Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Memorandume bashkëpunimi në disa sporte me Azerbajxhanin

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli është duke zhvilluar një vizitë pune në Baku të Azerbajxhanit.

Ylli është pritur në zyrat e Komitetit Olimpik të Azerbajxhanit nga zv.presidenti Çingiz Huseynzade, me të cilin ka patur një bisedë shumë të ngrohtë dhe miqësore.

Temat kryesore të diskutimit kanë qenë ato të forcimit të bashkëpunimit mes Komiteteve Olimpike në disiplina të ndryshme sportive.

Brenda këtij viti, dy Komitetet Olimpike në bashkëpunim me federatat homologe të mundjes, peshëngritjes, xhudos, boksit, taekwondo-së, qitjes, gjimnastikës do të firmosin në Tiranë memorandumin e bashkëpunimit.

Presidenti Fidel Ylli shoqërohej në takim nga presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, dr. Astrit Hasani dhe presidenti i Federatës së gjimnastikës, Leonard Lulaj, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë i Komitetit Olimpik të Azerbajxhanit, Anar Begirov dhe drejtoresha e Marketingut, Sakina Viliyeva.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Memorandume bashkëpunimi në disa sporte me Azerbajxhanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot foto nga misioni i  trupave ushtarake shqiptare në Novo Selo, Bullgari.

Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontingjentit VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vëngu theksoi se, mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt përfundimit spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare, Koçiu: Një nga investimet më të rëndësishme në shëndetësi

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot pamje nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet për përfundimin e detajeve të fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardio-Vaskulare.

Koçiu e cilësoi këtë investim si një nga më të rëndësishmit në sistemin shëndetësor, që do të garantojë shërbime moderne dhe të specializuara për pacientët.

“QSUT, ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardio-Vaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan ministrja Koçiu.

Ky investim është një financim i qeverisë shqiptare me vlerë 4,3 milionë euro, në kuadër të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Është një investim rrënjësor, i pari i këtyre përmasave që prej ndërtimit të këtij spitali në vitet ’80.

Investimi në spitalin e ri përfshin: Shërbimin e kirugjisë vaskulare; Shërbimin e kardiokirurgjisë; Bllokun operator që do të ketë 3 salla për kardiokirurgjinë dhe 1 sallë dedikuar kirugjisë vazale; Shërbimin e terapisë intensive, që do të jetë i integruar në shërbimin e kardio-kirurgjisë, duke lejuar një menaxhim më fleksibël të zonave të trajtimit të pacientëve para dhe pas operacionit.

Gjithashtu janë parashikuar edhe pajisje të reja mjekësore për këtë spital, punimet e të cilit pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2024.

/r.e//a.f/

The post Drejt përfundimit spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare, Koçiu: Një nga investimet më të rëndësishme në shëndetësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht janë: Lagjja numër 1, Rrogozhinë; Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë; Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë; Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër; Lagjja numër 3, Vlorë dhe fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, është aktive vatra në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë-Arrëz. Situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.

Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.

Pranë tunelit të Kërrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.

Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19.08.2025, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen 5 vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët. Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.

Gjithashtu është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

/gj.m/r.e/j.p/

The post MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Inva Mula, performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e Durrësit

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Sopranoja Inva Mula u ngjit në skenën e Amfiteatrit antik në Durrës, ku zhvilloi koncertin “Meloditë e Mesdheut”.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ky koncert teksa theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “sopranoja shqiptare Inva Mula së bashku me mjeshtrin e pianos Ekland Hasa dhe virtuozin e violonçelit Redi Hasa, sollën një performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e lashtë të Durrësit, nën jehonën e historisë, tingujt e melodive më të bukura mesdhetare”.

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, ngjitej për herë të parë në skenën e Amfiteatrit antik. Ajo kishte në krah instrumentistët virtuozë, vëllezërit Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violonçel, si dhe korin e fëmijëve “Okarina”. Repertori dhe çdo detaj ishte menduar në harmoni me vendin dhe qytetin ku u mbajt koncerti.

Instrumentisti i njohur Ekland Hasa ka bërë dhe orkestrimin e shumë këngëve që vijnë nga Turqia, Italia, Spanja, Kroacia

Publiku, mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë, përjetoi një udhëtim muzikor në brigjet e Mesdheut, nën tingujt e melodive më të bukura të këtij rajoni. Një ngjarje artistike që do të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve, duke e kthyer Durrësin në një skenë të vërtetë emocioni dhe kulture.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Rama: Inva Mula, performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: As 10 minuta nuk iu deshën gjykatësit Balliu t’i dalë kundër shtetit për pallatin totalisht pa leje

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili një pallat të ndërtuar pa leje dhe të konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm.

Rama u shpreh sot se, “as 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”.

“Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama reagoi edhe ditën e djeshme, pas zbardhjes së vendimit të arsyetuar, të cilin e konsideroi si skandaloz, ndërsa u shpreh se gjyqtari merr në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje.

Kryeministri ndau edhe fotografi nga godina e vjetër e ASHK-së, e cila sipas tij, “për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima”.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata vlerëson se “ASHK ka funksionuar edhe pas vitit 2021 për 4 vite rresht në të njëjtën godinë dhe nuk ka prova që ky shërbim nuk mund të vazhdojë në kushtet ekzistuese”.

“Pavarësisht se punonjësit e ASHK-së mund të mos jenë në hapësira komode në ushtrimin e detyrave të tyre, kjo situatë nuk mund të vlerësohet se përbën cenim të rëndë të interesit publik që paralizon veprimtarinë e ASHK-së nëse pezullohet zbatimi i vendimit të datës 18 qershor 2025 të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Sakaq, ASHK nuk është një institucion i ri, i sapokrijuar dhe mosakomodimi i menjëhershëm në objektin e konfiskuar të kërkuesit do ta cenonte menjëherë ushtrimin e funksioneve të tij në dhënien e shërbimit për publikun”, thuhet në vendimin e gjykatës.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Rama: As 10 minuta nuk iu deshën gjykatësit Balliu t’i dalë kundër shtetit për pallatin totalisht pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku priti sot në MIE, Arbenin dhe Marjanin, dy prej “veteranëve” të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre.

Balluku u shpreh se, ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj.

Zv.kryeministrja u shpreh falënderuese për punën dhe angazhimin e tyre.

Duke treguar eksperiencën e tyre të punës, Arbeni dhe Marjani u shprehën se, pajisjet ecin me hapa shumë të shpejtë nga zhvillimi teknologjik.

Balluku u shpreh se, “asetet më të rëndësishme të një ndërmarrje apo të një institucioni janë pa dyshim kapacitetet njerëzore, sepse teknologjia është çështje buxheti. Një teknologji të avancuar, një vend ka mundësi ta përballojë, një tjetër nuk ka mundësi direkt, por me kohën, me kredi etj., etj. Ndërkohë që kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme. Dhe nuk ka rëndësi se sa inovacion ti bën, domethënë inteligjencë artificiale, të gjitha këto pultet e komandimit. SCADA që ne të gjithë përdorim. Po sërish SCADA çfarë bën? Identifikon se ku është avaria, po kush do shkojë tek avaria? A shkon ti? Domethënë, pa kapacitetet njerëzore, ne nuk kemi asgjë në vijë”.

Duke kujtuar vitet e nisjes së punës së tyre dhe vështirësitë që kanë hasur, Arbeni dhe Mariani u shprehën se, aktualisht janë bërë investime të jashtëzakonshme.

Zv.kryeministrja Balluku shtoi se, “kemi dhe një peshë të madhe tani në sektorin energjetik. Sektori energjetik është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit. Dikur, energjia përdorej si një mall bazik jetësor. Duhet të kishim drita në shtëpi. Ndërkohë që sot nuk është kështu. Sot, energjia është baza e çdo sektori, edhe bujqësia do energji. Dikur bujqësia s’e përdorte fare energjinë, sot të gjitha serrat aplikojnë për lidhje me energjinë elektrike, sepse bëjnë vaditjen, sepse kanë ngrohje apo kanë ajrim gjatë dimrit”.

Nga ana tjetër, shtoi Balluku, “të gjithë sektorët e tjerë, shëndetësia, inovacioni që ka sot shëndetësia me aparatura dhe gjithçka tjetër, do linja të dedikuara energjetike, gjithçka, apo jo? Kështu që ne nuk jemi më ai sektori që ishte atje për të furnizuar poçat, katër poçat e një shtëpie. Është sektor që mban në kurriz gjithë ekonominë e vendit”.

“Juve keni punë përpara, do tërhiqeni nga terreni dhe do të filloni që të ktheheni në mësues të brezave të rinj që futen. Unë shpresoj shumë t’ju shoh në terren, edhe shpresoj shumë që t’i përcillni të gjithë këtë bagazh eksperience, por edhe pasioni që keni, sepse jua ndjej se si flisni, me sa dashuri flisni për punën, t’ia pasoni brezave të rinj”, tha Balluku.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Solar Music Festival dhuroi një superatmosferë në Sarandë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot foto nga ky festival teksa u shpreh se, për dy net radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes.

Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor.

Solar Music Festival, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali ka një program argëtues të jetës së natës, ndryshe nga festivalet e tjerë.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ujëvara e Peshturës, tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ujëvara e Peshturës, të cilën e cilëson si perla e fshehur e Progonatit në zemër të Tepelenës.

“E fshehur mes shkëmbinjve dhe gjelbërimit, kjo ujëvarë e kristaltë rrjedh si një melodi natyrore që të fton të përjetosh qetësinë, freskinë dhe mrekullinë e saj”, theksoi Kumbaro.

Ministrja nënvizoi se, ujëvara e Peshturës është një tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa, që pret të zbulohet nga çdo vizitor.

Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës.

Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë.

Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt ujëvarës së Peshturës.

/gj.m/r.e/j.p./

The post Ujëvara e Peshturës, tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla uron ish-presidentin Clinton për ditëlindje: Mik i madh i shqiptarëve

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka uruar ditëlindjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, duke e quajtur “mik i madh i shqiptarëve”.

Postimi i tij në rrjetet sociale shoqërohet me një foto ku shfaqet së bashku me Clinton dhe Kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës historike të ish-presidentit në Shqipëri dy vjet më parë.

Bill Clinton, ish-presidenti i 42-të i Shteteve mbush 79 vjeç.

Clinton është një figurë e nderuar ndër shqiptarët për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, kur urdhëroi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe për të ndalur gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare dhe për të mbrojtur civilët. Kjo veprim i shpëtoi mijëra jetë dhe e bëri ish-presidentin amerikan simbol të mbështetjes ndërkombëtare për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë korrikun e vitit 2023, Clinton u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”, duke theksuar kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen ndaj Kosovës.

Postimi i Ballës rikthen vëmendjen tek marrëdhëniet historike midis Shqipërisë dhe ish-presidentit amerikan, i njohur si simbol i drejtësisë dhe mbrojtjes së shqiptarëve gjatë periudhave të vështira.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balla uron ish-presidentin Clinton për ditëlindje: Mik i madh i shqiptarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndihmë në shuarjen e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi.

Gjatë takimit, gjenerallejtënant Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe në operacionet e shuarjes së zjarreve në Shqipëri, duke e konsideruar këtë kontribut si një dëshmi të thellë të miqësisë dhe solidaritetit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, gjeneralmajor Al-Ahbabi shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar më tej fushat e partneritetit.

Që prej dy javësh, dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe janë dislokuar në Bazën Ajrore të Kuçovës, duke mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve në të gjithë territorin e vendit dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan mbi rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimin e eksperiencave mes forcave të armatosura të të dy vendeve, si dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të partneritetit dhe angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Më pas, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Altin Kurti, ka zhvilluar dhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku ka inspektuar nga afër trupat e Forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe të dislokuara aty, të cilat janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Ndihmë në shuarjen e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Sot shënohen tre vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës, në 20 gusht 2022.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih.

Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohën në 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit në këtë disiplinë.

Luiza Gega mban gradën “kolonele” në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

/gj.m/r.e/

The post Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Drejt përfundimit segmenti Qukës-Qafë Plloçë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga segmenti Qukës-Qafë Plloçë, i cili është drejt përfundimit.

“Pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”, shkroi Rama në një postim rrjetet sociale.

Ky aks rrugor përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, aksi ndikon në rritjen e turizmit të zonës së Pogradecit dhe Korçës, bën të mundur akomodimin e trafikut të rëndë, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së fshatrave me rrugën e kryeqytetit dhe anasjelltas, rrit dhe nxit punësimin, shkurton kohën e rrugëtimit nga Tirana drejt Korçës dhe kohën e transportit të mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

1 nga 2

/gj.m//a.f/

The post Rama: Drejt përfundimit segmenti Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se me ambasadorin Gonzato po koordinojnë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

“Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike”, theksoi Spiropali.

1 nga 3

/gj.m//a.f/

 

The post Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, INSTAT përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë.

Berisha e cilësoi këtë si një mashtrim publik. “Mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave. INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet”, tha Berisha në një konferencë për shtyp.

“Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri”, theksoi kreu i PD.

Sipas tij, “ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri. Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind. Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale”.

Berisha shtoi se, “është shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind”.

Kjo, sipas tij, ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

“Ka pasur raste nga një vit në vitin tjetër të zbresë në 32 përqind. Kjo zbritje vazhdon”, tha ai.

Berisha theksoi se “Instituti i Statistikave ka fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro”.

“Falimentimi i qindra dhe mijëra sipërmarrjeve të eksportit do të thotë humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës”, shtoi kreu i PD.

Kjo rënie dramatike, u shpreh ai, “ka sjellë shpunësimin dramatik të shqiptarëve dhe largimin nga Shqipëria”.

Berisha u shpreh se ekspertët quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, shtoi ai, “importet e Kosovës, naftë në radhë të parë, por edhe importe të tjera, të cilat shkarkohen në Durrës për t’u transportuar me korridorin rrugor drejt Kosovës, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshëm, i shpall ri-eksporte”.

“Në botë, kjo është e para herë që dëgjohet. Domethënë rritet importet në Kosovë, ato shndërrohen në eksporte për Shqipëri”, tha berisha.

Berisha u shpreh se “kjo është identike me skemën e turistëve të Rinasit. Vijnë nga rajoni për të marrë linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe këta Edi Rama i regjistron turistë, paçka se ata maksimumi mund të pinë një kafe diku në aeroport apo jashtë tij dhe as nuk flenë dhe as shpenzojnë asgjë, thjesht shkojnë në destinacionet që u garantojnë linjat e lira ajrore”.

Berisha shtoi se, “statistikat e INSTAT-it janë statistika që në mirëbesim citohen nga EUROSTAT-i”.

Berisha nënvizoi se, “me këtë akt, Edi Rama kërkon të mbulojë me çdo kusht instalimin e narkoekonomisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Narkoekonomia në Shqipëri është zhvillimi më dramatik i narkoshtetit. Është pikërisht narkoekonomia, ajo që ka sjellë rënie progresive të pandalshme në 3 vitet e fundit të prodhimit të përgjithshëm industrial, të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe në veçanti të eksporteve të vendit”.

“Ekonomia shqiptare bazohet kryekëput në narkondërtimin, i cili është tre herë më i lartë në tregues se sa mesatarja e ndërtimit në BE dhe është me distancë më i larti në Europë”, tha më tej Berisha.

Pra, shtoi ai, “të mashtrosh me eksportet, të cilat po t’u zbresësh importet e Kosovës, që Edi Rama me ministrin e tij të financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte të Shqipërisë…Ri-eksporti është kategori krejt tjetër. Ai është transit. Shkarkohet në Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote në Prishtinë. Ky është një akt i paprecedent”.

/gj.m//a.f/

 

The post Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në vend.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raportoi sot 5 vatra zjarri nga të cilat 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim.

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen.

Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur më datë 10.08.2025 në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur prej datës 13.08.2025 edhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

/gj.m//a.f/

The post MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s”.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau foto nga gërmimet në këtë sit arkeologjik.

Rama theksoi në një postim në rrjetet sociale se, falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.

Gërmimet arkeologjike kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza. Ato po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake.

Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim.

1 nga 5

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga festivali “Solar Fest” i zhvilluar në qytetin e Sarandës.

“Super energjia e Solar Fest në Sarandë”, shkroi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Solar Music Festival”, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali ka një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë.

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga Gjinari

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Fshati turistik i Gjinarit, 22 km larg Elbasanit, është shndërruar vitet e fundit në një destinacion për vizitorët vendas por edhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, i cili ofron këtë sezon veror një peizazh fantastik dhe që ka mirëpritur turistë vendas e të huaj.

I njohur për bukurinë natyrore dhe freskinë e ajrit malor, Gjinari po shndërrohet në një nga pikat më të preferuara për turizmin në Elbasan.

Investimet e fundit dhe përkushtimi i komunitetit për të investuar në agroturizëm kanë bërë që numri i turistëve në Gjinar të rritet ndjeshëm nga viti në vit.

Kabinat alpine në Gjinar ofrojnë mikpritje të ngrohtë dhe komoditet për turistët, të cilët zgjedhin ta vizitojnë gjatë gjithë vitit.

Distanca e përshkruar nga Elbasani për të mbërritur në Gjinar është 24 km. Fshati Gjinar pozicionohet kryesisht në një peizazh malor.

Mali i Bukanikut, i cili gjendet 1831 metra mbi nivelin e detit, mbetet një destinacion i pëlqyer për sportet alpine. Pyjet dhe peizazhi malor janë pasuria e vërtetë e Gjinarit, i cili dallon për resurset e veta natyrore.

/gj.m//a.f/

The post “Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga Gjinari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazniku: Rruga e re Fushë-Buall – Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall – Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndau sot pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge duke theksuar se është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Mazniku theksoi se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve.

“Nisja e ndërtimit të rrugës së re Fushë-Buall – Elbasan është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon duke përmirësuar jetën e tyre, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve por edhe viztorëve e kalimtarëve si një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone të mrekullueshme ku dikur shtrihej Via Egnatia”, shkroi Mazniku në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m//a.f/

The post Mazniku: Rruga e re Fushë-Buall – Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌