Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

By: Oldi
24 July 2025 at 17:09

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë. Si bilanc […]

The post Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Rama: Reforma e territorit në dy faza, qeveria do të ndërhyjë me një numër aktesh normative

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se reforma e territorit do të ketë dy faza.

Në fjalën e tij në një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të bashkisë Tiranë, Rama tha se “një fazë do të jetë e menjëhershme, kur qeveria do të ndërhyjë në kushtet e kësaj emergjence me një numër aktesh dhe një akt normativ dhe që besoj do të jetë paralelisht me një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe për mbetjet”.

“Pastaj do të ketë një fazë të dytë ku do të rishikohen në mënyrë përmbajtësore dhe të detajuar të gjitha ligjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me territorin, duke filluar nga ligji për ndërtimin, që është një ligj shumë i vjetër dhe që është prekur në dy-tre raste, por  mbetet krejtësisht jashtë kohe”, theksoi Rama.

/k.s//r.e/

The post Rama: Reforma e territorit në dy faza, qeveria do të ndërhyjë me një numër aktesh normative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot urdhrin për anulimin e vendimit për legalizimin e një ndërtimi pa leje, shtesë anësore 1 kat në një objekt ekzistues 8 kate në favor të Ilir Baki Isufit.

Rama theksoi se, për të gjitha këto lloj çmendurish, me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht.

Gjithashtu shtoi Rama, do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkroi Rama.

1 nga 2

/gj.m/r.e//a.f/

The post Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, reformë edhe tek uji, mbetjet, nafta e barnat

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike, si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit të territorit.

Rama u shpreh në një postim në platformën X se, toleranca ndaj “tokave të xanuna” në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit.

Kryeministri shtoi se ka nisur puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit të katërt të PS për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Evropian.

“Toleranca ndaj “tokave të xanuna” në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoratet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, shkroi Rama.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Rama: Ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, reformë edhe tek uji, mbetjet, nafta e barnat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“IMT dhe policia bashkiake pjesë e problemit”/ Kontrolli i territorit, Rama paralajmëron “furtunë”

9 July 2025 at 11:50

Në mes të sezonit turistik, Edi Rama ka ndërmarrë një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, ku më shumë se sa një aksion serioz, duke një “show” për tërheqjen e vëmendjes pas zgjedhjeve të `11 Majit. Ndërkohë, ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama paralajmëron një reformë të re për […]

The post “IMT dhe policia bashkiake pjesë e problemit”/ Kontrolli i territorit, Rama paralajmëron “furtunë” appeared first on BoldNews.al.

Platformë e re për eksportet

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) po vijon me takimet informuese me bizneset lokale, mbi mundësitë që i ofrohen biznesit shqiptar për t’u forcuar në tregun vendas dhe rritur konkurrueshërinë në tregje ndërkombëtare.

Gjatë ditëve të takimeve, ekipi i AIDA-s organizoi një takim me biznesin në Shkodër.

Qëllimi kryesor është informimi i drejtpërdrejtë mbi platformën e re të eksporteve si dhe mundësitë konkrete që ofron rrjeti EEN (Enterprise Europe Network).

Kjo platformë është krijuar për të ndihmuar bizneset shqiptare që të zgjerojnë tregjet dhe mundësitë për tu rritur përtej kufijeve, të krijojnë mundësi partneritetesh ndërkombëtare, mbështetje për rritje konkurruese si dhe promovim në rrjete të gjera biznesi në Europë.

EEN është një nga rrjetet më të mëdha në botë për mbështetjen e ndërkombëtarizimit të SME-ve dhe tashmë është më afër bizneseve shqiptare se kurrë më parë.

Për më shumë informacion, kontaktoni AIDA ose vizitoni platformën e re të eksporteve.

1 nga 5

/e.xh/ /a.g/

The post Platformë e re për eksportet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet/ Gonzato: Qeveria shqiptare të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse

27 May 2025 at 09:38

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka folur nga qyteti i Korçës duke theksuar se ka ardhur momenti që Parlamenti shqiptar të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.

Gonzato dha një deklartaë të tillë me qëllimin që të dyja partitë e mëdha politike në Shqipëri, të punojnë për në rrugën drejt BE-së.

Ambasadori i BE, ka folur në raport me zgjedhjet që u mbajtën në 11 maj, për të cilat nënvizon se nga KQZ është bërë një punë e mirë, duke pasur bashkëpunimin me prokurorinë e përgjithshme dhe SPAK-un.

“Nuk ka dalë ende raporti përfundimtar i OSBE, mendoj se Brukseli foli qartë lidhur me zgjedhjet e 11 Majit ne Shqipëri. Është koha që qeveria dhe parlamenti shqiptar të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë rekomandimet e shkuara dhe të tashme.

E në fakt lidhur me rezultatin i jep një përgjegjësi më të madhe qeverisë që të ndërmarrë këtë reformë sepse i ka numrat. Është pritshmëria e shqiptarëve në qoftë se Shqipëria është drejt rrugës së BE.

Në raport me plotësimin e standardeve, ka një raport të OSBE i cili jep përfundimin. I ka njohur në standarde por citon dhe përdorimin e burimeve publike por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar. Dua të përgëzoj Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve dhe bashkëpunimin me prokurorinë e përgjithshme dhe SPAK.

Secila parti që ndihet e vjedhur të raportojë në organet gjyqësore. Megjithatë, uroj që të dyja partitë të punojë drejt drejtimit të BE”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet/ Gonzato: Qeveria shqiptare të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse appeared first on Euronews Albania.

Vera shqiptare në “Raisin”, platformën më të madhe globale për verën natyrale

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Vera “Made in Albania” po bëhet gjithnjë e më shumë e njohur në tregjet e huaja.

Programi gjerman për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri bën të ditur se, një nga prodhuesit e verës në rajonin e Vlorës, është kantina e parë shqiptare që i është bashkuar Raisin, platformës më të madhe globale për verën natyrale.

Kjo platformë ka mbi 500,000 ndjekës dhe frekuentues nga më shumë se 60 shtete.

“Vera natyrale është më shumë se një produkt është një histori që nis nga toka, një përkujdesje ndaj natyrës dhe një mundësi për të çuar përpara enoturizmin shqiptar”, shprehen ekspertët e këtij programi. /j.p/

The post Vera shqiptare në “Raisin”, platformën më të madhe globale për verën natyrale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Drejtësia u çlirua nga politika, vetëm PS garanton barazinë para ligjit

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Kryeministri dhe njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot se vota për PS në zgjedhjet e 11 majit është një votë për barazinë para ligjit, një vlerë që, sipas tij, u ka munguar qytetarëve shqiptarë për dekada.

Gjatë një takimi me gra dhe vajza të qarkut të Vlorës, Rama theksoi se barazia para ligjit nuk ka ekzistuar kurrë në historinë e shtetit shqiptar, që nga shpallja e Pavarësisë më 1912, pavarësisht ndryshimeve të regjimeve politike nga republika, monarkia, diktatura, deri tek tranzicioni demokratik.

“Shqipëria nuk ka njohur ndonjëherë një sistem ku qytetarët të jenë realisht të barabartë para ligjit. Kurrë më parë një njeri me pushtet nuk ka dalë para një prokurori të pavarur apo një gjykatësi të paanshëm, derisa ndërmorëm Reformën në Drejtësi”, tha Rama.

Ai shtoi se pavarësia e sistemit të drejtësisë është bërë e mundur falë vullnetit politik të Partisë Socialiste dhe mbështetjes popullore që mundësoi miratimin dhe zbatimin e reformës historike në drejtësi.

“Sot çdo shqiptar e di kush është Altin Dumani, një prokuror i ndershëm, profesionist dhe kurajoz. Por pyetja që kam unë është: A e dini ju që Altin Dumani nuk lindi para disa vitesh si prokuror, por ka vite në karrierë dhe ka qenë po ky, i ndershëm, profesionist e kurajoz? Pyetja tjetër: Si ka mundësi që ky njeri që në sytë e njerëzve është personalitet i respektuar nuk thirri një politikan apo zyrtar të lartë, ta merrte në pyetje? Asnjëherë nuk ndodhi. Ky është po ai njeri, por ama Shqipëria nuk është po ajo që ishte. Drejtësia nuk është ajo që ishte. Dumani dhe të tjerë prokurorë apo gjykatës që kaluan vetting-un aty ishin, por ishin të çarmatosur, sepse drejtësinë e përdorte si armë pushteti politik”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, vendosmëria e PS për të çuar përpara Reformën në Drejtësi dhe për të çarmatosur veten nga përdorimi politik i saj, është dëshmi e seriozitetit të kësaj force politike për të ndërtuar një Shqipëri europiane.

“Ne dorëzuam vullnetarisht “shpatën e drejtësisë”, të cilën politika e kishte përdorur për dekada si mjet pushteti. Sot, garancia e vetme që reforma të mos kthehet mbrapsht është Partia Socialiste”, përfundoi Rama.

/r.e/

The post Rama: Drejtësia u çlirua nga politika, vetëm PS garanton barazinë para ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Platforma e-Visitor, të dhënat e turizmit në kohë reale

10 April 2025 at 17:44

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Nga Durrësi, në një takim që i paraprin sezonit turistik 2025 me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi e-Visitor, platformën që po modelohet për të siguruar të dhëna në kohë reale mbi “trafikun” e turistëve të akomoduar, kapacitetet akomoduese, netqëndrimet, origjinën e turistëve, tipologjinë gjeografike të shpërndarjes në territor etj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se rritja e numrit të vizitorëve të huaj është reflektuar edhe në të ardhurat e arkëtuara nga turizmi, por duhet tejkaluar informaliteti nga ana e strukturave akomoduese mbi nivelin e përdorimit të shtretërve dhe kapacitetet që deklarojnë.

Kumbaro u shpreh se kjo metodologji e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, një bashkëpunim i Ministrisë së Turizmit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankën Botërore, mbështetet në tri shtylla kryesore:

“Shtylla e parë është Regjistri Qendror i Turizmit që garanton pajtueshmëri rregullatore si dhe standarde e kategorizime të qarta. Gjithashtu, ky regjistër thjeshtëzon shërbimet, siguron digjitalizim të përmirësuar dhe optimizim të regjimit të TVSH për turizmin.
Shtylla e dytë është platforma e-Visitor, që siguron mbledhje të dhënash në kohë reale, e për pasojë optimizimin e të ardhurave fiskale (taksa e fjetjes). Përmes kësaj platforme, sigurohet formalizimi i aktivitetit të sektorit, siguri e shtuar dhe mund të studiohen trendet e sjelljes turistike.

Shtylla e tretë është sistemi i të dhënave të turizmit që mundëson analizën gjithëpërfshirëse të sektorit, ndihmon në hartimin e politikave zhvillimore të bazuara në të dhëna si dhe siguron vlerësim real të impaktit ekonomik të turizmit. Ky sistem të dhënash është gjithashtu kyç për përmirësimin e marketingut dhe promocionit bazuar në modelet e parashikueshmërie të Tourism Satellite Account – sipas UN Tourism”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke shtuar se një sistem i tillë është një ndër rekomandimet që derivon nga Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030.

Më tej, Kumbaro foli edhe për punën e masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit veror 2025: “Ka përfunduar procesi i miratimeve paraprake për stacionet e plazhit dhe të gjitha informacionet janë depozituar pranë subjekteve dhe bashkive përkatëse. Nga Velipoja deri në Ksamil përgjatë gjithë bregut, përfshirë liqenin e Pogradecit, janë 1014 parcela publike dhe 600 subjekte që menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve”, u shpreh ministrja Kumbaro.

/a.f/r.e/

The post Kumbaro: Platforma e-Visitor, të dhënat e turizmit në kohë reale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Aplikoni në TIP4CE, kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ftoi sot profesionistët e turizmit të aplikojnë në platformën TIP4CE, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit në Shqipëri.

Kjo platformë sjell risi në eksperienca apo produkte turistike, por këtë herë duke zbatuar praktikat më të mira për reduktimin dhe menaxhimin e mbetjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro fton për të aplikuar në TIP4CE, një platformë që, sipas saj, “shpërblen të gjithë profesionistët e turizmit që kanë një ide për të krijuar produkte turistike miqësore me mjedisin dhe që respekton ofertën e qëndrueshme”.

Nëpërmjet një procesi konkurrues, TIP4CE do të identifikojë dhe mbështesë idetë më premtuese që kombinojnë shërbimet apo produktet turistike me parimet e Ekonomisë Qarkulluese, me qëllim optimizimin e burimeve dhe minimizimin e mbetjeve.

Një juri e përbërë nga ekspertë të fushës do të vlerësojë projektet dhe idetë konkurruese.

Aplikantët e parapërzgjedhur do të përfitojnë mentorim të personalizuar gjatë gjithë fazave të konkursit, për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për prezantimin final (Demo-Day), nga ku do të përzgjidhen idetë fituese të cilat do të financohen me deri në 15.000 euro për të realizuar idetë e tyre.

TIP4CE synon zhvillimin e eksperiencave dhe produkteve të reja turistike apo përmirësimin e kënaqësisë së turistëve, duke përfshirë elemente të ekonomisë qarkulluese në turizëm.

Gjithashtu kjo platformë ka për synim minimizimin e mbetjeve që nuk menaxhohen siç duhet, duke nxitur përdorimin të modeleve të biznesit rigjenerues dhe promovimin e përdorimit efikas të burimeve në industrinë e turizmit.

Një tjetër synim i TIP4CE është forcimi i ndërgjegjësimit për praktikat e qëndrueshme dhe mbrojtjen e mjedisit, duke forcuar bashkëpunimin midis aktorëve të industrisë për të zbatuar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme.

/k.s//a.f//r.e/

The post Kumbaro: Aplikoni në TIP4CE, kontribuoni në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha premton reformë të re për sistemin e drejtësisë

20 March 2025 at 13:18

Në një takim të veçantë të organizuar nga departamenti “Brain Gain”, Partia Demokratike prezantoi ditën e sotme “Librin e Zi të Rilindjes”, një përmbledhje kritikash ndaj qeverisë aktuale. Gjatë fjalës në këtë aktivitet, Sali Berisha ndër të tjera premtoi dhe një reformë të re të sistemit të drejtësisë. Lideri demokrat kritikoi reformën e drejtësisë aktuale, […]

The post Berisha premton reformë të re për sistemin e drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Kikia për partitë e reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë

By: Mirgen
17 March 2025 at 22:46

Analisti Mentor Kikia tha se partitë e reja do duhet të jenë më të zëshme sa i takon programit politik dhe ofertës ndryshe që ata do të sjellin në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se nuk mjafton që partitë e reja të tregojnë vetëm që partitë e vjetra PS dhe PD nuk duhet të […]

The post Kikia për partitë e reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë appeared first on BoldNews.al.

Rama prezanton ekipin garues në zgjedhje, 35 kandidatë, të rinj nga platforma “Deputeti që duam” dhe “Akademia Politike”

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar sot një podcast maratonë me Episodin Ekskluziv, “Parti e re për Shqipërinë në BE” ku ka prezantuat ekipin garues të PS në zgjedhjet e 11 majit.

Në nisje të podcastit “Flasim”, Rama kishte të ftuar ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila është kandidate në listën e mbyllur të qarkut Elbasanit dhe zv.ministren e Brendshme, Romina Kuko, kandidatja për deputete në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për Korçën.

“Me pasaportën e BE, çdo ambasadë e BE i vjen në ndihmë kudo ku ndodhet një shqiptar apo shqiptare që zotëron pasaportën e BE nëse nuk ka aty pranë një ambasadë shqiptare. Ky është horizonti ynë i mandatit të katërt i konkretizuar, sot ju ftoj në një maratonë ekskluziv i këtij podcasti me ata dhe ato që i janë bashkuar skuadrës sonë kombëtare për fitoren e 11 majit dhe që janë pjesë e përpjekjes së re së PS për të qenë një parti e re për Shqipërinë në BE. PS 2030, për Shqipërinë në BE”, tha Rama në prezantimin e këtij podcasti.

Muzhaqi dhe Kuko kanë folur për eksperiencën e tyre si dhe rrugëtimin dhe angazhimin në politikë.

Më tej, Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, njëkohësisht drejtuesja e platformës “Deputeti që duam”, deklaroi sot se 35 kandidatë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit vijnë nga kjo platformë si dhe nga “Akademia Politike”.

“35 nga kandidaturat vijnë nga platforma. Gjysma e tyre janë vajza dhe është ky një lajm i mirë“, u shpreh Muzhaqi në podkastin “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, të paktën 7 prej tyre do të jenë deputetë, pasi janë në listën e mbyllur.

“Ne kemi nevojë për të gjithë ata njerëz fantastikë që kemi brenda platformës”, tha Muzhaqi.

Nga ana e tij, kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama tha se platforma “Deputeti që duam” dhe Akademia Politike, janë dy burimet kryesore për prurjet e reja që masivisht hynë dhe plotësuan një pjesë të konsiderueshme të listave të PS-së dhe do të veshin fanelën e skuadrës kombëtare të PS, jo thjesht për të fituar zgjedhjet, por si një brumë për të përgatitur “Partinë Socialiste 2030” për ”Shqipërinë 2030”.

/a.gj/ /a.g/

The post Rama prezanton ekipin garues në zgjedhje, 35 kandidatë, të rinj nga platforma “Deputeti që duam” dhe “Akademia Politike” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike që përmban disa propozime me qëllim përmirësimin e klimës së sipërmarrjes, mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Ky propozim u drejtohet partive politike, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, me ftesën që ta bëjnë pjesë të rëndësishme të programeve të tyre politike.

Duke qenë se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të zhvillimit të saj ekonomik dhe social, është e domosdoshme që partitë politike të angazhohen për të krijuar një platformë të qëndrueshme për mbështetje dhe zhvillim të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, veçanërisht për ata që përbëjnë bazën e ekonomisë shqiptare, si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Dokumenti është hartuar nga ekspertët e të gjitha shoqatave dhe u prezantua për mediat ditën e sotme nga kryetari i DHTIT-së, Nikolin Jaka.

“Platforma synon të jetë një bazë e fortë për programin ekonomik të çdo partie politike. Propozimi ynë nën moton: për një ekonomi më të fortë, për një Shqipëri më të begatë, adreson sfidat dhe nevojat e sipërmarrjes në sektorët kyç të ekonomisë dhe ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe rritje. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, urojmë dhe nxisin që fushata elektorale dhe partitë politike të ofrojnë vizione të qarta dhe zgjidhje konkrete për këto sfida, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjitha kategoritë e bizneseve”, tha kryetari i DHTIT-së, Jaka.

DHTIT dhe shoqatat e biznesit kërkojnë që partitë politike të ofrojnë alternativa të qarta dhe të qëndrueshme për zgjidhjen e problemeve që lidhen me pasojat e rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe ndihmëse apo kokurrueshmërinë, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjitha kategoritë e bizneseve.

The post Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ngrejë platformën e integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL).

Për ndërtimin e sistemeve elektronike, ARRSH ka shpallur kontratën me specifikimet teknike me vlerë 120,2 milionë lekë.

Operatori Ekonomik brenda datës 14 prill duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë dëshmi për realizimin me sukses të një ose disa kontratave për shërbimet e mëparshme, të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit në një vlerë jo më të vogël se 40 % të vlerës së fondit limit të kësaj kontrate.

Oferta mund të paraqitet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, ku njëri prej të cilëve i përfaqëson të tjerët gjatë procedurës dhe, në rast përzgjedhjeje, edhe gjatë zbatimit të kontratës.

Sipas ARRSH-së, Platforma Smart Tolling Software (STSP) duhet të jetë në gjendje të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura.

Aftësitë e të dhënave të STSP dhe raportit duhet të lejojnë menaxhim më të mirë të operacioneve të tarifave, duke siguruar të ardhura maksimale.

Duhet të zhvillohet një softuer për të automatizuar mbledhjen e tarifave dhe shkëmbimin e informacionit në autostradat ekzistuese dhe të reja.

Sistemi duhet të shërbejë për të ofruar shkëmbim të dhënash mbi tarifat ekzistuese nga koncesionarët ekzistues dhe të ardhshëm tek ARRSH dhe EKORR.

Sistemi duhet të lejojë që përdoruesit të kenë mundësinë e kalimit me karta inteligjente ose etiketa.

Aktualisht platforma tarifimi janë të vendosura në autostradën “Rruga e Kombit” dhe “Thumane – Kashar”.

Në të ardhmen këto platforma tarifimi do të vendosen edhe në Tunelin e Llogorasë dhe segmentet e rrugës Kashar – Lekaj. /j.p/

The post ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

8 Marsi, presidentja Osmani takim me gra që mbrojnë e shërbejnë

PRISHTINË, 8 mars /ATSH/ Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me gra në uniformë që mbrojnë dhe që shërbejnë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja Osmani theksoi se përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne.

Në këtë ditë të shënuar Osmani, riafirmoi angazhimin për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë.

“Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”, uron presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani takon gra në uniformë
1 nga 9

The post 8 Marsi, presidentja Osmani takim me gra që mbrojnë e shërbejnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Duan t’i vënë kazmën Reformës në Drejtësi dhe llogores sonë të luftës kundër korrupsionit

20 February 2025 at 17:46

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria që ai drejton, shembi arkitekturën e vjetër të drejtësisë me Reformën në Drejtësi ndërsa me procesin e vetingut, pastroi një pjesë të rëndësishme të sistemit.

“Ashtu siç ne e transformuam Tiranën, nga një ferr mbi tokë, në një qytet europian, me vizion kurajo dhe mundime, shumë të mëdha, ashtu ne kemi vendosur të transformojmë edhe drejtësinë në Shqipëri. Ashtu siç shembëm ato ngrehinat e shëmtuara, që kishin varrosur parqet nën barqet e tyre plot ujëra të zeza, ashtu kemi shembur arkitekturën e vjetër të drejtësisë me Reformën në Drejtësi. Dhe me Vetingun, kemi pastruar një pjesë të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, të cilin e trashëguam nga ekzaktësisht nga po ata që trashëguam Tiranën e 25 viteve më pare”, deklaroi Rama gjatë një takimi me punonjës të bashkisë së Tiranës.

Rama tha se për këtë, opozita i ishte kundërvënë, njëlloj siç i ishte kundërvënë kur ndërtoi hyrjen e Tiranës te “Zogu i Zi”, apo sheshin “Skënderbej”.

“Dhe tamam ashtu siç na u kundërvunë me dhunën e injorancës së tyre dhe me llumin e kënetës ku kanë 30 e kusur vite që llokoçiten edhe kur nisëm të ndërtonim hyrjen moderne të “Zogut të Zi”, edhe kur nisëm të ndërtonim sheshin “Skënderbej”, duke ia vënë kazmën që të dyjave, për t’i zëvendësuar me shpifësirat e tyre antiqytet, ashtu duan t’i vënë kazmën edhe Reformës në Drejtësi, SPAK-ut dhe llogores sonë të luftës kundër korrupsionit”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri vuri në dukje se Reforma në Drejtësi do të marrë kohën e saj për t’u ndërtuar dhe se organet e reja të drejtësisë nuk kanë se si të jenë të pagabueshme.

“Ashtu si Roma, që nuk u ndërtua në 7 ditë, edhe Tirana e re mori vitet e saj edhe drejtësia e re do të marrë të sajat, teksa dhe po ashtu njëlloj si ne, që të gjithë në detyrën tonë bëjmë gabime, bën më shumë gabime ai që punon më shumë se sa ai që nuk di çfarë është puna, edhe organet e reja të drejtësisë nuk kanë se si të jenë të pagabueshme”, theksoi Rama.

Unë e di mirë, vijoi ai, që gabimet tona nuk shkatërrojnë jetë njerëzish, familje, sipërmarrje dhe deri edhe interesa publike, siç ndodh kur gabon drejtësia.

“Dhe të kërkosh nga një drejtësi e re, me kaq pak vite pavarësi, dhe kaq pak kulturë europiane, akoma siç është kjo e jona, për më tepër në një klimë të hajvanizuar totalisht nga prokurorët televizivë, gjykatësit digjitale dhe nga opozitarët kallajdalë, është njëlloj si të hedhësh një fëmijë në ujë e t’ i thuash mos u lag”, tha ai.

Por, theksoi Kryeministri, nuk ka asnjë alternativë të ndarjes së palëkundshme me historinë 100 e kusur vite të pandëshkueshmërisë pa kosto.

“Pa marrë përsipër edhe kosto, kosto politike, morale, kosto njerëzore të dëmeve kolaterale si kjo që ne e kemi udhëhequr me Reformën në Drejtësisë dhe që nëse duam që Shqipëria e nesërme të jetë e drejtë dhe e barabartë me të gjithë, siç është Tirana sot, europiane për të gjithë, atëherë duhet të shtrëngojmë dhëmbët të durojmë dhe të vazhdojmë të luftojmë. Nganjëherë këto dëme janë vërtet sa të dhimbshme edhe të padrejta, por kush udhëheq nuk duhet të lëkundet nga asnjë dhimbje në rrugën e drejtë të përmbushjes së vizionit për të cilin e kanë zgjedhur, përndryshe asgjë nuk ndryshon ose ndryshon për keq e degradon e kalbet si Tirana kur në vitin 2000 hyra në bashki”, u shpreh Rama. /j.p/

The post Rama: Duan t’i vënë kazmën Reformës në Drejtësi dhe llogores sonë të luftës kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkencëtarët: Bërthama e brendshme e Tokës ka ndryshuar formë në 20 vitet e fundit

By: lia rda
11 February 2025 at 13:57

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një ekipi shkencëtarësh.

Ndërsa mendohet të jetë në formë sferike, skajet e saj mund të jenë shtrembëruar me 100 metra ose më shumë lartësi në disa vende, sipas profesor John Vidale, i cili drejtoi studimin e botuar të hënën në revistën Nature Geoscience .

Bërthama e Tokës është “zemra” e planetit tonë, duke prodhuar një fushë magnetike që mbron jetën nga djegia nga rrezatimi i Diellit.

Bërthama e brendshme rrotullohet në mënyrë të pavarur nga bërthama e jashtme e lëngshme dhe pjesa tjetër e planetit. Pa këtë lëvizje, Toka do të vdiste dhe do të dukej më shumë si Marsi shterpë që humbi fushën e tij magnetike miliarda vjet më parë.

Ndryshimi në formë mund të ndodhë aty ku buza e bërthamës së brendshme të ngurtë prek bërthamën e jashtme jashtëzakonisht të nxehtë të metalit të lëngshëm.

Si ndryshon forma?

Profesor Vidale, një gjeoshencëtar në Universitetin e Kalifornisë Jugore, gjeti më shumë prova për të mbështetur teorinë se gjatë këtyre viteve bërthama e brendshme u ngadalësua rreth vitit 2010. Por ekipi i tij gjeti gjithashtu prova për ndryshimin e formës së bërthamës së brendshme.

Kjo duket se ndodh në kufirin midis bërthamave të brendshme dhe të jashtme, ku bërthama e brendshme është afër pikës së shkrirjes. Rrjedha e lëngut të bërthamës së jashtme si dhe tërheqja nga një fushë e pabarabartë e gravitetit mund të shkaktojë deformim.

Me kalimin e kohës, bërthama e jashtme e lëngshme “ngrihet” në bërthamën e brendshme të ngurtë, por do të duhen miliarda vjet që ajo të bëhet plotësisht e ngurtë. Kjo pothuajse me siguri do të nënkuptonte fundin e jetës në Tokë, por deri atëherë planeti ka të ngjarë të jetë “gllabëruar” tashmë nga Dielli./abcnews.al

Rama: PS garanton kthesën historike të shtetit, të tjerët duan t’i hedhin lakun

8 February 2025 at 13:38


TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Partia Socialiste garanton kthesën historike të shtetit shqiptar dhe se të tjerët, drejtësisë së re duan vetëm ti hedhin lakun.

Në rubrikën “Sy m’sy”, në rrjetet sociale, ku kryeministri ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt qytetarëve, Rama foli për progres të përvitshëm, madje dhe të përditshëm të Reformës në Drejtësi.

“Sot Sali “nongrata” postonte vizitën e tij në Gjermani dhe “krenohesh dhe krekosesh”, se na kishte taku Doris Pak 85 vjeçe dhe disa pleq të parlamentit gjerman!!!, që i ka paguar vite më parë, që ta mbështesnin në vjedhjet dhe babëzinë e tij, ndaj qytetarëve shqiptarë. Ti Edi Rama sot, po na “krenohesh dhe krekosesh”!! se paske taku mbretin e Spanjës, që edhe sot, ky mbreti i Spanjës, akoma nuk e njeh shtetin e Kosovës. Ku është “intetesantia” këtu?!!!! Edhe Gëzim Kulufi të ishte kryeministër sot, do shkonte të takonte mbretin e Spanjës, si përfaqësues ligjor i shqiptarëve, dhe ti sot, prandaj shkon ti në takim me mbretin! Kaq e thjeshtë është kjo gjëja e “takimit”!!!! Aman ore!!! se na hapët barkun!!!! me këto marrëzira”, shkruante komentuesi.

Rama duke iu përgjigjur komentuesit vuri në dukje se ishte pritur nga mbreti Felipe VI i Spanjës jo prej miqësisë, por prej vlerësimit të bërë për Refromën në Drejtësi.

“Për të gjetur bishta jemi të vetmit ne, po interesantja këtu është se për herë të parë mbreti i Spanjës pret në audiencë kryeministrin e Shqipërisë. Po jo se e kishte për detyrë, a për qokë, apo se mua më ra rruga nga shtëpia e tij. Por, sepse Shqipëria u zgjodh të mikpresë Kongresin Botëror të Ligjit, mes kandidaturash të forta dhe shumë më me emër sa ne në botën demokratike. Po, pse u zgjodh Shqipëria? Sepse bordi i Shoqatës Botërore të Juristëve që organizon edhe këtë Kongres Botëror të Ligjit, kryetar nderi i të cilit është mbreti i Spanjës vlerësoi gjithçka që Shqipëria ka bërë me reformën drejtësi. Po, po, me reformën drejtësi në një përpjekje të jashtëzakonshme për të çliruar drejtësinë nga duart e pushtetit politik pas 100 e kusur vitesh”, tha Rama.

Kryeminsitri u shpreh se kush pret që drejtësia në Shqipëri të jetë pa probleme, pa boshllëqe, të funksionojë si një sahat që nuk gabon, arsyeton nxitimthi.

“Natyrisht nga dëshira për më të mirën, po nxitimthi se një shtëpi pa leje ndërton robi dhe i duhen dy e tre vjet, po shtet ndërtimi demokratik, ngritja e institucioneve demokratike, funksionimi në lartësinë e pritshmërive i një drejtësie të re në një vend ku për 100 e kusur vjet s’ka pasur drejtësi, nuk e do kohën e vet. Sigurisht që e do! Po ama rëndësi, ka progres i përvitshëm, progres i përmujshëm, i përditshëm madje dhe për këtë arsye, edhe anëtarësimi në Bashkimin Europian ka një rëndësi madhore, sepse do t’i vërë vulën pakthyeshmërisë së këtij progresi dhe një vendi të sundimit të ligjit”, deklaroi ai.

Rama tha se ajo që ndodhi në vitet e fundit në sistemin e drejtësisë, nuk kishte ndodhur në 100 e kusur vite, që prej formimit të shtetit shqiptar.

“Në këtë pikë, s’besoj se ka diskutim që ajo që ka ndodhur me pavarësimin e drejtësisë në Shqipëri, në vetëm 10 vitet e fundit, nga krijimi i Komisionit të Reformës në Drejtësi, në 2014, tek miratimi i saj në 2016, tek spastrimi rrënjësor i sistemit nga ata më të korruptuarit përmes vetting-ut, tek ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, pastaj tek goditjet majtas e djathtas të individëve të lidhur me pushtetin politik në vitet e fundit, nuk ndodhi pra, nuk ndodhi në 100 e kusur vite që pararendën Reformën në Drejtësi, ku asnjë person i lidhur me pushtetin politik nuk u hetua apo gjykua nga një drejtësi e pavarur”, deklaroi ai.

Ai theksoi se Reforma në Drejtësi u udhëhoq nga mazhoranca e drejtuar prej tij dhe se ishte po PS që e garantonte atë.

“Kush e udhëhoqi dhe kush e garanton këtë kthesë historike për shtetin e shqiptarëve? Natyrisht, shumica e sotme dhe ajo e nesërmja patjetër në qeveri, unë dhe Partia Socialiste. Prandaj e votoni apo jo forcën tonë reformiste, e doni apo jo, jepini hakun dhe kujdes, kujdes, se të tjerët drejtësisë së re duan vetëm t’i hedhin lakun, qoftë ata të oxhakut me blozë, qoftë këta të mangalleve të vogla të vjetër e të rinj që janë të njëjtët në një barrikadë, përfshirë edhe kundër Reformës në Drejtësi, pavarësisht se çfarë thonë”, deklaroi Rama.

/r.e/

The post Rama: PS garanton kthesën historike të shtetit, të tjerët duan t’i hedhin lakun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌