Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mish viçi me hudhër dhe makarona: Shije dhe ushqim për familjen

19 July 2025 at 15:45

Mishi i viçit përmban hekur që përthithet lehtë dhe është i rëndësishëm për parandalimin e lodhjes dhe anemisë. Shoqërues i përsosur janë makaronat, të cilat thithin lëngjet e pasura të mishit dhe krijojnë një salcë të parezistueshme

Viçi i butë, i mbushur me hudhër dhe erëza, shkrihet në gojë, dhe përveç se është i shijshëm, ky vakt është edhe ushqyes, që do të thotë se është ideal për të gjithë familjen. Nëse ju pëlqen kuzhina tradicionale, ky gatim do t’ju mahnitë.

Përbërësit:

▪ 1 kg mish viçi (ramstek)
▪ 400 g makarona
▪ 60 g mish i thatë në copë
▪ 1 kokë qepë
▪ 1 karotë
▪ 3 thelpinj hudhre
▪ 1 gjethe dafine
▪ 2 lugë çaji kripë
▪ 1 lugë çaji piper
▪ 1 lugë gjelle përzierje erëzash
▪ 1 lugë gjelle mustardë
▪ 2 lugë gjelle gjalpë
▪ 3 lugë gjelle vaj
▪ 1 degë rozmarine

Përgatitja

Mishin e viçit kriposeni, piperoseni, shtoni përzierjen e erëzave dhe mustardën. Të gjitha përziejini mirë me mishin. Mishin e thatë priteni në shirita dhe skuqeni pak. Me një thikë të gjatë bëni hapësira brenda mishit dhe vendosni aty copat e mishit të thatë dhe thelpinjtë e hudhrës.

Mishin skuqeni në tigan nga të gjitha anët që të mbyllen poret dhe të krijohet një kore e shijshme. Pastaj hiqeni mishin dhe vendoseni në një vend të ngrohtë, ndërsa në të njëjtin tigan kaurdisni qepën dhe karotën. Kthejeni mishin në tigan dhe përmbi hidhni lëng mishi ose ujë të nxehtë. Shtoni degën e rozmarinës dhe gjethe dafine.

Piqeni në furrë në 180 gradë për rreth dy orë.

Makaronat i zieni në ujë me kripë, pastaj i kaloni shkurtimisht në tigan me gjalpë. Sipër shtoni majdanoz të grirë dhe servironi bashkë me mishin e pjekur të mbushur. Kur mishi të jetë pjekur, nxirreni në një vend të ngrohtë, prijeni në feta dhe shërbejeni mbi makarona. Sipas dëshirës, dekoroni me erëza të freskëta.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Mish viçi me hudhër dhe makarona: Shije dhe ushqim për familjen appeared first on Telegrafi.

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

By: Ardit
19 June 2025 at 17:13

Autopsia e kryer sot në morgun e Maceratës ka hedhur dritë mbi vrasjen e shqipares Gentiana Hudhra, e cila u godit në një park të Tolentinos në Itali, nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra në 14 qeshtor në Tolentino, Itali. Sipas mediave italiane, 17 goditje me thikë i shkaktuan hemorragji të brendshme dhe vdekje të […]

The post Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri appeared first on BoldNews.al.

Gentiana Hudhra u masakrua me 17 goditje thike nga ish-burri

By: redi
19 June 2025 at 17:16

Gentiana Hudhra u vra më 14 qershor 2025 në Tolentino nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga doktori Antonio Tombolini në morgun e spitalit të Maceratas konfirmoi se Gentiana ishte goditur 17 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë kokën, shpinën dhe fytin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 45-vjeçarja shqiptare punonte si…

Source

Masakra në Itali/ Gentiana u godit për vdekje nga ish-burri, ekspertiza zbardh detajet

By: gaze tare
19 June 2025 at 17:13

Gentiana Hudhra, 45-vjeçarja shqiptare që punonte si kujdestare në Itali, u vra më 14 qershor 2025 në Tolentino nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga doktori Antonio Tombolini në morgun e spitalit të Maceratas konfirmoi se Gentiana ishte goditur 17 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë kokën, shpinën dhe fytin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja tronditi thellë komunitetin vendas dhe mediat italiane, duke hapur debat për dhunën në familje dhe mungesën e mbrojtjes për viktimat. Pas vrasjes, Nikollaq Hudhra u arrestua menjëherë dhe u përball dje në gjykatën e Maceratas për konfirmimin e arrestimit. Ai u shfaq në video-lidhje nga burgu i Montacutos dhe iu përgjigj pyetjeve të gjyqtares Daniela Bellesi, i mbrojtur nga avokatja Lucia Testarmata.

Në seancë, Hudhra pranoi krimin, duke thënë se veproi për të “çliruar” fëmijët nga ish-gruaja, të cilën e përshkroi si një “monstra” që i keqtrajtonte ata që në moshë të vogël. Ai tha se e kreu aktin në mbrojtje të tyre. Për herë të fundit dy bashkëshortët ishin takuar vite më parë gjatë procedurës së ndarjes, ndërsa kontakti i fundit kishte qenë vetëm disa ditë para vrasjes, kur Gentiana e kishte kërkuar për të folur për një nga fëmijët, raportojnë mediat italiane.

Sipas tij, sëmundjet e shumta dhe stresi i shkaktuar prej ish-gruas ishin shkaku i gjendjes së tij psikologjike. Ai ka ndjekur edhe trajtim psikiatrik në vitin 2021, një vizitë që i ishte rekomanduar nga mjeku i qendrës së konsultimit gjatë ndarjes. Ai posedon dokumentacionin mjekësor, i cili do të shqyrtohet nga prokuroria.

The post Masakra në Itali/ Gentiana u godit për vdekje nga ish-burri, ekspertiza zbardh detajet appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Marshim në vendin ku u vra Gentiana, stolit ku u ul autori i vihet emri i saj

By: user 6
18 June 2025 at 21:48

Rreth 1 mijë persona u mblodhën në vendin ku shqiptari Nikollaq Hudhra vrau ish-bashkëshorten e tij, Gentiana Kopilin pak ditë më parë në Tolentin të Italisë. Në demonstrimin kundër dhunës morën pjesë autoritetet më të larta lokale si kryebashkiaku i Tolentinos Mauro Sclavi, prefektja Isabella Fusiello dhe guvernatori Francesco Acquaroli.

Stolit ku autori u ul pasi qëlloi për vdekje ish-bashkëshoren do të mbajë emrin e Gentianës. Në ceremoni mori pjesë edhe djali i viktimës (foto kryesore) që falënderoi të pranishmit. “Nëna ime ka qenë gjithmonë e sjellshme me të gjithë” – tha djali i 45-vjeçares.

“Dhuna duhet të përjashtohet dhe secili prej nesh në këto beteja duhet të jetë në vijën e parë në mënyrë që ajo që i ndodhi Gentianës të mos ndodhë më kurrë” – tha guvernatori Acquaroli.

Prefektja Isabella Fusiello u shpreh se ngjarje të tilla “janë të mundura të parandalohen. Ligji tani lejon miqtë, fqinjët, të afërmit të raportojnë në mënyrë anonime në polici, për të ndihmuar viktimat”.

Ndër pjesëmarrëset ishte edhe këshilltarja rajonale Linda Elezi, e cila mbajti një fjalë prekëse, duke theksuar se ligjet nuk mjaftojnë për të shpëtuar jetë si ajo e Gentianës. Sipas saj, duhet të punohet më shumë me ndërgjegjen shoqërore dhe respektin për veten e për të tjerët. ©LAPSI.al

The post FOTO/ Marshim në vendin ku u vra Gentiana, stolit ku u ul autori i vihet emri i saj appeared first on Lapsi.al.

I mori jetën ish gruas në Itali, gjykata lë në burg shqiptarin Nikollaq Hudhra

By: user 5
17 June 2025 at 20:46

Arrestimi i Nikollaq Hudhrës, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, i cili rrëfeu vrasjen e ish-gruas së tij, Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, gjithashtu shqiptare, u vërtetua nga gjyqtarja e hetimeve paraprake të Gjykatës së Maceratës, Daniela Bellesi.

Gruaja, me profesion kujdestare, u godit me thikë brutalisht për vdekje të shtunën në mbrëmje, më 14 qershor, në një shesh të vogël në Viale Benadduci, pranë qendrës historike të Tolentinos në Itali.

Hudhra, i ndarë nga viktima tre vjet më parë, u mor në pyetje me anë të një lidhjeje video nga Montacuto në Ancona, ku po mbahet në burg. Gjykatësi gjeti jo vetëm prova serioze të fajit, por edhe rrezikun konkret të përsëritjes së krimit. Pas krimit, burri nuk u përpoq të arratisej: ai u ul në një stol, duke parë trupin e pajetë të gruas dhe priti mbërritjen e karabinierëve.

Gjatë seancës dëgjimore, Hudhra tregoi një qëndrim të ftohtë dhe të pamëshirshëm, duke e quajtur ish-gruan e tij me epitete fyese si “përbindësh” dhe “gjarpër”, duke deklaruar se e vrau atë ‘për të liruar fëmijët e tij’, sipas asaj që avokatja e tij, Lucia Testarmata, raportoi për Ansa-n.

Pikërisht me urdhër të gjyqtarit, do të kryhet një vlerësim mjekësor-psikiatrik për të përcaktuar gjendjen fizike dhe mendore të të pandehurit dhe përputhshmërinë e tij me regjimin e burgut.

Ndërkohë, autopsia mbi trupin e viktimës është planifikuar për të enjten në mëngjes në orën 9:00, në morgun e spitalit në Macerata. Prokuroria mund të vendosë gjithashtu të marrë në pyetje dy fëmijët e çiftit në ditët në vijim, për të mbledhur informacione të mëtejshme mbi mjedisin familjar dhe shenjat e mundshme të dhunës në të kaluarën.

Për të përkujtuar Gentianën dhe për të dërguar një sinjal të fortë kundër vrasjes së grave, Bashkia e Tolentinos ka organizuar një procesion publik me pishtarë për sonte, në orën 21:00 në Piazza della Libertà. Procesioni do të arrijë në Viale Benadduci, ku do të përurohet një stol i kuq, një simbol i luftës kundër dhunës ndaj grave.

The post I mori jetën ish gruas në Itali, gjykata lë në burg shqiptarin Nikollaq Hudhra appeared first on Lapsi.al.

“Ai mendonte se do e helmonte!”, detaje nga vrasja e gruas shqiptare në Itali

By: user 5
17 June 2025 at 18:48

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tolentinon, ku shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, u vra me dhjetëra thika në një park nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

Gentiana, me mbiemrin e vajzërisë Kopili, në vitin 2021 kishte denoncuar ish-burrin e saj, Nikollaq Hudhrën, 55 vjeç, për dy episode dhune gjatë bashkëjetesës së tyre.

Megjithatë, prokuroria e Maceratas në dhjetor të atij viti kërkoi dhe mori mbylljen e hetimeve për këtë rast. Në janar të vitit 2022, pas 20 vitesh martesë, u formalizua ndarja e çiftit, të martuar që nga 8 janari 2002.

Avokati që e mbrojti Gentianën në atë periudhë, Guglielmo De Luca, tha për mediat se Nikollaq Hudhra kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte, madje në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer.

“Ai kishte idenë e fiksuar se ajo e helmonte. Në shtëpi kishte vendosur një zinxhir në frigorifer. Para ndarjes kishte ndryshuar bravën e derës për ta mbajtur larg. Më pas, falë dy kërkesave, i lejoi të kthehej, por e detyronte të flinte në një dhomë të vogël në një divan. I thashë të largohej nga ai burrë, por ajo priti për shkak të shqetësimit për fëmijët”, ka treguar avokati i saj.

Edhe vëllai i Gentianës, Artur Kopili, i cili mbërriti nga Shqipëria në Tolentino pas vrasjes së të motrës, foli për marrëdhënien e motrës me ish-burrin, ku tha se i dinin shqetësimet mes tyre.

“Të gjithë e dinin këtë situatë. Motra ime e kishte denoncuar disa vite më parë ish-burrin, por askush nuk ndërhyri”, tha ai. Ai së bashku me familjarë të tjerë morën pjesë në manifestimin përkujtimor në sheshin ku ndodhi vrasja.

Çifti jetonte në Itali me dy djemtë, Mario dhe Samuel, 21 dhe 23 vjeç. Pas disa vitesh në Belforte, kishin zhvendosur banesën në Tolentino. Pas ndarjes, Nikollaqi u transferua rreth dy vite më parë në Passignano sul Trasimeno, ku punonte në një fermë lokale.

Punëdhënësit e tij tregojnë për të se ishte punonjës i saktë, por kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme.

“Është një punonjës i mirë, shumë i saktë dhe i përpiktë. Puna është e lodhshme dhe rrallë kush qëndron kaq gjatë. Kohët e fundit kishte shfaqur sjellje të çuditshme, por askush nuk mund të imagjinonte një përfundim të tillë. Është e pabesueshme”, është shprehur ai për mediat.

Si ndodhi vrasja?

Sipas hetimeve, të shtunën në mbrëmje, 14 qershor, rreth orës 20:00, Nikollaqi mbërriti me monopatinë pranë ish-bashkëshortes dhe e goditi me një thikë kuzhine me një fije rreth 18 centimetra, duke i shkaktuar rreth dhjetë plagë, dhe më pas e goditi me këmbë.

Pas aktit, 55-vjeçari u ul në një stol pranë trupit të pajetë të ish-gruas, aty ku u gjet dhe u arrestua nga karabinierët e Maceratas dhe Tolentinos, që po vijojnë hetimet nën drejtimin e prokurorit Enrico Riccioni.

Në një seancë dëshmie gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, Hudhra pranoi vrasjen dhe rrëfeu se kishte tentuar të vriste ish-gruan edhe dy herë më parë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivin e përpjekjeve të tjera për vrasje.

Nikollaqi ndodhet aktualisht në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe në gjykatën e Maceratas do të zhvillohet seanca për konfirmimin e arrestimit. Ai akuzohet për vrasje me paramendim, ndërsa ka pranuar se ka provuar edhe më parë ta vriste ish-gruan dhe ka shpjeguar se ka shkuar në vendin e ngjarjes me monopatinë, pasi ajo e njihte makinën e tij.

Në të njëjtën ditë, në orën 12:30, do t’i besohet mjekut ligjor Antonio Tombolini kryerja e autopsisë, për të përcaktuar saktësisht numrin e plagëve dhe ato që rezultuan fatale për Gentianën.

The post “Ai mendonte se do e helmonte!”, detaje nga vrasja e gruas shqiptare në Itali appeared first on Lapsi.al.

Shqiptarja u vra nga ish-burri, vëllai viktimës: E kishte denoncuar për dhunë, askush nuk ndërhyri

By: Ardit
17 June 2025 at 17:52

Disa ditë pasi shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, u vra me thikë në një park nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, detaje të reja kanë dalë në dritë. Mediar italiane shkruajnë se Gentiana në vitin 2021 kishte denoncuar ish-burrin e saj, Nikollaq Hudhrën, 55 vjeç, për dy episode dhune gjatë bashkëjetesës së tyre. Megjithatë, prokuroria […]

The post Shqiptarja u vra nga ish-burri, vëllai viktimës: E kishte denoncuar për dhunë, askush nuk ndërhyri appeared first on BoldNews.al.

Pas akullores me djalin vrau ish-gruan, gazetarja: Si u masakrua shqiptarja në Itali

By: Besnik
16 June 2025 at 18:45

Gjatë një lidhje live në emisionin “People” në Euronews Albania, gazetarja Alba Kepi foli nga Italia lidhur me rastin tragjik në Tolentino, ku një grua shqiptare 45-vjeçare, e identifikuar si Gentjana Hudhra, nënë e dy fëmijëve të rritur, u sulmua dhe u vra në rrugë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, i cili u arrestua.

Gazetarja Kepi solli detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, duke theksuar se përsëri gratë shqiptare mbeten viktima të feminicidit në Itali.

Ajo tregoi aktin ekstrem të ish-bashkëshortit dhe mënyrën se si ai e qëlloi me thikë ish-gruan e tij në mes të qytetit, duke sqaruar se ngjarja ndodhi pak pasi ai kishte konsumuar një akullore me një nga dy djemtë e tij.

Kepi foli edhe për dëshminë e autorit, i cili sipas saj shprehet se kishte fobi se ish-gruaja e tij do ta helmonte atë dhe dy djemtë. Gjithashtu, u përmend edhe dëshmia e djalit të vogël të çiftit, 21-vjeçarit Mario, i cili tha se kishte ngrënë një akullore me babanë dhe nuk mund ta imagjinonte se ai do shkonte ta vriste nënën.

“Është një tragjedi familjare në një familje emigrantësh shqiptarë. Çifti kishte nisur procesin e divorcit në vitin 2021, i cili u zyrtarizua në 2022 dhe prej tre vitesh ishin të ndarë. Ai e vrau me paramendim, pasi në rrëfimin për hetuesit italianë tha se nuk përdori automjetin e tij për të shkuar aty sepse ajo do e njihte dhe do largohej. Ai nxori një monopatinë nga automjeti, mori me vete një set thikash, ku zgjodhi një prej tyre, të madhën me teh prej 18 centimetra, e futi në një qese plastike dhe më pas brenda pantallonave, duke pritur në shesh momentin kur ish-gruaja do kalonte,” tha Kepi.

Gazetarja përshkroi se autori e goditi gruan pas shpinës me mbi 10 goditje thike dhe më pas e shkelmoi, ndërkohë që ajo ishte e mbuluar me gjak në rrugë. Çifti kishte dy djem, 21 dhe 23 vjeç. Ai pranoi se kishte tentuar edhe dy herë të tjera ta vriste atë, por nuk kishte arritur në planin e tij, ndërsa në këtë rast kreu krimin makabër.

1 of 3

Sipas gazetares në rrëfimin e tij, autori tha se mendonte se ish-gruaja po përpiqej ta helmonte atë dhe fëmijët, dhe se ai ishte i detyruar të vepronte kështu për të marrë fëmijët. Ndërsa djali i vogël, Mario, dha dëshminë e tij për policinë, duke thënë se nuk e kishte imagjinuar kurrë se babai do shkonte ta vriste nënën.

Gazetarja sqaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së së dielës ndërsa çifti kanë nga martesa e tyre dy djem, 21 dhe 23 vjeç ndërsa autori ka pranuar se ka tentuar dy herë më parë ta vriste Gentjanën, por që nuk kishte arritur.

Sipas gazetares, shqiptari ishte i fiksuar me idenë se ish-gruaja do ta helmonte, një argument që mbase ai e përdorte edhe si justifikim ndërsa përmëndi një rast kur ai i kishte vendosur zinxhirë dhe frigoriferit për këtë arsye.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas akullores me djalin vrau ish-gruan, gazetarja: Si u masakrua shqiptarja në Itali appeared first on Euronews Albania.

“E mora për akullore… dhe pastaj vrau mamin”: Vrasja që tronditi shqiptarët në Itali

By: gaze tare
16 June 2025 at 18:23

Një ngjarje e rëndë familjare me fund tragjik ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, në një akt të dhunshëm që ndodhi në Passignano sul Trasimeno.

Djali i tyre, Mario, rrëfeu për mediat italiane momentet tronditëse para krimit. “Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin,” tha ai, në një deklaratë që ka prekur mijëra njerëz.

Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, u dorëzua menjëherë pas aktit, duke pritur i qetë karabinierët në një stol pranë vendit të ngjarjes. Në dëshminë e tij, ai pranoi se e kishte menduar vrasjen disa herë gjatë muajve të fundit dhe deklaroi se motivimi ishte “për të shpëtuar fëmijët”.

Krimi ndodhi në rrugë, teksa Gentiana po nisej për në punë. Autori përdori një thikë me teh 18 centimetra, ndërsa prokuroria ka vendosur ta akuzojë për vrasje të rënduar nga marrëdhënia familjare, paramendimi dhe egërsia e aktit.

Çifti kishte dy fëmijë të rritur, të cilët jetonin me të ëmën. Në ditët para ngjarjes nuk kishte asnjë shenjë që tregonte për një rrezik të menjëhershëm. Autoritetet pritet të konfirmojnë arrestimin dhe të zhvillojnë seancën paraprake gjyqësore.

The post “E mora për akullore… dhe pastaj vrau mamin”: Vrasja që tronditi shqiptarët në Itali appeared first on iconstyle.al.

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

By: Ardit
16 June 2025 at 17:45

Dy ditë pasi 45-vjeçarja shqiptare Gentiana Hudhra, u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, djali i çiftit ka rrëfyer përjetimin kur mori vesh ngjarjen tragjike. Gjatë prononcimit për mediat italiane, i riu është shprehur se ishte takuar me të atin para se ky i fundit të shkonte të masakronte me thikë në […]

The post Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e shqiptares në Itali/ Ish-burri mbërriti me skuter, e goditi 10 herë, zbardhet dëshmia

By: gaze tare
16 June 2025 at 11:10

Ja skena tronditëse e këtij femicidi të paramenduar: Gentiana Kopili, 45 vjeçe, theret për vdekje me një thikë rreth 30 centimetra të gjatë, nga ish-bashkëshorti të shtunën mbrëma në Tolentino (në provincën e Maceratës). Asaj i afrohet burri, i cili ishte shfaqur me një monopatinë. Nuk është rastësi që ai, 55-vjeçari Nikollaq Hudhra, shqiptar si ish-bashkëshortja, kishte mbërritur në qendër të qytetit me këtë mjet të pazakontë: po të kishte ardhur me makinë, gruaja “do ta kishte njohur”, ndoshta do të kishte mundur të ikte.

E megjithatë, ajo sulmohet menjëherë me thikë. Disa herë, me egërsi. Gentiana (një kujdestare, ndërsa ish-burri punonte si bujk në zonën e Perugias) bërtet, bie në tokë. Hudhra vazhdon ta godasë me shkelma. Pjesa tjetër filmohet me celularë nga dritaret e disa dëshmitarëve. Burri ulet në një stol, i palëvizur, me shikimin drejt vendit të agresionit. Shfaqet një tjetër burrë, i tmerruar: ecën përpara e mbrapa në ankth pranë trupit, i tronditur dukshëm, ndërsa një dëshmitar tjetër qëndron në këmbë, i ngrirë, me sytë nga agresori i dyshuar, thuajse i paralizuar nga tronditja. “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi karabinierët”, thotë Hudhra. Që vijnë pas pak. E prangosin.

Të dhënat e para e vendosin këtë vrasje në kuadrin e një akti të paramenduar, femicidi i 33-të që nga fillimi i vitit. Ndërkohë, në makinën e tij, sipas një raportimi të detajuar nga Cronache Maceratesi, u gjet një set thikash. Atë me të cilën vrau Gentianën e kishte futur në një qese plastike në tutat që përdor për punë dhe kishte mbërritur në rrugën kryesore Benadduci, ku ndodhi agresioni. Gruaja ishte duke folur në telefon me një shoqe kur u godit për herë të parë nga pas. Në total, goditjet me thikë do të kenë qenë rreth 10.

I marrë në pyetje nga karabinierët dhe i asistuar nga avokatja Lucia Testarmata, ai ka pranuar krimin. Ka rrëfyer se atë ditë e kishte kaluar me djalin e vogël, Mario, 21 vjeç (i madhi, Samuel, është 23). Më pas kishte shkuar në Tolentino për të vrarë Gentianën. Ka deklaruar se e bëri për “t’i çliruar fëmijët. Ajo donte të më helmonte, donte t’i helmonte edhe ata. Duhej t’i çliroja”. E nuk mbaron me kaq: “Ishte hera e tretë që doja ta bëja. E ndoqa me monopatinë sepse ajo e njeh makinën time”.

Një tabllo akuzuese e qartë për hetuesit, të cilët po vlerësojnë nëse do të kryhet një ekspertizë psikiatrike ndaj autorit të rrëfyer, ndaj të cilit është ngritur akuza për vrasje të qëllimshme të paramenduar, e rënduar nga egërsia dhe fakti që ka vrarë një grua. Autori ka kaluar natën e parë në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe të hënën ose të martën pritet të zhvillohet seanca për vlefshmërinë e arrestit. Sipas hetuesve, së fundmi “nuk kishte sinjale për një rrezik të afërt për jetën e gruas”, e cila po shkonte normalisht në punë si kujdestare./Corriere della Sera

The post Vrasja e shqiptares në Itali/ Ish-burri mbërriti me skuter, e goditi 10 herë, zbardhet dëshmia appeared first on iconstyle.al.

Ngjarja e rëndë në Itali/ Zbardhet dëshmia e 55-vjeçarit shqiptar që vrau ish-gruan

By: V K
16 June 2025 at 11:44

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse e ndodhur mbrëmjen e së shtunë në Tolentino, në zonën e Maceratës, Itali.

Kujtojmë se 45-vjeçarja Gentiana, u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, banues në zonën e Perugias dhe me profesion fermer.

Sipas të dhënave nga hetimet, Hudhra e kishte kaluar ditën me djalin e tij 21-vjeçar, Mario. Më pas, ai kishte marrë një skuter – mjet i zgjedhur qëllimisht për të mos u vënë re, pasi viktima “do ta njihte makinën e tij” – dhe ishte drejtuar drejt qendrës së fshatit, në rrugën Benadduci, ku ndodhi edhe sulmi.

Gentiana, që punonte si kujdestare, po fliste në telefon me një mik në momentin kur u sulmua nga pas.

Hudhra e qëlloi me thikë rreth 10 herë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, të cilën e kishte fshehur më parë nën rrobat e punës. Më pas, ai e goditi edhe me shqelma ndërsa viktima ishte përtokë.

Skena e dhunshme u filmua nga disa dëshmitarë përmes dritareve të banesave përreth. Pas aktit të rëndë, autori u ul në një stol pranë trupit të viktimës dhe qëndroi i palëvizshëm.

Një kalimtar u afrua, i tronditur, ndërsa të tjerë dëshmitarë mbetën të ngrirë nga shoku. “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë”, ka thënë Hudhra.

Forcat e rendit mbërritën pak më vonë dhe e arrestuan në vendngjarje.

Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu krimin dhe tha se kishte planifikuar ta vriste ish-bashkëshorten për të “liruar fëmijët e tij”. Madje shtoi:Donte të më helmonte. Unë duhej t’i liroja”.

Hudhra pranoi se ishte përpjekur ta vriste më parë, duke pohuar: “Ishte hera e tretë që doja ta bëja”.

Në makinën e tij u gjetën edhe thika të tjera, ndërsa njëra prej tyre ishte mbështjellë në një qese plastike e futur nën tutat e punës.

Prokuroria ka ngritur akuzën për vrasje të paramenduar, e rënduar nga mizoria dhe nga fakti që viktima është grua.

Hetuesit po vlerësojnë nëse do të kërkohet edhe një ekspertizë psikiatrike për autorin e rrëfyer të krimit.

Nikollaq Hudhra, kaloi natën e parë në izolim në burgun Montacuto të Ankonës. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë pritet të zhvillohet mes ditës së hënë dhe të martë.

Sipas autoriteteve, nuk kishte shenja të menjëhershme që Gentiana të ishte në rrezik, pasi ajo vijonte aktivitetin e saj normal si punonjëse kujdestare.

The post Ngjarja e rëndë në Itali/ Zbardhet dëshmia e 55-vjeçarit shqiptar që vrau ish-gruan appeared first on Albeu.com.

Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari: Kisha tentuar edhe 3 herë të tjera ta ekzekutoja

By: Elva
16 June 2025 at 09:19

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçares shqiptare, Gentiana Hudhra në Itali, nga Ish-bashkëshorti i Nikollaq Hudhra. Hudhra ka bërë me dije se ka tentuar edhe tre herë të tjera për ta vrarë 45-vjeçaren shqiptare, raportojnë mediat italiane. Gentiana, që punonte si kujdestare, po fliste në telefon me një mik në momentin […]

The post Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari: Kisha tentuar edhe 3 herë të tjera ta ekzekutoja appeared first on BoldNews.al.

“Corriere” zbardh dëshminë tronditëse të shqiptarit që vrau ish-gruan e tij

By: user 6
15 June 2025 at 21:24

Një skenë tronditëse e një vrasjeje të paramenduar. 45-vjeçarja shqiptare Gentiana Kopili (Hudhra) u godit për vdekje me një thikë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, nga ish-burri i saj të shtunën në mbrëmje në Tolentino (në zonën e Maceratës) të Italisë. “Corriere” shkruan se burri iu afrua me një skuter.

Nuk ishte rastësi që ai, 55-vjeçari shqiptar Nikollaq Hudhra mbërriti në qendër të fshatit me atë mjet të pazakontë. Nëse do të kishte mbërritur me makinë, gruaja “do ta kishte njohur” dhe ndoshta duke ikur me vrap.

Gentiana, gruaja që nuk foli kurrë për dhimbjen!

Fakti është se ajo u godit menjëherë me thikë. Disa herë, me egërsi. Gentiana (një kujdestare shtëpish, ndërsa ish-burri i saj një fermer që punon në zonën e Perugias) bërtiti dhe ra përtokë. Hudhra e goditi më pas me shqelma. Pjesa tjetër është filmuar me telefona celularë nga dritaret e disa dëshmitarëve. Burri u ul në një stol, i palëvizshëm, me shikimin e kthyer nga pika e sulmit.

Shfaqet një burrë tjetër, i shokuar. Ai ecën i nervozuar para-mbrapa pranë trupit ndërsa një dëshmitar tjetër mbetet në këmbë, i palëvizshëm, me shikimin e tij të fiksuar te vrasësi i dyshuar, pothuajse i paralizuar nga tronditja. “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë” – pëshpëriti Hudhra. Ata mbërrijnë pak më vonë dhe e prangosin.

Gentiana, gruaja që nuk foli kurrë për dhimbjen!

Hetimet e para përcaktojnë paramendimin e kësaj vrasjeje. Ajo është gruaja e 33-të që vritet në Itali që nga fillimi i vitit. Hetuesit gjetën në makinën e autorit një palë thikash të tjera. Atë me të cilën vrau Gentianën e mbështolli në një qese duke e futur nën tutat që përdorte për punë dhe u nis në vendin ku ndodhi sulmi.

Gentiana, gruaja që nuk foli kurrë për dhimbjen!

Gruaja ishte në telefon me një mik kur u godit nga pas për herë të parë. Numri i përgjithshëm i goditjeve me thikë ishte rreth 10. I marrë në pyetje nga karabinierët dhe i ndihmuar nga avokatja Lucia Testarmata, ai pranoi gjithçka. Tha se e kishte kaluar ditën me djalin e tij më të vogël, Marion, 21 vjeç (më i madhi, Samueli, është 23 vjeç).

Pastaj shkoi në Tolentino për të vrarë Gentianën. Tha se e bëri për të “shpëtuar fëmijët e tij. Ajo donte t’i helmonte, donte të më helmonte mua. Më duhej t’i shpëtoja. Ishte hera e tretë që doja ta bëja. Ia dola me skuter sepse ajo e njeh makinën time” – tha ai.

Gentiana, gruaja që nuk foli kurrë për dhimbjen!

Një tablo e qartë për hetuesit, të cilët po vlerësojnë nëse duhet të kryejnë një vlerësim psikiatrik mbi autorin, të cilin megjithatë e kanë akuzuar për vrasje me paramendim dhe mizori. Vrasësi e kaloi natën e parë në izolim në burgun Montacuto në Ankona dhe seanca masës së sigurisë duhet të zhvillohet të hënën ose të martën. Kohët e fundit, shpjegojnë hetuesit, “nuk ka pasur shenja të një rreziku të afërt për sigurinë e gruas” e cila shkonte rregullisht në punë si kujdestare. ©Përgatiti LAPSI.al

The post “Corriere” zbardh dëshminë tronditëse të shqiptarit që vrau ish-gruan e tij appeared first on Lapsi.al.

Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi

15 June 2025 at 19:32

Nga Alba Kepi “Po, e bëra. E vrava për të shpëtuar fëmijët.” Ky pretendim – absurd dhe i dhimbshëm – pasqyron një nga narrativat më të rrezikshme që përdoren për të justifikuar feminicidin. Feminicidi nuk është kurrë një krim pasioni, por një krim shoqëror, rezultat i një kulture ende të zhytur në pabarazi gjinore. Kur […]

The post Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari vrau ish-gruan, dëshmitarja: E goditi edhe pasi ajo ra në tokë! Ishte i kënaqur

By: Ardit
15 June 2025 at 08:38

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi qytezën Tolentinos në Itali, ku shqiptari Nikollaq Hudhra vrau ish-bashkëshorten e tij Gentiana Hudhra. Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një banoreje të Tolentinos në Itali, e cila ka parë skenën e vrasjes së shqiptares, Gentiana Hudhra nga ish bashkëshorti. “Isha në bar […]

The post Shqiptari vrau ish-gruan, dëshmitarja: E goditi edhe pasi ajo ra në tokë! Ishte i kënaqur appeared first on BoldNews.al.

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

By: Oldi
14 June 2025 at 22:54

Një grua 45-vjeçare shqitare është vrarë me thikë në rrugë në qytetin italian të Tolentinos (në provincën Macerata) nga ish-bashkëshorti i saj, i cili e sulmoi teksa ajo ishte duke shkuar për në punë. Pas krimit, burri thuhet se është ulur në një stol duke pritur policinë. Sipas raportimeve, viktima është shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 […]

The post Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej appeared first on BoldNews.al.

Shmangni hudhrën nëse jeni duke marrë këto ilaçe! Mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin tuaj

5 February 2025 at 10:35
Edhe pse hudhra ofron shumë përfitime shëndetësore, si rritja e sistemit imunitar dhe përmirësimi i shëndetit të zemrës, ka grupe të caktuara njerëzish që nuk rekomandohet ta konsumojnë atë, ose duhet ta hanë në sasi të kufizuar.   Këtu janë disa situata kur duhet të shmangni hudhrën: Njerëzit me çrregullime të tretjes Sëmundja e refluksit

Pse meshkujt duhet të hanë çdo ditë hudhër?

4 February 2025 at 17:09

Hudhra është e njohur gjerësisht për përfitimet e saj; mes tjerash edhe për trupin mashkullor.

Ngrënia e hudhrës mund të ndihmojë meshkujt të mbrohen nga prostata pasi ka efekte anti-inflamatore, gjë që redukton inflamacionin e prostatës, që kjo nëse nuk trajtohet mund të çojë në raste edhe më të rënda në kancer të prostatës.

Për meshkujt, ngrënia e një thelpi hudhre para gjumit mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në trup, dhe rritja e qarkullimit të gjakut në trupin mashkullor është thelbësore pasi ndihmon në përgatitjen e organit mashkullor gjatë intimitetit, kështu që është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur epshin për meshkujt.

 

Çdo thelpi hudhër përmban komponime shëruese, kështu që konsumimi i rregullt i hudhrës mund të ndihmojë të rinjtë dhe të moshuarit e sëmurë të shërohen më shpejt.

Meshkujt të cilën merren me palestër mund të përdorin vazhdimisht hudhrën pasi mund të ndihmojë në prodhimin e testosteronit, i cili është thelbësor në ndërtimin e indit mashkullor. /Telegrafi/

The post Pse meshkujt duhet të hanë çdo ditë hudhër? appeared first on Telegrafi.

❌
❌