Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dhunoi nënën e saj, arrestohet 30-vjeçarja në Korçë

By: Elva
12 July 2025 at 15:56

Policia e Korçës ka arrestuar një 30-vjeçare, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe në pranga ka përfunduar shtetasja E. S., e cila u kap në flagrancë nga policia pas denoncimit të bërë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, […]

The post Dhunoi nënën e saj, arrestohet 30-vjeçarja në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare

12 July 2025 at 15:02

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuaer nga Policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj. Ngjarja ka ndhor në Kakovatos Zacharos pranë plazhit, kur nëna, motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje. Sipas raportimeve të mediave fqinje, 48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të […]

The post Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

“Squid Game 3” trondit me skenën më të errët: Një nënë që vret djalin për të shpëtuar një tjetër jetë

By: D Marku
2 July 2025 at 11:54

Sezoni i tretë dhe përfundimtar i “Squid Game” ka sjellë një nga skenat më të diskutueshme deri tani: një nënë (Geum-ja) detyrohet të vrasë djalin e saj gjatë një loje brutale për të shpëtuar një grua dhe foshnjën e saj.

Krijuesi i serisë, Hwang Dong-hyuk, thotë se donte të krijonte një moment emocional që sfidon pritshmëritë, duke vendosur personazhin përballë një dileme ekstreme morale.

Pas aktit, Geum-ja kryen vetëvrasje. Sipas Hwang, sezoni i tretë flet për sakrificat që shpesh kërkon jeta edhe kur nuk ka zgjidhje të drejta.

The post “Squid Game 3” trondit me skenën më të errët: Një nënë që vret djalin për të shpëtuar një tjetër jetë appeared first on Albeu.com.

U abuzua nga babai/ Nëna e vajzës së mitur flet mes lotësh: Do bëhem e fortë për 7 fëmijët e mi, jemi pa strehë dhe bukë, jam bërë të mbytem në lumë…

By: V K
1 July 2025 at 12:19

Ngjarja e bërë publike vetëm pak më parë në Fier, tronditi opinionin publik, pasi një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar s*k*ualisht me vajzën e tij vetëm 12-vjeçe.

Në dëshminë e dhënë për mediat, mamaja e vajzës ka rrëfyer se nuk kishte asnjë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa bën me dije se ka mësuar në polici se e bija është abuzuar që kur ishte vetëm një vogëlushe vetëm 5-vjeçare.

Ndërkohë 30-vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur edhe mes 4 rrugëve. Nënë e 7 fëmijëve, në një banesë në ruajtje, ajo nuk ka asnjë të ardhur financiare.

Mes lotësh ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

“Dua një komunikim me vajzën, ma kanë çuar në Tiranë për një muaj, dua ta shoh ta takoj. Më ka rënë dhe një hall i madh sepse burri mbante familjen. Shtëpia ku banojmë nuk është e jona. Kërkoj ndihmë nga shteti për strehim, sepse unë nuk punoj dot sepse kam fëmijët, nuk kam asnjë të ardhur, jam të mbytem në lumë, jam mes katër rrugëve. Do bëhem e fortë për fëmijët e mij, por kërkoj ndihmën e shtetit dhe çdo shqiptari që ka dëshirë të ushqej fëmijët”, tha ajo.

Dëshmia e nënës së vajzës së përdhunuar:

“13 vite jam e martuar. Vajza nuk më tregonte por ishte agravuar sa iku nga shtëpia. Shkova në polici, atje i mora vesh të gjitha, më ra si bombë. Vajza ka kaluar ne depresion, ka thënë që 5-vjeçe në Gjermani. Burri mbante ekonominë e shtëpisë. Të kalbet në burg dhe të marri dënimin e duhur. Ngjarjen e mora vesh në polici.

Vajza ishte hedhur nga dritarja kishte shkuar te komshia, ishte lajmëruar policia. Nuk e dija arsyen pse kishte ikur. Vajza i kishte treguar të gjitha çfarë i kishte bërë babai. Ai mund të më vriste dhe në gjumë, ku dija gjë unë. Me mua vajza nuk fliste, vetëm ishte e agravuar me vëllezërit dhe motrën. E merrja me të mira por nuk tregonte. Kam 7 fëmijë, më ka ikur mendja për vajzën mezi i kam rritur.

Burri herë blinte herë jo, por shtyheshim. Më ra halli madh me vajzën, por edhe nuk kam strehë as të ardhura. Bukë nuk kam për fëmijët, ju lutem ju përgjërohem më ndihmoni të kem një strehë afër. Ai që më p*rdhunoi vajzën të marri dënimin e merituar, unë i dhurova 7 engjëj. Ishim në Gjermani dhe na kanë kthyer”, tregon bashkëshortja e 36-vjeçarit.

The post U abuzua nga babai/ Nëna e vajzës së mitur flet mes lotësh: Do bëhem e fortë për 7 fëmijët e mi, jemi pa strehë dhe bukë, jam bërë të mbytem në lumë… appeared first on Albeu.com.

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

27 June 2025 at 08:54

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima. Policia e […]

The post SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Tronditëse, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij

By: Ardit
17 June 2025 at 19:11

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Lecce në rajonin italian të Salentos, ku një grua 53-vjeçare është vrarë brenda në shtëpi nga i djali i saj 21-vjeçar. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Teresa Sommario, e lindur në Gjermani dhe banore në Racale, ku jetonte me të birin, Filippo Manni. Ngjarja tragjike ndodhi […]

The post Itali/ Tronditëse, 21-vjeçari vret me sëpatë nënën e tij appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi/ Sigurimet e Astrit Hados vonojnë pagesat për lejen e lindjes

By: Ela
16 June 2025 at 15:11

Nënat që përfitojnë lejen e lindjes po përballen sërish me vonesa shqetësuese në derdhjen e pagesave mujore. Data shënon 16 dhe akoma nuk është bërë asnjë pagesë për këtë muaj nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore i cili drejtohet nga Astrit Hado. Edhe pse pagesa e lejes së lindjes në Shqipëri vijon të jetë ndër më […]

The post Denoncimi/ Sigurimet e Astrit Hados vonojnë pagesat për lejen e lindjes appeared first on BoldNews.al.

Historia e modeles në “She’s on Top”: Mami vr*u babin për të na shpëtuar ne

By: D Marku
16 June 2025 at 15:01

Modelja e “She’s On Top” ka tronditur publikun me historinë e saj. Me lot në sy, 22-vjeçarja, Marigona Hajlilaj, rrëfeu historinë më të dhimbshme të jetës së saj. Ajo tha se mami i saj ka vrarë babin për hir fëmijëve, pasi i ati i Marigonës ushtronte dhunë dhe tentoi të vriste me thikë vëllain e saj.

“Jetoj në Gjilan me mamin. Vij nga një familje me shumë sakrifica në jetë, sidomos prej mamit. Është se, mami im ka pasur dhunë në familje. Dhunë të theksuar. Unë kam lindur në vitin 2002, nuk i kam përjetuar shumë se kam qenë e vogël ku babi më ka ndërruar jetë. Babi fatkeqësisht ka qenë person që ka dhunuar në familje. Dhunë nga më të këqijat.

Në vitin 2005 babi ka ndërruar jetë. Babi im ka jetuar në Zvicër, mami ka ndenjur në Kosovë edhe pse ka qenë e martuar dhe ka pasur dy fëmijë. Mami ka dashur të distancohej sa më shumë nga ai person. Shkaku i dhunës ka ardhur deri te vrasja. Kam qenë në atë kohë 2 vjeçe e gjysmë. Mami është munduar në krejt mënyrë ta denoncojë në polici. Shumë herë e ka denoncuar në polici, ka dashur të ndahej nga ai, por nuk ka funksionuar. Situata çdo herë e bëhej më keq, derisa përfundoi në tragjedi. Ka dashur të na vrasë të tërë si familje, ka dashur të vriste vëllain tim. Mami s’ka pasur zgjidhje tjetër. Babi kishte një thikë në dorë për të vrarë vëllain dhe ne vajzat e tjera. Në qershor të vitit 2005 mami është denoncuar në polici vetë dhe neve na ka marrë shteti. Babi im ka qenë i martuar 3-4 herë më gra të tjera dhe me secilën ka pasur fëmijë. Mami s’ka pasur martesë ligjore me babin. Të gjitha gratë dhe fëmijët e babit kanë çuar letër në gjykatë dhe kanë kërkuar të lirohet mami.

Mamit i pëlqen që kam ardhur në “She’s On Top”, e di që mami beson shumë tek unë. Mamin e kam marrë me vetë në edicionet e para. Është shumë suportuese”, rrëfeu Marigona me lot në sy.

The post Historia e modeles në “She’s on Top”: Mami vr*u babin për të na shpëtuar ne appeared first on Albeu.com.

Nëna e Martin Canit mes lotësh: Familja e autorit s’na ka kërkuar falje, kam humbur sensin e jetës

By: V K
16 June 2025 at 14:55

Gjatë një interviste emocionuese për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, rrëfeu dhimbjen e thellë që po kalon pas ngjarjes tragjike që tronditi Tiranën dhe gjithë vendin.

Pas sherrit mes adoleshentësh që përfundoi me humbjen e jetës së djalit të saj, ajo kërkon drejtësi dhe dënimin maksimal për autorin e ngjarjes.

Mes lotësh, ajo shprehu zhgënjimin për mungesën e faljes nga familja e autorit, ndërsa rrëfeu se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancat gjyqësore, për shkak të peshës emocionale të situatës.

Nëna e Martin Canit: Kam humbur sensin e jetës, jam mësuar me dhimbjen. Na ja lëmë drejtësisë çështjen. Dua dënimin maksimal për autorin. Po të isha në vend të familjes së autorit, si familje do shkoja tek familja e tjetrit, do i thosha që kjo ndodhi, do kërkoja falje, kjo do ishte.

Nuk kam marrë pjesë në seancë gjyqësore, sepse nuk e përballoj dot emocionalisht. Nuk kemi pasur falje nga familja e autorit. Kur pashë videon, u ndjeva shumë keq dhe nuk arrita ta shikoj deri në fund. Kur plaga hapet herë pas here, është shumë e fortë. Janë disa rregulla që duhet të zbatohen.

The post Nëna e Martin Canit mes lotësh: Familja e autorit s’na ka kërkuar falje, kam humbur sensin e jetës appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në familjen shqiptare: Tentoi të shpëtonte të birin por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

13 June 2025 at 09:10

Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës. Viktimat janë nga Kosova, komuna e Deçanit; Viktimat janë Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon.

Oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje rreth orës 21:35 për dy mbytje të mundshme në një shtëpi në Avenue-n e 20-të pranë Rrugës Provost. Me të mbërritur, ata i gjetën të dy viktimat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje. Sipas provave hetimore të mbledhura në vendngjarje nga Policia e Montrealit (SPVM), duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi.

“Ky ishte një incident aksidental”, konfirmoi oficerja Caroline Chèvrefils, zëdhënëse e SPVM-së. Zyra e mjekut ligjor është njoftuar për këto vdekje dhe një hetim është duke u zhvilluar nga mjeku ligjor Dr. Edgard Nassif.

“Pas përfundimit të hetimit të tij, mjeku ligjor do të përgatisë një raport që detajon identitetin e të ndjerit, datën dhe vendin e vdekjes, si dhe shkaqet dhe rrethanat e mundshme që lidhen me vdekjen”, tha Jake Lamotta Granato, një zëdhënës i zyrës së mjekut ligjor të Kebekut.

“Nëse konsiderohet e përshtatshme, ai mund të japë edhe rekomandime, të cilat janë masa parandaluese që synojnë mbrojtjen e jetës njerëzore dhe parandalimin e vdekjeve në rrethana të ngjashme”, shtoi ai. Procesi hetimor i mjekut ligjor është konfidencial deri në publikimin e raportit të tij përfundimtar, i cili është publik. Sipas burimeve për CTV News, dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not. Sipas dëshmitarëve, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive.

“Jam i traumatizuar. Është e pabesueshme që ndodhin gjëra të tilla,” tha banori Mike Mymryk.

Carol dhe Derrick Majeur, fqinjë të familjes, u shprehën thellësisht të pikëlluar: “Si do të ndihesha po të ishte një nga nipërit e mi? Do të isha jashtëzakonisht i mërzitur. Mund të imagjinoj si ndihet familja tani,” tha Carol. Kryetarja e Lachine, Maja Vodanovic, reagoi në rrjete sociale, duke e quajtur ngjarjen “makthin më të keq të mundshëm”. Sipas saj, gjithçka nisi nga një top që ra në pishinë, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që përfundoi me mbytjen e fëmijës dhe nënës së tij.

Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar me dhimbje të thellë për vdekjen tragjike të Elzina Morina, 34 vjeç, dhe djalit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë në një pishinë në Montreal.

“Kjo humbje ka tronditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Vdekja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë e rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Ceremonia e lutjeve dhe nderimit për Elzinën dhe Elonin do të mbahet të shtunën, më 15 qershor 2025, në ora 13:00, në Xhaminë “Balkan Muslim Community”, në adresën:
???? 2836 Rue Allard, Montréal, QC.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në:
???? 5505 Rang du Bas-Saint-François, Laval, QC H7E 4P2.

Pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 16 qershor, nga ora 10:00 – 14:00, po ashtu në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”.

The post Tragjedi në familjen shqiptare: Tentoi të shpëtonte të birin por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç appeared first on Sot News | Lajme.

Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Arrestohet nëna e Ghetto Geasy

By: D Marku
12 June 2025 at 12:04

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin, nënën e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy.

Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar aksionin, duke bërë të ditur se hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe përfshijnë disa persona të dyshuar.

“Sapo të përfundojnë procedurat hetimore, do të mund të bëhen publike më shumë informacione”, deklaroi Kelani.

Hetimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.

The post Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Arrestohet nëna e Ghetto Geasy appeared first on Albeu.com.

Nëna e Martin Canit: U trondita jashtë mase, nuk e pashë dot videon që u publikua

By: user 6
11 June 2025 at 23:09

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina ka reaguar për herë të parë pas publikimit të pamjeve ku duke djali i saj para dhe pas plagosjes. Florina foli sonte në “Opinion” teksa theksoi se nuk ka mundur ta shohë dhe se është shumë e tronditur.

“Me thënë të drejtën, po mundohemi ta marrim pak veten dhe ta kthejmë dhimbjen në forcë. Dhimbja çdo ditë shtohet, por ne duam që Martinin mos ta humbim me kujtimet e tij. Gjithsesi u trondita jashtë mase shumë, tronditje e madhe psikologjike. Ne kemi falenderuar mediat që na kanë qëndruar pranë, por ishte tronditëse! Unë nuk e dija që videoja ishte e publikuar, nuk munda që ta shikoj,” tha ajo.

Nëna e 14-vjeçari shprehet se autoritetet mund të kishin bërë diçka më shumë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. Ajo shtoi se po i ndjek hap pas hapi seancat gjyqsore teksa thekois e ka manipulime në të gjitha drejtimet.

“Ne po ndjekim hap pas hapi seancat gjyqësore, unë u bë disa raste që nuk kam shkuar se nuk po e përballoj si nënë. Policia e shteti duhet ta kishin zbuluar këtë. Autori është para gjykatës, por akoma nuk ka marrë një dënim. Unë kam thënë që do ndjek procedurat e gjykatës, por jemi në pritje. Pikëpyetjet janë të mëdha, unë vetë si nënë po. Ka manipulime në të gjitha drejtimet! Nuk ishin banda kriminelësh, ishin fëmijë. Nuk ka pasur tjetër njeri, është e qartë se kush e goditi,” shtoi ajo.

Nëna shtoi se pavarësisht qëllimit që ka pasur personi i parë që ka publikuar ato pamje, mund të ishte shmangur, pasi ka forma të tjera për sensibilizim.

“Ne jetojmë me dhimbje dhe unë nuk dua që kjo pjesë të shfaqet herë pas here. Nëse kalon vijën e kuqe, duhet çdo njeri të marrë atë që meriton. Ka forma të ndryshme nëse do të ngresh zërin, jo duke shfaqur videon tepër të rëndë. Ka momente që qajmë të dy bashkë, ka momente që dalim. Po e kthejmë në forcë, nuk dua që plaga ime të shfaqet…,” u shpreh nëna e Martinit. /Tv Klan

The post Nëna e Martin Canit: U trondita jashtë mase, nuk e pashë dot videon që u publikua appeared first on Lapsi.al.

Mbyti gruan në sy të fëmijëve, Lulzim Toçi i jep fund jetës në burg

By: user 5
11 June 2025 at 18:54

Autori i vrasjes së Eleonora Toçit i ka dhënë fund jetës në burg. 31-vjeçai Lulzim Toçi ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut të San Marino pasi ishte arrestuar dhe vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij.

Vetëvrasja raportohet se ndodhi sot më 11 qershor, pak pas orës 13:00. Ai vuante nga skizofrenia akute. Ky është rezultati i ekzaminimit mjekësor në burg. Toçi rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij, por nuk ishte në gjendje të jepte arsyet. Edhe më vonë, gjatë seancës dëgjimore për vërtetimin e fajit, burri u shfaq jashtëzakonisht i hutuar dhe dha versione të ndryshme.

Ai foli për një grindje që kishte lindur sepse gruaja e tij e kishte penguar të dilte nga shtëpia në mes të natës. Pastaj, ai foli në mënyrë të ngatërruar, një rrethanë që të bënte të mendoje se kishte halucinacione.

24-vjeçarja Eleonora Toçi u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30-vjeç mëngjesin e 9 tetorit në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali. 30-vjeçari, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij, duke e mbytur, ndërsa dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dy fëmijët e mitur 4 dhe 6-vjeç.

Autori ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë, dhe kishte kërkuar të çohej në spital. Kunata e tij, duke mos e parë Eleanor me të, e kishte telefonuar. Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe ia kishte treguar tezes trupin e saj. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e ndaloi 31-vjeçarin para shtëpisë së tij, ku ai ishte kthyer me vëllain e tij pasi kishte shkuar në urgjencë.

The post Mbyti gruan në sy të fëmijëve, Lulzim Toçi i jep fund jetës në burg appeared first on Lapsi.al.

E mitura në Shkodër largohet pa adresë, nëna ‘alarmon’ Policinë

11 June 2025 at 11:42

Një grua 39-vjeçare ka bërë një kallëzim në Policinë e Shkodrës për gjetjen e vajzës së saj. 17-vjeçarja sipas saj është larguar nga banesa dhe që prej ditës së djeshme nuk është kthyer ende.

“Më datë 10.06.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 39 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

The post E mitura në Shkodër largohet pa adresë, nëna ‘alarmon’ Policinë appeared first on Sot News | Lajme.

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

By: Mirgen
8 June 2025 at 22:29

Dymbëdhjetë orë pasi u hodh në det, shishja që përmbante hirin e nënës së saj, e cila vdiq në moshën 51 vjeç, tashmë ishte nxjerrë në breg dhe u gjet nga Kerry Sheridan në plazhin e Skegness. Gruaja u habit shumë kur lexoi mesazhin brenda. “Ajo është nëna ime, hidheni përsëri në det që të […]

The post Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

By: V K
6 June 2025 at 14:08

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me një armë stilolaps, e regjistruar pak ditë më parë në një piceri në Tiranë.

Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, teksa ka theksuar se është tentuar të fshehet ngjarja.

Nëna e të miturit u shpreh se në sy të djalit është bërë gjithçka që të fshihet ngjarja. Autori dhe bashkëpunëtorët e tij madje kanë kthyer ambulancën e parë që kanë njoftuar, pasi nuk donin ta dërgonin në spital që ngjarja të dilte në dritë.

Gjithashtu, ajo shton se djali është dërguar në spital me ambulancën e dytë, pasi e kanë parë që po humb shumë gjak.

Sipas tij, ata i kanë thënë të miturit se ka plagosur një kapsoll dhe se nuk duhet të bëjë panik kot.

“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta. Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”, tha ajo.

The post Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit appeared first on Albeu.com.

Nëna rrëmben vajzën e saj nga Italia dhe e fsheh në Spanjë për 11 vite

4 June 2025 at 20:35

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen e një vajze, e cila tashmë është 14 vjeçe. Midis të arrestuarve janë nëna e vajzës dhe partneri i saj, të cilët janë dërguar në burg me urdhër-arrest evropian, ndërsa dy […]

The post Nëna rrëmben vajzën e saj nga Italia dhe e fsheh në Spanjë për 11 vite appeared first on BoldNews.al.

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

By: Mirgen
1 June 2025 at 20:16

Refia jeton prej 4 muajsh në shtëpinë e Gazmendit, i cili e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Asaj i referohen si “halla”, por ajo është në fakt vajza e djalit të dajës së vjehrrit. Qëndrimi i saj i gjatë në shtëpinë e tij ka nisur të sjellë konflikte në familjen e Gazmendit dhe ai […]

The post “Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj appeared first on BoldNews.al.

Shiti vajzën e saj, dënohet me burgim të përjetshëm nëna në Cape Town

29 May 2025 at 12:59

Një gjykatë e Afrikës së Jugut dënoi sot Kelly Smith, e cila shiti vajzën e saj gjashtëvjeçare në shkurt të vitit 2024, me burgim të përjetshëm, dhe partnerja e saj Jacqueen Apolis dhe miku i tyre Steveno van Rien u dënuan me të njëjtin dënim.

Gjykata e dha vendimin pas një gjyqi gjashtëjavor për zhdukjen e Jocelyn Smith në vitin 2024 pranë Cape Town.

Më shumë se 30 persona dëshmuan kundër tre të pandehurve, të cilët zbuluan se jeta familjare e vajzës gjashtëvjeçare ishte e vështirë, dhe shoqja dhe fqinja e Kelly Smith, Lorencia Lombard, tha se vajza ishte shitur.

Lombard pretendoi se Smith i tha asaj se kishte bërë “një budallallëk” dhe ia shiti Joslyn një shëruesi tradicional, i njohur në Afrikën e Jugut si “sangoma”, i cili dyshohet se donte “sytë dhe lëkurën” e vajzës , raporton BBC.

Një prift vendas dëshmoi se në vitin 2023 e dëgjoi rastësisht Smith, një nënë me tre fëmijë, duke folur për shitjen e fëmijëve të saj për 20,000 rand (1,100 dollarë) secilin, megjithëse ajo tha se ishte e gatshme të pranonte një shumë më të ulët prej 275 dollarësh.

Mësuesja Joslyn dëshmoi më pas se Kelly Smith, gjatë kërkimit për Joslyn, i tha asaj se vajza e saj ishte tashmë “në anije, brenda kontejnerit, dhe ata ishin duke shkuar për në Afrikën Perëndimore”.

 

The post Shiti vajzën e saj, dënohet me burgim të përjetshëm nëna në Cape Town appeared first on Euronews Albania.

“Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë shtatzënë” – Tuna rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

By: D Marku
28 May 2025 at 11:38

Këngëtarja e njohur shkupjane Altuna Sejdi – Tuna, ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse të jetës së saj në një intervistë të fundit në emisionin “The Dalina Show”.

Këtë herë, artistja foli me sinqeritet për vështirësitë e mëdha që kaloi gjatë shtatzënisë së saj të dytë, periudhë e cila përkoi me ngjarje dramatike në familjen e saj.

“Unë me Patrisin u divorcuam në shtatzëninë time të dytë dhe ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë”, – tha këngëtarja e hitit “Bileta”, duke shpalosur për herë të parë emocionet dhe peshën që kishte marrë përsipër.

Pas ndarjes, ajo u kthye në Shkup, qytetin e saj të lindjes, por një kthim që nuk ishte aspak i lehtë. “Kisha vite që nuk jetoja më në Shkup. Isha jashtë rrjedhave, jashtë gjendjes së zakonshme që e kisha njohur dikur. Dhe pikërisht atëherë, më ndodhi gjithçka”.

Në një rrëfim që lë pa fjalë, Tuna tregoi se brenda vetëm një jave, nëna e saj u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa babai pësoi infarkt. E ndërkohë, ajo ishte në pritje të djalit të saj të dytë.

“Prandaj Zeni [emri i djalit] është Zen” – shpjegoi ajo. “Sepse ishte lufta ime për qetësi, për balancë – që ta mbaja shpirtin tim të qëndrueshëm dhe ta përgatisja veten për rolin e ri si një nënë e vetme”.

Këngëtarja u shpreh se në atë periudhë, divorcin e kishte lënë si një çështje dytësore, pasi përballë kishte beteja shumë më të mëdha: “Ishte aq shumë për të përballuar, saqë thjesht divorcin e lashë anash. Nuk ishte më prioritet, sepse familja ime kishte nevojë për mua, dhe unë duhej të isha e fortë”.

 

The post “Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë shtatzënë” – Tuna rrëfen periudhën më të vështirë të jetës appeared first on Albeu.com.

❌
❌