Lamine Yamal festoi ditëlindjen e 18-të të tij. Natyrisht, ylli i Barcelonës, ashtu siç bën zakonisht, kishte organizuar një festë, teksa për të marrë një ftesë, vajzat duhet të plotësonin disa kushte. Më konkretisht, Claudia Calvo, e cila punon në mediat sociale, ishte e ftuar në një emision televiziv, teksa u shpreh se po kërkonin […]
Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube, duke shkëlqyer në finalen kundër PSG-së me një fitore të pastër 3-0 dhe duke treguar dominim të plotë gjatë gjithë turneut.
Pas përfundimit të garës, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i turneut, ku spikasin lojtarë nga skuadra kampione, por edhe nga ekipet më të mira pjesëmarrëse.
Në portë qëndron Yassine Bounou i Al Hilal, i cili me pritjet e tij vendimtare ndihmoi skuadrën saudite të arrijë një rezultat historik.
Mbrojtja përbëhet nga dyshja e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Marquinhos, si dhe Thiago Silva i Fluminenses dhe Marc Cucurella i Chelseat, të cilët dhanë siguri e përvojë në prapavijë.
The best of the best
DAZN Editorial’s Team of the Tournament
Në mesfushë janë përzgjedhur Vitinha i PSG-së dhe dirigjenti i Chelseat, Enzo Fernandez, që udhëhoqën lojën në mesin e fushës me elegancë dhe intensitet.
Katërsheja e sulmit është e jashtëzakonshme: Pedro Neto dhe Cole Palmer nga Chelsea, të cilët ishin vendimtarë në fitimin e trofeut, si dhe Jhon Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit, që u dalluan me gola e asistime.
Ky formacion përfaqëson më të mirët e Kupës së Botës për Klube 2025, një turne ku cilësia, intensiteti dhe spektakli nuk munguan. /Telegrafi/
Tiranë, 14 korrik /ATSH/ Regjistrimet për klasën e 10 për arsimin profesional janë hapur dhe do të zgjasin deri në fund të muajit shtator.
Procesi kryhet përmes e-Albania ku çdo prind mund të aplikojë online dhe më pas merr përgjigjen nga shkolla.
Kryeministri Edi Rama ftoi sot të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional dhe të regjistrohen në klasën e 10-të përmes portalit e-Albania, duke e cillësuar atë si zgjedhjen e duhur.
“Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë””, informoi Rama.
Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.
Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat. /j.p/
Një vajzë 17-vjeçare është transportuar paraditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës pasi ka mbetur e plagosur me armë zjarri. Adoleshentja me inicialet H.H është shoqëruar në spital nga familjarët e saj, ndërsa Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet se është vetëplagosur me një plumb në kokë. Burimet nga stafi mjekësor, bëjnë […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë. Sipas policisë, një 72-vjeçar dyshohet se në kushte depresioni ka konsumuar fotoksinë në banesë. Bëhet me dije se i moshuari është transportuar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 13.07.2025, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi H. V., […]
Një grua shtatzënë, gati nëntë muajshe shtatzënë, ra nga kati i dytë i një ndërtese në Terni të Italisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ia doli të mbijetonte ndërsa gruaja ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Hetuesit ngrenë dyshime se gruaja ka tentuar vetëvrasjen, ndërsa incidenti ndodhi të dielën […]
Planet e Arsenalit për të ardhmen e Leandro Trossard kanë marrë një kthesë të re, pasi tani në garë është futur edhe Bayern Munich, që po e konsideron sulmuesin belg si alternativë për repartin ofensiv.
Deri pak ditë më parë, 30-vjeçari dukej pranë largimit drejt Fenerbahces, me raportime që flisnin për një marrëveshje personale të arritur për një kontratë trevjeçare.
Por negociatat me klubin turk janë bllokuar, dhe në të njëjtën kohë Arsenali ka rihapur bisedimet për një rinovim kontrate.
Sipas të përditshmes gjermane BILD, Bayern Munich po ndjek nga afër situatën e Trossard si alternativë e mundshme për Luis Diaz, për të cilin një ofertë prej 52 milionë euro është refuzuar nga Liverpooli.
Ky zhvillim mund ta detyrojë Arsenalin të veprojë shpejt, pasi Trossard ka edhe një vit kontratë të mbetur, që ai e kishte nënshkruarnë janar 2023 kur erdhi nga Brighton.
Ndërkohë, përfaqësuesit e lojtarit kanë kërkuar përmirësim të kushteve që nga vera e kaluar.
Aktualisht, Trossard fiton rreth 90 mijë euro në javë, shumë më pak se disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Mikel Artetës. Statistikat e tij janë solide: 51 kontribute në gola në 124 paraqitje me fanellën e Arsenalit.
Një tjetër sinjal që mund të çojë drejt një transferimi është ndërrimi i agjentit nga ana e belgut, një veprim që shpesh sinjalizon ndryshime të mëdha.
Arsenali ka qenë i hapur për ta lënë të largohet për një shumë rreth 20 milionë euro, por Fenerbahce, klubi që mban rekordin e vet të blerjes për 19.5 milionë euro, ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare.
Në këtë fazë, mbetet të shihet nëse Bayerni do të konkretizojë interesin e tij, apo nëse Trossard do të zgjedhë të vazhdojë aventurën në Ligën Premier./Telegrafi/
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit […]
Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.
Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.
Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë.
Në një postim në “Instagram”, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda”? në Netflix.
Nata e dytë e MIK Festival, në Korçë, solli një mbrëmje të paharrueshme kushtuar Gaqo Çakos, një prej zërave më të mëdhenj që ka njohur muzika shqiptare.
Kreybashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se “në 90-vjetorin e lindjes së Gaqo Çakos, Korça nderoi me dinjitet dhe krenari trashëgiminë e një emri të pavdekshëm të artit lirik”.
Filo u shpreh se nën drejtimin e mjeshtrit Eno Koço, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe emra të njohur të skenës shqiptare si Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi dhe i ftuari special Tchako, sollën emocione të forta për publikun e Teatrit “Andon Zako Çajupi”.
Mbrëmja u moderua me finesë nga sopranoja Inva Mula, duke i dhënë edhe më shumë madhështi këtij homazhi artistik.
Filo u shpreh se “Korça vazhdon të dëshmojë se është dhe do të mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës shqiptare”.
MIK Festival u rikthyer këtë vit në edicionin e tij të 8-të në Korçë.
Bashkimi Evropian mbështeti mbrëmjen e veçantë të MIK Festival, kushtuar artistit të ndjerë./atsh/ KultPlus.com
Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”.
Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se vetë futbollisti nuk është i prirur të largohet nga klubi.
Gjatë një shëtitjeje në rrugët e New Yorkut, ku po qëndron me Realin për Kupën e Botës për Klube, Rodrygo u ndalua nga disa tifozë për foto dhe autografe.
Në një moment, një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “A do të shkosh te Arsenali?”.
Reagimi i Rodrygos ishte i menjëhershëm: shprehja e tij e fytyrës ndryshoi dukshëm dhe ai vendosi të mos përgjigjej fare. Thjesht u kthye dhe u largua në heshtje.
Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, me shumë që e interpretojnë si një sinjal të qartë se braziliani nuk është i interesuar për një kalim te Arsenali – ose thjesht është i lodhur nga spekulimet e vazhdueshme. /Telegrafi/
TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Nata e dytë e MIK Festival, në Korçë, solli një mbrëmje të paharrueshme kushtuar Gaqo Çakos, një prej zërave më të mëdhenj që ka njohur muzika shqiptare.
Kreybashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se “në 90-vjetorin e lindjes së Gaqo Çakos, Korça nderoi me dinjitet dhe krenari trashëgiminë e një emri të pavdekshëm të artit lirik”.
Filo u shpreh se nën drejtimin e mjeshtrit Eno Koço, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe emra të njohur të skenës shqiptare si Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi dhe i ftuari special Tchako, sollën emocione të forta për publikun e Teatrit “Andon Zako Çajupi”.
Mbrëmja u moderua me finesë nga sopranoja Inva Mula, duke i dhënë edhe më shumë madhështi këtij homazhi artistik.
Filo u shpreh se “Korça vazhdon të dëshmojë se është dhe do të mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës shqiptare”.
MIK Festival u rikthyer këtë vit në edicionin e tij të 8-të në Korçë.
Bashkimi Evropian mbështeti mbrëmjen e veçantë të MIK Festival, kushtuar artistit të ndjerë.
Arsenali ka arritur një marrëveshje surprizë me Chelsean për transferimin e anësorit Noni Madueke, në një operacion që do t’i kushtojë “Topçinjve” plot 60 milionë euro.
Ky veprim ka ngjallur reagime të përziera, sidomos duke marrë parasysh kërkimin e vazhdueshëm të Arsenalit për një sulmues klasik.
Edhe pse Madueke ofron shkathtësi, moshë të re dhe potencial, një pjesë e tifozëve të Arsenalit kanë shprehur skepticizëm për këtë investim, duke pasur parasysh formën e paqëndrueshme të lojtarit dhe disa çështje disiplinore të së kaluarës.
Madueke është lënë jashtë skuadrës së Chelseat në disa raste, përfshirë një përjashtim pas një paraqitjeje të dobët në stërvitje, dhe më pas u injorua nga trajneri Enzo Maresca për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Burime të brendshme në klubin londinez raportojnë zhgënjim për progresin më të ngadaltë se sa ishte parashikuar. Që nga transferimi i tij nga PSV për 30 milionë euro, ai ka realizuar vetëm 20 gola dhe 9 asiste në 92 paraqitje.
Një faktor kyç në këtë marrëveshje ka qenë presioni financiar i Chelseat. Klubi u gjobit së fundmi me 30 milionë euro nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, dhe kjo shumë mund të arrijë deri në 78.5 milionë.
Shitja e Madueke shihet si një hap për të balancuar bilancet dhe shmangur sanksione të mëtejshme – përfshirë ndalim transferimesh në garat evropiane.
Pavarësisht kritikave, Madueke është entuziast për transferimin dhe ka rënë dakord me kushtet personale të një kontrate pesëvjeçare me Arsenalin.
Ky lëvizje i shtohet një liste të gjatë transferimesh midis dy rivalëve londinezë, ndërsa të dy klubet po përgatiten për sezonin e ri me ambicie të mëdha. /Telegrafi/
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës.
Fatjon Fasho ish-drejtor burgu dhe Sokol Kaçoli, shef policie në këtë burg, po hetohen nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Hetimi filloi pas takimit të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiu.
Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se është vetëm faza e parë e fillimit të hetimit.
Në vijim, pas sekuestrimit të protokollit të ndjekur nga Drejtoria e Burgjeve për rastin në fjalë si dhe sekuestrimi i rregullores së brendshme të burgjeve, do të këtë dhe një hetim më të thelluar për zbatimin e këtij protokolli nga ana e stafit të brendshëm të këtij institucioni.
Pas verifikimit të dokumentit të martesës se Ziza Pajazitit me të burgosurin Vladimir Kurti, dokument qe i është paraqitur drejtorisë së burgjeve, do të verifikohet edhe fakti që në vend të Kurtit, në takim me Pajazitin, ka shkuar Laert Haxhiu.
Gjatë hetimeve paraprake në rast se provohet se ka elemente të korrupsionit, për shkak të kompetencës dosja do të transferohet në Prokurorinë e Posaçme.
Pak ditë më parë Fatjon Fasho u shkarkua nga detyra ndërsa shefi i Policisë së burgut u pezullua nga detyra pasi Laert Haxhiut iu gjet në qeli një telefon celular./abcnews.al
Lamine Yamal ka zgjedhur formacionin më të mirë në historinë 125-vjeçare të ekipit të Barcelonës. Llogaria zyrtare e Barcelonës në rrjetin social “X”, ka publikuar një video në të cilën lojtari spanjoll shpjegon se cilët janë të preferuarit e tij.
Duke filluar me portierin, për Laminen, portieri më i mirë që Barcelona ka pasur ndonjëherë është Victor Valdas.
“Sipas mendimit tim, ai është portieri më historik që kemi pasur ndonjëherë. Ai është ai që kam parë”, rrëfen fillimisht Yamal, dhe kjo është e rëndësishme sepse duhet të merret në konsideratë mosha e re e anësorit, 17 vjeç.
Në mbrojtje, Yamal zgjedh një mbrojtje me tre lojtarë, diçka e pazakontë në formacionin e Barçës. Gerard Pique, Carles Puyol dhe Javier Mascherano.
Dyshja ikonike që ngriti gjashtë titujt së bashku me “shefin e vogël” i cili u largua nga skuadra Blaugrana me 19 tituj të fituar, përfshirë dy Liga të Kampionëve.
Përzgjedhjet për mesfushën i lënë pak vend imagjinatës. “Xavi, Iniesta dhe Busquets”, thotë ai pa hezitim. Mesfusha historike e Barçës që u ka sjellë kaq shumë gëzim tifozëve të saj nuk mund të mungonte, megjithëse Lamine ka guxuar të shtojë Ronaldinhon si mesfushor për t’i sjellë edhe më shumë magji mesfushës.
𝐋𝐚𝐦𝐢𝐧𝐞’𝐬 𝐚𝐥𝐥 𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐗𝐈 Which Barça players past and present will he choose for his team? pic.twitter.com/OSxWanGtZM
“Unë tashmë e di se kë do të vendos në sulm, dhe nuk ka vend”, tha Yamal.
I pari është “Messi, padyshim”. Duke shoqëruar yllin argjentinas, Lamine nuk donte ta harronte Neymarin, lojtarin e tij të preferuar, teksa as për të tretin nuk kishte dyshime: Për mua, Luis Suarez është në krye!.
MSN-ja e frikshme është e pranishme në 11-shen historike të Yamalit.
Messi, Suarez, Neymar (Getty Images)
Legjendat e harruara
Shumë nga futbollistët më të mëdhenj në histori kanë kaluar nëpër Barcelonë; është e vështirë ta kufizosh numrin në vetëm njëmbëdhjetë, por ka disa që meritojnë përmendje të veçantë dhe që Lamine i ka ‘harruar’.
Johan Cruyff dhe Diego Armando Maradona janë dy shtylla të futbollit. Dy futbollistë që e kanë tejkaluar sportin dhe kanë shënuar një histori para dhe pas në futboll.
Holandezi ishte i pari që la gjurmën e tij me stilin e tij të futbollit me prekje dhe posedim të topit në ‘Can Barça’. Maradona, megjithëse pati një periudhë relativisht të shkurtër në Barcelonë (1982-84), la një gjurmë golash dhe futbolli të shkëlqyer që është e vështirë të harrohet.
‘Fenomeni’ Ronaldo, i konsideruar si qendërsulmuesi më i mirë në histori, mund të shfaqet gjithashtu në listë. Duhet të merret parasysh se Lamine nuk ishte as një talent në atë kohë, kështu që është e kuptueshme që ai nuk i mbante mend as ata.
Ajo që mund të jetë më e habitshme është mungesa e Dani Alves, i konsideruar nga shumë si mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori. Ai ishte një figurë thelbësore në epokën e artë të Barçës, duke formuar një partneritet të shkëlqyer me partnerin e tij Leo Messi në krahun e djathtë.
Në formacionin e Yamalit gjithashtu nuk ka asnjë futbollistë nga ekipi aktual i Barcelonës, i cili udhëhiqet nga trajneri Hansi Flick. /Telegrafi/
Një 32-vjeçar është arrestuar në Belsh pasi kishte kthyer një lokal me qira në ambient për lojëra fati të paligjshme. Ai u kap në flagrancë duke organizuar lojën e njohur “Poker”, së bashku me 13 persona të tjerë që po luanin në lokal. Uniformat blu bënë me dije se gjatë kontrollit në lokalin në fshatin […]
Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ka kanosur me sëpatë në ambientet e një loakli dy persona, pas një konlikti për motive të dobëta. Në pranga është vënë shtatasi Ermal Dhampiraj, banues në Shkodër. “Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me […]
Barcelona është e vetëdijshme se largimet janë të nevojshme nëse duan të kthehen në rregullin 1:1 të La Ligas dhe kështu të jenë në gjendje të regjistrojnë nënshkrime të reja.
Ansu Fati është larguar tashmë, dhe ndërsa Pablo Torre gjithashtu së shpejti do të bashkohet me Mallorcën, më shumë lojtarë duhet të largohen përpara se katalanasit të arrijnë objektivin e tyre.
Lojtarë si Marc-Andre Ter Stegen, Andreas Christensen dhe Ronald Araujo konsiderohen si kandidatët kryesorë për t’u larguar, por ka edhe të tjerë që mund të lejohen të largohen nëse vlerësimi i tyre përmbushet. Dhe një lojtar që bie në këtë kategori është Marc Casado.
Casado pati një gjysmë të parë të shkëlqyer të sezonit të kaluar, duke u vendosur si titullar i rregullt përpara Frenkie de Jong. Por, ai e humbi vendin e tij në muajt e fundit, dhe me Marc Bernal që është rikthyer nga lëndimi përpara sezonit të ri që fillon në gusht, ai pritet të jetë më poshtë në renditjen e lojtarëve.
Për shkak të kësaj, Barcelona nuk e ka mbyllur derën për mundësinë e shitjes së Casado këtë verë, me çdo ofertë që pritet të merret në konsideratë në rreth 50 milionë euro.
Sipas mediumit CaughtOffside, oferta mund të vijnë nga Liga Premier, me Manchester United, Arsenal dhe Chelsea që janë të interesuar të nënshkruajnë me 21-vjeçarin.
Arsenali dhe Chelsea kanë bërë tashmë hetime fillestare për të përcaktuar disponueshmërinë e Casados, ndërsa United ende nuk ka bërë ndonjë kontakt – megjithëse ai shihet si një alternativë ndaj Manuel Ugarte, i cili pati një sezon të parë të vështirë në Old Trafford.
Në një farë mënyre, do të ishte e mençur që Barcelona ta shiste Casadon ndërsa aksionet e tij janë të larta – veçanërisht nëse ai nuk është planifikuar të luajë rregullisht me ekipin e parë sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, do të ishte një goditje e madhe për të që të largohej, duke pasur parasysh sa mirë luajti gjatë sezonit 2024/25. /Telegrafi/
Sulmuesi brazilian Rodrygo raportohet se ka vendosur se cili klub i Ligës Premier do të ishte destinacioni i tij i preferuar, nëse largohet nga Real Madridi gjatë verës.
Që prej emërimit të Xabi Alonsos në krye të stolit madrilen në vend të Carlo Ancelottit, klubi ka përjetuar ndryshime të rëndësishme në përbërje dhe strategji. Vetëm disa ditë pas prezantimit, Alonso ka finalizuar transferimin e tre lojtarëve të rinj: Trent Alexander-Arnold nga Liverpool, Dean Huijsen nga Bournemouth dhe talenti Franco Mastantuono nga River Plate.
Por përveç përforcimeve, Alonso po përgatit edhe largime. Një nga emrat që mund të largohet është pikërisht Rodrygo, i cili sipas raportimeve po shfaq gjithnjë e më shumë shenja frustrimi për rolin e tij nën drejtimin e trajnerit të ri.
Gjatë pjesëmarrjes së Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, Rodrygo ka luajtur vetëm në një ndeshje, çka ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm. Mediat britanike dhe spanjolle kanë raportuar interesim nga klube të mëdha të Ligës Premier si Liverpool, Chelsea dhe Arsenal.
Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle Diario AS, 24-vjeçari e ka bërë të qartë se në rast transferimi, ai preferon t’i bashkohet Arsenalit. “Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë deri në 90 milionë euro për kartonin e Rodrygos, duke e parë atë si zëvendësuesin ideal të Gabriel Martinellit.
Pavarësisht kësaj, situata mbetet e paqartë, pasi Arsenal pritet të njoftojë gjithashtu transferimin e Noni Madueke nga Chelsea, çka mund të ndikojë në qëndrimin e klubit londinez ndaj Rodrygos.
Nga ana tjetër, trajneri Alonso ka refuzuar të japë komente konkrete për të ardhmen e brazilianit, duke lënë të hapur çdo mundësi. Pas humbjes 4-0 ndaj PSG-së, Alonso u shpreh:
“Nuk kemi marrë ende vendime për të ardhmen. Nuk kemi bërë shumë rotacione në këtë Kupë Bote për Klube, por konteksti do të jetë ndryshe në të ardhmen.”
Rodrygo, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 nga Santos, ka qenë një figurë e rëndësishme në sukseset e klubit, por e ardhmja e tij tani varet nga planet e Alonsos dhe lëvizjet në merkato. /Telegrafi/
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka konfirmuar transferimin e Noni Madueke te Arsenali.
“Nëse një lojtar dëshiron të largohet, në fund të fundit është e vështirë për klubin dhe trajnerin ta mbajnë atë. Po, Noni vendosi të largohet”, ka deklaruar trajneri italian.
Trajneri italian theksoi se askush nuk e ka detyruar Madueken të largohet.
“Nuk i është thënë Nonit që duhet të largohet. Ishte vendimi i tij personal. Nëse ai është i lumtur, ne jemi të lumtur”, shtoi Maresca.
Ky transferim vjen pas disa spekulimeve rreth të ardhmes së lojtarit 23-vjeçar, i cili duket se ka zgjedhur të bashkohet me rivalët e Arsenalit.
Madueke, i cili ka luajtur 45 ndeshje për Chelsea këtë sezon dhe ka shënuar 11 gola, pritet të sjellë freski në krahun e djathtë të sulmit të Arsenalit.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë kjo lëvizje për të dyja klubet në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/