Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

3 July 2025 at 14:42

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Veronës, kanë kryer një operacion të përbashkët kundër organizatës kriminale të Suel Çelës, e cila vepronte edhe në Verona të Italisë.

Organizata e të shumëkërkuarit akuzohet për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut europian.

Hetimet intensive, të mbështetura nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Guardia di Finanza e Veronës, rezultuan në sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe aksioneve në disa shoqëri tregtare në Itali, me vlerë totale mbi 4 milionë euro.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)

Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)

Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)

Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.

Nga hetimet rezulton se paratë e Suel Çelës dhe vëllait të tij, transferoheshin nga Shqipëria në Itali për blerjen, rikonstruksionin, ose marrjen me qira të pronave të sekuestruara.

Aktualisht Suel Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa vëllai i tij, Mario Çela, ndodhet në burg në Belgjikë, ku po vuan dënimin në lidhje me një vrasje mafioze në Antwerp.

Suel Çela ndodhet nën hetim nga SPAK për vepra penale të rënda, si vrasje me paramendim, mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas SPAK operacioni tregon lidhjet e forta ndërkombëtare të kësaj organizate dhe mënyrën se si burimet financiare të krijuara nga trafiku i drogës në Shqipëri pastrohen dhe investohen në pasuri të paluajtshme në Europë.

Në kuadër të hetimeve janë ushtruar kontrolle edhe ndaj disa personave të tjerë shqiptarë dhe italianë, si dhe subjekteve tregtare, me qëllim evidentimin e provave shtesë./Euronews/

The post SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri appeared first on Telegrafi.

Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë

By: user 11
3 July 2025 at 08:56

Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm duke bastisur një banesë. Sipas mediave greke, operacioni përfshin shkatërrimin e një rrjeti të trafikimit të drogës.

Banesa ishte përshtatur në shtëpi bari në mënyrë që rrjeti të nxirrte kokainë nga lëkura e lagur që gjendej në paletat e importuara nga jashtë vendit. Më pas, rrjeti më pas trafikonte kokainën në Greqi dhe jashtë vendit. Policia ka arrestuar tashmë gjashtë persona, grekë dhe shqiptarë, ndërsa operacioni po vazhdon për të identifikuar anëtarë të tjerë të rrjetit.

The post Goditet grupi kriminal në Greqi, në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë appeared first on Lapsi.al.

Goditet grupi kriminal/ Tentuan të importonin municione nga Shqipëria, sekuestrohen 20 mijë fishekë, detaje si…

1 July 2025 at 22:37

Sipas mediave greke, nga hetimet u zbulua se të paktën që nga prilli i vitit 2025, anëtarët e këtij grupi kishin krijuar dhe ishin pjesë e një organizate kriminale me qëllim importimin ilegal dhe shpërndarjen e municioneve në zonat e Kretës, për përfitim ekonomik të paligjshëm.

Një organizatë kriminale që operonte në Kretë dhe veri të Greqisë, duke futur në mënyrë të paligjshme sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria është goditur nga policia.

Metoda e veprimit të tyre ishte e qartë dhe e strukturuar. Ata grumbullonin porosi për municione dhe më pas siguronin sasinë e kërkuar nga një furnizues i panjohur në Shqipëri.

Tre prej anëtarëve udhëtonin me dy automjete deri në kufi, ku njëri prej tyre kishte një kamion i përshtatur për të fshehur municionet. Pas marrjes së mallrave, ata ktheheshin në Kretë për t’i shitur kundrejt pagesës.

Roli i anëtarëve ishte i ndarë qartë, një 65-vjeçar, organizatori dhe kreu i grupit, mblidhte porositë dhe shoqëronte kamionin në kufi për të mbikëqyrur marrjen dhe pagesën, duke shpërndarë municionet në Kretë me motoçikletë.

Një 72-vjeçar kishte krijuar hapësirën e fshehtë në kamion dhe ishte shoferi i automjetit në kufi, ndërsa një 73-vjeçar ishte shoferi që ngiste kamionin deri në kufi dhe kthehej në Kretë. Ndërsa një 41-vjeçar, shtetas shqiptar, merrej me sigurimin e municioneve nga furnizuesi i tij dhe kalimin e tyre në territorin grek.

Për të shmangur kapjen, anëtarët merrnin masa të rrepta, ata përdornin një kamion që i përkiste një personi të ndjerë, kishin përshtatur një hapësirë të fshehtë të veçantë, fiknin telefonat gjatë udhëtimeve dhe përdornin dokumente false për blerjen e biletave të trageteve.

Gjatë operacionit, policia në Kretë arrestoi 65-vjeçarin, 72-vjeçarin dhe 73-vjeçarin, të kapur gjatë marrjes së mbi 24,000 fishekëve të fshehur në kamion. Ndërkohë, në Kastoria u arrestua edhe 41-vjeçari shqiptar. Gjithashtu, në Kretë u arrestua një 30-vjeçar që kishte blerë municione nga kreu i organizatës.

Nga kontrollet në automjete dhe banesa u sekuestruan gjithsej 24,126 fishekë, një armë automatike, 900 euro dhe mjete transporti (motoçikletë, kamion dhe makinë personale).

Sipas hetimeve të policisë, banda kishte planifikuar që të furnizonte tregun e Kretës me fishekë për sezonit të dasmave verore. Tradicionalisht, shpërndarësit e fishekëve shfaqeshin në festa me furgonë për të shpërndarë municion për zakonin e krisjes së armëve në ajër.

Në vitin 2019, sipas raportimit të mediave lokale, ishte ngritur një çështje ndaj 65-vjeçarit për trafik mbi 120,000 fishekë dhe armë kallashnikov, duke u konsideruar nga policia si një nga aktorët kryesorë të këtij rrjeti kriminal.

Dosja e vitit 2019 përfshinte një “radiografi” të mënyrës se si municioni dhe armët transportoheshin në tregun e zi të Kretës, shpesh për t’u përdorur jo vetëm nga grupet kriminale, por edhe për traditën lokale të “krisjes së armëve” në dasma dhe festa të tjera.

Hetimet tregojnë se 59-vjeçari atëherë (sot 65 vjeç), kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të siguruar burimin e fishekëve dhe kishte shmangur monitorimin policor duke lënë celularin në shtëpi gjatë udhëtimeve dhe duke hyrë në Shqipëri në këmbë për të shmangur kontrollet.

Edhe në fund të vitit 2018, vetëm disa muaj para operacionit të madh, ai kishte anuluar në minutën e fundit një ngarkesë të madhe fishekësh, duke dyshuar se ishte nën vëzhgim.

Kur u kap atëherë, deklaroi se kishte sjellë fishekët për të bërë “qitje me shokët në mal”, duke mohuar kategorikisht akuzat për trafik.

Burime policore besojnë se ai mbetet një figurë e fuqishme në tregun e municioneve në Kretë dhe se për këtë arsye ka tentuar të furnizojë tregun vendas, për shkak të mungesës së fishekëve për ngjarjet gjatë verës.

Në të kaluarën, trafikimi i armëve në Kretë bëhej në netët pa hënë në bregdetin jugor, ku varka të vogla afroheshin pranë anijeve të ankoruara në det të hapur për të marrë ngarkesa me armë dhe më pas ktheheshin në breg.

Por sot, sipas ekspertëve të policisë, trafiku kryhet kryesisht përmes porteve të mëdha në veri, Heraklion dhe Chania, ku armët dhe municioni ngarkohen në kamionë dhe transportohen lehtësisht, pa mundur të kontrollohen në total.

Një kamion i mbushur me balota me bari mund të fshehë lehtësisht armë si Kalashnikov dhe pistoleta brenda balotave të trefyllit, dhe askush nuk do t’i gjejë dot.

The post Goditet grupi kriminal/ Tentuan të importonin municione nga Shqipëria, sekuestrohen 20 mijë fishekë, detaje si… appeared first on Sot News | Lajme.

Lufta për pushtet/ “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

By: V K
23 June 2025 at 10:01

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët.

Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet vetëm atij.

Një histori, që në botën e krimit të organizuar konsiderohet si pabesia më e madhe, siç është rasti i “humbjes” së një sasi droge, jo rrallë ndodh të shkaktojë dhjetëra viktima.

E vërtetë ose jo, duket se kjo nuk ka më rëndësi, për aq kohë sa pas një vrasje, hallka të tëra zinxhiri pasojë njëra-tjetrën, duke lënë pas skena krimi që për shumë kohë mbeten të pazbardhura.

Ndodh të vriten edhe të pafajshëm, por kjo për ata që janë në anën e kundërt të ligjit konsiderohet thjeshtë një dëm kolateral dhe asgjë nuk ka rëndësi përderisa objektivi është arritur.

 

 

Dhe gjithmonë humbet më i dobëti, ai që ka më pak përvojë. Duket se kjo ka ndodhur edhe në Elbasan.

Një qytet i vogël për të prodhuar kaq shumë kriminalitet. Dy organizata dhe dy grupe kriminale.

Por tashmë gjithçka po zbërthehet. Sa nga mesazhet në platformën SKY, sa nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Por edhe kjo ka një diferencë tjetër. Një vrasës me pagesë që kthehet në të penduar është një armë e fortë në duart e drejtësisë. Ai di shumë, por jo aq shumë sa mund të dijë vetë ai që e ka paguar.

Erion Alibej, është një nga ata që ka paguar vrasës për të marrë hakun e të vëllait dhe prej javësh po rrëfehet në cilësinë e bashkëpunëtorit në Gjykatën e Posaçme.

Seancë pas seance, Alibej po tregon gjithçka ka bërë vetë por edhe çdo bisedë me persona të tjerë, që e orientuan drejt atyre që i vranë vëllain, Endrit Alibej në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”.

E po aq sa vrasja e vëllait, një tjetër peshë e rëndë për Erion Alibejn është përhapja me shpejtësi e një të pavërtete siç e quan ai, që është “humbja” e 50 kilogramëve kokainë në Angli. Një informacion që ai e dëgjoi nga Suel Çela, por që këmbëngul se nuk është i vërtetë.

E megjithatë, në një kohë kur shumë mistere ende mbeten të pazbardhura në një histori intrigash të thurura nga grupet kriminale, ka dhe një të vërtetë.

Të katër grupet e Elbasanit u goditën nga SPAK dhe Policia. Çapjat, Çopjat, Alibej dhe Çelët. Por teksa drejtuesit dhe disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale janë në burg, vetëm Suel Çela vijon të jetë i lirë, ndonëse në arrati.

Mes dilemave të herëpashershme se kush e organizoi vrasjen e trefishtë në Bradashesh, grupi Çopja apo Çela, Erion Alibej ka vijuar rrëfimin e tij në gjykatë, duke dhënë detaje për çdo krim që ka porositur dhe çdo njeri që ka paguar për t’u hakmarrë.

Teksa dëshmon, Alibej nxjerr Suel Çelën, si njeri që e ka nxitur, ndoshta jo pa qëllim, që të ndodhte ajo që ndodhi. Me teorinë që kur zihen dy vetë, ndodh të përfitojë një i tretë.

 

 

Erion Alibej: Ardian Çollaku që sot është i ndjerë, ka qenë informatori im më i besuar te kundërshtarët e mi. Ai ishte kudo, nga siguria që ata kishin me shtet e deri te biseda të tjera. Çollaku ka pyetur Mikael Kamamin, pse e keni nisur këtë punë. Ai i kishte thënë që Endriti ishte i tmerrshëm. Nga Çollaku mora vesh për herë të parë kush ishte Dashnor Dumani. Edhe lidhjen me Nuredin Dumanin. Ai më tha që ata kishin bërë një grabitje në Elbasan. Gjithë emrat që merrja vesh i kontrolloja në TIMS. Nga Çopjat e të tjerë. Me hyrje-daljet e tyre. Në atë kohë përveç Franc Çopjas, i cili u largua pas atentatit, të gjithë të tjerët ishin në një ishull grek, ata kishin bërë hyrje dalje me të njëjtat makina. Në atë periudhë u fokusova të këta, jo se Suel Çelën e kisha harruar. Suel Çela, nuk ka qenë në mënyrë direkte përgjegjës për çfarë ndodhi në familjen time, por në mënyrë indirekte po, duke yshtur, duke folur për atë 50 kg drogë. Por ne nuk kemi pasur nevojë për 50 kg drogë.

Me besimin e humbur tek Policia apo të gjitha autoritetet ligjzbatuese, Erion Alibej ka “hetuar” vetë për të zbuluar vrasësit e vëllait. Derisa në një moment është bindur. Ndonëse e kishte humbur besimin, ai sërish u vinte në dispozicion autoriteteve çdo informacion që gjente vetë me mënyrat e tij. Në rrëfimin e tij, Alibej thotë se të parët që ka informuar rreth autorëve të mundshëm të “masakrës së Bradasheshit”, kanë qenë Leonard Palushi, ish-shef Policie në Elbasan, i arrestuar në vitin 2022 për shpërdorim detyre, si dhe prokurori Ritvan Suka.

 

 

Erion Alibej: Në atë periudhë unë kisha humbur besimin edhe te autoritetet. Edhe vetëm mundohesha të gjeja si kishte ndodhur vrasja, duke bërë vetë hetuesin për çdo gjë që ka ndodhur me familjen time dhe ia kam vënë në dispozicion shtetit. Të parit që ia kam vënë pasi u arrestova, ishte Leonard Palushi, të cilit i tregova kush ishin autorët. Pas kësaj, në paraburgim, me erdhi prokurori, për të cilin isha në burg. Prokurorit Ritvan Suka, ia kam thënë të gjitha, i kam thënë bashkojini çështjet se janë të njëjtët njerëz.”

Bindjen se pas vrasjes së vëllait të tij ishin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, Erion Alibej duket se e krijoi pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, konkretisht pasi pa një person, i cili nxitoi të largohej që të mos përballej me të.

Gjatë rrëfimit të Alibejt, dalin në skenë edhe emrat e dy personave nga Shkodra. Genc Tafili dhe Dorian Duli, personazhe të njohur, të cilët në dosjen metamorfoza rezultonin të ishin në shënjestër të grupit Bajri për t’i eliminuar, bashkë me Ibrahim Licin. Emra që në fakt dëshmojnë edhe një herë lidhjen që ekziston mes grupeve të Elbasanit dhe atyre të Shkodrës, madje siç del në vijim të rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë edhe me persona të tjerë nga Fushë – Kruja. Një lloj aleance që është provuar edhe në raste të tjera të hetimeve të SPAK. Por në rastin konkret, duket se dy shkodranët, ishin thjeshtë pjesë e një skenari që synonte të çorientonte “hetimet” që po kryente vetë Erion Alibej.

Erion Alibej: Pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, Liman Idrizin, njeriun më të afërt të Franc Çopjas e kam hasur në një berberhane atje. Unë ika, u largova. Ai doli për të na parë. Pasi u larguam vendosëm të kthehemi që ta pyesnim pse ma bëri. Por kur u kthyem gjetëm vetëm berberin të frikësuar që na tha se di çfarë pati, ai u largua dhe ia kam lënë flokët gjysmë të qethur. Aty dyshimet se e kishim nga vëllezërit Çopja mu bënë më të mëdha. Atëherë vendosa të largohesha nga Roterdami sepse nuk isha i sigurt. Unë u largova nga Holanda dhe doja të takoja Genc Tafilin, sepse ai kishte diçka për të më thënë. Ai erdhi bashkë me Dorian Dulin në shtëpinë time. E pyes çfarë është? Me thotë që Duli ka bërë takim me Talo Çelën dhe dy mirditorë dhe i ka sjellë Kamer Mehja dhe Bert Suli. Sepse Endriti e kishte qëlluar me shpullë. Unë insistova kush ishin mirditorët. Edhe pse Genci nuk më tha kush ishin, pasi iku Genci i shkrova Suel Çelës, sepse Mehja është njëri i afërt i Suelit dhe nëse flisje për Mehjan zëre se flisje për Suelin dhe po më afrohej prapë pista e Suelit.”

Në një takim tjetër me Suel Çelën dhe pasi ka kryer testimet e tij edhe në lidhje me informacionet që i vinin nga personat nga Shkodra, aty ka dalë në skenë një tjetër shkodran, që në fakt siç treguan hetimet e mëvonshme të SPAK, punonte për vëllezërit Çopja. Bëhej fjalë për Flobenc Meçen, i njohur dhe më 17 emra dhe pseudonime të tjera, i cili u arrestua më 23 maj 2025 teksa drekonte bashkë me Xhevdet Plakun dhe 5 persona të tjerë. Një personazh që kërkohej edhe nga Blgjika për vrasjen e Arjan Spahiut, që po ashtu ishte pjesë e grupit Alibej. Në rrëfimin e tij, Alibej shpjegon se sa më shumë i lidhte informacionet, aq më shumë bindej se po thurej një plan për ta nxjerrë në pritë dhe se ofroheshin shuma të majme për ta eliminuar.

Erion Alibej: I kërkova Suelit takim në shtëpinë time. Pranoi fillimisht, por me tha pse të vij aty se janë katunarët, e kishte për Çapjat, edhe më tha të shkoja të tregu. Shkova atje në aksham. Te tregu më pret Kamer Mehja, Marjo Çela, Metin Mehja dhe ulemi diskutojmë. Doja t’i testoja. “Ka qenë e nevojshme të hidhje fishekzjarre kur vdiqën familjarët e mi”? – i thashë. Ai me tha që s’e kam bërë dhe pas kësaj bisede ia thashë hapur. Ai mu betua që s’kam lidhje. Pasi u sqarova me të, e besova sepse edhe informacioni me erdhi nga dy persona intrigantë, Genc Tafili e Dorian Duli. Në këtë kohë më erdhi një informacion shumë i vlefshëm. Një miku im, Ermal Sinani, që rrinte në Peqin, shkon në Fushë-Krujë. Aty ai kishte takuar Flobenc Meçen, të cilin e thërrisni Coli. Ky e ka ditur që Ermali ishte miku im. I shpjegon se kishte qenë me Altin Ndocin në burg dhe më kërkoi takim me Dorian Dulin. Në këtë takim kishte qenë Talo Çela, Mikel Kamami, Altin Ndoci. Dhe bisedat e bëra ishin të tilla: “Thuaji sa lekë do dhe ma vrit Erionin. Ose në të kundërt hiq dorë”. Ata gjoja kishin refuzuar, por mua më ka rezultuar ndryshe, pasi Duli dhe Tafili kërkonin të më nxirrnin nga shtëpia dhe këmbëngulnin. Besoj se ata donin të më nxirrnin në pritë.

 

 

Gjatë rrëfimit të tij, Erion Alibej në një formë hedh dyshimet e tij se mund të jetë shitur edhe nga vetë autoritetet shtetërore, të cilëve tregon se herë pas here u ka dhënë informacione për vendndodhjen e Talo Çelës, që në atë kohë ishte një nga personat më të kërkuar nga Policia. E megjithatë ai thotë që jo vetëm nuk u veprua për kapjen e tij, por gjithçka po i kthehej kundër. Nisën të vriteshin njerëzit e tij, madje edhe djali i dajës, Andi Zylyfi. Kjo ishte arsyeja pse Alibej, ndonëse ishte person në kërkim, u investua të siguria e tij, i bindur tashmë që do ishte radha e tij për t’u vrarë. Shpjegon se Suel Çela kontrollonte kamerat e gjithë qytetit, ndërsa vetë ai kishte akses në disa prej tyre. Por nga ana tjetër, lëvizte me motor si shpërndarës picash për të verifikuar terrenin, por edhe informacionet që i vinin, disa prej të cilave e çuan tek Emiljano Ramazani. Dhe sërish, edhe pse nuk kishte më besim tek drejtësia, edhe informacionet në lidhje me Emiljano Ramazanit, ai ia çoi Policisë dhe Prokurorisë.
Erion Alibej: Në kohë dhe në momente të ndryshme unë i kisha dhënë shtetit edhe vendndodhjen e Talo Çelës. Doja ta gjeja atë. Pasi dhashë gjithë këto informacione, por nuk u bë asnjë veprim, përkundrazi çdo gjë që i jepja shtetit, më është kthyer bumerang. Çdo 6 muaj unë kisha mort në shtëpi. Pas vrasjes se vëllezërve Baho, pra vrasja e njërit dhe plagosja e tjetrit. Pas 6 muajsh vrasin Andi Zylyfin kushëririn tim, i cili rrinte shumë pranë familjes time. Pasi vranë Andin unë kam qenë te familja ime, isha në kërkim, në atë periudhë kisha investuar vetëm te mbrojtja ime, sepse deri pas vrasjes së vëllezërve Baho unë ruhesha nga të gjithë nuk e dija kish ma kishte bërë. Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohorit. Madje dhe në sy të patrullës së Policisë. Unë kam bërë verifikime vetë. Dilja në qytet si shpërndarës picash me motor, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, pasi për gjithë qytetin, kamerat i kishte Suel Çela. Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova 2 automjete dhe me pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonin dhe ia vura në dispozicion Policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit unë vetëdorëzohem në Polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtëpie.

Nga ana tjetër, Erion Alibej tregon edhe pse po investohej kaq shumë në gjetjen e Talo Çelës, të cilin siç thotë ai e donte gjalla ose të vdekur. Sipas tij ai ishte kryesori dhe dinte çdo gjë për të. Madje ishte i bindur se nëse do arrestohej nga Policia ai do të fliste. Kjo ishte arsyeja pse Arjan Spahiu i sugjeroi që duhej të bëhej një takim me Nuredin Dumanin. Pa çka se Alibej e dinte që i vëllai i Dumanit, Dashnori, i ekstraduar nga Dubai më 11 qershor 2025, kishte marrë pjesë ne “masakrën e Bradasheshit”, ku u vra vëllai i tij, sërish ishte gati të bënte një pakt, vetëm për të arritur në gjurmët e Talo Çelës.

Erion Alibej: Kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës me tha: “Pashë Fatos Gosën pas meje me një BMË rrugës për Peqin”. Talo ishte kryesori për mua sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë. Unë doja që ai dhe të kapej nga Policia se e di që do fliste. Arjan Spahiu me tha se kam info, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin. Pranova. Diku në fund të shkurtit të vitit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën dhe më tha: “Talo është bërë i vështirë për t’u kapur por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde”. Filloi të më tregonte emrat. Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këto më tha. Unë e dija që kishte qenë dhe Dashnor Dumani, e kisha si info.

Ishte pikërisht biseda me Nuredin Dumanin, që e nxiti të thurte planin e hakmarrjes. Duheshin eliminuar të gjithë ata që, jo vetëm do vinin në lëvizje Talo Çelën, por edhe kishin lidhje me grupin rival që pas vrasjes së Endrit Alibejt, kishin vënë në objektiv vetë atë, Erion Alibejn.

Erion Alibej: Unë kërkoja me ngulm kokën e Talo Çelës. Për të shkuar tek Talo Çela, Dumani më tha se duhet të fillojmë me vrasjen e Dorjan Shkozës. Aty Talo do e kuptojë që e kam bërë unë dhe aty do e kap Talon. Mua më interesonte me çdo çmim Talo Çela. Ramë dakord që të vijonim ekzekutimet. Në atë takim nuk u bë ndonjë liste ekzekutimesh. Menduam dhe ramë dakord që ta nisim nga vrasja e Dorjan Shkozës me qëllim që të kapnim Talo Çelën. Nuredinit i thashë çfarë kërkon nga unë? Me tha: “Dua gjysmën e shumës. Për çdo vrasje marr 100 mijë euro. Nga ty dua gjysmat e parave. Çunat i kam gati”. Ok i thashë Dumanit. I thashë që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej. Regjistrimin me 2 ore e 48 minuta të bisedës që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin fola me Arjan Spahinë për paktin që bëmë. Mora 50 mije euro dhe një iPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.

Në rrëfimin e tij Alibej tregon se në realizimin e vrasjes së para nga Nuredin Dumani, bashkë me Dorjan Shkozën ishte ekzekutuar edhe Anxhelo Avdia, që në fakt nuk ishte në planet e tij. Ndërsa tregton edhe vendin se ku blinte armë, të një hoxhë që qëndronte në zonën e “Freskut”, në Tiranë.

Erion Alibej: Ramë dakord për vrasjen e Dorjan shkozës. Në atë periudhe flisja vetëm për Talo Çelën. Një natë me shkruan Nuredini dhe më thotë: “Mbaroi i pari”. I them kush? Me thotë shikoje në televizor. Pashë që ishin vrarë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Po ku tjetri i them nga doli? Ne shpejtim e sipër më thotë dhe ai nuk ishte kot se ishte i atyre. Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë dhe blinim armë tek ky Hoxha. Rrinte tek Fresku.

Një tjetër personazh që Erion Alibej e tregon si një njeri që luante me shumë porta, ishte edhe Eljo Bitri. Nga njëra anë ai punonte për grupin e vëllezërve Çopja, por nga ana tjetër informonte edhe për planet që ata kishin që të vrisnin Erjon Alibejn. Përmes tij, kishin vënë kontakte me Mikael Qosen, që ishte krahu i djathtë i vëllezërve Çopja. Ndonëse ishte në dijeni të takimeve të Dumanit me Alibejn, i kishte ofruar deri në 2 milionë euro për ta vrarë. Aq sa bënte pazar me Nuredin Dumanin, i cili në këmbim të vrasjes së Alibejt i kërkonte Talo Çelën.

Erion Alibej: Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, Nuredini erdhi në shtëpinë time dhe në atë kohë ka qenë kohë Covidi. Doja të lidhja një kontakt me vëllain e Nuredinit, Dashnor Dumanin, që ishte njeriu më i afërt i ekzekutorëve të familjes time. Dashnori jetonte në Gjermani në atë kohë dhe i çova një telefon SKY nëpërmjet një të njohurit tim. Me anë të Eljo Bitrit lidhim kontakt me Mikael Qosen dhe isha i pranishëm tek çdo bisedë. Mikael Qosja i thotë një moment Nuredin Dumanit: “Ke 2 milionë euro për të vrarë Krymin”, pra mua. Dumani i tha Mikeal Qoses: “Që të vras Erion Alibejn dua të më japësh Talo Çelën. Por edhe ata ishin në dijeni që Dumani kishte filluar të bashkëpunonte me mua për vrasje pasi informator kishin Eljo Bitrin. Dua të sqaroj se Eljo Bitri ka luajtur me të gjithë. Ka dërguar informacion tek Çapjat, tek Çelët, luante me të gjithë për interesa.

Planet për vrasje vazhduan. Në listë ishte vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela, Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani. Ndërsa si informator shërbente Eljo Bitri dhe Xhulian Hoxha. Erion Alibej tregon se si u thur plani dhe çfarë synohej me eliminimin e tyre.

Erion Alibej: Morëm një makinë bashkë me Nuredinin dhe e lamë në një garazh te dajat e mi në Peqin. E morëm për ta pasur për punë në gatishmëri, për të bërë vrasje. Më pas e afruam makinën dhe i kërkova nder Arben Lazes për ta lënë në një kapanon afër Metalurgjikut. Po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Në atë kapanon ka fjetur disa ditë Dumani bashkë me çunat e Fushë Krujës, për të ekzekutuar Bujar Çelën. Vrasja u la pak më vonë dhe gjatë kësaj kohe u diskutua për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Informator kisha Eljo Bitrin dhe Xhuljan Hoxhën. Ky më informonte edhe për Regis Runajn apo Bujar Çelën. Ramazani ishte njeriu me aktiv i vëllezërve Çopja dhe Bujar Çela, që ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Ne vendosëm që të vrasim dhe Bujar Çelën sepse komunikonte me telefon me Talo Çelën. Vrasjen e Ramazanit e mori përsipër ta bënte Skerdi Tase, nipçja dhe kusho. Kishim informacion se Ramazani shkonte në palestër. Xhulian Hoxha dinte çdo lëvizje. Njeriu më i brendshëm i tyre ishte Xhulian Hoxha.

Në rrëfimin e tij, Erion Alibej shpjegon të gjitha detajet e ngjarjeve. Kush ka marrë pjesë, mjetet dhe armët e përdorura, sa para janë paguar dhe si janë dorëzuar paratë. Ndërkohë shpjegon edhe planin se si pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, armën e krimit kishin vendosur ta linin tek shtëpia e Bujar Çelës, në mënyrë që grupet të përplaseshin me njëri-tjetrin.

Erion Alibej: U organizuam për ta vrarë tek palestra por nuk e vramë dot. Ditën e ekzekutimit ka qenë sërish tek palestra Ramazani dhe informator kishim Eljo Bitrin e Xhuljan Hoxhën. Henrik Hoxha ishte në timon, Skerdi Tase ishte pasagjer dhe e pritën në rrugë kryesore pranë pallatit ku kishte shtëpinë. Ka ardhur makina e Ramazanit, një “Ford” ngjyrë gri. Ka dalë Skerdi Tase dhe e ka qëlluar me një pistoletë TT që ia kisha siguruar unë. Pas ekzekutimit kanë djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe e kanë lënë pistoletën në një fshat afër shtëpisë së Sandër Bahos dhe kishim menduar që pistoletën ta linim tek shtëpia e Bujar Çelës që të përplaseshin grupet me njëri-tjetrin. Henrik Hoxha gjithmonë kur merrte pjesë në vrasje merrte makina me qira, lëvizte me këto lloj makinash. Ramazanin e kam njohur më parë, kisha marrëdhënie me atë. Ramazani ishte shpërndarës droge në Elbasan dhe e njihnin të gjithë. Unë e njihja si mik të Mikael Qoses dhe kam pasur marrëdhënie të afërt. Për çdo vrasje është paguar 100 mijë euro. Për vrasjen e Emiljano Ramazanit kam paguar 75-80 mijë euro. Kam dërguar Arsen Preçin tek rreth rrotullimi i TEG dhe aty ka ardhur një vajzë që ishte lidhje e “Kushos” që ka marrë lekët. Kjo vajza ishte me taksi, kështu më ka thënë Arseni.

Me radion e Policisë, që ia kishte dhënë vëllai i Suel Çelës, Alibej ka mësuar edhe vrasjen e Emiljano Ramazanit. Ndërsa, ndryshe nga plani për të vendosur pistoletën tek shtëpia e Bujar Çelës, Nuredin Dumani e ka informuar se në fakt e kishin lënë tek servisi i Seit Manahasës. Që ky informacion të binte në veshin e Policisë është përdorur një tjetër personazh, Bujar Gërmizi nga Kukësi, që po ashtu është pjesë e një tjetër dosje të SPAK. Gërmizi, ka takuar ish-shefin e Policisë së Elbasanit, Leonard Palushin, që po ashtu ishte nga Kukësi, të cilin e ka orientuar drejt armës, duke i thënë se përmes saj do të zbardhej një ngjarje. Dhe në fakt, Palushi ka dërguar Policinë në adresën e dhënë, duke gjetur armën dhe më pas u bënë edhe arrestimet, që në fakt u mësuan shumë shpejt që ishin një kurth dhe të arrestuarit nuk kishin lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Erion Alibej: Një radio policie ma dha Mario Çela dhe vrasjen e Ramazanit e mora vesh në komunikimet në radio. Ndërsa pistoletën e lamë tek shtëpia e Bujar Çelës, për t’i përplasur me njëri-tjetrin, që të dilte në skenë edhe Talo Çela. Në diskutim në telefon me Nuredinin, 4-5 ditë pas vrasjes së Ramazanit, më thotë që armën e krimit ta lëmë tek Seit Manahasa dhe e miratoj. Armën e ka vendosur në servisin e Manahasës, e çoi Kapllani, që u vra në Rrogozhinë dhe për këtë punë mori 8 mijë euro. Këtë ia kam treguar Bujar Gërmizit, që i thashë të çojmë Leonard Palushin për të bërë kontrolle. Dhe Bujari e ka takuar Leonard Palushin dhe i ka thënë që do zbardhesh një ngjarje dhe po të jap një informacion. Di që Palushi ka dërguar Policinë, ka gjetur armën dhe janë bërë dhe arrestimet.

Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ishte radha e Regis Runajt. Vrasje që u planifikua të kryhej me thikë, në mënyrë që të mos bëhej shumë zhurmë.

Erion Alibej: Pas vrasjes së Ramazanit, e pyeta Nuredinin si mendon për vrasjen e Regis Runajt dhe pasi mora miratim i them Xhuljan Hoxhës: “Vazhdo me vrasjen e Runajt, jo me armë zjarri por me thikë që të mos bëhej shumë zhurmë. Kam biseduar me Xhuljan Hoxhën për vrasjen që kishte bërë, që për mua ishte masakër jo vrasje, pasi e kishte qëlluar disa herë me thikë.

Pasi dështuan që ta përfshinin Bujar Çelën në vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke i faturuar armën e krimit, u vendos që ai të vritej. Por plani i parë dështoi. Në një moment atentatorët u tërhoqën.

Erion Alibej: Bujar Çela, vëllai i Talo Celës, ishte njeriu më i afërt i tij. Ka qenë taksist. Kemi pasur informacion edhe nga Eljo Bitri. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit e vendosa unë dhe e diskutova edhe me Nuredinin që armëm e krimit të vrasjes ta vendosim te shtëpia e Bujar Çelës. Shtepinë ia dija se kisha informator pranë tyre. Bujar Çela kishte një pikë shumice, ndërsa Xhulian Hoxha shkonte atje. Nuk arritëm që Xhuliani të merrte një qese apo diçka që kishte prekur Bujari me dorë për gjurmët. Donim ta groposnim pranë shtëpisë, të krijonim përplasje mes tyre. Me anë të policit Palushi, që njihja, do t’i tregoja atij që e ke armën te shtëpia e Bujarit por nuk arritëm t’ia bënim këtë. Vendosëm që Bujarin ta ekzekutonim. U angazhua Henrik Hoxha dhe ata komunikonin me Nuredinin. U angazhua kushoja me nipçen për ta vrarë Bujar Çelën. S’e di pse u tërhoqëm në atë kohë se ishte objektiv shumë i thjeshtë.

Vrasja e vëllait të Talo Çelës, u realizua pasi u ekzekutua miku i Nuredin Dumanit, Klavis Kapllani. Alibej tregon se si i ka orientuar lëvizjet e atentatorëve, duke qenë se i vinte në ndihmë radioja e Policisë dhe përmes saj kontrollonte se cilat rrugë ishin më të sigurta.

Erion Alibej: Për vrasjen e Bujar Çelës u nisën direkt pas vrasjes së Kapllanit, shokut të Nuredinit. Çunat e Fushë – Krujës i kanë sjellë Nuredinin dhe një makinë pune. Një person i pa çunat e Fushë – Krujës me maska dhe janë trembur e kanë ikur për një moment. Pasi janë rikthyer, janë afruar dhe e kanë qëlluar. Pasi e kanë vrarë ka shkuar Nuredini, janë larguar dy makinat. Kanë ikur të gjithë më pas me një “E Class” direkt për Fushë – Krujë. Kisha radio policie dhe i thash ik direkt drejt se e ke rrugën bosh. Me telefonon Agim Lleshi dhe më thotë Erjon a je në gjumë ? Po i thash. Ai me tha se kanë vrarë vëllain e Talo Çelës. Nuredini rrinte tek një hotel që ia kishte siguruar Bes Xhixha. Nuredini më ka thënë dhe i kam çuar 60-70 mijë euro nuk e mbaj mend shumën. E kam çuar në afërsi të Vorës, pranë një karburanti. Të nesërmen më vjen një autokolonë Policie. Nuk kam bërë rezistencë.

Në një moment, rrëfimi i Erion Alibejt ndërpritet nga të pandehurit e pranishëm në sallë, Enver Diva dhe Xhulian Hoxha.

I pandehuri Enver Diva: A i ke parë vetë apo t’i ka thënë Nuredin Dumani?

I pandehuri Xhulian Hoxha: Si e ka marrë informacionin? Kam qenë në shtëpi, s’kam qenë kurrë afër Bujar Çelës, se kam qenë në burg në atë moment.

Alibej ka vijuar rrëfimin e tij, duke shpjeguar edhe rolin e personazheve nga Fushë-Kruja, por edhe emrat e atyre që e morën përsipër fillimisht vrasjen e Bujar Çelës e më pas u tërhoqën.

Erion Alibej: Nuredini ka qenë organizatori i gjithçkaje, përveç Regis Runajt. Unë i kam ofruar gjithçka që ai kërkonte. Çunat e Fushë – Krujës, Besin dhe Verin s’i kam parë kurrë. Kur u ekzekutua Kapllani, çunat e Fushë – Krujës kanë pasur informacion. Nuredinin e strehoja te një pallat pranë shtëpisë time në atë kohë kur u vra Kapllani. Ishte shtëpia e vjehrrit të Arjan Spahiut. Ka folur atë natë Nuredini me çunat e Fushë – Krujës. I thashë largo makinën me çunat e Fushë – Krujës nga aty poshtë pallatit se do ju ngecin edhe vrasjen e Kapllanit. Kur Nuredini i mori të dy, i mori si ekzekutorë. Nuk ndaheshim kurrë çunat e Fushë – Krujës nga njëri – tjetri. Ne kemi folur me Xhulian Hoxhën pa qenë i arrestuar. Ka qenë puna e parë me Bujar Çelën, që e mori përsipër Skerdi Tase dhe kushoja, Enrik Hoxha që pastaj u tërhoqën.

Ndonëse ishte arrestuar, Erion Alibej shpjegon se edhe në paraburgim ka vijuar të mbajë kontakte me Nuredin Dumanin, me të cilin komunikonte përmes një telefoni që kishte SKY dhe kishte arritur ta fuste brenda. Madje shpjegon se ka qenë ai, i cili e ka orientuar Nuredin Dumanin që të shkonte në Kukës, tek miku i tij Bujar Gërmizi.

Erion Alibej: Xhulian Hoxhën e pajisa me Encrochat dhe me SKY. E kisha angazhuar Xhulian Hoxhën për lëvizjet e Bujar Çelës dhe për të marr diçka që Bujari i kishte prekur në mënyrë që t’ja ngecnim vrasjen e Ramazanit. Xhulian Hoxhës s’i kam thënë kurrë që do e vras Bujarin por besoj se e ka marrë vesh se pse po ja kërkoja informacionet. Xhulian Hoxhës nuk mbaj mend sa i kam dhënë, por i kam dhënë shpesh para. Sistematikisht. Mi jepte infot me enchro. Këto info i ndaja me Nuredinin. Ne donim info në kohë reale se nuk mundej Nuredini. Edhe Nuredini e dinte se ku i merrja infot për Bujar Çelën. E dinte që unë kisha Xhuljan Hoxhën informator. Familja e Nuredinit ishte aty. E kisha nën kontroll. Xhulian Hoxhës s’i kam folur kurrë për Nuredinin. Armët i siguroja unë. Te ky episod i kam dhënë pistoletë Nuredinit. Por ai ka pasur edhe vetë armë. S’më kujtohet mirë si armë. Nuredini ma ka shpjeguar edhe se si ndodhi historia. Pas krimit Nuredini ka qëndruar në Fushë – Krujë në një hotel te çunat e Fushë – Krujës. Kam folur me Nuredinin në SKY. Kam arritur ta marr aplikacionin edhe në paraburgim. Me anë të një shokut tim e kam çuar Nuredinin në Kukës tek Bujar Gërmizi, një mikun tim atje.

Ndoshta i bindur se shumë njerëz që kishte afruar pranë vetes për planet e tij, në një moment do i dilnin nga fjala, ashtu siç kishte bërë edhe me Nuredin Dumanin, duke e regjistruar bisedën me të, në të njëjtën formë Erion Alibej kishte vepruar edhe me të tjerë. Edhe Xhulian Hoxhën, që ai thotë se e informonte për gjithçka e kishte regjistruar. Kërcënimeve të tij se do të fliste e do tregonte gjithçka, Alibej i kishte paraprirë duke e përgjuar e më pas gjithçka ua ka dhënë prokurorëve.

Erion Alibej: Xhulian Hoxhës i kam dhënë vetëm pagesa sistematike. Për vrasjen e Bujar Çelës nuk i kam dhënë se ka qenë në burg. Pagesat ia kam dhënë sistematiksht me data fikse ose kur i kërkonte për informacionet që më jepte. I kam dhënë edhe bashkëshortes së tij pagesa. Madje ky më kërcënonte, më thoshte do flas e të tilla gjëra. Dhe i kam çuar familjarë të mitë, e kam incizuar madje në makinë për kërkesën e lekëve, ia kam dhënë edhe prokurorëve këtë përgjim. Familjarë të mitë e kanë përgjuar kur i jepnin lekët. Xhuliano Hoxha më informonte për gjithçka. Për Talo Çelën, Xhuliano Hoxha ka pasur dijeni se unë doja ta vrisja. Unë flija dhe zgjohesha me idenë për të vrarë Talo Çelën. Se ato trimat e Dubait nxirrnim të tjerët në rrugë. I hodhën në rrugë si qen. Në lidhje me Bujar Çelën i kam kërkuar çdo informacion, çdo veprim. Më ka çuar foto dhe të dhëna. Ia kam shpjeguar Xhulianos.

Teksa dëgjonte rrëfimin e Alibejt në sallën e gjyqit, Xhulian Hoxha, i pranishëm si i pandehur, e ndërpret me pretendimin se nuk ka lidhje me ato që thotë. Madje kërkon që të zbardhen këto biseda, duke thënë se Alibej kërkon ta përplasë me shokët e tij të fëmijërisë.

Xhulian Hoxha: Zbardhni bisedat e mija me Erionin. Nuk kam të bëj. Se për Bujar Çelën është një person tjetër, Halili, dhe ka bërë deklarime. Për çdo ngjarje keni dvr-në e kamerave të shtëpisë time. Dhe me bisedat unë kam qenë në shtëpi, s’kam qenë mbrapa askujt. Kam qenë në shtëpi. Unë kam qenë shok me atë dhe ai ka mllef me mua. Ai thotë që s’më ka njohur, unë jam rritur me të. Nuk kam lidhje fare, hapni të dhënat. Më jepni 300 vite burg plus nëse kam lidhje me këtë. Ky kërkon të më përplasë mua me shokët e fëmijërisë time. Ky këtë do. Unë kam qenë edhe dy muaj burg. Ky do të më fusë mua në hasmëri me miqtë e fëmijërisë.

Në rrëfimin e tij, Erion Alibej i kthehet herë pas here asaj që e rëndon më shumë. Vrasjes së vëllait, por edhe kurthin që u ishte ngritur me pretendimin e humbjes së 50 kilogramëve kokainë, që me gjuhën e trafikantëve quhet “gol”. Madje duke dashur të përforcojë edhe më shumë idenë se kjo është një e pavërtetë e “shpikur” për të nxitur hakmarrjen, ai nxjerr në skenë një emër të rëndësishëm në fushën e narkotrafikut, siç është Dritan Gjika. Një emër që në Shqipëri rezulton i pa skeduar, por ndërkohë kishte një peshë të madhe për autoritetet europiane dhe ato të Amerikës së Jugut. Dritan Gjika u arrestua më 26 maj 2025 në Dubai dhe konsiderohej si një nga grosistët më të mëdhenj të kokainës në Ekuador e më gjerë. E pikërisht me këtë personazh Alibej thotë se ishte lidhur ai dhe i vëllai, Endriti. Derisa në një moment, gjithçka që fitoi e humbi, duke mbetur pa asgjë.

Erion Alibej: Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me drogë normalisht, por s’kemi qenë përzier kurrë me vrasje. Kemi pasur njeriun më te rëndësishëm. U lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty. Këta njerëz kishin përgjegjësinë e nxjerrjes nga Porti i Mersinit. Ngarkesa u sekuestrua dhe nuk u arrit të nxirrej se mu vra vëllai dhe turku, miku ynë. Ngarkesa arriti rreth dy javë pas vrasjes. Kjo ka qenë për të na nxjerrë jashtë loje. Këtë interes e kanë pasur shumë. Më shkatërruan edhe nga ana ekonomike. Shkova deri për bukën e gojës. Por unë e nxirrja veten sikur kisha shumë lekë por ndërkohë s’kisha asgjë. Me dy shokë që kisha lidhja, një punë në Angli kam punuar shumë me kokainë, u përmenda në të gjithë Londrën. Më dhanë mundësi pune atje. Gjithçka që fitoja i shkriva, gjithçka. Merresha me sigurinë time dhe me planet. Nga shtëpia i bëja punët me telefon. Ka shumë njerëz që me kanë mbet miliona euro borxh. Është shpifje se Çopjat thonë që u bë gol nga Endriti për 50 kg. Ata bënë shumë lekë me këtë ngjarje.

Në një kohë që në Gjykatën e Posaçme zhvillohen seancat e dosjes “Plumbi i Artë”, personazhe që janë përfshirë në krime që po rrëfehen nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, po vijojnë të ekstradohen nga Dubai. Tashmë duket se edhe kështjella e tyre e fundit që strehoheshin pas krimeve, nuk është më e sigurt për ta. Më 19 qershor 2025, ishte radha e ekstradimit të 3 të kërkuarve, që konsiderohen “ushtarë” të Talo Çelës. Ado Xhika, i njohur edhe me emrat Ado Cërriku apo Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi, iu dorëzuan Interpol Tiranës nga Interpol Abu Dabi.

Për Ervis Dakën, 38 vjeç, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin shtetasin Kei Pikun, në lidhje me lëvizjet e tij. Gjithashtu, akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut, pjesë e grupit Alibej. Nga ana tjetër, ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, të shumëkërkuarit Talo Çela.

Nga ana tjetër, e njëjta masë sigurimi është vendosur edhe për 39-vjeçarin Maksim Koçi, i akuzuar po ashtu për veprat penale që akuzohet edhe Ervis Daka. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Klevis Kapllanit dhe në atentatin ndaj Irfan Azizit, si dhe ka siguruar kushtet e mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Ardian Çollakut. Edhe Koçi dyshohet se ka ndihmuar për t’u fshehur Talo Çelën. Nga ana tjetër, për 40-vjeçarin Ado Xhika, Gjykata e Posaçme ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Për rreth 2 vjet ai gjithashtu ka ndihmuar Talo Çelën, duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë, si dhe e ka shoqëruar për të dhënë një intervistë.

Por rrëfimi i Erion Alibejt nuk ka mbaruar. Në seancat në vazhdim ai do dëshmojë edhe për shumë episode të tjera. Ndoshta edhe për shumë plane të dështuara që ai ka dijeni si urdhërues, por edhe si objektiv atentatesh, që për arsye të ndryshme nuk kanë ndodhur.

Ashtu si disa dosje të tjera të SPAK, edhe nga dëshmia e Alibejt zbulohet se si lidhen aleancat në botën e krimit, për hakmarrje, para, drogë, miqësi dhe armiqësi të përbashkëta. Se si krimi tregon dhëmbët në mënyrën më të ashpër e ndonjëherë edhe më të pabesë. Ndërton aleanca që funksionojnë mbi tradhti. Me njerëz që shesin njeri-tjetrin. Me njerëz që arrijnë të drejtojnë “punët” nga arratia, madje edhe nga burgu. Me njerëz që pranojnë të vrasin armikun dikujt vetëm sepse ka mik armikun e tij.

Intriga që zbulohen nga bisedat që dhjetëra persona kanë zhvilluar përmes aplikacionit SKY, zbulohen edhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, në këtë rast edhe nga Erion Alibej. Nga të gjitha planet çfarë dalin seancë pas seance në Gjykatën e Posaçme, kuptojmë se disa njerëz jetojnë vetëm për të vrarë dhe janë gati të paguajnë miliona euro që dikush të mos jetojë më.

Ashtu si bisedat në SKY, edhe dëshmitë e të penduarve, zbulojnë fijet që lidhin krimin në Elbasan, Shkodër, Fushë-Krujë e më tej. Zbulojnë marrëveshje të ndërtuara mbi intriga, pabesi, pa norma e rregulla. Krime që lënë pas betime për hakmarrje e që shkaktojnë viktima, në ndonjë rast edhe rastësisht. /Emisioni “Gjërat Tona”

 

The post Lufta për pushtet/ “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal në Valencia, arrestohen shqiptarët

By: user 5
19 June 2025 at 18:49

Autoritetet e Venecias kanë ‘çmontuar’ në grup kriminale që merrej me prodhimin dhe trafikimin e kokainës. Sipas mediave të huaja laboratori mund të prodhonte 20 deri në 30 kilogramë kokainë në ditë.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 25 persona përfshirë krerët e organizatës kriminale. Të arrestuarit janë 12 me kombësi kolumbiane, 9 spanjollë, 2 shqiptarë, një meksikan dhe një italian. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 38 kilogramë kokainë, makineri për prodhimin e kokainës, 87 gramë hashash dhe 94 gramë marijuanë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe armë zjarri, së bashku me 30 karikatorë dhe deri në 1,000 fishekë, një silenciator, një armë trullosëse, më shumë se 32,000 euro kesh, pothuajse 39,000 euro të falsifikuara, 5 makina luksoze, si dhe 28 telefona dhe dokumente të ndryshme.

Operacioni filloi në korrik 2024 me zbulimin e një kompanie spanjolle të dyshuar për kontrabandë narkotikësh në Spanjë nëpërmjet portit të Valencias. Kjo kompani kishte marrëdhënie biznesi me një eksportues me një histori të gjatë të trafikimit të drogës. Kompania nën hetim bëri importin e saj të parë të tulit të frutave të ngrira në gusht të po atij viti.

Që nga ai moment, hetuesit monitoruan dhe kontrolluan operacionet e saj, duke vazhduar të hulumtonin strukturën ekonomike të njësisë dhe aktivitetet e administratorit të saj, të ardhurat e të cilit me sa duket ishin të kufizuara në përfitimet e papunësisë, pavarësisht faktit se ajo financonte operacione ndërkombëtare të importit të kontejnerëve.

Në dhjetor 2024, kompania bëri një import të dytë të tulit të ngrirë të mishit, të cilin e ruajti në një depo të ftohtë pranë Valencias, pasi i mungonte infrastruktura për të trajtuar ngarkesën. Në fillim të shkurtit, administratori i kompanisë organizoi largimin e mallrave nga kjo depo. Pjesa më e madhe e tulit iu dërgua një shpërndarësi ligjor, por fuçitë që përmbanin tul guava mbetën në depo, dhe administratori tregoi se ato do të largoheshin të nesërmen.

The post Goditet grupi kriminal në Valencia, arrestohen shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

Goditet grupi kriminal në Lezhë/ Dy të arrestuar, 12 të tjerë nën akuzë

By: user 11
7 June 2025 at 15:38

Policia e Lezhës ka goditur një grup të rinjsh që dyshohet se janë të përshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike të forta, përfshi edhe ato sintetike si ekstazi e MDMA. Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një aksioni janë arrestuar 2 prej tyre dhe 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë E J., 25 vjeç, dhe E S, 32 vjeç, dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për; A D., 24 vjeç, S G., 35 vjeç, B M., 22 vjeç, C. U., 36 vjeç, A. T., 22 vjeç, F G., 24 vjeç, S R., 28 vjeç, K Z., 28 vjeç, D. K., 38 vjeç, E. S., 30 vjeç, F. A., 35 vjeç dhe S. A., 34 vjeç”, bëri me dije policia vendore.

Policia sqaroi se gjatë kontrollit fizik të tyre dhe të automjeteve me të cilat lëviznin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuara narkotike, kanabis, ekstazi, kokainë dhe MDMA. Hetimet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

The post Goditet grupi kriminal në Lezhë/ Dy të arrestuar, 12 të tjerë nën akuzë appeared first on Lapsi.al.

Goditja e bandës shqiptare, SPAK: Trafikuan drejt Finlandës 400 kg amfetaminë dhe 500 kg kanabis e kokainë

3 June 2025 at 16:46

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin e kryer së bashku me autoritetet finlanedeze ku goditën një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike, pas dy vitesh hetimesh. Në total janë lëshuar 11 masa sigurie, ku janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, teksa grupi kriminal shqiptar […]

The post Goditja e bandës shqiptare, SPAK: Trafikuan drejt Finlandës 400 kg amfetaminë dhe 500 kg kanabis e kokainë appeared first on BoldNews.al.

Ndihmonin në lëvizje të paligjshme jashtë vendit, zbulohet grupi kriminal në Ukrainë

27 May 2025 at 11:09

Një grup kriminal ndërrajonal është zbuluar nga autoritetet ligjzbatuese në rajonin e Ternopilit, i cili kishte ngritur një skemë të organizuar për të ndihmuar shmangësit dhe ushtarakët që dëshironin të largoheshin nga shërbimi.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm,  grupi i organizuar kriminal ndihmonte në arratisje të qëllimshme dhe në transferime të paligjshme jashtë vendit, kundrejt pagesave.

Hetimet zbuluan se në qendër të kësaj skeme qëndronin biznesmenë nga rajoni i Chernivtsi-t, të cilët bashkëpunonin me një avokat nga Lviv, një banor të Ternopilit dhe pesë persona të tjerë nga Bukovyna. Nëpërmjet bashkëpunimit të tyre, ushtarakët nxirreshin në mënyrë të paligjshme nga njësitë ushtarake, qendrat e stërvitjes dhe madje edhe spitalet ushtarake, për t’u transportuar më pas në mënyrë të paligjshme drejt Rumanisë dhe Moldavisë, jashtë pikave zyrtare të kalimit kufitar.

Në total, grupi përbëhej nga nëntë persona. Ata i afroheshin ushtarakëve që kërkonin të braktisnin shërbimin dhe i bindnin ata për arratisje duke u premtuar se nuk do të shpalleshin në kërkim dhe se do të liroheshin nga detyrimet ushtarake. Kjo, sipas tyre, ishte e mundur falë lidhjeve të tyre të pretenduara me komandën ushtarake.

Autoritetet kanë nisur procedurat penale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar përmasat e plota të aktivitetit kriminal.

The post Ndihmonin në lëvizje të paligjshme jashtë vendit, zbulohet grupi kriminal në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Goditja e grupit të “Pojës”/ SPAK: Janë 3 organizata, 40 episode trafiku droge të dokumentuar

21 May 2025 at 19:16

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatl zyrtare për mediat në lidhje me operacionin e përbashkët me Antimafian italiane, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me bazë në Durrës. Krerët e grupit kriminal dyshohet se janë Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, […]

The post Goditja e grupit të “Pojës”/ SPAK: Janë 3 organizata, 40 episode trafiku droge të dokumentuar appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga operacioni/ Grupi kriminal përdorte në biseda pseudonime për çdo anëtarë

By: user7
21 May 2025 at 14:59

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura” që po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet ndërsa janë zbuluae detaje se si anëtarë e këtij grupi kriminal i drejtoheshin njëri-tjetrit.

Në bisedat e përgjuara zbulohet se anëtarët e grupeve kishin etiketime të ndryshme për anëtarë të ndryshëm të bandës ndërsa disa prej tyre kishin më shumë se një pseudonim. Adi Coba, person që u bë shkak për nisjen e hetimeve etiketohej me emrat, detto “Bazholi”, “bisha”, “i shëndoshi”, “cigani”.

Francesca Caputtim shtetase italine pjesë e këtij grupi njihej me pseudonimin “Gjyshja”, ndërsa ‘halla’ ishte Serafina Palazzo. Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimet “Nuro”, “Pacurri”, “Cigani”, “Blaki” ose “Dino” . Rigels Presi, njihej ndryshe me pseudonimet “Gelsi”, “Seriali” ose “Miki”. ‘Ati i asaj’ është një tjetër pseudonim i vendosur ndaj një shtetasi italian, pjesë e grupit kriminal, Giovanni Signorile.

Operacioni i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe Autoritetet Shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe Policisë së Shqipërisë. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Bëhet me dije se urdhra për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme janë ekzekutuar gjithashtu në Shqipëri dhe Itali, ndërsa vlera e tyre arrin në disa milionë euro. Hetimet janë pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut që synon luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat lëvizin sasi të mëdha heroine dhe kokaine midis Ballkanit, Evropës Veriore dhe Puglias.

The post Detaje nga operacioni/ Grupi kriminal përdorte në biseda pseudonime për çdo anëtarë appeared first on Lapsi.al.

Goditet grupi kriminal në Tiranë, shkaktuan dëm financiar mbi 3 milionë euro

13 May 2025 at 17:31

Operacioni ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, ka përfunduar me sukses në Shqipëri, në kuadër të një hetimi të gjerë që përfshiu disa shtete, përfshirë Gjermaninë, Qipron, Izraelin dhe Shqipërinë.

Në Tiranë, autoritetet sekuestruan mijëra euro dhe pajisje të ndryshme që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.

Gjatë operacionit, u ushtruan kontrolle në tri ambiente, ku u sekuestruan prova materiale, përfshirë aparate celularë, një laptop, një njësi kompjuterike, një USB, një hard disk i jashtëm dhe një shumë prej 40,020 eurosh.

Ky aksion u realizua pas një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane dhe ka pasur si objektiv zbardhjen e një grupi kriminal të strukturuar, i cili dyshohet se ka mashtruar më shumë se 100 viktima përmes një platforme të rreme investimesh online, duke shkaktuar një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditet grupi kriminal në Tiranë, shkaktuan dëm financiar mbi 3 milionë euro appeared first on Euronews Albania.

Grupi kriminal hakeroi SPAK! Prokurorët kanë pyetur 72 persona, dy mbahen në burg

By: Oldi
19 April 2025 at 12:15

Deri më tani, SPAK ka marrë në pyetje si deklarues 72 shtetas për rrjedhjen e të dhënave të hakeruara nga tre email-e prokurorësh dhe që i dyshuari Arnold Rrokaj ia shpërndau të arrestuarit tjetër, Zambak Gjoni, një ish-zyrtar i burgjeve në vend. Teksa të dy janë lënë në burg, Apeli pritet të shqyrtojë më 22 […]

The post Grupi kriminal hakeroi SPAK! Prokurorët kanë pyetur 72 persona, dy mbahen në burg appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Winter” në Kavajë/ Jepen masat e sigurisë për 13 të arrestuarit

By: lia rda
26 February 2025 at 15:13

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 13 personat që ranë në pranga dy ditë më parë në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Winter” në Kavajë.

Mësohet se ata përveç sasisë së kokainës dhe kanabisit, që shisnin në doza kryesisht pranë shkollave, u janë sekuestruar edhe tre silenciatorë si edhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit.

Masat për të arrestuarit:

  • 4 shtetas – Arrest në burg
  • 1 shtetas – Arrest në shtëpi
  • 7 shtetas – Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit
  • 1 shtetas – Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

Njoftimi i plotë:

  1. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim A.Xh, i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  2. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim A.Xh atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
  3. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim K. V. i i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  4. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim K. V.atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
  5. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim E. D., i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  6. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim E. D. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dy herë në muaj të hënën e parë dhe të tretë të muajit ora 10.00 të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
  7. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. L., i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  8. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. L. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire 2 herë në muaj” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
  9. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim B. D. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  10. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim B. D. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i  KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonjë masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
  11. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim A. Sh. i biri i Arben dhe i Orkida, i datelindjes 12.06.2002, lindur dhe banues ne Lagja nr 1 Kavaje, i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  12. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim A. Sh. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër.
  13. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. Sh. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  14. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim Rei Shaba atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
  15. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim R. K. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  16. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim R. K. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësire” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
  17. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim E. M. i i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  18. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim E. M. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore një herë në muaj, të hënën e parë të muajit ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i këtij shtetasi nëse nuk mbahet me ndonj masë tjetër ose për ndonjë shkak tjetër
  19. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin nëhetim B. B. i dyshuar per vepren penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike“parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.
  20. Caktimin e masës sigurimi ndaj personit nënhetim Be. B. atë të “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” 2 herë në muaj të parashikuar nga neni 234 të K.Pr.Penale dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i   KPP.

VIDEO/ Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen dy persona dhe 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)

By: V K
21 February 2025 at 11:38

Këtë të premte, Policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen e armëve të zjarrit. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Fatjon Kodra dhe Elton Kaci, ndërsa janë shpallur në kërkim Florjan Aliu dhe Enea Zira.

Gjatë aksionit, u parandaluar një rast i shitjes së armëve dhe u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, 2 armë pistoleta dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se ishin destinuar për t’u shitur në Tiranë dhe Krujë.

Grupi kriminal dyshohet se ka operuar në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Thumanë, duke shpërndarë armë zjarri.

 

 

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera me metoda proaktive, në kuadër të një procedimi penal të nisur për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Heliks”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit:

F. K., 18-vjeç dhe E. K., 49-vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit F. A., 28- vjeç dhe E. Z., 28-vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, shitnin armë zjarri në Tiranë, në Fushë Krujë dhe në Thumanë.

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post VIDEO/ Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen dy persona dhe 2 të tjerë në kërkim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Shkatërrohet grupi kriminal i gjobëvënësve në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë

14 February 2025 at 22:40

Një grup kriminal është shkatërruar nga policia greke, i cili ishte përfshirë në gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, mes të cilëve 3 shqiptarë, njëri prej tyre pjesë e grupit famëkeq “Lions”. Ndaj 5 të arrestuarve janë ngritur akuza për organizim kriminal, tentativë gjobvënieje, dhunë ndaj zyrtarëve dhe personelit gjyqësor […]

The post EMRAT/ Shkatërrohet grupi kriminal i gjobëvënësve në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ I shpallur në kërkim në Itali, arrestohet në Durrës pjesëtari i një grupi kriminal

By: Oldi
28 January 2025 at 10:05

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Latitant”, duke kapur dhe arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Shtetasi i arrestuar, Erjon Meshi alias Arjon Mema 32 vjeç, është kërkuar nga autoritetet italiane për akuzat e “Mbajtjes së paligjshme, shitjes, prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrjes […]

The post EMRI/ I shpallur në kërkim në Itali, arrestohet në Durrës pjesëtari i një grupi kriminal appeared first on BoldNews.al.

Policia greke godet grupin kriminal, arrestohen 23 persona! Mes tyre edhe shqiptarë

By: Ardit
16 December 2024 at 15:22

Policia greke po zhvillon një megaoperacion që ka për synim goditjen e një grupi kriminal. U bë me dije se janë dhjetra urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria për grupin kriminal të përfshirë në tentativë vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me zjarr, plagosje si dhe cështje droge e armësh. Deri tani janë arrestuar […]

The post Policia greke godet grupin kriminal, arrestohen 23 persona! Mes tyre edhe shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi i køkainës në Greqi, 45 kg në kontejnerin me banane nga Amerika Latine

By: user 11
16 December 2024 at 10:57

Autoritetet greke të Antidrogës në Selanik, kanë arrestuar katër persona anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare, të cilët janë përfshirë në transportin dhe trafikimin e një sasie droge, 45 kg kokainë, nëpërmjet një kontejneri nga Amerika Latine drejt Greqisë, konkretisht në Portin e Selanikut.

Bëhet fjalë për katër të huaj, të moshave 32, 34, 36 dhe 44 vjeç, ndërsa në dosjen e krijuar janë përfshirë edhe persona të tjerë të paidentifikuar, anëtarë të grupit shumëkombësh.

Nga hetimi dhe verifikimi i provave përkatëse, survejimi i profileve të përfshirëve dhe zhvillimi në nivel operacional i teknikave speciale të hetimit, u konstatua struktura e organizatës kriminale, karakteri i saj transnacional dhe veprimtaria kriminale e anëtarëve të saj.

Nga fillimi i nëntorit 2024, të pandehurit kishin krijuar dhe iu bashkuan një organizate kriminale, me natyrë transnacionale, e cila ishte aktive në trafikun e sasive të konsiderueshme droge (kokainë) nga Amerika Latine drejt Evropës.

Për të arritur qëllimin e tyre, anëtarët e organizatës kriminale përdorën rrugën detare, duke fshehur ngarkesat e kokainës në kontejnerë frigoriferë me banane.

Përveç kokainës të arrestuarve iu gjet dhe iu konfiskua shuma prej 1450 euro dhe 658 dollarë, 4 pajisje celulare dhe mekanizmat e gjurmimit dhe lokalizimit (GPS) .

Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet në bashkëpunim me autoritetet homologe të vendeve të tjera vazhdojnë.

 

The post Goditet grupi i køkainës në Greqi, 45 kg në kontejnerin me banane nga Amerika Latine appeared first on Lapsi.al.

SPAK “godet” në Elbasan, lëshohen 21 masa sigurie, pranga për ish-gjyqtarë e zyrtarë policie

26 November 2024 at 08:35

Prokuroria e Posaçme SPAK goditi të hënën një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare, që bërthamën e saj shqiptare e kishte të përqendruar në Elbasan.

Në totalin e 21 masave të sigurisë të caktuara nga GJKKO për këtë hetim radhiteshin edhe ish-gjyqtarë e ish-zyrtarë të lartë të Policisë, që dyshohet të kenë favorizuar anëtarët e grupit, lidhje miqësore të të kërkuarit nga drejtësia Suel Çela, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi zyrtar SPAK konfirmoi lëshimin e 18 urdhër-arresteve, një pjesë e të cilëve u ekzekutua, një masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe dy masa “detyrim për paraqitje”. Sipas burimeve jozyrtare, në pranga përfundoi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, që prej disa muajsh vuante një masë sigurie “arrest në shtëpi” si e dyshuar në një tjetër hetim të SPAK.

Masë e re sigurie iu komunikua edhe Dedan Gjonit, ish-shefit të Komisariatit të Policisë nr.6, aktualisht në paraburgim si anëtar i një grupi kriminal. Përveç masave të sigurisë, Gjykata e Posaçme lejoi edhe një sërë kontrollesh në banesa apo biznese të lidhjeve të afërta të Suel Çelës, si edhe në banesat e dy ish-gjyqtarëve të Elbasanit.

SPAK tha se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është mbështetur nga Europol dhe agjencitë e tjera ligj-zbatuese shqiptare dhe evropiane. Për të njëjtin hetim, Gjykata e Posaçme caktoi masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

SPAK nuk sqaroi akuzën që rëndon ndaj tyre, apo arsyen e caktimit të masës së sigurisë. Pasditen e së hënës, Hoxha e Qyno mbërritën në SPAK ku pas një orë qëndrimi u larguan teksa mbanin në duar akte dhe pajisje elektronike që u ishin sekuestruar më parë. /Telegrafi/

The post SPAK “godet” në Elbasan, lëshohen 21 masa sigurie, pranga për ish-gjyqtarë e zyrtarë policie appeared first on Telegrafi.

Trafik droge dhe klandestinësh drejt Greqisë, goditet grupi kriminal në Gjirokastër

By: fra nc
14 November 2024 at 11:40

Një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa drejt Greqisë dhe ndihmonte emigrantët për të kaluar ilegalisht kufirin, kundrejt pagesës, është goditur në një operacion të gjerë policor të finalizuar nga policia e Gjirokastrës. Ky grup është hetuar për më shumë se një vit, duke përdorur metoda proaktive të hetimit dhe duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë për 6 shtetas, të cilët janë akuzuar për trafikim narkotikësh dhe ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme, përfshirë shuma të mëdha parash, municione dhe dokumente të falsifikuara.

Grupi kriminal kishte një strukturë të mirëorganizuar dhe dyshohet se ka ndihmuar emigrantët të kalonin kufirin Greqi-Shqipëri përmes rrugëve të paligjshme, ndërsa në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në trafikimin e lëndëve narkotike për të siguruar financa.

Shtetasit e arrestuar:

  • P. L., 49 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për “Trafikimin e narkotikëve” dhe si organizator i veprës penale.
  • Y. Ç., 55 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve”.
  • V. Z., 52 vjeç, banues në Libohovë, i dyshuar për “Trafikimin e narkotikëve” dhe “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve”.
  • A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar për “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve”, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për një vepër të ngjashme.

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë për dy shtetas të tjerë:

  • V. Ç., 58 vjeç dhe S. Ç., 51 vjeç, të dy banues në Libohovë, të dyshuar për “Trafikimin e narkotikëve”.

Personat e shpallur në kërkim:

  • E. N., 40 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Trafikimin e narkotikëve” dhe “Ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufijve”, i cili aktualisht është i arrestuar në Greqi.
  • A. N., 54 vjeç, K. M., 32 vjeç, A. Sh., 23 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për “Trafikimin e narkotikëve” dhe kanë masën “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trafik droge dhe klandestinësh drejt Greqisë, goditet grupi kriminal në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

❌
❌