Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin

✇Albeu
By: V K

Gjatë mesnatës, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çukaste Lushnjes, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas Policisë, shtetasi R. G., 56-vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si R. M., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin appeared first on Albeu.com.

Zhduket 44-vjeçari në Lushnje, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Një 44-vjeçar nga Lushnja është shpallur i zhdukur që prej mbrëmjes së datës 19 gusht 2025. Florian Simon Gjermeni, banues në qytetin e Lushnjës, është larguar nga banesa rreth orës 18:00 dhe që prej asaj kohe familjarët nuk kanë më asnjë kontakt me të. Të afërmit e tij kanë bërë apel për ndihmën e qytetarëve, […]

The post Zhduket 44-vjeçari në Lushnje, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Tentuan të grabisnin një firmë ndërtimi gjatë natës, arrestohen 2 vëllezër në Lushnje

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi u kapën në tentativë për të vjedhur në ambientet e një firme ndërtimi. Në pranga kanë rënë Gramoz Canka, 54 vjeç, dhe Julian Canka, 40 vjeç, të dy banues në Lushnjë. Ata u kapën duke tentuar të vidhnin karburant dhe pajisje në lagjen “18 Tetori”. Materialet […]

The post EMRAT/ Tentuan të grabisnin një firmë ndërtimi gjatë natës, arrestohen 2 vëllezër në Lushnje appeared first on BoldNews.al.

Konflikt për një kanal vaditës/ Vritet me thikë një 32-vjeçar në Divjakë, arrestohet autori i dyshuar

DIVJAKË- Një 32-vjeçar është vrarë me thikë në Divjakë.

Sipas Policisë, ngjarja kriminale u regjistrua në fshatin Kryekuq.

Autori i dyshuar i krimit goditi me mjet prerës 32-vjeçarin, i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij në një lokal të zonës.

Autori i dyshuar është një 25 vjeçar, banues në Kryekuq. Ai u largua nga vendi i krimit, por disa orë më vonë u arrestua nga Policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se familja e autorit dhe viktimës kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat./abcnews.al

 

Aksident në Fier–Lushnjë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnjë. Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të motoçikletës. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor, ndërsa pritet mbërritja […]

The post Aksident në Fier–Lushnjë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Rama: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me kushte moderne

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në fillim të vitit të ri shkollor me një pamje krejtësisht të transformuar.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se falë investimit të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Lushnjës, shkolla është rikonstruktuar tërësisht.

“Investimet në Arsim dhe Sport. Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm përmirësimin e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e ambienteve të reja mësimore dhe ndihmëse.

Tashmë, shkolla do të ofrojë klasa të reja dhe të pajisura, një bibliotekë bashkëkohore, laboratorë funksionalë për lëndët shkencore, si dhe terrene sportive moderne që do të shërbejnë për edukimin fizik dhe aktivitete të tjera shkollore.

Ky investim është pjesë e vizionit për të garantuar një arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe për të siguruar kushte të denja në mjediset ku formohen brezat e rinj.

/gj.m/

The post Rama: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me kushte moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi përndoqi dhe ushtroi dhunë fizike ndaj një 30-vjeçareje. I arrestuari është Fatjon Ahmetaj, banues në Lushnjë. Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit në polici të 30-vjeçares, sipas të cilës, 38-vjeçari i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga […]

The post EMRI/ Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet 38-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me klasa të reja dhe bibliotekë bashkëkohore

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në fillim të vitit të ri shkollor me një pamje krejtësisht të transformuar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot se falë investimit të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Lushnjës, shkolla është rikonstruktuar tërësisht.

Ndërhyrja ka përfshirë jo vetëm përmirësimin e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e ambienteve të reja mësimore dhe ndihmëse.

Tashmë, shkolla do të ofrojë klasa të reja dhe të pajisura, një bibliotekë bashkëkohore, laboratorë funksionalë për lëndët shkencore, si dhe terrene sportive moderne që do të shërbejnë për edukimin fizik dhe aktivitete të tjera shkollore.

Manastirliu theksoN se ky investim është pjesë e vizionit për të garantuar një arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe për të siguruar kushte të denja në mjediset ku formohen brezat e rinj. /a.gj/ /a.g/

The post Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë rihap dyert në shtator me klasa të reja dhe bibliotekë bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarre të qëllimshme në Fier, Lushnjë dhe Delisufaj – policia arreston tre autorët

Policia ka arrestuar tre persona gjatë 24 orëve të fundit për zjarrvënie të qëllimshme ndërsa si pasojë e flakëve, janë rrezikuar edhe disa banesa.

Sipas njoftimit zyrtar, personat janë ndaluar në Fier, në Lushnjë, si dhe në fshatin Delisufaj, ku dy prej tyre janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarr ndërsa nga flakët është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Policia ka bërë të ditur edhe dinamikën e ngjarjeve dhe për cilat zjarrvënie konkretisht janë arrestuar këta 3 persona ku njëri prej tyre rezulton me precedent të mëparshëm për zjarrvënie dhe dhunë në familje.

“Është arrestuar F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier pasi ai u kap në flagrancë duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar tri vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Është arrestuar G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në lagjen “18 Tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish-fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë.

Është arrestuar N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

The post Zjarre të qëllimshme në Fier, Lushnjë dhe Delisufaj – policia arreston tre autorët appeared first on Telegrafi.

Arrestohen 3 shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në Fier dhe Lushnjë

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ 3 shtetas janë identifikuar dhe arrestuar në Fier dhe Lushnjë për zjarrvënie të qëllimshme.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica.

Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë.

N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm. /gj.m/j.p/

 

The post Arrestohen 3 shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në Fier dhe Lushnjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e Lushnjë, mes tyre dhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve

Policia e Fierit dhe Lushnjës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen si autorë të disa rastzeve zjarrvënieje Më konkretisht, në pranga është vënë shtetasi Faik Buzi, 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier. Sipas autoriteteve, ai është kapur në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar dhe […]

The post EMRAT/ Arrestohen 3 zjarrvënës në Fier e Lushnjë, mes tyre dhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve appeared first on BoldNews.al.

Familja mbetet në “qiell të hapur”, shkrumbohet banesa në Lushnjë

Flakët e zjarrit kanë përfshirë  pasditen e sotme një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, teksa në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ka patur asnjë person, pasi anëtarët e familjes ishin duke punuar në bujqësi. Kanë qenë komshinjtë […]

The post Familja mbetet në “qiell të hapur”, shkrumbohet banesa në Lushnjë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Lushnjë–Berat, pranë zonës së Karbunarës. Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete, një Audi me targa AB015 SV dhe një furgon i vogël, janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se “Audi” ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës, në një […]

The post Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Zjarri përfshin ish-fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët shumë pranë banesave

Një zjarr ka përfshirë ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje. Zjarri i ka dalë nga kontrolli një fermeri i cili po digjte mbeturina në tokën bujqësore dhe është përhapur me shpejtësi nga era e fortë. Përmasat e zjarrit u rritën frikshëm duke mbuluar të gjithë ish-fushën e mbetjeve urbane të qytetit e cila […]

The post Zjarri përfshin ish-fushën e mbetjeve në Lushnje, flakët shumë pranë banesave appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan në Lushnjë. Flakët kanë djegur ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rreziku i përhapjes së tyre drejt banesave raportohet se është i lartë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë […]

The post Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat appeared first on BoldNews.al.

Vijon lirimi i hapësirave publike në Lushnjë, Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit


TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, ndoqën nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre te qytetarët.

Ky aksion po vijon edhe në thellësi të lagjeve të qytetit, me qëllim që t’i japë fund kaosit dhe zaptimit të paligjshëm të këtyre hapësirave.

Ministri Malaj theksoi se themeli i këtij aksioni është sundimi i ligjit dhe krijimi i hapësirave të lira për qytetarët.

“Askush nuk mund të zaptojë hapësirat publike për interesa personale, as të pengojë lëvizjen dhe funksionimin normal të jetës urbane në Lushnjë”, tha Malaj.

Ai bëri thirrje që sipërmarrësit dhe individët që në mënyrë të padrejtë kanë zaptuar hapësira publike t’i lirojnë ato vullnetarisht, në mënyrë që të evitohen penalitetet.

“Është e rëndësishme të ndërtohet një klimë ku të sundojë fryma e ligjit dhe ku respektohen hapësirat e përbashkëta”, theksoi ai.

Kryetarja e bashkisë, Sefa informoi se tashmë është hartuar një plan masash, është bërë evidentimi i të gjitha ndërtimeve në të gjithë territorin.

“Janë dërguar njoftime sipas procedurave ligjore, duke i ftuar qytetarët që të heqin vetë montimet pa leje, ndërsa ato me leje janë shfuqizuar me vendime zyrtare. Disa qytetarë kanë menduar se kjo do të ishte vetëm një periudhë kalimtare, por tashmë është marrë një aksion i plotë në të gjithë territorin, ku nuk do të lejohet asnjë tentativë për zaptim”, theksoi Sefa.

Sipas saj, hapësirat publike do t’i kthehen qytetarëve.

“Përveç zonës qendrore, edhe hapësirat brenda territorit të qytetit do të rikthehen si zona çlodhëse me të gjithë elementët urban”, deklaroi Sefa.

/a.f/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike në Lushnjë, Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident tjetër në autostradën Lushnje-Fier, përplasen dy automjete, lëndohen dy drejtuesit

✇Albeu
By: M C

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier. Sipas informacioneve, në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Savrës janë përfshirë dy automjete.

Bëhet me dije se një automjet tip Volkswagen ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e makinave dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Pak orë më parë një aksident i pesëfishtë ndodhi në këtë autostradë, ku dy persona mbetën të plagosur dhe u dërguan po ashtu në spital.

The post Aksident tjetër në autostradën Lushnje-Fier, përplasen dy automjete, lëndohen dy drejtuesit appeared first on Albeu.com.

Përplasje e frikshme e disa mjeteve në aksin Fier-Lushnjë, raportohet për dy të plagosur

Një aksident u shënua këtë të martë në aksin Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit. Disa mjete u përplasën, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento. Të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës. Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore.

Source

Aksident në autostradën Fier-Lushnje/ Pesë automjete të përfshira, raportohet për dy persona të plagosur

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje. Mësohet se në aksident janë përfshirë persë makina.

Si pasojë e përplasjes bëhet me dije se dy persona janë plagosur.

Gjithashtu dy personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Lushnjes.

Ndërkohë policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore.

The post Aksident në autostradën Fier-Lushnje/ Pesë automjete të përfshira, raportohet për dy persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, i cili akuzohet për vjedhje. Në pranga është vënë shtetasi Jani Prençe, i cili sipas autorieteve policore, është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë në një banesë. Policia thotë se po vijon hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari Materialet […]

The post EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë appeared first on BoldNews.al.

❌