Ekrani i âtĂ« mĂ«dhenjveâ, fushata e pabarabartĂ« nĂ« televizione
Autore: Klesjana Omeri | Citizens.al | Tiranë
Në një demokraci funksionale, roli i medias gjatë fushatave zgjedhore është i pazëvendësueshëm: ajo filtron premtimet elektorale, analizat dhe përplasjet politike për publikun.
Por në Shqipëri, para çdo procesi zgjedhor, shtrohen pyetje mbi mënyrën se si media ushtron këtë rol, nëse siguron transparencë, apo bëhet pjesë aktive e garës, duke ndikuar në rrjedhën e saj.
PĂ«r zgjedhjet e 11 majit, Citizens ka monitoruar pĂ«r tre javĂ« (1â20 prill) edicionet informative tĂ« tre televizioneve kombĂ«tare: Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus.
TĂ« dhĂ«nat janĂ« tĂ« qarta: mbi 80% e kohĂ«s editoriale tĂ« lajmeve i Ă«shtĂ« kushtuar PartisĂ« Socialiste, PartisĂ« Demokratike, dhe figurave kryesore tĂ« politikĂ«s shqiptare: Edi Rama dhe Sali Berisha. Dominimi i ekraneve prej tyre ka qenĂ« i theksuar, por edhe brenda kĂ«tij âduetiâ, ndarja e minutazhit nĂ« televizionet kombĂ«tare ka qenĂ« e pabarabartĂ«.
PS ka dominuar hapësirat në të gjitha edicionet informative duke zënë 35-42% të kohës, ndërsa PD ka pasur një mbulim më të ulët 26-31%.
Ngjashëm, sa i përket figurave të partive, Rama ka dominuar në të treja televizionet duke qenë më i pranishëm në Top Channel (23.08%) ndërsa Berisha në Vizion Plus (12.6%).
Ky përqendrim bie ndesh me Nenin 84 të Kodit Zgjedhor, që kërkon shpërndarje të balancuar të kohës televizive për partitë me mbi 20% të mandateve.
Pyetur për këtë çështje, gazetari dhe pedagogu Lutfi Dervishi vë në dukje se fushata është transformuar në një garë personalitetesh, të cilat synojnë të riformësojnë opinionin publik.
âNĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, zgjedhjet nuk janĂ« mĂ« njĂ« proces reflektimi mbi programet, por njĂ« âreality-showâ me protagonistĂ« tĂ« pĂ«rhershĂ«m,â thotĂ« Dervishi.

PartitĂ« dhe kandidatĂ«t e rinj âstrehohenâ nĂ« rrjetet sociale
PartitĂ« e reja dhe kandidatĂ«t e rinj rezultojnĂ« âtĂ« padukshĂ«mâ nĂ« edicionet informative tĂ« tre televizioneve mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vend. Nga analizimi i tĂ« dhĂ«nave, kĂ«to subjekte kanĂ« marrĂ« 1% tĂ« minutazhit nĂ« edicionet informative.
Në këto kushte, shumica prej tyre kanë riformatuar fushatën në platformat sociale.
Gerti Metani, kandidat pĂ«r deputet i PartisĂ« Socialdemokrate, dhe Edona Haklaj kandidate e koalicionit âNisma, ShqipĂ«ria BĂ«hetâ, janĂ« mjaft aktivĂ« nĂ« rrjetet sociale, e sidomos nĂ« Instagram, duke e konsideruar si aplikacionin kryesor pĂ«r tĂ« komunikuar me zgjedhĂ«sit.
Për Citizens, tregojnë se si po ndikon kjo metodologji në fushatën e tyre, shumë larg tradicionales.
âE vĂ«rteta Ă«shtĂ« qĂ« kjo ndikon nĂ« perceptimin publik, duke e vĂ«shtirĂ«suar pĂ«r kandidatĂ«t alternativĂ« tĂ« shfaqin programin apo tĂ« arrijnĂ« audienca tĂ« gjera nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ«,â thotĂ« Metani.
âTelevizionet shpesh shĂ«rbejnĂ« si burimi kryesor i informacionit pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« popullsisĂ« dhe, kur hapĂ«sira shpĂ«rndahet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pabarabartĂ«, krijohet njĂ« perceptim sikur vetĂ«m partitĂ« e mĂ«dha kanĂ« zgjidhje pĂ«r vendin,â thotĂ« Haklaj.
Sipas saj qytetarëve i mohohet mundësia të dëgjojnë zëra të rinj, ide të reja dhe alternativa jashtë sistemit të vjetër.
Drejtori i âQĂ«ndresĂ«s Qytetareâ, Rigels Xhemollari thotĂ« se aktiviteti nĂ« rrjetet sociale mund tĂ« jetĂ« edhe nĂ« favor tĂ« kĂ«tyre kandidatĂ«ve. Sipas tij kĂ«to zgjedhje mund tĂ« jenĂ« tĂ« fundit qĂ« televizioni tĂ« ketĂ« peshĂ« nĂ« garat elektroale.
âPartitĂ« e reja kanĂ« shansin tĂ« pĂ«rdorin nĂ« masĂ« rrjetet sociale, formĂ« qĂ« mund tĂ« jetĂ« efikase, pĂ«r ta pĂ«rdorur si balancues tĂ« faktit qĂ« sâkanĂ« hapĂ«sirĂ« nĂ« ekranet kombĂ«tare. Gjithsesi, ka mĂ« shumĂ« lodhje dhe sakrificĂ«,â thotĂ« Xhemollari pĂ«r Citizens.
Media si âtregâ
Media është kthyer dhe në hapësirë tregu. Disa redaksi lajmesh kanë ofruar çmime për hapësirë televizive gjatë fushatës, një praktikë që rrezikon të zhbëjë parimin bazë të informimit të paanshëm.
Ădo minutĂ« nĂ« ekran ka çmimin e vetĂ«, dhe shifrat qe televizionet u ofrojnĂ« partive pĂ«r promovim nuk janĂ« mĂ« njĂ« sekret, por njĂ« praktikĂ« e pranuar dhe e normalizuar.
Syri TV, për shembull, ka publikuar tarifa të qarta për secilin kandidat, duke e shndërruar fushatën në një garë jo vetëm për vota, por edhe për pagesa.
Ămimet variojnĂ« nga 4 mijĂ« euro pĂ«r 10-15 minuta nĂ« emision mĂ«ngjesi, deri nĂ« 8 mijĂ« euro nĂ« emision âprime timeâ. Sipas Lutfi Dervishit ky fenomen dobĂ«son rolin e votuesit.
âMedia qĂ« nuk hulumton, nuk i sfidon kandidatĂ«t, por i amplifikon,â thekson Dervishi, sipas sĂ« cilit vakumi i informimit i dobĂ«son qytetarĂ«t si votues duke i ekspozuar ndaj manipulimeve.
âProcesi zgjedhor, nĂ« kĂ«to kushte, rrezikon tĂ« jetĂ« njĂ« ritual i zbrazĂ«t, ku zgjedhja nuk bazohet nĂ« njohuri, por nĂ« perceptime tĂ« manipuluaraâ, thotĂ« ai.
Në kushtet kur çdo fjalë kushton dhe barazia në garën elektorale nuk është më një realitet.
Ku qëndrojnë gazetarët?
Në një fushatë zgjedhore ku partitë çojnë materiale të gatshme dhe linjat editoriale janë të përcaktuara, gazetarët që mbulojnë çështjet politike shpesh gjenden përballë një sfide të heshtur: të informosh drejt një realitet të shtrembëruar.
Pa kohĂ« pĂ«r tĂ« verifikuar premtimet elektorale apo pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« analiza tĂ« thelluara, gazetarĂ«t shndĂ«rrohen nĂ« njĂ« âpostierâ tĂ« mesazheve politike.
Këtë e tregon dhe rezultati i monitorimit të edicioneve informative, që nuk nxjerr asnjë analizë të thelluar, investigim apo verifikim të premtimeve që partitë politike bëjnë pa kursim.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tregon se në shumë pak raste i ka ndjekur në terren aktivitetet elektorale të partive.
âKa qenĂ« njĂ« dakordĂ«si mes tĂ« dyja palĂ«ve, si nga ana e drejtuesve tĂ« televizionit, por edhe meje si gazetar qĂ« kryesisht mbuloj zhvillimet e kampit opozitar,â thotĂ« Hoxha pĂ«r Citizens.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku thotë se ngarkesa e madhe e materialeve që duhet të përgatisin për transmetim lë pak kohë për të bërë thellim të çështjeve që diskutohen.
âJanĂ« me dhjetĂ«ra kronika televizive qĂ« duhet tĂ« pĂ«rgatiten gjatĂ« ditĂ«s. Jemi tĂ« kufizuar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« thellime tĂ« ngjarjeve,â thotĂ« ndĂ«r tĂ« tjera.
Problemet me të cilat përballen gazetarët në fushatën zgjedhore, për të disatën herë janë evidentuar dhe nga OSBE/ODHIR. Në raportin paraprak nënvizohen ndërhyrjet në pavarësinë editoriale dhe vetëcensura.
âMungesa e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« financiare pĂ«r shumĂ« media, e shkaktuar nga rĂ«nia e tĂ« ardhurave nga reklamat dhe modelet alternative tĂ« biznesit tĂ« pazhvilluara, ndikon nĂ« pavarĂ«sinĂ« dhe diversitetin e medias dhe raportimit,â thuhet nĂ« raport.
Kur mediat kryesore zgjedhin të amplifikojnë vetëm të njëjtët zëra, ato jo vetëm deformojnë garën politike, por edhe besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Nëse votuesit informohen vetëm për një pjesë të garës, atëherë vetë zgjedhjet rrezikojnë të mos jenë më një akt i lirë, por një formalitet me rezultate të parashikueshme.
Lexoni gjithashtu:
- Si po përdoret arsimi në fushatat zgjedhore: Presion dhe shfrytëzim politik
- Partitë mbajnë fshehur shpenzimet për mitingjet në diasporë
- âPremtime nĂ« baltĂ«â: Jeta e komunitetit rom dhe egjiptian nĂ« skajet e politikĂ«s
The post Ekrani i âtĂ« mĂ«dhenjveâ, fushata e pabarabartĂ« nĂ« televizione appeared first on Citizens.al.