❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Srpska, më 23 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Sërpska (RS) më 23 nëntor.

Kjo pozitë në entitetin serb mbeti e lirë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi mandatin Millorad Dodikut më 18 gusht, në bazë të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, me të cilin ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e funksioneve publike për shkak të moszbatimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Dodik refuzon të tërhiqet nga kjo pozitë. Ndërkohë, Kuvendi i Republikës Sërpska ka miratuar një sërë ligjesh dhe konkluzionesh jokushtetuese që lidhen me mbajtjen e një referendumi në këtë entitet të Bosnjë e Hercegovinës, në të cilin qytetarët do të duhej të shpreheshin për aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Dodikut dhe për vendimin e KQZ-së së Bosnjës me të cilin atij iu hoq mandati i presidentit të RS-së.

KQZ-ja e Bosnjës ka marrë vendim që të shpallen zgjedhje të parakohshme për presidentin e RS-së, pasi dy nënkryetarëve (një boshnjak dhe një kroat) nuk u janë hequr mandatet.

Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar gjithashtu përfundimi që lista qendrore e votuesve të mbyllet më 27 gusht të këtij viti në orën 00:00. Të drejtë vote, sipas listës zgjedhore, kanë rreth 1 milion e 266 mijë votues.

Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska është e nevojshme të ndahen 6 milionë e 490 mijë marka (rreth 3.2 milionë euro).

Bosnja dhe Hercegovina ende nuk ka buxhet të miratuar dhe shteti funksionon me buxhet të përkohshëm. Presidenca në Bosnje më 19 gusht ka dorëzuar projekt-buxhetin, ku është paraparë edhe financimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në RS.

Që të hyjë në fuqi, buxheti duhet të miratohet edhe në të dyja dhomat e Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës.

Kush do të mund të votojë në zgjedhje?
Të gjithë qytetarët në moshë madhore me vendbanim të regjistruar në entitetin e Republikës Sërpska, të cilët figurojnë në listën zgjedhore, mund të votojnë për presidentin e këtij entiteti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës menaxhon me listën e votuesve.

Qytetarët mund në çdo kohë të kontrollojnë nëse janë të regjistruar, ku ndodhet vendvotimi i tyre, si dhe të kërkojnë regjistrim ose fshirjen, për shembull, të personave të vdekur nga lista zgjedhore.

Kush do t’i organizojĂ« zgjedhjet?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i BosnjĂ«s dhe HercegovinĂ«s Ă«shtĂ« organi pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r organizimin dhe zhvillimin e tĂ« gjitha zgjedhjeve nĂ« Bosnje – tĂ« pĂ«rgjithshme, lokale dhe tĂ« parakohshme.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt, në mars 2024 ka zgjeruar kompetencat e KQZ-së përmes ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor të Bosnjës. Me këto ndryshime, KQZ-ja fitoi të drejtën të emërojë anëtarët e këshillave të vendvotimeve, të cilët vetëm në zgjedhjet lokale të atij viti ishin mbi 12.000.

KQZ-ja përveç pranimit të kandidaturave, do të duhet të organizojë edhe pjesën teknike: shtypjen e fletëvotimeve dhe vendosjen e pajisjeve për identifikim elektronik të votuesve dhe numërim elektronik të votave. Ky sistem pritet të zbatohet plotësisht në gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën deri në zgjedhjet e rregullta të përgjithshme në tetor 2026./rel

Messi me një tjetër mrekulli/ Magjistari shënon dy gola, Inter arrin finalen e Kupës

Tridhjetetetëvjeç i ka mbushur dhe i ka lënë pas, por shkëlqimi nuk zbehet. Lionel Mesi mbetet ende një nga yjet e futbollit botëror, ndonëse jo më në Europë e në Champions, ndërsa në Shtetet e Bashkuara realizoi mrekullinë e radhës.

Kampioni i botës me Argjentinën shënoi dy gola duke i dhënë skuadrës së tij, Inter të Majemit, kualifikimin për në finalen e Kupës së Ligës.

Suksesi ndaj Orlandos ishte 3-1, dhe magjistari I topit realizoi një herë me penallti, dhe herën tjetër nga loja. I kthyer në ekip pasi la prapa dëmtimin duke munguar dy ndeshje, Mesi nuk tregoi shumë në pjesën e parë kur rivalët kaluan në epërsi 1-0.

Gjithsesi, nĂ« minutĂ«n e 74-Ă«t mori pĂ«rsipĂ«r njĂ« 11-metĂ«rsh duke mos gabuar, ndĂ«rsa dy minuta para fundit tĂ« ndeshjes, i mbiquajturi “Pleshti” tregoi klasin nĂ« golin e tretĂ«, pas kombinimit me Zhordi AlbĂ«n.

Ai ka tani 766 rrjeta të shënuar pa penallti në karrierë, duke qenë rekordmeni për të gjitha kohët, ndërsa Kristiano Ronaldo ka 763. Falë Mesi, Inter jo vetëm që mund të fitojë trofeun e Kupës së Ligës, por edhe u kualifikua për në Kupën e Kampionëve të Amerikës Veriore e Qendrore për sezonin e ardhshëm./abcnews.al

Berisha dhe non grata e (pa)hequr/ Doktori gëzohet për non gratën e Sorosit në SHBA

Doktori doli në konferencë, e pretendon se pas aktit të Trump ndaj George Soros, non-grata e tij tashmë ka rënë.

“Tani, ditĂ« e madhe nĂ« histori. Personi qĂ« loboi pĂ«r ‘non gratĂ«n’ time subjekt i RICO-s. Si tĂ« duket ty. Ja shife. NjĂ«.  Dy, personi qĂ« firmosi nuk hyn dot nĂ« asnjĂ« ndĂ«rtesĂ« federative tĂ« vendit tĂ« tij. ‘Non grata’ nĂ« çdo ndĂ«rtesĂ«. Si tĂ« duken ty kĂ«to zhvillime, me thuaj pak. KĂ«to pĂ«r mua janĂ« zhvillime tĂ« jashtĂ«zakonshme, jo vetĂ«m personale, por pĂ«r mbarĂ« SHBA-tĂ«, partnerĂ«t e tyre dhe mbarĂ« botĂ«n.”

Madje doktori bëri dhe orakullin. Ai tha se e ka parashikuar non-gratën e Sorosit prej vitit 2017, kur e kërkoi nga çadra e Lulit.

“UnĂ« vij sot edhe pĂ«r tĂ« rikujtuar se 8 vite mĂ« parĂ« e kam shpallur Sorosin njĂ« monstĂ«r tĂ« njerĂ«zimit. I kam kĂ«rkuar publikisht Senatit dhe Kongresit tĂ« SHBA qĂ« tĂ« ndalojnĂ« me ligj veprimtarinĂ« e tij kriminale, antidemokratike jashtĂ« SHBA. E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se po nĂ« kĂ«tĂ« fjalĂ« publike, unĂ« kĂ«rkova shpalljen e tij non-grata.”

Megjithatë, në këtë rast vlen një fact-check i thjeshtë. E para, Sali Berisha vijon të jetë non-grata nga SHBA. Kjo faktohet ende në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. E dyta, Soros nuk u shpall non-grata. Presidenti Trump nxori një akt për ti kërkuar drejtësisë amerikane ta ndjekë penalisht për RICO, ose ndryshe organizatë kriminale të cilat përdorin korrupsionin, mashtrimin apo shantazhin, në rastin e tij për nxitjen e protestave në SHBA. Berisha nuk i dëgjon faktet, por i pëlqejnë justifikimet dhe disa arsye pse vijon të mbetet në opozitë.

“Ata u bĂ«nĂ« mbĂ«shtetje kryesore e dhunimit tĂ« zgjedhjeve dhe pranimit tĂ« zgjedhjeve tĂ« dhunuara pa u numĂ«ruar ende votat siç ishte rasti i vitit 2021. PĂ«r tĂ« konsoliduar pushtetin e krimit tĂ« Edi RamĂ«s, Xhorxh Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan nĂ« tĂ« ashtuquajturat reforma qĂ« kishin vetĂ«m njĂ« qĂ«llim: monizmin dhe narkoshtetin nĂ« ShqipĂ«ri.”

Një tjetër fakt është se administrate Trump i njohu zgjedhjet e 11 majit. Këtë të enjte në Shqipëri ato morën edhe vulën përfundimtare nga Komisioni Rregullator. Po Berisha?

“Nuk i njeh zgjedhjet, kemi deklaruar. PĂ«rfaqĂ«suesit tanĂ« mbajtjen njĂ« qĂ«ndrim dinjitoz nĂ« komision. ShprehĂ«n mendimet, kĂ«to ishin njĂ« farsĂ« e vĂ«rtetĂ« elektorale.”

Por farsa e vërtetë mbaron tani në shtator. Farsaa e Sali Berishës që si çdo katër vjet, bërtet faull po pastaj futet në parlament./abcnews.al

Kripto “piramida”, bllokohen 3 platforma/ Mashtronin qytetarĂ«t pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« investime nĂ« kriptovaluta

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bllokuar 3 platforma mashtruese investimi  që operonin online  në vend ndërsa  u ka kërkuar qytetaravë që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

Pas disa denoncimeve është  verifikuar se këto  aplikacione, nuk janë të  regjistruara dhe të  licencuara për të operuar  në  vendin tonë.

AKSK ka marrë masa urgjente për bllokimin e aktivitetit të këtyre faqeve mashtruese duke bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet përgjegjëse të AKEP dhe ofruesit e shërbimeve të internetit.

Përtej humbjeve financiare qytetarët që bëhen pjesë e tyre rrezikojnë cënimin e  privatësisë dhe identitetit.

AKSK paralajmëron qytetarët shqiptarë se përfshirja në këtë platformë sjell:

‱ Humbje financiare tĂ« parikuperueshme.
‱ Rrezik tĂ« lartĂ« pĂ«r cĂ«nimin e privatĂ«sisĂ« dhe identitetit digjital.
‱ MundĂ«si pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« tĂ« dhĂ«nave personale nga rrjete kriminale.

Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike  sqaron se kĂ«to  platforma ofrojnĂ« reklama joshĂ«se nĂ« rrjete sociale,prezantojn fitime tw sajuara si dhe kĂ«rkojnĂ«  pagesa shtesĂ« me arsyetimin pĂ«r “verifikim” apo “tĂ«rheqje fondesh”.

“AsnjĂ« çudi tĂ« ketĂ« lĂ«vizje nga deputetĂ«t e PD”, Leka: Maxhoranca e konsoliduar! Qeveria e re? Askush s’di asgjĂ«, pĂ«rveç RamĂ«s

Në studion e News Line në ABC News, analisti Martin Leka komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa këtë të enjte mori fund saga e 11 majit, ndërsa komisioni rregullator certifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

“Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e re Ă«shtĂ« fakti qĂ« zgjedhjet certifikohen pas 5 muajsh, njĂ« kohĂ« e gjatĂ« por jemi brenda afatit, jemi gati pĂ«r konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisĂ«. Merr fund saga e zgjedhjeve. Ajo qĂ« duhet thĂ«nĂ« Ă«shtĂ« se ndĂ«rsa cerfitikohet saga e zgjedhjeve, risia Ă«shtĂ« te Lapaj, qĂ« nuk e merr mandatin. Maxhoranca e konsoliduar nĂ« numrat prej 83 mandatesh. Koha ka treguar se shpesh deputetĂ« tĂ« ndryshĂ«m kanĂ« shkuar dhe nĂ« fakt nga blerjet e deputetĂ«ve janĂ« mbajtur qeveri, kujtojme qeverinĂ« e BerishĂ«s kur mori deputetin e PS Dogjani, apo Islami. Ishte cudi atĂ«herĂ« nuk ka asnjĂ« cudi tĂ« ketĂ« lĂ«vizje edhe brenda nga PD, nuk e pĂ«rjashtoj si mundĂ«si.” -u shpreh Leka, ndĂ«rsa komentoi edhe aksionin opozitar nĂ« Kuvend, pĂ«r tĂ« cilin theksoi se nuk mund tĂ« presĂ«sh tĂ« reja nga tĂ« njĂ«jtĂ«t njerĂ«z.

“PD i pĂ«rmbahet nĂ« mĂ«nyrĂ« absurde fatit tĂ« liderit tĂ« tyre Berisha, qĂ« vijon flet pĂ«r farsĂ« elektorale ndĂ«rsa flet pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« parlament. KĂ«tĂ« kemi parĂ« gjithmonĂ«, edhe nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, PD nuk i njeh zgjedhjet si zakonisht, ndĂ«rsa nĂ« parlament shkojnĂ« Ă«shtĂ« thjesht retorikĂ« e mbajtjes gjallĂ« tĂ« elektoratit. PĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« zgjedhjet janĂ« vjedhur, por nuk e bĂ«jmĂ« mĂ« gabimin e braktisjes sĂ« paralemtit e gjitha Ă«shtĂ« njĂ« hedhje hi syve tĂ« demokratĂ«ve. Nuk shoh asgjĂ« tĂ« re nĂ« qĂ«ndrimin e demokratĂ«ve tĂ« BerishĂ«s. Ky Ă«shtĂ« aksioni opozitar dhe qeveria bie vetĂ«m nĂ«se ka njerĂ«z nĂ« rrugĂ«. Duhen demostrata permanente dhe jo tĂ« ikĂ«sh pĂ«r darkĂ« nĂ« shtĂ«pi, opozita nuk e ka kĂ«tĂ« lloj fryme akoma. Nuk shoh asgjĂ« tĂ« re, tĂ« presĂ«sh gjĂ«ra tĂ« ndryshme me njerĂ«z tĂ« njĂ«jtĂ« Ă«shtĂ« absurde nuk mund tĂ« ketĂ«.’- tha ai.

Sa i takon kabinetit të ri qeveritar, emrat e të cilit pritet të mësohen në fillim të muajit të ardhshëm, Leka u shpreh se hamendësime mund të bëhen plot, por askush nuk di asgjë përvec Edi Ramës.

“Kjo Ă«shtĂ« e reja, duhej mbledhur asambleja e PS, sic ka ndodhur zakonisht dhe aty janĂ« lancuar emrat e rinj. Nuk ndodh kĂ«shtu kĂ«tĂ« radhĂ«, Ă«shtĂ« zgjedhur data pas konstituimit tĂ« parlamentit pĂ«r tĂ« mbajtur tĂ« tendosur tĂ« gjithĂ« aparatin e administratĂ«s. Askush nuk di asgjĂ«, pĂ«rvec RamĂ«s kush do tĂ« jetĂ« ekipi qeveritar I tij. Mund tĂ« jetĂ« I tĂ«ri me gra e vajza, mund tĂ« jenĂ« tĂ« rinj, janĂ« tĂ« gjitha hamendĂ«sime po askush nuk di kush mund tĂ« jenĂ«,” u shpreh analisti Leka./abcnews.al

“PĂ«r 1 000 euro, nuk ta prishim tendĂ«n”, detaje nga aksioni ndaj punonjĂ«sve tĂ« IMT. U denoncuan nga pronari i lokalit

Zbardhen detaje nga operacioni i një dite më parë ndaj punonjësve të IMT. Gazetari Ermal Vija, tha për ABC News se pronari i një objekti në zonën e Kombinatit kallëzoi në polici, se 4 punonjës të IMT shkuan në biznesin e tij ku konstatuan një tendë që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës.

Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje. Pasi largohen, njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin (kallëzuesin) duke i thënë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën.

Ky i fundit menjĂ«herĂ« kallĂ«zoi nĂ« polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK pĂ«r pĂ«rgjime e vĂ«zhgime ambientale si dhe simulim tĂ« dhĂ«nies sĂ« parave. Shuma e parave Ă«shtĂ« vendosur nĂ« dispizicion nga policia e cila ia ka dhĂ«nĂ« kallĂ«zuesit t’ua jepte. GjatĂ« kĂ«saj kohe, kur shuma e parave iu dorĂ«zua njĂ«rit prej punonjĂ«sve tĂ« IMT, pĂ«rkatĂ«sisht Klajdi ZhillĂ«s, 3 kolegĂ«t e tjerĂ« e prisnin brenda njĂ« lokali nĂ« afĂ«rsi tĂ« objektit.

Brenda këtij lokali kanë mbërritur punonjësit e policisë ku brenda mes të tjerëve ndodhej Geraldo Fuçia. Punonjësit e IMT kanë kuptuar prezencën e policisë dhe kanë lënë paratë në banakun e lokalit, Klajdi Zhilla arriti të largohej ndërsa 3 të tjerët u ndaluan.

Nga 3 të ndaluarit, vetëm Geraldo Fuçia mbahet në arrest ndërsa u shpall në kërkim Klajdi Zhilla pasi për dy të tjerët nuk u gjetën prova. Zhilla dhe Fuçia akuzohen për korrupsion pasiv.

Eurobasket, fitojnë favoritët/ Serbia, Gjermania, Turqia e Lituania ia dalin pa probleme

Ishte fillimi dhe u dha një mesazh. Pretendentët kryesorë për fitoren në Kampionatin Europian të basketbollit fituan që të gjithë, e madje me diferencë. Skuadra favorite, Serbia e trajnerit Svetislav Peshiç, nuk pati probleme të mundte lehtë Estoninë, edhe pse u luajt pikërisht në Estoni.

Rezultati ishte 98-64, dhe më I miri në parket ishte Nikola Joviç, i cili rrezikoi të thyente rekordin e Nikola Jokiçit si shënuesi më I mirë në debutimin në Europian.

Gjithsesi, Peshiç e uli në stol kur arriti 18 pikë, dhe rekordi prej 19 pikësh mbeti. Vetë Jokiç iu afrua tripëll dabëllit edhe pse nuk dha maksimumin, me 11 pikë, 10 topa në tabela e 7 asistë.

Në këtë grup, Turqia kaloi gjithashtu lehtë Letoninë me shifrat 93-73. Ylli kryesor, Xhedi Osman realizoi 20 pikë, 19 pati Kenan Sipahi, 16 Alperei Shengyn dhe 15 amerikani I natyralizuar Shejn Larkin.

Padyshim që turqit do të jenë pretendentë dhe rrezik për të tjerët. Gjermania, ndërkaq, kaloi një provë ballkanase si Malin e Zi duke e mundur thellë 106-73.

Lojtari më I mirë I ndeshjes u shpall ylli i NBA-së, Denis Shrëder, që shënoi 21 pikë, ndonëse realizuesi më I mirë ishte Franc Vagner me 22.

KatĂ«r basketbollistĂ« gjermanĂ« shĂ«nuan mbi 10 pikĂ«. Lituania, njĂ« tjetĂ«r “ZonjĂ« e RĂ«ndĂ«â€ e basketbollit europian, kaloi rezistencĂ«n e BritanisĂ« sĂ« Madhe nĂ« “ArenĂ«n Nokia” nĂ« Tampere tĂ« FinlandĂ«s.

Baltikasit fituan 94-70 dhe më I miri në fushë ishte padyshim veterani Jonas Valanciunas me 18 pikë e 9 topa në tabela. Gjithsesi, mungesë e madhe që do të ndikojë është ajo e Domantas Sabonisit të dëmtuar.

Shumë I fortë ishte derbi skandinav mes Finlandës dhe Suedisë fituar nga finlandezët vetëm me shifrat 93-90, ndërsa Lauri Markanen u shpall basketbollisti më I mirë I ditës së parë të Europianit, duke shënuar 28 pikë në prani të mbi 11 000 tifozëve në Tampere./abcnews.al

Plotësohet Champions League/ Kualifikohen Benfica, FC Copenhagen, Club Brugge dhe Qarabag

Champions League ka dhënë katër biletat e fundit, duke plotësuar fazën finale të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Nuk kishte surpriza në sfidat e fundit të play off, ku të gjitha skuadrat pritëse siguruan kualifikimin për në raundin e grupeve.

Jashtë mbeten Mourinho dhe Fenerbahçe.

Pas barazimit pa gola në sfidën e vajtjes, turqit u mundën 1-0 në fushën e Benfikës.

Gjigandët e futbollit portugez nuk zhgënjyen parashikimet, falë golit të vetëm të Artugollu në minutën e 35-të.

Nuk kishte festë as për Bazelin e Xherdan Shaqirit.

Futbollisti me origjinë shqiptare ishte protagonist në sfidën e vajtjes ku shënoi në barazimin 1-1 kundër Kopenhagen, por në transfertën daneze kampionët e Zvicrës u mundën 2-0.

Kornelius dhe Maukoko në pjesën e dytë vulosën fatin e sfidës dhe kualifikimin e Kopenhagen në fazën finale të Champions League.

Të njëjtin sukses jetuan edhe Klub Brugge dhe Qarabag.

Pas fitores 3-1 në transfertë, kampionët belgë shkatërruan 6-0 Gllasgou Rangers në sfidën e kthimit në shtëpi.

Gjithçka e lehtë për vendasit, që e vranë garën  me pesë goila që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën plotësuan goleadën për të vazhduar rrugën në turneun më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

Edhe Qarabag siguroi kualifikimin pavarësisht humbjes 3-2 në fushën e tij kundër Ferencvaros.

Kampionët e Azerbajxhanit kishin fituar 3-1 ndeshjen e vajtjes në transfertë, duke marrë vendin në fazën finale të Champions League./abcnews.al

Manchester United pĂ«r turp/ “DjajtĂ« e Kuq” eliminohen nga skuadra e kategorisĂ« sĂ« katĂ«rt

Zhgënjimet e kanë shoqëruar në sezonet e fundit, por asnjëherë më parë nuk kishte jetuar një dështim të këtij niveli. Një katastrofë e vërtetë sportive ajo e Manchester United që u eliminua në fazën e parë të Kupës së Ligës në Angli, pas humbjes me 11 metërsha nga një skuadër që militon në kategorinë e katërt si Grimsby Town.

“DjajtĂ« e Kuq” panĂ« shpejt ferrin, pasi mbyllĂ«n pjesĂ«n e parĂ« nĂ« dizavantazhin e dy golave. Vendasit modestĂ« kaluan nĂ« epĂ«rsi nĂ« minutĂ«n e 22-tĂ«.

MĂ« pas, pĂ«rtej çdo pritshmĂ«rie dyfishuan rezultatin me Uorren pĂ«rpara pushimit. TĂ« dy kĂ«ta futbollistĂ« do tĂ« kenĂ« se me cfarĂ« t’iu mburren nipĂ«rve nĂ« tĂ« ardhmen, ndĂ«rsa te lojtarĂ«t e Manchester United kjo humbje do tĂ« jetĂ« njĂ« njollĂ« e zezĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« karrierĂ«n.

Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim provoi ta evitonte këtë në pjesën e dytë. Mbemo rihapi garën në minutën e 75-të, ndërsa në limitet e kohës së rregullt, Maguire barazoi shifrat, duke e çuar sfidën në goditjen e penalltive.

Por nga pika e 11 metrave, ky goditën të gjithë futbollistët në fushë, vendasit triumfuan 12-11, duke shkruajtur faqen më të ndritur në historinë e skuadrës të mësuar me ligat inferiore të futbollit anglez.

Krejt i ndryshëm është diskutimi për Manchester United. Për gjigandët e Premier League ky ishte dështimi më i madh në historinë e tyre, ndërsa Ruben Amorim dhe të besuarit e tij duhet të jetojnë jo vetëm me turpin, por edhe kritikat mbytëse të tifozëve dhe mediave angleze./abcnews.al

Bayern “luan me zjarrin” / Harry Kane shpĂ«ton bavarezĂ«t nĂ« raundin e parĂ« tĂ« KupĂ«s

Mungesë impenjimi apo nënvlerësim i rivalëve. Të dytja këto arsye mund të qëndrojnë, por fakt është që Bayern Munich luajti me zjarrin në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.

BavarezĂ«t rrezikuan njĂ« pĂ«rmbysje tĂ« madhe, qĂ« mund t’i eliminonte nga turneu, por pĂ«r fat tĂ« mirĂ« tĂ« tyre nĂ« skuadĂ«r kanĂ« njĂ« sulmues si Harry Kane, qĂ« vendosi nĂ« shtesĂ« fitoren 3-2 kundĂ«r Vehen.

Sipas të gjitha parashikimeve, Bayern kaloi shpejt në epërsi, pasi Kane goditi saktë nga pika e penalltisë në minutën e 16-të. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit kampionët e Bundesligës shënuan edhe golin e dytë me Olise në minutën e 51-të.

Realizimi i francezit dha përshtypjen e një sfide të mbyllur përpara kohe, por këto pritshmëri u rrëzuan me reagimin e papritur të vendasve.

Skuadra e kategorisë së tretë barazoi shifrat me dy gola të shpejtë në vetëm pesë minuta me autor të njëjtë, Fatih Kaja. Në minutën e 76-të, Harry Kane kishte në këmbët e tij golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern, por si rrallë herë gaboi nga pika e penalltisë.

Gjithsesi, sulmuesi anglez do të kthehej sërish në shpëtimtar në minutën e katërt shtesë, duke evituar surprizat e hidhura për bavarezët, që sigurojnë kështu kualifikimin për në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë./abcnews.al

 

Dita e parë e Asllanit/ Torino publikon videon e mbërritjes së shqiptarit në klub

Rëndësi ka që u stabilizua. Kristian Asllani padyshim që është një njeri I lumtur pasi periudha e mëdyshjeve dhe e rrezikut kaloi, dhe ai e gjeti një ekip për të qenë për të luajtur.

Klubi I Torinos publikoi videon e ditës së parë të mesfushorit shqiptar, për momentin të huazuar nga Interi, ndërsa ai duket I lumtur që do të vazhdojë në Serinë A.

E vetmja gjë që nuk arriti ta merrte siç donte ishte numri në fanelë, dhe u detyrua të kënaqej me një tjetër. Asllani e thotë qartë ndërsa flet për kamerën e klubit.

“UnĂ« mora fanelĂ«n me numrin 32 sepse tĂ« gjitha tĂ« tjerat ishin tĂ« zĂ«na. MĂ« pĂ«lqen numri 23, por Ă«shtĂ« I zĂ«nĂ«. Doja 44-Ă«n, por e ka Ismajli, prandaj mora 32-in qĂ« Ă«shtĂ« e kundĂ«rta e 23-it”.

Mesfushori 23-vjeçar me siguri e donte fanelën me numrin 23 sepse përkonte me moshën e tij, ose ndoshta ka ndonjë arsye tjetër.

Gjithsesi, tani ai Ă«shtĂ« pjesĂ« e ekipit “granata”, bashkĂ« me yllin tjetĂ«r tĂ« kombĂ«tare shqiptare, mbrojtĂ«sin Ardian Ismajli.

Ata nuk ishin pjesë e Torinos në ndeshjen e parë të Serisë A, atë të humbur 5-0 në fushën e Interit, por ndoshta do të jenë gati për duelin e dytë, të dielën në shtëpi kundër Fiorentinës.

Votimi i nënkryetarit serb/ Kuvendi mblidhet për përmbylljen e konstituimit

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon punimet në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Seanca konstituive e Kuvendit nuk ka arritur të përmbyllet as të martën, në përpjekjen e 58-të. Edhe pse janë zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe katër nënkryetarë, procesi i konstituimit ka mbetur i papërfunduar për shkak të pamundësisë për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb.

DeputetĂ«t e Kuvendit kanĂ« zgjedhur pĂ«r kryeparlamentar tĂ« ri Dimal BashĂ«n e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje. Ai ka marrĂ« 73 vota pro. Pas tij janĂ« zgjedhur edhe nĂ«nkryetarĂ«t e partive shqiptare dhe ai i komunitetit joshumicĂ« joserbe. Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala u votuan nĂ« pako me shumicĂ« votash, derisa votat e mjaftueshme i mori edhe Emilia Rexhepi nga komunitetet joshumicĂ«.

Por, për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe procesi ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Lista Serbe ka insistuar vetĂ«m nĂ« kandidatin Sllavko Simiq, por qĂ« nuk ka marrĂ« votat e nevojshme. Pas refuzimit tĂ« ListĂ«s Serbe pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« propozim tjetĂ«r Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« hedhja nĂ« votim e kandidatĂ«ve pĂ«rmes shortit, e ku dy kandidatĂ« tjerĂ« nga Lista Serbe, Verica Çeraniq dhe Stefan Kovaçeviq nuk morĂ«n votat e nevojshme tĂ« deputetĂ«ve. Kandidatja e tretĂ« i tĂ«rhequr nĂ« short, Liljana Stefanoviq refuzoi tĂ« hidhej nĂ« votim. MĂ« pas nĂ« short u tĂ«rhoq emri i deputetit Nenad Rashiq, qĂ« nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e ListĂ«s Serbe, por as ai nuk mori votat e mjaftueshme. VetĂ«m 55 deputetĂ« votuan pro kandidaturĂ«s sĂ« tij.

Pas krejt këtyre zhvillimeve në Kuvend, kryeparlamentari Dimal Basha theksoi se në frymën e bashkëpunimit e ndërpret seancën për ta vazhduar të enjten, në ora 11:00.

Në ditën e 10-të, pasi ka filluar rrjedhja e afatit kushtetues për bërjen e Kuvendit, deputeti nga radhët e pakicës serbe, Nenad Rashiq, tha se pret të marrë më shumë se 61 vota për ta përfaqësuar komunitetin serb nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

Nis Europiani i Basketbollit/ Turneu i koshit do të startojë këtë të mërkurë në katër vende

Tre vjet më parë përfundoi kështu. Spanja, deri atëherë një superfuqi e basketbollit botëror, fitoi titullin në Kampionatin Europian në 2022, duke mundur Francën 88-76.

Nuk ka kaluar shumĂ« kohĂ«, por situata ka ndryshuar tĂ«rĂ«sisht, dhe “FuritĂ« e Kuqe” nuk pritet qĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje ta mbrojnĂ« kurorĂ«n. Do tĂ« jetĂ« Serbia, favoritja pĂ«r titull nĂ« Eurobasketin qĂ« nis sot nĂ« Estoni, Greqi, Slloveni e pikĂ«risht SpanjĂ«.

Skuadra ballkanase, qĂ« fitoi medaljen e bronzit nĂ« Lojrat Olimpike nĂ« Paris vitin e kaluar pasi u mund nĂ« gjysmĂ«finale nga “Drim Tim” amerikan, ka pĂ«rbĂ«rjen dhe pĂ«rvojĂ«n pĂ«r t’ia dalĂ«.

Trajneri I vjetĂ«r, Svetislav Peshiç, do tĂ« drejtojĂ« yje si Nikola Jokiç, kapitenin Bogdanoviç, Miçiç, Joviç, Petrushev apo Vukçeviç. NĂ«se do t’ia dalĂ«, do tĂ« ishte hera e parĂ« si Serbi, sepse nĂ« 1995, 1997 e 2001 ka fituar si Jugosllavi.

Nuk mund tĂ« nĂ«nvleftĂ«sohet Franca, nĂ«nkampione olimpike nĂ« fuqi, edhe pse “gjelave” u mungon ylli kryesor, Viktor Uembaniama i dĂ«mtuar. Gjermania gjithashtu Ă«shtĂ« njĂ« pretendente e fortĂ«, madje “teutonĂ«t” cilĂ«sohen si pretendentĂ«t numĂ«r 2 pĂ«r titullin, e pas tyre janĂ« Franca e Greqia.

Një duel në distancë, apo ndoshta edhe ballë për ballë, do të jetë ai mes dy më të mirëve të Europës në këtë moment, yjeve të NBA-së si Jokiç i Serbisë dhe Luka Donçiç i Sllovenisë, edhe pse skuadra tjetër ballkanase ka mungesa dhe nuk pritet të pretendojë këtë herë./abcnews.al

Inter fiton falë shqiptarit/ Portieri i Kombëtares U19, Alan Taho, hero për zikalterit

Në fushë hyri si kampion, edhe pse nuk pati meritë në atë trofe. Portieri i Shqipërisë U19, Alen Taho, ishte titullar për ekipin e Shpresave të Interit në finalen e Superkupës ndaj Kaljarit, fituar pas penalltive.

Gardiani kuqezi u bë protagonist, edhe pse fillimi I finales ishte katastrofal për të. Gaboi duke bërë që ekipi të pësonte gol që në nisje, por gjithsesi kjo goditje nuk e shkatërroi.

Edhe pse pati fat, ruajti qetĂ«sinĂ« ndĂ«rsa Interi reagoi. Moskoni barazoi nĂ« 29’, por nĂ« 37’ erdhi goli i dytĂ« i sardĂ«ve, pĂ«r tĂ« cilin Taho kĂ«tĂ« herĂ« nuk Ă«shtĂ« se pati faj.

NĂ« 82’, Labeli barazoi pĂ«r zikaltĂ«rit nĂ« 2-2, dhe tek gjuajtjet e penalltive, shqiptari ishte vendimtar. Ai priti penalltinĂ« e parĂ« tĂ« ishullorĂ«ve, duke bĂ«rĂ« qĂ« Interi I trajnerit Benito Karbone tĂ« fitonte 5-3, pasi nuk gaboi asnjĂ« gjuajtje.

Ky ishte trofeu I parĂ« pĂ«r portierin e ShqipĂ«risĂ« U19, ndĂ«rsa sapo ka nisur karrierĂ«n tek Shpresat zikaltĂ«r. Festa ishte e madhe nĂ« ArenĂ«n Çivika “Xhani Brera” nĂ« Milano, dhe besohet se Taho do tĂ« arrijĂ« nĂ« elitĂ«n italiane dhe do tĂ« jetĂ« portieri I ardhshĂ«m I kombĂ«tares shqiptare./abcnews.al

Asani e bĂ«n “sefte” nĂ« Iran/ Aktivizohet menjĂ«herĂ« tek Esteghlal nĂ« LigĂ«n vendase

U mendua se mund të ishte edhe titullar, por nuk ndodhi kështu. Gjithsesi, lajmet e mediave iraniane ishin të vërteta, se trajneri i Esteglalit, Sa Pinto, do ta aktivizonte pa vonesë Jasir Asanin.

Vetëm tri-katër ditë pas mbërritjes në Teheran, lojtari i kombëtares shqiptare debutoi në futbollin e vendit të madh aziatik, madje prania e tij u ndje. Esteglal po humbiste me shifrat 3-1 në pjesën e parë në ndeshjen e kampionatit, ndonëse po luante në shtëpi ndaj Zob Ahanit.

Asani hyri pas pushimit dhe ndihmoi skuadrën që të reagonte. Ai mori pjesë në aksionin e golit të dytë shënuar në minutën e 49-të nga Alireza Kushki, që ishte gjithashtu autor i rrjetës së parë në barazimin e përkohshëm 1-1.

Më pas, ylli kuqezi pati edhe mundësi të shënonte vetë, por gaboi përpara portierit. Gjithsesi, debutimi mund të cilësohet pozitiv, dhe mediat në Iran shkruajnë se ardhja e një lojtari si Asani, dhe nga një ligë e fortë si ajo e Koresë së Jugut, do të ndihmojë Esteglalin, por edhe rritjen e nivelit të kampionatit iranian.

Në fund, në minutën e katërt shtesë, ekipi I shqiptarit barazoi falë rrjetës së zgjuar nga Ramin Rezaiean, duke marrë të paktën një pikë nga një ndeshje që po e humbiste. Esteglal ka 4 pikë pas dy javëve të para, dhe shpreson të fitojë titullin e parë që nga viti 2022./abcnews.al

Broja, gati për Kombëtaren/ Sulmuesi kuqezi luan si titullar me Burnley, asist në Kupë

Nuk e shihte fushën që nga prilli. Emocionet padyshim që ishin të mëdha për Armando Brojën, ndërsa bënte debutimin tek Bërnli, dhe luante futboll pas 129 ditësh.

Edhe pse i mësuar me mungesat e gjata, sërish vuajtja e pritjes mbetej e madhe, por për fat sulmuesi kuqezi pati nje debutim shume te mire, duke qene protagonist ne ndeshjen e Kupes se Liges.

Ylli i kombetares shqiptare ishte titullar dhe sherbeu pasimin per golin e avantazhit shenuar ndaj Derbi Kauntit nga Ramsej që ne minuten e katert. Broja ishte ne fushe për 68 minuta ne duelin e luajtur në shtëpi, dhe shpresohet qe te mos kete më tej probleme fizike e te kthehet ne formen e dikurshme.

BĂ«rnlei e bleu kĂ«tĂ« verĂ« kartonin e tij nga Çelsi per 23 milione euro. Trajneri Skot Parker deklaroi se lojtarĂ«t e rinj qĂ« hynĂ« nĂ« fushĂ«, si Broja apo Ramsej, patĂ«n njĂ« mundĂ«si tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« treguar veten pasi u kthyen nga dĂ«mtimet dhe debutuan, dhe se ai ishte i kĂ«naqur prej tyre.

Asistin e fundit, Armando e pati dhĂ«nĂ« nĂ« 9 mars tĂ« 2024-Ă«s, pra njĂ« vit e gjysmĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Premier LigĂ«, kur mbante veshur fanelĂ«n e Fulhamit, ndĂ«rsa golin e fundit zyrtar e ka shĂ«nuar nĂ« 2 tetor 2023, pra gati dy vjet tĂ« shkuara me Çelsin gjithashtu nĂ« kampionatin anglez. Shpresohet qĂ« ta gjejĂ« rrugĂ«n e rrjetĂ«s sa mĂ« shpejt edhe nĂ« BĂ«rnli./abcnews.al

Kriset qeveria e Albin Kurtit/ Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar

Ministri i Infrastrukutës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje sot nga detyra. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pasi Dimal Basha, është zgjedhur dje si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Aliu ka thënë se sot ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, i njëjti pohoi se dje vetëm se e kishte njoftuar të parin e ekzekutivit për vendimin e tij.

“Dua t’ju njoftoj qĂ« sapo e dorezova te Kryeministri i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, z. Albin Kurti, letrĂ«n e dorĂ«heqjes sime nga detyra e Ministrit nĂ« MinistrinĂ« e Mjedisit, Planifikimit HapĂ«sinor dhe InfrastrukturĂ«s. DorĂ«heqja ime vjen pas zgjedhjes sĂ« djeshme tĂ« kryetarit te Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. Dje, pas votimit te kryetarit tĂ« Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti pĂ«r vendimin tim”.

“Konsideroj qĂ« zgjedhja e djeshme e Kryetarit tĂ« Kuvendit, institucionit mĂ« tĂ« lartĂ«, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk Ă«shtĂ« nĂ« frymĂ«n e nĂ« lartĂ«sihĂ« e atij ideali pĂ«r RepublikĂ«n qĂ« ka qenĂ« dhe mbetet arsye angazhimi pĂ«r mua”, tha Aliu.

“Ndihma nga jashtĂ« s’ështĂ« fenomen shqiptar”, Rama: Zjarret, kemi njĂ« kapital njerĂ«zor qĂ« nuk e lĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« baltĂ«

Rama: Na nevojitet, parandalim më të mencur, pastrim pyjesh, krijim koridoresh natyrore, më shumë dronë në përdorim me kamera termike. Dhe futjen e dronëve për mbjelljet e reja, një funksionim më i mirë falë investimeve që do bëjmë më tej të qendrave të kontrollit për reagim më të shpejtë.

Kërkohet edukim e ndërgjegjësim, gjë që kërkon që cdo shkollë të ndërgjegjësoje nxënësit dhe një solidaritet më i madh ndërkombëtar. Falë rrjetit të solidaritetit ia kemi dalë më së mirë të evitojmë më të keqen. Kroacia, Italia, Suedia, Greqia meritojnë një falenderim të posacëm.

Ardhja e mjeteve nga jashtë nuk është një fenomen shqiptar, apo e bën vetëm Shqipëria se nuk ka, i marrin edhe vende të tjera dhe reciprokisht këmbejnë mjetet.
Falenderim të vecantë për Emiratet e Bashkuara, që me shpejtësi dërguan helikopterë edhe avionë. Sot nderojmë Shqipërinë që tregoi se po, kemi të meta, kemi shumë për të investuar ne mjete inteligjente. Nuk mund të dilnim nga kjo verë pa plagë, por kemi një kapital njerëzor që nuk e lë Shqipërinë në baltë, Shqipëria tregon forcë të madhe propocionale, sa më e madhe sfida aq më e fortë ndjenja e përkushtimit.

Le ta përmirësojmë më tej punën së bashku duke futur më shumë teknologji, duke u përgatitur si me një ndeshje të radhës me një përbindëshm që sa vjen e do bëhet edhe më i egër. Rrisim mbështetjen financiare. Me përulësi i japim përgjigur pozitivisht propozimeve nga ministritë për medaljet, si një shenjë simbolike mirënjohje dhe mesazh për një trupë që meriton gjithë nderimin e posacëm. Respekt për të gjithë ju dhe sa herë më duhet të flas me njerëz me uniformë, shpreh mirënjohjen për familjet tuaja që e dinë më mirë se kushdo sa e vështirë është puna juaj dhe jetojnë me ndjesinë e rrezikut./abcnews.al

‘Mendova se ishte fundi i jetĂ«s sime’/ TĂ« mbijetuarit e sulmit izraelit tregojnĂ« orĂ«t e tmerrit nĂ« burgun Evin nĂ« Iran

“PĂ«r mua, ferri nuk ishte momenti kur Izraeli sulmoi; ferri ishte momenti kur ata nuk do tĂ« hapnin derĂ«n e qelisĂ« pĂ«r ne”, kujton Motahareh Goonei nĂ« njĂ« intervistĂ« ekskluzive me BBC-nĂ«.
Një aktiviste politike, Goonei ishte në izolim në burgun famëkeq Evin të Iranit kur u godit në një sulm nga Izraeli më 23 qershor.

Imazhet satelitore, rrëfimet e dëshmitarëve dhe pamjet e verifikuara të marra nga BBC News Persian zbulojnë detaje të reja të sulmit në orët e fundit të luftës Izrael-Iran dhe të atyre që vdiqën.
Kompleksi i sigurisë së lartë, i vendosur në skajin verior të Teheranit, ka mbajtur mijëra të burgosur politikë gjatë gjysmës së shekullit të kaluar. Atë ditë, burgu u bë vendi i sulmit më vdekjeprurës izraelit në tokën iraniane për sa i përket viktimave civile.

Autoritetet iraniane thonĂ« se 80 persona u vranĂ« – midis tyre stafi i burgut, tĂ« burgosur, punonjĂ«s mjekĂ«sorĂ«, vizitorĂ« dhe banorĂ« tĂ« lagjeve tĂ« afĂ«rta. NĂ« njĂ« raport tĂ« publikuar mĂ« 14 gusht, Human Rights Watch tha se sulmet ajrore izraelite ndaj burgut ishin tĂ« paligjshme dhe pĂ«rbĂ«nin dukshĂ«m njĂ« krim lufte. Forcat MbrojtĂ«se tĂ« Izraelit (IDF) thanĂ« se arsyeja e sulmit ishte se objekti po “pĂ«rdorej pĂ«r operacione inteligjence kundĂ«r Izraelit”.

‘Pa rrugĂ«dalje’
Duke pĂ«rshkruar momentin kur shpĂ«rthimet pĂ«rshkuan kompleksin, Goonei tha: “Kur dĂ«gjova shpĂ«rthimin e tretĂ«, isha i sigurt se nuk kishte rrugĂ«dalje. Thjesht godita derĂ«n me gjithĂ« forcĂ«n time, por nuk hapej. Mendova ‘ky Ă«shtĂ« fundi i jetĂ«s sime – thuaj lamtumirë’.” E liruar nga qelia e saj nga njĂ« i burgosur tjetĂ«r, Goonei hasi nĂ« tym tĂ« dendur dhe gati po mbytej. Ajo thotĂ« se rojet fillimisht u pĂ«rpoqĂ«n t’i pengonin tĂ« burgosurat tĂ« arratiseshin, dhe disa hetues tĂ« burgut madje i kĂ«rcĂ«nuan.

MegjithatĂ«, nĂ« skenat qĂ« ajo i pĂ«rshkroi si “tĂ« tmerrshme, por humanizuese”, tĂ« burgosurat nxituan tĂ« ndihmonin rojet e plagosura, duke qetĂ«suar njĂ« oficere nw panik dhe duke i fashuar plagĂ«t njĂ« hetuesi qĂ« qante.

TĂ« burgosura tĂ« tjera nga njĂ« repart tjetĂ«r nxituan tĂ« ndihmonin mjekĂ«t dhe infermierĂ«t e bllokuar nĂ« klinikĂ«n e burgut. Saeedeh Makarem, njĂ« mjeke qĂ« u plagos rĂ«ndĂ« nĂ« sulm, mĂ« vonĂ« shkroi nĂ« Instagram: “PikĂ«risht tĂ« burgosurat qĂ« trajtova dikur mĂ« shpĂ«tuan jetĂ«n”.

NjĂ« grua tjetĂ«r e mbajtur nĂ« Evin, duke folur nĂ« kushte anonimiteti pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s pĂ«r sigurinĂ« e saj, e ka pĂ«rshkruar momentin e sulmit pĂ«r BBC-nĂ«. “NĂ« fillim pati disa shpĂ«rthime me radhĂ« dhe zhurma vazhdoi pĂ«r rreth dy minuta. Ne qĂ«ndruam nĂ« shtretĂ«rit tanĂ« nĂ« fillim sepse dritaret ishin thyer, pastaj u veshĂ«m dhe tĂ« gjithĂ« ndihmuam pĂ«r tĂ« zbritur gratĂ« e moshuara poshtĂ«. Askush nga burgu nuk na ndihmoi – na e mbyllĂ«n derĂ«n dhe na thanĂ« se nuk mund tĂ« dilnim.’

Shkalla e sulmit
Analiza e BBC tregon se Izraeli e sulmoi Evinin me tĂ« paktĂ«n gjashtĂ« predha, duke dĂ«mtuar tĂ« paktĂ«n 28 ndĂ«rtesa brenda kompleksit. IDF thotĂ« se kishte kryer njĂ« “sulm tĂ« synuar” ndaj “njĂ« simboli tĂ« shtypjes kundĂ«r popullit iranian” dhe pretendoi se u morĂ«n masa pĂ«r tĂ« minimizuar dĂ«min ndaj civilĂ«ve.

Por njĂ« i afĂ«rm i njĂ« tĂ« burgosuri politik qĂ« mbĂ«rriti pĂ«r vizitĂ« vetĂ«m pak minuta pas shpĂ«rthimeve tha se “ata qĂ« dilnin nga burgu thoshin se kishte trupa kudo. Disa tĂ« burgosur kishin dalĂ«, asnjĂ«ri prej tyre nuk po pĂ«rpiqej tĂ« arratisej – thjesht tĂ« shtangur”. Autoritetet iraniane thonĂ« se 75 tĂ« burgosur ikĂ«n gjatĂ« kaosit. Disa u kapĂ«n mĂ« vonĂ« ose u kthyen vullnetarisht.

Pse të synohej Evin?
Izraeli pretendoi se burgu po pĂ«rdorej pĂ«r “operacione inteligjence kundĂ«r tij, pĂ«rfshirĂ« kundĂ«rspiunazhin”. Nuk u Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur pyetjeve nga BBC nĂ« lidhje me objektivat e saktĂ« ose armĂ«t e pĂ«rdorura, ose nĂ«se parashikonte vdekjen e civilĂ«ve. NjĂ« muaj pas sulmit, Amnesty International publikoi njĂ« raport mbi incidentin.

“Drejtimi i sulmeve ndaj objekteve civile Ă«shtĂ« rreptĂ«sisht i ndaluar sipas ligjit ndĂ«rkombĂ«tar humanitar. Kryerja e sulmeve tĂ« tilla me vetĂ«dije dhe qĂ«llimisht pĂ«rbĂ«n njĂ« krim lufte”, tha Erika Guevara Rosas, Drejtore e LartĂ« pĂ«r KĂ«rkime, Avokim, Politika dhe Fushata nĂ« Amnesty. Zyra e OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut deklaroi se Evin “nuk ishte njĂ« objektiv ushtarak” dhe sulmi shkeli ligjin ndĂ«rkombĂ«tar humanitar./abcnews.al

❌