Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream

Vendimi i qeverisë/ Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, procedura dhe dokumentet e nevojshme

By: V K
7 August 2025 at 11:10

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa mjete të duhura sigurie e pa asnjë kusht për t’u përballur me ngarkesën toksike të mjedisit të tyre të punës.

Këta punëtorë janë ata që kanë ndërtuar një pjesë të madhe të pasurisë industriale të Shqipërisë në vitet më të vështira. Por për një kohë të gjatë, mundi dhe sakrifica e tyre nuk është reflektuar siç duhet në sistemin e pensioneve.

Për të korrigjuar këtë padrejtësi historike, qeveria shqiptare miratoi një skemë të re për shtesë në pension për punonjësit e sektorëve të vështirë, konkretisht për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, duke njohur realisht kontributin dhe riskun që kanë mbartur gjatë viteve të punës.

Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe zbatuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kjo shtesë në pension llogaritet mbi vitet e punës dhe profesionin dhe ka si qëllim të rrisë përfitimin mujor të pensionistëve që kanë punuar në këto kushte të rënda.

Çdo vit pune në këto profesione, njihet me një përqindje shtesë që i shtohet pensionit të rregullt.

Konkretisht, minatorët përfitojnë një shtesë prej 1% në pensionin mujor për çdo vit pune të siguruar në profesionin e tyre.

Naftëtarët dhe metalurgët përfitojnë një shtesë prej 0.6% në pension për çdo vit pune në këto profesione.

Kjo do të thotë se për një punonjës që ka 25 vite pune si minator, pensioni i tij bazë do të rritet me 25% shtesë. Nëse pensioni i tij është psh.. 20,000 lekë në muaj, atëherë do të përfitojë një shtesë prej 5,000 lekësh, duke e çuar pensionin mujor në 25,000 lekë.

Po kështu, një naftëtar me 30 vite pune do të përfitojë një shtesë prej 18% të pensionit bazë, që në shumicën e rasteve përkthehet në deri në 4,000 lekë më shumë çdo muaj.

Këto përqindje nuk janë të kufizuara vetëm për vitet mbi një prag të caktuar, por aplikohen për çdo vit të deklaruar në mënyrë të dokumentuar dhe të ligjshme në këto profesione.

Vlen të theksohet se, kjo shtesë nuk zëvendëson asnjë përfitim tjetër dhe nuk ndikon negativisht në përfitimet ekzistuese, siç janë shtesat për invaliditet, të ardhurat nga ndihma ekonomike apo përfitimet e mbetjeve familjare.

Për të përfituar këtë shtesë, qytetarët duhet të ndjekin një procedurë të thjeshtuar për aplikim pranë degëve të Sigurimeve Shoqërore, duke paraqitur: librezën e punës ose dokumentacionin e sigurimeve shoqërore, ku provohen vitet e punës në sektorin përkatës.

Një vërtetim nga ish-ndërmarrja apo institucioni punëdhënës, nëse është ende funksional, ose një deklaratë noteriale në mungesë të dokumentacionit të drejtpërdrejtë; karta e identitetit dhe dokumentacioni që vërteton statusin aktual të pensionistit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë të ditur se aplikimet trajtohen me përparësi dhe se përfitimi fillon nga muaji pasardhës i aplikimit, me efekte të menjëhershme.

Kjo shtesë nuk është e përkohshme, por do të jetë pjesë e përhershme e pensionit mujor. Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo skemë pritet të përfitojnë mbi 23,000 persona në të gjithë vendin, shumica prej të cilëve kanë kaluar tashmë moshën e pensionit dhe kanë nevojë për përkujdesje më të madhe sociale.

Për ta, çdo mijë lekë më shumë nuk është vetëm lehtësim ekonomik, por një shenjë e qartë se shteti e njeh dhe vlerëson punën e tyre.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një pakete më të gjerë për drejtësi sociale në sistemin e pensioneve dhe përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të balancimit të kontributit dhe shpërblimit në fund të jetës aktive. Në thelb, është një reflektim i vonuar institucional, por thelbësor, për kategoritë që për shumë vite kanë qenë të harruara.

Në rrëfimet e vetë minatorëve, shpesh gjen fjalë si “sakrificë”, “pluhur”, “errësirë”, “rrezik” dhe “dëshmorë të punës”.

Në këtë kuptim, kjo shtesë nuk është thjesht një përmirësim teknik i një skeme përllogaritjeje. Është një akt moral, njerëzor dhe politik, që e kthen vëmendjen tek ata që i kanë dhënë shumë këtij vendi, por që për shumë kohë nuk kanë marrë mbrapsht atë që u takon.

Kjo skemë nuk është vetëm një kompensim moral dhe simbolik, por një përfitim real dhe i qëndrueshëm financiar, i cili ndryshon për çdo individ në bazë të historikut të tij të punës.

Për mijëra pensionistë që jetojnë me kufizime ekonomike, kjo shtesë vjen si një mbështetje jetike dhe është një shembull i mirë i asaj se si politika sociale mund të jetë konkrete, e drejtpërdrejtë dhe e bazuar në kontributin real të çdo qytetari.

Libreza e punës ose dokumentacioni i sigurimeve shoqërore, ku provohen vitet e punës në sektorin përkatës.

Një vërtetim nga ish-ndërmarrja apo institucioni punëdhënës, nëse është ende funksional, ose një deklaratë noteriale në mungesë të dokumentacionit të drejtpërdrejtë.

Karta e identitetit dhe dokumentacioni që vërteton statusin aktual të pensionistit.

Minatorët: për çdo vit pune të siguruar si minator, pensionit bazë i shtohet 1%. Pra, nëse një person ka 20 vite si minator, do të marrë 20% më shumë se pensioni i tij bazë.

Naftëtarët dhe metalurgët: për çdo vit pune të siguruar në këto profesione, pensionit bazë i shtohet 0.6%. Pra, një naftëtar me 25 vite pune do të përfitojë një shtesë totale prej 15%.

Nëse një minator ka një pension bazë prej 22,000 lekësh në muaj dhe ka punuar 25 vite në minierë, llogaritja do të jetë:

22,000 lekë x 25% = 5,500 lekë shtesë, që do të çojë pensionin total në 27,500 lekë në muaj.

Nëse një naftëtar ka pension bazë 20,000 lekë dhe ka 30 vite pune në sektorin e naftës, përllogaritja është:

20,000 lekë x 18% = 3,600 lekë shtesë, që përkthehet në një pension total prej 23,600 lekë në muaj.

The post Vendimi i qeverisë/ Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, procedura dhe dokumentet e nevojshme appeared first on Albeu.com.

Fjalimi historik i Esat Mekulit për Çamërinë

By: Kult Plus
6 August 2025 at 23:18

Fjalimi epik i Esat Mekulit për Çamërinë. Është viti 1941…, Pejë!

“Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharrueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun. Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit dhe punës së përbashkët.

Zemrat t’ona le të jenë të mëdhaja dhe veprat t’ona edhe ma të mëdhaja, terrori qi anmiqt mbuellën nëpër fushat tona të buta dhe pjellore le të jenë nji herë e mirë mësim për bashkimin t’onë rreth idealeve të përbashkëta. Besa dhe dashunija vllaznore le të jenë të mëdha, sikurse ka qenë e madhe vuejtja e jonë deri tash, pse Shqipnia duhet me kenë e njishme, e pandashme, e pacoptueme.” / MekuliPress/ KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

27 July 2025 at 17:21

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Delvinë, teksa gjatë pasdites flakët kanë përparuar në fshatin Kalasë. Burime bëjnë me dije se rrezikohen disa banesa të fshatit Kalasë, teksa janë evakuuar banorët. Forcat zjarrfikëse po përballen me vështirësi, teks është kërkuar edhe ndihmë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ku një […]

The post Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset (VIDEO)

By: V K
27 July 2025 at 08:51

Mëngjesin e sotëm, zjarri në Borsh ka dalë totalisht jashtë kontrollit dhe situata vazhdon të jetë alarmante, pasi flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset.

U raportua se në Borsh ka nisur një furtune ere, e cila ka bërë që zjarri të marrë përmasa të frikshme.

Ndërsa bëhet me dije se tymi është shumë i dendur dhe është e pamundur të qëndrohet në zonë.

Ndërkohë që paniku është i madh tek qytetarët e shumtë pushues, por edhe tak banorët e zonës nga zjarri i frikshëm.

Në mëngjesin e sotëm, ka nisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë të Forcave Ajrore, në terren janë edhe forcat zjarrëfikëse, të cilat po luftojnë me flakët.

 

The post Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

21 July 2025 at 19:23

Edi Rama, gjatë një takimi me deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, deklaroi se do të sekuestrojë të gjitha ndërtesat e braktisura pas viteve ’90. Një deklaratë e çuditshme, pasi ato edhe pse mund të jenë të braktisura, janë prona private të dikujt. Po ashtu, Rama paralajmëroi se do të sekuestrojë dhe kalimin në […]

The post Rama: Do konfiskojmë objektet e braktisura dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2% appeared first on BoldNews.al.

Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit

By: V K
21 July 2025 at 08:06

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore, pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 62.2%, nga 70.91% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm dhe 71.39% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për paradhëniet bankare (overdraftet), deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare shënoi rënie në 13.72%, nga 13.9% që ishte në 6-mujorin e kaluar dhe nga 14.04% që kishte qenë në gjysmën e parë të vitit 2024.

Edhe për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar zbriti në 20.29%, nga 20.47% që ishte në 6-mujorin e mëparshëm.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 26.41%, nga 27.42% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm.

Ndërkohë, për kreditë më të mëdha, me shuma nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit u rrit në 11.2%, nga 11% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Normat e mësipërme të interesit, janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë.

Norma mesatare efektive e interesit nuk nënkupton vetëm normën nominale të interesit të kredisë, por të gjitha kostot që i ngarkohen klientit për kredinë, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Llogaritja e normës mesatare efektive të interesit, shërben si bazë për të llogaritur më tej normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore (NEI maksimal)

Rënia e normës efektive mesatare të interesit, përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar, e përcaktuar nga lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e lartë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në pjesën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 5-mujorin 2025 sektori bankar disbursoi 23.2 miliardë lekë kredi të reja konsumatore.

Vlera e kredisë konsumatore, u rrit me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ka prekur njëkohësisht vlerën më të larta historike për 5-mujorin.

Huadhënia konsumatore, është gjithnjë e më e përqendruar në monedhën vendase. 89% e kredisë së re konsumatore të dhënë gjatë këtij viti ka qenë në Lekë.

Në fund të majit 2025, portofoli i kredisë konsumatore arriti vlerën e 96.6 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. / Monitor

The post Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit appeared first on Albeu.com.

Këto shenja të horoskopit ankohen vazhdimisht, por nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre

19 July 2025 at 01:42

Në vend që të ndërmarrin hapa konkretë drejt ndryshimit, ata mbeten të bllokuar në rrethin e ankesave

Të gjithë njohim dikë që nuk pushon së ankuari për jetën – puna është e keqe, dashuria nuk është e kthyer, njerëzit janë të padrejtë. Dhe ndërsa të ankohesh herë pas here është krejt normale, disa shenja të horoskopit e kthejnë këtë në stil jete.

Në vend që të ndërmarrin hapa realë drejt ndryshimit, ata mbeten të ngujuar në rrethin e njëjtë të pakënaqësisë.

Gaforrja – e burgosur emocionale e së kaluarës

Gaforret janë të njohura për ndjeshmërinë e tyre të thellë, por kjo ndjeshmëri shpesh i tërheq në një vorbull zhgënjimesh dhe keqardhjeje.

Ankesat e tyre lidhen më së shumti me padrejtësitë e së kaluarës dhe ndjesinë se askush nuk i kupton.

Edhe pse e dinë saktësisht çfarë i mundon, rrallë vendosin të ndryshojnë diçka, sepse nuk heqin dorë lehtë nga zona e tyre emocionale e rehatisë – edhe kur kjo rehatí përfshin ankesa të pafundme, transmeton Telegrafi.

Peshqit – ëndërrimtarët që ikin nga realiteti

Peshqit kanë prirje për introspeksion dhe ëndërrim, por kur përballen me probleme reale, shpesh tërhiqen në botën e tyre.

Në vend që të veprojnë, ata dorëzohen tek ankesat se askush nuk i kupton, se jeta është shumë e vështirë, se gjithçka është pa kuptim.

Edhe pse e dinë çfarë i dhemb, rrallë ndërmarrin hapa të qartë. Më e lehtë është të kërkojnë dhembshuri, sesa të disiplinohen.

shutterstock

Peshorja – perfektioniste e bllokuar nga vendimmarrja

Peshoret synojnë harmoninë dhe bukurinë, por kur gjërat nuk janë të balancuara në mënyrë perfekte, nuk reshtin së ankuari. Bota u duket e padrejtë, njerëzit egoistë, jeta e ashpër.

Megjithatë, kur u jepet mundësia të ndryshojnë diçka, të prishin një marrëdhënie toksike apo të ndryshojnë ambientin, i paralizon frika nga konflikti.

Më mirë zgjedhin të mbeten të pakënaqura sesa të rrezikojnë të panjohurën.

Ankesat nuk e ndryshojnë jetën – veprimi ndryshon gjithçka

Këto shenja e kanë të qartë se çfarë i shqetëson, por shpesh u mungon guximi për t’i zgjidhur.

Nëse e gjen veten tek ndonjë prej tyre, ndoshta ka ardhur koha të ndalosh së ankuari dhe të fillosh të ndryshosh atë që të rëndon. Sepse ndryshimi i vërtetë ndodh kur vendos të mos jesh më vetëm një spektator i jetës tënde. /Telegrafi/

The post Këto shenja të horoskopit ankohen vazhdimisht, por nuk ndryshojnë asgjë në jetën e tyre appeared first on Telegrafi.

Pagesat për PPP janë rritur më 2025 nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës

By: user 11
10 July 2025 at 08:53

Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike. Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente.

“Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose 5.14% më shumë, e nxitur kryesisht nga rritja e planit të pagesave për kontratën e inceneratorit të Tiranës, si dhe për projektin e skanimit të kontejnerëve”, sqaron ministria e Financave në lidhje me zhvillimet në buxhetin 2025.

Financat sqarojnë se për incineratorin e Tiranës, rritja e planit të pagesave për vitin 2025 është një pasojë direkte e mosrealizimit të pagesave në vitin 2024, por ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht pagesave të vazhdueshme buxhetore, objekti nuk është ndërtuar dhe nuk ka prodhuar asnjë shërbim për qytetarët.

Në total, në pesë-mujorin e parë të vitit 2025, pagesat faktike për të gjitha kontratat koncesionare me mbështetje buxhetore kanë arritur në 4.24 miliardë lekë, ose 30.3% e planit vjetor, ndërsa për muajin maj janë realizuar 749.1 milionë lekë, ku projekti më i financuar ishte ai për shërbimet laboratorike mjekësore.

Skandali i inceneratorëve, që ka përfshirë figura të njohura politike dhe biznesi, përfshin pikërisht këtë projekt në krye të listës, duke e kthyer atë në një simbol të shpërdorimit të fondeve publike dhe mosndëshkimit institucional. Ministria e Financave thekson se monitorimi i kontratave PPP kryhet mbi bazë mujore, me qëllim kontrollin e rreziqeve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.

Por në rastin e inceneratorit të Tiranës, ky monitorim duket më shumë formal se real, pasi pagesat vijojnë pa asnjë rezultat konkret në terren, duke thelluar mosbesimin qytetar dhe rritur presionin ndaj buxhetit të shtetit në mënyrë të pajustifikueshme. Projekti i Ndërtimit i Landfillit, incineratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike do të financohet këtë vit 12,7 miliardë lekë rreth 13 milionë euro.

Sipas buxhetit 2025, ky projekt merr 9% të totalit të pagesave për koncesionet PPP financim nga buxheti. Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated Energy, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.

Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar. Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare./ Monitor

The post Pagesat për PPP janë rritur më 2025 nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

5 July 2025 at 15:16

Në kryeqytetin e Kosovës, dhjetëra mijëra banesa janë të banuara, por pa dokumentin më të rëndësishëm ligjor: certifikatën e përdorimit. Kjo mungesë, që prek mbi 85 për qind të ndërtimeve të larta, i lë banorët në pasiguri juridike.

Që pesë vjet, Besim Shala dhe familja e tij 4-anëtarëshe jetojnë në një banesë në katin e pestë të një ndërtese në lagjen Rruga B në Prishtinë, por, as sot e kësaj dite, ai nuk është pronar ligjor i saj.

Shala e ka blerë banesën në fillim të vitit 2020 për rreth 80 mijë euro dhe ka nënshkruar kontratën me investitorin te noteri.

Përkundër kësaj, emri i tij nuk figuron ende në dokumentacionin zyrtar të pronësisë në komunë.

“Kam kërkuar disa herë nga pronari që banesa të kalojë në emrin tim, por, secilën herë, përgjigjja ka qenë se është në procedurë të marrjes së certifikatës së përdorimit në komunë”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Arsyeja? Investitori nuk e ka marrë ende certifikatën e përdorimit për ndërtesën, e njohur ndryshe si pranimi teknik.

Ky është një dokument thelbësor që vërteton se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen ndërtimore dhe se i plotëson kushtet për banim të sigurt – duke përfshirë funksionimin e rregullt të instalimeve elektrike, ujësjellësit, ngrohjes dhe ventilimit.

Rasti i Shalës nuk është i izoluar. Në Prishtinë, rreth 85 për qind e ndërtesave të larta nuk e kanë certifikatën e përdorimit.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, gjatë viteve 2017-2021 janë dhënë vetëm 46 certifikata përdorimi për mbi 300 ndërtime të larta.

“Vetëm 15 për qind e lejeve të lëshuara për ndërtim gjatë kësaj periudhe janë pajisur me certifikatë të përdorimit”, thuhet në raportin “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Prishtinës”, i cili është publikuar në muajin mars nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Raporti thekson se pa certifikatën e përdorimit, ndërtesat nuk konsiderohen të sigurta për banorët, nuk i plotësojnë standardet ligjore për jetesë dhe nuk u japin qytetarëve të drejtën e plotë ligjore mbi pronën.

Për lejet e ndërtimit të lëshuara në vitet 2022–2023, raporti shpjegon se ato nuk janë përfshirë në analizë, pasi ndërtimet nuk kanë përfunduar ende dhe nuk mund të vlerësohen.

Ndërkohë, në periudhën 2014-2023, Komuna e Prishtinës ka lëshuar gjithsej 1.601 leje ndërtimore, por vetëm 147 prej tyre kanë përfunduar me certifikatë të përdorimit.

 

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) të dhëna për situatën e certifikatave të përdorimit të banesave në të gjitha komunat e Kosovës.

Në përgjigje, ministria ka thënë se nuk posedon statistika specifike, pasi ndërtimet e kësaj kategorie janë kompetencë ekskluzive e vetë komunave.

Por, në një paraqitje para Kuvendit të Kosovës në fund të vitit 2022, ministri Liburn Aliu ka thënë se mbi 75 për qind e ndërtesave në të gjithë vendin janë ndërtuar pa leje ndërtimi dhe, rrjedhimisht, pa certifikata të përdorimit.

“Në gjithë Kosovën, mbi 352.000 objekte janë pa leje, ndërsa vetëm në Prishtinë ka rreth 46.000 ndërtesa të tilla”, ka thënë atëkohë Aliu.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të dhëna edhe prej disa komunave më të mëdha të Kosovës – Gjakova, Ferizaj, Peja, Mitrovica e Jugut, Gjilani dhe Prizreni – për numrin e lejeve ndërtimore dhe certifikatave të përdorimit të lëshuara gjatë periudhës 2017-2021, por asnjëra nga to nuk ka kthyer përgjigje.

Driton Tafallari, ish-këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, thotë se mungesa e certifikatave të përdorimit është problem i përhapur në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.

Ai thotë se situata është edhe më shqetësuese në komunat e mëdha, ku ndërtimet janë më të shumta dhe më intensive.

Sipas tij, mbi 90 për qind e banesave në nivel vendi nuk kanë pranim teknik.

Problemi, thotë Tafallari, buron kryesisht nga papërgjegjësia e investitorëve që nuk aplikojnë për certifikatë përdorimi, por edhe nga mungesa e kontrollit institucional gjatë procesit të ndërtimit.

Ai shton se shumë ndërtues nuk u janë përmbajtur projekteve për të cilat kanë marrë leje ndërtimi, duke bërë zgjerime ose ndryshime që i pengojnë të aplikojnë për pranimin teknik të objektit.

“Ata i kanë rritur sipërfaqet e ndërtimit, kanë shtuar kate mbi sa janë pranuar me leje ndërtimore. Ndaj, kur ka mospërputhje mes lejes së ndërtimit dhe gjendjes reale në terren, organi përgjegjës nuk ka të drejtë ta lëshojë certifikatën e përdorimit”, thotë Tafallari për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Ilir Gjinolli, profesor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se një pjesë e fajit qëndron te ndërtuesit, por përgjegjësia më e madhe, sipas tij, bie mbi autoritetet komunale, të cilat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të kryer inspektime gjatë fazës së ndërtimit.

Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, pranon se një numër i madh ndërtesash në vend janë të banuara pa certifikatë të përdorimit.

Por, ai thotë se ka raste kur investitorët kanë kërkuar të pajisen me këtë dokument, e komunat nuk e kanë lëshuar në kohë.

Pasojat për qytetarët

Mungesa e certifikatës së përdorimit sjell pasoja serioze për blerësit e banesave, thotë Tafallari.

Përveç mungesës së sigurisë juridike për banim, qytetarët nuk mund t’i përdorin këto prona si hipotekë për kredi, as nuk mund t’i shesin ligjërisht, sipas tij.

“Përveç kësaj është edhe ngarkesa psikologjike, sepse gjatë gjithë kohës e ke ndjenjën se po jeton në një banesë që ka telashe juridike”, thotë Tafallari.

Sipas vlerësimit të Gjinollit, nuk janë vetëm banorët që humbin nga kjo situatë, por edhe vetë komunat.

“Aty ku nuk ka një certifikatë përdorimi, nuk ka mundësi të regjistrohet prona në kadastër. Kështu, në humbje janë të gjithë, përfshirë ata që e kanë blerë një banesë apo pronë tjetër dhe komunën, e cila humb taksat në pronë”, thotë Gjinolli për Radion Evropa e Lirë.

Shala, i cili jeton në një banesë pa dokumentacion të rregullt pronësor, tregon se ka tentuar të marrë kredi në një bankë komerciale, por se nuk ka mundur ta përdorë banesën si garanci.

“Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, sepse është bërë shumë. Derisa nuk kam dëshmi se kjo është prona ime, unë nuk ndjehem rehat”, thotë ai.

Cila është zgjidhja?

Për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë, profesori Gjinolli thotë se duhet vullnet nga të gjithë aktorët, veçanërisht nga ata që përfitojnë drejtpërdrejt.

Sipas tij, banorët duhet t’u bëjnë trysni autoriteteve komunale për të zbatuar ligjin dhe për të lëshuar certifikatat e përdorimit, ndërsa qeveria duhet t’i ndihmojë komunat me burime financiare, kapacitete njerëzore dhe teknike.

“Duhet të ketë një afat të caktuar, që do të përfshinte inspektimin dhe certifikimin e të gjitha ndërtesave, duke mos pritur aplikimin nga ndërtuesit, por duke shkuar direkt tek ata”, thotë Gjinolli.

Ligji për Ndërtim parashikon dënime për përdorimin e objekteve pa certifikatë të përdorimit.

Investitorët mund të gjobiten nga 1.000 deri në 30.000 euro nëse objekti është në funksion pa këtë dokument ligjor.

Radio Evropa e Lirë pyeti disa prej komunave më të mëdha në Kosovë – Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Pejë, Gjilan etj. – se sa e monitorojnë zbatimin e Ligjit për Ndërtim dhe sa është numri i kompanive ndërtuese të gjobitura për përdorim të objekteve të larta pa certifikatë përdorimi, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje prej asnjërës.

 

The post Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh në Kuçovë, rrezikohen banesat dhe puset e naftës

28 June 2025 at 19:23

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mesditën e sotme në lagjen 11 Shkurti të qytetit të Kuçovës, duke përfshirë rreth 2 hektarë me ferra dhe kallamishte. Flakët kanë rrezikuar seriozisht disa banesa dhe 5 puse nafte që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse të Kuçovës dhe efektivët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë së Shëndetit (MZSH) Berat kanë ndërhyrë menjëherë për të frenuar përhapjen e flakëve. Me 3 mjete dhe 10 efektivë, ata kanë arritur të izolojnë dhe shuajnë zjarrin pa shkaktuar dëme në banesa apo puse nafte.

Hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, dhe policia ka nisur një hetim të plotë për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë sezonit të verës, ku rreziku i zjarreve mbetet i lartë dhe mund të shkaktojë pasoja të mëdha për komunitetet dhe pasuritë natyrore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr i madh në Kuçovë, rrezikohen banesat dhe puset e naftës appeared first on Euronews Albania.

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

15 June 2025 at 22:34

Në katër mujorin e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 307 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në prill, janë përllogaritur 84 të tilla, ndërsa vihet re një rritje e numrit të ankesave, krahasuar me tre muajt e kaluar. Por, duke e krahasuar me katër mujorin e parë të vitit […]

The post Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat appeared first on BoldNews.al.

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 June 2025 at 21:11

Në shkurt të këtij viti, emisioni ”Stop” trajtoi problemin e dy vajzave, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, të cilat jetonin në një shtëpi në Kamëz së bashku me nënën dhe babain deri kur humbën të atin në një aksident. Në atë kohë i ndjeri Lavdi Mullaymeri, kishte filluar procedurën për legalizimin e […]

The post Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje appeared first on BoldNews.al.

Firma e PD “bllokon” kandidatët për “rinumërimin”/ Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve

31 May 2025 at 13:11

Disa prej kandidatëve në listat e hapura të Partisë Demokratike i janë drejtuar me ankimime KQZ-së dhe KAS-it, ku kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale, pas konstatimeve për tjetërsimin e tyre. Por, kërkesat e tyre janë rrëzuar pasi u duhet t’u japë aprovimin me firmë edhe partia gjë që deri më tani nuk është bërë. I […]

The post Firma e PD “bllokon” kandidatët për “rinumërimin”/ Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve appeared first on BoldNews.al.

Rriten kërkesat për arsimin profesional, kryeson qyteti i Korçës

24 May 2025 at 16:48

Ky është Donald Piperi i cili për disa vite ka punuar si emigrant në Norvegji dhe Hungari, aty ku ka bërë më shumë se një punë për të përballuar jetesën.

Në kushte të vështira në emigrim, ai vendosi të rikthehet në Korçë, aty ku tashmë ka dhe një biznes të vogël privat.

“Atje ku po jetoja nuk po fitoja të ardhurat e duhura. Unë arrita bëra e kursin, thashë do e provoj do kthehem, kam e shokët që janë kthyer, ata me shtynë. Hapa biznesin, po ecën mirë. Mendoj se vendi jot është më i miri, në darkë shkon në familje. Unë bëra dy punë, ndërtim dhe berberanë sepse nuk më dilte, plus qera të shtrenjta, nuk po rrija dot. Besoj se akoma më mirë do bëhet por me pak sakrificë arrihet, në vendin tënd flet shqip”, Donald Piperi.

Gjatë viteve të fundit sipas drejtoreshës së formimit profesional në Korçë, Adela Myteberi, është shtuar numri i të rinjve përfshi dhe ato të kthyer nga emigracioni të cilët kërkojnë një formim profesional pranë kësaj qendre.

“Interesi ka ardhur në rritje, ka patur shumë të rinj që kanë përfunduar arsimin e lartë që kanë ardhur në arsimi profesional por kemi e të rinj që janë kthyer nga emigrimi dhe kërkojnë të marrin nje zanat. Aktualisht profesionet me të kërkuara janë kursi i kuzhinës, kursi i elektrikut, berber gjithashtu dhe kursi parukeri”, tha Myteberi.

Gjatë këtyre viteve ka patur një interes të shtuar edhe për shkollat profesionale në qarkun e Korçës duke u orientuar më shumë drejt tregut të punës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten kërkesat për arsimin profesional, kryeson qyteti i Korçës appeared first on Euronews Albania.

Kufizohen kreditë për qytetarët që duan të blejnë shtëpi, rregullat e reja

By: fra nc
22 May 2025 at 13:14

Vendosen limite në dhënien e kredive për qytetarët, të cilët duan të blejnë shtëpi. Vendimi i Bankës së Shqipërisë është botuar ne fletoren Zyrtare, dhe nis te zbatohet nga muaji qershor.

Dokumenti përcakton kufij të sipërm për treguesin “raporti i kredisë ndaj vlerës”, që ndryshon në varësi të monedhës në të cilën merret kredia apo nëse është shtëpi e parë apo e dytë.

Më konkretisht, në monedhën lek, raporti i kredisë ndaj vlerës nuk duhet të kapërcejë masën 85 për qind, ndërsa në valutë 75 për qind. Ndërkohë, për blerjen e një shtëpie të dytë dhe vijuese, për monedhën lek raporti duhet të mos kapërcejë vlerën 80 për qind, ndërsa në valutë është 70 për qind.

Po ashtu, vendimi i Bankës së Shipërisë vendos kufij të sipërm për treguesin “raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave, në disbursim”, duke specifikuar se për monedhën lek nuk duhet të kapërcejë vlerën 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë e më tej. Ndërsa, më kredinë në valutë ky raport nuk duhet të kapërcejë vlerën 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për të dytën e më tej.

Megjithatë, vendimi lejon bankat që të zbatojnë kuota përjashtimi nga kufizimet e mësipërme në secilin prej treguesve, me kushtin që, në total, vlera e kredive të përjashtuara të mos kapërcejë 15 për qind të vëllimit të kredive të reja që janë miratuar dhe disbursuar gjatë tremujorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kufizohen kreditë për qytetarët që duan të blejnë shtëpi, rregullat e reja appeared first on Euronews Albania.

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

15 May 2025 at 12:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë publike ku ju bën thirrje partive që të nxisin numëruesit dhe komisionarët të shpejtojnë numërimin që ky proces të mbyllet brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shprehet se nuk ekziston asnjë arsye që ky […]

The post KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat appeared first on BoldNews.al.

Kulmi i Shkollës Teknike në Suharekë përfshihet nga flakët

14 May 2025 at 15:44

Kulmi i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë është përfshirë nga flakët, ndërkohë që organet përgjegjëse kanë dal në vendin e ngjarjes.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Është raportuar se kulmi i Shkollës Teknike në Suharekë ka marrë flakë. Policia dhe Zjarrfikësit ianë në vendngjarje”, ka thënë ai. /Telegrafi/

 

The post Kulmi i Shkollës Teknike në Suharekë përfshihet nga flakët appeared first on Telegrafi.

Berisha: 30 mijë euro për çifte të reja për të paguar interesat e kredisë

9 May 2025 at 21:31

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në përmbylljen e fushatës elektorale të 11 Majit, prezantoi angazhimet e PD-së për një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe pensionistët.

Berisha theksoi se, me mbështetjen e qytetarëve më 11 Maj, në 100 ditët e para të mandatit të tij të ardhshëm, Shqipëria do të heqë çdo pension nën 200 euro. Ai premtoi se 560 mijë pensionistët që aktualisht përfitojnë më pak se 172 euro do të marrin një rritje të menjëhershme të pensioneve në 200 euro.

Gjithashtu, Berisha garantoi një rritje të mëtejshme të pensioneve për të gjithë pensionistët e tjerë, deri në 20%.

”Më 11 Maj, ju votoni që brenda 100 ditëve, Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Edhe njëherë, 560 mijë burra dhe gra që sot kanë një pension nën 172 euro, brenda 100 ditëve do kenë pensionin 200 euro.
Të gjithë pensionistëve të tjerë, do u rritet pensioni 20 përqind.
Dhe u garantoj se ky vrap nuk ndalet gjersa ju, burra dhe gra fisnikë të paguheni më mirë se të gjithë pensionistët e rajonit”, tha Berisha.

Ai e cilësoi Paktin për Rininë një mundësi historike për të rinjtë shqiptarë. Ai premtoi dyfishimin e fondeve për arsimin, modernizimin e shkollave dhe mundësi punësimi për çdo i ri pas diplomimit.

”Qeveria e ardhshme do shpallë paktin për rininë. Qeveria e ardhshme do paktin Startup Albania. Çdo i ri do punësohet brenda vitit pas diplomimit në ndërmarrje private apo publike. Me fondin e Startup Albania çdo i ri do përfitojë 5 mijë euro grant. Çdo sipërmarrës që do u punësojë ju do ketë zbritje 70 përqind në taksa.

Ju një gjë mos e harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim kombin në rininë e tij.
Ndaj dhe për talentet tuaja do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për të gjithë krijimtaritë tuaja, në art, në shkencë, në sport, në të gjitha fushat”, shto kreu i PD-së.

Berisha premtroi gjithashtu mbështetje financiare për çiftet e reja, duke ofruar 30 mijë euro për ndihmën në pagimin e interesave të kredisë dhe 70 euro për bebin e parë dhe 60 euro për të dytin. Për çdo fëmijë të tretë, Berisha theksoi se qeveria do të paguajë deri në moshën 23 vjeçare.

”U garantojmë se çdo çift i ri do ketë një çati. 30 mijë euro për të paguar interesat e kredisë. 70 euro për bebin e parë. 60 euro për bebin e dytë. Për të tretin, pagesa e qeverisë nga lindja gjer në 23 vjeç”.

Në përfundim, Berisha theksoi se vota e 11 Majit është një mundësi për të rinjtë për të realizuar ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha: 30 mijë euro për çifte të reja për të paguar interesat e kredisë appeared first on Euronews Albania.

Ankesat për votën e diasporës/ AKEP letër KQZ-së: Na jep kontratën me kompaninë DHL

25 April 2025 at 21:00

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon t’i vendosë në dispozicion një kopje të kontratës së lidhur ndërmjet këtij institucioni dhe kompanisë postare DHL. Ky komunikim shkresor nga ana e AKEP-it vjen pas shqetësimit të 2 partive kryesore, PS dhe PD, lidhur me […]

The post Ankesat për votën e diasporës/ AKEP letër KQZ-së: Na jep kontratën me kompaninë DHL appeared first on BoldNews.al.

“Çmenden” çmimet e banesave, u rritën me 44.5% në 6-mujorin e dytë të 2024-rës

25 April 2025 at 18:16

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me […]

The post “Çmenden” çmimet e banesave, u rritën me 44.5% në 6-mujorin e dytë të 2024-rës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌