Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurti: Investime në infrastrukturën kritike të Kosovës

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se po bëhen investime jetike për infrastrukturën kritike të vendit.

Kurti në një postim në Facebook tha se kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shkruar se projekti për rehabilitimin e kanalit (në vlerë 13 milionë euro) është afër përfundimit.

“Për këtë projekt, Ibër Lepenci e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte zbatim për vetëm 10% për vite të tëra. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim. Kanali prej 49km është me rëndësi jetike për furnizim me energji, ujë të pijshëm e ujitje për bujqësi. Nga 20km të pjesës së hapur të kanalit, 10km ku kishte më shumë nevojë tashmë po rehabilitohen përmes projektit të Ibër Lepencit me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Rehabilitimi përfshin: Riparimin e akuadukteve (2,586 m), Rezervuarin Bufer me kapacitet 30,000 m³, rindërtimin e kanaleve trapezoidale e drejtkëndore, ndërtimin e kutive shpërndarëse të ujit, rrjeta mbrojtëse, mure mbajtëse, dhe sisteme të mbrojtjes mjedisore. Me këto investime rritet siguria e ujit të vendit tonë dhe funksionaliteti afatgjatë i kanalit, dhe njëkohësisht reduktohen humbjet e ujit”, ka shkruar ajo.

Sipas Rizvanollit, ky kanal nuk është vetëm infrastrukturë, por garanci për jetë, zhvillim dhe siguri. /KosovaPress/

The post Kurti: Investime në infrastrukturën kritike të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tetë muaj nga sulmi në Ibër Lepenc – dy persona në paraburgim, prokuroria vijon hetimet

20 July 2025 at 20:06

Së shpejti bëhen tetë muaj nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut. Dy persona mbesin në paraburgim, ndërkaq Prokuroria, pa treguar detaje, vetëm njoftoi se hetimet po vijojnë.

Ky institucion nuk tregoi as nëse kanë marrë ndonjë raport nga FBI. Ndërsa, hetimet vlerësohet se janë brenda afateve ligjore.

Gati tetë muaj nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ende nuk ka aktakuzë lidhur me rastin.

Dy të dyshuarit për shpërthimin që dëmtoi infrastrukturën kritike, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, të cilët u arrestuan pak pas rastit, janë ende në paraburgim.

Megjithatë, Prokuroria Speciale nuk tregoi nëse kanë identifikuar të dyshuar të tjerë lidhur me rastin, e as kohën kur mund të përmbyllet hetimi dhe eventualisht të ngritët aktakuzë.

“Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Megjithatë, duke pasur parasysh se çështja ndodhet ende në fazën e procedurave hetimore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë informacione”, ka theksuar Arbnora Luta, Zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

Për zbardhjen e rastit, ish-ambasadori amerikan Jeffery Hovenier kishte thënë se “SHBA-ja ka sjellë mbështetjen e FBI-së në Kosovë për të punuar drejtpërdrejtë dhe me kohë të plotë me autoritetet kosovare për të identifikuar përgjegjësit”.

Megjithatë, Prokuroria nuk tregoi nëse kanë marrë ndonjë raport nga amerikanët.

Referuar ndjeshmërisë dhe ndërlikueshmërisë së rastit, me synim një aktakuzë të përgatitur mirë, juristi Ardian Bajraktari tha se hetimet janë brenda praktikave dhe kufizimeve ligjore.

“Natyrisht, situata të tilla marrin kohë në drejtim të trajtimit dhe hetimit të çështjes, prandaj për aq kohë sa është brenda afateve dhe parametrave të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale vlerësoj se jemi në rregull dhe të shpresojmë që Prokuroria të kryejë detyrën e saj konform detyrave dhe përgjegjësisë që ka dhe afateve të përcaktuara”, ka deklaruar Bajraktari.

Në rastin tjetër, për sulmin terrorist paramilitar në Banjskë, më 24 Shtator 2023, hetimet para ngritjes së aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 të tjerëve kishin zgjatur një vit të plotë.

The post Tetë muaj nga sulmi në Ibër Lepenc – dy persona në paraburgim, prokuroria vijon hetimet appeared first on Telegrafi.

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

29 March 2025 at 20:58

Përkundër mohimit të akuzave dhe gatishmërisë deklarative, Serbia vijon të pengojë hetimin për zbardhjen e sulmit terrorist në Zubin Potok. Dukagjini mësoi se ndërmarrja publike serbe e telefonisë MTS nuk u ka dhënë institucioneve të Kosovës qasje në historinë e telefonatave të të dyshuarve.

Dy ditë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, teksa mohoi akuzat, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se autoritetet serbe po kryejnë një hetim – por katër muaj pas, shteti fqinj vijon të pengojë hetimin nga Kosova.

Dukagjini mësoi se ndërmarrja shtetërore serbe e telefonisë, MTS nuk u ka dhënë qasje institucioneve të Kosovës në historinë e thirrjeve të të dyshuarve për rastin.

Përfaqësia e MTS, e regjistruar në Kosovë bazuar në marrëveshjen e Brukselit, refuzoi të japë informacionet e kërkuara – duke u thënë institucioneve kosovare duhet t’i kërkojnë ato në kompaninë amë në Beograd.

Teksa përmendi sidat në aspektet kohore për shkak të komunikimit nëpërmjet BE-së, juristi Ardian Bajraktari tha kjo pasqyron nivelin e interesimit për zbardhjen e rastit.

“Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar është refleksion i vullnetit politik të shteteve respektive. Ajo mund të bëhet nëpërmjet parimeve të reciprocitetit apo përmes marrëveshjeve të nënshkruara dhe ratifikuara në kuvendet respektive. Në kuadër të fushës së bashkëpunimit natyrisht që hyn edhe çështja e shkëmbimit të informatave për procese hetimore. Sa i përket fqinjit tonë verior, ky vullnet, kjo gatishmëri dihet që nuk ekziston, çka e vështirëson në masë të konsiderueshme vendosjen e drejtësisë”, ka thënë Ardian Bajraktari, Jurist.

Pasi tha se shteti fqinj po ashpërsohet sa më shumë që po afrohet fundi i dialogut, politologu Dritëro Arifi theksoi se “BE-ja nuk mund të vazhdojë të jetë neutrale ndaj Kosovës dhe subjektive ndaj Serbisë”.

“Kjo dëshmon edhe njëherë që Serbia e sponsorizon dhe fuqizon shumë terrorizmin kundër Kosovës. Aspekti i dytë, që është edhe më i dhimbshëm është që Bashkimi Evropian me vetëdije po e përkrahë Serbinë, e cila po e sponsorizon terrorizmin. Këto dy gjëra vërtetë duhet të thuhen, sepse kështu nuk mund të zhvillohet një dialog i sinqertë mes dy partnerëve apo mes dy fqinjëve. Dhe pavarësisht sa Kosova tregohet e hapur, kjo e mbytë dialogun”, ka thënë Dritëro Arifi, profesor.

Për sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar, në paraburgim janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq – nga komuniteti serb.

Një ditë më parë, Bashkimi Evropian i konfirmoi Telegrafit se Serbia nuk është përgjigjur akoma në letrën dërguar më 15 Janar, nëpërmjet Përfaqësuesit Special, lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ndihmë juridike.

Ndërsa në një përgjigje për Dukagjinin, në fillim të marsit, BE-ja theksoi se presin nga Serbia “që të bashkëpunojë plotësisht për këto kërkesa përmes kanalit për ndihmë të ndërsjellë juridike”.

BE-ja i ka thënë televizionit se përmes ndërmjetësimit të saj, Kosova nga viti 2014 ka dorëzuar rreth 4,470 kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike në Serbi dhe ka marrë 1,226 përgjigje.

 

The post Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave” appeared first on Telegrafi.

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, BE në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

28 March 2025 at 12:59

Në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2024 në Varage të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit.

Pas sulmit, autoritetet e Kosovës njoftuan se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur mbi 15 kilogramë eksploziv, sulm ky që nga autoritetet u cilësua si terrorist.

Madje, ekspertët e sigurisë patën theksuar se përmasat e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit i kalojnë ato të Banjskës, pasi qëllimi ishte të dëmtohej infrastruktura kryesore e shtetit dhe do të afektonte direkt qytetarët.

E pas sulmit në Ibër Lepenc, zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës theksuan se akti terrorist është i drejtuar nga Serbia.

Pas këtij sulmi, autoritetet shtetërore të Kosovës përmes Zyrës së BE-së kanë kërkuar informata nga autoritetet në Beograd, por që deri tani nuk ka përgjigje.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ioanna Lachana në një deklaratë për Telegrafin tha se kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike u dërgua përmes Delegacionit të BE-së në Beograd në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë më 15 janar 2025, por deri më sot nuk ka marr përgjigje.

“Pas sulmit në kanalin Ibër Lepenc/Ibar Lepenac në veri të Kosovës, Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së ka pranuar një letër nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës më 13 janar 2025, e cila ka transmetuar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës tek autoritetet përkatëse në Serbi.

E njëjta kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike u dërgua përmes Delegacionit të BE-së në Beograd në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë më 15 janar 2025. Deri më sot, asnjë përgjigje nuk është marrë nga autoritetet serbe”, tha ajo për Telegrafi.

Tutje, Lachana theksoi se në dhjetor 2024, Këshilli shprehu pritshmërinë e tij që autorët të kapeshin dhe të sillen para drejtësisë.

Këshilli gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet përkatëse.

Ndryshe, në masën e paraburgimit lidhur me sulmin në Ibër Lepenc janë dy të dyshuar, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq. /Telegrafi/

The post Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, BE në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe appeared first on Telegrafi.

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

1 March 2025 at 11:40

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq lidhur me sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlida Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin”, tha Gashi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte thënë se ekziston dyshimi i bazuar se Jovan Viqentijeviq, bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviq me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Dosja e Prokurorisë  rezulton të jetë parashtruar më 2 dhjetor 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin-Potokut, respektivisht në pjesën e kanalit Ibër-Lepenc, e cila përdoret për furnizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës me ujë të pijshëm dhe për  nevoja të termocentraleve të Kosovës për prodhimin e energjisë elektrike, i dyshuari Jovan Viqentijeviq në bashkëkryerje me të dyshuarin Dragisha Viqentijevq (vëllanë e tij), me qëllim të shqetësimit serioz të banorëve dhe cenimit të rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, qëllimisht kanë dëmtuar pajisjet publike të ujësjellësit dhe kanë kryer veprën penale terroriste duke përdorur eksploziv dhe mjete eksplozive drejtpërdrejt në pjesën e kanalit dhe atë në infrastrukturën e betonit. /Telegrafi/

The post U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc” appeared first on Telegrafi.

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

11 January 2025 at 16:43

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin e 29 nëntorit në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.

Barduani shtoi se teksa sulmi ndodhi, KFOR-i ka reaguar shpejt për të siguruar zonën e prekur, dhe theksoi edhe një herë që këtë sulm, si KFOR-i ashtu dhe NATO, e dënojnë fuqishëm, ndërsa dorasit duhet të dalin para drejtësisë.

Po ashtu komandanti i KFOR-it, natë kritike të 29 nëntorit tha se ai ishte në koordinim të ngushtë me homologët lokalë dhe ata ndërkombëtarë për menaxhim të situatës.

“Dua të them fillimisht se KFOR-i është i pozicionuar për të monitoruar dhe menaxhuar çdo zhvillim të situatës së sigurisë lokale”.

“Ne zbuluam incidentit menjëherë pasi ndodhi. Ne reaguam shpejt, duke siguruar zonën dhe duke ofruar forma të ndryshme asistence, institucioneve në Kosovë. Dua të theksoj edhe një herë se NATO dhe KFOR-i dënojnë fuqimisht këtë sulm, dhe kjo është arsyeja pse është e domosdoshme që të identifikohen ata që janë përgjegjës, dhe të sillen para drejtësisë”, tha Barduani, për Klan Kosova.

“KFOR-i dislokoi njësi për të siguruar zonën e kanalit e dëmtuar të ujit, ofruam mbështetje logjistike dhe xhinierike, si dhe ekspertizën tonë për asgjësimin e lëndëve plasëse. KFOR-i veproi me shpejtësi për ta stabilizuar situatën, duke ofruar sigurinë e zonës së prekur, teksa koordinoheshim ngushtë me homologët lokalë dhe ndërkombëtarë”, tha komandanti i KFOR-it.

The post Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc appeared first on Telegrafi.

Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike, Zeqiri: Mund të përsëritet

6 January 2025 at 12:26

Numri një i Zubin Potokut Izmir Zeqiri shprehet i rezervuar për mundësinë e përsëritjes së sulmeve të ngjashme me atë të 29 nëntorit 2024 në të ardhmen, teksa gjendjen aktuale në komunën që ai e drejton e vlerëson të qetë dhe nën kontroll.

Zeqiri në një intervistë për KosovaPress thotë se bashkëpunimi me komunitetin serb është i mirë dhe se nuk ka probleme të theksuara.

“Sulm terrorist me metoda të diversionit… Tash sa i përket grupeve ose individëve që mund të bëjnë sërish veprime të tilla, unë nuk e shoh të pamundur, sepse ndodhin nëpër të gjitha shtetet e konsoliduar… Sa i përket sigurisë mendoj se gjithçka është nën kontroll, edhe pse ekipet e sigurisë akoma hulumtojnë ndërlidhjet me rastin që ka ndodhur (në kanalin Ibër-Lepenc), kështu që situata është nën kontroll. Besoj se është një relaksim i situatës edhe sa i përket qytetarëve, do të thotë jetohet lirshëm, qarkullohet lirshëm dhe punohet lirshëm…”, ka thënë Zeqiri.

Sa i përket bashkëpunimit me nivelin qendror, Zeqiri thotë se nuk ka ankesa të theksuara në këtë drejtim teksa asnjëherë nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt për çështje sigurie.

“Sa i përket qeverisë dhe ministrive nuk mund të them se kam ndonjë ankesë të theksuar. Ani pse telashet te ne janë të mëdha, derën hapur e kemi te secila ministri… Nuk kemi diçka të themi se jemi të anashkaluar, kemi premtime shumë, ndoshta realizime më pak… Jo, nuk kam kërkuar dhe nuk kam mbrojtje të afërt… Nuk do të dëshiroja të vijmë në situata kur mua më duhet të mobilizoj forca rreth vetes për ta kryer detyrën time kushtetuese si një shërbyes ndaj qytetarit”, tha Zeqiri.

Duke folur mbi punësimet në komunë, kryetari Zeqiri thotë se ajo është pothuajse e barabartë në aspektin ndër-etnik.

“40 janë të punësuar në komunë nëpër detyra të ndryshme…mund të jetë përqindja e serbëve pak më e madhe, mos të them 50-50 për qind… Ne po i shqyrtojmë mundësitë dhe hapësirat e punësimit dhe jemi në trend të hapjes së konkurseve, kryesisht prioritetin si në konkurset e mëparshme, por edhe tash e kanë shumica serbe për t’u punësuar dhe shpresoj shumë se do ta plotësojmë stafin edhe në nivel të përbërjes etnike ashtu qysh shkon, 80 për qind të jetë shumica serbe dhe diku rreth 20 për qind t’i takojë komunitetit shqiptar…”, ka thënë Zeqiri.

I pari i Zubin Potokut ka folur edhe për planet e realizimit të projekteve për 2025, por duke mos dashur të zbulojë nëse do t’i hyjë garës edhe për një mandat të dytë si kryetar i komunës.

“Buxheti është rreth 3 milionë e gjysmë dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve kemi planifikuar buxhetin për të investuar. Kryesisht ka kërkesa të mëdha në infrastrukturë. Komuna e Zubin Potokut është e vogël nga numri i qytetarëve, por është e katërta sa i përket terrenit dhe kemi terrene të shpërndara ku mungon infrastruktura rrugore, rrjetet e kanalizimit, elektrifikimi është në shumë vende i dëmtuar… E di që mandati është diku deri nga vjeshta… dhe kujtoj që është herët për të folur për këtë punë…”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri në mesazhin e tij për qytetarët thotë se duhet të ndihen krenarë me infrastrukturën ligjore që ofron shteti i Kosovës për të gjithë, pa asnjë dallim. /Kp/Telegrafi/

The post Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike, Zeqiri: Mund të përsëritet appeared first on Telegrafi.

Rizvanolli: Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022

3 January 2025 at 12:46

Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje.

Kështu është deklaruar ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ndër të tjera ajo ka shkruar se shifrat për vitin 2024 janë preliminare duke ka prezantuar dy grafika përmes të cilave paraqiten fitimet dhe humbjet e kanalit të Ibër-Lepenci që nga viti 2019.

“Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje.Shifrat për vitin 2024 janë preliminare”, ka shkruar Rizvanolli. /Telegrafi/

The post Rizvanolli: Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022 appeared first on Telegrafi.

Sfidat e vështirësitë që i përcollën institucionet e sigurisë gjatë 2024

2 January 2025 at 23:29

Viti 2024 ishte mjaft sfidues për shtetin, përkatësisht për institucionet e sigurisë. Përgjatë vitit që lamë pas, vendi ynë u përballë në vazhdimësi me sulme të ndryshme nga grupe kriminale që origjinën e kanë në Serbi.

Përgjatë 12 muajve të vitit Kosova e vazhdoi betejën për kontrollin e veriut.

Por, synimi i institucioneve qendrore për ta vendosur rendin e ligjin e republikës në këtë pjesë, përditë e dëshmoi se është një realitet i mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, shto këtu raportet e  lënduara me aleatët, të cilët reaguan ashpër për shumicën e veprimeve që u ndërmorën atje.

I 11-ti muaj,  mbrëmja e datës 29, do ta bënte Zubin Potokun, epiqendër të një sulmi të madh, një shpërthimi të rreth 20 kg eksploziv, që qoj në dëmtim të madh të kanalit të ujit të Ibër –Lepencit, nga ku furnizohen me ujë  të  Liqenit i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termo-elektranave.

Njësitet e Policisë  së Kosovës filluan hetimet rreth asaj që kishte ndodhur.

Po mendohej edhe për sanimin e dëmit, por rritja e nivelit të sigurisë për infrastrukturën kritike ishte thelbësore, në ato momente.

Kudo, u vendosën postblloqe të Policisë, nisur nga pak metra larg rrugës që të qon te kanali ku ndodhi sulmi i fuqishëm.

Secili po kontrollohej, e po identifikohej nga Policia.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që doli në vendngjarje, e cilësoi akt terrorist dëmtimin e kanalit të ujit the se  institucionet janë mobilizuar që dëmet të sanohen dhe qytetarët të mos vuajnë pasojat.

Vetë kanali Ibër-Lepenc ka një gjatësi prej 49 kilometrash – nga liqeni i Ujmanit deri në Prishtinë dhe përfundon në liqenin e Badocit. Nga Ujmani furnizohen me ujë 7 komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut dhe e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.

Pos tyre, termocentralet Kosova A dhe B, Trepça dhe Ferronikeli varen tërësisht nga furnizimi me ujë nga ky liqe artificial”.

Reagimet pas sulmit ishin të  ashpra.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani,  duke dënuar sulmin në Zubin Potok, tha se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

Derisa kryeministri do të njoftonte për një konferencë në mesnate, u lëshuan reagime nga të gjithë diplomatët e akredituar në Kosovë, nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe kemi ofruar mbështetjen e plotë për Qeverinë e Kosovës për t’u siguruar që përgjegjësit e këtij akti kriminal të identifikohen dhe mbahen përgjegjës”, deklaroi ambasadori Jeff Hovenier.

Deri në mesnatë reaguan edhe ambasadori gjerman, britanik, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, shefi i eulexit e dhjetëra zyrtarë të tjerë vendor e ndërkombëtarë, që kërkuan hetim të plotë të sulmit.

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, në konferencën e jashtëzakonshme deklaroi se përmes sulmit është munduar të rrezikohet furnizimi i Kosovës me ujë dhe me energji elektrike.

Përpjekjet e këtilla do të ngelen të dëshpëruara tha Kurti, duke shtuar se  kushtetutshmëria, sundimi ligjit nuk  mund të mposhten asnjëherë nga askush.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.  Prishtina zyrtare drejtoi gishtin kah Beografi, e këta të fundit e mohuan përfshirjen. U mblodh edhe Këshilli i Sigurisë i Kosovës, që ndërmori masa emergjente për zbutjen e pasojave dhe aprovoj  masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale. U aktivizua edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në terren, por jo në pjesën veriore.

Mëngjesi i 30 Nëntorit, do të gjente ekipe të shumëta duke u kujdesur për sanimin e dëmit, ku u vendosën disa gypa dhe një argjinaturë prej dheu  e dhjetëra ekipe policore po kryenin bastisje gjithandej  në veri të vendit.

Bastisjet rezultuan me konfiskimin e një arsenali armesh dhe municioni, eksplozivit, pajisjeje të ndryshme, përfshirë emblema e qindra uniforma e pajisje ushtarake.

U arrestuan 8 persona si të dyshuar për sulmin.

Deri të zgjidhja afatgjate, u bë një “bypass”, për të liruar kanalin e Iber Lepencit nga qarkullimi i ujit. Mbi 400 mijë euro do të kushtojë riparimi i dëmit dhe puna pritet të finalizohet  30 qershor të vitit të ardhshëm bënë të ditur autoritetet.

Sulmit mbi infrastrukturën kritike, i paraprinë dy  incidente me mjete shpërthyese. Me dy granata dore ishte sulmuar stacioni policor në Zvecan e një mjet shpërthyes u hodh edhe në ndërtesën e Komunës.

Përveç dëmeve materiale, nuk u raportua për të lënduar.

Më herët në verë, u mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të Policisë së Kosovës.

Policia tha se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në ARBK.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Valë reagimesh erdhën në Prishtinë. Shtetet e Bashkuara thanë se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.

Edhe Bashkimi Evropian u shpreh i zhgënjyer nga  ky aksion.

Posta e Serbisë në Kosovë që nga përfundimi i luftës kryente pagesa të ndryshme për serbët, prej fondeve që ndante Qeveria serbe për ta, përfshirë: pagat, shtesat për fëmijë dhe pensionet dhe jo vetëm, nga këto pika postare kryheshin edhe pagesa të ndryshme për shërbimet që merrnin  qytetarët nga institucionet paralele, që funksionojnë më shumë se dy dekada sipas sistemit të Serbisë”.

Po në Gusht në mes të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare për veprimet e qeverisë së Kosovës, të cilat po quheshin të një anshme, u mbyllen edhe  pesë institucione paralele serbe.

Pakënaqësi po shprehte edhe partia më e madhe serbe në vend, Lista Serbe e cila u priu peticionit për të quar drejt votimit për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptar në veri të vendit.

Më 21 prill dështoi  procesi i votimit për shkarkim e kryetarëve.

Serbët lokalë, në katër komunat në very të vendit, ndonëse morën pjesë në peticionin për shkarkim të kryetarëve  e bojkotuan atë, pas thirrjeve të Listës Serbe.

Ndër vendimet më të diskutuara padyshim se mbetet  vendimi për ndalimin e dinarit serb. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Ky vendim,  nuk zemëroi vetëm Serbinë, por nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Dinarët hynin nga Serbia në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila kishte një kasafortë në Leposaviq. Shteti serb kishte   ndarë 139 milionë euro për serbët në Kosovë për vitin vitin që tashmë po lëmë pas. Janë rreth 11 milionë më shumë sesa në vitin 2023, por besohet se Beogradi dërgon dhjetëra miliona të tjerë për të financuar grupe kriminale që qojnë përpara agjenda për destabilimin e vendit dhe jo vetëm.

Historiku i ngjarjeve që karakterizuan veriun e vendit përgjatë këtij viti përmbyllet me diskutimi që nisi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi lumen Ibër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Qeveria e tij synon hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, dhe se veprimi  nuk është kundër askujt.

Nisi testimi i fuqisë mbajtëse të urës, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

E ky insistim u përball me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët

Misioni  paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, bëri thirrje që çdo vendim lidhur me urën kryesore mbi lumin Ibër të merret në kuadër të dialogut, madje thanë  se nuk do të hezitojnë të merren me çdo zhvillim që mund ta prekë stabilitetin.

Tërë këto zhvillime në veriun e tensionuar, quan në përplasje të fortë të qeverisë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. SHBA-së  dhe BE-së, që  në shume raste e kritikuan qeverinë se po vepron në veri pa koordinim me aleatët.

Muaj pas debatit për këtë çështje, ura në Mitrovicë vazhdon të jetë e mbyllur për automjete, por e hapur për këmbësoret, që në numër jo të vogël çdo ditë kalojnë nga jugu në veri dhe anasjelltas. Për sigurinë e tyre përkujdesen policët e Kosovës dhe  ushtarët e KFOR-it, të cilët përveç patrullimeve në këmbë vazhdojnë të kenë prani të lartë fizike mbi urën që nga paslufta portretizohet si simbol që e mbanë të ndarë Mitrovicën./RTK

The post Sfidat e vështirësitë që i përcollën institucionet e sigurisë gjatë 2024 appeared first on Telegrafi.

Riparohet Ibër-Lepenci në Veri, Sveçla me mesazh nga kanali: Kushdo që mendon se mund ta dëmtojë Kosovën, gabon rëndë

31 December 2024 at 17:19

Kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Faruk Mujka i Ibër-Lepencit janë lajmëruar nga kanali i rindërtuar i ujit, pas dëmtimit që i ishte shkaktuar nga sulmi i 29 nëntorit.

Rizvanolli ka treguar se kanali është rindërtuar brenda një muaji. Derisa minsitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm dhe sipas tij kushdo që mendon se mund ta dëmtojë Kosovën, gabon rëndë.

The post Riparohet Ibër-Lepenci në Veri, Sveçla me mesazh nga kanali: Kushdo që mendon se mund ta dëmtojë Kosovën, gabon rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

​“Sulmi në Ibër-Lepenc cenoi sigurinë”, Barduani: Roli i KFOR-it ende vendimtar

29 December 2024 at 14:52

Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit, thotë komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, derisa shton se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka cenuar situatën e sigurisë në vend.

Gjeneralmajor Barduani, i cili në tetor e mori zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, nënvizon rëndësinë e KFOR-it në rrethanat aktuale.

“Ka ende punë për të bërë për të siguruar përmbushjen e kushteve të duhura për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, duke përfshirë ato që janë para së gjithash nga natyra politike. Me këtë i referohem në mënyrë eksplicite dialogut Beograd-Prishtinë dhe rëndësisë që ai të ecë përpara. Prandaj, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë detyrën e tij për të garantuar sigurinë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë; dhe përmes pranisë dhe aktiviteteve të përditshme në mbarë Kosovën do të vazhdojë të krijojë hapësirë për dialog politik për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të çështjeve të mbetura”, thotë ai në intervistën me shkrim për KosovaPress.

Çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe dezinformatat në rajon siç thotë ai, po bëjnë që në Kosovë të ketë potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit.

“Sulmi i fundit në kanalin ujor Ibër-Lepenc nxjerr në pah cenueshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë… KFOR-i do të punojë ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, në mbështetje të sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme, në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse situata e kërkon, NATO ka gjithashtu aftësinë për të përforcuar menjëherë KFOR-in përmes njësive të ndryshme të forcave rezervë, në një njoftim shumë të shkurtër për të lëvizur.”

Ai flet edhe për hapjen e Urës së Ibrit, për çka thotë se KFOR-i mban një qëndrim transparent dhe konsistent, duke theksuar se çdo vendim duhet të merret përmes dialogut me komunitetin ndërkombëtar.

“Ura e Ibrit çështje politike dhe jo ushtarake”, thekson komandanti i KFOR-it.

Intervista e plotë:

Si e vlerësoni situatën e sigurisë në Kosovë?

Barduani:Në përgjithësi, situata e sigurisë është e qetë, por ajo mbetet e brishtë, me potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit, për shkak të çështjeve të pazgjidhura dhe një sërë sfidash, duke përfshirë ato që vijnë nga përhapja e dezinformatave në të gjithë rajonin. Sulmi i fundit në kanalin ujor Ibër-Lepenc nxjerr në pah cenueshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë.

Si komandant i KFOR-it, prioriteti im është të siguroj që KFOR-i të mbetet i vendosur për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin tonë afatgjatë – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, të vitit 1999. Ne vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reaguesit e sigurisë.

KFOR-i mbetet vigjilent, duke mbajtur një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm, dhe punon pa pushim çdo ditë në sinergji me të gjitha palët e interesuara të Komunitetit Ndërkombëtar për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është korniza për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, e cila është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal.

Ende nuk ka përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë. Cili është mendimi juaj për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit?

Barduani: Ajo që ndodhi në Banjskë ishte e papranueshme dhe NATO ka kërkuar vazhdimisht që autorët të sillen para drejtësisë. Duke thënë këtë, KFOR-i është i mandatuar të sigurojë ruajtjen e një mjedisi stabil dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. Mandati ynë nuk përfshin aktivitetet e zbatimit të ligjit. Pra, nuk do të komentoj një rast që është nën hetime ende. Do t’ua lë autoriteteve përkatëse.

A ka ndërmarrë KFOR-i masa shtesë për të rritur nivelin e sigurisë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë?

Barduani: Objektivi ynë parësor mbetet parandalimi i çdo shpërthimi të dhunës apo çrregullimit, një synim që ne e ndjekim çdo ditë përmes patrullimeve të rregullta dhe angazhimit me komunitetet lokale në mbarë Kosovën. Në përgjigje të sfidave aktuale të sigurisë, KFOR-i ka intensifikuar patrullimet e tij në veri të Kosovës, veçanërisht në ato zona që mund të jenë më të cenueshme ndaj rrezikut të sulmeve të mëtejshme, siç është infrastruktura kritike. Po ashtu, duke filluar nga fillimi i vitit 2025, KFOR-i do të punojë ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Komunitetin Ndërkombëtar, në mbështetje të sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme, në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse situata e kërkon, NATO ka gjithashtu aftësinë për të përforcuar menjëherë KFOR-in përmes njësive të ndryshme të forcave rezervë, në një njoftim shumë të shkurtër për të lëvizur.

Në përgjithësi, KFOR-i është i pajisur, me burime dhe plotësisht i pajisur për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në situatën e sigurisë në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së.

Pse KFOR-i është kundër hapjes së urës së Ibrit?

Në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, ura pritej të hapej në vitin 2019, ndërsa Policia e Kosovës thotë se nuk ka të dhëna për rritje të tensioneve në rast të hapjes së urës së Ibrit.

Barduani: Qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë gjithmonë i qartë, konsistent dhe transparent: çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me Komunitetin Ndërkombëtar. KFOR-i ndërkohë do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Përveç kësaj, së fundi ne kemi kryer stërvitje trajnimi në urë për të rritur gatishmërinë e KFOR-it në përgjigje të çdo krize.

Dua të theksoj se hapja e urës është çështje politike, jo ushtarake. Gjithashtu, hapja eventuale do të jetë e mundur vetëm kur të ekzistojnë disa kushte që garantojnë pranimin e kësaj mase nga të gjithë aktorët e përfshirë.

Cili do të jetë qëndrimi i KFOR-it nëse kërkohet nga Policia e Kosovës që të largohen trupat mbi lumin Ibër?

Buardani: Siç u tha më parë, çdo vendim në lidhje me urën duhet të merret përmes dialogut politik dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me Komunitetin Ndërkombëtar. Largimi i trupave të KFOR-it do të lidhej me një vendim të tillë dhe me një vlerësim të plotë të situatës së sigurisë. Do të kërkonte gjithashtu autorizimet e duhura nga komandat më të larta të NATO-s.

Serbia ka përdorur manastiret për të armatosur serbët e Kosovës. Paralajmërime të tilla ka bërë edhe deputetja britanike, Alicia Kearns. A ka raste të tjera?

Barduani: Kjo pyetje bie nën sferën e zbatimit të ligjit dhe, për rrjedhojë, është jashtë fushëveprimit të KFOR-it. Ju sugjeroj të pyesni Policinë e Kosovës për çdo koment.

Çfarë masash ka marrë KFOR-i në rast të kërcënimeve në veri dhe konfrontimit me grupet e armatosura?

Barduani: Siç e thashë edhe më parë, veçanërisht pas ngjarjeve të dhunshme në vitin 2023, KFOR-i vëzhgon me kujdes situatën në veri të Kosovës. Ne posaçërisht kërkojmë për shkaktarë që mund të çojnë në kërcënime të mundshme. Me këtë, jam i bindur se ne jemi të vendosur mirë për t’iu përgjigjur çdo sfide të sigurisë, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës. Prania jonë atje është pa dyshim një pengesë e fuqishme, ne patrullojmë vazhdimisht për të ruajtur ndërgjegjësimin tonë dhe kemi masa dhe plane për të adresuar çdo skenar të mundshëm krize.

Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet me burime të mira dhe të pozicionuara mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit tonë të gjatë të OKB-së.

Si e shihni dislokimin e trupave shtesë të Serbisë pranë kufirit me Kosovën?

Barduani: Jam në komunikim të vazhdueshëm me Autoritetet Ushtarake Serbe, duke përfshirë edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Deri më tani, Forcat e Armatosura të Serbisë gjithmonë e kanë informuar KFOR-in për të gjitha aktivitetet e tyre në afërsi të vijës kufitare administrative. Unë kam të gjitha arsyet që të pres që kjo të vazhdojë dhe besoj në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, KFOR-i vazhdon të jetë i pranishëm dhe të monitorojë çdo aktivitet përgjatë vijës kufitare administrative, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

Si është bashkëpunimi aktual me Policinë dhe FSK-në?

Barduani: Aktualisht, ne kemi një marrëdhënie të mirë pune me organizatat e sigurisë së Kosovës.

Ne kemi zhvilluar një koordinim të mirë me Policinë e Kosovës, në kuadër të mandateve tona përkatëse si reagues të sigurisë. Përderisa KFOR-i nuk ka mandat për zbatimin e ligjit, KFOR-i është gjithmonë në vëzhgim dhe vazhdimisht është i gatshëm të ndërhyjë kur ka kërcënime serioze për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Për këtë arsye, KFOR-i ndërvepron rregullisht me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in dhe kryen stërvitje të rregullta trajnuese për të siguruar një ndërhyrje, kur kërkohet dhe në bashkëpunim të plotë me akterët e tjerë të sigurisë. Që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) – i cili është i ndarë nga KFOR-i – ka mbështetur zhvillimin e FSK-së, nën mandatin origjinal të mbrojtjes civile, përmes ngritjes së kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimit.

Do ta mbyll duke komentuar një pikë shumë të rëndësishme që duhet të jetë e qartë për të gjithë. Sipas zotimeve ekzistuese me Kosovën, vendosja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin paraprak të KFOR-it. Ne vlerësojmë respektimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj këtij angazhimi, veçanërisht në kohë tensionesh të ngritura. Policia e Kosovës, duke përfshirë njësitë e saj të specializuara, mund të veprojë në mbarë Kosovën pa pasur nevojë për pëlqimin e KFOR-it. Megjithatë, presim konsultime me kohë dhe kuptimplote për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe të ketë implikime të drejtpërdrejta për stabilitetin rajonal.

Në çfarë kushtesh do të konsideronit se misioni i KFOR-it është përmbushur?

Barduani: KFOR-i ka arritur sukses të madh në 25 vjetët e fundit, duke qenë në gjendje të zvogëlojë pozicionin e forcës dhe trupat e tij nga rreth 50.000 më 1999 në 4.300 sot. Megjithatë, roli dhe misioni i KFOR-it mbetet vendimtar. Ka ende punë për të bërë për të siguruar përmbushjen e kushteve të duhura për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, duke përfshirë ato që janë para së gjithash nga natyra politike. Me këtë i referohem në mënyrë eksplicite dialogut Beograd-Prishtinë dhe rëndësisë që ai të ecë përpara.

Prandaj, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë detyrën e tij për të garantuar sigurinë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë; dhe përmes pranisë dhe aktiviteteve të përditshme në mbarë Kosovën do të vazhdojë të krijojë hapësirë për dialog politik për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të çështjeve të mbetura. /KP/

The post ​“Sulmi në Ibër-Lepenc cenoi sigurinë”, Barduani: Roli i KFOR-it ende vendimtar appeared first on Telegrafi.

Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, Maqedonci tregon detaje nga biseda me KFOR-in

26 December 2024 at 23:08

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër – Lepencit, është bërë për shkak të sulmit në infrastrukturën kritike dhe pasojave që ka mundur të shkaktojë ky sulm.

Ai ka treguar se për këtë ka pasur një komunikim ndërmjet kryeministrin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, ku ky i fundit sipas Maqedoncit ka paraqitur një planë të tij për rritjen e prezencës së KFOR-it dhe Policisë së Kosovës atje.

“Në gjitha rastet kur cenohet siguria në veri të vendit, FSK përmes Ministrisë së Mbrojtjes, shpesh edhe përmes kryeministrit ka paraqitur kapacitetet e saja për ta ndihmuar Policinë e Kosovës me qëllim të menaxhimit të situatës. Normalisht, pse ishte me fokusuar dhe e theksuar kërkesa e prezencës së FSK-së pas këtij sulmi ka qenë për shkak të gamës së gjerë që ka mundur të shkatoj pikërisht sulmi. Komandantit i KFOR-it ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës për këtë dhe ka paraqitur planin e tij që KFOR-i dhe Policia e Kosovës të shtojnë prezencën në veri të vendit”, tha Maqedonci në Tëvë1.

Ai ka mohuar se kërkesa është bërë për fushatë elektorale, kur është pyetur për akuzat e opozitës.

The post Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, Maqedonci tregon detaje nga biseda me KFOR-in appeared first on Telegrafi.

Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin në Ibër-Lepenc

By: fra nc
23 December 2024 at 11:31

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha SHBA-ja “nuk sheh asnjë provë që do të çonte në Beograd” kur bëhet fjalë për atë se kush qëndron pas sulmit në kanalin e furnizimit me ujë, Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës.

“Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë që do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë”, tha Hill në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, RTS.

Në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, në Zubin Potok, më 29 nëntor ka ndodhur një shpërthim, i cili ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit, i cili furnizon me ujë disa qytete, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve.

Hill shtoi se është mirë që Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) po e mbështet hetimin dhe se kjo flet për mungesën e besimit dhe një “prirje drejt akuzave të ndërsjella”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer me deri në 20 kilogramë eksploziv.

Kosova fajësoi Serbinë për këtë sulm, të cilin Beogradi zyrtar e hodhi poshtë.

Në ditët pas sulmit, autoritetet e Kosovës kryen disa aksione në veri, gjatë së cilave konfiskuan armë, municione e pajisje të tjera ushtarake. Nga dhjetë të shoqëruar në polici si të dyshuar për përfshirje në sulm, dy u dërguan në paraburgim për një muaj.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/’99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Sulmi u dënua ashpër nga SHBA-ja dhe shtete të Bashkimit Evropian./REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin në Ibër-Lepenc appeared first on Euronews Albania.

Sulmi në Ibër-Lepenc, Ambasadori Hill: FBI po mbështet hetimin

23 December 2024 at 12:38

PRISHTINË, 23 dhjetor/ATSH/ Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha SHBA-ja “nuk sheh asnjë provë që do të çonte në Beograd” kur bëhet fjalë për atë se kush qëndron pas sulmit në kanalin e furnizimit me ujë, Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës.

“Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë që do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë”, tha Hill në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, RTS.

Në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, në Zubin Potok, më 29 nëntor ka ndodhur një shpërthim, i cili ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit, që furnizon me ujë disa qytete, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve.

Hill shtoi se është mirë që Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) po e mbështet hetimin dhe se kjo flet për mungesën e besimit dhe një “prirje drejt akuzave të ndërsjella”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi ishte kryer me deri në 20 kilogramë eksploziv.

Kosova fajësoi Serbinë për këtë sulm, por Beogradi zyrtar e hodhi poshtë një gjë të tillë.

Në ditët pas sulmit, autoritetet e Kosovës kryen disa aksione në veri, gjatë të cilave konfiskuan armë, municione e pajisje të tjera ushtarake. Nga dhjetë të shoqëruar në polici si të dyshuar për përfshirje në sulm, dy u dërguan në paraburgim për një muaj.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998-99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Sulmi u dënua ashpër nga SHBA-ja dhe shtete të Bashkimit Evropian. /REL/

The post Sulmi në Ibër-Lepenc, Ambasadori Hill: FBI po mbështet hetimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Janjiq: Të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë

19 December 2024 at 22:57

Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “ka informacione se në ditët në vijim Qeveria e Kosovës do të fajësojë serbët për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc”, duke thënës se kjo nuk është asgjë e re dhe se Qeveria e Kosovës e ka bërë tashmë kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti fillimisht e përkufizoi këtë ngjarje si një akt terrorist.

Duke hapur seancën “tematike” të Qeverisë serbe të martën, Vuçiq fillimisht ka folur për situatën në Kosovë dhe përgjegjësinë për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc që ndodhi më 29 nëntor.

“Në Kosovë populli ynë po lufton fort për mbijetesë dhe për legjitimitet politik. Ajo që mund t’ju them është se regjimi i Kurtit në ditët në vijim do t’i shpallë fajtorë serbët pa asnjë provë materiale për aktin diversant në kanalin Ibër-Lepenc me qëllim të qartë politik. Qëllimi I kësaj është që të përpiqen në çdo mënyrë të ndalojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme”, tha Vuçiq.

Siç shkruan “Danas”, Beogradi nuk ka folur shumë për këtë rast deri më tani. Vuçiq disa ditë pas shpërthimit tha se Serbia nuk kishte asnjë lidhje me të dhe se ai mbështet fillimin e një hetimi ndërkombëtar që do të përcaktojë se çfarë ka ndodhur.

Prandaj është interesant fakti që Vuçiqit kjo temë i vjen në kohën kur bllokadat e studentëve po vazhdojnë në gjithë Serbinë dhe duket se ato nuk do të ndalen së shpejti.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a është qëllimi i Vuçiqit që të shfrytëzojë temën e Kosovës dhe shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc për të larguar deri diku vëmendjen nga protestat, bllokadat dhe qytetarët e pakënaqur, Janjiq thotë se prej kohësh ka pasur përpjekje për të rikthyer në plan të parë çështjen e Kosovës, për të larguar vëmendjen dhe për të lehtësuar presionin ndaj qeverisë, që ushtrohet përditë nga problemet e brendshme, transmeton Telegrafi.

Janjiq thekson se njoftimi i Vuçiqit se Kosova do të fajësojë Serbinë për shpërthimin në Zubin Potok nuk është diçka e re.

“Kurti e ka bërë tashmë. Përkufizimi i tij i parë ishte se ishte një akt terrorist”, vazhdon ai.

Janjiq shton se tema e Kosovës u rikthye me sukses në diskursin publik pikërisht përmes zgjedhjeve në Kosovë, të cilat do të mbahen tek më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Serbia nuk mund të bëjë asgjë për zgjedhjet në Kosovë, gjithçka po ua lë autoriteteve të Kosovës”, pohon bashkëbiseduesi ynë.

Megjithatë, ai kujton se është një “lojë e vjetër”.

“Ne kemi Kurtin armik dhe heroin tonë Vuçiq, i cili do të na mbrojë nga Kurti dhe në thelb të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë”, thotë Janjiq.

Megjithatë, ai beson se tema e Kosovës, pas një muaji përpjekjesh, arriti të rikthehet përmes temës së zgjedhjeve pikërisht për të lehtësuar presionin ndaj pushtetit të shkaktuar nga problemet e brendshme.

“Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, sikurse rasti Banjska, është i shkëlqyeshëm për konflikt menaxhment”, thotë Janjiq dhe shton se është e qartë se autoritetet serbe nuk e konsiderojnë më Kosovën problem të brendshëm, por ndërkombëtar.

Duke komentuar vetë hetimin e ngjarjeve në Zubin Potok, Janjiq thotë se Komuniteti Ndërkombëtar, i mësuar nga përvoja e rastit në Banjskë, nuk ka ndërmend të krijojë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë në hetim.

“Edhe pse Vuçiq e konteston këtë dhe premton një hetim të përbashkët që do të koordinohet nga Komuniteti Ndërkombëtar, qëndrimi i tyre dhe veçanërisht i ambasadorit amerikan në Kosovë është shumë i qartë. Ata do ta mbështesin Kosovën në hetim sepse konsiderohet të jetë objekt hetimi i tyre”, përfundon Janjiq. /Telegrafi/

 

 

The post Janjiq: Të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Dëmi i shkaktuar në Ibër-Lepenc nga shpërthimi terrorist, rreth 400 mijë euro

19 December 2024 at 18:37

Rreth 400 mijë euro është dëmi i shkaktuar nga sulmi terrorist më 29 nëntor 2024 në kanalin Ibër-Lepenc, teksa dëmi i synuar ishte rreth 2.5 milionë euro.

Kjo u bë e ditur sot gjatë një vizite që kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishin në ndërmarrjen Ibër-Lepenci në Prishtinë.

Ministrja Rizvanolli tha se pas sulmit terrorist, falë angazhimit të institucioneve është arritur që termocentralet të mos ndalin punën.

“Dëmi i synuar që do të ndodhte sikur të arrihej ndërprerja e furnizimit, siç ka qenë e planifikuar, do të ishte rreth 2.5 milionë euro vetëm në import të energjisë elektrike, të mos flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes së qytetarëve, të furnizimit me ujë dhe shumë shërbime të tjera. Andaj është shumë me rëndësi për të gjithë akterët që ta kemi parasysh kur flasim për këtë çështje që fokusi kryesor dhe mesazhi kryesor është se u evitua një dëm i madh, jo pse qëllimi i sulmit ka qenë i parëndësishëm, por sepse nuk e ka arritur qëllimin e vet edhe falë reagimit të shpejtë dhe të duhur të institucioneve, veçanërisht Ibër-Lepencit”, deklaroi Rizvanolli.

Derisa u pyet për dëmin e shkaktuar nga ky sulm terrorist, ministrja Rizvanolli tha se “kjo është çështje teknike”. Ndërkaq, kryeshefi i ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka theksoi se në takim me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për sulmin terrorist të 29 nëntorit në Varagë të Zubin Potokut.

“Ne e kemi bërë një analizë të përafërt, dëmi, riparimi dhe renovimi do të na kushtojë diku rreth 400 mijë euro, por kjo do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore, me të cilët edhe jemi duke e realizuar projektin e riparimit të kanalit Ibër-Lepenc, i cili pritet të përfundojë më 30 qershor të vitit të ardhshëm… Dëmi do të përfundojë sa më shpejt që është e mundshme, por projekti i Bankës Botërore do të përfundojë vitin e ardhshëm…Punimet do të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur, unë besoj që brenda dy-tri javëve maksimumi do të jetë funksional”, u shpreh ai.

Mujka është pyetur edhe për “tokat e uzurpuara rreth kanalit të Ibër-Lepencit.

“Neve nuk na është kujtuar vonë, por unë besoj që edhe ju jeni të vetëdijshëm që qasja e institucioneve tona ka qenë shumë e kufizuar më parë atje, falë Zotit dhe qeverisjes së suksesshme, qasja edhe në pronat tona në veri tani është shumë më e lehtë”, tha Mujka.

Paraprakisht, ministrja Rizvanolli dhe kryeministri Kurti vizituan ndërmarrjen KRU Prishtina.

“Nga humbja për tre nga katër vjetët paraprakë, në vitin 2022 ka pasur një fitim mbi 300 mijë euro, ndërsa sivjet pritet të tejkalojë 600 mijë euro. Sigurisht që si kompani publike ne nuk presim nga kompanitë tona, nuk e kanë mision parësor fitimin financiar. Mirëpo, për ne është një shenjë që pasuria publike po menaxhohet me zell dhe ndershmëri. Kjo krijon kushte për më shumë investime. Një aspekt tjetër që dua ta cek për përmirësimet në KRU Prishtina është që kompaninë e kemi gjetur me opinion të kundër të auditorit, me pasqyra financiare që nuk konsiderohen të besueshme. Ndërsa, në dy vjetët e fundit kjo është përmirësuar në opinion të kualifikuar”, deklaroi Rizvanolli.

Edhe kryeshefi i KRU Prishtina, Arsim Fetahu foli mbi të arriturat e kompanisë dhe projektin për ujëra të ndotura.

“Është e vërtetë që viteve të fundit po fillojmë nga shkalla e inkasimit, një ngritje të shkallës së inkasimit në vlerën mbi 100 për qind. Po arkëtojmë edhe borxhet e kaluara. Jemi shumë në fazë të mirë të realizimit të projekteve të investimeve kapitale në sferën e ujit të pijshëm, por edhe në pjesën e ujërave të ndotura. Një projekt, i cili pritet të jetë zgjidhje për ujërat e ndotura të Prishtinës, Graçanicën e Fushë Kosovën, Obiliqit, vlera e tij kalon vlerën 230 milionë euro”, u shpreh ai.

Në mbrëmjen e 29 nëntorit në Varage ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit, pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se i ka rritur masat e sigurisë në nivel vendi.

Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.

“Është mund të themi lirisht akti më i madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kryeministri Kurti tha se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen Zubin Potoku, Mitrovica e Jugut, ajo e veriut, Vushtrria, Drenasi, një pjesë e Prishtinës dhe e gjithë Fushë Kosova si dhe Korporata Energjetike e Kosovës. Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike.

Sulmin e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it. /KP

The post Dëmi i shkaktuar në Ibër-Lepenc nga shpërthimi terrorist, rreth 400 mijë euro appeared first on Telegrafi.

“Në veri mund të kemi provokime”- Musliu: Kush qëndron pas sulmit në Ibër-Lepenc

By: fra nc
18 December 2024 at 14:18

Prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Milan Radojiçiç, i mbështetur nga Serbia. Kështu tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, e cila tregoi se një gjë e tillë është thënë nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti. Në raportimin me dyer të mbyllura, ajo tregoi se është thënë që gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.

Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, deputetja Musliu theksoi se në komunat veriore ka ende provokime e tensione të nxitura nga shteti serb.

“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Sa i përket raportimit të drejtorit, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga ana e Serbisë. Kur them gjendja është stabile, përjashtohen pesë komunat veriore ku herë pas herë kemi tensione dhe provokime të nxitura nga shteti serb dhe strukturat kriminale të Serbisë atje. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe për çështje të tjera”, deklaroi Musliu.

Gjatë raportimit të drejtorit të AKI-së, Musliu tha se është thënë që prapa sulmit të kanalit në Ibër-Lepenc qëndron Millan Radojiçiç.

“Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së në këtë takim, prapa atij sulmi qëndron Radojiçiç i mbështetur nga shteti serb… Unë ndaj aq sa më lejohet, vetë fakti që drejtori ishte në një raportim para Komisionit Parlamentar nuk mund të jap një deklaratë të pa faktuar dhe të pa bazuar”, shtoi Musliu para mediave.

Në mbledhjen e këtij komisioni është diskutuar edhe për prezencën e drogave sintetike në shkollat e vendit.

“Vlen të theksohet se një shqetësim i jashtëzakonshëm vazhdon mbetet edhe degradimi ose prezenca e madhe e drogave sintetike në shkollat e Kosovës dhe që duhet të vëmë një alarm edhe ne si institucione edhe ju si media por mbi të gjitha edhe prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkolla e ku fatkeqësisht ata janë target i drogave sintetike”, përfundoi Musliu. /Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Në veri mund të kemi provokime”- Musliu: Kush qëndron pas sulmit në Ibër-Lepenc appeared first on Euronews Albania.

Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc na bëri me dije të forcohemi në aspektin energjetik

18 December 2024 at 14:45

PRISHTINË, 18 dhjetor/ATSH/ Për herë të parë në Kosovë sot është hapur ankandi i parë i erës me një kapacitet prej 100 MW. Ky ankand është hapur nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare si dhe USAID. Gjatë ceremonisë hapëse të këtij ankandi u tha se Kosova po tregon se është e gatshme të kaloj në energji të pastër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këtë vit të suksesshëm në sektorin energjetik po e përmbyllin me hapjen e ankandit të parë të erës. Sipas tij, rritja ekonomike në vend duhet të shoqërohet me ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike.

Kryeministri, Kurti u shpreh se sulmi ndaj infrastrukturës në kanalin e Iber-Lepencit dëshmoi se Kosova duhet të forcohet në aspektin energjetik.

Kurti tha se Kosova është me fat se ka kapacitete të mëdha për energji të ripërtritshme e veçanërisht për atë të erës.

“Edhe tash para këtij ankandi që po e lansojmë u përballëm me një rikujtim të ngjashëm, sulmi kinetik ndaj infrastrukturën kritike në kanalin Iber-Lepenc për furnizim me ujë dhe energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes dhe jetës sonë”, theksoi Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se Kosova ka kapacitete që mundësojnë prodhimin e energjisë me erë. Ajo garantoi një garë transparente, ku siç tha ajo përfituesi kryesor do të jetë qytetari i Kosovës.

Zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Martthias Conrad u shpreh se Kosova po tregon që është e gatshme të kaloj në energji të pastër.

Ai tha po ashtu se shteti gjerman e ka mbështetur këtë projekt me 800 mijë dollarë.

Drejtori Regjional për Ballkanin Perëndimor i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Nicolas Marquier u shpreh se hapja e ankandit të erës është hap i rëndësishëm drejtë një të ardhme të qëndrueshme.

Marquier theksoi se me këto kapacitete shtesë të energjisë së erës do të mbulohet rreth 4 deri në 6% e kërkesës për energji. /KosovaPress/

The post Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc na bëri me dije të forcohemi në aspektin energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Kurti: Sulmi në Iber-Lepenc na bëri me dije të forcohemi në aspektin energjetik

By: fra nc
18 December 2024 at 12:34

Për herë të parë në Kosovë sot është hapur ankandi i parë i erës me një kapacitet prej 100 MW. Ky ankand është hapur nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare si dhe USAID.

Gjatë ceremonisë hapëse të këtij ankandi u tha se Kosova po tregon se është e gatshme të kaloj në energji të pastër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këtë vit të suksesshëm në sektorin energjetik po e përmbyllin me hapjen e ankandit të parë të erës. Sipas tij, rritja ekonomike në vend duhet të shoqërohet me ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike.

“Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejt në rajon me rritje të Bruto Produktit Vendor prej 6.36 për qind mesatarisht tri vitet e fundit 2021-2023. Sot në krahasim me fillimin e mandatit tonë qeverisës kemi dyfishim të eksporteve dhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja direkte… Kjo rritje ekonomike duhet të shoqërohet edhe me ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike, në politikat e energjisë si në çdo vendim të qeverisë tonë jemi përkushtuar për një Kosovë e cila teksa rritet e zhvillohet nga parimi i drejtësisë, drejtësisë ekonomike, drejtësisë shoqërore dhe mjedisore”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kryeministri, Kurti u shpreh se sulmi ndaj infrastrukturës në kanalin e Iber-Lepencit dëshmoi se Kosova duhet të forcohet në aspektin energjetik.

Kurti tha se Kosova është me fat se ka kapacitete të mëdha për energji të ripërtritshme e veçanërisht për atë të erës.

“Edhe tash para këtij ankandi që po e lansojmë u përballëm me një rikujtim të ngjashëm, sulmi kinetik ndaj infrastrukturën kritike në kanalin Iber-Lepenc për furnizim me ujë dhe energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes dhe jetës sonë. Andaj diversifikimi dhe shumëfishimi i burimeve të energjisë përmes energjisë së ripërtritshme nuk është vetëm zgjidhje për zhvillimin e sektorit energjetik dhe ekonomik, por edhe domosdoshmëri për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës. Këtu jemi me fat Kosova ka kapacitet të madh për energji të ripërtritshme me rrezatim të bollshëm për energji të diellit dhe erërat të forta në malet tona për energji të erës”, theksoi Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se Kosova ka kapacitete që mundësojnë prodhimin e energjisë me erë. Ajo garantoi një garë transparente, ku siç tha ajo përfituesi kryesor do të jetë qytetari i Kosovës.

“Kërkesa jonë për energji që është veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe veçanërisht gjatë muajve të ftohtë përkojnë shumë mirë me profilin e prodhimit të energjisë nga era. Andaj, ky lloj projekti është veçanërisht i rëndësishëm për gjenerimin dhe ekonominë tonë… Sot po e lansojmë fazën e parakualifikimit të ankandit të erës e cila do të pasoj nga faza e ofertave financiare. Që nga sot e deri në përzgjedhjen e ofertuesit me çmim më të ulët kemi përpara një garë mes kompanive të kualifikuara e të motivuara për investime domethënëse në Kosovë. Këtë garë zotohemi ta udhëheqim në mënyrë të drejtë e transparente siç kemi bërë edhe në ankandin e parë në mënyrë që të sigurohemi që pavarësisht se cili do të jetë konzorciumi që përzgjedhjet përfundimisht për ndërtimin e parkut të erës, fituesi më i madh përfundimisht të jetë qytetari i Kosovës me çmim të përballueshëm, energji të pastër, energji të sigurt dhe përballueshmëri”, tha ministrja Rizvanolli.

Zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Martthias Conrad u shpreh se Kosova po tregon që është e gatshme të kaloj në energji të pastër.

Ai tha po ashtu se shteti gjerman e ka mbështetur këtë projekt me 800 mijë dollarë.

“Ky është një hap i madh për të krijuar një të ardhme miqësore për dy arsye, e para 100 MË është një sasi domethënë e prodhimit dhe energjisë së pastër dhe kjo e ndryshon këtë përzierjen e prodhimit të energjisë në Kosovë dhe kjo tregon se Kosova e gatshme të kaloj nga prodhimi i energjisë të ndotur në energji të pastër. Dhe me këtë Kosova tregon se beson që do të jetë partneri kryesor për të punuar në energji të pastër. Ky është një drejtim i duhur dhe përgëzoj qeverinë e Kosovës për këto vendime”, theksoi Conrad.

Drejtori Regjional për Ballkanin Perëndimor i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Nicolas Marquier u shpreh se hapja e ankandit të erës është hap i rëndësishëm drejtë një të ardhme të qëndrueshme.

Marquier theksoi se me këto kapacitete shtesë të energjisë së erës do të mbulohet rreth 4 deri në 6% e kërkesës për energji.

“Ky momentum përfaqëson jo vetëm përparimin në sektorin e energjisë, por edhe një hap të rëndësishëm drejtë një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër për vendin tuaj dhe Evropën. Ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me Kosovën për të sfiduar problemet socio-ekonomike…ky projekt i veçantë synon të rris ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së erës duke 137 në 237 MW që do të mbuloj rreth 4-6 për qind të kërkesës së përgjithshme të Kosovës për energji”, thotë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ​Kurti: Sulmi në Iber-Lepenc na bëri me dije të forcohemi në aspektin energjetik appeared first on Euronews Albania.

Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë

16 December 2024 at 17:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të hënën që përgjegjësit e sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës muajin e kaluar, të sillen para drejtësisë.

“Sulmi në kanalin ujor në veri të Kosovës, më 29 nëntor, nënvizon se sa i brishtë është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, në Bruksel.

Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut – prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Autoritetet kosovare janë duke e hetuar shpërthimin, për të cilin e akuzojnë Serbinë.

Serbia i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se edhe vetë ajo po e heton këtë sulm.

Rutte e tha se “tani është thelbësore që të nxirren faktet” rreth sulmit dhe përgjegjësve të mundshëm.

Ai theksoi se dëshiron ta falënderojë komandantin e KFOR-it për “dislokim të shpejtë” të trupave për të mbrojtur infrastrukturën kyçe të Kosovës.

“Mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që KFOR-i të përmbush mandatin e tij të OKB-së”, theksoi Rutte.

KFOR – i cili ka rreth 4.700 ushtarë – është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha ende nuk ka prova se kush mund ta ketë kryer sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, por shtoi se “ne mendojmë se do të gjenden prova”.

Hovenier e përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se Qeveria amerikane “nuk është në gjendje të thotë se kush është përgjegjës”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌