Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Autori ka qëlluar me armë dhe ka djegur provat”, gazetari zbulon detajet: Më ngjason me eliminimin e biznesmenit Reçi

14 January 2025 at 16:34

Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në një studio televizive foli për vrasjen e Bujar Nasufit në Tiranë. Çelmeta nënvizoi se pista kryesore e arsyes së vrasjes është për konflikte pronësie. Ai tha se vrasja e Bujar Nasufit i ngjan me ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.

“Vrasja ndodhi në një vend të frekuentuar nga qytetarët pranë Selitës së Vogël. Si duket, autori ka pritur në afërsi të banesës të viktimës. Autori ka pritur që bashkëshortja e viktimës të shkojë në shtëpi dhe ka qëlluar Nasufin. Arma e përdorur është automatike. Autori ka djegur motorin brenda një tuneli në Kodrat e Sharrës.

The post “Autori ka qëlluar me armë dhe ka djegur provat”, gazetari zbulon detajet: Më ngjason me eliminimin e biznesmenit Reçi appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e biznesmenit Reçi/ Alibia që kishin ngritur dy vëllezërit Dukaj: Eduarti na tha se…

2 December 2024 at 17:11

Janë zbardhur dëshmitë e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florian Dukaj, të arrestuar për vrasjen e biznesmenit 52-vjeçar Eduart Reçit mbrëmjen e 13 Nëntorit në Tiranë. Nga dëshmitë e tyre, të zbardhura nga emisioni “Gjërat Tona”, ata kishin përgatitur edhe një alibi, duke hedhur një motiv të mundshëm për vrasjen e tij, me qëllim largimin e […]

The post Vrasja e biznesmenit Reçi/ Alibia që kishin ngritur dy vëllezërit Dukaj: Eduarti na tha se… appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçit në Tiranë / Dëshmia e zyrtarit të policisë, detaji që “tradhtoi” vëllezërit Duka

1 December 2024 at 20:49

Pak ditë pas vrasjes së Eduart Reçit më 13 Nëntor, policia e Tiranës zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga dy vëllezërit Shkëlqim Dukën, 48 vjeç, oficer policie ( i dyshuar si qitësi) dhe Florjan Dukën, 45 vjeç.

Reçi po ecte në sheshpushimin e pallatit që kishte ndërtuar vetë, në rrugën “Faik Konica”, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë, kur u qëllua nga një armë që nuk ishte e tipit të zakonshëm.

Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, duke verifikuar fillimisht të shkuarën e viktimës, që nuk rezultonte me ndonjë të kaluar kriminale. Policia zbuloi problematikën që biznesmeni Reçi kishte pasur për ndërtimin e një pallati, më konkretisht me vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Dukaj.

Emisioni “Gjërat tona” sjell dëshminë e zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili zbulon detajet që bënë që hetimet të drejtoheshin drejt dy vëllezërve.

“Duke u nisur edhe nga pozicioni i qitësit, që ishte vendosur në shkallët metalike të një objekti që ishte ngjitur me territorin e pronës së vëllezërve Dukaj, por ngjitur edhe me territorin e pronës së viktimës, duke analizuar të gjitha pamjet filmike përreth vendit të ngjarjes, përreth vendit ku ishte viktima, Eduart Reçi dhe u ekzekutua, na rezulton që nuk kemi asnjë hyrje dhe asnjë dalje për rreth 7 ditë që autori i dyshuar ishte pozicionuar për të ekzekutuar viktimën. Na rezulton që nuk kemi asnjë hyrje dhe asnjë dalje të tij në këtë territor. Dhe për këtë arsye ne u fokusuam se cili ishte vendi më i përshtatshëm për autorin, për t’u pozicionuar, në mënyrë që t’u shmangej pamjeve filmike në hyrje dhe në dalje. Por nga shqyrtimi i pamjeve filmike, kemi parë që një ditë para vendosjes së qitësit në shkallët metalike, i cili vendosej rreth orëve të muzgut të natës dhe qëndronte aty deri rreth orës 23:30, një ditë më përpara kemi parë njërin nga vëllezërit Dukaj, i cili verifikonte të gjitha kamerat, në vendin që ishte pozicionuar qitësi, rreth e rrotull. Shikonte drejtimet dhe pamjet vizuale të tyre. Kjo na bëri të dyshojmë dhe të vazhdojmë më tej, sepse kemi të bëjmë me pronën e vëllezërve Dukaj. Këtu ka filluar zanafilla që ne kemi krijuar një bindje që jemi në këtë drejtim dhe më pas kemi vazhduar me veprime të tjera hetimore, që janë pjesë e hetimit, derisa shkuam në ditën e ndalimit të autorëve të dyshuar.”, ka deklaruar Ismaili.

The post Vrasja e biznesmenit Eduart Reçit në Tiranë / Dëshmia e zyrtarit të policisë, detaji që “tradhtoi” vëllezërit Duka appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Zbardhen detaje nga krimi, efektivi dhe vëllai i tij u larguan pa gjurmë përmes…

29 November 2024 at 14:29

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, nga efektivi i Policisë Shkëlqim Duka dhe vëllai i tij, Florjani. Mësohet se autorët e kanë ndjekur për 5 ditë Reçin, para se t’i bënin atentat.

Pas krimit janë larguar pa gjurmë duke shfrytëzuar një tunel pranë shkallëve të emergjencës të hotelit nga ku gjuajtën me armë. Gjithashtu burime bëjnë me dije se në tentativën e parë, ata kishin dështuar ta vrisnin. Më pas kanë provuar sërish duke e qëlluar me plumb në kokë.

Ekzekutimi i Eduart Reçit

Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë në sheshpushimin e pallatit të tij, mbrëmjen e 13 Nëntorit. Në pranga ra Shkëlqim Duka, oficer i OPGJ-së në komisariatin nr.2 në Tiranë, dhe vëllai i tij, Florjan Duka, si autor të dyshuar të krimit, ndërsa pas ngjarjes mësohet se fshihen konfiktet për një pronë ku biznesmeni dëshironte të ndërtonte një pallat.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka“, njoftoi policia.

Por, mësohet se kjo nuk ka qenë tentativa e parë e oficerit të OPGJ-së për të ekzekutuar biznesmenin e ndërtimit.

Sipas burimeve, efektivi Shkëlqim Duka, i cili njihet si qitës i mirë në radhët e uniformave blu, ka tentuar ta ekzekutojë Eduart Reçi edhe në datën 8 Nëntor. Efektivi 48 vjeçar raportohet se ka qëlluar në drejtim të biznesmenit, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.

Mësohet se oficeri i OPGJ-së në komisariatin nr.2, Shkëlqim Duka e ka ruajtur biznesmenin e ndërtimit për 5 ditë me radhë për ta eliminuar. Ky detaj, sipas burimeve nga grupi hetimor, është vënë re pas kqyrjes së pamjeve filmike pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e Eduart Reçit.

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Duka ka qëndruar për 5 ditë në pritje të Eduart Reçit, përkatësisht nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor, përveç datës 11 për shkak se ka qenë në punë në detyrë. Oficeri i policisë e ka pritur Eduart Reçin nga ora 19:00 deri në 23:00 derisa mbrëmjen e 13 nëntorit, ku në orën 22:40 minuta e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën.

Në video, oficeri i policisë shihej i pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur më lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi. Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, Florjan Duka policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48 vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,”– njoftoi policia.

Gjatë kontrolleve të ushtruara më 23 Nëntor në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

The post Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Zbardhen detaje nga krimi, efektivi dhe vëllai i tij u larguan pa gjurmë përmes… appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Publikohen pamjet nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Eduart Reçi (VIDEO)

By: V K
26 November 2024 at 15:43

Ky është momenti kur biznesmeni Eduart Reçi, qëllohet me armë dhe bie në tokë. Në video biznesmeni i ndërtimit qëllohet me plumb në kokë, teksa qëndronte në sheshpushimin e pallatit të tij, përballë Fakultetit Ekonomik, tek Rruga e Elbasanit.

Në pamje shihet teksa 52-vjeçari Eduart Reçi, po shikonte telefonin dhe më pas bie në tokë.

Si autorë të dyshuar të krimit të rëndë që tronditi kryeqytetin më 13 Nëntor, janë arrestuar efektivi i policisë gjyqësore, Shkëlqim Duka dhe i vëllai Florjan Duka, të cilët dolën ditën e sotme (26 Nëntor) para togave të zeza që caktuan ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Oficeri i policisë gjyqësore dhe i vëllai, Florjan Duka, kanë mohuar akuzat ndaj tyre se kanë eliminuar biznesmenin e ndërtimit, që sipas policisë ka ndodhur pas një përplasje për një truall.

“Nuk jemi ne vrasësit”, kanë deklaruar vëllezërit para togave të zeza që caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre.

Vrasja e biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi, duket se është zbardhur 11 ditë pas krimit tronditës në kryeqytet, ku 52-vjeçari u qëllua me plumb në kokë në sheshpushimin e pallatit të tij, mbrëmjen e 13 Nëntorit.

Në pranga ranë ditën e djeshme (24 Nëntor), Shkëlqim Duka, oficer i OPGJ-së në komisariatin nr.2 në Tiranë, dhe vëllai i tij, Florjan Duka, si autor të dyshuar të krimit, ndërsa pas ngjarjes mësohet se fshihen konfiktet për një pronë ku biznesmeni dëshironte të ndërtonte një pallat.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka“, njoftoi policia.

Por, mësohet se kjo nuk ka qenë tentativa e parë e oficerit të OPGJ-së për të ekzekutuar biznesmenin e ndërtimit.

Sipas burimeve, efektivi Shkëlqim Duka, i cili njihet si qitës i mirë në radhët e uniformave blu, ka tentuar ta ekzekutojë Eduart Reçi edhe në datën 8 Nëntor.

Efektivi 48-vjeçar, raportohet se ka qëlluar në drejtim të biznesmenit, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.

Mësohet se oficeri i OPGJ-së në komisariatin nr.2, Shkëlqim Duka e ka ruajtur biznesmenin e ndërtimit për 5 ditë me radhë për ta eliminuar. Ky detaj, sipas burimeve nga grupi hetimor, është vënë re pas kqyrjes së pamjeve filmike pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e Eduart Reçit.

Nga analizimi i pamjeve filmike, ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Duka, ka qëndruar për 5 ditë në pritje të Eduart Reçit, përkatësisht nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor, përveç datës 11 për shkak se ka qenë në punë në detyrë.

Oficeri i policisë e ka pritur Eduart Reçin nga ora 19:00 deri në 23:00 derisa mbrëmjen e 13 nëntorit, ku në orën 22:40 minuta e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën.

Në video, oficeri i policisë shihej i pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur më lokalin e tij, ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person, i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi.

Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, Florjan Duka, policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48-vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45-vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””,– njoftoi policia.

Gjatë kontrolleve të ushtruara më 23 Nëntor në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

 

The post E rëndë/ Publikohen pamjet nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Eduart Reçi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Të dyshuar për ekzekutimin e Eduart Reçi, dy vëllezërit Duka: Nuk jemi ne vrasësit

By: user7
26 November 2024 at 14:00

Vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi kanë mohuar akuzën duke deklaruar se nuk janë ata vrasësit. Pak ditë më parë Policia njoftoi se kishte mundur të zbardhte ngjarjen e rëndë të 13 nëntorit, të ndodhur pranë Rrugës së Elbasanit.

Shkak për ngjarjen sipas policisë është bërë një konflikt pronësie teksa 52-vjeçari do të ndërtonte një pallat në truallin ku autorët e dyshuar, vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Dukaj, i pari oficer policie, ishin kufitarë.

Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë në sheshin e pallatit me bashkëshorten duke pastruar ambientin poshtë dhe ka hyrë e dalë disa herë në pallat. Sipas informacioneve, në një moment që ka dal jashtë dhe kur zhurma e fishekzjarreve kishte nisur për të kamofluar zhurmën e armës, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë.

Bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ai është lënduar në kokë nga fishekzjarret duke mos kuptuar se ishte plumb. Momentalisht mbetet e papërcaktuar se nga çfarë arme u qëllua Reçi. Grupi hetimor ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Duka e ka ruajtur për 6 ditë viktimën. Nga pamjet filmike ka rezultuar se Duka ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit.

The post Të dyshuar për ekzekutimin e Eduart Reçi, dy vëllezërit Duka: Nuk jemi ne vrasësit appeared first on Lapsi.al.

Rrëzohet në tokë pas plumbit në kokë, del VIDEO e atentatit ndaj biznesmenit Reçi

26 November 2024 at 14:48

Janë publikuar pamjet e atentatit të regjistruar mbrëmjen e 13 Nëntorit në Tiranë ndaj biznesmenit 52-vjeçar Eduart Reçi, për të cilën u arrestuan si autor të ngjarjes dy vëllezërit Shkëlqim dhe Flrojan Dukaj, respektivisht 48 vjeç dhe 45 vjeç. Siç shihet në videon e mëposhtme të fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë dhe të […]

The post Rrëzohet në tokë pas plumbit në kokë, del VIDEO e atentatit ndaj biznesmenit Reçi appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi/ Lihen në qeli oficeri i policisë dhe i vëllai: S’jemi ne vrasësit

By: Ela
26 November 2024 at 13:20

Gjykata ka lënë në qeli vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka, të akuzur për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, i cili u qëllua me plumb në kokë mbrëmjen e 13 nëntorit në sheshpushimin e pallatit të tij. Oficeri i policisë gjyqësore dhe i vëllai, Florjan Duka, kanë mohuar akuzat ndaj tyre se kanë eliminuar biznesmenin e […]

The post Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi/ Lihen në qeli oficeri i policisë dhe i vëllai: S’jemi ne vrasësit appeared first on BoldNews.al.

Të akuzuar për vrasjen e biznesmenit, lihen në burg vëllezërit: Deklarata në gjykatë

By: fra nc
26 November 2024 at 13:18

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim dhe Florjan Dukën, autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

Gjatë seancës së mbajtur këtë të martë, dy vëllezërit e kanë mohuar akuzën se ata janë autorët e vrasjes së biznesmenit.

“S’jemi ne vrasësit”- kanë deklaruar ata në gjykatë.

Shkëlqim Duka, oficeri i policisë gjyqësore, dyshohet se është dhe qitësi që bëri të mundur ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 13 nëntorit.

Shkak i konfliktit është bërë një pronë në lagje, për të cilën biznesmeni ishte në konflikt me dy vëllezërit.

Ishin kamerat filmike që zbardhen ngjarjen. Nga pamjet hetuesit panë një person i cili pozicionohej për 5 ditë rresht në shkallën e emergjencës së një hoteli në zonë dhe nga ku bënte matje me një armë me dylbi drejt oborrit të biznesmenit.

Personi që bënte matje me armë u identifikua si Shkëlqim Duka.

Oficeri i OPGJ-së më datë 8 nëntor kreu dhe një qitje tjetër drejt biznesmenit që ndodhej në oborrin e pallatit, por pa mundur dot ta eliminojë atë.

Për ta nxjerrë biznesmenin në oborr, dy vëllezërit hidhnin fishekzjarre të fuqishme shumë pranë banesës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të akuzuar për vrasjen e biznesmenit, lihen në burg vëllezërit: Deklarata në gjykatë appeared first on Euronews Albania.

Dalin pamjet e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë

26 November 2024 at 14:50

Kanë dalë pamjet e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi pak ditë më parë në Tiranë.

Nga pamjet shihet se ai është duke ecur në këmbë dhe në një moment sulmohet me armë zjarri e bie në tokë.

Policia e Tiranës pretendon se e ka zbardhur vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit. Dyshohet se Reçi është vrarë nga një efektiv policie në komisariatin Nr.2. Ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të jenë motive pronësie.

Autori i dyshuar dhe vëllai i tij janë vënë në pranga nga policia. Më konkretisht, të arrestuarit janë, oficeri i policisë, Shkëlqim Duka, 48 vjeç dhe vëllai i tij, Florian Duka, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Pas kontrolleve të bëra në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Po ashtu, policia bën të ditur se, Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët shtetasi Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Syri TV (@syri.tv)

 

The post Dalin pamjet e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Foto e gjetur në celularin e tij/ Shkëlqim Duka, stërvitje me armë me dylbi para vrasjes së ndërtuesit

By: Re Nato
25 November 2024 at 22:31

Foto që po shikoni është gjetur në celularin e Shkëlqim Dukës, oficerit të policisë që akuzohet se ekzekutoi biznesmenin Eduart Reci.

Sipas grupit hetimor, kjo vërteton që Shkëlqim Duka ka bërë stërvitje me një armë me dylbi, para vrasjes së biznesmenit.

Përpara oficerëve të Policisë gjyqësore, Skkëlqim Duka nuk ka pranuar të flasë. Efektivi I policisë pranë komisariatit numër 2 në Tiranë nuk ka reaguar as kur është pyetur nëse do të konsultohet me avokatin e tij, nga ana tjetër vëllai Florian Duka ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen apo të jetë në dijeni se biznesmeni ishte vënë në shënjestër për t’u eleminuar.

Grupi hetimor që u ngrit për të zbardhur ngjarjen ka prova të cilat impikojnë 2 vëllezërit duka në ekzekutimin e biznesmenit.

Një ditë para arrestimit, policia ka ushtruar disa kontrolle në banesat por edhe në lokalin në pronësi të dy vëllezërve, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e cila rezulton pjesërisht e dëmtuar, jelek antiplumb dhe disa material të tjera të cilat po ekzaminohen.

Ekzekutimi i biznesmenit Reçi u krye më 13 nëntor pranë “Rrugës së Elbasanit”, përpara pallatit ku biznesmeni kishte banesën e tij./abcnews.al/

Vrasja e ndërtuesit/ Hodaj: Ngjarje atipike. Kanë qenë detaje të vogla, jemi në dinamikë e sipër…

By: Java News
25 November 2024 at 22:45

Drejtori për hetimin e krimeve të rënda, Ervin Hodaj thotë se vrasja e ndërtuesit Eduart Reçi është atipike, për shkak të armës që është përdorur nga autori, por edhe faktin se sa shpesh ai ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të realizuar krimin.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Hodaj u shpreh se detajet e vogla zbardhën vrasjen.

Ervin Hodaj: Së pari duhet të them, që kur ndodhi ngjarja, analizat që janë bërë në polici, në Drejtorinë Vendore të Tiranës dhe në Drejtorinë e Përgjithshme, u pa dhe u analizua, vrasja ishte një vrasje atipike. Ishte një ngjarje e veçantë që nuk ndodh shpesh në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Që nga arma që është përdorur, që nga mekanizimi. E pazakontë në terma të përgjithshme. Rrethanat që ka përdorur i dyshuari për ta realizuar vrasjen, apo po themi shpeshtësia e tij që ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ne, në fillim kemi qenë para një autori të panjohur. Ka qenë punë profesionale e specialistëve të Krimeve të Rënda, kanë qenë konstant në vendin e ngjarjes, kanë grumbulluar çdo detaj. Jemi në fazat e dyshimit. Kjo ka sjellë në zbulimin e ngjarjes, kanë qenë detaje të vogla. Jemi në fillimet e para të hetimit. Jemi në fazat e para. Ambienti i lokalit ka qenë ambient shumë i vështirë për t’u kontrolluar. Jemi në dinamikë e sipër.

Detaje nga vrasja e biznesmenit, arma e porositur nga jashtë, dy vëllezërit përdorën fishekzjarre për t’u kamufluar

25 November 2024 at 12:21

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Eduart Recit. “ABC News” mëson se arma e krimit, rezulton se është porositur nga jashtë, nga dy vëllezërit Duka, armë e cila pavarësisht kontrolleve nuk është gjetur. Arma rezulton se është porositur dhe është siguruar pak dita para se të niste vëzhgimi dhe ruajtja e biznesmenit, Reci.

Pasi kanë zbuluar autorët e dyshuar hetuesit kanë mundur të rindërtojnë edhe dinamikën e ngjarjes, ku vëzhgimi i Eduart Recit për ta vrarë ka nisur që me datën 8, ku qitësi i dyshuar Shkëlqim Duka ka qenë pozicionuar tek shkallët metalike të hotelit.

Këto shkallë metalike janë ngjitur me pronën e dy vëllezërve të arrestuar (një lokal ) ku kanë pasur dhe aksese të ngjitet.

Për të nxjerrë në pritë viktimën policia ka provuar se dy vëllezërit përdornin disa ditë rresht hedhjen e fishekzjarreve si për të kamufluar zhurmën, por edhe për të shmangur vëzhgimin nga njerëzi që ishin prezent.

/abcnews.al/

Polici me snajper e priti Eduart Reçin çdo natë nga ora 19:00 deri në 23:00

By: user 4
25 November 2024 at 12:10

Detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së Eduart Reçit janë bërë publike.

Policia ka vërtetuar me pamje filmike se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë. Nga analizimi i tyre ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit. Nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë Dukaj është pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur më lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi. Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë. Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë. Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin. Prej ditësh ai ka vëzhguar objektivin derin në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta ku ka qëlluar drejt Reçit.

Pas arrestimit të tij dhe të vëllait policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.

The post Polici me snajper e priti Eduart Reçin çdo natë nga ora 19:00 deri në 23:00 appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Reçit/ Gazetarja: Autori ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli, pushkën e blenë online

25 November 2024 at 09:50

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi, i ekzekutuar nga dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Duka, ku ky i fundit i cili është oficer policie, ishte qitësi. Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha në një lidhje me skype për Top News theksoi se konflikti për pronësinë është shkaku i vrasjes së biznesmenit. […]

The post Vrasja e Reçit/ Gazetarja: Autori ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli, pushkën e blenë online appeared first on BoldNews.al.

Autorët e ndoqën Reçin për 5 ditë/ Hetimet, Shkëlqim Duka qëndroi në zonën e krimit 4 orë para vrasjes

25 November 2024 at 23:13

Përpara oficerëve të Policisë gjyqësore, Skkëlqim Duka nuk ka pranuar të flasë, efektivi I policisë pranë komisariatit numër 2 në Tiranë nuk ka reaguar as kur është pyetur nëse do të konsultohet me avokatin e tij, nga ana tjetër vëllai Florian Duka ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen apo të jetë në dijeni se biznesmeni ishte vënë në shënjetsërpër tu eleminuar.

ABC news mëson se grupi hetimor që u ngrit për të zbardhur ngjarjen ka prova të cilat impikojnë 2 vëllezërit duka në ekzekutimin e biznesmenit.

Një dit para arrestimit, policia ka ushtruar disa kontrolle në banesat por edhe në lokalin në pronësi të dy vëllezërve, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e cila rezulton pjesërisht e dëmtuar, jelek antiplumb dhe disa material të tjera të cilat po ekzaminohen.

Arma dyshohet se është porositur jashtë vendit nga vëllezërit DUka, mëson ABC neës teksa Për të nxjerrë në pritë viktimën policia ka provuar se dy vëllezërit përdornin disa ditë rresht hedhjen e fishekzajrrëve për të kamofluar zhurmën por edhe për të shmangur vëzhgimin nga njerëzi që ishin prezent.

Këto shkallë metalike janë ngjitur me pronën e dy vëllezërve të arrestuar  ku kanë pasur dhe aksese të ngjiten dhe të qëllojnë, ata e ruajtën për të paktën 5 ditë objektivin dhe natën e vrasjes rezulton se SHkëlqim DUka ka qëndruar nga ora 19 deri në orën 23:30 në goditë.

Kjo foto eshtë gjetur në celularin e Shkëlqim Dukës, oficerit të policisë që akuzohet se ekzkeutoi biznesmenin Eduart Reci. Kjo vërteton sipas grupit hetimor që autori ka bërë stërvitje me një armë me dylbi, para vrasjes së biznesmenit.

Shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë interezimi  për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim e disa personave të tjerë  kufitar me pronën, përfshi edhe Reçin I cili në mënyrë katëgorike ka refuzuar për një marrëveshje.

Ekzekutimi i biznesmenit Reçi u krye më 13 nëntor pranë rrugës së elbasanit, përpara pallatit ku biznesmeni kishte banesën e tij./abcnews.al

“Qitja e parë dështoi”- Zbardhet misteri: Pse vrasësit e Reçit hidhnin fishekzjarrë

By: fra nc
25 November 2024 at 09:53

Vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Duka janë tashmë të arrestuar si autorët e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë. Sipas uniformave blu, qitja u krye nga oficeri i policisë gjyqësore në komisariatin nr. 2, Shkëlqim Duka, për një konflikt pronësie që kishte me viktimën.

Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi më 13 nëntor ishte paraprirë nga një tentativë e dështuar më 8 nëntor. Zëvendësdrejtori i Krimeve në Tiranë, Erion Ismaili, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se kamerat e sigurisë kishin kapur një person të dyshuar, i cili ndodhej në një shkallë emergjence pranë një hoteli në zonë dhe qëlloi drejt Reçit, i cili ndodhej në oborrin e pallatit të tij.

Megjithatë, qitja e 8 nëntorit nuk rezultoi fatale dhe biznesmeni nuk u godit.
Personi që qëlloi më datë 8 nëntor u pozicionua për 5 ditë rresht në shkallët e hotelit, ku kishte fushëpamje mbi oborrin e viktimës dhe vrasjen mundi ta realizonte më 13 nëntor.

“Pika që mori kthesën ngjarja, ishte analizimi i pamjeve filmike. Nga pamjet filmike ne kemi konstatuar që dinamika e ngjarjes ka filluar më datë 8 nëntor dhe ka vazhduar deri më datë 13, kur është ekzekutuar viktima.

Kur them dinamike, nënkuptoj që personi i dyshuar si qitësi është vendosur në një shkallë metalike, nga ku kishte pamje vizuale mbi oborrin e viktimës.

Ai është pozicionuar aty më datat 8, 9, 10, 12 dhe 13 nëntor. Vetëm më datë 12 nuk e kemi të dokumentuar këtë për shkak se punonjësi i policisë në këtë datë ka qenë në një detyrë tjetër.
Ngjitej në shkallën e emergjencës së hotelit që është ngjitur me pronën e të arrestuarve. Kamerat treguan se në katin e dytë të shkallës vendosej një person i cili pozicionohej me një armë që në dukje është një armë me dylbi”, tha zëvendësdrejtori i krimeve të Tiranës.

Për të krijuar mundësinë e një sulmi të dytë dhe për të nxjerrë Reçin jashtë banesës së tij, autorët përdorën një taktikë të pazakontë: ata hodhën fishekzjarre të fuqishme pranë shtëpisë së tij. Kjo manovër kishte për qëllim të nxirrte biznesmenin në oborr, duke e bërë më të lehtë qëllimin e objektivit nga pozicioni i zgjedhur nga qitësi.

“Ai u vendos për 5 ditë rresht gjatë natës, fillonte në orën 19 dhe vazhdonte deri në orën 23:30. Përdornin dhe një mekanizëm që, për të nxjerrë viktimën në oborr gjatë momentit që pozicionohej, përdornin fishekzjarre në oborrin e viktimës për ta nxjerrë atë në oborr. Kemi pasur një qitje më datë 8 dhe nuk është realizuar, më pas vrasja është realizuar më datë 13. Ka përdorur një armë sportive që i përshtatet dhe pjesa e dylbisë. Armën nuk e kemi gjetur, por kemi gjetur mënyrën si e ka siguruar armën. Kemi të dhëna që do na çojnë shumë shpejt te arma”, tha Ismaili.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Qitja e parë dështoi”- Zbardhet misteri: Pse vrasësit e Reçit hidhnin fishekzjarrë appeared first on Euronews Albania.

“Autori kishte 5 ditë që pozicionohej mbi shkallë”- Si u zbardh vrasja e biznesmenit

By: fra nc
25 November 2024 at 09:37

Policia e Shtetit njoftoi të dielën zbardhjen e vrasjes së biznesmenit të ndërtimit në Tiranë, Eduart Reçi, i cili u ekzekutua nga distanca në rrugën “Faik Konica”.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Duka. Ky i fundit shërbente edhe si oficer i policisë gjyqësore në komisariatin nr. 2.
Shkëlqim Duka dyshohet se është dhe qitësi që bëri të mundur ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 13 nëntorit.

Zëvendësdrejtori i krimeve në Tiranë, Erion Ismaili, zbuloi në emisionin “Review” në Euronews Albania provën që i çoi uniformat blu në zbardhjen e ngjarjes.

Ai tha se nga kamerat filmike u pa një person i cili pozicionohej për 5 ditë rresht në shkallën e emergjencës së një hoteli në zonë dhe nga ku bënte matje me një armë me dylbi.

Sipas Ismailit, personi në fjalë ka kryer më datë 8 nëntor edhe një qitje tjetër drejt biznesmenit që ndodhej në oborrin e pallatit, por pa mundur dot ta eliminojë atë.

Zëvendësdrejtori i krimeve theksoi se për ta nxjerrë biznesmenin në oborr, dy vëllezërit hidhnin fishekzjarre të fuqishme shumë pranë banesës së tij.

Shkak i konfliktit është bërë një pronë në lagje, për të cilën biznesmeni ishte në konflikt me dy vëllezërit.

“Autori ishte komshi me të ndjerin, nuk ishte një pistë e parë. Por ne i kemi parë të gjitha pistat në momentin e ngjarjes. Ka pasur një mosmarrëveshje të shtrirë në kohë mes autorit dhe viktimës, por viktima ka pasur dhe problematika të tjera. Problematikat lidheshin për pronësinë po aty në atë zonë, në atë lagje.

Pika që mori kthesën ngjarja, ishte analizimi i pamjeve filmike. Nga pamjet filmike ne kemi konstatuar që dinamika e ngjarjes ka filluar më datë 8 nëntor dhe ka vazhduar deri më datë 13, kur është ekzekutuar viktima.

Kur them dinamike, nënkuptoj që personi i dyshuar si qitësi është vendosur në një shkallë metalike nga ku kishte pamje vizuale mbi oborrin e viktimës.
Ai është pozicionuar aty më datat 8, 9, 10, 12 dhe 13 nëntor. Vetëm më datë 12 nuk e kemi të dokumentuar këtë për shkak se punonjësi i policisë në këtë datë ka qenë në një detyrë tjetër.
Ngjitej në shkallën e emergjencës së hotelit që është ngjitur me pronën e të arrestuarve. Kamerat treguan se në katin e dytë të shkallës vendosej një person i cili pozicionohej me një armë që në dukje është një armë me dylbi.

Ai u vendos për 5 ditë rresht gjatë natës, fillonte në orën 19 dhe vazhdonte deri në orën 23:30. Përdornin dhe një mekanizëm që për të nxjerrë viktimën në oborr gjatë momentit që pozicionohej, përdornin fishekzjarre në oborrin e viktimës për ta nxjerrë atë në oborr. Kemi pasur një qitje më datë 8 dhe nuk është realizuar, më pas vrasja është realizuar më datë 13. Ka përdorur një armë sportive që i përshtatet dhe pjesa e dylbisë. Armën nuk e kemi gjetur, por kemi gjetur mënyrën si e ka siguruar armën. Kemi të dhëna që do na çojnë shumë shpejt te arma”, tha Ismaili.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Autori kishte 5 ditë që pozicionohej mbi shkallë”- Si u zbardh vrasja e biznesmenit appeared first on Euronews Albania.

E ruajti për gjashtë ditë, si e kreu polici vrasjen e biznesmenit Eduart Reci, dyshohet se…

By: V K
25 November 2024 at 09:02

Detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ku sipas burimeve nga grupi hetimor, policia ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Duka, e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë. Nga analizimi i tyre, ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Duka, ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit.

Nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë Duka, është pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur me lokalin e tij, ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi. Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka, e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë.

Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë. Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.

Prej ditësh ai ka vëzhguar objektivin deri në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta, ku ka qëlluar drejt Reçit.

Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre, ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.

The post E ruajti për gjashtë ditë, si e kreu polici vrasjen e biznesmenit Eduart Reci, dyshohet se… appeared first on Albeu.com.

❌
❌