Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shëndeti mendor, ilaçe jo cilësore dhe mungesë e qendrave të trajtimit

By: FAKTOJE
23 July 2025 at 15:12

Ngs Sebi Alla G.T, qëndroi për dy javë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë me diagnozën “Tik kronik”, e diagnostikuar që në fëmijëri me kodin DSM-IV-TR (probleme të shëndetit mendor, kryesisht e lindur). Trajtimi me medikamente, disa spitalore dhe të tjera të blera në farmaci, ia përmirësuan ndjeshëm shëndetin. Familjarëve iu sugjerua nga mjeku psikiatër që të merrnin ilaçet katër lloje. Ashtu u bë dhe tre prej tyre ishin në listën e barnave të rimbursueshme. Gjashtë muaj më vonë, pacienti G.T shfaqi sinptoma të ngjashme si para shtrimit në spital. Zgjidhja relative për ta mbajtur disi të stabilizuar ishte që ilaçet e rekomanduara të bliheshin në farmaci, me një kosto që varionte deri në 8 mijë lekë të reja në muaj. Ky ishte vetëm një rast nga mijëra pacientë që vuajnë nga mungesa e cilësisë së ilaçeve dhe si “zgjidhje nga halli” është blerja e barnave në farmaci, jo për një periudhë kohe, por të përhershme.

foto ilustruese e nje farmacie ne Tirane Foto: Atdhe Mulla

Lista e gjatë

Me një tufë ilaçesh në duar, një mjek psikiatër i tha Faktoje.al se pjesa më e madhe e tyre kishin cilësi të ulët dhe kur përdoreshin për një kohë të gjatë (nga të sëmurët kronikë), efektshmëria ulej. Këtë rrëfim mjeku psikiatër që punon në një nga qendrat shëndetësore të shëndetit mendor, e bëri në kushtet e anonimatit, ndërsa përsëriti vazhdimisht se veçanërisht ilaçet e rimbursueshme (13 lloje, dy prodhim serb dhe tjera vendas), janë jo cilësore dhe shpesh ndodh që pacientët të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor të pësojnë kriza të theksuara, e madje deri në stadin e ndryshimit të diagnozës. Ngjashëm edhe me medikamentet spitalore, ç’ka çon në shtimin e ditëve të qëndrimeve në hospitalizim të pacientëve, por edhe një kurim më të ngadaltë në protokollet mjekësore.

Rimbursim, pa cilësi?!

Janë 1366 lloje barnash të përfshira në listën e rimbursimit dhe një pjesë e tyre shkon për kategorinë e sëmundjeve të shëndetit mendor, rimbursim i plotë, ose deri në masën 50 për qind. Megjithë gamën e gjerë të listës së barnave të rimbursueshme që ka ardhur në rritje nga viti në vit, cilësia e medikamenteve mbetet në dyshim, një shqetësim që ngrihet kryesisht nga mjekë dhe të afërm të pacientëve të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Nga analizimi i listës së barnave të rimbursueshme konstatohet se emërtimet e medikamenteve janë cilësore, por emri tregtar (kompanitë prodhuese) nuk janë prodhues me markën e vendeve të BE-së, SHBA-ve, apo Kanadasë. Pjesa më e madhe e tyre janë prodhim vendas, më pas nga Turqia dhe Serbia.

“Nga viti 2013 me uljen e çmimit të medikamenteve në gati 50 %, detyrimisht u ul dhe cilësia e tyre, pasi kompani të mëdha farmaceutike nuk mund të suportonin dot një ulje të tillë. Medikamentet psikiatrike që ofrohen nga shteti nëpërmjet skemës së rimbursimit, fatkeqësisht kanë rezultuar jo efektive”, thotë për Faktoje.al, Dr. Taulant Pengili, Mjek psikiatër – Përgjegjës i Departamentit të Adiktologjisë pranë Spitalit Italian Salus, në Tiranë. Mjeku psikiatër dhe psikoterapist, Neli Demi, në një koment për Faktoje.al thotë gjithashtu se:  “Fusha e farmaceutikës, por edhe marrëdhënia shtet-prodhues apo shtet-importues të medikamenteve ka nevojë për një reformë cilësore e cila vë në qendër interesin më të mirë të qytetarëve dhe jo të prodhuesve apo grosistëve monopol të medikamenteve”.

Faktoje.al i drejtoi pyetje konkrete edhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me efektshmërinë e ilaçeve të rimbursueshme për shëndetin mendor, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk morëm përgjigje.

Problematika

Ndërkohë, çështja e shëndetit mendor në Shqipëri mbetet problem serioz, sidomos në shtimin e pacientëve. “Dhe pse nuk ka një studim të mirëfilltë në lidhje me numrin e saktë të personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, mendohet që 1 në 5 persona kanë manifestuar të paktën një herë simptoma psikiatrike”, thotë për Faktoje.al, Dr. Taulant Pengili.

Foto ilustruese e nje prej farmacive ne Tirane Foto: Atdhe Mulla

Ankthi, problem tek moshat e reja

Qëndra Together for Life ka kryer disa studime në lidhje me ankthin dhe depresionin si dy nga çrregullimet mendore më të zakonshme në komunitet dhe shpesh përdoren si tregues për të matur trendin dhe shpërndarjen e shëndetit mendor. “Në Shqipëri ka pasur disa përpjekje për të monitoruar prevalencën e depresionit në grupe të ndryshme të popullsisë. Megjithatë, rezultatet e sondazheve apo anketave të ndryshme nuk janë të standardizuara apo të krahasueshme, duke e bërë të vështirë matjen e trendeve në kohë apo të dallimeve ndërmjet grupmoshave të ndryshme”, thotë raporti. Ndërsa mjeku psikiatër, Taulant Pengili, çrregullimet e ankthit i rendit si patologjitë më të shpeshta që trajtojnë mjekët psikiatër dhe psikologët. “Grupmosha më e prekur është ajo 15-30 vjeç por studimet e fundit tregojnë për një fillim më të hershëm, nga paraadoleshenca dhe deri në moshën e tretë”, thotë Pengili. Sipas tij, për shumë vite këto çrregullime trajtoheshin shpesh nga mjekët e familjes, por së fundmi është evidentuar që ankthi në pjesën më të madhe të rasteve nuk manifestohet në formën   e tij klasike dhe trajtimi mbetet tagër i profesionistëve të shëndetit mendor.

Edhe OBSH në alarm

Në një raport të fundit të OBSH që merr në studim rajonin (Europën), theksohet se rreth 17 % e popullsisë jetojnë me një gjendje të shëndetit mendor. Edhe pse vendi ynë nuk përfshihet specifikisht në këtë studim, theksohet se në tërësi 1 në 6 persona në rajon jeton me një gjendje të shëndetit mendor; 1 në 3 persona me një gjendje të shëndetit mendor nuk merr trajtimin që u nevojitet dhe; 1 në 4 persona me psikozë nuk merr asnjë trajtim ose kujdes formal. Po sipas këtij raporti, mbi 150 000 njerëz vdesin nga vetëvrasja dhe vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.

Shqipëria pa psikiatri rezidenciale

Në formën e evidentimit, diagnostikimit dhe trajtimit të të sëmurëve të shëndetit mendor Shqipëria mbetet pas. Fillimisht pacientët diagnostikohen dhe në raste agresiviteti, sjellje problematike me familjarë apo komunitet, mjekët përcaktojnë se një pacient e ka të nevojshëm shtrimin në një spital psikiatrik. Po si trajtohet më pas ky pacient me probleme të theksuara të shëndetit mendor? “Mendoj që monitorimi i gjendjes së pacientëve që lenë spitalet psikiatrike duhet të realizohet nga Qendrat Komunitare të Shëndetit Mendor, ndryshe të njohura si QKSHM. Shpeshherë, kjo bëhet e vështirë pasi pacientët nuk shkojnë rregullisht në këto qendra pas daljes nga spitali”, konstaton mjeku psikiatër Dr Taulant Pengili. “Si zgjidhje e këtij problemi është rritja e kapaciteteve të spitaleve psikiatrike dhe gjithashtu ngritja e disa strukturave psikiatrike rezidenciale për trajtimin e pacientëve pas daljes nga spitali, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk qëndrojnë mjaftueshëm në spitale për shkak të mungesës së kapaciteteve”, konstaton Pengili. Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka katër spitale psikiatrike, në Elbasan, Vlorë, QSUNT, Tiranë, dhe Shkodër me 600-650 shtretër në total.

Raporti

Në një raport të Avokatit të Popullit për vitin 2024 konstatohen problematika serioze në të katër spitalet psikiatrike në vend. “Kushte të papërshtatshme infrastrukturore: Spitalet psikiatrike në Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë vazhdojnë të përballen me mungesa të theksuara në kushtet strukturore për trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve. Mungesa e aktiviteteve rikuperuese: Në disa institucione, si spitali “Xhavit Gjata” në Tiranë dhe “Sadik Dinçi” në Elbasan, mungojnë ambientet për zhvillimin e aftësive okupacionale dhe aktivitetet e rikuperimit”, thekson raporti, i cili vë në dukej gjithashtu edhe mungesën e stafit të kualifikuar mjekë-infermierë dhe personelit ndihmës.

Të jetosh me sëmundjen

Në kategorinë e diagnostikimit të pacientëve të shëndetit mendor, ndarja bëhet në dy grupe; të lindurit me probleme të tilla dhe pacientë të tjerë që kanë pësuar trauma të ndryshme psiko-fizike. Stigmatizimi, druajtja për të deklaruar problemet e shëndetit mendor që në shfaqjet e para cilësohen nga specialistët si një nga problemet që duhet të adresohet jo vetëm nga institucionet, por edhe vetë shoqëria. “Duhet të implementohen disa politika ndërgjegjësimi publik në lidhje me shëndetin mendor duke filluar nga Institucionet Arsimore dhe duke vazhduar në të gjitha ambientet e punës ku shpesh nuk ka prezencë të një specialisti të shëndetit mendor, gjë e cila e bën mjaft të vështirë adresimin dhe zgjidhjen e problemit”, thekson dr Taulant Pengili.

Diagnostikim dhe kemp, asgjë më shumë

foto ilustruese

Protokolli shtetëror për pacientë të shëndetit mendor mbetet i pandryshuar për të paktën 40 vite. Çdo pacient me probleme të shëndetit mendor i kapur në fazën e parë të jetës apo me kalimin e pak viteve, fillimisht kalon nga mjeku i familjes dhe nëse sheh anomali rekomandon një vizitë tek specialisti, mjeku psikiatër. Pas përcaktimit të diagnozës sugjerohet që për sëmundje të ndryshme personat të kalojnë në proces kempi, ku është komisioni që përcakton nëse individi duhet të përfitojë kemp dhe nëse po ka ose jo nevojë që sëmundshmëria dhe grada e saj nevojitet të ketë ose jo kujdestar.

Mesatarisht personat në kemp për shëndetin mendor trajtohen me 10500 lekë në muaj dhe po aq edhe kujdestarët e tyre, që në këto raste janë familjarë. Trajtimi shendetësor i mëpasëm shfaq probleme për pacientët që kalojnë një kohë të caktuar të shtruar në Spitalet Psikiatrike, zakonisht deri në tre javë dhe pasi konsiderohet nga mjekët pacient i kuruar për diagnozën e shtrimit dërgohen në familje dhe u sugjerohet që të mbajnë kontakte me qendrat shtetërore të shëndetit mendor. Kjo është hallka e fundit e cila nuk duhet të ishte e tillë, pasi nëse një pacient që është shtruar në spital shfaq sërish probleme agresiviteti, ose manifestim të theksuar çrregullimesh nuk pranohet për të shtruar, kjo edhe për shkak të mungesës së kapaciteve hospitalore.

Përgjigja

 “Përgjigja më e mirë ndaj një problematike të tillë do të ishte plotësimi i një rrjeti shërbimesh parandaluese, trajtuese (ambulatore apo spitalore), rehabilituese dhe integruese si dhe rezidenciale. Zhvillimi i një anshëm i cilitdo nga këto shërbime, qofshin këto spitalore apo komunitare nuk do të ishte i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat dhe problematikat e ndryshme të personave me probleme kronike të shëndetit mendor dhe familjarëve të tyre. Ky rrjet shërbimesh gjithashtu duhet të jetë i përhapur në mënyrë të përshtatshme në raport me popullsinë për të bërë të mundur akses të barabartë të popullatës në shërbime cilësore”, thotë mjeku psikiatër dhe psikoterapist, Neli Demi.

Shko në privat…!

Në raste të përparimit të sëmundjes dhe veçanërisht shtimit të agresivitetit bëhet edhe shtrimi për një kohë të caktuar në spitalet psikiatrike. Po më pas ku shkojnë pacientët? Spitalet zakonisht i mbajnë të sëmurët në një trajtim që shkon deri në tre javë dhe në raste më të rralla edhe më gjatë. Pas trajtimit spitalor dërgohen pranë familjes, por në periudha të ndryshme pavarësisht marrjes së ilaçeve pacientët kalojnë në agresivitet ndaj të tjerëve, apo edhe në vetëlëndim serioz. Spitalet psikiatrike i refuzojnë rastet e shtrimit për shkak të mungesës së kapaciteteve, por edhe faktit që një pacient që e kanë kuruar pak muaj më parë nuk mund ta rimarrin në trajtim. “Duhen qendra të mirëfillta rezidenciale shtetërore për trajtimin e pacientëve me probleme të theksuara të shëndetit mendor. Në shtet kjo nuk ofrohet”, thotë një tjetër psikiatër në kushte anonimati për Faktoje.al. Sipas tij, janë 4-5 qendra private që ofrojnë këtë shërbim, por me një kosto të lartë dhe e papërballueshme për shumë familje shqiptare pasi një trajtim i tillë në qendër varion në kosto nga 800-1300 euro në muaj.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë

The post Shëndeti mendor, ilaçe jo cilësore dhe mungesë e qendrave të trajtimit appeared first on Faktoje.al.

Mashtrimet online/ Urdhri i mjekut ngre alarmin: Pacientët po ndërpresin trajtimin prej montazheve

By: Ela
13 July 2025 at 15:29

Fake news shëndetësor po dëmton qytetarët të cilët i besojnë sy mbyllur si produkteve që reklamohen për kurimin e një sëmundje ashtu edhe montazheve që u bëhen fotove të mjekëve të famshëm. Këtë shqetësim e denoncon edhe kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, i cili shpjegon se ka pasur raste kur pacientët kanë […]

The post Mashtrimet online/ Urdhri i mjekut ngre alarmin: Pacientët po ndërpresin trajtimin prej montazheve appeared first on BoldNews.al.

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

By: Elva
9 July 2025 at 22:50

Bashkimi Evropian ka njoftuar një plan të ri për përballimin e krizave, që përfshin krijimin e rezervave strategjike me mallra jetike si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet. Strategjia e re vjen mes shqetësimeve në rritje për kërcënime të mundshme ushtarake nga Rusia, si dhe fatkeqësi natyrore, pandemi dhe sulme kibernetike. Plani, i quajtur “Strategjia e […]

The post BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen administratorët e 4 farmacive në Fier

29 May 2025 at 09:38

Policia e Fieri, pas disa muajsh hetimesh në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ndërmarrë një operacion për goditjen e tregtimit të ilaçeve të kontrabanduara në farmca Si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Medicine”, janë arrestuar administratorët e katër farmacive, më konkretisht shtetasit: Shezai Yzeiri, 65 vjeç, Anxhela Xhemali, 59 vjeçe, Pleçe Byzyka, 36 vjeçe […]

The post EMRAT/ Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen administratorët e 4 farmacive në Fier appeared first on BoldNews.al.

Tregtonin ilaçe kontrabandë, në pranga 4 administratorë farmacish

29 May 2025 at 09:53

Policia e Fierit ka arrestuar 4 administratorë farmacie dhe ka proceduar penalisht 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara.

Në kuadër të operacionit të koduar “Medicine” u vunë në pranga shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.

Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tregtonin ilaçe kontrabandë, në pranga 4 administratorë farmacish appeared first on Euronews Albania.

Shisnin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen katër administratorë farmacie në Fier

By: user 11
29 May 2025 at 09:37

Policia ka vënë në pranga 4 administratorë farmacie dhe ka proceduar një tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre ilaçe të kontrabanduara. Në subjektet dhe në banesat e tyre u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni policor i koduar “Medicine”.

Arrestohen 4 administratorë farmacie dhe procedohet 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara. Në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.

Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Shisnin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen katër administratorë farmacie në Fier appeared first on Lapsi.al.

Shisnin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen 4 administratorë farmacie në Fier (VIDEO)

By: V K
29 May 2025 at 09:57

Në kuadër të operacionit të koduar “Medicine”, pas disa muajsh hetime nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë, policia ka finalizuar këtë operacion, duke goditur një rrjet kontrabande të ilaçeve në Fier.

Sipas uniformave blu, janë arrestuar në flagrancë katër administratorë farmacie: Sh. Y., 65-vjeç, A. Xh., 59-vjeçe, P. B., 36-vjeçe dhe T. P., 35-vjeçe.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasja T. A., 53-vjeçe.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në farmacitë dhe banesat e tyre, u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara me një vlerë rreth 800 mijë lekë.

Barnat rezultuan pa pullën fiskale të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duke konfirmuar shkeljen e ligjit për tregtimin e produkteve farmaceutike.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vijimin e veprimeve ligjore ndaj të ndaluarve.

The post Shisnin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen 4 administratorë farmacie në Fier (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

BIRN: Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

By: user 6
28 May 2025 at 20:45

Industria prej qindramilionë euro e farmaceutikës në Shqipëri vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit institucional, duke i shtyrë gjithmonë e më shumë pacientët shqiptarë drejt kërkimit të medikamenteve nga jashtë shtetit.

Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën.

“Ndryshimi i ilaçeve që më vijnë nga Amerika është si nata me ditën me këto në Shqipëri,” thotë me këmbëngulje gruaja nga Tirana. “Nëse përdor ilaçet e tensionit që i marr me rimbursim, më duhet një muaj për ta stabilizuar [tensionin], kur përdor këto që më vijnë nga Amerika, tensioni më stabilizohet për një javë,” shtoi ajo.

E moshuara nuk është e vetmja që ndan mendimin popullor se medikamentet që qarkullojnë në Shqipëri nuk janë eficente. Një grup pacientësh, mjekësh dhe ekspertë të fushës i thanë BIRN në intervista të veçanta se nuk kanë besim te tregu farmaceutik shqiptar, i cili vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit.

Çështja e cilësisë dhe efikasitetit të medikamenteve mbetet një temë e diskutuar prej të paktën një dekade, që kur Ministria e Shëndetësisë ndryshoi ligjin dhe vendosi që ta hapte tregun ndaj medikamenteve të lira gjenerike, që jo domosdoshmërisht mbartin garancinë e konsumit nga qytetarë të Bashkimit Evropian.

Në mungesë të studimeve të besueshme apo transparencës, gjithmonë e më shumë shqiptarë po zgjedhin që t’i blejnë medikamentet e tyre jashtë shtetit si garanci për efikasitetin e tyre.

“Jo gjithmonë gjëja e lirë është e mirë. Dhe këtu po flasim për shëndetin e njerëzve, ku kostoja nuk matet dhe nuk është vetëm lekë,” thotë Florian Toti, shefi i shërbimit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ekspertët e sistemit shëndetësor ia faturojnë mungesën e besimit një institucioni – Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila nuk arrin të analizojë një pjesë të madhe të medikamenteve që qarkullojnë në vend.

“Pjesa dërrmuese e barnave që qarkullojnë në vendin tonë nuk testohen, ato bazohen vetëm në dosjen që dorëzon kompania. Ato (barnat) mund të jenë edhe cilësore, por përderisa nuk testohen ne nuk kemi nga ta dimë”, ngre pikëpyetje Ilir Pecnikaj, profesor i Kimisë Organike pranë departamentit të Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, i zhvlerëson shqetësimet për mungesën e kontrollit të ilaçeve dhe thekson se “barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë përmbushin kriteret e cilësisë dhe sigurisë”.

“Theksojmë se nuk ka parashikim ligjor të posaçëm që të detyrojë kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të çdo bari (*molekule) që vendoset në treg në Republikës së Shqipërisë,” tha AKBPM në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke e cilësuar punën e saj në linjë me praktikat e BE-së.

“Regres i madh”

Në vitin 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama ndryshoi ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” në emër të një reforme për reduktimin e kostove. Ligji asociohet me emrin e ministrit të kohës së Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe efektin kryesor e pati te zgjerimi i vendeve të origjinës së medikamenteve përtej Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera të Perëndimit.

Për t’u tregtuar në Shqipëri, një medikament tashmë nuk ka nevojë që të jetë i certifikuar nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve – EMA- por mjafton që të qarkullojë në njërin nga vendet e Ballkanit apo shtete të tjera.

Ndryshimi i ligjit solli një ndryshim thelbësor në strukturën e tregut farmaceutik shqiptar me një qarkullim total prej 25.4 miliardë lekësh [259 milionë euro].

Sipas të dhënave të siguruara nga Doganat, edhe pse Gjermania apo Italia vazhdojnë që të jenë ndër importuesit kryesorë të medikamenteve, ato po konkurrohen gjithnjë e më shumë nga Turqia, Serbia, Bullgaria apo Qipro. Dhe kjo për ekspertët e mjekësisë nuk është një shenjë e mirë.

Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se pas ndryshimeve ligjore, cilësia dhe siguria e medikamenteve ka pësuar “një regres të madh”.

“Me idenë që duke ulur çmimin ulim edhe koston për pacient, në fakt është ulur cilësia,” tha Toti, i cili e lidh këtë me largimin e mjaft medikamenteve patentë dhe zëvendësimin e tyre me gjenerikë.

Edhe mjeku Erion Dasho, i cili e ushtron prej vitesh profesionin në Gjermani, mendon se ndryshimi i ligjit nuk ofron më garanci për cilësinë.

“Kjo ka bërë që pacientët të kenë më pak besim,” tha Dasho për BIRN.

Edhe Diana Toma, ish-drejtuese e Urdhrit të Farmacistit, e sheh me shqetësim këtë përmbysje të origjinës së medikamenteve që qarkullojnë në vend.

“Ne jemi pushtuar nga Turqia, por edhe nëse e pranojmë këtë, a mund të bëjmë një analizë: përse erdhi Turqia? Erdhi se u preferua nga qytetari shqiptar apo se u boshatis qëllimisht tregu nga molekula të tjera dhe kjo ishte forma më komode,” pyet në mënyrë retorike ajo.

Pacientët janë gjithashtu të pakënaqur dhe po i kërkojnë zgjidhjet për sëmundjet e tyre jashtë shtetit.

Mira kurohet prej vitesh nga hipertensioni dhe pësoi së fundmi një goditje ishemike të damarëve të këmbës. Efikasiteti i një kure që bleu në Itali i ka rritur dyshimet për medikamentet që ka përdorur prej vitesh.

“U habita sa shpejt më dhanë efekt,” thotë e moshuara 75-vjeçare. “Ne me pension jetojmë, por më mirë i marr me lekë jashtë, se sa i marr falas,” shtoi ajo me bindjen se ilaçet e blera në Shqipëri “nuk të bëjnë asgjë”.

Pavarësisht shqetësimeve, mjeku Florian Toti bën thirrje që gjërat të mos ekzagjerohen dhe jo të gjithë duhen futur në një thes. Sipas tij, ndonjëherë ka barna shumë cilësore nga Turqia apo India, por ka edhe shumë barna të tjera që nuk u dihet origjina.

Kontrolli i munguar

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, u krijua në vitin 1965 dhe është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për vendosjen në treg, eksportin, tregtimin dhe përdorimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Në zemër të misionit të Agjencisë qëndron laboratori i kontrollit të barnave, si e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së tyre në vend.

Pasi marrin autorizimin për tregtim nga AKBPM, kompanitë prodhuese janë të detyruara të dorëzojë mostra të barnave në laboratorin e kontrollit. Por shumica e këtyre mostrave nuk testohen.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se laboratori i AKBPM ka kapacitete të limituara dhe kryen nga 230 deri në 270 analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në vit – një shifër kjo e papërfillshme në raport me medikamentet që qarkullojnë në treg.

Sipas një auditi të vitit 2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, liberalizimi i tregut të origjinës së medikamenteve dhe kapacitetet e limituara të kontrollit i kanë ekspozuar qytetarët shqiptarë ndaj barnave që “nuk kanë cilësinë dhe sigurinë e standardeve të BE-së”.

“Laboratori i kontrollit të analizave pranë AKBPM nuk funksionon me kapacitet të plotë dhe është pothuajse inekzistent, fakt i cili nuk jep siguri për cilësinë e të gjitha barnave që importohen”, thuhet në raportin e KLSH.

Kapacitetet e limituara laboratorike dëshmohen edhe nga numri i paktë i analizave. Gjatë viteve 2020-2023, AKBPM ka pajisur me autorizime dhe riautorizime 3624 medikamente, por ka kryer vetëm një numër shumë të vogël analizash për vetëm 644 prej tyre.

“Kjo shifër është alarmante,” thotë Taulant Muka, një shkencëtar i fushës së mjekësisë, i angazhuar me tregun farmaceutik jashtë vendit.

“Analizat duhet të jenë të rregullta, sistematike dhe të bazuara në përzgjedhje të rastësishme për të garantuar kontrollin real të cilësisë,” shtoi ai, duke e vënë theksin te barnat që nuk janë të certifikuara nga agjenci të njohura ndërkombëtarë si EMA/FDA.

Kapacitetet e reduktuara e këtij laboratori janë një sekret që e dinë të gjithë mjekët, të cilët në rast se u duhet të bëjnë verifikime të medikamenteve, janë të detyruar t’i dërgojnë jashtë vendit.

“Unë personalisht nuk kam pasur rast, por ka pasur disa mjekë që kanë kërkuar të bëhen analizat e disa tabletave që nuk kanë pasur as emër as asgjë tjetër dhe kemi kërkuar të dimë p.sh a është leverotoksinë kjo apo jo dhe janë çuar jashtë,” tha Toti nga shërbimi i Endokrinologjisë.

“Teorikisht çdo medikament që futet duhet të jetë aprovuar dhe i kontrolluar nga qendra e kontrollit të barnave, praktikisht agjecia nuk ka asnjë lloj laboratori për të verifikuar barnat,” shtoi ai.

Vetë AKBPM thotë se ka ndërmarrë masa për kryerjen e analizavre dhe prej 31 janarit 2025, dy laboratorët testues, ai fiziko-kimik dhe mikrobiologjik janë akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, “duke bërë të mundur akreditimin për 105 indekse si laborator testues”.

“Akreditimi me ISO 17025:2017 tregon se një laborator funksionon në mënyrë kompetente dhe gjeneron rezultate të sakta, duke përmirësuar besimin në shërbimet që ai ofron,” tha AKBPM, duke shtuar se ky akreditim vendos “një standard të munguar”.

Mirëpo ekspertët e shohin me dyshim faktin se akreditimi do të ketë ndonjë ndikim real në situatën e medikamenteve që qarkullojnë në treg.

“Ne nuk vuajmë nga fakti është i akredituar apo jo, ne vuajmë se sa reale janë përgjigjet e analizave që dalin,” tha Diana Toma, duke shtuar se laboratori duhej të ishte aprori i akredituar.

Toma është kritike ndaj përdorimit të marrëveshjes CEFTA në tregun farmaceutik, ndërsa thekson se problemi kryesor i shëndetësisë sot është fakti që tregtia po prevalon mbi cilësinë.

“Tregun farmaceutik ti e sheh vetëm si tregti, pra nuk prevalon siguria e barit, por prevalon efektoi financiar,” tha ajo.

Në momentin që një medikament regjistrohet për përdorim në Shqipëri, kompania prodhuese apo firma farmaceutike duhet të sjellë certifikatën e origjinës, por për ekspertët AKBPM ka detyrimin ligjor të bëjë verifikimin e çdo medikamenti dhe jo ti besojë vetëm dosjes.

Profesori Ilir Pecnikaj thotë se në tregun shqiptar qarkullojnë rreth 244 molekula, ndërkohë akreditimi për 105 indekse tregon për një vlerë minimale të ekzaminimeve që mund të kryhen.

“Kontrolli filestar duhet bërë për çdo regjsitrim bari, por ne sot bëjmë vetëm kontrollin e dosjes, dhe jo analiza laboratorike,” tha Pecnikaj për BIRN.

“Përveç principit aktiv duhet të analizohen edhe mbushësit, por të paktën sasinë e lëndëve aktive është e detyruar të bëhet për çdo medikament, por nuk bëhet,” shtoi ai.

Zinxhiri i këputur

Një nga mekanzimat që Agjencia e Barnave ka në dispozicion për të monitoruar cilësinë dhe sigurinë e medikamenteve është farmakovigjilenca, një mekanizëm që synon të mbledhë të gjithë raportimet për efekte të padëshiruara të medikamenteve apo problematika të tjera.

Megjithatë, edhe ky mekanizëm nuk funksionon siç duhet.

Një farmaciste në zonën e Astirit thotë se nuk i ka ndodhur asnjëherë që të njoftohet nga Agjencia për probleme me ndonjë medikament, gjë që sipas saj e bëjnë vetë kompanitë prodhuese.

“Njëherë kam tentuar me farmakovigjilencën, një blister që e bleu pacienti në farmacinë time i doli i mykur dhe menjëherë njoftova agjencinë nëpërmjet farmakovigjilencës, por nuk m’u përgjigjën asnjëherë,” thotë farmacistja.

“Unë i besoj shtetit tim, dhe besoj se shteti e ka kontrolluar, por mua më del produkti jo në rregull dhe askush se vuri ujin në zjarr edhe pas njoftimit,” shtoi ajo.

Ndonëse AKBPM e konsideron farmakovigjilencën si një ndër shtyllat kryesore, në fakt njoftimet për problemet me medikamentetet, që merren direkt nga EMA, janë jo vetëm shumë të pakta, por me disa javë e deri në disa muaj vonesë.

BIRN verifikoi disa prej njoftimeve në faqen e AKBPM dhe rezulton se ato datojnë 1 deri në 3 muaj vonesë në raport me EMA. Një vonesë e tillë për probleme që mund të sjellë pasoja serioze te konsumatorët konsiderohet e papranueshme nga ekspertët.

“Agjencia e barnave duhet të jetë në alert në mënyrë imediate me të gjitha instituconet e tjera, nuk është se nuk i vjen njoftimi, por nuk bën implemtimin dhe lidhjen me sistemin e alertit në kohë. Agjencia e barnave është inekzistente në të gjitha këto raste, pasi nuk funksionon i gjithë zinxhiri,” thotë pedagogu Pecnikaj.

Për Diana Tomën, fakti që nuk ka pasur denoncime tek farmakovigilenca nuk tregon mungesën e problemeve, por mungesën e besimit.

“…sa kohë që në faqen zyrtare nuk kemi informacion, sa kohë që akreditimi i instituconit është i vonët krahasuar me historikun e tij, për sa kohë ne kemi pushtim të tregut nga barna që origjinën e kanë më pak të pëlqyer se sa barnat që tregtohen në komunitetit evropian, sigurisht që besimi i pacientëve do të lëkundet,” theksoi Toma.

Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se origjina nuk është i vetmi problem me barnat në Shqipëri, të cilat sipas tij nuk ruhen dhe transportohen siç duhet.

Toti merr si shembull insulinat, të cilat duhet të ruhen në 2-8 gradë ose në të kundërt siguria e tyre është e dyshimtë. Por sipas tij mungon sistemi i gjurmimit.

“Në doganë kamioni pret 1-5 ditë dhe askush nuk të garanton më a është respektuar ky protokoll. Medikamentet transportohen në cepat më të largët, të mos harrojmë që edhe në mes të Tiranës energjia mungon për orë të tëra. Pastaj konsumatori e mban 5- 6 orë në çantë, pra zinxhiri është i pamonitoruar,” thekson ai.

Ekspertët e shëndetësisë këmbëngulin se mungesa e transparencës dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe krijon një sistem shëndetësor me dy nivele: një për ata që kanë mundësi të gjejnë mëyra dhe të trajtohe me medikamnete që i marrin jashtë vendit dhe një për të tjerët që mbesin pas. Në këtë situatë, nuk mungojnë edhe sugjerimet për një reformë të re.

“Rishikimi i mënyrës së licencimit të farmacive, vendosja e standardeve për shitjen e barnave, dhe mbi të gjitha, forcimi i kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Barnave,” thotë eksperti Muka për ndërhyrjet që duhen bërë.

“Mungesa e besimit të qytetarëve është tregues i qartë se sistemi aktual nuk funksionon si duhet,” përfundoi ai. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Investigimi: Ilaçet në Shqipëri pa cilësi dhe pa kontroll, pacientët kërkojnë medikamente nga jashtë

28 May 2025 at 11:32

“Mungesa e besimit të qytetarëve është tregues i qartë se sistemi aktual nuk funksionon si duhet,” përfundoi ai./Reporter.al

The post Investigimi: Ilaçet në Shqipëri pa cilësi dhe pa kontroll, pacientët kërkojnë medikamente nga jashtë appeared first on Sot News | Lajme.

Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

28 May 2025 at 09:55

Industria prej qindramilionë euro e farmaceutikës në Shqipëri vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit institucional, duke i shtyrë gjithmonë e më shumë pacientët shqiptarë drejt kërkimit të medikamenteve nga jashtë shtetit. Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet […]

The post Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Qeveria Rama shkurtoi shpenzimet për shëndetësinë në 2024-ën

By: Ela
25 May 2025 at 11:34

Qeveria Rama po vijon të shtrëngojë edhe më shumë fondet për shëndetësinë edhe pse jemi një nga vendet që financon më pak këtë sektor. Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin e kaluar, shpenzimet publike për shëndetësinë u ulën me 9 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, vitin e kaluar qeveria […]

The post Qeveria Rama shkurtoi shpenzimet për shëndetësinë në 2024-ën appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Lubia Balluku lë të sëmurët pa ilaçe dhe lan makinën 10 mijë euro në muaj 

By: user 11
3 May 2025 at 19:30

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Nga Fieri ku po mban takimin e radhës Berisha tha se pasi vjedhin dhe grabisin bëjnë fushatë “alla Zegjine”. Kryedemokrati u ndal edhe te mungesa e medikamenteve në Spitalin Onkologjik. Ai tha se “të lësh të sëmurët pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro siç bën Belinda Balluku është krim.”

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku që plaçkisin e grabisin. Ju pensionistët, rrogëtaret, mësuesit, mjekët, naftëtarët. Ju grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja. Ju jeni me ne. Sepse nuk mund të mohoni se të trajtosh pensionin me një pension që nuk siguron kafshatën, nuk blen dot ilaçet, është krim.

Të lësh të sëmurët në spital onkologjik pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro siç bën Belinda Balluku është krim. Asnjë fierak s’mund të jetë me ata që kryejnë krime kundër njerëzimit.

The post Berisha: Lubia Balluku lë të sëmurët pa ilaçe dhe lan makinën 10 mijë euro në muaj  appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Do i vemë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit, japin ilaçe me niseshte dhe amidon

1 May 2025 at 13:55

Sali Berisha ka mbajtur këtë të enjte një miting në Belsh në kuadër të fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza drejt Qeverisë në lidhje me sistemin e shëndetësisë, ku tha se një shtet me 8 miliardë euro buxhet le pa ilaçe të sëmurët tek Onkologjiku, […]

The post Berisha: Do i vemë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit, japin ilaçe me niseshte dhe amidon appeared first on BoldNews.al.

Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja

By: armand
27 April 2025 at 11:29

Një farmaciste nga Gjirokastra është proceduar në gjendje të lirë për kontrabandë ilaçesh. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia. Grupi hetimor po […]

The post Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja appeared first on BoldNews.al.

Paralajmëron OBSH: Rezervat e ilaçeve në Gaza po mbarojnë

By: Mirgen
25 April 2025 at 22:51

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus insistoi ka ngritur shqetësimin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës janë drejt fundit. Tedros Adhanom Ghebreyesus insistoi se është e domosdoshme për të hequr bllokadën izraelite ndaj ndihmës humanitare të vendosur në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta. Pas njoftimit nga Programi Botëror […]

The post Paralajmëron OBSH: Rezervat e ilaçeve në Gaza po mbarojnë appeared first on BoldNews.al.

Onkologjiku si “kamp torturash”/ Pas mungesës së ilaçeve, prishen dhe aparaturat e rrezeve

20 April 2025 at 18:58

Spitali Onkologjik në Tiranë ka lënë të sëmurën në mëshirë të fatit pasi një një nga aparaturat kryesore për terapinë me rrezatim ka dalë jashtë funksionit. Prej më shumë se një jave, pacientët që ndjekin trajtimet e përditshme janë detyruar të presin në ankth se kur do të rifillojnë seancat e tyre. “Na japin vetëm […]

The post Onkologjiku si “kamp torturash”/ Pas mungesës së ilaçeve, prishen dhe aparaturat e rrezeve appeared first on BoldNews.al.

“Do të vendosim listën e rimbursimit si në Itali”/ Berisha: Ilaçet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon

19 April 2025 at 20:19

Kreu i PD, Sali Berisha, u ndal dhe tek kujdesi shëndetësor, që shqiptarëve u kushton sipas tij, 820 mln euro që shkojnë për blerjen e medikamenteve.

Berisha tha se me programin e PD është menduar të merret si shembull lista e rimbursimit të medikamenteve të Italisë.

“Janë mijëra e mijëra shqiptarë që u kërkojnë fëmijëve të tyre, njerëzve të tyre për t’u çuar ilaçet për mjekim. Jo, listën që ka Italia për rimbursim do e ketë edhe Shqipëria.

Po, nuk them se do kemi kuzhinën italiane, nuk them se do kemi mirëqenien italiane, po do barazohemi 100 përqind në listën e ilaçeve sepse jetë kemi ne, jetë kanë edhe ata.

Çfarë do bëjmë ne?

Ne do fillojmë t’u kthejmë paratë qytetarëve”, tha Berisha.

Sali Berisha: Duke parë këtë gjendje katastrofale, një vit e gjysmë më parë ne dërguam në parlament ligjin e minimumit jetik.

Minimumi jetik është që çdo shqiptar do ketë në ditë 6.3 euro apo 200 euro.

Por sot, 57 përqind e pensionistëve, më së paku, të cilët nuk kanë pensione të plota, sot të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, të gjithë studentët, të gjithë jetimët, marrin nën minimumin jetik.

Atëherë ne dërguam një ligj në parlament.

E refuzoi në mënyrë kategorike dhe pasi nuk e votoi, deklaroi se kjo do na çonte në katastrofë.

Mashtrim i jashtëzakonshëm.

Tani do shtroni një pyetje, po pse nuk shkuam në katastrofë kur dyfishuam rrogat e mësuesve, mjekëve, infermierëve? Kur dyfishuam pensionet e ulëta.

Pse nuk shkuam? Çfarë katastrofe, ky është një mashtrim i turpshëm.

Po pse nuk shkon në katastrofë Albin Kurti, që para 3 muajsh me një buxhet sa gjysma e këtij që kemi ne, me pensionistë gjysma e këtyre që kemi ne, mori 100 milionë euro, i çoi në fondin e pensioneve dhe tha se pensionet do rriten 20 përqind. Çfarë katastrofe pësoi ai?

Të dashur qytetarë, këta janë bërë një grup njerëzish që nuk kanë ndjenja njerëzore. Që njerëzit u duken miza.

Këta kanë gjetur ngushëllim me shprehjen që nuk vdes kush për bukën në Shqipëri. Po a mund të thotë një shtetar që puna qenka që një qytetar të vdesë apo jo për bukë?

Pra, e kanë degraduar në këtë shkallë gjendjen.

Po sa janë këta? Këta janë 760 mijë pensionistë, janë mijëra e mijëra të tjerë me ndihmë ekonomike ose nuk kanë farë ndihmë ekonomike.

Çfarë do bëjmë ne? 90 ditët e para do vendosim minimumin jetik 200 euro.

Rrogat e ulëta. Nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro. E ka çdo vend dhe u garantoj se pas rrogës minimale, do kalohet në ditën me pagën minimale. E ka çdo vend dhe ne në këtë rrugë do ecim.

A mjaftojnë këto? Jo, u them unë. Çfarë do bëjmë tjetër ne. Ushqimet dhe gjërat bazë të gjithë rrogëulëtit, të gjithë pensionistët do i marrin 20 përqind më lirë se të tjerët. Do kenë kartën e konsumatorit dhe do u jepet mbrapsht e gjithë TVSh që është 450 euro në vit. Është pra sa tre pensione të sotme.

The post “Do të vendosim listën e rimbursimit si në Itali”/ Berisha: Ilaçet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha në Kamzë: Lista e ilaçeve të rimbursueshme, si ajo e Italisë

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejtues i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, u ndal gjatë takimit elektoral të zgjedhjeve parlamentare në Kamzë tek shëndetësia.

Berisha u tha qytetarëve të pranishëm se programi që paraqet koalicioni është për të gjithë shqiptarët.

Ai theksoi se gjendja e kujdesit shëndetësor është katastrofike.

“Para dy ditësh, INSTAT-i i qeverisë deklaroi se shqiptarët shpenzojnë për kujdesin e tyre shëndetësor nga xhepi- ky që premtoi shëndetësinë falas- shpenzojnë nga xhepi 820 milionë euro në vit, shpenzojnë më shumë se çdo komb tjetër”, u shpreh Berisha.

“Ne importuam gjatë 8 viteve 100 milionë euro aparatura, sollëm aparaturat më modern”, deklaroi Berisha ndërsa shtoi se këto aparatura sot janë jashtë përdorimit, në mënyrë që sipas tij, analizat të bëhen tek privati.

“Sot të sëmurët me sëmundjet më të rënda, të cilat i kanë jetike ilaçet, nuk vdesin nga sëmundjet, por nga mungesa e ilaçeve”, vijoi Berisha.

Ne, vijoi Berisha, bëjmë që shqiptarët të mund të ushqehen, të mund të marrin ilaçet me rimbursim.

“Dhe u garantoj ju, se këtu, shumica juaj këtu kush ka njerëz jashtë, gjënë e parë që i kërkon janë ilaçet, se këtu shiten ilaçe pa efekt”, tha ai.

“Garantoj se nuk do ketë më nevojë ilaçe prej tyre sepse listën e ilaçeve që Italia rimburson për qytetarët e vet, Shqipëria do e sjellë një për një”, tha Berisha duke shtuar se emigrantët që do të kthehen në Shqipëri, do kenë pesë vite pa asnjë taksë.

The post Berisha në Kamzë: Lista e ilaçeve të rimbursueshme, si ajo e Italisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Minimumi jetik 200 euro do indeksohet çdo vit, lista e rimbursimit të ilaçeve si në Itali

16 April 2025 at 22:23

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha siguroi sot se PD jo vetëm do të vendosë minimumin jetik 200 euro, por do ta indeksojë rregullisht atë çdo vit.

Në një takim në njësinë 5 në kryeqytet, Berisha tha po ashtu se “lista e rimbursimit të ilaçeve do jetë si në Itali”.

“Ne kemi absolutisht programin më të mirë që kemi pasur ndonjëherë në historinë tonë. Buxheti i shtetit, që i tëri është produkt i taksave të qytetarëve, do ndajë një pjesë thelbësore për qytetarët, për rroga dhe pensione”, tha ai.

Duke u ndalur te shëndetësia, Berisha shtoi se “ne do i japim një përgjigje shumë të fortë kësaj gjendjeje katastrofike”.

“Ne do garantojmë çdo qytetar shqiptar, së pari asnjë ilaç që nuk tregtohet në dy vende të BE, nuk do futet në Shqipëri. Së dyti, lista e ilaçeve, që shteti social italian u rimburson qytetarëve të vet, do jetë lista e ilaçeve që shteti shqiptar do u rimbursojë qytetarëve të tij”, siguroi ai.

Berisha premtoi se çdo shqiptar do marrë 200 euro si minimum jetik.

“Minimumi jetik është detyrim moral dhe ligjor dhe kjo shumë do indeksohet çdo vit, kjo shumë do përmirësohet çdo vit. Në këtë mënyrë ne bëhemi një shoqëri më e drejtë, një shoqëri e cila nuk ka më njerëz në varfëri të skajshme. Jo vetëm kaq, rroga të ulëta nën 500 euro nuk do ketë. Ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e iniciativës së lirë, por dhembshuria njerëzore është morali ynë. Ndaj asnjë sipërmarrës nuk do mund të paguajë punonjësin nën 500 euro”, shtoi ai.

Berisha siguroi sipërmarrësit se asnjë ndërmarrje nuk do falimentojë nga kjo sepse do bëhet ulje drastike e taksave.

“Çdo rrogëulët, çdo pensionist, çdo njeri në ndihmë ekonomike apo i papunë që merr më pak se 200 euro, do ketë kartën e konsumatorit. Do i marrin ushqimet 20 përqind më lirë, pa TVSH”, shtoi ai./m.m/j.p/

The post Berisha: Minimumi jetik 200 euro do indeksohet çdo vit, lista e rimbursimit të ilaçeve si në Itali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Ilaçet janë në dorë të Vilma Nushit dhe Tomës! Paratë e barnave vidhen nga Ministria

By: Ela
15 April 2025 at 12:18

Sali Berisha ishte sot në Tregun Industrial në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve. Berisha akuzoi qeverinë për abuzime të rënda në sektorin e shëndetësisë, duke e quajtur sistemin “një mafie që vjedh qytetarët e sëmurë”. Ai shprehet se qeveria Rama ia ka lënë në dorë ilaçet Vilma Nushit dhe Tom […]

The post Berisha: Ilaçet janë në dorë të Vilma Nushit dhe Tomës! Paratë e barnave vidhen nga Ministria appeared first on BoldNews.al.

❌
❌