnë, por klasi mbetet i njëjtë. Shiheni dhe shijoheni këtë gol të Lionel Messi që nxorri një tjetër magji nga repertori i tij I pafundëm.

Jo vetëm për bukurinë, pasi ky gol kishte edhe vlera të mëdha sportive, duke i dhuruar Inter Miami fitoren e parë në Botërorin e Klubeve, 2-1 kundër Porto.

Por deri te suksesi, Messi dhe shokët e tij duhej të përmbysnin epërsinë e portugezëve në pjesën e parë, falë realizimit të Samu nga pika e penalltisë që në minutën e pestë.

Pas pushimit, amerikanët reaguan fort dhe shumë shpejt gjetën golin e barazimit me Segovia, dy minuta nga rinisja e sfidës.

Por momenti deçiziv dhe më I bukuri në këtë ndeshje do të vinte në minutën e 54-rt.

Me një goditje dënimi të ekzektuar me saktësi dhe klas nga Lionel Messi, Inter Miami përmbysi shifrat dhe vulosi suksesin e parë në Botërorin e Klubeve.

NĂ«se “Pleshti” i shton njĂ« tjetĂ«r gol, nĂ« njĂ« tjetĂ«r kompeticion listĂ«s sĂ« tij tĂ« gjatĂ« nĂ« karrierĂ«, skuadra nga Florida vendos njĂ« rekord.

Ajo është para amerikane, që arrin të fitojë një ndeshje zyrtare kundër një skuadre europiane.

Po ashtu me këtë sukses, Inter Miami ndez shpresat për kalimin në fazën tjetër të turneut, pasi me pikë të barabarta me Palmeiras mban vendin e dytë në Grupin A.

Messi, perla në Botërorin e Klubeve: portieri i Porto i habitur nga goditja e dënimit

Lionel Messi vendos firmĂ«n e tij nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube. Goli i parĂ« i kampionit argjentinas nĂ« kĂ«tĂ« kompeticion me fanellĂ«n e Inter Miami vjen me rrjetĂ«n prestigjioze tĂ« shĂ«nuar kundĂ«r Portos. “Pleshti” u bĂ« protagonist i njĂ« goditjeje fantastike dĂ«nimi qĂ« pĂ«rfundoi nĂ« rrjetĂ« pas shpinĂ«s sĂ« portierit tĂ« shkretĂ« tĂ« Portos, Claudio Ramos, i cili mbeti fjalĂ« pĂ«r fjalĂ« i habitur nga trajektorja e gjuajtjes sĂ« realizuar nga ish-lojtari i BarcelonĂ«s dhe PSG-sĂ«, i cili çmendi shokĂ«t e tij tĂ« skuadrĂ«s duke shĂ«nuar golin qĂ« vlente kalimin e pĂ«rkohshĂ«m nĂ« epĂ«rsi ndaj portugezĂ«ve.

Momenti i goditjes së dënimit nga Messi

Messi, nĂ« fakt, merr vetĂ« pĂ«rsipĂ«r tĂ« gjuajĂ« atĂ« goditje dĂ«nimi nga kufiri i zonĂ«s sĂ« rreptĂ«sisĂ«. Argjentinasi vendos njĂ« mini-mur me dy persona pĂ«rpara atij tĂ« Portos, duke u ndihmuar pĂ«r tĂ« penguar pamjen e portierit, i cili megjithatĂ« ishte i sigurt se e kishte pozicionuar shumĂ« mirĂ« murin e tij. Ramos lĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« lirĂ« nĂ« tĂ« djathtĂ«n e tij duke menduar se Messi do tĂ« gjuante atje dhe pĂ«r rrjedhojĂ« ishte gati pĂ«r t’u hedhur. Por Messi e surprizon dhe synon pikĂ«risht kĂ«ndin qĂ« ishte i zĂ«nĂ« nga vetĂ« portieri i Portos, i cili nuk arrin dot tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« top pĂ«r ta pritur gjuajtjen.

Sulmuesi argjentinas gjuan nĂ« shtyllĂ«n e tij dhe topi pĂ«rfundon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pabesueshme nĂ« rrjetĂ«. Messi i ka dhĂ«nĂ« qartĂ«sisht njĂ« forcĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme goditjes sĂ« tij, aq sa e ka bĂ«rĂ« tĂ« kotĂ« ndĂ«rhyrjen e portierit, i cili ndoshta nuk arriti as ta shihte kur topi u nis. Portieri i Portos kishte llogaritur diçka krejt tjetĂ«r dhe u gjend duke nxjerrĂ« topin nga rrjeta, ndĂ«rsa e gjithĂ« Inter Miami vraponte pĂ«r ta pĂ«rqafuar dhe festuar kampionin e saj. ShumĂ« prej shokĂ«ve dolĂ«n me kĂ«rcim nga stoli sapo panĂ« atĂ« ekzekutim mjeshtĂ«ror tĂ« “Pleshtit”.

REF CAM: best view in the house to witness Messi greatness đŸ“č

Watch the @FIFACWC | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #MIAFCP pic.twitter.com/ML6YTXmaLC

— DAZN Football (@DAZNFootball) June 19, 2025

Trajektorja e pabesueshme e vizatuar nga Messi

Edhe mĂ« spektakolare Ă«shtĂ« pamja e kapur nga Ref Cam i vendosur te arbitri i ndeshjes, i cili regjistron ekzekutimin perfekt tĂ« Messit. Topi merr njĂ« trajektore tĂ« pabesueshme, duket sikur ulet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme para se tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« rrjetĂ«. ËshtĂ« goli qĂ« i mundĂ«son Messit tĂ« vendosĂ« firmĂ«n e tij edhe nĂ« kĂ«tĂ« kompeticion tĂ«rĂ«sisht tĂ« ri, qĂ« nĂ« edicionin e tij tĂ« parĂ« nuk mund tĂ« mos karakterizohej nga goli i “Pleshtit”, pra ylli i madh i kĂ«saj Kupe Bote pĂ«r Klube qĂ« tani me Inter Miami shpreson pĂ«r kualifikimin pas barazimit pa gola nĂ« debutim.

The post Messi, perla në Botërorin e Klubeve: portieri i Porto i habitur nga goditja e dënimit appeared first on Lapsi.al.

Leo Messi me supergol nga goditja e lirĂ« – Inter Miami kalon nĂ« epĂ«rsi ndaj Portos nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube

Inter Miami ka kaluar në epërsi ndaj FC Porto falë një supergoli nga Lionel Messi në minutën e 54-të, në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Porto ishte e para që kaloi në avantazh, me Samu Aggehowa që realizoi nga penalltia me një goditje të fuqishme, duke e çuar rezultatin në 1-0.

Barazimi për Inter Miami erdhi në fillim të pjesës së dytë. Aksioni nisi nga Marcelo Allende, i cili pasoi në të djathtë për Marcelo Weigandt. Ky i fundit krosoi saktë në zonë, ku Telasco Segovia e kontrolloi mirë topin dhe shënoi për 1-1.

Në minutën e 54-t, Lionel Messi tregoi edhe një herë klasin e tij. Ai ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke e kaluar Inter Miamin në avantazh 2-1.

 

Lionel Messi, 2025.

pic.twitter.com/HNFaTQbkjK

— Green y Green (@Green_Apostas) June 19, 2025

Ky ishte goli i 50-të i Messit me fanellën e Inter Miami, një tjetër arritje e jashtëzakonshme për yllin argjentinas në futbollin amerikan. /Telegrafi/ 

The post Leo Messi me supergol nga goditja e lirĂ« – Inter Miami kalon nĂ« epĂ«rsi ndaj Portos nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s pĂ«r Klube appeared first on Telegrafi.

Mourinho i kërkon publikisht ndjesë lojtarit pas 21 vitesh: shpjegon pse e la jashtë

JosĂ© Mourinho priti 21 vite pĂ«r t’i kĂ«rkuar ndjesĂ« njĂ« prej lojtarĂ«ve tĂ« tij, tĂ« cilin e kishte lĂ«nĂ« nĂ« stol nĂ« njĂ« ndeshje tĂ« paharrueshme, finalen e Champions League tĂ« vitit 2004. Trajneri portugez mori fluturimin drejt galaktikĂ«s sĂ« tĂ« mĂ«dhenjve pikĂ«risht me atĂ« sukses historik, tĂ« arritur nĂ« krye tĂ« Porto, qĂ« nĂ« Gelsenkirchen shkatĂ«rroi Monaco me rezultatin 3-0.

NĂ« atĂ« Porto, qĂ« fitoi dopietĂ«n kampionat–Champions, njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pati Benni McCarthy: sulmuesi nga Afrika e Jugut atĂ« sezon shĂ«noi 25 gola, pĂ«rfshirĂ« dy kundĂ«r Manchester United pikĂ«risht gjatĂ« rrugĂ«s drejt finales sĂ« kupĂ«s me veshĂ« tĂ« mĂ«dhenj. Por nĂ« momentin kur duhej vendosur formacioni pĂ«r ndeshjen e jetĂ«s (e tillĂ« ishte pĂ«r 41-vjeçarin Mourinho, nĂ« atĂ« moment, ndeshja me Monaco), trajneri nga Setubali iu besua ndjesive tĂ« tij, duke preferuar tĂ« aktivizojĂ« titullar Carlos Alberto nĂ« sulm bashkĂ« me Derlei, ndĂ«rsa McCarthy mbeti nĂ« stol.

đŸ”” #OTD in 2004 👉 JosĂ© Mourinho’s @FCPorto beat Monaco 3-0 in the #UCLfinal!

🐉 Carlos Alberto 39
🐉 Deco 71
🐉 Alenichev 75 pic.twitter.com/TgNWEO2H6D

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 26, 2019

Mourinho i kërkon ndjesë McCarthy pas 21 vitesh

NjĂ« vendim qĂ« u shpĂ«rblye nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« madhe, pasi braziliani shĂ«noi golin qĂ« zhbllokoi ndeshjen, por sot “Special One” ka menduar se ka ardhur momenti t’i kĂ«rkojĂ« ndjesĂ« personit tĂ« prekur, duke i shpjeguar edhe arsyen e atij pĂ«rjashtimi tĂ« papritur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Mourinho e shfrytĂ«zoi rastin pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« duke shkruar njĂ« postim nĂ« Instagram pĂ«r tĂ« festuar pĂ«rvjetorin e atij triumfi, tĂ« ardhur mĂ« 26 maj tĂ« 21 viteve mĂ« parĂ«: “MĂ« vjen keq qĂ« tĂ« lash nĂ« stol” – shkroi trajneri aktual i Fenerbahce, duke e pĂ«rmendur me ‘tag’ profilin e afrikanit, i cili sot Ă«shtĂ« edhe vetĂ« trajner dhe drejton kombĂ«taren e Kenias – “por kisha ndjesinĂ« se ai i çmenduri Carlos Alberto do tĂ« shĂ«nonte. MĂ« mungojnĂ« vaktet nĂ« autobus me ekipin. Shpresoj qĂ« tĂ« takohemi tĂ« gjithĂ« mĂ« 26 maj 2029 dhe tĂ« festojmĂ« 25 vjet histori tĂ« pabesueshme. Kujdesuni pĂ«r veten, plakushĂ«â€.

The post Mourinho i kërkon publikisht ndjesë lojtarit pas 21 vitesh: shpjegon pse e la jashtë appeared first on Lapsi.al.

“Kosovo je Srbia”, zbardhet mesazhi kĂ«rcĂ«nues i rusit pĂ«r bᎏmbĂ« nĂ« Rinas

Gjykata e Posaçme ka kthyer nĂ« SPAK dosjen penale ndaj njĂ« shtetasi rus, tĂ« akuzuar pĂ«r dĂ«rgimin e njĂ« mesazhi kĂ«rcĂ«nues pĂ«r bᎏmbë nĂ« aeroportin e Rinasit. Sipas gjykatĂ«s sĂ« Posaçme, Prokuroria e TiranĂ«s kishte dalĂ« jashtĂ« kompetencĂ«s sĂ« saj duke hetuar rastin e rusit Vladislav Urban dhe se hetimi ndaj tij pĂ«r akuzĂ«n e “kanosjes pĂ«r kryerjen e veprave penale me qĂ«llim terroriste” duhet ishte regjistruar nĂ« SPAK.

Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit Urban u dërgua nga Greqia në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas në shkurt të vitit 2023. Në vendimin gjyqësor të siguruar nga A2 CNN, zbardhet përmbajtja e mesazhit, ku rusi jo vetëm kërcënon me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si serbe, por pretendohej pengmarrje e dy shqiptarëve.

“PĂ«rshĂ«ndetje. Emri im Ă«shtĂ« Vladislav Urban. NĂ«se po e lexoni kĂ«tĂ« mesazh, atĂ«herĂ« ka njĂ« bombĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« tuaj. Ju duhet tĂ« kĂ«rkoni nga qeveria juaj qĂ« ta njohĂ« KosovĂ«n si serbe qĂ« tĂ« mos shpĂ«rthejĂ« bomba. Dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«si thashĂ«, unĂ« kam kapur dy shtetas shqiptarĂ« dhe po i mbaj nĂ« shtĂ«pinĂ« time nĂ« Greqi nĂ« Nei Epivates, A
 NĂ«se nuk respektoni, ata do tĂ« jenĂ« nĂ« hall tĂ« madh. Keni 48 orĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar shumĂ« jetĂ« shqiptarĂ«sh. ZVKosovo je Srbia”.

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas referimit të rastit tek anti-terrori dhe këqyrja e postës së dërguesit zbuloi se autori i tekstit ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë, Rusi dhe banues në Selanik, Greqi. Përmes bashkëpunimit me palën greke, është mësuar se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se trajtohet me mjekim nga psikiatri. Nga verifikimet e bëra në apartamentin e tij ka rezultuar se nuk kishte marrë ndonjë person peng. Por, Rusi Urban kishte precedentë të mëparshëm në kërcënimet me natyre terroriste në email.

NĂ« janar tĂ« vitit 2023 ai ka dĂ«rguar maile nĂ« Aeroportin e AthinĂ«s dhe nĂ« njĂ« spital nĂ« Greqi me pĂ«rmbajtjen “Jam taleban dhe nĂ« emĂ«r tĂ« Allahut do tĂ« vras grekĂ«â€. Nga verifikimet nĂ« TIMS, ka rezultuar se Vladislav Urban nuk ka asnjĂ« hyrje-dalje nĂ« territorin shqiptar, ndĂ«rsa ndaj tij Ă«shtĂ« caktuar njĂ« masĂ« sigurie “arrest nĂ« burg”, nĂ« mungesĂ«.

Në shqyrtimin paraprak në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja Rudina Palloi, arsyetoi se vepra penale për të cilën është hetuar rusi është kompetencë ekskluzive e SPAK. Në këtë mënyrë, gjykata konstatoi pavlefshmëri absolute të kërkesës për gjykim të Prokurorisë së Tiranës dhe kaloi dosjen në SPAK për vijimin e hetimit. /Marrë nga A2CNN

The post “Kosovo je Srbia”, zbardhet mesazhi kĂ«rcĂ«nues i rusit pĂ«r bᎏmbĂ« nĂ« Rinas appeared first on Lapsi.al.

ShtĂ«pia e fshehur mes dy kishave nĂ« Porto, pranĂ« tĂ« cilĂ«s mijĂ«ra njerĂ«z ecin dhe nuk e dinĂ« se “ekziston”

NĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit tĂ« Portos nĂ« Portugali Ă«shtĂ« njĂ« shtĂ«pi magjepsĂ«se – por mijĂ«ra ecin pranĂ« saj çdo ditĂ« pa e vĂ«nĂ« re.

Casa Escondido e vogĂ«l, 1.5 metra e gjerĂ« Ă«shtĂ« e vendosur midis dy kishave – Igreja dos Carmelitas dhe Igreja do Carmo – dhe Ă«shtĂ« ‘shtĂ«pia mĂ« e ngushtë’ e qytetit.

NdĂ«rtesa duket si njĂ« kishĂ« e madhe nĂ« shikim tĂ« parĂ« – por nĂ« fakt janĂ« tre ndĂ«rtesa tĂ« veçanta, transmeton Telegrafi.

Vetë shtëpia është aq e hollë sa duket pothuajse si një mur, e karakterizuar vetëm nga një derë e thjeshtë e gjelbër dhe dy dritare, që do të thotë se është e fshehur.

Struktura unike u shfaq në episodin të Hapësirave të mahnitshme të George Clarke në Channel 4.

E ndĂ«rtuar nĂ« vitin 1768, prona ishte çuditĂ«risht e gjerĂ«, me njĂ« dhomĂ« ndenjeje, dhomĂ« gjumi dhe pĂ«r studim – dukej si diçka nga Harry Potter.

“Tani kjo Ă«shtĂ« e mahnitshme”, tha George ndĂ«rsa hyri brenda. Dera nĂ« fasadĂ«n e pĂ«rparme Ă«shtĂ« vetĂ«m pak mĂ« shumĂ« se njĂ« metĂ«r e gjerĂ«. Ajo nĂ« fakt thjesht hapet pak dhe bĂ«het pak mĂ« e gjerĂ«.

Brenda kishte shkallë spirale mbresëlënëse, pasi ndërtesa shtrihej në tre kate.

George shpjegoi se kisha në të majtë u ndërtua për murgeshat karmelite në shekullin e shtatëmbëdhjetë, me kishën në të djathtë për murgjit në shekullin e tetëmbëdhjetë.

“ShtĂ«pia e fshehtĂ«â€ nĂ« mes supozohet se u ndĂ«rtua pĂ«r tĂ« ndarĂ« murgjit dhe murgeshat – ndĂ«rsa thashethemet e tjera lokale sugjerojnĂ« se mund tĂ« ketĂ« qenĂ« pĂ«r shkak tĂ« rregulloreve ligjore qĂ« deklaronin se dy kisha nuk mund tĂ« ndanin njĂ« mur.

“Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e mahnitshme Ă«shtĂ« se brenda, Ă«shtĂ« kaq e thjeshtĂ«. Ju keni dy kisha dekorative nĂ« tĂ« dyja anĂ«t, dhe nĂ« mes ka vetĂ«m mure tĂ« zbardhura, dysheme druri. ËshtĂ« si tĂ« jesh nĂ« qelinĂ« e njĂ« murgu. MijĂ«ra njerĂ«z duhet tĂ« kalojnĂ« pranĂ« kĂ«saj ndĂ«rtese çdo ditĂ« dhe nuk e kanĂ« idenĂ« se ajo Ă«shtĂ« atje”, shpjegoi George.

Prona ishte e banuar deri nĂ« vitet e 80-ta nga kapelanĂ«t, artistĂ«t, mjekĂ«t dhe kujdestari i kishĂ«s. UdhĂ«tarĂ«t kuriozĂ« mund t’i hedhin njĂ« sy edhe shtĂ«pisĂ«, me biletat qĂ« kushtojnĂ« pesĂ« euro duke pĂ«rfshirĂ« qasjen nĂ« muze. /Telegrafi/

The post ShtĂ«pia e fshehur mes dy kishave nĂ« Porto, pranĂ« tĂ« cilĂ«s mijĂ«ra njerĂ«z ecin dhe nuk e dinĂ« se “ekziston” appeared first on Telegrafi.

Porti i ri i Porto Romanos, përzgjidhen 2 konsorciume ndërkombëtare për fazën finale

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Konsorciumi  holandez Van Oord Dredging and Marine Constractor dhe ai grek me seli nĂ« HolandĂ«, Archirodon Construction Company Limited janĂ« kualifikuar pĂ«r fazĂ«n tjetĂ«r tĂ« procedurĂ«s pĂ«r ndĂ«rtimin e Portit tĂ« ri tĂ« Porto Romanos.

Këto dy konsorciume do të paraqesin edhe ofertat ekonomike, ku edhe më pas do të përzgjidhet kompania fituese.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar faza parakualifikuese dhe se 2 konsorciume janë përzgjedhur për të vijuar në fazën tjetër nga 5 konsorciume që u bënë pjesë e garës ndërkombëtare.

“NdĂ«rtimi i Portit tĂ« ri nĂ« Porto Romano nĂ« rrugĂ« tĂ« mbarĂ«, pĂ«rfundon faza e parakualifikimit. 5 konsorciume ndĂ«rkombĂ«tare morĂ«n pjesĂ« nĂ« njĂ« garĂ« tĂ« hapur dhe transparente. Komisioni, i udhĂ«hequr nga konsulenti ndĂ«rkombĂ«tar Royal HaskoningDHV, kualifikoi 2 konsorciume, tĂ« cilĂ«t pas dorĂ«zimit tĂ« dokumentacionit fizik do tĂ« paraqesin ofertat ekonomike”, tha Balluku.

ShqipĂ«ria, theksoi ajo, do tĂ« ketĂ« njĂ« port model, njĂ« HUB nĂ« Mesdhe, i cili do t’i shĂ«rbejĂ« tĂ« gjithĂ« rajonit.

Fondi limit i parashikuar për ndërtimin e këtij porti është 39,3 miliardë lekë.

Projekti integron hekurudhĂ«n DurrĂ«s – PrishtinĂ« dhe Portet e thata nĂ« KosovĂ« e Maqedoni tĂ« Veriut. ËshtĂ« parashikuar t’i pĂ«rgjigjet kĂ«rkesave ShqipĂ«risĂ«, KosovĂ«s, MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, por edhe vendeve tĂ« tjera tĂ« rajonit pĂ«r 4 dekadat e ardhshme. /j.p/

The post Porti i ri i Porto Romanos, përzgjidhen 2 konsorciume ndërkombëtare për fazën finale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt

Roma ka kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës, pas triumfit me rezultat të përgjithsëm 4-3 përballë Portos në play-off.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, duke shënuar me anë të Samu Omordion në minutën e 27-të.

Mirëpo, Paulo Dybala i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 35-të me një asistim të Shomurdov.

La Joya vetëm pas katër minutash shënoi edhe golin e dytë personal, për ra kaluar Romën në epërsi.

Porto mbeti me dhjetĂ« lojtarĂ« nĂ« fushĂ«, pasi Stephen Eustaquio u ndĂ«shkua direk me karton tĂ« kuq pĂ«r ndĂ«rhyrje brutale (51’).

Në minutën e 83-të, Niccolo Pisilli vulosi fitoren e Romës dhe kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt edhe pse kishte një auto-gol në minutën e 90+6-të, por që vendasit kaluan tutje.

Giallorossët nesër (21 shkurt) do të mësojnë emrin e kundërshtarit për fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

 

The post Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt appeared first on Telegrafi.

❌