Pas përplasjes së Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e koalicionit “NIsma Shqipëria Bëhet”, ka ardhur një reagim edhe nga ish-sekretari i Përgjithshëm i “Nismës Thurje”, Napolon Laska. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laska hedh akuza të forta ndaj Shabanit, ku sipas tij, ky i fundit ka vjedhur fondin prej 240 mijë euro […]
Një lajm i trishtë ka goditur sot skenën muzikore dhe komunitetin artistik të Gjakovës. Shefik Pallaska, udhëheqësi i grupit të njohur të këngës qytetare shqiptare “Ashikët”, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të thellë në kulturën dhe artin muzikor shqiptar.
Lajmi për ndarjen e tij erdhi pikërisht në kohën kur Radio Gjakova po përgatitej për emisionin e natës së nesërme, i cili do të ishte i dedikuar grupit të tij, një rastësi që e bën këtë humbje edhe më të dhimbshme. Shefik Pallaska ishte një figurë me peshë në skenën kulturore të Gjakovës dhe më gjerë, i njohur për përkushtimin dhe pasionin që e karakterizonte gjatë gjithë jetës së tij artistike, përcjellë KultPlus
Nën drejtimin e tij, grupi “Ashikët” realizoi 12 projekte muzikore me këngë të zgjedhura qytetare nga të gjitha trevat shqiptare, duke i dhënë jetë një repertori të pasur që ruante thelbin e traditës sonë muzikore. “Ashikët”, të përbërë nga muzikantë të moshës së tretë, u shndërruan në një simbol të dashurisë për artin, me një shpirt rinor që nuk shuhej kurrë, e që rezononte në çdo dalje të tyre publike. Përveç angazhimit me “Ashikët”, Pallaska ishte edhe një anëtar i hershëm i Korit të Burrave të Gjakovës dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm për dekada në organizimin e koncerteve, festivaleve dhe mbrëmjeve artistike, duke e bërë emrin e tij të pandashëm nga jeta kulturore e qytetit.
Figura e tij lidhet ngushtë me Çarshinë e Madhe të Gjakovës, aty ku shpesh dëgjoheshin tingujt e ëmbël të këngëve qytetare që ai i solli me aq dashuri. Për nder të jetës dhe veprës së tij, nesër më 17 korrik, në orën 12:00, në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” do të mbahet një mbledhje komemorative, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet po nesër në orën 17:00.
Radio Gjakova dhe e gjithë skena kulturore i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Pallaska, miqve, kolegëve dhe të gjithë adhuruesve të muzikës qytetare shqiptare për këtë humbje të madhe. Edhe pse Shefik Pallaska është ndarë nga jeta, muzika që ai la pas do të vazhdojë të jetojë si një testament i shpirtit të tij artistik./KultPlus.com
Liza Laska, e lindur më 6 shkurt të vitit 1926 në Vlorë të Shqipërisë, ishte aktore shqiptare që mbajti titullin “Artiste e merituar”.
Veçantia e punës së Liza Laskës nuk qëndron vetëm te rolet e pavdekura që krijoi por edhe te krijimi i ndjeshmërisë kolektive dhe formimi i figurës së vetes si një figurë kombëtare.
Liza kujtohet si një ndër figurat më të çmuara dhe më mbresëlënëse në fushën e filmit dhe kinemasë. Ajo ka qenë një aktore që ka përcjellë thellësisht emocionin njerëzor, pa e tepruar, pa e zbukuruar. Figura e saj artistike është ndërtuar mbi ndershmëri, përkushtim dhe thjeshtësi, virtyte që e kanë bërë të dashur për publikun shqiptar. Ajo përfaqëson brezin e aktoreve që punuan me pasion të madh për artin dhe për edukimin estetik të shoqërisë përmes ekranit dhe skenës.
Në një kohë kur figura femërore në kinemanë shqiptare shpesh përkufizohej nga modele të ngurta ideologjike, Laska arriti të sjellë në jetë një tjetër dimension të gruas shqiptare: atë të gruas që bart peshën e jetës me dinjitet, që nuk dorëzohet, të nënës që përkund dhimbjen me forcë të brendshme.
Roli i saj në ekran nuk ishte vetëm interpretim, ishte një akt përfaqësimi i mijëra grave të zakonshme shqiptare, që jetonin mes sakrificës dhe shpresës. Me një prani të përmbajtur por të fuqishme, Liza Laska nuk luante personazhin, ajo bëhej personazhi.
Ajo nuk i dha zë vetëm një brezi grash, por krijoi një urë ndjeshmërie mes ekranit dhe jetës reale. Roli i saj femëror ishte gjithmonë i rrënjosur në njerëzoren: ndjeshmëria nuk i binte në sentimentalizëm, forca nuk i shndërrohej në ashpërsi. Ishte një ekuilibër i rrallë që e dallonte mes të tjerave.
Puna e Liza Laskës në ekran është dëshmi e asaj që arti i mirë nuk ka nevojë për zhurmë, mjafton të jetë i vërtetë.
Liza tashmë ka lënë një trashëgimi të pasur të saj, me gjurmë në zhvillimin kultural artistik kinematografik shqiptar:
Alaska po përballet me një ngrohje të jashtëzakonshme, duke shënuar temperatura që janë 3 herë më të larta se mesatarja globale. Kjo ka bërë që termometri në veriun ekstrem të arrijë për herë të parë shifra mbi 30 gradë Celsius, një fenomen i paimagjinueshëm deri tani për këtë zonë. Ndërkohë, në rajonin e Mesdheut, temperatura e ujërave ka kaluar 20 gradë Celsius gjatë muajit qershor, duke konfirmuar një valë të nxehtë që ka përfshirë shumë pjesë të botës.
Për Alaska, ky është një moment kritik. Autoritetet kanë shpallur alarmin për herë të parë për motin e jashtëzakonshëm, pasi temperaturat e larta po krijojnë vështirësi të shumta. Banesat dhe infrastruktura janë projektuar për të përballuar një klimë të ftohtë dhe nuk janë të përshtatshme për nxehtësinë ekstreme që po mbërthen rajonin. Më shumë se kaq, shumica e shtëpive në Alaska nuk kanë sisteme ajri të kondicionuar, por vetëm ngrohës, gjë që e bën përballimin e këtyre temperaturave edhe më të vështirë.
Ndërkohë, sipas satelitëve të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), të dhënat imazherike dhe fotografitë tregojnë një Mesdhe të përfshirë nga një valë e nxehtë. Temperatura e ujërave ka kaluar 20 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone të tokës janë arritur vlera deri në 50 gradë Celsius. Këto temperatura rekord po krijojnë pasiguri dhe pasoja të ndjeshme për mjedisin dhe jetën e përditshme.
Ky ngrohje ekstreme në Alaska dhe Mesdhe, veçanërisht në muajin qershor, është një shqetësim i madh për shkencëtarët dhe autoritetet, pasi ndodhitë e tilla mund të bëhen gjithnjë e më të zakonshme në të ardhmen, duke pasur parasysh ritmin e shpejtë të ngrohjes globale./abcnews.al
Aktorja e njohur kosovare Gresa Pallaska është nderuar me çmimin “Aktorja më e Mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid, për rolin e saj në filmin “Pikë Uji”. Ky vlerësim vjen si rezultat i një interpretimi të fuqishëm dhe emocional në një nga filmat më të përfolur shqiptarë të vitit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë organizatori i festivalit përmes një komunikimi zyrtar, ku thuhej: “Është nder për ne të njoftojmë se ju keni fituar çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin Imagineindia IFF Madrid. Po ju dërgojmë certifikatën.”
Në filmin “Pikë Uji”, me skenar dhe regji të Robert Budinës dhe me producenten Sabina Kodra, Pallaska luan rolin kryesor të Aidës – një zyrtare bashkie dhe nënë që përballet me një krizë të thellë familjare dhe morale kur djali i saj akuzohet për një krim të rëndë. Roli kërkon ndërlikim emocional dhe përballje me dilema të forta etike, të cilat Gresa Pallaska i sjell në ekran me ndjeshmëri dhe intensitet të rrallë.
Ky çmim shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm për aktoren, por edhe për kinemanë shqiptare në tërësi, duke e vendosur atë në hartën e vëmendjes ndërkombëtare.
Pallaska mbetet një nga figurat më të angazhuara në skenën artistike shqiptare dhe roli i saj në “Pikë Uji” forcon më tej pozicionin e saj si një nga aktoret më të vlerësuara të kohës./ KultPlus.com
“Pikë Uji” është një dramë sociale e realizuar me mjeshtëri nga regjisori shqiptar Robert Budina, që u dha mbrëmë premierë në Cineplexx në Prishtinë. Filmi sjell në qendër të tij historinë e Aidës, një gruaje të suksesshme në karrierë dhe nënë e përkushtuar, e cila përballet me një krizë të thellë kur i biri adoleshent akuzohet për një krim të rëndë. Ajo gjendet e përballur me një dilemë morale të madhe: a duhet të përdorë lidhjet e saj për ta shpëtuar të birin, apo të lejojë drejtësinë të ndjekë rrugën e saj? Filmi nuk është vetëm një histori personale, por një pasqyrë shqetësuese e shoqërisë shqiptare dhe ballkanike, ku fuqia, korrupsioni, privilegji dhe heshtja shpesh zëvendësojnë të vërtetën dhe drejtësinë.
Shqipëria e përzgjodhi “Pikë Uji”-n si përfaqësuesin e saj zyrtar në garën për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar në Academy Awards 2025 (Oscars). Zgjedhja e tij si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Oscars 2025 për kategorinë ‘Filmi më i mirë ndërkombëtar’, është më shumë se një nder – është një akt afirmimi për një kinematografi që po gjen zërin e saj, edhe në temat më të ndjeshme dhe më të errëta.
Në qendër të filmit është Aida, e interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga aktorja Gresa Pallaska. Roli i saj është i ngarkuar emocionalisht dhe i ndërlikuar: një grua e vendosur, e aftë dhe e zonja, që gradualisht rrëzohet nga pesha e ngjarjeve dhe nga përplasja mes dashurisë për fëmijën dhe parimeve të saj morale. Përmes saj, regjisori Budina sjell një narrativë të ndërtuar me kujdes, ku çdo zgjedhje që Aida bën ka pasoja – jo vetëm për të, por për një shoqëri të tërë që vazhdon të heshtë përballë padrejtësisë. Filmi eksploron tema si abuzimi me pushtetin, seksizmi institucional, dhe përçarja e një sistemi të kalbur që shpesh favorizon ata që kanë lidhje.
“Pikë Uji” është një vepër kinematografike që nuk ofron zgjidhje të thjeshta apo përfundime të mbyllura. Është një film që provokon, që të detyron të mendosh për vendin tënd, për sistemin ku jeton, dhe për çmimin që prindërit janë të gatshëm të paguajnë për të mbrojtur fëmijët e tyre. Me një mjeshtëri të hollë regjisoriale, një aktore protagoniste që mbart peshën e një shoqërie të tërë mbi supe, dhe një skenar që shkon thellë në psikologjinë individuale dhe kolektive, ky film përfaqëson një nga arritjet më të mëdha të kinemasë shqiptare të viteve të fundit. Ai është një thirrje për të mos heshtur më përballë padrejtësisë – një pikë uji që çan heshtjen.
Ky film nuk është thjesht një dramë sociale. Është një reflektim artistik, politik dhe psikologjik mbi shoqërinë ballkanike të sotme – mbi mënyrën se si lidhjet e gjakut, frika, turpi dhe korrupsioni bashkëveprojnë për të mbuluar krimet më të rënda. Një vepër që përdor gjuhën e kinemasë për të ndërtuar një poezi të zymtë, ku çdo imazh, objekt dhe heshtje ka një domethënie më të thellë.
Bashkëproducenti i filmit, Luan Kryeziu, bëri hapjen e kësaj premiere, duke sqaruar mungesën e aktorëve në rolet kryesore dhe duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.
“Përshëndetje për të gjithë ju që jeni të pranishëm këtu sonte. Ju kërkoj ndjesë për mungesën e aktores Gresa Pallaska dhe Adem Karagës, të cilët janë duke u trajtuar në spital dhe, për fat të keq, nuk kanë mundur të jenë të pranishëm. Po ashtu, dua të falënderoj secilin prej jush për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj. E di që e doni filmin dhe artin, dhe në veçanti dua të falënderoj Kryeministrin e Kosovës për praninë e tij sonte këtu me ne. Dua ta përmbyll këtë fjalim me një fjali që e kam dëgjuar diku dhe që më ka mbetur në mendje: “Filmi është si ato xixat e vogla në errësirë që nuk ndriçojnë shumë, por gjithmonë të tregojnë rrugën. E nganjëherë, ato mund të ndizen aq shumë flakë, sa të djegin tërë malin ose të ndriçojnë tërë ambientin.” Kjo do të thotë se filmi gjithmonë ka vlerë. Dhe ju që keni durim dhe na përkrahni – ju faleminderit nga zemra.”
Filmi hapet me një skenë që është, në vetvete, një parathënie simbolike: një telefon celular bie në ujë. Ky akt i parë është më shumë se një moment aksidental – është një metaforë e qartë për zhdukjen e provave, për fundosjen e së vërtetës, për heshtjen që zë vendin e drejtësisë. Ky telefon do të kthehet më vonë si pjesë e një enigme tragjike: një provë vendimtare e mbytur, e paqasshme, e harruar nga sistemi që duhet të zbulojë të vërtetën.
Uji në film është gjithmonë i pranishëm – si element, si atmosferë dhe si simbol. Jo rastësisht, një prej vendeve ku zhvillohen ngjarjet është liqeni i Ohrit, i cili në mitologjinë vendase thuhet se “nuk mban trup të vdekur brenda”. Në film, kjo legjendë është transformuar në një deklaratë të hidhur metaforike: “asgjë nuk qëndron dot e fshehur përgjithmonë – edhe kur përpiqesh ta fundosësh”.
Në qendër të rrëfimit është Aida, e interpretuar me një intensitet emocional dhe tronditës nga Gresa Pallaska. Aida është një profesioniste e suksesshme, e zonja, një nënë e përkushtuar – por njëkohësisht një grua e vetmuar përballë sistemit dhe realitetit që kërcënon ta përpijë. Kur i biri i saj, Marku, akuzohet për përdhunimin e një vajze të re – dhe më vonë implikohet në vdekjen tragjike të saj – Aida gjendet përballë një dileme që shkund çdo prind: ta shpëtojë me çdo kusht djalin, apo ta lejojë drejtësinë të ndjekë rrugën e saj? Rrëfimi është i ndërtuar me shumë kujdes dhe pa shabllone melodramatike. Budina nuk kërkon të japë fajtorë të thjeshtë apo të pastrojë ndërgjegjen e askujt. Aida nuk është heroinë, por as e keqe – ajo është një pasqyrë e konfliktit të brendshëm që jeton çdo njeri në një sistem ku rregullat vlejnë vetëm për të dobëtit.
Arben Bajraktaraj në rolin e bashkëshortit të Aidës sjell një performancë të matur dhe emocionalisht të ngjeshur. Ai portretizon një burrë që, përkundër përpjekjes për të ruajtur qetësinë, ndjen peshën e fajit dhe pamundësisë për ta ndihmuar familjen në një moment kaq të errët. Në skenat me Gresa Pallaskën, ndjenja e tensionit midis tyre është e dukshme – Bajraktaraj i jep rolit një përzierje të frikës, dëshpërimit dhe heshtjes që flet më shumë se fjalët. Prania e tij krijon një ndjesi se nën sipërfaqe fshihet një histori më e thellë e fajit dhe e tradhtisë, duke forcuar atmosferën e errët dhe psikologjike të filmit.
Astrit Kabashi, në rolin e avokatit të familjes, e portretizon një figurë të dyfishtë – mbrojtës ligjor dhe njëkohësisht një individ që luan me kufijtë e moralit. Me një qasje të qetë por vendimtare, Kabashi jep një interpretim që rrëfen jo vetëm përkushtimin për çështjen, por edhe ambiguitetin e një sistemi të korruptuar ku ligji dhe drejtësia shpesh ndahen. Ai arrin ta mbajë shikuesin në një gjendje dyshimi: a është avokati një ndihmës i sinqertë, apo pjesë e mekanizmave që e çojnë Aiden drejt një rruge pa dalje? Loja e tij aktoriale është e përmbajtur, por e ngarkuar emocionalisht, duke krijuar një tension konstant në çdo paraqitje.
Një nga aspektet më origjinale dhe të sofistikuara të filmit është përdorimi i peshqve si metaforë për shoqërinë dhe pushtetin. Një nga skenat e personazheve në pushtet është filmuar përmes një akuariumi të vendosur para kamerës, duke bërë që peshqit të notojnë “sipër” tyre. Kjo krijon një efekt vizual të jashtëzakonshëm: njerëzit që flasin për drejtësi, para dhe manipulim, duken si në një botë të zymtë ujore, të shkujdesur, të huaj, sikur janë vetë peshq të mëdhenj në një sistem që ha më të vegjlit. Kjo simbolikë thellohet në mënyrë të shkëlqyer edhe përmes skenave të shumta në restorante, ku bisedat për drejtësinë dhe ndikimin bëhen ndërsa hahet peshk. Kamera ndalet mbi pjatat ku shpinat e peshqve zhbëhen ngadalë – një koment vizual mbi mënyrën sesi njerëzit në pushtet konsumojnë gjithçka rreth tyre, pa pendesë, pa ndjeshmëri – përfshirë edhe të vërtetën.
Filmi eksploron në mënyrë të drejtpërdrejtë raportin e kalbur midis pushtetit politik dhe sistemit të drejtësisë. Kryetari i Bashkisë – një figurë që ka gjithçka: kontroll, para dhe ndikim – është një nga motorët kryesorë të deformimit të drejtësisë. I biri i tij është përfshirë në përdhunim – por në vend që të përballet me pasojat, ai zhduk çdo pengesë që mund të rrezikojë imazhin dhe pozitën e tij.
Në një nga skenat më të ftohta dhe më ironike të filmit, kamera fokusohet mbi një frazë të njohur në murin e sallës së gjyqit: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit.” Por ajo që shohim në ekran e rrëzon plotësisht këtë thënie. Ligji në film nuk është më një sistem i drejtësisë, por një mekanizëm që kontrollohet nga ata që kanë para dhe lidhje. Filmi nuk ka nevojë të bërtasë këtë mesazh. Ai e jep me qetësi, me kthjelltësi, dhe pikërisht për këtë është tronditës. Heshtja është më e fortë se britma.
Në pjesën e fundit të “Pikë Uji”, pas gjithë tensionit, hetimeve dhe ngarkesës emocionale, shohim që Marku lirohet. Procesi nuk vazhdon më. Prokurori i parë largohet, dhe një i ri, i kontrolluar nga kryebashkiaku, merr frenat. Të gjitha akuzat ndalen, gjithçka “qetësohet”, dhe pamjet filmike kthehen në ton të ftohtë dhe të heshtur. Shikuesi kupton se drejtësia nuk u arrit – ajo u ndal, u ble, u mbyt në ujë – si provat në fillim të filmit. Në këtë pikë, vjen një nga simbolet e filmit: Aida, në heshtje, i vendos sërish unazat në gishtërinjtë e saj. Në një nga skenat e para të filmit, unazat shfaqen për herë të parë: tre unaza të vendosura mbi tre mbajtëse si “kulla” në dhomën e Aidës. Por në një skenë afër fundit – pasi gjithçka është “mbyllur”, sistemi ka rikthyer heshtjen, dhe faji është larë me para – Aida i vendos sërish unazat. Skena nuk ka zëra të mëdhenj, as përballje të hapura. Aida nuk proteston. Ajo nuk gëzon, por as nuk qan. Ajo pranon, në heshtje, që sistemi ka fituar. Dhe për të mbijetuar, ajo duhet të rikthehet te rolet e saj, te “forma” e saj e jashtme.
Në fund, gjithçka duket se është kthyer në vend. Procesi ndalet, drejtësia hesht, pushteti fiton. “Pikë Uji” nuk mbyllet me ndriçim, por me një kthim në rutinë që fsheh thellësinë e dëshpërimit njerëzor dhe kolektiv. Një film që të ndjek jo sepse bërtet, por sepse të përshkon me heshtje – si një pikë uji që s’duket, por shpon gjithçka.
Në skenën e fundit të “Pikë Uji”, jemi sërish në tryezë – ashtu si shumë herë gjatë filmit, ku bisedat më të rënda zhvillohen nën aromën e peshkut dhe tingujt e lugëve në pjata. Por këtë herë, atmosfera është ndryshe: qetësi, harmoni e shtirur, një lloj lehtësimi i rremë. Të gjithë janë “mirë”. Nuk flitet për vajzën që humbi jetën. Nuk përmendet më drejtësia. Gjithçka ka kaluar – jo sepse është zgjidhur, por sepse është mbytur. Kjo darkë përfaqëson fitoren e hipokrizisë sociale, rikthimin e skemës së përditshme që mbulon të gjitha tragjeditë me napën e bardhë të një tavoline familjare. Budina nuk na jep mbyllje me konflikt, as me ndëshkim – na jep normalitetin si ndëshkim për ndërgjegjen.
Premiera kombëtare e filmit u mbajt më 12 shtator 2024 në Kinema Millennium në Tiranë, ku pati një pritje shumë të ngrohtë nga publiku dhe kritika. Më pas, dje u shfaq në Cineplexx Prishtina, ku gjithashtu u prit me interes të madh. Reagimet e para vlerësuan guximin e trajtimit tematik, regjinë e kontrolluar të Budinës dhe performancën e shkëlqyer të Gresa Pallaskës. Në një vend si Kosova, ku temat e drejtësisë, sistemit patriarkal dhe mosndëshkueshmërisë janë ende thellësisht të ndjeshme, “Pikë Uji” erdhi si një thirrje për reflektim dhe debat.
Pas suksesit në Shqipëri dhe Kosovë, “Pikë Uji” nisi udhëtimin e tij ndërkombëtar me pjesëmarrjen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë më 13 tetor 2024, ku u përfshi në garën kryesore. Filmi më pas u shfaq edhe në festivale të tjerë evropianë, si Sofia Film Festival dhe Festivalin e Filmit në Cottbus, Gjermani, ku konkurroi për çmimin e publikut dhe çmimin e madh të jurisë. Pritja ndërkombëtare ishte mjaft pozitive, dhe kritikët e quajtën filmin “një pasqyrim i kthjellët i një realiteti të heshtur”. Revista Variety e cilësoi si “një fabul moderne për korruptimin e ndërgjegjes njerëzore”, ndërsa Cineuropa vlerësoi “forcën psikologjike dhe ndërtimin e qëndrueshëm dramatik”.
“Pikë Uji” është një bashkëprodhim ndërkombëtar që bashkon Shqipërinë (EraFilm), Kosovën (Iliria Film), Italinë (Redibis Film) dhe Rumaninë (Avanpost Production). Filmi është realizuar me mbështetjen e institucioneve të rëndësishme si Creative Europe MEDIA, Qendra Kinematografike e Kosovës, MIBAC Italia dhe SEE Cinema Network. Kjo përfshirje ndërkombëtare i ka dhënë filmit një nivel të lartë teknik dhe estetik. Kinematografia është e kujdesshme, me një qasje të ftohtë dhe reale që përcjell tensionin psikologjik dhe izolimin emocional të protagonistes. Tingujt, heshtjet dhe muzika përdoren me elegancë për të krijuar një atmosferë të ngarkuar dhe të pasigurt, që e mban spektatorin gjithnjë në vigjilencë./ KultPlus.com
“Pikë uji” filmi artistik me metrazh të gjatë me skenar të Doruntina Bashës e me regji të Robert Budinës do të shfaqet edhe në Kosovë, shkruan KultPlus.
Në Cineplexx të Prishtinës dhe atë të Prizrenit ky film do të shfaqet prej 19 qershorit, e të gjithë adhuruesit e kinemasë kanë rastin ti shohin në ekranin e madh aktorët: Gresa Pallaska, Adem Karaga, Astrit Kabashi, Gerhard Koloneci, Arben Bajraktaraj…
Filmi “Pikë uji” është film që është mbështetë edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërkaq po këtë film, Shqipëria e pat propozuar për cmimin Oscar./ KultPlus.com
Zyrtarët kanë zbuluar një rritje të aktivitetit të tërmeteve në malin Spurr të Alaskës, duke shkaktuar frikën e një shpërthimi të mundshëm. Observatori i Vullkaneve të Alaskës (AVO) raportoi se aktiviteti sizmik është rikthyer në nivelet e marsit me rreth 100 ngjarje në javë, të njëjtin muaj kur zyrtarët paralajmëruan se vullkani mund të shpërthejë brenda disa javësh. Zbulimet e fundit të tërmeteve të thella treguan që magma mbetet aktive nën vullkan.
Këto tërmete shkaktohen nga magma që ngrihet drejt sipërfaqes, duke ushtruar presion mbi shkëmbin përreth dhe duke shkaktuar çarjen e tij. Ndërsa AVO tha se gjasat e një shpërthimi po bien gradualisht, ajo paralajmëroi se “vullkani mbetet në një gjendje të lartë trazirash”.
“Nuk jemi ende jashtë rrezikut, në asnjë mënyrë”, tha Matt Haney, një studiues në AVO, për Alaska Public Media të mërkurën.
Mali Spurr ndodhet rreth 78 milje nga Anchorage, vendbanimi i gati 300,000 njerëzve që kanë filluar të grumbullojnë ushqime dhe pajisje mbrojtëse, duke u përgatitur për mundësinë e një shpërthimi të papritur.
“Kjo është një fazë frustruese për ndoshta shumë njerëz në komunitet, që ose po rritet ose po zvogëlohet. Ne thjesht po qëndrojmë të qëndrueshëm”, tha një gjeofizikan i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së në Anchorage, Dave Schneider.
Ekspertët vlerësojnë se krateri në majë të vullkanit nuk ka shpërthyer për 5,000 vjet. Por krateri i tij anësor, i quajtur Maja e Kraterit, shpërtheu për herë të fundit vetëm 30 vjet më parë. Zyrtarët kanë qenë duke monitoruar Malin Spurr që nga prilli i vitit 2024, kur filloi aktiviteti sizmik. Deri në tetor, shkalla e tërmeteve u rrit nga një mesatare prej 30 në javë në 125 në javë. Ndërsa numri i tërmeteve është zvogëluar gjatë gjithë këtij viti, aktiviteti duket se është rritur muajin e fundit.
“Aktiviteti i tërmeteve nën malin Spurr mbetet i lartë. Pas një rënieje të vazhdueshme nga fundi i marsit deri në prill, sipërfaqja e cekët është rritur”, tha AVO.
Shkencëtarët matën kohët e fundit emetimet e gazrave nga Mali Spurr dhe zbuluan se, ndërsa nivelet janë pak më të ulëta se muajin e kaluar, ato janë ende më të larta se normale. Si dioksidi i karbonit ashtu edhe dioksidi i squfurit po çlirohen nga vullkani me ritme mbi nivelet në sfond, shenja se magma mbetet aktive nën sipërfaqe. AVO vuri në dukje se nivele të ngjashme u vunë re në vitet 2004 deri në 2006, një periudhë trazirash kur Mali Spurr nuk shpërtheu.
Dioksidi i karbonit dhe dioksidi i squfurit janë përbërës natyrorë të magmës, të cilët çlirohen kur shkëmbi i shkrirë ngrihet drejt sipërfaqes. Megjithatë, AVO kohët e fundit ka zbuluar një pauzë në deformimin e tokës, duke sugjeruar që ndërhyrja e cekët e magmës është ndalur përkohësisht.
“Ndalesa në deformim tregon që ngritja e magmës në nivele të cekëta nën vullkan gjatë 17 muajve të fundit është ndalur. Kjo ndërhyrje e magmës mund të çojë ende në një shpërthim, por aktiviteti i gazit dhe tërmeteve nuk tregon qartë një sistem të paqëndrueshëm ose që ushtron presion”, tha agjencia.
Agjencia shtoi se shumica e ndërhyrjeve të magmës, si ato të vërejtura në malin Spurr gjatë trazirave të viteve 2004-2006, nuk çojnë në shpërthime. Megjithatë, ai paralajmëroi se një pauzë e ngjashme në deformim ndodhi në vjeshtën e vitit 2024, dhe lëvizja e magmës mund të rifillojë në çdo kohë. Nëse shpërthimi ndodh, Mali Spurr do të nxirrte re të shumta hiri që do të ngriheshin deri në 50,000 metra në ajër.
Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë furnizimin me energji elektrike në të dy vendet deri në mbrëmje. Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, shpalli gjendje emergjence në rajonet Andalusia, Extremadura, Murcia, La Rioja dhe Madrid. Pas […]
Sekretari i Përgjithshëm i “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska, teksa ka publikuar një foto në Facebook ku shihet një kantier ndërtimi, ashtu siç është kthyer prej kohësh edhe i gjithë kryeqyteti, shprehet se pastrimi i parave në ndërtim është i vetmi “program” i Edi Ramës. Laska deklaron se Rama e ka kthyer pastrimin e parave në ndërtim […]
Sekretari i Përgjithshëm i “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se partitë e reja i kanë mbushur me familjarë. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Laska i drejtohet Ramës se më mirë partia është me familjarë që nuk ka precedentë penalë sesa me kriminelë siç vepron Partia Socialiste. […]
Nga Elton Laska Qarku i Lezhës i dominuar përgjatë këtyre tre dekadave nga e djathta, prej vitesh në Parlament ka çuar deputetë që janë peng të kryetarit të partisë dhe jo peng të votës së qytetarëve të fisëm të këtij qarku me potenciale njerëzore të jashtëzakonshme. Ky përfaqësim i cunguar bëri që nga një qark […]
Avokati dhe aktivisti i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska tregon sjelljen me standard të dyfishtë të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë. Laska shkruan se Rama deri dje distancohej nga zyrtarët e korruptuar, kurse sot kreu i qeverisë është shndërruar në një studio avokatie ndaj çdo të akuzuari. Aktivisti paralajmëron se Rama në të ardhmen mund […]
Roja Bregdetare Amerikane në Alaskë gjeti mbrëmë rrënojat e një aeroplani të vogël mbi akullin e ngrirë të detit, pasi mjeti ajror humbi papritur lartësinë të enjten. Në këtë aksident humbën jetën të dhjetë personat që ndodheshin në bord, thanë zyrtarët. Duhen disa ditë për të nxjerrë të gjitha trupat.
Dy shpëtimtarë të rojës bregdetare amerikane, të cilët arritën te rrënojat, panë tre trupa brenda, ndërsa mendohet se shtatë të tjerët ndodhen ende aty, tha zëdhënësi i rojës bregdetare, Mike Salerno, në një konferencë për shtyp, “për fat të keq, duket se nuk ka pasur të mbijetuar në këtë aksident”.
Clint Johnson, shefi i zyrës së Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit në Alaskë, konfirmoi gjithashtu se të gjithë dhjetë personat në bord humbën jetën.
“Meqë rrënojat u gjetën dhe konfirmuam 10 viktima, tani është koha të fillojmë punën”, tha ai.
#UPDATE (1/2) #USCG has ended its search for the missing plane after the aircraft was located approx. 34 miles southeast of Nome. 3 individuals were found inside and reported to be deceased. pic.twitter.com/XndzBYHdCE
Kushtet e ashpra të motit dimëror e vështirësuan kërkimin dhe mund të duhen orë apo ditë për të nxjerrë trupat nga zona e largët ku ndodhet avioni, sipas zyrtarëve.
Rrënojat u zbuluan 55 kilometra në juglindje të Nome, njoftoi roja bregdetare, duke publikuar edhe një foto të rrënojave të mbuluara nga dëbora, ku shfaqeshin dy anëtarë të ekipit të shpëtimit.
Aeroplani Cessna 208B Grand Caravan, me një pilot dhe nëntë pasagjerë të rritur, u zhduk gjatë një fluturimi nga Unalakleet të enjten, sipas Departamentit të Policisë Shtetërore të Alaskës në Nome, një qytet mbi 805 kilometra në veriperëndim të Anchorage.
Aeroplani u zhduk rreth 19 kilometra larg bregut, mbi ujërat e akullta të Norton Sound, që është pjesë e Detit Bering, sipas rojës bregdetare. /Telegrafi/
Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëtonte drejt qytetit Nome, u gjet të premten në ujrat e ngrira detare dhe të 10 personat në bord vdiqën, thanë autoritetet.
Mike Salerno, një zëdhënës i Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, tha se ekipet e shpëtimit po bënin kërkime me helikopter në zonën ku ishte lokalizuar për herë të fundit avioni, kur panë rrënojat.
Avioni i kompanisë Bering Air me 9 pasagjerë dhe një pilot në bord po udhëtonte të enjten pasdite nga qyteti Unalakleet, njoftoi Departmaenti i Sigurisë Publike të Alaskës.
Avioni u nis në oren 2.37 të pasdites dhe zyrtarët humbën kontaktin me të më pak se një orë më vonë, tha David Olson, drejtor i operacioneve në kompaninë Bering Air.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë, kishte reshje të lehta dëbore dhe mjegull, me temperatura që arrinin deri në minus 8.3 Celsius.
Avioni po operonte me kapacitetin maksimal të pasagjerëve. Të 10 personat në bord ishin të rritur.
Zhdukja e avionit shënon fatkeqësinë e tretë ajrore në SHBA, në tetë ditë. Një avion pasagjerësh dhe një helikopter i ushtrisë u përplasën pranë kryeqytetit të vendit më 29 janar, duke vrarë 67 persona. Një avion ambulancë u rrëzua në Filadelfia më 31 janar, duke vrarë gjashtë personat në bord dhe një person tjetër në tokë./Voa
Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëtonte drejt qytetit Nome, u gjet të premten në ujërat e ngrira detare dhe të 10 personat në bord vdiqën, thanë autoritetet.
Mike Salerno, një zëdhënës i Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, tha se ekipet e shpëtimit po bënin kërkime me helikopter në zonën ku ishte lokalizuar për herë të fundit avioni, kur panë rrënojat.
Avioni i kompanisë Bering Air me 9 pasagjerë dhe një pilot në bord po udhëtonte të enjten pasdite nga qyteti Unalakleet, njoftoi Departamenti i Sigurisë Publike të Alaskës.
Avioni u nis në orën 2.37 të pasdites dhe zyrtarët humbën kontaktin me të më pak se një orë më vonë, tha David Olson, drejtor i operacioneve në kompaninë Bering Air.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë, kishte reshje të lehta dëbore dhe mjegull, me temperatura që arrinin deri në minus 8.3 Celsius.
Avioni po operonte me kapacitetin maksimal të pasagjerëve. Të 10 personat në bord ishin të rritur.
Filmi i metrazhit të gjatë “Pikë uji” ka qenë në nominim për garën e Oscar, garë në të cilën ka marr pjesë Shqipëria, shkruan KultPlus.
Filmi me skenar dhe regji të Robert Budinës e me prouducente Sabina Kodra sjell një histori të Aidës (Gresa Pallaska), e cila është një grua në karrierë, por që jeta e përplasë me një problem familjar, problem pastaj që shpërfaqë fuqinë e politikës, drejtësisë.
Së fundi, në një podkast filmi që zhvillohet nga dy kritikë anglezë të njohur, Theo Neumann dhe Woodiwiss, është përmendur në veçanti roli i aktores Gresa Pallaska.
Zakonisht, dy kritikët flasin rreth filmave të huaj që kanë marr pjesë në Oscars. Njëri prej tyre e shpall filmin “Pikë uji” filmin e muajit dhe Gresa Pallaskën e konsideron si një Monica Bellucci shqiptare.
“Arsyeja pse unë e dua këtë film kaq shumë është prezenca e aktores Gresa Pallaska, aktorja kryesore që luan rolin e Aidës. Ajo është pikërisht se çfarë kërkoj unë në një film. Mund të them se është një Monica Bellucci shqiptare. Ajo është e mrekullueshme dhe gjatë tërë kohës është vazhdimisht duke pirë cigare, duke gënjyer, duke kërcënuar njerëz, duke mësuar se çfarë fëmije të keq ka krijuar. Isha gjithmonë në emocione duke e shikuar. Duhet të thellohesh shumë për të kuptuar filmin. Është një pjesë ku ajo shkon për të parë një hapësirë dhe është duke ecur, shikon diçka jashtë e i bën fotografi. Pra, ka shumë detaje dhe duhet të jesh i vëmendshëm duke parë këtë film. E dua stilin në këtë film. Duke e shikuar këtë film kupton jetën e një gruaje të tmerrshme që ka një jetë të tmerrshme por mundohet të bëjë më mirë. Ka shumë skena të tjera të mira, sidomos takimi mes një gruaje që nuk ka aspak shpirt dhe gruas tjetër që është e gjallëruar komplet. Dua të falënderoj Shqipërinë për këtë film dhe sidomos për skenën ku Gresa është duke e pirë një cigare shumë të hollë dhe silueta e saj vihet në pah derisa ajo mbështetet tek dikush duke i treguar për një sekret të sajin. U dashurova pas çdo sekonde të këtij filmi. Ky film ka nëntëdhjetë minuta dhe unë isha aty për të gjitha”, ka thënë ai.
Në këtë film, përpos Gresa Pallaskës me role të tyre janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu, Henri Topi./ KultPlus.com
Avokati dhe aktivisti i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska ka reaguar në lidhje me planin e masave të miratuara nga SPAK në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laska e përgëzon SPAK për këtë angazhim, por i kërkon që të kthejë […]
Ngjarjet e ndodhura në Rrogozhinë kanë patur pasoja për Laçin. Presidenti i kurbinasve Pashk Laska, për sulm ndaj arbitrit, është dënuar 15 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF. E ka pësuar edhe braziliani Melo, që nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Francesco Moriero për 4 ndeshje. Kështu, Laçi duhet të bëjë pa prezencën e numrit 1 të klubit pothuaj deri në fund të sezonit. Laska mund të kthehet në stadium vetëm për ndeshjet e fundit të kampionatit.
Disiplina ka ushtruar të njëjtin standard edhe ndaj zyrtarit të Besës Romeo Bizhdili, duke e dënuar 15 ndeshje për agresion ndaj arbitrit të ndeshjes.
Nuk kanë munguar gjobat për Elbasanin dhe Bylis, për sjellje të gabuar të tifozerive: në Elbasan Arena për ndezje të flakadanëve e në Adush Muça për hedhje të sendeve në fushën e lojës.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Lojtari i KF Laçi, Cordeiro Melo William, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Sot janë bërë 26 vite nga vdekja e aktorit të njohur Shani Pallaska.
Ai ishte aktor pioner i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928 dhe vdiq në Prishtinë më 13 janar 1999.
Në përkujtim të jetës dhe veprës së tij, KultPlus ju sjell një fotografi të rrallë në të cilën janë : Shani Pallaska (majtas), Katarina Josipi, Melihate Ajeti dhe Muharrem Qena.
Të kartërt këta aktorë lanë gjurmët e tyre të paharrueshme në skenën e Teatrit shqiptar. / KultPlus.com