Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

Nga Geri Emiri, Erjola Azizolli, Bardha Nergjoni dhe Xhevahir Zhabina Në një rrip toke mes lumit Erzen dhe një ligatine të gjelbër në fshatin Shetël të Shijakut, grumbujt e mbetjeve urbane janë pjesë e pandashme e peizazhit. Dikur habitat për shpendë dhe gjallesa të tjera ujore, ligatina po e humbet funksionin e saj natyror për […]

The post Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike appeared first on Reporter.al.

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët

Pasi vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të një shkolle, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë disa ditë më parë. Një 14-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatari në Maliq, duke tronditur opinionin publik dhe duke nxjerrë edhe një herë në pah dështimet e rënda institucionale për garantimin e sigurisë së […]

The post “Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit: Mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, duhen masa konkrete

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë ën Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë po nga një bashkëmoshatar te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, prindërit e Martin Canit shprehen se kjo tragjedi tregoi që mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik.

“Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka radhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?”, thuhet në deklaratan e prindërve të Martinit, përcjell A2 CNN.

Ata kërkojnë nga qeveria masa konkrete për përmirësimin e sigurisë në shkolla për të parandaluar tragjedi të tilla. Sipas tyre 14-vjeçarë nuk u vranë nga rrjetet sociale por nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve.

“Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh. Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet”.

Ata i shprehin ngushëllimet familjes së të miturit në Maliq dhe apelojnë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj”./a2cnn/

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit: Mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, duhen masa konkrete appeared first on Telegrafi.

Faton Selmanaj shpallet kandidat për kryetar të Deçanit nga Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Faton Selmanajt për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një tubim me aktivistët e Qendrës në Deçan, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe sekretari organizativ Alim Rama, u zyrtarizua përkrahja për Selmanajn si përfaqësues të gjeneratës së re të udhëheqjes.

“Nga tokat pjellore te majat e bjeshkëve, Faton Selmanaj e njeh çdo cep të Deçanit dhe ka vendosur ta kthejë këtë pasuri në zhvillim e mirëqenie për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

Faton Selmanaj pritet të fokusohet në zhvillimin e bujqësisë si motor të ekonomisë lokale, turizmit malor e kulturor, si dhe në ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe të barabarta për qytetarët e Deçanit.

“Me Faton Selmanajn në krye, kjo komunë do të bëhet partner i fortë i qeverisë qendrore aty ku fjala dhe puna ecin bashkë për të mirën e secilit qytetar”, thekson më tej Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas LVV-së, Deçani me Selmanajn në krye do të jetë “shembull i qeverisjes lokale që ecën në hap me zhvillimin shtetëror”. /Telegrafi/

The post Faton Selmanaj shpallet kandidat për kryetar të Deçanit nga Lëvizja Vetëvendosje appeared first on Telegrafi.

Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se të lënduarit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Aziri shtoi se në periudhën e ardhshme do të ndërtohet një Qendër për proteza në Shkup, ndërsa të rinjtë e lënduar që kanë nevojë për ndërhyrje dhe trajtime shtesë të cilat janë të shtrenjta, do të mbështeten nga shteti.

“Jemi të vetëdijshëm se ka trajtime dhe procese që janë të shtrenjta dhe të kushtueshme, por ne si shtet jemi të detyruar t’i ofrojmë kujdes shëndetësor çdo qytetari. Unë personalisht isha në Koçan dhe tani ju them se për çdo proces që kërkon financim, ne do të dalim në ndihmë. Poashtu çdo proces që kërkon futjen e njohurive do të bëjmë trajnime të tilla dhe gjithashtu do të mbështesim çdo proces që kërkon mobilitetin e qytetarëve tanë jashtë vendit. Ky proces nuk do të përfundojë shpejt, këto janë procese afatgjata dhe do të na duhet një qasje afatgjate”, ka thënë Aliu.

Ministri i Shëndetësisë thotë se është bërë analizë nga ekspertë të vendit, por edhe nga ekspertë të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në tragjedinë.

“Prandaj punojmë intensivisht dhe kam pasur disa takime me disa ambasada, në mënyrë që disa nga pacientët të mund të shkojnë jashtë vendit për trajtim dhe mjekim shtesë. Por edhe të krijojmë infrastrukturë brenda vendit. Për shembull, një nga këto është të gjenerojmë proteza. Ne nuk kemi një laborator të tillë. Realizova takim me njerëz nga Sllovenia dhe të shohim deri ku është procedura”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu shtoi se janë krijuar grupe pune brenda Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim krijimin e Strategjisë afatgjate në mënyrë siç thotë ai, të kenë një qasje infrastrukturore, njerëzore dhe profesionale ndaj qytetarëve të Koçanit.

The post Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan appeared first on Telegrafi.

Në Koçan sot do të marshohet për të 15-tën herë radhazi për tragjedinë në “Pulse”

Shoqata Qytetare “16 Mars 2025 Koçani”, katër muaj pas tragjedisë në diskotekë “Puls” ku vdiqën 62 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, do të mbajë Marshin e 15-të të Engjëjve – një marsh dhimbjeje dhe lufte për drejtësi.

Marshimi do të fillojë në orën 18:50, me një pikë grumbullimi në Parkun e Revolucionit.

“Katër muaj pas tragjedisë më të madhe në historinë e kohëve të fundit të vendit tonë, ne, prindërit dhe familjet e fëmijëve të vdekur tragjikisht, ju informojmë se më 19 korrik 2025, do të mbahet Marshimi i pesëmbëdhjetë i Engjëjve – një marsh dhimbjeje dhe lufte për drejtësi. Marshimi do të fillojë në orën 18:05 – një kohë që përfaqëson simbolikisht reagimin e vonë dhe, për fat të keq, fatal institucional. Ju ftojmë me zemër të hapur të bashkoheni me ne – të marshojmë së bashku në heshtje, një heshtje që simbolizon një kujtesë të fortë se një tragjedi e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë – as për një fëmijë të vetëm, as për një nënë beqare”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Qytetarëve 16 Mars 2025 Koçani.

Gjykata Penale njoftoi dje se paraburgimi i të pandehurve për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani është zgjatur, dhe Prokuroria Themelore Publike Shkup do të zhvillojë pjesën e mëtejshme të procedurës.

Sipas aktakuzës, 34 individë dhe tre persona juridikë të akuzuar për zjarrin në diskotekën “Pulse” akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike.

Midis të pandehurve janë pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, kryetarë bashkish, anëtarë të sigurisë dhe nëpunës civilë. Për shkak të provave të pamjaftueshme, procedura është ndërprerë për 11 persona, përfshirë dy ish-ministra.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti, 62 persona humbën jetën, përfshirë gjashtë fëmijë, dhe mbi 200 u plagosën.

The post Në Koçan sot do të marshohet për të 15-tën herë radhazi për tragjedinë në “Pulse” appeared first on Telegrafi.

“Gëzuar 30-vjetorin jeta jeme!”, Fatmira Breçani uron ditëlindjen e djalit publikisht

✇Albeu
By: M C

Djali i një ndër këngëtareve më të dashura nga shqiptarët kudo në botë, kryesisht në veri të vendit dhe në diasporë, Fatmira Breçanit feston sot ditëlindjen.

Artistja ka zgjedhur ta urojë publikisht Denin ku shkruan: “Gëzuar 30-vjetorin Jeta jeme! Qoftë ky vit nisja e një kapitulli magjik në jetën tane.”

Fatmira Breçani është këngëtarja më e njohur e këngës popullore, si dhe më të paguarat pasi preferohet masivisht në koncerte në diasporë si dhe në dasma.

The post “Gëzuar 30-vjetorin jeta jeme!”, Fatmira Breçani uron ditëlindjen e djalit publikisht appeared first on Albeu.com.

U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

Një punonjës i doganave shqiptare ka denoncuar atë që e quan “kontrabanda më e frikshme në historinë e Shqipërisë”, e drejtuar nga “koka”, drejtori i doganave shqiptare Gent Gazheli. Në një denoncim të drejtpërdrejtë, punonjësi thotë se sistemi doganor ndodhet sot në një gjendje më të degraduar se në vitin 1997, ndërsa pas çdo vendimi […]

The post U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit appeared first on BoldNews.al.

“Hapave të Sadriut dhe Azemit” – Deçani ecën për përkushtimin e një babai ndaj të birit me sindromën Down

Qytetarë nga Deçani morën pjesë dje në ecjen simbolike “Hapave të Sadriut dhe Azemit”, një nismë e veçantë që u organizua për të nderuar përkushtimin e rrallë të një babai dhe lidhjen e tij të pazëvendësueshme me të birin me sindromën Down.

Ecja u organizua nga Komuna e Deçanit, si një shenjë nderimi për bacën Sadri, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë, por la pas një histori të rrallë përkushtimi, kujdesi dhe dashurie ndaj djalit të tij, Azemit.

Disa ditë para se të ndahej nga jeta, Baca Sadri kishte thënë me krenari “15 kilometra i bëmë sot, bac. Përditë i bëjmë aq. Nganjëherë djali ka qejf me ecë më shumë e i bëjmë 20.”

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook shkroi “Hapave të Sadriut dhe Azemit – ecje për dashurinë dhe përkushtimin familjar”.

Kjo ngjarje shërbeu si një rikujtim të fuqishëm se dashuria prindërore, veçanërisht në sfidat që sjell jeta me sindromën Down, është një forcë e jashtëzakonshme që frymëzon e bashkon./Telegrafi/

 

The post “Hapave të Sadriut dhe Azemit” – Deçani ecën për përkushtimin e një babai ndaj të birit me sindromën Down appeared first on Telegrafi.

Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit

✇Albeu
By: M C

Autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj ka dëshmuar këtë të hënë për herë të parë në Gjykatën e Tiranës.

Para togave të zeza, i mituri ka pohuar se thikën me të cilën qëlloi bashkëmoshatarin e tij e gjeti në rrugë dhe se ngjarja e 18 Nëntorit erdhi pas disa përplasjeve që ai kishte pasur me Canin.

Sipas dëshmisë të Përlleshajt mësohet se sherri mes dy djemve kishte nisur ditë më parë ku Martini e ka goditur me grushte.

Më pas ky i fundit i dërgoi ftesë në “SnapChat” ku dhe vijuan debatet dhe e lanë që të sqarohet ditën e hënë, ditë kur dhe ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë që mësohet se në shumicën e pyetjeve i mituri është shprehur se nuk mbante mend.

Mario Përlleshaj aktualisht mbahet në institucionin për të miturit në Kavajë, teksa u arrestua për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.

The post Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit appeared first on Albeu.com.

Deçani mirëpret festivalin “Newborn Kosova” – 180 artistë nga e gjithë bota sjellin muzikë, kulturë dhe vallëzim

Atmosferë festive dhe shumëngjyrëshe do të mund të shijojnë sonte qytetarët e Deçanit.

Mbrëmjen e sotme rikthehet festivali “Newborn Kosova”, i cili mbledh në këtë edicion 180 artistë nga mbarë bota, duke sjellë një përvojë unike të bashkimit përmes artit, muzikës dhe kulturës.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u shpreh entuziast për rikthimin e festivalit

“Sonte në Deçan rikthehet Festivali ‘Newborn Kosova’ me 180 artistë nga e gjithë bota! Vallëzim, muzikë dhe kulturë ndërkombëtare në zemër të qytetit!”, shkroi Ramosaj, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në ngjarjen kulturore.

Programi nis në ora 19:00 me një defile të grupeve artistike në qendër të qytetit, duke sjellë gjallëri dhe ngjyra nga kultura të ndryshme botërore.

Më pas, në ora 20:00, vijon programi artistik në ambientet e Qendrës Rinore, ku do të shfaqen performanca muzikore dhe vallëzime tradicionale nga vende të ndryshme.

“Newborn Kosova” është kthyer në një platformë të rëndësishme për ndërkulturë dhe bashkëpunim artistik, duke e vendosur Deçanin në hartën e ngjarjeve të mëdha kulturore në Kosovë. /Telegrafi/

The post Deçani mirëpret festivalin “Newborn Kosova” – 180 artistë nga e gjithë bota sjellin muzikë, kulturë dhe vallëzim appeared first on Telegrafi.

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti Klubi Sportiv Butrinti ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Artan Meçani si trajnerin e ri të ekipit për sezonin e ardhshëm, duke sjellë një emër të njohur për qytetin, por kësaj here në një rol të ri dhe të rëndësishëm.     Artan Meçani nuk është një […]

The post Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti appeared first on Saranda Web.

Shala nuk luajti, u pagua e iku: Partizani harxhon gjysmë milioni euro për 5 dështime

Partizani e Herolind Shala ndajnë tashmë rrugët. Goditja e madhe e fundit të kampionatit të kaluar, që duhet të ishte lideri i një skuadre që do të kërkojë titullin kampion në sezonin që duhet ende të nisë, doli një tjetër dështim i madh. U kuptua që në minutazhin me pikatore në javët e fundit dhe Final 4 e ndjekur nga pankina: Shala ishte jashtë forme dhe nuk mbante dot ritmin. Në total 2 ndeshje (1 në kampionat e 1 në Kupën e Shqipërisë) për një total prej vetëm 88’ lojë.

E si Partizani ka mësuar tashmë në këto 5 vitet e fundit, dalja është me më klasiken e përcjelljeve: “Partizani zyrtarizon përfundimin e bashkëpunimit me Herolind Shalën. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me konsensus kontratën mes tyre. Partizani dëshiron të falenderojë Herolind Shalën që ishte pjesë e familjes së kuqe duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë” – shkruhet në komunikatën për shtyp të të kuqve.

DËSHTIME NË SERI…

U bënë disa sezone që lojtarët që mbërrijnë te Partizani për të bërë diferencën e bëjnë vetëm në pagesë. Në fushë rezultatet janë katastrofike, me prezenca të pakta e përfaqësime për tu harruar. I fundit në radhë ishte Eros Grezda, ish-mesfushori i kombëtares, që erdhi me super pagën e zakonshme dhe la për të dëshiruar në fushë dy vjet më parë. Goditja e madhe e asaj merkato së verës, ai që duhet të ishte lideri i një skuadre që kërkonte konfirmimin si kampion, doli dështimi i madh. U kuptua që në ndeshjet e Champions dhe Conference League: Grezda ishte jashtë forme dhe nuk mbante dot ritmin. Gjërat pastaj nuk është se u përmirësuan në kampionat, ku nga i nisur titullar, Grezda e pa veten të parakaluar nga të gjithë. Në total 17 ndeshje (2 në Champions e 6 në Conference e 9 në kampionat) për një total prej 589′ me vetëm një gol të shënuar.

Arkat e klubit, edhe në atë rast, u rënduan në mënyrë katastrofike në raport me kontributin. Në 6 muaj (6500 euro në muaj) Grezda ka fituar 39 mijë euro. Më saktë 40 mijë, sepse në kontratën e tij ka qenë klauzola e 1 mijë euro për çdo gol. E ai i shënuar në Conference League e ka rritur edhe pak dhimbjen financiare të të kuqve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Para tij Partizani bëri të njëjtën gjë me Ergys Kaçen. Edhe ish-mesfushori i kombëtares, që erdhi me super pagën e zakonshme, la për të dëshiruar në fushë. Ai që duhej të ishte fari ndricues i lojës së të kuqve u kthye vetëm në një barrë financiare që klubi nuk po dinte si ta hiqte qafe. Pas 6 muajsh, në janar 2022, erdhi akordi me mirëkuptim nga të dy palët. Kaçe nuk do të ishte më lojtar i Partizanit, që me këtë lëvizje i lejoi vetes të kursente të paktën 60 mijë euro pagë të lojtarit që pagën e kishte për top player e përfaqësimet si më i zakonshmi i pankinës, madje as i denjë për të luajtur me fanellën e kryeqytetasve.

ARKAT PIKIATË

Siç duket te Partizani nuk kanë aspak nuhatje për të bërë goditjen diferencuese. Mjafton të kujtosh lëvizjet e mëdha të fundit që rezultuan po në dështime të mëdha. Edgar Çani erdhi me një kontratë prej 250 mijë euro në sezon dhe nuk luajti asnjë ndeshje me përjashtim të ndonjë fragmenti e një ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Pasi fitoi titullin me Gegën, të kuqtë vendosën ta riprovonin me Ferhan Hasanin, por Buba mori vetëm 120 mijë eurot e gjashtë muajve kontratë me pak minuta në fushë e asnjë gjurmë. Për fat një pjesë të kuqtë e kthyen mbrapsht falë shpërblimit të UEFA-s, për prezencën e shqiptaro-maqedonasit në Euro 2020 me Maqedoninë e Veriut.

Vetëm se llogaritë nuk dalin: pesë lojtarët “e mëdhenj” nuk kanë mbledhur së bashku as një “kampionat” me prezenca, ndërsa janë paguar deri në largim me bukurinë e 470 mijë eurove.

The post Shala nuk luajti, u pagua e iku: Partizani harxhon gjysmë milioni euro për 5 dështime appeared first on Lapsi.al.

Familjet e viktimave nga zjarri në Koçan, kërkojnë ndihmë financiare nga shteti dhe incizim të procedurës gjyqësore

hoqata e qytetarëve “16 mars 2025 – Koçani”, e themeluar nga familjet e të ndjerëve në tragjedinë në klubin “Puls”, u dërgoi një letër institucioneve shtetërore dhe gjyqësore në të cilën renditi disa kërkesa.

Në letrën drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, prindërit kërkojnë që t’u paguhet ndihma financiare ligjore, si dhe familjet të marrin ndihmën e nevojshme institucionale.

“Kemi paraqitur një kërkesë në Prokurorinë Themelore Publike – Koçan për të ndërmjetësuar me qëllim të organizimit të një takimi me përfaqësuesit e mjekësisë ligjore në Shkup. Gjithashtu kemi një kërkesë për një incizim të plotë video dhe audio gjatë procedurës gjyqësore, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Shoqatës.

Shoqata “16 Mars 2025 – Koçani” ka paralajmëruar edhe mbajtjen e “Marshit të dymbëdhjetë për engjëjt”, të planifikuar për të shtunën, më 5 korrik, në orën 18:05, si shprehje pakënaqësie për reagimin e ngadaltë të institucioneve dhe procedurat e zgjatura gjyqësore kundër të pandehurve në këtë rast.

The post Familjet e viktimave nga zjarri në Koçan, kërkojnë ndihmë financiare nga shteti dhe incizim të procedurës gjyqësore appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Koçanit, Venko Kërstevski: Toshkovski ka përgjegjësi morale për tragjedinë në “Pulse”

Kryetari i Koçanit, Venko Kërsteski tha se ndihet i zhgënhyer që nuk u pa asnjë përgjegjësi morale nga askush, për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls”.

Për Radion Evropa e Lirë, ai tha se përgjegjësi më të madhe morale ka Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

“Në këtë situatë konkretisht, ministri i Punëve të Brendshme. Unë nuk them që ai është përgjegjës për formalitetin ligjor, por ai ka një përgjegjësi, si ministër për një vit, të paktën të jetë një shembull pozitiv politik se përgjegjësia morale duhet të fillojë të mbahet në një moment të caktuar”, tha Venko Kërstevski, kryetar i Koçanit.

Ndërsa u shpreh i zhgënjyer edhe nga kryeministri Mickoski i cili siç tha, ende nuk ka shkuar në Koçan.

“Unë jam i zhgënjyer që ende, sidomos kryeministri nuk ka ardhur në Koçan. Disa herë e kam thirrur personalisht, që dera e komunës së Koçanit për të është e hapur, sepse ai është kryeministër i të gjithë qytetarëve të këtij shteti dhe vetëm me ndihmën e pushtetit qëndror ne mund ta ngrejmë Koçanin dhe ato e kanë për detyrë që qytetin tonë që ta ndihmojnë”, deklaroi Venko Kërstevski.

Për të 11 herë familjarët e viktimave të shtunën marshuan nëpër Koçan. Ata përsëri, kërkuan përgjegjësi nga autoritetet lokale, nga inspektorët, duke theksuar se nuk janë të kënaqur me aktakuzën në të cilën 34 individë dhe tre persona juridikë shihen si përgjegjës për tragjedinë.

The post Kryetari i Koçanit, Venko Kërstevski: Toshkovski ka përgjegjësi morale për tragjedinë në “Pulse” appeared first on Telegrafi.

Aliu: Tre pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan ende janë jashtë vendit

Tre pacientë të lënduar në diskotekën në Koçan ende janë jashtë vendit, dy po trajtohen në Turqi dhe një në Slloveni, ndërsa grupi i dytë i të lënduarve në Ponikva do të dërgohet në mesin e korrikut, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë.

Për momentin, informacionet në lidhje me pacientët që trajtohen jashtë vendit është se janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Në vendin tonë, u theksua se në Qendrën klinike të kirurgjisë plastike, ka pacientë që ndodhen atje për shkak të thellësisë së lëndimeve, por shëndeti i tyre është i qëndrueshëm. Dy pacientë janë në spitalin privat Sistina. Gjendja e të gjithë pacientëve monitorohet rregullisht.

“Grupi i parë për momentin është në Ponikva, drejt përfundimit, me ta atje janë edhe pesë fizioterapistë që punojnë në programe, një fiziatër specialist dhe një kirurg i përgjithshëm. Të rinjtë atje duan të vazhdojnë, kemi kërkesë nga disa prej tyre për të vazhduar me grupin e dytë. Grupi i dytë do të dërgohet me shumë gjasë në gjysmën e dytë të korrikut”, u përgjigj Aliu.

Lidhur me akuzat nga të afërmit e viktimave në zjarrin në Koçan, për trajtim joadekuat në spitalin e Koçanit dhe mungesë të pajisjeve të përshtatshme, menjëherë pas tragjedisë, ministri tha se hetimi nga shërbimet kompetente duhet të japë përgjigje për shumë pyetje në lidhje me tragjedinë. Ai tha se spitali i Koçanit është ndër prioritetet kryesore dhe se po bëjnë çmos brenda mundësive për ta pajisur atë siç duhet. Ai shtoi se grupi i punës ka punuar vazhdimisht për këtë çështje.

Lidhur me onkologjinë, ai tha se tani ka terapi, ndërsa paralajmëroi se të hënën do të ketë takim me drejtorin për të parë se si mund të përmirësohet situata atje sa më shpejt të jetë e mundur.

 

The post Aliu: Tre pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan ende janë jashtë vendit appeared first on Telegrafi.

Sot sërish do të marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në “Pulse”

“Marshimi i njëmbëdhjetë për Engjëjt” do të mbahet në Koçani këtë pasdite.

Prindërit dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekë “Pulse” do të dalin përsëri në rrugë për të kërkuar drejtësi, por edhe mbështetje më të madhe për shërimin e shpejtë të të lënduarve në tragjedi.

Ky marshim do të fillojë gjithashtu nga Parku i Revolucionit, do të vazhdojë drejt qendrës tregtare, Komunës së Koçanit, dhe prej andej në stacionin e policisë dhe para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

Pjesëmarrësit në marshim kërkojnë drejtësi pa dallim, ndëshkime për këdo që mban ndonjë përgjegjësi, por edhe ndryshime sistemike në mënyrë që tragjedia e 16 marsit, e cila mori 62 jetë dhe plagosi më shumë se 200 persona, të mos përsëritet.

The post Sot sërish do të marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në “Pulse” appeared first on Telegrafi.

U vra pranë ambienteve të shkollës, FSHF ndërton fushë futbolli në nderim të Martin Canit

FSHF ka miratuar ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”, si homazh për 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij në nëntor 2024.

Projekti, i kërkuar nga familja Cani dhe i mbështetur nga presidenti Armand Duka, synon të promovojë përmes sportit vlerat e edukimit, respektit dhe ndërgjegjësimit tek të rinjtë.

Fusha, me një sipërfaqe prej 60 m², do të shërbejë si një simbol kujtese dhe reflektimi për shoqërinë.

The post U vra pranë ambienteve të shkollës, FSHF ndërton fushë futbolli në nderim të Martin Canit appeared first on iconstyle.al.

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative pranë muzeut “Martin Cani”

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”.

Pas kërkesës së familjes Cani drejtuar FSHF-së dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv vendosi për realizimin e këtij projekti, që synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit dhe kulturës si mjete edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

Martin Cani humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, dhe kjo ngjarje ka prekur mbarë opinionin publik shqiptar.

Fusha e futbollit pranë muzeut “Martin Cani” do të ketë një sipërfaqe prej 60 m².

FSHF mbetet gjithmonë e angazhuar për realizimin e projekteve me karakter social e ndërgjegjësues, që ndikojnë pozitivisht në komunitet dhe edukimin e fëmijëve përmes sportit.

/gj.m/r.e//a.f/

The post FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative pranë muzeut “Martin Cani” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Toshkovski: Janë pezulluar policët të përfshirë në hetimin për tragjedinë në Koçan

Punësimi i policëve të përfshirë në hetimin e zjarrit në klubin “Pulse” në Koçan është pezulluar, tha ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Prokuroria Publike është organi kompetent për të vepruar në këtë drejtim, dhe hetimi i Prokurorisë Publike për ndjekjen penale ndaj krimit të organizuar ende nuk ka përfunduar dhe u takon autoriteteve gjyqësore të vendosin për statusin e oficerëve të policisë. Brenda kuadrit të funksionimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, statusi i tyre është i ngrirë, domethënë, brenda kësaj periudhe kohore ata do të largohen nga kryerja e detyrave të tyre në kuadrin e funksionimit aktual”, theksoi Toshkovski.

Lidhur me kërkesën e prindërve të atyre që vdiqën në zjarr për përgjegjësi nga MPB, Toshkovski beson se ata kanë të drejtë legjitime të kërkojnë përgjigje nga institucionet.

“Ajo që duhej të ishte bërë nga MPB, si institucion, është bërë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, besoj se i kemi treguar publikut maqedonas dhe qytetarëve maqedonas se ishte e mundur të punohej ndryshe, kemi treguar se është e mundur të punohet pa dallim”, shtoi ai./Telegrafi/

The post Toshkovski: Janë pezulluar policët të përfshirë në hetimin për tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.

❌